zoom

Day ArchiveSara tha se kanë qenë të fejuar, të afërmit e Endrikut: S’ka ekzistuar! Ishte lidhje të rinjsh

Të afërmit e Endrik Bebës kanë hedhur poshtë deklaratat e Sara Gjordenit se ajo dhe Endrik Beba kanë qenë të fejuar.

Në një postim në llogarinë zyrtare të këngëtarit në Instagram shkruhet se ka qenë vetëm një lidhje të rinjsh disa mujore dhe s’ka pasur asnjë fejeë në horozont.

“Miq të dashur! Ndjejmë detyrë të theksojmë se midis Sara Gjordenit dhe Endrik Bebës nuk ka pasur ASNJË fejesë në horizont. Ishte një lidhje të rinjsh disa mujore, 9 vjet më parë.

Endriku siç pranoi lidhjen me Sarën, siç pranoi martesën e parë, nga e cila ka një djalë, siç pranoi lidhjen e re, nga e cila pret të bëhet baba sërish, mund ta kishte pranuar edhe fejesën, nëse do ekzistonte, por NUK ka ekzistuar. Urojmë të ketë mundësi ta sqarojë edhe vetë. Faleminderit”, shkruhet në postimin në Instagram.

A do të rrethohet Tirana… si Parisi ?

Parisi është në rrethim nga fermerët francezë. Nëse ata arrijnë të mbyllin dhe tregun e shumicës, qyteti ka ushqime për vetëm tri ditë. “Të ardhurat tona janë aq të ulëta sa është mizori dhe e turpshme ndaj nesh. Nuk mundemi më”, – thotë një fermer i vogël francez.

Në përgjigje të protestave, kryeministri francez Attal vizitoi një fermë, premtoi lëshime për fermerët, e thuri dhe një hartim për rëndësinë e bujqësisë. Këto i ndezën edhe më keq gjakrat e fermerëve, të cilët i afruan edhe më shumë traktorët e bllokadës drejt qytetit.

Në botë ndodhin kriza përherë. Krizat janë të ndryshme, duke filluar nga ato më të voglat e individuale, e deri në ato planetare.

Si rrallë kriza, të cilat sado të shumta e të frikshme në emër, kjo e fundit mund të quhet kriza e të gjitha krizave, sepse i ka prekur njerëzit drejtpërdrejt në nivel individual, familjar, e ka përfshirë të gjitha vendet, ajo quhet kriza e kostove të jetesës.

Të gjitha çmimet janë rritur, e të gjithë janë prekur pa përjashtim, nga rritja e çmimeve të energjisë, karburanteve, qirave, teknologjisë, shërbimeve, ushqimit.

Nga ana tjetër, të ardhurat reale të shumicës së njerëzve kanë qëndruar stacionare, madje janë ulur për shkak të inflacionit të lartë, uljes së fuqisë blerëse.

 

Por, pse po protestojnë fermerët kur blerësit paguajnë më shumë për ushqimet?

Blerësit europianë janë të mësuar tashmë prej dekadash të shpenzojnë vetëm një pjesë të vogël të të ardhurave të tyre për ushqimin, rreth 15%.

Rritja e çmimeve të energjisë, asaj elektrike, e gazit, rritja e qirave, e kësteve të huave të blerjes së shtëpive, si shpenzime të domosdoshme, i detyruan konsumatorët të kërkonin të ulin sado të mundin shpenzimet e tjera, sidomos blerjet e ushqimeve. Ndërkohë kjo u provua një mision i pamundur, sepse sado me konsum të reduktuar në sasi, çmimet e ushqimeve u rritën.

Çmimet u shtrenjtuan nga prodhuesit, sepse u rritën kostot e inputeve bujqësore, sidomos plehrat kimike, karburantet e fuqia punëtore.

Në shumë vende prodhimi bujqësor pësoi efektet negative të klimës, e si rrjedhojë, u prodhuan sasi shumë më të pakta, madje pati edhe mungesë të prodhimit bujqësor. Kjo, kriza e ndryshimeve klimatike, e paralajmëruar me kohë, por pak e besuar.

Kostot e transportit të rritura, çmimet e rritura të energjisë elektrike, mungesa e fuqisë punëtore e pagesa më të larta për ata në punë, i shtynë rrjetet tregtare të rrisnin edhe më tej çmimet e ushqimeve.

Fermerët thonë se pikërisht rrjetet e mëdha tregtare janë pjesa më e madhe e problemit të tyre. Ato nuk po luajnë ndershmërisht, sepse ndërsa kërkojnë çmimin më të lartë që mund të paguajnë blerësit konsumatorë, për shkak të pozitës kontrolluese që kanë në treg, si blerës të vetëm që janë, i detyrojnë fermerët të shesin me çmime pa fitim, madje nën kosto.

Kriza energjetike, një krizë e shfaqur herë pas here, është një krizë që do të jetë e pranishme për shumë kohë, për shkak të kalimit nga energjia me bazë fosile në energji të rinovueshme. Rritja e taksimit të diezelit për traktorët e fermerëve është një nga shkaqet e protestës së fermerëve në Europë.

Kush paguan?

Qeveritë e vendeve të zhvilluara e kanë gjetur të lehtë që, si aktorë të paguar me fare pak para, për të luajtur një rol në ndryshimet klimatike e mbrojtjen e natyrës, të jenë fermerët.

Qeveritë kërkojnë, p.sh. reduktimin e blegtorisë për shkak të numrave të lartë të krerëve, të cilët prishin ekuilibrat jetësorë të dheut, ujit e ajrit me ndotjet nitrike e të tjera, në tokat ku kafshët rriten në mënyrë të përqendruar.

Qeveritë kërkojnë rritje të sipërfaqes së tokave të papunuara në fermë, për të pasur më shumë natyrë, si dhe praktika agronomike miqësore me tokën e natyrën. Të dyja këto masa kanë si pasoja të mira publike, por jo të mira konkrete si para në dorë, për fermerin.

Kompensimi që ai merr për këtë shërbim publik nuk mund të përkthehet në një çmim më të lartë shitjeje të prodhimit nga ana e tij/saj dhe as nuk mbulohet nga sasia e subvencioneve publike për bujqësinë që merr ai/ajo.

Fermerëve ju kërkohet që të funksionojnë si një biznes normal në një ekonomi tregu me fitim, por përveç kësaj duhet të sigurojnë “me detyrim” edhe të mira publike, të cilat nuk ju kërkohen bizneseve të tjera, jo bujqësore, si industrive, teknologjisë, shërbimeve, turizmit, transportit, etj.

Pikërisht, atyre bizneseve jobujqësore të cilat për shkak të avantazheve që kanë, si kapitali, puna, inovacioni, etj., marrin marzhe, e fitime në kohë shumë më të larta e të shpejta se sa bujqësia.

Por a mund të krijosh teknologji e shoqëri sado të përparuar, nëse nuk ushqehesh? A jemi ne çfarë hamë? A duhet të kompensojë “shoqëria” për ushqimin e shëndetshëm e të lirë dhe për natyrën?

Duket se ekuilibri i krijuar në vitet ’60 me Politikën e Përbashkët Europiane për Bujqësinë tani kërkon një nivel të ri, apo ndoshta njerëz të rinj siç ishin ata që e krijuan këtë Politikë?

 

E Shqipëria?

Po e fillojmë përsëri me Europën. Një fermer pularie në Francë, për të përfituar subvencionet, duhet të ndjekë një rregullore për rritjen e shpendëve, e cila ka 167 faqe me rregulla.

Një prodhues gjalpi në Itali thotë se duhet të ndjekë rregulla anakronike të cilat lidhen me kohën para Luftës së Dytë Botërore, kur margarina industriale shitej si gjalpë, e plot si këto raste.

E në Shqipëri? Për të marrë subvencione, nuk ka asnjë rregull. Thuhen shumë gjëra se si merren, a jepen subvencionet, p.sh., jo në mënyrë të drejtë sipas OLAF të BE-së, apo të qenët në listën e një patronazhisti, a të qenët patronazhist vetë.

Por, këto nuk e ndryshojnë aspak faktin që në Shqipëri, fermerëve nuk ju kërkohet të prodhojnë të mira publike si në Europë.

E këtu lind pyetja çfarë duhet të bëjë ndryshe politika shqiptare, por edhe publiku. Publiku në Francë e Europë i përkrah fermerët, jo vetëm sepse i shikon si të keqtrajtuar nga ana ekonomike, por edhe të keqpaguar për rolin e të mirave publike të cilin kryejnë.

A mund të ketë në Shqipëri mbi 1000 njësi agroturizmi pa pasur natyrë, pa pasur ferma me standarde që sigurojnë ushqim të sigurt, në sasi, e të përballueshëm në çmim, pa pasur standarde për fermerët, po dhe kafshët në fermë, pa pasur peizazh e biodiversitet?

Në BE, së pari, për këto të mira publike subvencionet i përfitojnë fermat e fermerët, të cilat i bëjnë pastaj të mundur të zhvillohen edhe agriturizmet.

Nëse do të mbetemi në urtësinë popullore, nuk mund të jetë “bishti më i rëndë se sqepari”, pra kemi diku agroturizme, sepse ka atje ferma e natyrë. Jo agroturizmet të krijuar me subvencione do të na krijojnë atje natyrën, fermat, e fermerët që duam.

Po qumështi?

E nisim përsëri me Europën, në sensin me shërbim celular të shtrenjtë edhe jetohet, por me qumësht e djathë dele të shtrenjtë, a jetohet?

Protestat e fermerëve në Francë dhe Europë tregojnë për të dytën, ato e detyruan kryeministrin e Francës të bëjë lëshime për fermerët, e të bëjë hartime të tipit rilindës bagëti e bujqësi, sepse ai nuk ka asgjë në dorë, politikat bujqësore vendosen në Bruksel.

Vendimmarrësi i vërtetë, presidenti Macron, futi në lojë BE, e cila vendosi shpejt masa lidhur me tregtinë me Ukrainën, Amerikën Latine, reduktimin e tokave të pambjella, si dhe pavarësi më të madhe të vendeve europiane për vendimmarrje në raste krizash nga Brukseli, etj.

Në Shqipëri, protesta e fermerëve të deleve ju kalua si kompetencë Autoritetit të Konkurrencës. Një opinion jashtë Autoritetit ishte se blegtorët në Shqipëri po falimentojnë, se paratë e pista kanë forcuar Lekun në mënyrë jonatyrale, gjë e cila i bën importet më të lira.

Ndërsa kjo mund të jetë e vërtetë pjesërisht për qumështin e nënproduktet e lopëve, nuk është e vërtetë për qumështin e nënproduktet e deleve, për të cilat u bë protesta, sepse Greqia, si vend fqinj e si prodhuesi më i madh i tyre, e ka çmimin e shitjes në fermë më të lartë se sa e blejnë atë fabrikat në Shqipëri nga blegtorët.

Por, edhe për qumështin e lopëve e nënproduktet, pavarësisht se prodhohen shumë më lirë jashtë Shqipërisë, logjistika, zinxhiri tregtar e preferenca për produkte lokale, ende i japin shanse prodhimit vendas.

Këto nuk do të zgjasin shumë, por ekzistojnë ende, pavarësisht kursit të këmbimit, e parashikimi është që edhe sikur Leku të dobësohet, importet do të rriten, sepse prodhimi lokal në gjendjen aktuale nuk është aspak efektiv.

Përmirësimi racor, përmirësimi teknologjik, përmirësimi i njohurive, investimi në kapital, por sigurimi i ushqimit të blegtorisë nga vendi e importi, ky i fundit një shans i munguar tani që Leku është i fortë, jo 1 a 2%, por mund ta dyfishojnë prodhimin vendas të qumështit dhe mishit.

Nuk do të jetë prodhim për eksport, por për turizmin dhe konsumin vendas është një prodhim lokal me mjaft vlerë të shtuar.

Një opinion tjetër është se TVSH me 20% e paguajnë përpunuesit, se importuesit përfitojnë nga TVSH, se blegtorët duhet ta marrin TVSH mbrapsht dhe është TVSH e përpunuesve e pamarrë nga blegtorët, e cila e ul konkurrencën e prodhimit vendas kundrejt atij të importit, nuk qëndron.

TVSH-në e paguan konsumatori final. Në çdo rast, fermerët nuk mund të marrin mbrapsht TVSH, qoftë kjo 6% apo 20%, por vetëm mund të përjashtohen nga TVSH.

Përpunuesit vendas, ashtu si çdo biznes, i çdo natyre, nuk paguajnë TVSH, ata janë një hallkë e TVSH, janë kreditorë a debitorë të TVSH kundrejt Tatimeve, por në fund gjithmonë janë me TVSH zero, nuk mund ta mbartin atë, ose ta transferojnë atë në subjekte të tjerë, jo me TVSH. TVSH-në e paguan blerësi final, pra konsumatori.

Përfitues i TVSH në fund të gjithë zinxhirit është Shteti. Hapat, mënyra se si paguhet TVSH-ja, në doganë, fabrikë, dyqan, nuk ndikon në çmimin final, ndërsa TVSH si nivel po. E rëndësishme është gjithmonë nëse paguhet apo jo.

Nëse ka ende prodhim lokal qumështi, i cili shitet me shishe plastike të përdorura direkt nga fermeri lokal të blerësi, kjo ndodh, sepse avantazhi i vetëm i tyre si prodhues është se blerësi privat nuk paguan TVSH, e as kosto dyqani.

E kundërta ndodh me eksportet, ato janë të përjashtuara nga TVSH me 20%, pra eksportuesi përfiton të gjithë çmimin që merr nga blerësi i huaj. Kjo shpjegon, pjesërisht ndoshta, sepse përfshihen këtu edhe kontrollet europiane, pse produktet e eksportit janë më cilësore dhe më me standarde në sigurinë ushqimore, se sa produktet vendase të cilat shiten për shqiptarët.

TVSH-ja e bërë zero për ushqimet e konsumatorëve, si në shumë vende europiane, do të ndihmonte edhe prodhuesit e përpunuesit, për të marrë një çmim më të lartë. Por politikanët janë ende duke ndërtuar shtetin, e kur ta kenë ndërtuar, as shteti nuk do të hajë në kurrizin tuaj, e as ju nuk do të punoni vetëm për të ngrënë.

Qeveria shqiptare është fatlume që përfshin Autoritetin e Konkurrencës dhe fermerët e fabrikat e pranojnë si arbitër, lidhur me çmimin e qumështit të deleve.

Autoriteti mund t’i japë të drejtë njërit apo tjetrit, por a e ndryshon kjo për ne si shoqëri, si ekonomi, si konsumator, por për ata vetë si prodhues e përpunues që nesër vërtet qumështi i importit do të jetë më i lirë se ai vendas, pavarësisht kursit të këmbimit e TVSH, sepse as prodhuesit nuk menduan e kërkuan të jenë më efektivë e konkurrues, e as përpunuesit më efektivë e konkurrues?

Ndoshta rrethimi i parë i Tiranës nga fermerët do të jetë …………në Bruksel nëse do të jemi ndonjë ditë pjesë e BE-së./Monitor

Drogoi Safetin? Alma Kaçi: Skandaloze! Filipi Cakuli s’ka marrë gjobën e duhur që i vendosi Gjicit

Alma Kaçi ka komentuar deklaratën e Safet Gjicit në gjykatë i cili e akuzoi se e kishte droguar para se të kryenin aktin seksual në zyrën e bashkisë.

Ajo u shpreh se është gjëja më skandaloze që ka dëgjuar, duke shtuar se “ai person ndoshta është me probleme mendore”, referuar ish-kryebashkiakut të Kukësit.

Alma Kaçi theksoi se është filmuar i gjithë momenti që kur zbriti nga makina, deri kur doli nga zyra e Gjicit.

“Kjo është gjëja më skandaloze që unë kam dëgjuar. Ndoshta ai person do jetë me probleme mendore, nuk ka mundësi.

Sepse të hapësh kameran, që te makina që ndalon dhe të hysh pa asnjë gjë, vetëm me mjetin regjistrues në zyrën e atij, çfarë piu ky? Dhe pse nuk e deklaroi që atë ditë që unë jam i droguar, as kur e arrestoi SPAK, por kujtohet pas tetë muajsh?”, tha Alma Kaçi për SYRI TV.

Ajo shtoi se punonte si gazetare investigative e emisionit “Fiks Fare”, por u braktis dhe u la në rrugë nga punëdhënësit e saj. Alma Kaçi hodhi akuza ndaj tyre duke u shprehur se i bënë videon virale dhe kjo sipas saj, pasi “ndoshta nuk ka marrë gjobën e duhur që i ka dhënë Safetit”.

‘Më braktisën, të nisesh për një mision të tyre dhe të lënë në rrugë. Plus që më bënë videon virale. Ndoshta Filipi nuk ka marrë gjobën e duhur që i ka dhënë Safetit. Janë shumë gjëra, janë shumë pikëpyetje.

Dhe pse nuk janë transmetuar këto filmimet e tjera? Edhe një fëmijë e kupton se pse. Sepse vendosen gjoba”, tha ajo.

“E filmova me një gotë të Fiks Fare”- S*ks me Safet Gjicin, Alma Kaçi: Ç’më tha Filip Çakuli

Alma Kaçi ka rrëfyer se videon s*ksuale në Bashkinë e Kukësit me Safet Gjicin e ka filmuar me një gotë plastike të emisionit “Fiks Fare”.

Protagonistja e videos, e cila u dënua me 1 vit burg për prostitucion nga GJKKO, tha se gota është sekuestruar na SPAK dhe se si “ajo gotë nuk mund të gjesh, dy ka pasur në përdorim Fiks Fare”.

“Ishte një gotë plastike. Të hyje në zyrën e tij me telefon ose çantë, ishte e pamundur, duhet t’i dorëzosh në sekretari. Por te gota plastike nuk i shkoi mendja. Megjithatë sekretarja e vet më tha se nuk është etike të hysh brenda me këtë gotë. Por dhashë disa justifikime për ta marrë brenda.

Gota është e sekuestruar nga SPAK. Gota ishte e ‘Fiks Fare’. Si ajo gotë nuk gjen. Dy ka pasur në përdorim ‘Fiks Fare’. Dhe nuk gjen si asnjë gotë që mund ta blesh. Mund të gjesh çelësa makine për regjistrim, por jo si ajo”, tregoi Alma Kaçi për Syri TV.

Ajo deklaroi se Filip Cakuli i ka thënë se nëse do të arrinte të shtinte në dorë Safet Gjicin, do të duhej të merrte përsipër të gjitha vetë. Alma u shpreh se në atë moment nuk e analizoi shumë gjatë, por theksoi se ai kishte nënkuptuar rrezikun.

“Nëse ti arrin të shtish në dorë Safetin, do t’i marrësh të gjitha përsipër. Tani po më lë të kuptoj se edhe rrezikun, ajo fjalë tani ndoshta hyn në shumë nënkuptime. Në atë moment nuk është se e analizova gjatë”, rrëfeu ajo.

Ndarja e kryeministrit kanadez nga gruaja, zbulohet personi i tretë që prishi martesën e tyre

Ish-gruaja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau kishte nisur një lidhje të re dashurie me një kirurg në Otava muaj përpara se çifti të njoftonin se po ndaheshin.

Sophie Grégoire Trudeau zbuloi në gusht 2023 se po ndahej me bashkëshortin pas 18 vitesh martesë. Por asnjëri nuk dhanë asnjë shpjegim se përse morën vendimin.

Por sipas dokumenteve të divorcit të depozituara në gjykatë nga ish-gruaja e kirurgut, në periudhën kur çifti njoftuan ndarjen Grégoire Trudeau ishte tashmë në një lidhje tjetër.

Në kërkesën e divorcit, të depozituar më 26 prill 2023, Ana Remonda pretendon se ish-bashkëshorti i saj, mjeku Marcos Bettolli, ka “nisur një lidhje me një individ të profilit të lartë që tërheq vëmendje të konsiderueshme mediatike”, referuar Grégoire Trudeau.

Ana Remonda këmbënguli se marrëdhënia e re e ish-bashkëshortit të saj rezultoi në shqetësime të paspecifikuara sigurie “ku fëmijët janë të ekspozuar ndërsa janë nën kujdesin e babait të tyre” dhe kërkoi një urdhër gjykate për të siguruar privatësinë dhe mbrojtjen e dy fëmijëve të tyre, raporton National Post.

Në përgjigje, Bettolli thuhet se këmbënguli se qëndrimi i ish-gruas së tij ndaj marrëdhënies së tij të re “nuk është në interesin më të mirë të fëmijëve” dhe pretendoi se Remonda kërcënoi se do të kthehej në vendin e tyre, Argjentinë, nëse lidhja e tij e re bëhej publike.

Divorci i çiftit u finalizua në janar 2020 dhe pretendimet e përshkruara në dokumentet e gjykatës nuk janë konfirmuar.

Ndërkohë, kryeministri kanadez konfirmoi në gusht se ai dhe bashkëshortja e tij tashmë kishin nënshkruar një marrëveshje ligjore.

Pas ndarjes së tyre, Grégoire Trudeau u largua nga prona e kryeministrit dhe po qëndron në një shtëpi tjetër në Otava, ndërsa fëmijët e saj jetojnë në rezidencën zyrtare.

Vendndodhja e shtëpisë së saj të re nuk dihet, por zonja e parë ka postuar video në Instagram mbi kujdesin ndaj shëndetit mendor dhe barazinë gjinore, të cilat duket se janë regjistruar jo shumë larg nga Rideau Hall, rezidenca zyrtare e kryeministrit.

 

Vrasësit e biznesmenit studiuan lëvizjet e tij, pasi e ekzekutuan u zhdukën në pyll për 30 sekonda

Hetimet e policisë po vazhdojnë për të gjetur vrasësit e biznesmenit Christos Gialia, ngjarje kriminale e ndodhur pak metra larg shtëpisë së tij në Mandra pasditen e së mërkurës.

Autorët raportohet se kishin studiuar mirë lëvizjet e biznesmenit 59-vjeçar, për të gjetur rastin e duhur dhe për ta vrarë.

Në fakt, ata kanë zgjedhur të shmangin rrugët kryesore për të mos u filmuar nga kamerat e sigurisë. Ata i kanë bërë pritë biznesmenit dhe në momentin që ai është afruar e kanë ekzekutuar, duke i vënë flakën në automjetin e tij për të shkatërruar provat dhe u zhdukë në vetëm 30 sekonda.

Më pas ata u arratisën nëpër male, shenjë që kishin përgatitur në mënyrë metodike, duke bërë një hartë të plotë të zonës.

Ndërsa fakti që arritën të largoheshin me shpejtësi nga vendi i ekzekutimit dhe të zhdukeshin në pyll me motoçikletë, tregon eksperiencën e shoferi dhe njohjen e mirë të zonës.

A janë të martuarit më të lumtur? Çfarë tregon studimi

Një jetë më e lumtur pas martesës mund të mos jetë vetëm në përralla. Është gjithashtu në të dhëna.

Të rriturit që janë të martuar raportojnë se janë shumë më të lumtur se ata në çdo status tjetër marrëdhënieje, sipas një sondazhi të Gallup të publikuar të premten.

“Sido që t’i analizoni ato të dhëna, ne shohim një avantazh mjaft të madh dhe të dukshëm për të qenë të martuar për sa i përket mënyrës se si njerëzit e vlerësojnë jetën e tyre”, tha autori i sondazhit Jonathan Rothwell, ekonomist kryesor në Gallup.

Nga viti 2009 deri në vitin 2023, më shumë se 2.5 milionë të rritur në Shtetet e Bashkuara u pyetën se si do ta vlerësonin jetën e tyre aktuale, ku zero ishte vlerësimi më i keq i mundshëm dhe 10 më i larti. Më pas studiuesit i pyetën të anketuarit se cili do të ishte niveli i lumturisë së tyre në pesë vjet.

Gjatë periudhës së anketimit, të martuarit raportuan vazhdimisht nivelet e tyre të lumturisë më të larta se sesa ata që ishin të pamartuar, duke filluar nga 12% në 24% më të larta në varësi të vitit, sipas të dhënave.

Arsimi është një parashikues i fortë i lumturisë, por të dhënat treguan se të rriturit e martuar që nuk kanë ndjekur shkollën e mesme e vlerësojnë jetën e tyre në mënyrë më të favorshme sesa të rriturit e pamartuar me një diplomë universitare.

“Gjërat si raca, mosha, gjinia dhe arsimi kanë rëndësi. Por martesa duket se ka më shumë rëndësi se ato gjëra kur bëhet fjalë për diçka të tillë për të jetuar jetën tuaj më të mirë”, tha Bradford Wilcox, profesor i sociologjisë i cili redaktoi hulumtimin e Gallup Poll.

Shkakton kancer dhe rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, virusi që kërcënon gratë

Një tjetër rrezik shëndetësor për gratë e infektuara me virusin HPV është vënë në pah nga një studim i fundit, përveç mundësisë së kancerit të qafës së mitrës.

Prekja nga virusi HPV mund të shkaktojë shqetësim për gratë, pasi një diagnozë e tillë është shoqëruar me kancerin e qafës së mitrës. Megjithatë, një rrezik i tillë është minimal, pasi vetëm 1600 gra në 1 milion do të zhvillojnë këtë lloj kanceri. Në vend të kësaj, ekziston një rrezik më i madh për jetën e tyre.

Sipas një studimi, gratë kanë katër herë më shumë gjasa të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare nëse janë të infektuara nga virusi. HPV është një infeksion shumë i zakonshëm me nëntipe të virusit që dallohen në rrezik të lartë dhe të ulët.

Llojet me rrezik të lartë dihet se shkaktojnë kancerin e qafës së mitrës, por vaksinimi mbron kundër tyre.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se HPV gjithashtu mund të kontribuojë në krijimin e pllakave të rrezikshme në arterie. Megjithatë, ky është studimi i parë që tregon një lidhje midis infeksionit me rrezik të lartë HPV dhe vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.

Studiuesit ishin në gjendje të kombinonin të dhënat mbi rezultatet e testit HPV të grave me të dhënat kombëtare për vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Për gratë e reja dhe të shëndetshme, rreziku i vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare ishte përgjithësisht i ulët

Si ndikon konsumi i kanellës në shëndetin e veshkave?

Kanella është një nga erëzat më të përdorura nga njerëzimi jo vetëm në gatim por edhe në mjekësinë popullore.

Nga pikëpamja e kësaj të fundit, kanella ofron përfitime shëndetësore për veshkat.

Ajo besohet të pakësojë rrezikun e gurëve në veshka dhe të problemeve të tjera të përgjithshme.

Si ndikon konsumi i kanellës në shëndetin e veshkave

Studimet thonë se ndikimi i kanellës në shëndetin e veshkave është pozitiv sepse kanella dhe substancat e saj përbërëse shënjestrojnë dy faktorë rreziku të sëmundjeve të veshkave siç janë: diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Studimet kanë treguar se kanella ul shpërthimet e sheqerit në gjak, rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe përmirëson aspektet e metabolizmit që kanë lidhje me rezistencën ndaj insulinës.

Ju mund të pyesni çfarë lidhje ka kjo me veshkat dhe përgjigjen e zbuloni duke lexuar më poshtë.

Niveli i lartë i glukozës në gjak dëmton enët e gjakut në veshka duke vështirësuar punën e saj.

Nga ana tjetër, njerëzit e prekur nga diabeti përballen edhe me tension të lartë të gjakut, i cili gjithashtu dëmton veshkat.

Volumi i gjakut që qarkullon në veshka është shumë i lartë.

Me kalimin e kohës, nëse tensioni i gjakut mbetet i lartë, enët e gjakut në veshka ngushtohen, dobësohen ose ngurtësohen.

Kësisoj veshkat përballen me një furnizim të cunguar të gjakut dhe nuk e bëjnë dot siç duhet punën e tyre.

Disa studime thonë se falë konsumit eksperimental të 1-6 gramë kanellë për 40 ditë me rradhë, ndjeshmëria ndaj insulinës ulet. E njëjta sasi kanelle ul nivelin e kolesterolit me 18 përqind dhe të sheqerit në gjak me 24 përqind.

Një gramë kanellë pluhur është gjysmë luge çaji.

Këtu mund të mësoni llojin më të shëndetshëm të kanellës për konsum.

Pavarësisht këtyre të dhënave, ju duhet të konsultoheni gjithmonë me mjekun përpara ndryshimeve në medikamente dhe në ushqyerje, veçanërisht nëse keni probleme ekzistuese të shëndetit./AgroWeb.org

U bë baba në moshën 80-vjeçare, De Niro: Kur shoh vajzën gjithçka tjetër zhduket

Aktori legjendë, Robert De Niro ka folur për vajzën e tij 10 muajshe, Gia, teksa u shpreh se kur shikon atë  gjithçka tjetër zhduket.

80-vjeçari De Niro mirëpriti në jetë vogëlushen me partneren, e Tiffany Chen , 45 vjeçe, me të cilën është i lidhur që nga viti 2021.

“Ajo është një fëmijë kaq i adhurueshëm. Sa e ëmbël”, tha ai, duke shtuar: “Kur e shikoj atë, gjithçka tjetër largohet. Kështu që është një gëzim dhe lehtësim i madh të jesh vetëm me të në këtë moment.”

De Niro u shpreh se fëmijët e tij të tjerë, Drena, 56 vjeç dhe Raphael, 47 (me gruan e tij të parë Diahnne Abbott), binjakët Julian dhe Aaron, 28 (me ish të dashurën Toukie Smith) dhe Elliot, 25, dhe Helen, 12 (me ish-gruan), Grace Hightower), e duan shumë të porsalindurën.

 “Fakti që ata janë të gjithë bashkë, është gjithçka për mua”, tregoi aktori.