Aplikacion
Një kompani koreano-jugore është gati të paguajë miliona dollarë për të ndihmuar në rregullimin e nivelit jashtëzakonisht të ulët të lindjeve në vend.
Booyoung Group, një firmë ndërtimi me bazë në Seul, planifikon t’u paguajë punonjësve 100 milionë won koreane (75,000 dollarë) sa herë që ata do të mirëpresin në jetë një fëmijë, tha në një deklaratë për shtyp të hënën.
Gjithashtu do të paguajë një total prej 7 miliardë dollarësh koreanë (5.25 milionë dollarë) në para për punonjësit që kanë mirëpritur në jetë fëmijë që nga viti 2021, shtoi kompania.
Përfitimi është i disponueshëm si për burrat ashtu edhe gratë, tha një zëdhënës i kompanisë për CNN.
Me 0,78 në vitin 2022, Koreja e Jugut ka shkallën më të ulët të fertilitetit në botë – që tregon numrin mesatar të fëmijëve që një grua do të ketë gjatë jetës së saj – dhe ky raport pritet të bjerë më tej në 0,65 në 2025, sipas parashikimeve zyrtare nga Statistikat e Koresë.
Të dhënat nënvizojnë bombën me sahat demografike me të cilën po përballen Koreja e Jugut dhe vendet e tjera të Azisë Lindore, ndërsa shoqëritë e tyre plaken me shpejtësi vetëm disa dekada pas industrializimit të tyre dramatik.
Kurthi i informalitetit/ Ekonomia e inflacioni do të rriten, por të ardhurat bien në raport me PBBInflacioni dhe ekonomia e Shqipërisë po rriten me ritme më të përshpejtuara se dekada që lamë pas, por vendi ka rënë në kurthin e informalitetit pasi të ardhurat buxhetore në krahasim me Prodhimin e Brendshëm Bruto pritet të shënojnë rënie në periudhën afatmesme 2024-2027 sipas parashikimeve nw Kuadrin Afatmesëm Ekonomiko Fiskal.
Ministria e Financave parashikon që ekonomia e vendit të rritet afërsisht me 4% në periudhën 2025-2027, teksa inflacioni pritet të jetë së paku 3 për qind. Por nga ana tjetër të ardhurat në raport me PBB pritet të vijnë me rënie. Financat presin që me 2023 të ardhurat buxhetore të kenë arritur sa 28 për qind e PBB, por në vitin 2024 ato nuk pritet të jenë më shumë se 27.8 % e PBB-së duke qëndruar në të njëjtin nivel deri në vitin 2027.
Të ardhurat buxhetore janë rritur ritme dyshifrore dy vitet e fundit, por gjithashtu është rritur edhe hapësira e ekonomisë së pataksuar.
Të dhënat finale mbi rezultatin e të ardhurave me 2023 nuk janë publikuar akoma, por në vitin 2022 të ardhurat buxhetore arritën në 26.8% të PBB-së nga 27.5% që ishin me 2021 me rënie -0.7 pikë përqindje. Më 2022 të ardhurat buxhetore arritën në 26.8% të PBB-së nga 27.5% që ishin me 2021 me rënie -0.7 pikë përqindje.
Fondi Monetar Ndërkombëtare vë në dukje se në endet në zhvillim, ku është klasifikuar edhe Shqipëria, të ardhurat buxhetore mund të rriten edhe me 9% të PBB-së deri në vitin 2030, nëse zbatojnë disa reforma që kanë të bëjnë me uljen e korrupsionit, luftën ndaj informalitetit, zbatimin e reformave dhe forcimin e institucioneve.
Të ardhurat buxhetore në vlerë në vendin tonë janë rritur, por ato nuk e kanë përmirësuar raportin me PBB-së që nga viti 2008. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në vitin 2022, të ardhurat buxhetore arritën në 26.8% të PBB-së në nivel më të ulët se në vitin 2008 ku treguesi 28.9% e PBB-së.
Ekspertët e FMN-së zbulojnë se vendet në zhvillim, ku përfshihet edhe Shqipëria, kanë potencialin për të rritur raportet e tyre të taksave ndaj PBB-së deri në 9 pikë përqindjeje përmes reformës tatimore dhe forcimit të institucioneve publike. Hapësira e re e pataksuar mund ti sigurojë vendit tonë burime financiare të mjaftueshme për të arritur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm deri në vitin 2030.
Shfrytëzimi i këtij potenciali do të kontribuonte gjithashtu në zhvillimin financiar dhe sipërmarrjen e sektorit privat.
Përmirësimi i institucioneve publike në ekonomitë në zhvillim ku bën pjesë Shqipëria, duke përfshirë reduktimin e korrupsionit, do të rezultonte në një rritje shtesë prej 5 pikë % e të ardhurave në raport me PBB-së.
FMN sugjeron si ndërhyrje themelore në përmirësimin, hartimin dhe administrimin e taksave të tilla si TVSH-ja, akcizat, taksat mbi të ardhurat personale dhe taksat mbi të ardhurat e korporatave.
Gjithashtu zbatimi i planeve të guximshme të reformave në zgjerimin e bazës tatimore përmes taksimit më neutral të të ardhurave kapitale dhe përdorimit më të mirë të taksave mbi pronën do të ishte një mundësi./Monitor


Mbretëresha e bukurisë me origjinë ukrainase, e cila ndezi një debat mbi identitetin kulturor duke u emëruar Miss Japonia, ka hequr dorë nga titulli i saj vetëm dy javë pasi u kurorëzua.
Karolina Shiino, personi i parë me trashëgimi kryesisht evropiane që fitoi ndonjëherë konkursin Miss Japonia njoftoi vendimin e saj për të dorëzuar kurorën të hënën pas akuzave të gazetave lokale për një lidhje me një burrë të martuar.
Në një deklaratë të postuar në Instagram, modelja 26-vjeçare i kërkoi falje familjes së mjekut me të cilin ishte përfshirë në një lidhje jashtëmartesore.
“Më vjen vërtet keq që u shkaktova shumë telashe shumë njerëzve dhe tradhtova ata që më kanë mbështetur”.
Organizatorët e eventit ndërkohë lëshuan një deklaratë duke thënë se Shiino “kishte kërkuar të tërhiqej nga konkursi për arsye personale”. Kaoru Wada, kryetare e Shoqatës Miss Nippon, shtoi se titulli i vitit 2024 do të mbetet “i zbrazët”.
Shurupi kundër kollës e sekrecioneve, efikas me dy përbërës
Në stinën e dimrit, një nga betejat më të ashpra të organizmit është ajo me kollën.
Ajo është irrituese dhe e dhimbshme, duke u bërë pengesë jo vetëm për kryerjen e angazhimeve të ditës, por edhe në mbrëmje duke penguar një gjumë të qetë.
Në shumë raste kolla zhduket falë medikamenteve, por në raste të tjera, mjaftojnë produkte të thjeshta që i gjejmë në çdo kuzhinë që na japin një çlirim të menjëhershëm.
Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse shkakton dëme fizike dhe shëndetësore.
Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni një shurup të thjeshtë me dy përbërës që është mjaft efikas kundër kollës.
Shurupi kundër kollës e sekrecioneve
Përbërësit e kësaj kure janë karrotat dhe mjalti.
Karrotat janë perime tepër të shëndetshme për organizmin.
Ato janë të pasura me vitaminë A e cila forcon sistemin imunitar dhe përmirëson shikimin.
Vitamina A është e rekomandueshme edhe kundër sëmundjeve që prekin rrugët e frymëmarrjes.
Ajo qetëson simptomat e azmës dhe trajton probleme të tjera shëndetësore me mushkëritë.
Karrotat përmbajnë edhe vitaminë B6 dhe beta karoten.
Mjalti nga ana tjetër ka fuqi të jashtëzakonshme kundër baktereve.
Ai është efikas kundër kollës dhe sëmundjeve të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.
Përbërësit
Gjysëm kilogramë karrota
3-4 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja
Prijini karrotat në copa të vogla dhe vendosini në një tenxhere.
Mbusheni atë me ujë dhe vendoseni në zjarr.
Lërini karrotat të ziejnë deri sa të jenë plotësisht të buta.
Hiqini karrotat nga tenxherja dhe më pas shtypini me një pirun.
Në ujin e karrotave shtoni mjaltin dhe më pas purenë e karrotave.
Përziejini në një mikser deri sa të përfitoni një masë homogjene.
Shurupin ruajeni në frigorifer për deri në 3 ditë.
Ekspertët rekomandojnë konsumin e 3-4 lugëve gjelle në ditë.
Ata thonë se pas konsumit të shurupit do të vëreni një përmirësim të menjëhershëm./AgroWeb.org
Rrëzohet helikopteri në Kili, humb jetën ish-Presidenti i vendit. Mbijetojnë 3 pasagjerë
Ish-presidenti i Kilit Sebastián Piñera ka vdekur në një aksident me helikopter në jug të venditz
Ministrja e Brendshme, Carolina Tohá, konfirmoi vdekjen e 74-vjeçarit, i cili mbajti detyrën nga 2010 në 2014 dhe nga 2018 në 2022.
Tre pasagjerë i mbijetuan rrëzimit të helikopterit në qytetin Lago Ranco. Tohá tha se trupi i pajetë i Piñera ishte gjetur.
Ish-presidenti, i cili ishte gjithashtu një biznesmen i suksesshëm, mbikëqyri rritjen e shpejtë ekonomike dhe një rënie të madhe të papunësisë gjatë presidencës së tij të parë, në një kohë kur shumë nga partnerët tregtarë dhe fqinjët e Kilit po përballeshin me vështirësi ekonomike.
Presidenca e tij e dytë u shënua nga protesta të dhunshme kundër pabarazisë që çuan në akuza për shkelje të të drejtave të njeriut dhe përfunduan me premtimin e qeverisë për hartimin e një kushtetute të re.
Piñera mbikëqyri gjithashtu përgjigjen e Kilit ndaj Covid, e cila përfshinte një nga normat më të shpejta të vaksinimit në botë.
Një nga pikat më të larta të administratës së tij të parë, e shpallur shpesh nga vetë Piñera, ishte shpëtimi spektakolar në vitin 2010 i 33 minatorëve të bllokuar nën shkretëtirën Atacama. Ngjarja u bë një sensacion mediatik global dhe ishte subjekt i një filmi të vitit 2014, The 33.
Piñera ishte i martuar me Cecilia Morel, me të cilën kishte katër fëmijë.
“Je pa këllqe”- Përplasje e ashpër mes Albi Nakos dhe Romeos: Nuk të shkon ky roliKoreografi Albi Nako dhe aktori Romeo Veshaj janë përplasur ashpër në Big Brother Vip.
Albi Nako e ka quajtur aktorin një njeri pa këllqe që përdor vajzat e shtëpisë, duke shtuar se është një njeri që fyen.
Ndërsa Romeo Veshaj u shpreh se koreografi kur mendon se del i preferuar e kap tek këmba.
Pjesë nga debati:
Albi Nako: Je pa këllqe. Përdor vajzat. Ta shpreh mendimin tim.
Romoe: Kaq kishe?
Albi: Më lër të mbaroj. Ti e bën luftën me vajza se nuk e bën dot vetëm. Ti je njeri që fyen, gjestikulon të tjerët duke provuar, shfashohesh kur flet.
Romeo: Nuk e dija si mund të qeshesh më një njëri që e mendon të tillë.
Albi: Qesh mirë kush qesh i fundit
Romeo: Ti mund të konfidohesh me një njeri se mua kur mendon kshu. Kur mendon se kam dal i preferuar, më ke kap kap te këmba. Ti dole plako, Faleminderit Albi Nako.
Albi: Tani mbrohu me vajzat. Ti bën të indinjuarin ktu, bën sikur je ti faktori i shtëpisë. Çfarë të thash dje
Romeo: Je me atë snajperin, nuk të shkon ky roli
Inceneratori i Tiranës/ Gazetari: U shit tre herë pasi Zoto dhe Mërtiri nuk kishin paraGazetari Elvi Fundo është shprehur se infenratori i Tiranë ka ndryshuar disa herë pronarë, pasi Mirel Mërtiti dhe Klodian Zoto s‘kishin para për ta financuar.
Në “Adi Krasta Show“, gazetari tha se nuk është biznes i një individi por është vënë dispozicion gjjithë shteti.
“Ku kanë shkuar paratë? Miliona euro për mediat, ka qenë thas i çarë, kap e hidh“, tha ai duke e konsideruar si dosjen më të madhe të korrupsionit në 30 vite.
Elvi Fundo: Inceneratori i Tiranës ka ndryshuar disa herë pronarë. Janë shitur 3 herë aksionerët pa leje nga qeveria shqiptare, ska pasur leje. Veliaj nuk hyn tek pjesa që skanë marrë leje. Hyrja dhe dalja është e paligjshme sepse qeveria shqiptare duhet të jepte miratim dhe tregon se është mashtrim.
Kompania që ka marrë kontratën koncesionare ska pasur para ta investojë. Futja dhe dalja e këtyre kompania pasi kanë marrë paratë në SHBA ka ndodhur sepse Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto s‘kanë pasur para për investim.
Nuk është biznes i një personi apo individi por është vënë dispozicion gjjithë shteti.
Ku kanë shkuar paratë? Miliona euro për mediat, ka qenë thas i çarë, kap e hidh.
Ka një dëm ekonomik të provuar. Kanë ikur 50 mln dollarë. Këta nuk e dinë që ska inceneratorë? Kjo histori ska kapak, inkurajoj SPAK ti shkojë deri në fund. Kjo dosje do jetë më e madhe historike dhe korrupsioni më i madh qė ka ndodhur në 30 vite. Janë të poshtur dhe bëjnë rolin e idiotit.
Heqja e dinarit serb, Kurti: Periudhë tranzicioni është e nevojshmeKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë me një deklaratë pas hyrjes në fuqi të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës sipas së cilës valutë e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë, do të jetë euro.
Kurti në një deklaratë thotë se “Zyra e Kryeministrit mbështet plotësisht pavarësinë e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe profesionalizmin me të cilin ajo kryen detyrat e veta. Në këtë cilësi, ndihem i obliguar që të mbroj profesionalizmin e trupave publike”.
“Në fund të vitit të kaluar, Banka Qendrore nxori rregulloren e saj mbi pagesat me paratë e gatshme. Rregullimi i mënyrës se si monedhat e huaja operojnë në një vend është, natyrisht, një kompetencë thelbësore e Bankës Qendrore”, ka shkruar Kurti.
“Kjo rregullore nuk e targeton dinarin e Serbisë. Banka Qendrore ka kërkuar, me të drejtë, që transaksionet joformale që kryhen në Dinarë të Serbisë të formalizohen; prandaj, ekzistenca dhe vazhdimi i tyre kishin qenë të kundërligjshme. Monedha zyrtare e Kosovës është Euro dhe rregullorja vjen thuajse 16 vjet pas deklarimit tonë të pavarësisë”.
Sipas Kurtit, “kjo rregullore nuk e targeton dinarin e Serbisë. Banka Qendrore ka kërkuar, me të drejtë, që transaksionet joformale që kryhen në Dinarë të Serbisë të formalizohen; prandaj, ekzistenca dhe vazhdimi i tyre kishin qenë të kundërligjshme. Monedha zyrtare e Kosovës është Euro dhe rregullorja vjen thuajse 16 vjet pas deklarimit tonë të pavarësisë”.
“Ky vendim është përgjegjësi themelore e Bankave Qendrore, duke synuar rregullimin e hyrjes së monedhave të huaja brenda territorit. Mungesa e një rregulloreje të tillë mund të rezultojë në shpëlarjen e parasë, financimin e terrorizmit dhe aktivitete të tjera të kundërligjshme”, ka deklaruar Kurti, transmeton telegrafi.
Më tej, Kurti ka thënë se “Në këndvështrimin praktik, ky vendim nënkupton se pagesat e marra nga serbët e Kosovës janë ende të lejueshme, por do të deponohen në llogaritë e tyre me Euro. Natyrisht, posedimi privat i monedhave të huaja mbetet i lejueshëm”.
“Meqenëse Qeveria jonë shpërndan para publike në formë të subvencioneve dhe mjeteve të tjera për mbrojtje sociale, të cilat janë marrë njëkohësisht nga komuniteti serb në llogaritë e tyre bankare në Euro, ka dëshmi të forta se këto llogari bankare kanë përdorim të gjerë. Pothuajse 35% e komunitetit serb në Kosovë marrin pensione nga Qeveria jonë në llogaritë e veta në Euro. Pensionet që marrin nga Serbia mund të transferohen në të njëjtat llogari, si plotësim dhe jo si zëvendësim të skemave ekzistuese të përfitimeve. Përveç degëve bankare zyrtare, ka 15 institucione të tjera financiare ku pensionet nga Serbia mund të ndahen, në mungesë të llogarive bankare”.
Për më tepër, Kurti ka thënë se, hapja dhe mirëmbajtja e llogarive të reja bankare në Euro do të jenë pa pagesë. Përpjekjet tona të vazhdueshme synojnë ta thjeshtësojnë këtë proces. Periudha e tranzicionit ka filluar tashmë dhe përpjekjet e përbashkëta do të sigurojnë shpejtësinë dhe lehtësinë e saj.
“Ndryshimi gjithmonë sjell vështirësi, edhe nëse ndryshimet forcojnë demokracinë. Por një periudhë tranzicioni kurrë nuk duhet të keqinterpretohet si sulm apo ndarje e thelluar. Dhe pasiguria e shkurtër që haset gjatë kësaj periudhe nuk duhet të shfrytëzohet për përfitimin politik. Kjo periudhë ndryshimi bëhet më e vështirë jo përmes zërave të komunitetit serb këtu, por përmes nxitjes së frikësimit, kur ne, në fakt, do të duhej të ushtronim maturi dhe qetësi”.
“Ne e kuptojmë se mënyra se si kjo çështje është komunikuar mund të ishte më e qartë, për të shmangur konfuzion. Megjithëse rregullorja hyri në fuqi më 1 shkurt, e kuptojmë se një periudhë tranzicioni është e nevojshme. Gjatë këtij muaji, do të sigurohemi që të japim të gjitha informacionet dhe të gjithë ndihmën e nevojshme që ky tranzicion të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundur. Tash e tutje, zotohemi po ashtu që të promovojmë fushata të komunikimit që adresojnë këto çështje me ndjeshmërinë që e meritojnë”.
Kreyministri ka thënë se “Është mendimi i të gjithëve që e duan Kosovën, që jemi në progres dhe ka progres për t’u realizuar. Në këtë rrugëtim, veprimet tona gjykohen mbi dy baza: (1) qëllimet dhe (2) shkronja e ligjit. Një veprim që synon të forcojë demokracinë duke zbatuar ligjin, duhet të interpretohet për atë çka është. Ndërsa vendi ynë është duke u rritur në fuqinë e vet demokratike, atij me gjasë do t’i duhen ca përshtatje”.
I biri vrau 4 nxënës në klasë me armën që i blenë prindërit, nëna shpallet fajtoreNjë gjykatë ka shpallur fajtore një nënë nga Miçigani për vrasje të pavullnetshme për dështimin në ndalimin e djalit të saj që të kryente një sulm vdekjeprurës me armë në shkollë.
Jennifer Crumbley, 45 vjeç, është prindi i parë amerikan i dënuar për vrasje nga pakujdesia për një vrasje masive të kryer nga fëmija i tyre.
Prokurorët e akuzuan atë për neglizhencë duke lejuar djalin e saj të mbante armë, duke injoruar shenjat paralajmëruese.
Bashkëshorti i saj, James, po përballet me një gjyq të veçantë për të njëjtat akuza.
Djali i tyre, tani 17 vjeç, po vuan burgimin e përjetshëm për vrasjen e katër shokëve të klasës në shkollën e mesme Oxford në Michigan më 30 nëntor 2021.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe shtatë persona.
Crumbley u akuzua për katër akuza për vrasje të pavullnetshme, secila me një dënim maksimal prej 15 vjetësh.
Disa të afërm të të vrarëve në të shtënat shprehën lehtësim për vendimin.
“Populli foli“, tha Buck Myre, babai i Tate Myre, një 16-vjeçare e vrarë nga të shtënat.
Pyetja kryesore në gjyq ishte nëse nëna mund ta kishte parashikuar dhe parandaluar krimin vdekjeprurës.
Crumbley dhe burri i saj James i blenë armën që djali i tyre përdori vetëm disa ditë para të shtënave.
Ilnisa provokon Meritonin: Do vish të zhytemi?Gazetarja Ilnisa Agolli ka provokuar moderatorin Meriton Mjekiqi teksa qëndronin së bashku të shtrirë në oborr.
“Do vish të zhytemi njëherë“, iu drejtua ajo, teksa Meritoni e shmangu duke i thënë “që shko ti të lexoj një faqe“.
Biseda:
Ilnisa: Do vish të zhytemi njëherë?
Meritoni: Shko ti që të lexoj edhe një faqe
Ilnisa: E kam seriozisht. Do vish të zhytemi edhe njëherë?
Meritoni: Ok pasi të lexoj edhe një faqe libri
Ilnisa: Nuk zhytem pa ty
Meritoni: Nëse zhytemi, zhytemi
Ilnisa: Si thoni ju? Nuk i thoni zhytje?
Meritoni: Jo
Ilnisa: Thoni hidhemi
Meritoni: Do vish të zhytemi? Pse s’më thirre? Në mes të detit…
Ilnisa: Unë gati jam. Do vish të hidhemi?
Meritoni: Po