Aplikacion
Olta Gixhari do të bëhet sërish nënë e një djali.
Aktorja e cila është në pritje të ëmbël do t‘i sjellë në jetë një vëlla djalit të saj të parë, Amarit.

Ish-banorja e BBV organizoi ditën e djeshme babygender, ndërsa sot publikoi momentet nga plasja e fikshekzjarreve ngjyrë blu.
Ajo shihet pranë bashkëshortit dhe djalit, Amarit, i cili qëndronte në krahë e të atit.




Në sektorin fason vijon kriza e shkurtimeve të punonjësve.
Nga fabrikat e këpucëve dhe veshjeve fason në qytetet, si: Shkodër, Vau i Dejës, Has, Laç, Fushkrujë, Krujë, Elbasan, Gramsh dhe Bilisht nga fillimi i muajit janar dhe deri më sot janë janë shkurtuar 3,000 vende pune sipas Kryetarit të Shoqatës së Pro-Eksport Albania, Edvin Prençe.
“Situata është kritike, për mos të thënë apokaliptike nga mbyllje të përditshme të bizneseve dhe shkurtime të vendeve të punës. Kemi raport lufte ekonomike me rreth 500 vende pune në jave në të gjithë Shqipërinë (nga data 4 Janar 2024 deri më sot rreth 3,000 vende pune të shkurtuara)”, pohon ai.
Sipas tij shkak i shkurtimeve të vendeve të punës është rënia e kursit të këmbimit dhe si pasojë humbja e konkurrueshmërisë, mungesa e theksuar për likuiditet të bizneseve për të rinovuar impiantet prodhuese dhe blerjen e lëndëve të para dhe diversifikimin e klientelës aktuale Europiane.
Prençe shton se zonat më të prekura janë ato rurale, në të cilat impakti social është më i lartë.
“Shkurtimet e vendeve të punës kanë nisur në fabrikat e prodhimit të këpucëve, veshjeve intimo dhe më pas kriza ka vijuar në të gjitha fabrikat e veshjeve fason”.
Në harkun e një viti monedha europiane është zhvlerësuar 9%. Nënçmimi i euros ka ndikuar te aktiviteti i eksportuesve fason të cilët punojnë me norma të ulëta fitimi dhe gjenden në pamundëis financiare për të investuar drejt përmirësimit teknologjik të fabrikave. Prej drejtuesve të fabrikave shpesh herë është ngritur shqetësimi se në mungesë të krahut të punës duhet të investojnë në inovacion, në mënyrë që ulin varësinë nga burimet njerëzore dhe të mund të realizojnë produkte që shiten shtrenjtë në tregjet huaja.
Për këto shqetësime përfaqësuesit e sektorit fason kanë vijuar dialogun me përfaqësues të institucioneve drejtuese për zgjidhjen e situatës si dhe parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen, me zbatimin e paketës Manifakturë të propozuar nga PEA e cila do të mundësonte orientimin dhe kalimin e sektorit në prodhues konkret Made in Albania, pra drejt ciklit të mbyllur.
Duke ju referuar takimit të zhvilluar në mesin e muajit janar me kryeministrin Edi Rama mes tyre është dakortësuar për të filluar ndërhyrjet me disa masa që do të mundësonin zgjidhjen e problematikës së sektorit, si:
Eksportet e tekstile e këpucë ranë me 15% në dhjetor
Industria e tekstileve e këpucëve, që punon me material porositësi (fason) dhe është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend (kryesisht shtresave me të ardhura të ulëta), kaloi një situatë të vështirë në 2023, e ndikuar nga rritja e kostove (kryesisht të punës) dhe sidomos rënies së euros.
Në 2023-n, ky sektor realizoi shitje prej 126 miliardë lekësh, me rënie prej 6.6% me bazë vjetore. Tendenca rënëse vijoi dhe në dhjetor, me -15.4%.
Sektori ka humbur konkurrueshmërinë, si rrjedhojë e rritjes së kostove dhe rënies së euros. Shoqata e Eksportuesve njofton përditë mbylljen e kompanive dhe shkurtimin e punonjësve, teksa shumë partnerë po i zhvendosin porositë në vende me kosto më të lira prodhimi, si Tunizi, Marok e Egjipt.
Eksportuesit janë ankuar vazhdimisht te Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave për pasojat që po jep në aktivitetin e tyre zhvlerësimi i fortë i euros, që aktualisht këmbehet me rreth 104-105 lekë, nga 118 lekë që ishte mesatarja e 2022.
Tekstilet dhe këpucët janë grupi më i madh eksportues në vend, me rreth 29% të totalit./Monitor
Ndryshimet e reja në Kodin Penal: Burg për ata që mbledhin kanaçeNjë ndryshim në Kodin Penal pritet të dënojë me burg ata që mbledhin kanaçe.
Sipas ndryshimit të propozuar për mbledhjen e mbetjeve, grumbullkmi, transportimi apo shtrytëzimi i tyre në kundërshtim me ligjet duke shkaktuar dëme në natyrë dënohet me 4 muaj deri ne 3 vite burg.
Ndësa në rast se dëmton ekuilibrin sistemeve natyrore- ekologjike dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.
Por sipas avokatëve kjo do të prekë shtresën e varfër të popullsisë që mbledhin kanaçe.
Kjo shtresë vurnerabël janë ekstrem të varfër dhe shumica prej tyre s‘jamë regjistruar as për të marrë ndihmë ekonomike.
Neni 554-Mbledhja e mbetjeve
“Mbledhja, grumbullimi, transportimi, shfrytëzimi, shndërrimi, ose moskryerja e kontrolleve apo e mbikëqyrjes në mënyrë të përshtatshme e veprimtarive të tilla, në kundërshtim me ligjin ose aktet e tjera normative, në mënyrë të tillë që shkaktojnë ose mund të shkaktojnë dëme thelbësore në cilësinë e ajrit, tokës ose ujit, te kafshët ose bimët, dënohet me burgim nga katër muaj deri në tre vjet dhe kur mund të apo, dëmtojnë seriozisht ekuilibrin e sistemeve natyrore- ekologjike dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet“- thuhet në ndryshimin e ri të propozuar në Kodin Penal.
“S‘ke guxim“- Bardhi afrohet ta puthë, Sara largohet: FrikacakeKëngëtari Bardhi dhe modelja Sara Gjordeni kanë shprehur hapur pëlqimin mes tyre.
Çifti shtrihen së bashku në krevat dhe i kushtojnë kohë njëri tjerit, puthja në buzë ende s‘ka ndodhur.
Teksa ngacmoheshin me njëri-tjetrin, në një moment Bardhi iu është afruar, por Sara u tërhoq.
Pjesë nga biseda:
Bardhi: Frikacake, se kam ditur që je frikacake.
Sara: Unë frikacake?! Ose ti ndoshta s‘ke guximin e mjaftueshëm
Bardhi: Unë e kam
Sara: Ose je një çun i respektueshëm dhe kam bërë zgjedhje të mirë
Bardhi: Kam, por se bëj pa miratimin tënd. Këtë s‘kam guxim. Se për guxim ëhëëë
Sara: Kam zgjedhur në çun të respektueshëm
Bardhi: (I afrohet) Këtu s‘duron ti
Sara: Po të ishte që sdo duroja do e kisha bërë
Bardhi: (I afrohet ta puthë, Sara largohet) Pse moj (Qeshin)
Mbreti Charles u diagnostikua me kancer, Princ Harry do të udhëtojë në BritaniDuka i Sussex do të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar për të vizituar mbretin Charles në ditët në vijim pasi Pallati Buckingham njoftoi se monarku u diagnostikua me kancer.
Burime për BBC thanë se Princi Harry kishte folur me babain e tij për diagnozën.
Duka u transferua në SHBA me gruan e tij, Meghan, Dukeshën e Sussex-it, pasi ata u tërhoqën si anëtarë të familjes mbretërore në vitin 2020.
Që atëherë, marrëdhënia e tij me disa anëtarë të tjerë mbretërorë ka qenë e tensionuar.
Ai do të udhëtojë vetëm drejt Britanisë, ndërsa Meghan do të qëndrojë në SHBA me dy fëmijët e tyre.
Hera e fundit që Duka mori pjesë në një event mbretëror ishte në maj, gjatë kurorëzimit të mbretit. Por Princi Harry u largua menjëherë pas ceremonisë në Westminster Abbey.
Ai nuk ishte ftuar të dilte në ballkonin e Pallatit Buckingham pas ceremonisë. Por ndërsa ata kanë pasur mosmarrëveshjet e tyre, Mbreti dhe princi kanë vazhduar të kenë një marrëdhënie të mirë.
Gjykata refuzon kërkesën e Laert Haxhiut për azil politik në GreqiGjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare, Laert Haxhiu për azil politik në Greqi.
Ai raportohet se është dërguar nën masa të rrepta sigurie në burgun e Korridhalos, ku do të mbahet deri në vlerësimin përfundimtar të kërkesës së tij për azil nga Gjykata e Lartë Greke.
Vendimi pritet të merret brenda një afati jo më shumë se 90 ditë.
Avokatët e Laert Haxhiut kanë pretenduar se të riut rrezikohet jeta prej bandave rivale në Shqipëri, si edhe “prej regjimit të kryeministrit Rama“.
Ata pretenduan se „Haxhiu rrezikon edhe për ndjenjat e tija filo greke të përndiqet prej regjimit të Ramës pasi atje filo grekët dhe minoritarët përndiqen, duke referuar rastin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, si rast flagrant të persekutimit të vorioepirotëve”, siç u shpreh mbrojtja përballë trupit gjykues.
Klopp, trajneri i ri i Barcelonës?Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, duke se ka shuar zërat se klubi po përpiqet të negociojë me Jurgen Klopp për t’u bërë trajneri i ri.
Klopp është përfolur nga mediat spanjolle se do të plotësojë vendin vakant në Camp Nou pasi njoftoi largimin e tij nga Liverpool muajin e kaluar.
Barcelona po kërkon nga ana tjetër një trajner të ri pasi Xavi njoftoi largimin e tij në fund të sezonit në rrethana të ngjashme.
“Ai është një trajner i madh, por unë mendoj se nuk është koha për të folur për këtë”, tha Deco për Klopp për La Vanguardia.
“Trajneri i ri do të dëshirojë të bëjë ndryshime, por fillimisht duhet t’i shpjegohet projekti dhe idetë, ka shumë opsione.
Përdorimi i telefonit gjatë ecjes mund të shkaktojë osteoartrit! Ç‘tregon studimiShumë njerëz e përdorin celularin gjatë lëvizjeve të tyre të përditshme.
Një studim i ri nga shkencëtarët nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara FH-Campus në Vjenë zbulon ndikimin e përdorimit të një smartfoni gjatë lëvizjes në trup, ecje dhe kyçe. Shkencëtarët krahasuan ecjen normale dhe të pandryshuar me ecjen gjatë përdorimit të smartfonit.
Studimi, i publikuar nga revista e njohur Helion, u krye në një nga laboratorët më modernë interaktivë për analizën e ecjes dhe lëvizjes së përditshme të njeriut në kohë reale. Subjektet ecnin përgjatë një korsie të veçantë përpara ekranit në të cilin projektohej mjedisi virtual. Paralelisht, të anketuarit zgjidhën probleme matematikore, një herë në kokë, një herë me ndihmën e një smartfoni.
Rezultatet e studimit tregojnë se trupi kalon në një mënyrë të caktuar sigurie kur përdor një smartfonë. Shpejtësia e hapave zvogëlohet dhe në të njëjtën kohë rritet gjerësia e hapave. Ndërsa këto hapa më të vegjël dhe më të gjerë reduktojnë rrezikun e rënies, ato gjithashtu vënë më shumë stres në pjesën e jashtme të nyjës së gjurit.
Në terma afatgjatë, kjo mund të çojë në dëmtime të përhershme, kërci dhe menisku mund të humbasin rezistencën me kalimin e viteve, gjë që në rastin më të keq mund të shkaktojë osteoartrit, parashikojnë studiuesit. Kjo njohuri u mundëson ekspertëve në fushat e fizioterapisë, sportit, të ushqyerit dhe teknologjisë të zhvillojnë aplikacione dhe sisteme inteligjente dhe të kryejnë kërkime bazë për zbatimin e tyre./TCH
“Dua të gjej një partnere”- Elvisi shpreh hapur dëshirën: Në BBV ka vajza që më pëlqejnë
Banori i BBV, Elvisi ka shprehur hapur dëshirën për të pasur një partnere në krahë, por shtoi se nuk dëshiron të ketë marrëdhenie me ndonjë nga vajzat në garë.
Gjatë një bashkëbisedimi me Meri Shehun deklaroi se i pëlqejnë fizikisht disa vajza, por shtoi se “këtë pjesë e kam shumë personale“.
Ndërsa astrologia i sugjeroi të mos rrijë me Romeon por të njihjet me ndonjë nga banoret për të cilat mund të ketë pëlqim.
Elvisi: Dua të gjej një partnere. Nuk gjej dot këtu në BBV, po flas për jashtë. Nuk jam nga këto unë
Meri: S‘gjen partnere duke ndejt me Romeon
Elvisi: Këtu ka shumë vajza të mira që më pëlqejnë fizikisht. Por e kam shumë personale këtë pjesë. Unë e dua me kohë, jo bam, bam.
E përplasi me makinë në oborrin e banesës, si 56-vjeçari tentoi të vrasë ish-burrin e motrësNjë 56-vjeçar ka tentuar të vrasë duke përplasur me makinë ish-burrin e motrës së tij.
Pas ngjarjes, 56-vjeçari Eduart Dingo është arrestuar nga policia e Beratit.
Ai u arrestua pas tentativës për ta vrarë ish/burrin e motrës, Jani Vasiliu duke e përplasur me makinë.
Ky i fundit ishte duke punuar në oborrin e banesës kur ish-kunati ka ardhur me shpejtësi me automjet dhe e ka përplasurz
Jani Vasiliu dhe 56-vjeçari mësohet se kanë pasur prej kohësh konflikte pronësie të vaszhdueshme me njëri-tjetrin,pasi janë edhe komshinj.