Aplikacion
Një bos famëkeq i mafies, i cili u arratis nga një burg i sigurisë së lartë në Itali vitin e kaluar duke përdorur çarçafë, është rikapur në Francë, sipas autoriteteve në të dy vendet.
Marco Raduano, i njohur si i rrezikshëm në listën e kriminelëve më të kërkuar të Europol-it, u kap në Bastia në ishullin francez të Korsikës, thanë autoritetet të premten.
40-vjeçari nga qyteti bregdetar i Adriatikut, Vieste, në shkurt të vitit 2023 kishte arritur të dilte nga krahu i sigurisë së lartë të Nuoro, në Sardenjë, duke përdorur metodën tradicionale të çarçafëve të lidhur me nyje për të zbritur nga muret, një arratisje që shkaktoi siklet të konsiderueshëm për autoritetet italiane.
Matteo Piantedosi, ministri i brendshëm italian, deklaroi gjithashtu se bashkëpunëtori i Raduanos, Gianluigi Troiano, ishte arrestuar pranë Granadës në Spanjë, duke shënuar “një tjetër goditje të rëndësishme për krimin e organizuar”.
Raduano është kreu i klanit Gargano, që vepron brenda “mafies së pestë”, një sindikatë kriminale relativisht e panjohur me bazë në Foggia, një provincë jugore në Pulia të Italisë. Ai po vuante një dënim me 24 vjet burg për krime të ndryshme, përfshirë përfshirjen në një organizatë kriminale, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, raportoi Europol.
“Naim Murseli, i zhytur në fajde”/Gazetari zbulon detaje të reja: Babai është çelësi i enigmësÇelësi i enigmës së vrasjes së Liridona Ademajt është te babai i Naim Murselit, sipas gazetarit Milaim Zeka.
Në një intervistë për “Wake Up”, Zeka u shpreh se veprimet e të atit të Murselit janë të dyshimta.
“Që nga fillimi, e kam thënë që e gjithë enigma është te i ati. Si erdhi nga Suedia dhe dha pafund intervista, ndërkohë që i kishte vdekur nusja e djalit. Ishte aq kontrovers, çfarë thoshte në fjalinë e parë, nuk thoshte në fjalinë e dytë. Unë mendoj që çelësi i enigmës së kësaj vrasjeje fshihet te babai i Naimit, që doli se edhe ai mund të jetë shtysë. Doli që i ka treguar disa mesazhe të Liridonës te Naimi”.
Nga kontaktet me hetuesit, unë mund të them që ata dinë çdo gjë, theksoi analisti. Sipas tij, Naimi ishte i zhytur në borxhe dhe shumë sekrete për çiftin i dinte motra e 30-vjeçares.
“Motra e Liridonës di disa sekrete. Unë di që Naimi ka marrë para me fajde dhe është zhytur në fajde. Di që ka bërë një biznes diku 400 mijë euro me një biznesmen në Suedi dhe një ushtarak amerikan e ka takuar në hotel të Pacollit, i ka thënë më jep 1 mijë euro sot dhe t’i kthej 12 mijë. Jetonte në botën e luksit me borxhe, si ato fotot me Rita Orën. Ka shumë VIP-a kështu në Shqipëri dhe Kosovë. Është bërë turp të jesh VIP.
Unë mendoj që edhe Policia e Kosovës e ka pak problem, lexova që është përfshirë edhe Amerika, edhe policia suedeze. Kjo e fundit e ka më të lehtë të nxjerrë bisedat”.
Deklarata e vrasësit që shprehet se Naim Murseli ndodhej në makinë gjatë vrasjes, është e qartë, shtoi Zeka.
“Me rëndësi është fakti se deklarata e vrasësit që thotë kur kam vrarë Liridonën, Naimi ishte brenda në makinë. Ai tha që nuk i ka parë fëmijët. Është e logjikshme që një vrasës kur hyn të vrasë dikë nuk sheh nëse në sediljen e pasme ka fëmijë apo valixhe. Deklarata e vrasësit është e qartë”.
Dyshohej se ishte spiun kinez, policia liron pas 8 muajsh pëllumbinNjë pëllumb i burgosur për tetë muaj nën dyshimin për spiunazh, u shpall i pafajshëm nga autoritetet indiane të drejtësisë. Pëllumbi u kap në maj dhe u mbajt në një klinikë veterinare në Mumbai, përpara se të lirohej më 30 janar nga policia.
Sipas informacioneve, mesazhi kërcënues që pëllumbi mbante ishte shkruar në gjuhën kineze dhe për këtë arsye hetuesit u shqetësuan për një sulm të mundshëm nga Pheniani.
“Policia kishte nisur një procedurë hetimi për spiunazh ndaj zogut, por mbylli dosjen”, shkruan gazeta.
Arrestimet e pëllumbave bartës për spiunazh nuk janë të rralla në Indi. Në vitin 2016, njëri prej tyre u burgos pasi u kap pranë kufirit me Pakistanin, ndërsa mbante një mesazh që kërcënonte kryeministrin Narendra Modi.
“E ka blerë me para një i fortë”/ Xhensila shpërthen pas akuzave për tradhti të Cllevios: PlehrëXhensila Myrtezaj ka reaguar pas akuzave të reperit Cllevios se ajo është në një lidhje me një nga djemtë me të cilët ai është konfliktuar.
Në një live në TikTok Cllevio ka thënë se Xhensilën e ka “blerë me para” një personazh i kartelit të drogës.
Myrtezaj e quan reperin “plehrë”, i cili sipas saj po luan me një moment delikat mediatik, referuar thashethemeve se ajo është ndarë me Besin.
Këngëtarja thotë se ai dhe të tjerët që shpifin për të do të përballen me drejtësinë.
“Sapo më nisën një video që një monstër Tik-Toku me fantazinë më të shthurrur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk i njoh, e as emrin s’ja u kam dëgjuar kurrë. Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurrur intriga dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja

Fatbardha Pali, shqiptarja që vrau veten në Greqi, ka lënë pas disa shënime për djalin e saj.
Në rrëfimin e 47-vjeçares dalin në pah detaje të tjera tronditëse për tradhëtinë e bashkëshortit të saj, që e çoi atë drejt vetëflijimit.
Ajo përmend dy gra, me të cilat e ka tradhtuar bashkëshorti, të cilat dyshohet se janë dy të afërme të saj Lona dhe Mira, në letrën publike drejtuar djalit të saj, përmend edhe vëllanë, të cilit i kërkon falje.
“Klodi vëlla, ma bëj hallall, e vërtetë për sherrin që kemi bërë bashkë, më fal, më fal. Maskarain e kam patur në shtëpi, e vërtetë që ka shkruajtur me gruan tënde, maskarai, k*rvari k*rvar do vdesi. Nuk e dija se kisha k*rvarin në shtëpi. Ma bëni hallall vëllezër, motra, ky është Ilir Pali, pikën e hajrit mos e bëftë, ardhtë sa më shpejt te unë Kadri, Pali mori 3 gra po nuk ishin të zonjat t’ia merrnin hakun, kështu e duan këta lloj njerëzish. Kadri Pali çdo 2 shkurt paç arkivol në shtëpi, haram e paçi hysmetin tim ”, shkruan Fatbardha.
Ajo i thotë djalit të saj se i ka lënë 500 euro, ndërsa i kërkon të ikë në Shqipëri, të krijojë atje një familje dhe t’i vendosë vajzës emrin e saj.
“Xhulio bëhu i zoti i vetes bir. Mami për ty edhe në varr do i lutet Zotit, ma bëj hallall o bir. Të ka lënë mami 500 euro te dollapi te xhupi blu i Xhoit nënës. Xhoi e do nënën shumë thoshte o bir i nënës, ika po do ju shikoj nga larg, o Xhoi i nënës, o bir nëna Bardhën e mashtroi gjysh Iliri. O bir kur të rritesh do i dëgjosh nga të tjerët. Bir nëne shoi, të bëftë Zoti miz, bletë, o Bir. Sa të ikësh në Shqipëri te shtëpiat, të të lija ndonjë lek ty. Punova me plagë në mez e në zemër, o bir i mamit, asnjë veprim të keq mos bëj bir i mamit, merr familjen ik në Shqipëri, bën një gocë vëri emrin tim o bir, të më kujtosh. Mos më harro i bir, burrneshë vdiqa po më mbaron bateria e telefonit biri i mamit, shumë kam për të të thënë, nuk mundem më o bir i mamit. Xhulio kam pirë raki o bir, ndryshe nuk e përballoja dot litarin, ikjen nga ti o bir”, thotë Fatbardha.
“Palit hiqi vizën bir, ta mbaj Lona me Mirën dhe shoqet e Lonës dhe Kadriu , pikë hajri mos bëfshin o zot. Në shtëpi në Durrës mos e prano, amanet i patretur bir e mora Ilirin telefon në mëngjes i thash Xhulio nuk ka punë, bëni ça të doni më tha, nuk më intereson. Ai nuk është burrë është mostër, është k*urvar shqeto. Po jo te unë se unë ja ha lalën, boll durova shumë vite, vish fustanin Ilir Pali ose hap arkivolin tim hajde me mua. S’ke pse rron më, kjo ishte burrnia jote, veç burrë nuk ke qenë. Xhulio bëhu burrë bir. Të do mami shumë. Iliri më tha hajde bëjmë se*ks sikur je dashnore, i thash kush Mira apo i thash a u kënaqe. Jo më tha se*s që bën Lona dhe Mira ti se ke bërë kurrë në jetën tënde, se bën kurrë. Ok i thash merr ato. Xhulio bir, plaga e kurrizit u mbyll, mos ki merak, po e zemrës jo, plagë jam.”
Wall Street Journal: Pse Trump përbën një rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA-sëKur u emërova këshilltar për sigurinë kombëtare nga presidenti Donald Trump në vitin 2018, supozova se rëndësia e përgjegjësive që kishte do ta disiplinonte. Por gabova. Qasja e tij kaotike ndaj qeverisjes dhe idetë e tij të rrezikshme, kërcënojnë seriozisht sigurinë e SHBA-së.
Votuesit republikanë duhet ta kenë parasysh këtë gjë. Fokusi i vetëm i qëndrueshëm i Trump është tek vetvetja. Ai i barazonte pa asnjë dallim, marrëdhëniet e mira personale me liderët e huaj me marrëdhëniet e mira midis vendeve. Marrëdhëniet personale janë të rëndësishme.
Por koncepti se ato mund të ndikojnë tek udhëheqës si Vladimir Putin , Xi Jinping dhe të ngjashmit e tyre është tejet i gabuar. Trashëgimia më e rrezikshme e Donald Trump, është përhapja e “virusit” të izolacionizmit në gjirin e Partisë Republikane.
Disa kohë më parë, demokratët bënë një shkrirje jo-koherente të qasjes së izolacionizmit me atë të multi-lateralizmit pa dallim. Në rast se izolacionizmi bëhet pikëpamja dominuese në mesin e republikanëve, atëherë Amerika është në telashe të mëdha. Kriza më emergjente përfshin Ukrainën.
Përgjigja e dobët e Barack Obama-s ndaj agresionit të Moskës në vitin 2014, ndikoi shumë në sulmin në shkallë të gjerë të Putinit në vitin 2022. Por një faktor nxirës për Moskën, ishte edhe sjellja e Donald Trump. Ai e akuzoi Ukrainën për bashkëpunim me demokratët kundër tij në presidencialet e vitit 2016 dhe kërkoi reagim.
Nuk pati një të tillë, pasi nuk ekzistonte asnjë komplot i tillë. Ndihma e presidentit aktual Joe Biden për Ukrainën ka qenë pjesë-pjesë dhe jo strategjike. Ndërkohë, është thuajse e pashmangshme që politika e mandatit të dytë të Trump ndaj Ukrainës, do të favorizonte Rusinë.
Deklaratat e Trump, se ai ishte “më i ashpër” ndaj Rusisë se presidentët e mëparshëm janë të pasakta. Administrata e tij vendosi sanksione të mëdha, por ato u nxitën nga këshilltarët dhe u zbatuan vetëm pas këmnënguljes së tyre. Edhe deklaratat e tij se Putin nuk do ta kishte pushtuar kurrë Ukrainën po të ishte ri-zgjedhur në vitin 2020, janë mendime të dëshiruara. Lajkat e Putinit e kënaqin Trumpin. Kur Putin e përshëndeti deklaratën e tij vitin e kaluar, mbi përfundimin e shpejtë të luftës në Ukrainë, Trump tha:“Më pëlqen që ai e tha këtë. Sepse kjo do të thotë që ajo që po them është e drejtë”. Ndaj Vladimir Putinit do t’i pëlqente shumë një mandat të dytë i Trump.
Një rrezik edhe më i madh është se Trump do të vënë jë jetë dëshirën e tij për ta tërhequr SHBA-në nga NATO. Ai iu afrua kësaj në vitin 2018. Gjykata e Lartë nuk ka vendosur kurrë prerë, nëse presidenti është në gjendje të shfuqizojë traktatet e ratifikuara nga Senati, gjë që presidentët e kanë bërë rregullisht.
Ligjet e miratuara së fundmi për ta penguar Trumpin nga tërheqja e mundshme nga NATO pa pëlqimin e Kongresit, ka të ngjarë të mos i mbijetojë ankimimit në gjykatë. Dhe kjo mund të përshpejtojë një krizë kushtetuese dhe do të kërkojë vite nëpër shkallët e gjyqësorit.
Donald Trump nuk ka gjasa të pengojë aksin Pekin-Moskë. Ndërsa ai tërhoqi vëmendjen ndaj kërcënimit në rritje të Kinës, kufizimet e tij konceptuale e çuan në formula të thjeshtëzuara (tepricat tregtare janë të mira, deficitet të këqija).
Fjalimi i tij i ashpër, i dha mundësi të tjerëve ta vinin theksin tek shkeljet e mëdha të bëra nga kinezët, përfshirë vjedhjen masive të pronës intelektuale perëndimore, politikat tregtare merkantiliste, manipulimin e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe “diplomacinë e borxhit”, e cila i bën peng të Pekinit vendet që pranojnë me mendjelehtësi investimet kineze.
Që të gjitha këto janë kërcënime reale, por është e dyshimtë nëse Trump është i aftë t’u kundërvihet atyre. Tek e fundit, kokëfortësia e Pekinit dhe nxitja impulsive e Trump për një publicitet personal, përjashtuan edhe mundësinë më të vogël që ekzistonte për të shmangur abuzimet ekonomike të Kinës.
Në mandatin e dytë, Trump ka të ngjarë të vazhdojë të kërkojë të arrijë “marrëveshjen e shekullit” me Kinën, ndërsa proteksionizmi i tij, përveçse është një politikë ekonomike e keqe, do ta bënte më të vështirë përballimin e sfidës së Pekinit. Luftërat tregtare që ai zgjodhi të nisë me Japoninë, Evropën dhe të tjerët, e dëmtuan aftësinë tonë për ta shtuar presionin kundër shkeljeve të rregulloreve nga Kina.
Rreziqet afatshkurtra të Kinës për të prodhuar një krizë mbi Tajvanin, do të rriteshin shumë. Xi po e vëzhgon me kujdes luftën në Ukrainë, dhe mund të inkurajohet nga dështimi i Perëndimit atje. Një pushtim i ishullit nuk ka gjasa të ndodhë, por marina e Kinës mund ta izolojë ishullin, dhe ndoshta të pushtojë ishujt tajvanezë pranë Kinës kontinentale.
Humbja e pavarësisë së Tajvanit, që së shpejti do të pasonte dështimin e SHBA-së për t’i rezistuar bllokadës së Pekinit, mund të bindë vendet pranë Kinës që të zbutin raportet me Pekinin duke shpallur neutralitetin. Rënia e Tajvanit, do ta inkurajonte Pekinin të finalizonte aneksimin e pretenduar të pothuajse gjithë Detit të Kinës Jugore.
Shtetet bregdetare si Vietnami dhe Filipinet, do të ndalnin rezistencën e tyre. Tregtia me Japoninë dhe Korenë e Jugut, sidomos me naftën e Lindjes së Mesme, do t’i nënshtrohej kontrollit kinez, dhe Pekini do të kishte një qasje gati të plotë në Oqeanin Indian, duke e rrezikuar Indinë.
Dhe imagjinoni euforinë e Trump për rifillimin e kontaktit me Kim Jung Un të Koresë së Veriut, për të cilin ai u mburr dikur se “ne ramë në dashuri”. Trump i ofroi Phenianit të gjitha lehtësirat që kërkon, dhe mund të provojë ta bëjë sërish këtë. Një marrëveshje e pamatur mbi armët bërthamore, do të distanconte Japoninë dhe Korenë e Jugut, do të zgjeronte ndikimin e Kinës, dhe do të forconte aksin Pekin-Moskë.
Siguria e Izraelit, mund të duket një çështje, për të cilën vendimet dhe retorika e mandatit të parë të Donald Trump, duhet të ngushëllojnë edhe kundërshtarët e tij. Por që nga sulmet e 7 tetorit, ai e ka kritikuar ashpër kryeministrin Benjamin Netanyahu, dhe nuk ka asnjë fushë të politikës së jashtme, në të cilën mungesa e kufizimeve elektorale, mund ta çlirojë aq shumë Trumpin sa mbi Lindjen e Mesme.
Madje ekziston rreziku i një marrëveshjeje të re me Teheranin. Trump gati iu bind lutjes së presidentit francez Emmanuel Macron për të takuar Ministrin e Jashtëm të Iranit në gushtin e vitit 2019. Trump negocioi me talebanët marrëveshjen katastrofike të tërheqjes tonë ushtarake nga Afganistani, të cilën Biden e respektoi.
Mbivendosja e pikëpamjeve të Trump dhe Biden mbi Afganistanin, tregon mungesën e ndonjë filozofie mbi sigurinë kombëtare nga ana e Donald Trump. Edhe në hemisferën perëndimore, Trump nuk ndryshoi politikat e administratës Obama për Kubën dhe Venezuelën.
Afërsia i tij për udhëheqësit autoritarë, mund të çojë në një marrëveshje me Nicolás Maduron, dhe me cilindo figurë autoritare që sundon në Havanë. Duke pasur parasysh mendësinë izolacioniste dhe të shkëputur nga realitetit të Trump, janë të gjitha arsyet që të dyshohet në mbështetjen e tij për ndërtimin e mbrojtjes që na nevojitet urgjentisht.
Në fillim, ai besonte se mund të reduktonte shpenzimet e mbrojtjes, vetëm sepse aftësitë e tij si negociator mund të reduktonin kostot e blerjes së armëve të reja. Edhe pse e rriti buxhetin e mbrojtjes, ai shfaqi një shqetësim të madh për të, kryesisht nën ndikimin e ligjvënësve me pikëpamje izoloacioniste.
Në një rast ai shkroi në Twitter se buxheti i tij ushtarak ishte “marramendës” dhe se ai, Putin dhe Xi, duhet të diskutonin për të parandaluar një garë të re armatimesh. Trump nuk është dashamirës ndaj ushtrisë. Në biseda private, ai i druhej drejtuesve të saj. Një mandat i dytë i Trump, do të sillte një politikë kaotike dhe udhëheqje të pasigurt, të cilat aleanca Kinë-Rusi do të ishte shumë e etur për t’i shfrytëzuar.
A duheshin taksuar profesionet e lira dhe si u shndërrua taksimi progresiv në taksim regresiv?!Në një vend ku kultura e pagesës së taksave është e dobët, ku besimi se pagesa e tyre mund të shndërrohen në shërbime më të mira publike është i ulët, ku perceptimi që qytetarët nuk trajtohen drejtësisht nga sistemi është i përhapur, ku adminstrimi i mbledhjes së taksave le për të dëshiruar, edhe ku mazhoranca kishte vendosur të rrinte në pushtet edhe duke keq qeverisur, aplikimi i taksimit progresiv ishte i pamundur, siç edhe rezultoi.
Socialistët u mbështetën në fabulën intresante të taksimit progresiv “ku ai që fiton më shumë do të duhet të paguante më shumë”, por e zbatuan atë ekskluzivisht vetëm për të ardhurat nga punësimi duke përjashtuar nga tatimi progresiv jo vetëm të ardhurat nga investimet kapitale (interesa dividende qira) por edhe të ardhurat nga vetëpunësimi. Por socialistët nuk u mjaftuan me kaq .
Në 10 vjetë, me eksperimentet politike të pa studiuara të uljeve dhe përjashtimeve të njëpasnjëshme nga taksat, të cilat bëheshin jo pa qëllim para fushatave zgjedhore, ata cunguan dhe përkeqësuan karkateristikat e sistemit tatimor i cili sot shfaqet jo efektiv,i padrejtë, dhe jo neutral, cilësi këto të cilat zvogëlojnë bazën tatimore, nxisin evazionin dhe informalitetit, si dhe përkeqësojnë klimën e biznesit. Disbalanca më e madhe që krijuan socialistët ishte trajtimi tatimor i të ardhurave nga vetpunësimi.
Të vetëpunësuarit janë ata persona të cilët janë pronarë të vetëm ose bashkëpronarë të ndërmarrjeve të pa inkorporuara ose ndryshe të quajtur persona fizik. Ndryshe nga vendet e tjera, përfshirë këtu edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, problemi fillon me faktin që ligji shqiptar nuk i trajton të ardhurat nga vetëpunësimi si burime të ardhurave personale por gabimisht i trajton ato si të ardhura nga biznesi. Thënë këtë të vetëpunësuarit, në vend që t’i nënshtrohen tatimit mbi të ardhurat personale i nënshtrohen regjimit të përgjithshëm të tatimit mbi fitimin e biznesit.
Nuk e di nëse e keni harruar ju, por unë edhe ish minsitri Cani nuk mund ta harrojmë fushatën anti-informalitet të vitit 2015 e cila pa u ngjizur mirë, dhe pa arritur akoma rezultate u minua nga “kujdesi politik i barkut të Shën Mërisë së Kryeministrit ” i cili në 2016 përjashtoi bizneset e vogla me xhiro deri në 5 milion lek nga tatim fitimi si dhe reduktoi normën e tatim fitimit në 5% për bizneset me xhiro 5 deri në 8 milion. Gabimi u zgjerua më tej, kur pragu i patatueshëm për këto biznese, me një tjetër të rënë të lapsit u rrit nga 8 milion në 14 milion në vitin 2018. Në kërkim të mandatit të tretë “dashuria socialiste” hapi një tjetër të çarë të madhe në sistemin tatimor me përjashtimin tërësisht nga tatim fitimi i bizneseve me xhiro nën 14 milion lek, ku futeshin edhe të vetpunësuarit.
Në Shqipëri ka rreth 255.640 individë të vetëpunësuar. Bazuar në të dhënat administrative, pothuajse 98.7% e pagave të raportuara nga të vetëpunësuarit janë në nivelin e pagës mininale, edhe paga mesatare e deklaruar e të vetpunesuarve në 2021 ishte 39.340 lekë. Thënë këtë pas 2021 kontributi i vëtëm që të vetpunësuarit japin në të ardhurat e buxhetit të shtetit është pagesa e sigurimeve shoqërore. Hendeku i barrës efektive tatimore midis punësimit dhe vetpunësimit pas ndryshimeve të 2021 u bë mesatarisht 21.4 pikë përqindjeje. Kështu që individët në mënyrë që të minimizonin barrën e tyre tatimore u riorganizuan në biznese të vogla si të vetëpunësuar duke ofruar shërbimet e tyre kryesisht profesionle si nënkontraktorë në vend që të regjistroshin në listat e pagave si të punësuar.
Për më tepër, personat fizikë, shumica e të cilave janë të regjistruar si të vetëpunësuar, janë gjithashtu të avatazhuar në krahasim me bizneset e tjera të organizuara në forma të tjera juridike ( si SHPK apo SHA ) pasi ato nuk paguajnë tatimin mbi dividentin. Të vetëpunësuarit mund të bëjnë investime kapitale në formën e objekteve apo pajisjeve dhe të ardhurat e tyre që janë de facto kombinim i të ardhurave nga puna nga edhe kapitali taksohen me 0 %.
E parafytyroj ndonjë nga koleget e mia socialiste që reciton tribunave duke thënë :“Mbështetja e madhe tek vetëpunësimi e bën Shqipërinë një vend të jashtëzakonshëm në rajon, sepse përqindja e të vetëpunësuarve (nga punësimi total) është mbi 50 për qind në Shqipëri, më e larta në rajon edhe gati sa dyfishi i Serbisë e cila renditet ne vend të dytë sipas vlerësimve të ILO” E saktë, por dardha e ka bishtin mbrapa. Struktura e të vetpunësuarve tregon cilësinë e vetpunësimit dhe pse u vendos të tatohen nga ato vetëm profesionet e lira.

Grafiku i mësipërm tregon se ndryshe nga mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, shumica e të vetpunësuarve në Shqipëri rreth 57 % e tyre janë individë me aftësi edhe arsim të ulët, ndërsa mestarja e Ballkanit Perëndimor i të vetpunësuarve në këtë kategori është 42%. Ndërsa vetëm 9% e të gjithë të vëtpunësuarve janë me arsim të lartë në këtë kategori futen edhe profesionet e lira. Fakti që vetëpunësimi është më i përhapur tek individët me aftësi dhe arsim të ulët, reflektohet nga fakti që niveli më i lartë i varfërisë, pas të papunëve rezulton tek të vetëpunësuarit. Në Shqipëri rreth 45% që individëve që jetojnë në varfëri deklarojnë që janë të vetëpunësuar.
Një ekonomiste tjetër e majtë Joan Robinson e cila ka prezantuar për herë të parë konceptin e papunësisë së fshehur ose ” papunësisë së maskuar”, do t’u thoshte socialistëve optimistë se krijimi i kësaj armate “të jashtëzakonshme” të vetpunësuarish ku njerzit punojnë me marzhe të ulta fitimi ose ndryshe punojnë për sigurimin e një rroge minimale, nuk është gjë tjetër veçse papunësi e fshehur.

Ka dhe një penalizim tjerër që ngre shqetësimin për një sistem tatimor de facto regresiv. Në shumicën e juridiksioneve, që aplikojnë tatimin progresiv jo të gjithë individët përballen me të njëjtën barrë tatimore vetëm në bazë të ardhurave. Në disa vende, ka lehtësime shtesë tatimore për ciftet që rrisin fëmijë. Shumica e vendeve të OECD-së të cilat aplikojnë tatimin progresiv ofrojnë përfitime për familjet me fëmijë përmes dispozitave tatimore preferenciale, duke ulur kështu barrën tatimore për individët me persona në ngarkim edhe fëmijë, qofshin këto të punësuar ose të vetpunësuar. Ndërsa në Shqipëri një individ që ka fëmijë, apo persona të tjerë në ngarkim paguan për të njëjtat të ardhura të njëjtën barrë tatimore sa një individ beqar.
Ndaj nëse shikojnë strukturën e familjeve të cilat jetojnë në varfëri ajo tregon qartazi përse ka rënë lindshmëria edhe pse politika e bonusit të bebeve ishte e pamjaftueshme edhe pa efekt.
Për sa më lart socialistët aktualë nuk mund të ofronin përveçse “një rregullim” të shpejtë e minimal në sistemin e shpropocionaur progresiv tatimor ku dividendin nuk kanë nguruar ta taksojnë edhe me 8% , ku të ardhurat e tjera taksohen me 15% ndërsa të ardhurat nga puna taksohen deri në 23%. Përfshirja e profesioneve të lira ose 9% të vetpunësuarve në skemën e taksimit progresiv përmbush vetëm kalkulimet politike të socialistë ndërkohë që edhe efekti i ketij ndryshimi do të jetë i papërfillshëm në buxhetin e shtetit pasi xhiro e tyre vjetore është vetëm sa 1% e PBB-së.
Socialistët aktualë janë detyruar të ofrojnë andërën e radhës në sistemin tatimor progresiv, edhe ne duhet ti kuptojmë dreqi e mori! Ato nuk mund të taksojnë, të papunët që me anë të zerimit të taksave i shndërruan në të vetpunësuar edhe votues por nuk i nxorrën nga varfëria.
Ndërsa të majtët (nëse ka ndonjë të tillë akoma ndër socialistë ) e dinë mirë që sistemi i tatimit progresiv është projektuar për të arritur barazi vertikale edhe horizontale duke taksuar nivelet më të larta të të ardhurave me norma më të larta, edhe duke synuar një rishpërndarje më të mirë. Një qeveri e majtë do të kujdesej të siguronte barazi horizontale në taksimin ku së pari llojet të ndryshme të të ardhurave personale përkatësisht, ato nga puna dhe kapital trajtohen në mënyrë të ngjashme;
Së dyti kjo do t’i hapte rrugë konceptit të të ardhurave personale kumulative; së treti kjo do të conte në rritjen e bazës tatimore do të mundësonte rishikimin e shkallëve tatimore dhe normat përkatëse, duke futur edhe shkallë e norma më të ulta të ndërmjetme; edhe së katërti taksimi progresiv ofron mundësi të jashtëzakonshme për të arritur rishpërndarje më të mirë dhe për të ofruar politika sociale efikase siç mund të jetë njohja e shpenzimeve të zbritshme për të gjithë të punësuarit apo të vetpunësuarit të cilët rrisin fëmijë, marrin kredi për shtëpinë e parë , apo për të nxitur sjellje të caktuara në shoqëri siç mund të ishte sigurimi i pronës nga fatkëqësitë natyrore.
Por hartimi i politikave tatimore është zanat, ndërsa qeverisja sipas socialistëve është thjesht mandat!
Një incenerator i dytë për paratë e shqiptarëve, miliona euro për të ushqyer “Tigrat” e KESH-itEdhe pse çmimet e energjisë në tregun europian janë normalizuar, (100euro/MWh) Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH do të nisë punën me termocentralet lundrues, që ndodhen në Triport të Vlorës.
Anijet prodhuese u morën në vitin 2022 kur lufta në Ukrainë nxiti një krizë botërore të energjisë dhe një megavatorë kushtonte deri në 500 euro, por nuk u futën kurrë në punë.
Tashmë, që Shqipëria po përjeton një moment të mirë energjetik nga HEC-et dhe fotovoltaiket, KESH ka hapur një tender për të blerë 4.000 ton karburant për dy anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 2”, për t’i testuar ato dhe më pas për t’i vënë ato në punë.
Kompanitë e interesuar duhet të parqesin ofertat e tyre deri në datën 9 shkurt, në një adresë e-mail të vën në dispozicion nga Korporata. Më herët, ky dikaster shpalli edhe kompaninë fituese që do të depozitojë dhe ngarkojë – shkarkojë lëndën djegëse për funksionimin e 2 termocentraleve lundrues në Vlorë.
Me një ofertë prej 7.2 mln euro fituese u shpall “La Petrolifera Italo – Albanese”, që është gjithashtu mbajtëse e koncesionit të terminalit të përpunimit të naftës dhe nënprodukteve të saj, i pozicionuar në afërsi të 2 impianteve të gjenerimit të energjisë.
Këto anije që prodhojnë energji llogaritet se i kushtojnë buxhetit të shtetit 63 mijë euro në ditë vetëm për qiranë dhe për dy vite që parashikohet të jenë funksionale, 72 mln euro.
“Ma bëj hallall o bir, babait ia hëngrën k*rvat lekët”- shqiptarja i jep fund jetës në GreqiNjë grua shqiptare ka vrarë veten në Pirgo të Greqisë, pas tradhëtisë së bashkëshortit të saj.
Fatbardha Pali u gjet e varur me litar nga Policia. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin.
Shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhëtia e së shoqi,por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.
Këtë tregon vetë viktima në një shkrim të publikuar nga vetë ajo në Facebook, ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve të saj në familje.
“Turp te keni e mos e befshi piken e hajrit sa te jeni gjall ma lat cunin jetim ma bej hallall o bir babit ja hengren kurvat leket dhe un u detyrova ti djegi shpirti sic me dogji mua . Me futi ne kurth lona me miren. Se ato kishin qen para meje ke ai ju thash do marr i hak ilirit. Xhulio leket i ka lona me drriten se i kerkova ndarje ilirit hoqi leket nga banga mos i ndante ma bej hallall bir i mamit me ndyrsirat nuk rrohet. Mos e befshin piken e hajrit o zot…”, shkruan viktima.
Ngjarja ka shokuar opinionin vendas. Banorë të zonës thonë se viktima ishte njeri pa probleme dhe mjaft punëtore. Ajo la mbas një djalë.
“Ti je shushunjë”, Sara dhe Erjola përplasen për BardhinNjë debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e sotme në oborrin e shtëpisë së Big Brother Vip, mes Erjolës dhe Sarës.
Erjola është shprehur se Sara rri gjithë kohës me Bardhin dhe nuk është e përfshirë në lojë, por një gjë e tillë është kundërshtuar modelja e cila pretendon të kundërtën.
Pjesë nga debati:
Erjola: Ti je gjithë kohës me Bardhin dhe se di fare ku je këtu
Sara: Ça lidhje ka Bardhi. Ne flasim për buxhetin, ju Bardhi Bardhi Bardhi
Erjola: Po pra
Sara: Mos më bërtit në vesh
Erjola: Ti nuk je e përfshirë në muhabet, nuk e di fare, je gjithë kohës andej
Sara: Ku jam?
Erjola: Nuk e di, je cepave të shtëpisë
Sara: Po ti që je në gjumë?
Ejola: Po normal se isha në gjumë se kam qenë sëmurë
Sara: Po, mirë, ca lidhje ka
Erjola: O Zot sa opinion të shpifur ka
Sara: Mund të them çfarë të dua
Erjola: Që kur thua Ejola në gjumë, në gjumë je ti
Sara: Për cdo gjë thoni Bardhi Bardhi
Erjola: Rri o Sar, vëre atë në gjumë dhe futu në lojë
Sara: Duhet të të jap ty llogari, e do me shkresë
Erjola: O shushunjë, na li të flasim
Sara: Do bëhesh meme
Erjola: Mos ma ngri zërin