Aplikacion
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka paralajmëruar se opozita do të zhvillojë një protestë ditën e hënë në orën 16:30 te Parlamenti.
Komentet Noka i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se protesta do të mbahet për fjalën e lirë dhe parlamentarizmin normal.
Ai shtoi se protestat do të diversifikohen dhe të gjitha aktivitetet ditore të opozitës do të mbyllen te rruga poshtë pallatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilën e quajti “Parlamenti i Shpresës”.
“Kanë përjashtuar zonjt deputete, sepse ky regjim nuk pranon që ti të protestosh në mënyrë shumë të thjeshtë me pankarta në dorë. Atëherë çfarë do bëjmë. Ne do të thërrasim një protestë të hënën në orën 16:30 tek Parlamenti, do të jetë një tjetër protestë.
Një protestë tek Parlamenti, për fjalën e lirë, për parlamentarizmin, kundër Lindës së Parlamentit që është kukull me telekomandë.
Diversifikimi është do ta nisim aty, do të bëjmë protesta të tjera, drejt mosbindjes civile. Çdo aktivitet ditor do ta ketë mbylljen te Parlamenti i Shpresës. Ne do të zbatojmë çdo lloj pike të protokollit të mosbindjes civile”, tha Noka.
Zhdukja e Ervis Martinajt, Balla: RENEA ka kërkuar 2 muaj në det për trupin, policia ka një pistëMinistri i Brendshëm Taulant Balla teksa ka folur rreth fatit të Ervis Martinajt, i njohur si bosi i lojërave të fatit, i cili rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022 konfirmoi se forcat speciale RENEA kanë kryer kontrolle për të gjetur trupin e tij në një zonë detare në jug të Shqipërisë.
Polumbarët e RENEA, për gati dy muaj kanë kërkuar në det, tha ministri Balla. Megjithatë ai shtoi se nga kërkimet nuk ka patur rezultat duke shtuar se “ndoshta kërkimet vazhdojnë diku tjetër”.
Pjesë nga biseda
Pyetje: Çështja e Ervis Martinajt, nuk dihet a është gjallë apo ka vdekur, apo ka bërë operacion plastik siç thonë sepse ka shumë lekë?
Gazetari: Polumbarë të Renea kanë kërkuar në një zonë në det, pasi mendohej se trupi mund të ishte hedhur në det. Nuk është gjetur gjë, edhe pse polumbarët kanë qëndruar 6 ditë në këtë zonë.
Ministri Balla: Kërkimet aty kanë vazhduar 2 muaj, jo 6 ditë, por ndoshta kërkimet vazhdojnë diku tjetër.
Ministri Balla: Policia shtetit ka një pistë (për Ervis Martinaj), ka disa deklarime të disa personave që kanë njohuri dhe informacion që duhet të ndërlidhjen.
Arben Ahmetaj tregon se si Rama sulmoi ministrat e tij me anë të Top ChannelAkuza të forta janë drejtuar ndaj “Top Channel” nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në daljen e tij të parë publike pas largimit nga Shqipëria.
Ahmetaj tha se “Top Channel” e ka sulmuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, lidhjet e për goditjet ndaj tij shkojnë nga Rama te “Top Channel”, te Ben Blushi, te Mirel Mërtiri dhe Adriatik Doçi.
“Besoj se me ndonjë batutë do t’ju përgjigjet kryeministri, ndonjëherë kur ta pyesni, do t’ju bëjë batutën e radhës të dardhave, mollëve dhe pjeshkave që vërtiten aty. Dhe në mbledhje të kryesisë tha, u kërkoj ndjesë shqiptarëve, nënave dhe motrave, por edhe të gjithë qytetarëve, ka përdorur shprehjen; do të shkojë në të s’ëmës ai që prish unitetin e partisë. Kërcënimi i parë. Njerëzit që më njohin, shpesh e dinë se jam edhe impulsiv. Kam qenë në dilemë të madhe, por që në 24 atë ditë vendosa të mos flisja. Mendova që mosha ime, gati 55 vjeç nuk duhet të jetë më impulsiv dhe besoj se kam bërë mirë se do të kisha thënë gjëra që në qetësi të plotë nuk do t’ja falja vetes për humbje etike. Unë do të veja në të s’ëmës dhe ky do të më çonte mua në të s’ëmës. Le të bëjë dhe të qeverisë me batuta sa të dojë. Në vazhdim, siç ju thashë që unë nuk isha pjesë e dosjes Elbasan dhe Fier, dhe u sajua pjesa e mercenarit. I është dhënë dosja e mercenarit te Sofra e Ariut. Atë dosje ndoshta dikur, ndoshta, e ka pasur, nuk i bie në qafë, Mireli. Mireli ja ka dhënë Blushit. Blushi ja ka dhënë Ramës.
Ramës i ka humbur dhe e ka gjetur, Adriatik Doçi, mercenari. Lidhje shumë interesante. Pyeti, tani drejtorin e ujësjellësin e Tiranës që është sot, Kacidhja, çfarë e lidh me Adriatik Doçin, dreka dhe darka. Mos ndoshta përgatitje për goditjen ndaj prokurorëve. Çfarë e lidh dreka dhe darka para dy javësh. Çfarë e lidh ujësjellësin e Tiranës, me Adriatik Doçin. Apo ajo që e lidh Doçin me oligarkët tek resorti i Rolling Hills. Çfarë e lidh. Nuk është për t’u diskutuar nga unë, se është përdorur si instrument i paguar. Dhe menjëherë filloi Top Channel. Top Channel e filloi goditjen gjatë periudhës që kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë për pronësinë. Kjo është një kapitull tjetër që ndoshta do të takohemi sërish dhe do të flasim. E mbajti tre muaj. Vuri reklamë në Big Brother. Fëmija im i madh ka kaluar një periudhë shumë të gjatë në depresion. U llahtaris me 20 shoqe kur e pa. Cili ishte korrupsioni im? Tre muaj nuk ka mbajtur luftën e Kosovës, ai televizion, luftën e Ukrainës, më mbajti mua. Në njërën anë më thoshin, shiko se ai ka qenë armiku jonë. Unë historikisht kam qenë mik i ish-pronarit. Madje periudhën që fatkeqësisht humbi jetën, në 2007, po diskutonim të hynim bashkë në biznes, kur unë isha jashtë politikës. Pra nuk kam qenë ndonjëherë armik i TCH”, nënvizoi ish-zv.kryeministri.
Ahmetaj thotë se pronari i vërtetë i inceneratorëve është Erion VeliajArben Ahmetaj tha sot në një intervistë se pronari i vërtetë i inceneratorëve është Erion Veliaj e jo Mirel Mërtiri.
“Po mirë, Erion Veliaj a e ka urdhëruar inceneratorin e Tiranës, landfillin e Tiranës që x, y, kompani të mos paguajë. A nuk është kjo veprim i një pronari faktik. Pse dy standarde gjithandej. Pse dy standarde me Ahmetaj, për 3 muaj kërkohet urdhër-arresti. Cila ishte rrezikshmëria që paraqisja unë. Pse Trump, Sarkozy, Beqja, Olta Xhaçka, të gjithë më fal, këta hetohen në liri dhe kështu duhet të jetë, unë nuk i uroj burgun as armiqve të mi që më kanë hyrë në shtëpi. Se është koncept feudal. Kur gjykata të vendosë, dhe dyshoj shumë sepse është përmbysur sistemi në Shqipëri. Sot në vend që prokuroria të kishte siklet nga gjykata, sot gjyqtari është nën presion të SPAK. Rrimë tek inceneratori i Tiranës. Ku janë 60 milionët? Shkohet te Taulant Tusha, gjynah, kam pasur e kam respekt. Këto janë qesharake. Ku janë 60 mln. Pse nuk ka përgjigje ku janë 60 mln. Dakord a janë investuar aty. Ku janë 60 mln, kush televizion i ka marrë, për çfarë fushate i ka përdorur. Ku janë si llogari. Ku janë? Dmth po të hetohet Tirana dilet e vërteta. Pse i bihet rrotull. Çfarë është arsyeja që i bihet rrotull. Duke filluar që nga 1 janari unë jetoj aty ku jetoj, në një shtëpi në pronësi të bashkisë së atij qyteti. Këtë gallatën që jeton në luks, në vilë. Jetoj aty në atë vend që jetoj, jetoj zyrtarisht në një shtëpi pronë e bashkisë së atij qyteti”, u shpreh ish-zv.km.
Në përditësim…
Ahmetaj: Pas sulmeve nga Rama, më kërcënuan 3 herë mua dhe familjen timeIsh-krahu i djathtë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj tha se është kërcënuar tre herë me jetë, bashkë me nënën e djalit të tij dhe djalin.
Ahmetaj tha në intervistë se pas sulmeve të njëpasnjëshme nga Edi Rama, ai u kërcënua njëherë nga burgu dhe dy herë drejtpërdrejtë.
“Jam kërcënuar tre herë nga njerëz të panjohur. Njëherë në telefon nga burgu. Dhe dy herë drejtpërsëdrejti. Të jem i sinqertë kur kërcënimi kaloi te gruaja që mbante fëmijën tim, me fëmijën tim tek liqeni, nuk e lashë më të më ikte si me demek trim i madh unë se shkoi te fëmija. Hera e fundit ka qenë tek rrethi tek liqeni, ku kisha shtëpinë me qira. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të thotë kryeministri të vejë të s’ëmës dhe pastaj të dalë e të thotë se po të isha unë gjykatës e prokurori, do ishte më keq, sigurisht për çfarë do më kërcënonin mua. Këtë e kam ndarë me shumë shërbime”, u shpreh Ahmetaj.
Ai tha dhe se vetë kreu i qeverisë e ka kërcënuar gjatë një mbledhje të kabinetit, kur e kishte akuzuar për prishje uniteti.
Më pas vetë kryeministri, sipas Ahmetajt është shprehur “të shkojë në të sëmës ai që prish unitetin”.
Në përditësim…
Sinjali i Ahmetaj: Nëse hetohet inceneratori i Tiranës, shkon lart fare! Veliaj-Balluku më sulmuanIsh-zv.kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, u shpreh në një intervistë se goditja e tij erdhi nga “qendra e Tiranës”.
Duke nënkuptuar kështu Erjon Veliajn dhe Belinda Ballukun, dikur vetëm rival politikë të tij, Ahmetaj tha se në rast se hetohet inceneratori i Tiranës “shqiptarët llahtarisen. Shkon lart fare!”
Ish zëvëndësi i kryeministrit, tha se Rama e sakrifikoi atë të bëhej ‘kokë turku’ pasi duhej një i tillë për aferën e inceneratorëve.
Në përditësim…
Ahmetaj në SyriTV: E dija që do më godisnin që në 2021-shin. Kolegët nuk pinin as kafe me muaIsh-zv.kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, në një intervistë të pazakontë nga arratia, shprehet se çdo goditje ndaj tij ishte e frymëzuar politikisht.
Për SyriTV, i akuzuari nga SPAK për korrupsion lidhur me inceneratorët, tha se kishte indikacione të hershme për sulmin e tij.
“Kolegët e mi kishin frikë të pinin kafe me mua, si në kohën e qoftëlargut. Unë jam larguar për pushime, por refuzova të kthehesha kur u kërkua imuniteti im. Nuk më ka ndihmuar askush. Kryeministri më zhveshi nga funksionet politike dhe unë isha i përgatitur për goditje”, tha Ahmetaj.
Ish numri dy i qeverisë tha se dosja e SPAK është bazuar në supozime.
Qeveria ndërron mendje për llotot, dhe shqiptarët do të marrin licencë: Të përfshihet dhe SPAKLigji për bastet online mbetet dhimbje koke për qeverinë Rama. Për herë të tretë ai u rikthye sot në Kuvend, ku përsëri nxiti debat mes socialistëve, të vetmit në komision.
Pa një dokument konkret, kreu i komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi ndërsa tregoi ndryshimet që priten të votohen. Ai tha se një ndër propozimet është edhe licencimi i subjekteve shqiptare, e jo vetëm të huaj, sipas eksperiencës së tyre në këtë sektor.
Për këtë, zv.ministrja e Financave Vasilika Vjero tha se në një subjekt aplikues kërkohet që njëri nga aksionerët të ketë eksperiencë në një vend të huaj për 3 vite dhe ai që do e drejtojë aktivitetin në Shqipëri të ketë të paktën 30% të aksioneve.
Për monitorimin e kësaj industrie, Shalsi tha se do t’i jepet me koncesion një kompanie private. Duke theksuar se është një treg që nuk mund të formalizohet 100% e as 60%, janë parashikuar disa masa, ndër të cilat ajo e ‘mirroring’.
Mirroring apo pasqyrimi do të thotë që çdo veprim i lojtarëve reflektohet në serverin pranë AMLF-së dhe ministrisë së Financave. Po ashtu, Shalsi tregoi se janë menduar disa masa edhe për parandalimin e konflikteve të interesit, si p.sh punonjësit e administratës në dikastërin e lojërave të fatit.
Më tej, zv.ministrja Vjero tha se janë rishikuar edhe disa kritere për llotarinë kombëtare dhe bingot televizive, që nga ulja e moshës nga 21 në 18 vjeç për pjesëmarrje e deri tek masa e fitimit që shpërndahet për fituesit. Ajo sqaroi se 50% e fitimit të llotarisë kombëtare do të rishpërndahet nëpër bileta, nga 60% që ishte më herët, apo 80% për bingot.
Deputeti socialist Erion Braçe kundërshtoi përsëri draftin, duke këmbëngulur për taksim të lojtarëve dhe jo vetëm operatorëve.
“Nga çdo 100 lekë i luajtur ne të marrim 1.5 lekë, e papranueshme. Ne duhet të pranojmë pretendimin e tyre se në 100 lekë, 90 i shpërndajnë për lojtarë? Që ta pranoj duhet të jem i çmendur. Këta bëhen copash duke vrarë njëri-tjetrin për 4.3 lekë në 100 lekë? Duhet të jesh i çmendur ta besosh. Unë kam propozuar ndryshime në taksim. Lojtarët fitues janë pa taksa dhe mbeten pa taksa, nuk shkon të mos paguajnë asnjë lloj tatimi për ata që fiton”, tha deputeti Braçe.
Ai kërkoi edhe miratimin e SPAK për të gjitha masat e parashikuara në projektligj, lidhur me rrezikun e pastrimit të para./Zoom.al
Një Zarf i Zi mbërrin në shtëpinë e BBVA: Të gjithë në televotim! (Arsyeja)Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e BBV3 pasi banorët kanë thyer rregullat e lojës së rezistencës.
Të lidhur secili në çift, ata nuk duhet të përdornin duart, por disa prej tyre e kanë thyer, duke pirë cigare. Sipas vendimit të vëllait të madh, për shkak të mos respektimit të rregullave, të gjithë shkojnë në televotim dhe njëri prej tyre lë shtëpinë të shtunën.
“Banorë në komunikimin që vëllai i madh ju dha për lojën e rezistenës, thuhej se ju do të lidheshit vet dhe vetëm Erjola do tju ndihmonte për nevojat tuaja personale, pasi duart duhet të ishin të bllokuara. Disa prej jush kanë thyer rregullat, duke nisur fillimisht nga Juli dhe pasuar nga banorët e tjerë që vijuan të pinë cigare
Vëllai i madh komunikon se do të shkoni të gjithë në një televotim ditën e shtunë dhe njëri prej jush do të largohet nga shtëpia brenda së njëjtës natë. Loja e rezistencës vazhdon. Vëllai i Madh ju rikujton të ndiqni rregullat”-thuhej në zarfin e zi.
Fqinja tregon bisedën e fundit me Eleni dhe Ornela Vangjelin: Folëm të shtunën…
Dhorkë Lulani është fqjnja e Eleni dhe Ornela Vangjelit që kontaktoi për herë të fundit me to.
Biseda e fundit me to ishte të shtunën. Lulani tregoi se kishte folur me Ornela Vangjelin kur po e çonte nënën në spital prej problemeve me frymëmarrjen. Por që prej atij momenti, ajo nuk kontaktoi dot më me to.
Rrëfimi i fqinjes:
Me Ornelën kam komunikuar të shtunën, ajo më tha që kiahte shtruar nënën e saj në spital sepse kishte vështirësi në frymëmarrje.
Ornela më kërkoi të shihja nëse e kishte mbyllur derën e banesës së saj apo e kishte lënë hapur.
Unë shkova kontrollova derën e shtëpisë së saj dhe i thashë që derën e ke të mbyllur.
Gjatë këtyre ditëve kur kam dalë nga shtëpia, kam trokitur tek dera e Ornelës, por nuk më është përgjigjur njeri.
Edhe pse kur kam parë derën nga afër, më është dukur sikur brenda kishte çelës.
U shqetësova sepse me Ornelën nuk po kontaktoja më.
Ornela ishte edukatore në Vithkuq, dje dhe sot erdhën kolegët e punës për ta kërkuar, trokitën edhe ata por dera nuk u hap.
Unë mora në tel edhe mbesën e tyre, por as ajo nuk dinte gjë.
Sot erdhi djali nga Greqia, tentoi të hapte derën, por dera ishte e mbyllur nga brenda.
Më pas, me ndihmën e zjarrfikses dhe policisë dera u hap, por i gjetën të pajeta.