zoom

Day Archive“Ai nuk e do. Kanë tërheqje seksuale”, ish-banorët e BBVA 2 komentojnë çiftin Ilnisa-Meriton

Ilnisa dhe Meritoni janë një nga çiftet më të përfolur në shtëpinë e Big Brother VIP. Edhe pse nuk ka një zyrtarizim të lidhjes së tyre, ata i kanë shprehur pëlqimin njëri – tjetrit.

Por si shihet nga jashtë kjo marrëdhënie? Ish banorja e kësaj shtëpie në edicionin e kaluar, Efi Dhedhes ka deklaruar në Big Brother “Fan Club” se ajo çka ndjen Ilnisa është e vërtetë. Por nuk është njësoj nga Meritoni, që sipas Efit po e shfrytëzon për t’u fuqizuar.

“Meritoni të njëjtën gjë bënte me të gjitha gocat derisa përfundoi me Ilnisën. Ilnisa ka vërtetë një pëlqim ndaj tij. Ndërkohë ai po merr forcë dhe fuqi nga ana e Ilnisës. Madje dje kur ishin te holli dhe u hodh pyetja, ai e theksoi se “po marrëdhënie e tyre është shoqërore, por jo Ilnisa”, tha Efi.

Ndërsa për Ronaldon, Ilnisa-Meriton do të jenë një ndër çiftet më të suksesshme të këtij Big Brotheri.

“Ilnisa-Meritoni një ndër çiftet më të suksesshëm të këtij Big Brother VIP-i. Ata shesin më shumë sesa një marrëdhënie normale Sara-Bardhi dhe Ilnisa është gocë televizioni, e di mjaftë mirë këtë. Tërheqje seksuale dhe afeksion mes tyre, por që unë nuk besoj se është e vërtetë”, u shpreh Ronaldo Sharka.

Abuzimi me të mitur, ndryshon Kodi Penal. Rritet mosha seksuale në 16-vjeç dhe dënimi

Pak ditë pas skandalit të mjekut Dervish Hasi që shfrytëzonte seksualisht një të mitur, qeveria po konsideron të ndryshojë Kodin Penal.

Kodi penal sipas TCH do të ndryshojë dhe seksioni i krimeve seksuale nga 8 nene që ka tani do të ketë 23. Sipas Draftit të hedhur për diskutim  që Top Channel disponon, mosha për të shprehur dakortësinë për të hyrë në një marrëdhënie seksuale do të rritet nga 14 në 16 vjeç. Po ashtu parashikohet të rritet edhe dënimi.

Sipas ndryshimeve kryerja e akteve me natyrë seksuale me një person të mitur të moshës deri gjashtëmbëdhjetë vjeç, do të dënohet me  burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Përjashtim do të ketë vetëm kur I mituri hyn në një raport intim me një person deri në 2 vite më të madh se ai.

Vetëm gjatë janarit, 6 të mitura kanë rënë pre e krimeve seksuale.

Në Divjakë një e mitur 14 vjeç ishte martuar ndërkohë në Pogradec një 12 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga djali i bashkëjetueses së nënës.

Ndërkohë tronditës ishte dhe rasti i shfrytëzimit seksual që i ishte bërë për gati 2 vite një vajze tani 16 vjeç nga një 42 vjeçar me profesion mjek duke e prezantuar si gruan e tij të 4.

Nga ana tjetër 3 të mitura 15, 16, 17 vjeç në një fshat të Fushë Krujës shfrytëzoheshin për prostitucion për rreth 6 muaj nga 4 të rinj.

Kjo panoramë ka sjellë në vëmendje kodin penal i cili një marrëdhënie seksuale me një të mitur mbi 14 vjeç nuk e cilëson kriminale.

“Duke vendosur në ligji moshën 14 vjeç si moshë e lejuar për dakordësinë për të kryer marrëdhënie seksuale, deri në 18 vjeç ky ligj ka një vakum. Ka mangësi gjithashtu  në lidhje me diferencën që ka personi që hyn në marrëdhënie me të miturin. Nuk e cakton sa duhet të jetë. Duhet hequr edhe përcaktimi për pjekurin seksuale se në këtë formë ulet akoma mosha dhe mjekësia ligjore detyrohet të nxjerrë raporte të sforcuara për të justifikuar marrëdhënie.“-shprehet eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Në zë i veçantë i është dhënë dhe veprave penale si dhuna seksuale, ekspozimi i të miturve në akte seksuale, manipulimi, prostitucioni dhe pornografia me të mitur etj.

“Naimi mu lut që të vrisja Liridonën”, zbardhen dëshmitë e bashkëpunëtorëve të Murselit

Dy të dëshuar të tjerë për përfshirjen në vrasjen e Liridona Ademajt kanë dhënë dëshmitë e tyre, që nga blerja e armës nga bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli e deri tek dakordësia për t’u bërë pjesë e krimit.

Fillimisht, Tom Dodaj, ka pranuar në dëshminë e tij se ia ka shitur armën e krimit, Naim Murselit e Granit Plavës.

Në dëshmitë e dhënë për median Paparaci, Dodaj rrëfen ngjarjen e shit-blerjes së armës te Naim Murseli, por mohon të jetë i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai tregon armën ia ka shitur për 280 euro, ku Naim Murseli ka bërë ‘pazar’.  Dodaj tregon se Murseli e Plava e kanë provuar armën në oborrin e tij.

“Atë dit i ishte prish goma e makinës, në veturë pas kthimit më ka thënë se kam një armë 1 mijë euro. Unë i kam thënë e kam 250 euro, më ka thënë a bën me e shiku. E kanë provuar armën në oborr.

E kanë armën dhe kanë thënë kur të kthehemi do marrim dhe fishekët. Vlera e armës ka qenë 250 Euro, ndërsa fishkët ia kam shitur për 30 Euro. Biseda ka zgjatur një orë. Nuk më kanë tregu asgjë, por as unë nuk i pyeta.

Armën e kam blerë para 5-6 vjetëve prej personave të Shqipërisë. Ta kisha dit, do ta kisha raportuar por e kam marrë vesh nga mediat. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me organet e drejtësisë“, thuhet në dëshminë e Dodajt.

Kushtrim Kokalla, i përfshirë drejtpërdrejtë në vrasjen e Liridonës, ka rrëfyer në dëshminë e tij të dhënë në polici se Naim Murseli e ka lutur rreth një vit më parë që ta kryejë vrasjen e 30-vjeçares, madje i ka ofruar edhe para.

Kushtrim Kokolla, i cili është kushëriri i Naim Murseli, është shprehur se nuk ka pranuar ta kryejë vrasjen e Lirdonës.

“Vlen të ceket se Naimi prej afër një viti mua më ka lutur që të e kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që të bëj këtë punë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet në dëshminë e Kokallës të siguruar nga Paparaci.

Ndërkohë, pjesëtari i FSK ka rrëfyer se ka qenë vetë ai që ka njohur Naim Murseli me Granit Plavën, ndërsa ka treguar se ka pasur dijenë që ka qenë pikërisht kushëriri i tij porositësi i vrasjes së 30-vjeçares.

“E kreva këtë punë”, mësohet se i ka thënë Naim Murseli kur u takuan së bashku pas vrasjes së Liridonës.

Dëshmia:

Naim Murseli e kam djalin e dajës dhe të hallës. Ndërsa Granit Plavën e kam bashkëfshatar dhe njihemi që kur kemi qenë të vegjël. Unë nga Gjakova në Prishtinë ditën e vrasjes së Liridonës kam udhëtuar me Granit Plavën.

Naimi dhe Graniti njihen me njëri tjetrin prej 1 jave, ndoshta 2. Naim Murseli më ka ftuar tek shtëpia e tij dhe ai ishte vetëm, jemi takuar, kemi qëndruar aty rreth 1 orë dhe kemi biseduar rreth shtëpisë së tij të re. Kur doja të shkoja në shtëpi, Naimi ka insistuar që të vijë me mua dhe të më dërgojë në shtëpi. I thashë do të shkoj me një shokun tim, Granitin pasi ai ndodhej në qytet. Së bashku me Naimin kemi vazhduar dhe jemi takuar me Granitin në hyrje të autostradës.

Gjatë bisedës, Naimi e ka pyetur Granitin se me çfarë merret. Graniti iu është përgjigjur se merret me gjithçka, aty nuk është biseduar ndonjë gjë tjetër. Unë u ktheva në shtëpi me Grantin dhe Naimi është kthyer në shtëpi të vet. Po atë natë, Naimi më ka shkruar në Ëhatsapp dhe më kërkoi numrin e Ganitit dhe ia dërgova.

Pas 2-3 ditësh më mori në telefon dhe më ta merre me vete Granitin dhe hajde në udhëkryq të Klinës.

Unë kam gyrë në kredi para 1 viti për Naim Murseli në një shumë 25 mijë euro. Pagesën e kredisë ma jep në dorë. Po atë natë kur më dha paratë për këstin e kredisë, 300 euro, ai gjithashtu i dha Granitit 500 euro dhe i ka thënë “kënaqu”.

Kam mbetur i shokuar sepse nuk kam pasur idenë pse ia dha ato para Granitit. Aty kemi qëndruar rreth 1 orë. Nuk më ka treguar arsine pse e donte kredinë, por më tha që do ti paguaj brenda vitit.

Në datën 29.11.2023 më ka kontaktuar Naimi dhe më pyeti ku isha, i thashë se më ishte prishuar makina dhe se po e rregulloja.

Ai ka inisuar që të takoheshim vetëm 5 minuta, u takuam në qytetin e Gjakovës rreth orës 09:30 të mëngjesit. Aty më ka thënë që “duhet kryer kjo punë” për vrasjen e gruas së tij, sepse rreth 1 vit më parë mua më ka lutur mua që ta kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që ta bëj këtë punë dhe mos ma thuaj më kurrë.

Atë ditë më tha që po e thirr Granitin dhe po takohem me të. Pastaj unë jam ndarë nga Naimi dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me të deri në orët e mbrëmjes, diku rreth orës 22:00 kur më ka kontaktuar në telefon një shok dhe më ka thënë ai i ke parë lajmet.

Aty kam kuptuar për rastin e vrasjes së gruas së Naimit. Sapo morëm lajmin së bashku me familjen kemi shkuar në Prishtinë në stacionin e policisë për të pritur sa të përfundonin procedurat.

Pastaj unë për të mos e lënë vetëm Naimin, kam qëndruar së bashku me të për ti qëndruar afër dhe kemi shkuar në një hotel në Prishtinë.

Në momentin që hymë në dhomë, Naimi më ka thënë “e kreva këtë punë”. Jam shokuar menjëherë dhe kam thënë se nuk dua të di asgjë lidhur me këtë.

Pastaj po atë natë Graniti më thirrur për të shkuar me të në një klub nate dhe më ka dërguar video në Snap nga diskoteka. I thashë që nuk vij sepse kam një rast. Kam menduar që ta raportoj në polici, por isha i shokuar dhe e di që kam gabuar, jam frikësuar shumë për familjen time.

Sot më datë 1 dhjetor 2023, gjatë varrimit të së ndjerës jam takuar me Naimin ku i kam shprehur ngushëllime, por që nuk kam pasur bisedë me të.

Kur shkuam të merrnim fëmijët në Gjakovë që kanë qenë tek gruaja e vëllait të Naimit, gjatë rrugës duke u kthyer për në shtëpi kemi parë policinë duke shkuar tek shtëpia e Granitit. Aty Naimi më ka pyetur a e kisha armën me vete.

I thashë që nuk e kam me vete, por në shtëpi. Para më ka ofruar për rastin, por nuk kam pranuar asnjëherë, as para dhe as pas rastit.

 

Po udhëtonin përmes Serbisë, sulmohen dy autobusë pasagjerësh nga Kosova

Dy autobusë të një kompanie udhëtimi nga Kosovë janë sulmuar me gurë ditën e sotme teksa udhëtonin përmes Serbisë.

Mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Përfaqësuesi i kompanisë së mjeteve që ranë pre e sulmeve ka thënë për mediat në Kosovë se në vendngjarje ka mbërritur dhe policia dhe se dhe përveç autobusëve të tyre janë gjuajtur me gurë edhe mjete tjera.

“Me gurë na kanë gjuajtur, xhamin e ka thyer. Dy autobusë, njëri duke shkuar e tjetri duke ardhur, s’ka pas të lënduar. Ka ndodhur pas mesnatës, 12:30 apo 01:00. U kanë policia po s’ka mundur me i gjet ata, u kanë në vendin e ngjarjes, se edhe tjerë autobusë i kanë sulmuar”, ka zbuluar ai.

U gjet i vrarë në pyll, shqiptari në Itali dyshohet se ishte në një lidhje homoseksuale

Lidhjet homoseksuale të 39-vjeçarit dyshohet se janë shkak i vrasjes së Bledar Dedjas, të riut shqiptar që u vra rreth një javë më parë në pyllin e Paderno del Grappa në Itali.

Kjo është pista në të cilën janë fokusuar hetuesit, të cilët zbulimin e misterit të vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar, i cili raportohet se bënte një jetë të dyfishtë.

Gruaja e tij kishte punësuar një dedektiv privat gjithashtu disa vite më parë pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën.

Marrëdhënia e tyre ishte ftohur edhe pse asnjëri prej tyre nuk kishte vendosur t’i jepte fund, ndoshta për të shmangur pasojat për dy fëmijët e tyre të vegjël.

Hetuesit janë fokusuar në rrethin e njohjeve të kopshtarit shqiptar, po shqyrtojnë bizesat e tij, profilet në rrjetet sociale, tabulatet e telefonit por edhe klubet që ai frekuentonte.

Karabinierët kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, duke përfshirë miqtë dhe të afërmit e viktimës, i cili u godit me thikë të shtunën pasdite në pyllin e Paderno del Grappa dhe u gjet mëngjesin e së dielës (21 Janar) nga një mik i tij me të cilin kishte lënë një takim për të shkuar në peshkim.

39-vjeçarit u gjet me pantallona dhe të brendshme të hequra. Vendndodhja e krimit është një vend i frekuentuar për takime romantike dhe mënyra se si ai u godit me mbi 20 herë me thikë (përfshirë atë fatale në mushkëri) çuan menjëherë në dyshimin për një krim pasioni.

Për të zgjidhur misterin, hetuesit kanë kqyrur kamerat e sigurisë punlike dhe private që po ekzaminohen, pamjet mund të jenë vendimtare për të kuptuar se me kë po takohej Dedja.

Hetuesit besojnë se kopshtari shqiptar mund të jetë futur në kurth nga personi me të cilin kishte rregulluar takimin për të kryer marrëdhënie seksuale.

Dhe se pikërisht në ato momente intime është sulmuar nga pas nga një person tjetër për çështje nderi./Ilgazzettino

10 poezi nga Ismail Kadare në 88-vjetorin e tij

Ismail Kadare (28 janar 1936), feston sot ditëlindjen e tij. Në të gjithë karrierën e tij si shkrimtar, ai e ka prezantuar denjësisht Shqipërinë kudo në botë, duke u nominuar disa herë për çmimin Nobel.

Ky 28 janar na rikujton disa nga poezitë më të bukura të tij, të cilat mund t’i lexoni dhe t’i dedikoni.

Ti dhe Hëna

Kësaj nate me hënë të vjeshtës
Dola fushës të bredh kuturu.
Retë shtohen me vrap pa reshtur,
Hëna duket aty-këtu.
Porsi vetë mendimet e mia
Po më shtyhem ndër mend më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.
Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të, kurse ti
në ëndërrimet e mia pa jetë
perëndim s’do të kesh kurrsesi.
Edhe kur kujtesa
Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s’do të harroj.
Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.
Ndarja erdhi
Po iki larg teje…
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë…

Pa ty

Ti ike udhës së pafundme
Ku zverdhin drurët gjetherënës
Mbi gjokse pellgjësh tani tundet
I arti medalion i hënës.
Lejlekët ikën.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,
Me negativin e një filmi.
Tani në fusha shkoj menduar
Ku nis të fryjë erë e ftohtë,
Ka ca mullarë yë gjysmuar
Duken që larg si Don Kishote.
Ç’të bëj, po them me vehten time
Në këtë orë të vonë të muzgut,
Ku qerrja baltave bën shkrime
Të lashta sa Gjon Buzukut?
Do të shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në gryke e di që do të më ngelet
I ftohti medalion i hënës.

Të huaj jemi

Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç’ish për t’u thënë është thënë,
Si gurët që zënë vend në tokë,
Në jetë vend ne kemi zënë.
Drejt njëri-tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por natën, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh brenda,
Një shteg që vetëm ti e di.
Pastaj si në rrugica parqesh
Shëtit me cirkovolucionesh
Hyn nëpër ëndrra i shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.
Por kur mëngjesi zë afrohet,
Nis shqetësohesh befas ti
Dhe heshturazi del perjashta
Nga shtegu që veç ti e di.
E dita vjen. Rrjedh prapë jeta
Dhe ne të dy, si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.

Ti ishe për mua

Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja
Troja që unë dot s’e pushtoja.
Ti ishe për mua e pakuptueshme,
Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske

Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
T’i përqafoja flokët e dendura.
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
Se gjithë grekët kur ra Troja.

Vetëm në ëndrra m’ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske.

Një vajzë

Duke të puthur pa të dashur
në shpirt ai ty të plagoi,
buz’përgjakur nga t’kuqt e tu
si vrases tinëz shkoi.
Krenar që ty “të shtiu në dorë”
gjith’ shokve emrin tënd ju tha.
Pran’ gotës birrës për ty folën
në park të dielave ata..
Dhe ti e vetme mbete
bosh mbenë sytë e tu në net bilbilash
si sheshi i shkretë ku porsa ndodhi
një katastrofë automobilash…
Tani, kur shkon rrugës së Dibrës
ata me sy të ndjekin pas.
Dikush me brryl i bie shokut,
-e sheh filanen? e ka pas…
Dhe ti ul koken, shpejton hapin
t’arrish tek shoqja sa me shpejt
të përsërisësh fjalët standart
Ah njëlloj jane te gjithe djemt’.
Te dyja t’ulura pranë radios
do ndizni heshtur një cigar’,
tek supi i saj nën fjalë lajmesh
një çast dremitja do të marr
dhe do të cojë në një rrug’ tjetër
më gjerë, më bukur, dhe me re.
Atje ne sfond fabrikash njerzit
nga këmbet s’do t’u vënë re.
Atje tek ecesh në mes turmash,
në një grup djemsh, ndoshta midis,
dikush me brryl do t’i bjer shokut,
-e sheh filanen? ishim miq…

Kristal

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej
Si të harroj un’dalngadalë,
Si vdes tek unë kujtimi yt
Si vdesin flokët dhe gjithçka.
Tani kërkoj unë posht’e lart
Një vend ku ty të të lëshoj.
Një strofë a notë a një brilant
Ku të të lë, të puth, të shkoj.
Në s’të pranoftë asnjë varr,
Asnjë mermer a morg-kristal,
Mos duhet vall’ prap’ të të mbart
Gjysmë të vdekur, gjysmë të gjallë ?
Në s’gjetsha hon ku të të hedh
Të gjej një fushë a një lulnajë
Ku butësisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.

Ti qave

Ti qave dhe më the me zë të ulët
Se unë të trajtoja si prostitutë.
Atëhere lotëve të tu s’ua vura veshin,
Te desha, pa e ditur se të desha.
Një mëngjes të beftë kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazët m’u duk,
Ahere e kuptova ç’kisha humbur,
Ç’kisha fituar kuptova gjithashtu.
Më rrëzëllinte si smerald mërzija,
Dhe lumturia ngrysej si një muzg me re.
Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyja
secila m’e bukur se tjetra qe.
Se ish i tillë ky koleksion bizhush
Që dritë e terr lëshonte njëkohësisht,
Që njëqindfish etjen për jetën shtonte,
Por dhe që vdekjen ndillte njëqindfish.

Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq :
« Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç ».
Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë ?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.
Vjeshtë tiranase

Pa formë është qielli, si tru idioti
mërzitshem trotuaret shiu i qull
një kalimtar, një ombrellë, gjëmon moti
një biçikletë kthesën merr me vrull.
Pa forme është qielli, si një mendim idioti…

Kohë e pamjaftueshme

S’kam kohë të harroj shumë gjëra
Që nga mendja ti nxjerr përjetë.
Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat
Do t’më duhen së paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq për Danten,
Për frëngjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta gratë do të jem duke fshirë
Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.
Si udhëtari me peshë të tepërt
Para avionit që niset pas pak
I ngarkuar rëndshëm ende
Do t’afrohem tek varri humbak.
Nga supet si ta heq këtë barrë?
Ku ta hedh këte peshë, si?
Me të s’mund të zbres atje poshtë
Por as lart dot s’e lë kurrsesi.
I menduar gjer në çast të fundit
Nga mosthënia, nga pengu tragjik,
Një shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do t’ju bëj të gjithëve e do ik.

Në parkun që mbuluan fletët

Në parkun q’ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.
Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.
Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s’e shtypën dot.
Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti…

 

What the SPAK?

Përkufizimi i “Organizatës Kriminale” në ligj:

“Organizata kriminale është forma më e lartë e bashkëpunimit, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona dhe që dallohet nga shkalla e veçantë e

– organizimit,

– strukturimit,

– qëndrueshmërisë,

– kohëzgjatjes,

si dhe nga

– qëllimi për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale.

Organizata kriminale, për realizimin e qëllimeve të saj,

– PËRDOR FORCËN,

– mjetet e tjera të KËRCËNIMIT,

– nënshtrimin dhe heshtjen për shkak të pjesëmarrjes dhe veprimtarisë së saj,

për të kryer vepra penale, për të siguruar, në çdo mënyrë, administrimin ose

VËNIEN NËN KONTROLL

– të veprimtarive ekonomike,

– të KONÇESIONEVE,

– autorizimeve,

– sipërmarrjeve dhe shërbimeve publike,

për të realizuar

– përfitime ose avantazhe të padrejta për vete a personat e tjerë ose

– për të NDALUAR A PENGUAR USHTRIMIN E LIRË TË SË DREJTËS SË VOTËS gjatë fushatave zgjedhore, si dhe veprimtarive të tjera të ngjashme me to”.

Shpjegimi i këtij neni sipas jurisprudencës sonë, qenka aq i qartë saqë duket se të gjithë “Damianët” që përmban dosja “184”, janë kujdesur veçanërisht që ta shkelin pikërisht këtë nen në çdo gërmë…

Nëse s’merresh me këtë dosje, me “WHAT the SPAK” do merresh o… SPAK…?!

SPAK YOU!

Pranë Bardhit në BBVA, por Sara ka lënë një lidhje jashtë. Ja fotot që tradhëtuan Miss-in

Ish-miss Globe dhe moderatorja, Sara Gjordeni, aludohet se ka lënë pezull një lidhje jashtë.

Në llogarinë e saj në “Instagram” Sara ka një foto ku shfaqet duke i kapur dorën e një mashkulli e ulur në serdilen e pasme të makinës.

La pezull një lidhje jashtë? Ja fotot e postuara në qershor

Sara nuk i ka fshire fotot e postuara në muajin qershor. Nuk e dimë nëse ndoshta Sara thjesht i ka harruar ti fshije apo është ne një lidhje jashtë.

La pezull një lidhje jashtë? Ja fotot e postuara në qershor

Sara së fundmi ka filluar një njohje në “Big Brother Vip” me reperin Bardhi ku të dy ata kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin.

Kosto e jetesës në Tiranë më e larta në rajon, sa gjysma e New York

Tirana është shtrenjtuar sërish krahasuar me vitin e shkuar duke mbajtur këtë vit vendin e parë si kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon.

Numbeo, që mat indeksin e kostove të jetesës sipas kryeqyteteve në botë, përcakton se në fillim të këtij viti, Tirana ka një indeks prej 44.9%, matur me koston e jetesës në raport me qytetin e Nju Jorkut, që e ka këtë tregues 100%.

Ky tregues është rritur me 0.4% krahasuar me matjet e 2023-shit, të publikuara në korrik.

Indeksi i kostos së jetesës (pa qiranë) është tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë produktet ushqimore, restorantet dhe transportin.

Treguesi specifik më i shtrenjtë në Tiranë është ai i blerjes në supermarkete, sa 42.3% e mesatares së Nju Jorkut, ndjekur nga kostoja e një vakti në restorant, 39.3%. Indeksi i qirave në Tiranë vlerësohet sa 12.8% e Nju Jorkut.

Në janar 2024 kostoja mesatare për një familje me 4 persona është 231.8 mijë lekë ndërsa kostoja për një person të vetëm është 64.9 mijë lekëpa përfshirë qiranë në të dyja llogaritjet. Sipas Numbeo, kostoja e jetesës në Shqipëria është 55% më e ulët se ajo në SHBA.

Tirana dhe Beogradi më të shtrenjtët në rajon, Prishtina më e lira

Më e lirë në rajon është Prishtina 32.6%, ndjekur nga Shkupi në Maqedoninë e Veriut (36.7%) dhe Sarajeva në Bosnjë Hercegovinë (37.4%).

Ndërsa pas Tiranës më të shtrenjtët në rajon janë Beogradi në Serbi (43.2%) dhe Podgorica në Mal të Zi (40.2%). Tirana dhe Beogradi prej vitesh kanë patur tipikisht diferencë shumë të vogël në treguesit e kostos së jetesës.

Qytetet më të shtrenjtë në botë ndodhen në Zvicër, si Zyrihu, ku kosto e jetesës është sa 122% e mesatares së Nju Jorkut. Koston më të ulët të jetesës në raport me Nju Jorkun e kanë qytete në Rusi dhe Ukrainë (29-27.9%)

“S’kisha lekë as për autobus”/ Eliona rrëfen fillimet në ekran: Jam paragjykuar

Aktorja dhe influencerja Eliona Pitarka ka rrëfyer për herë të parë vështirësitë e mëdha që kishte në hapat e parë për t’u bërë pjesë e ekranit.

Ndërsa ishte e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ajo tha se për të shkuar në punë duhet të merrte dy autobusë dhe në disa raste nuk kishte para as t’i paguante.

“Duke qenë se më ndjekin jo vetëm nëna por edhe vajza të reja në rrjete sociale, të tregoj që jo çdo gjë vjen me një kërcitje gishtash, duhet ta kuptojnë se duhet të punojnë fort për të arritur gjërat. Kur kam nisur unë isha në provë në programin në të cilin punoja, dëshira ime shumë e madhe për të marrë pjesë, isha në provë pa pagesë. Më është dashur të shkoj dy muaj në provë.

Nuk kisha të ardhura, ishte sakrificë të merrja dy autobusë, ka pasur raste që një stacion e paguaja, tjetrin e bëja në këmbë se nuk kisha para për biletën e dytë, se e kisha goxha larg dhe ndërroja dy autobusë për të shkuar deri aty, por këtë nuk e thoja për asnjë moment atje që shiko se…, në asnjë moment, thjesht doja që të fokusohesha që t’i bindja ata që unë vleja, sepse më dukeshin vogëlsira, pavarësisht se ishin sakrifica, kishte raste që shkoja në këmbë.

Ndërsa bëja rolet e vajzës provokuese, edhe jam gjykuar nga publiku duke thënë se hë se ajo i ka gjërat lehtë, dilja nga puna dhe merrja dy autobusë për të shkuar në shtëpi. Jam paragjykuar, duke thënë që pas kësaj mund të fshihet një partner, i cili i mundëson çdo gjë që e mban me para dhe askush nuk e dinte këtë që sapo thashë. Është hera e parë që unë po e them këtë gjë,”- tha Eliona./ Zoom.al