Aplikacion
Këtë të martë një nga banorët e “Big Brother Vip” la shtëpinë, pas votave të publikut.
Ledion Liço lexoi emrin e Alfio Rrotanit si të eliminuar, për të cilin nuk pati asnjë mundësi kthimi sepse kur hapi biletën e fatit në studio, ajo ishte vetëm vajtje dhe jo vajtje-ardhje.
Alfio u eliminua pasi doli në nominim me Merin, Heidin, Gazin dhe Gabrielen.
Publiku pati mundësi të votojë për ta duke zgjedhur banorin më të preferuar, por votat për Alfion ishin të pamjaftueshme.
Ndodh puthja e parë në “Big Brother”Në momentin që Ledion Liço po lexonte emrat e disa prej banorëve të dalë në nominim që shpëtuan nga eliminimi sepse publiku i votoi si të preferuar, në shtëpinë e “Big Brother Vip” ndodhi puthja e parë.
Ajo u shkëmbye mes Merit dhe Meritonit, si një premtim i mbajtur nga astrologia.
Meri kishte premtuar se nëse nuk eliminohej, do të shkëmbente një puthje me Meritonin dhe kur Ledioni i lexoi emrin si e preferuar nga publiku, ajo mbajti fjalën.
Meritoni: E mbajta fjalën.
Ledioni: Meri të lutëm na kapi emocioni i eliminimit dhe atë puthjen tendë shkarazi nuk e kemi, mund ta puthësh edhe njëherë.
Meri: Patjetër, e cila u çua dhe i dha puthjen në buzë.
Çfarë diskutuan dje banorët:
Meritoni: Çka do ndryshosh nëse vazhdon të qëndrosh në shtëpi?
Meri: Do të të puth ty, e sigurt. Japim premtimet
Meritoni: Dashuri më jep fjalën.
Meri: Është premtim para publikut.
Meri: Ku do të të puth mo vlla?
Meritoni: E din ti.
Meri: Është shumë private kjo puthje, do ta tregojmë për publikun, por ndoshta jo për banorët.
Ngrica të forta në rrugë dhe mjegull, si parashikohet moti për nesërPër ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, por gradualisht pritet depërtimi i masave ajrore relativisht më të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët, si dhe rritje të temperaturave, kryesisht në vlerat e mesditës. Në akset rrugore të relieveve malore priten ngrica të forta, ndërsa në zonat luginore edhe shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-8m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -12 deri 4°C
në zona e ulëta -7 deri 17°C
në zona bregdetare -1 deri 16°C
Një ish-efektiv i RENEA-s plagosi veten me armë.
Sipas Policisë së Tiranës, fjala është për 37-vjeçarin Bledar Beluli, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në afërsi të “Casa Italias”.
Armën e zjarrit, sqaroi policia, ish-efektivi e kishte me leje.
Bledar Beluli u dërgua në spital pas ngjarjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Zgjohet policia pas vdekjes së Meritës: Shoferin që e përplasi e arrestuam të nesërmenU deshën të kalonin nëntë ditë dhe të njoftohej lajmi për ndarjen nga jeta të Merita Ferracakut që Policia e Tiranës të zgjohej dhe të bënte një reagim zyrtar për mediat për aksidentin që i mori jetën të resë.
Vetëm pak orë pasi në media qarkulloi lajmi se Merita Ferracaku nuk e kishte fituar dot betejën në spital, ndërkohë që institucioni i policisë ishte në heshtje totale dhe kishte fshehur ngjarjen, Policia e Tiranës reagoi pas kritikave.
Në njoftimin për mediat, Policia e Tiranës sqaroi se shoferi që përplasi për vdekje 36-vjeçaren Merita Ferracaku është një 22-vjeçar, i arrestuar një ditë pasi ndodhi aksidenti.
Mirëpo, Policia e Tiranës nuk dha asnjë shpjegim pse për gjithë këto ditë arrestimi i të riut nuk u konfirmua për mediat, përmes një reagimi zyrtar, siç policia sjell gjithmonë në çdo rast aksidenti, qofshin ato edhe vetëm me dëme të vogla materiale.
Po këtë herë, kur Merita Ferracaku u përplas te vijat e bardha kur doli nga puna, me pasoja fatale për jetën, çfarë e pengoi policinë të komunikonte me median e përmes saj, me publikun?
Më poshtë, reagimi i plotë i policisë:
Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ju informojmë se:
Më datë 15.01.2024, në orën 01:30, është bërë arrestimi i shtetasit R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Ky shtetas, më datë 14.01.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasen M. F., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte shtetasi R. A., nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.
Mbrëmjen e sotme, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, shtetasja M. F., ka ndërruar jetë.
Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Habit gjinekologu: Burrat shqiptarë nuk dinë të bëjnë s*ksGjinekologu Shkëlqim Balili bëri një deklaratë që bëri xhiron e rrjetit.
Ai, në një intervistë në “Klan”, akuzoi burrat shqiptarë se nuk dinë të kryejnë marrëdhënie seksuale, duke argumentuar se seksi është një proces biologjik, që ka nevojë për pjesëmarrjen e të dy palëve, për të dhuruar dashuri, mirëkuptim dhe afrimitet.
Mirëpo këto elementë, sipas gjinekologut, iu mungojnë burrave shqiptarë.
Shkëlqim Balili: Dua t’ju them që marrëdhënia seksuale ose seksi, është biologji, është natyrë, është jetë. Seksi, meqë është një nevojë biologjike, është një nevojë e mirëqenies, e mbijetesës dhe e jetëgjatësisë. Po ta marrim në kuptimin mjekësor, seksi ka mbi 20 të mira fondamentale, thelbësore. Seksi duhet kuptuar si një biologji dhe jo si një seks mekanik. Dhe çifti, që të arrijë në një marrëdhënie seksuale, nuk mund të arrijë menjëherë, me një pamje ose me një shikim, me një formë trupi, me një shikim në rrugë. Seksi kërkon patjetër një afrimitet, kërkon një miqësi, kërkon një dashuri, kërkon intimitet. Intimiteti është baza që ruan lidhjen, që ruan lumturin, që ruan komoditetin, që ruan gjithçka. Seksi bashkon një evropian me një afrikan, bashkon dy njerëz që nuk njeh fare dhe që i lidh njohja, i lidh afrimiteti, i lidh dashuria. Për shembull, unë di të them që në Shqipëri seksin nuk dinë ta bëjnë.
Katerina Trungu: Por pse mendon kështu doktor?
Shkëlqim Balili: E para, epiqendrën e drejtimit të seksit e ka burri. Burri është ai që vendos. Unë e kam thënë edhe në një bisedë tjetër, burri duhet të jetë dirigjenti i aktit seksual, madje të gjejë edhe violinën e vogël përse nuk punon. Dhe e dyta është kjo: seksi ka faza. Meshkujt janë sprint, femrat janë maratonë. Burrat janë sprint, madje janë kërkues, shpeshherë janë të paaftë. Seksi kërkon kohë, biologjikisht, femrës i kërkon kohë.
U përplas te vijat e bardha, Merita ndërron jetë pas 9 ditësh në spital. Policia fsheh ngjarjenPas nëntë ditësh e shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, Merita Ferracaku nuk mbijetoi dot pasi u përplas nga makina.
Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ajo ndërroi jetë, një lajm i konfirmuar për mediat nga kolegët e saj, të cilët po ashtu denoncuan aksidentin e rëndë të ndodhur në zonën e “Ali Demit” më 14 janar.
Merita Ferracaku u përplas nga një makinë kur po kalonte vijat e bardha, në momentin që sa kishte dalë nga puna. Aksidenti i rëndë ndodhi në zonën e njohur si ish-Poligrafiku.
Aksidenti nuk u bë mediatik sepse policia fshehu ngjarjen, duke mos sjellë asnjë njoftim për shtyp për të dhënë informacion për shkaqet e aksidentit apo çfarë ndodhi me shoferin që shkaktoi aksidentin.
Sipas kolegëve të Meritës, personi që e aksidentoi nuk është në burg dhe po mbrohet nga autoritetet. Për këtë arsye, ata kërkojnë drejtësi për Merita Ferracakun.
FOTO-LAJM/ Meta dhe Kryemadhi në spital, presin pas dyerve të reanimacionitKreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë fotografuar në një spital.
Në momentin e fotografisë, Meta dhe Kryemadhi ishin në ambientet e spitalit privat.

Ata po prisnin jashtë dyerve të reanimacionit.
Meta dhe Kryemadhi kanë të shtruar një të afërm të tyre në spital dhe po prisnin për t’u informuar nga mjekët për gjendjen e tij shëndetësore.
Importet e prodhimeve të fushës po marrin terren, rritje me 12% më 2023, eksportet vetëm 3%Dy vitet e fundit importet në sasi të prodhimeve bujqësore, kryesisht zarzavateve janë rritur me ritme dyshifrore në një kohë që eksportet e këtyre produkteve kanë ulur ndjeshëm ritmet e rritjes.
Të dhënat e INSTAT mbi tregtinë e jashtme tregojnë se gjatë vitit 2023 u importuan 47 mijë tonë zarzavate nga vendet e huaja për tregun tonë me një rritje 12 % në raport me vitin 2022.
Në krahun tjetër eksportet e zarzavateve drejt vendeve të tjera shënuan 148,7 mijë tonë me 2023 me një rritje vetëm 3 %. Para pandemisë Covid-19, sidomos gjatë dekadës 2010-2020 eksportet e prodhimeve shqiptare të fushës janë rritur me ritme dyshifrore.
Gjatë viteve të fundit mbjelljet për eksport janë rritur nga investimet në sera dhe shtimi i kapaciteteve të grumbullimit, magazinimit dhe eksportit.
Në vend që Shqipëria të zgjerojë më tej volumet e eksporteve bujqësore për shkak të konkurueshmërisë së kushteve klimatike, po vërehet se motori eksporteve po xhiron në minimum. Në njërën anë kapacitetet prodhimit po mbeten në vendnumëro nga braktisja e fshatit, kryesisht të rinjtë dhe nga ana tjetër dobësimi i euros ka demotivuar eksportuesit për të gjetur tregje të reja.
Teksa një mori faktorësh kanë ndikuar në dobësimin e ritmeve të rritjes se eksporteve bujqësore, faktorë të tjerë ndikuan në rritjen e importeve. Në vitin 2023 vendi u përball me një kërkesë jo të zakonte për turizëm. Mbi 10 milionë të huaj vizituan vendin duke mbajtur në ekuilibër konsumin për ushqime që jashtë sezonit turistik është në vështirësi nga pakësimin e popullsisë rezidente.
Importet po favorizohen edhe nga ndryshimet e strukturës së bujqësisë. Fermat e vogla për vete-konsum po mbyllen masivisht nga emigracioni i të rinjve dhe plakja e popullsisë në fshat. Tani shumë fermerë që prodhonin për vetën janë kthyer në konsumatorë të tregut duke rritur nevojën për import, pasi kërkesa nuk plotësohet nga prodhimi vendas.
Vitin e kaluar prodhimi vendas ishte i pakët, teksa kërkesa ishte më e lartë.. Çmimet e zarzavateve kryesisht qepët dhe patatet u rritën më shumë se 25 për qind vitin e kaluar dhe aktualisht një pjesë e nevojave në tregun vendas po mbulohen me import.
Eksportuesit e prodhimeve bujqësore nuk janë optimistë për rritjen eksporteve edhe këtë vit, teksa çmimet kanë qenë të qëndrueshme dhe në trend rritës, tha, Laurat Mulliqi, Kryetarë Shoqatës së Eksportuesve të Perimeve.
Sektori i eksporteve po përballet në përgjithësi me sfidat që po ndeshen edhe bizneset e tjera. Në veçanti, ky sektor haset me sfida shtesë që lidhen kryesisht me cilësinë e produkteve të prodhuara nga fermerët shqiptarë, madhësinë e fermës që nuk krijon kushtet për siguri dhe cilësi të produkteve, por edhe me rritjen e kostove në të gjithë zinxhirin e furnizimit deri në mbërritjen e produkteve në tregjet e huaja./ Monitor
Rike Roçi tregon “sekretet” e saj: Më tradhtoi i dashuri, por e kisha unë fajinRike Roçi ndau me banorët brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” një pjesë nga jeta e saj personale.
Teksa vajzat ishin mbledhur me njëra-tjetrën për të treguar historitë e tyre të dashurisë, Rikja zbuloi se në një marrëdhënie, ajo ka qenë e tradhtuar.
Megjithatë, Rike Roçi shtoi se një pjesë e fajit ishte e saj sepse ajo nuk kushtoi vëmendjen e duhur në lidhje.
“Unë kam qenë e tradhtuar, por gabimi ka qenë i imi, sepse në atë lidhje unë isha e përqendruar aq shumë në vete saqë e anashkaloja. Ai nuk ndjente përqendrimin tim në histori, unë isha për punë sa andej, këndej, shiheshim shumë pak. E doja por isha shumë e angazhuar. E fala, por nuk ishte me asgjë ashtu si në fillim. Totalisht shumë ndryshe”, u shpreh Rike Roçi.