zoom

Day ArchiveSpektakël golash! Barcelona feston në Sevilla, Ferran Torres mostruoz

Barcelona mund 2-4 Betisin në Estadio Benito Villamarín (Sevilla), në një sfidë të La Liga, plot me emocione. Katalanasit treguan “dhëmbët” në pjesën e parë. Ferran Torres zhbllokoi takimin në minutën e 21-të, pas një asist të Pedit. Lewandowski dyfishoi shifrat në të 45-tën, por goli u anulua për Offside.

Ferran Torres krijoi idenë se gjithçka do ishte e lehtë për Barçën, pasi “tundi rrjetën” në minutën e 48-të. Ish-mesfushori i Real Madrid, Isco me dy gola të shpejtë barazoi shifrat.

Në fundin e sfidës, Lewa me shokë festuan golin e Joao Felix. Për t’i shuar një herë e mirë shpresat e skuadrës së Pellegrinit mendoi Ferran Torres. Me këtë sukses, Barcelona renditet në vendin e 3-të me 44 pikë. Betis aktualisht është në vendin e 9-të, jashtë Europës./ Zoom.al

U përjashtua nga “BBVIP” pas deklaratave për gruan, reagon Klodian Duro: Ishte ironi

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro ka reaguar në lidhje me përjashtimin e tij nga Big Brother Vip, pas deklaratave të tij të paprecedenta për dhunën ndaj ish-gruas dhe kërcënimeve që u bëri banorëve.

Duro, në reagimin e tij në Facebook ka pranuar se deklarata ishte e gabuar dhe që i kishte lënë vend keqinterpretimit.

Gjithashtu i kërkoi ndjesë publikut dhe u uroi suksese banorëve.

Reagimi i Klodian Duros:

Une, Klodian Duro, ju njoftoj qe rrugetimi im ne Big Brother VIP eshte nderprere sot.

Shkak eshte bere nje deklarate e gabuar, nisur si ironi, e tepert tani qe e shoh me ftohtesi dhe qe i le vend keqinterpretimit.

Me vjen keq qe nuk arrita dot te percillja mesazhet e duhura tek te cilat besoj vertete dhe do t’i deshmoja gjate qendrimit ne shtepine e Big Brother.

Nje ndjese shume e sinqerte i shkon publikut dhe u uroj suksese te gjithe banoreve!/ Zoom.al

Përjashtimi i Klodian Duros/ Meritoni i hedh fajet Rozës: S’duhej t’ia bëje atë pyetje

Meriton Mjekiqi ka akuzuar Roza Latin si përgjegjëse për eliminimin e Klodian Duros nga BIig Brother Vip 3, duke i thënë se nuk duhej t’i bënte pyetje që e qasën drejt deklaratave për dhunën ndaj ish-gruas dhe kërcënimeve ndaj banorëve.

Roza është habitur nga ajo çfarë i ka thënë Meritoni, ndërsa shtoi se do e pyeste dhe për gjyqin, por nuk i ishte dhënë mundësia.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: S’duhet t’ja bëje atë pyetje

Roza: Po ça i bëra Klodit? Po ça i jepni rëndësi

Meritoni: S’duhet ta qasje në atë mënyrë

Roza: Po me ça qasje o lal se po më çudisni. Unë për çështjen e gjyqit akoma se kisha pyt, por do e bëja. Do i thoja të ka dal te klipi prezantimit gjyqi, ça ishte ai muhabet?

Meritoni: Ja ke përmend

Roza: Ça je tu fol? Po të them se kisha pyet për asgjë akoma. Po do e pyesja sepse jam e para këtu që e pres ta pyes një burrë që dhunon gruan e vetë. Por do gjeja momentin.

Kujtojmë se mbrëmë, pas prime-t, Klodiani, në një bisedë me banorët tha: “Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!”

“Asnjëherë vëlla, larg qoftë. Nuk je ti ai. Kurrë nuk je ti ai. Unë e di që s’je ti ai. Harroje atë, ndërro muhabet, mos ta dëgjoj më”, iu drejtua Meritoni, por ish-futbollisti vazhdonte me deklaratën ku pohonte se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Vëllai i Madh moiri menjëherë masa, duke e përjashtuar nga gara.

“Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme, që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron nga gara. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën”, thuhej në zarfin e Vëllait të Madh.

EMRI/ Familjarët denoncuan zhdukjen e tij, gjendet i vdekur shqiptari

Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur pa shenja jete në një zonë pyjore në Paderno del Grappa, Treviso, Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se në trupin e 40-vjeçarit Bledar Dedja janë konstatuar plagë të shumta thike në kokë dhe në gjoks.

Ka qenë familja e tij ajo që ka ngritur alarmin për zhdukjen e 40-vjeçarit që banonte në Asolo, pasi prej mbrëmjes së të shtunës nuk kishin patur asnjë kontakt me të.

Për herë të fundit ishte parë në zyrën publike ku banonte, dhe pasi policia ka nisur kërkimet, ai është gjetur i vdekur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një Mercedes i bardhë, i cili nuk dihet se kujt i përket.

Gjumë i parehatshëm dhe zgjime të shpeshta gjatë natës? Zbuloni disa hapa për të fjetur sa më mirë

Vështirësitë me të cilat përballet çdo kush nga ne çdo ditë për të fjetur janë të zakonshme për shumë njerëz. Hulumtimet thonë se rreth 50 deri në 70 milionë njerëzit kanë vështirësi të bien në gjumë gjatë natës.

Do të pritej që për një problem kaq të përhapur të kishte një zgjidhje të qartë, por kur bëhet fjalë për problemet e gjumit , ne jemi mjaft në errësirë.

Kur luftojmë për të fjetur mirë me vite, shëndeti dhe mirëqenia jonë ndikohen shumë. Sipas studiuesve, mos marrja e gjumit të mjaftueshëm ndikon në çdo aspekt të jetës së dikujt, nga ulja e imunitetit, tretja e ndërprerë dhe ndjenjat e shtuara të depresionit dhe ankthit deri te pasojat afatgjata, si rritja e rrezikut të sëmundjeve metabolike dhe të zemrës.

Kelly Murray, këshilltare e certifikuar e gjumit, për fëmijë dhe të rritur, sugjeron pesë këshilla që mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë.

Kufizoni ose shmangni alkoolin para gjumit

Alkooli vepron si qetësues në një farë mase, por megjithëse mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë, nuk do të thotë se do t’ju ndihmojë të bëni gjumë të qetë ose të pandërprerë. Hulumtimet tregojnë se alkooli mund t’ju prish gjumin gjatë dy cikleve të para të gjumit.

Kjo do të thotë që edhe nëse bëni një gjumë të pandërprerë të natës, mund të zgjoheni duke u ndjerë sikur keni pasur një natë shumë të gjatë. Përveç kësaj, duke qenë se alkooli është diuretik, edhe dy gota verë mund të shkaktojnë thirrje mesnate në banjë.

Krijoni ritualin tuaj para gjumit

Sado e çuditshme që tingëllon, duhet ta bëni nëse doni të flini rehat. Eksperti, në fakt, rekomandon krijimin e një ditari me rutinën tuaj të gjumit, i cili do të përfshijë një dush relaksues, disa meditime, lexim dhe çdo aktivitet tjetër që ju relaksojnë.

Në çdo rast, çfarëdo taktike që zgjidhni, sigurohuni që celulari dhe ekranet të mos jenë pjesë e saj.

Përqendrohuni në mjedisin e dhomës tuaj

Bëjeni dhomën tuaj të gjumit si shpellë, domethënë të errët, të freskët dhe të rehatshme. Pasi të keni përfunduar ritualin tuaj të gjumit dhe qepallat tuaja fillojnë të rëndohen, mund të hyni në dhomën tuaj të ngjashme me shpellën dhe të relaksoheni.

Të kesh një hapësirë ​​të dedikuar vetëm për gjumin do t’i sinjalizojë trurit dhe trupit tuaj se është koha për t’u qetësuar

Mos shiko orën

Ashtu siç ndodh me me celularin tuaj, ashtu ndodh edhe me orën tuaj. Ndërsa mund të jetë joshëse të shikoni orën tuaj të ziles dhe të filloni të mendoni: “Nëse fle për një orë, do të fle 6 orë gjumë”, eksperti nuk e rekomandon këtë.

Në fakt, thotë ajo, një taktikë e tillë jo vetëm që nuk do t’ju ndihmojë, por do t’ju stresojë shumë më tepër dhe do t’ju vonojë pushimin. Në fakt, një studim i vitit 2023 i kryer nga Universiteti i Indianës zbuloi se sjelljet e mbajtjes së kohës shkaktuan zhgënjim dhe probleme gjumi në 5000 pjesëmarrësit e studimit.

Qëndroni brenda orarit tuaj të gjumit

Kjo është ndoshta këshilla më e urryer nga të gjitha këshillat e gjumit, por duhet të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën orë çdo natë, edhe në fundjavë. Zbatimi i një orari të rreptë të gjumit përforcon ritmet tuaja rrethore, ose mënyrën se si trupi juaj pushon, zgjohet dhe funksionon në një cikël 24-orësh.

Me kalimin e kohës, duke iu përmbajtur këtij orari, ju do t’i mësoni trupit tuaj se duhet të jetë i përgjumur rreth orës 22:00, dhe duhet të zgjohet rreth orës 7:30 të mëngjesit.

Pranoi se dhunoi gruan, “Big Brother VIP 3” përjashton Klodian Duron

Pas deklaratave të bëra në darkën pas “Prime”, ku pranoi se kishte dhunuar bashkëshorten, produksioni i “Big Brother VIP 3” ka përjashtuar nga gara ish-futbollistin Klodian Duro.

Skualifikimi i Klodian Duros erdhi pas një deklarate të rëndë që ai ka bërë gjatë darkës së djeshme, teksa ishte me banorët e tjerë.

Çfarë ndodhi mbrëmë?

Banorët teksa po konsumonin darkën, janë hasur në një deklaratë tronditëse nga Duro, i cili nën efektin e alkoolit, ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Gjithashtu ai nuk la pa kërcënuar as banorët, duke iu drejtuar me fjalët: “Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki”.

Ai i tregon Meritonit edhe arsyen e dhunimit, ku sipas tij, bashkëshortja i mori vajzën. Më pas ai kërcënon edhe Meritonin me fjalët: “Ruhu se mos më thuash se nuk të kam thënë, se po i futa një gotë raki”./ Zoom.al

VIDEO/ Skandal në Big Brother! Banori kërcënon konkurrentët: Ruhuni nga unë se kam rrahur gruan

Një skandal i vërtetë ka ndodhur pas përfundimit të Prime-t mbrëmjen e djeshme, në Big Brother VIP 3.

Banorët, teksa po konsumonin darkën janë hasur në një deklaratë tronditëse nga ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare Klodian Duro, i cili nën efektin e alkoolit, ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Gjithashtu ai nuk la pa kërcënuar as banorët, duke iu drejtuar me fjalët: “Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki”.

Klodian Duro është arrestuar më parë nga Policia për dhunë në familje, ku bashkëshortja e tij është me urdhërmbrojtje.

 

@bigbrothervipaalbania3f #bigbrothervipalbania #bigbrothervip ♬ original sound – Big.brother.vip.albania.3

VIDEO/ “Vetë i çuat, vetë i vratë”, i riu proteston para Ramës për 21 janarin. Ndalohet nga siguria

Teksa kryeministri Edi Rama dhe familjarë të 4 viktimave të protestës së dhunshme të 21 janarit vendosën lule dhe bën homazhe në vendin ku ndodhën vrasjet, një i ri ka bërë thirrje kundër qeverisë.

“Vetë i çuat atje, vetë i vrarë”, ishte thirrja e fortë që bëri një i ri, ndërkohë që ai u ndalua nga civilë, të cilët kërkuan shoqërimin e tij.

“Nuk kam bërë gjë. S’kam pse të jap mjetet e identifikimit. Mos më prekni, s’bëra gjë. Më lini të qetë, më ktheni telefonin. Nuk bëra gjë! Nuk bëra asgjë.

 

 

Ju lutem shumë, më keni lënë pa punë, më keni shkatërruar. Më keni lënë pa punë. Më kthe telefonin, se është pronë e imja. Thjesht! Kaq. Më keni lënë pa punë.”, tha i riu, teksa shfaqet në një video ku shfaqet teksa debaton me punonjësit e sigurisë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të videos.

Stop terrorit ndaj të riut.

Katër narkobanditë terrorizojnë të riun Daniel Katana i cili me guxim ia përplasi në fytyrë Edi Ramës duke i thënë për viktimat e 21 janarit se vet i çuat dhe i vratë! #sb

Tabaku: Shqipëria është boshatisur. Qeveria nuk nxjerr të dhënat e Censit se ka frikë nga realiteti

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me moszbardhjen e shifrave të censusit, në një kohë kur të paktën duhet të kishim të dhënat paraprake. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shprehet se kjo po ndodh, pasi kanë frikë nga realiteti i Shqipërisë së boshatisur.

REAGIMI I TABAKUT:
Ka një arsye përse qeveria vonon publikimin e të dhënave të CENSUSIT. Ato janë fotografia më e mirë që tregon zbrazjen e vendit dhe varfërimin e shqiptarëve.
– Çfarë fshihet pas moszbardhjes së shifrave të CENSUS?
– Argjentina me 45 mln banorë iu deshën thuajse një vit
– Brazili me 126 mln banorë dhe 8.5 mln km katror sipëfaqe në 1 vit
– RMV me thuajse të njëjtën pppullsi më shpejt se ne
– Nga se kanë frikë? Nga realiteti i Shqipërisë së boshatisur!

“Më në fund pas vitesh pritje, Shqipëria realizoi projektin e CENSUSIT. Muaj pasi ka përfunduar projekti ne duhet të kishim të dhënat paraprake. Ndërkohë që dëgjojmë justifikimet e qeverisë se përse të dhënat nuk publikohen dhe që duket se nuk do publikohen në të ardhmen e afërt. Në 2011 censusi i realizuar për herë të parë rezultoi që 5 ditë më pas u publikuan të dhënat paraprake. Vende të tjera si Maqedonia e Veriut që është e ngjashme me ne në popullsi dhe territor i kanë publikuar ato dy ose tre javë pas përfundimit të mbledhjes.

Vende të tjera si Argjentina me 45 mln banorë i kanë publikuar brenda një viti. Ndërkohë që ne sot dëgjojmë një kalendarqë thjesht e shtyn në kohë. Çfarë ndodh dhe përse duhen të dhënat e CENSUSIT?! Ato na shërbejnë për të marrë vendime për shpërndarjen e buxhetit, të fondeve por qoftë edhe për reformën territoriale apo elektorale! Për çfarë na duhen ato? Pse nuk publikohen ato? Pse qeveria nuk i nxjerr ato sot? Sigurisht që përgjigja është e qartë! Përgjigja është tek ajo rënia e konsumit me 0.53% që e ka reflektuar buxheti i shtetit, që kanë reflektuar qytetarët që largohen që konsumohet më pak. Ato klasat e zbrazura, që kanë më pak nxënës. Nga ato shkolla që mbyllen prej shqiptarëve që largohen. Me vendet e punës që mbyllen. Kjo është arsyeja e qeverisë që edhe të dhënat paraprake nuk arrijnë të publikohen” shprehet Tabaku.

VIDEO/ Përplasja midis Eglës dhe Julit pas emisionit: Pijanec! Brekët tregoja gruas tënde!

Juli dhe Egla janë zënë përsëri mbrëmjen e djeshme dhe këtë herë debati ka përshkallëzuar dhe në ofendime.

Dyshja kanë nisur të debatojnë me tone të ashpra duke etiketuar njëri-tjetrin me fjalë të pakëndshme.

“Unë të dua fort o Jul, por ti qenke vërtet idiot. Unë të kam toleruar siç nuk tolerojë rob rrotull. Unë nuk jam gastori pallatit, batutat bëji me shokët e tu, mua nuk më ke shoqe. Mesa duket me ty s’funksionon inteligjenca”- u shpreh Egla e ndërsa Juli i tha e paedukatë.

Siç duket kjo fjalë e acaroi tepër shumë Eglën e cila i tha Julit: Shko hiq brekët tek dhoma. Me brekt e tua më vjen këtu, shko hiqja gruas tate! Është hale komplet! Është një copë idioti dhe pikë kaq. Mashkull që vjen si pordha nëpër brekë nëpër shpi, pa bërë asnjë punë, duke kërkuar cigare… – janë këto fjalët e thëna nga Egla, ku më pas ajo nis të qaj dhe debati rinisi përsëri mes dyshes, kësaj here më i madh, ku Juli kërkoi të mos flasi më me të.