Aplikacion
Stuhia e fortë e borës që goditi Gjermaninë perëndimore dhe jugore të mërkurën shkaktoi ndërprerje të konsiderueshme të trafikut, duke përfshirë bllokime trafiku kilometërshe në autostradat e vendit.
Rrugët me akull dhe të rrëshqitshme kanë shkaktuar shumë aksidente. Në disa raste, mjetet e hedhjes së kripës dhe zhavorrit nuk kaluan dot më, përpara mjeteve të bllokuara, duke vështirësuar zhbllokimin e rrugëve.
Shërbimet e tërheqjes janë thirrur për të shtyrë ose tërhequr kamionët. Por ka qenë e vështirë për ta të arrinin në zonat e prekura, pasi bora i ka penguar drejtuesit e tjerë të krijonin rrugë shpëtimi. Shërbimet e urgjencës ofruan batanije dhe pije të nxehta për njerëzit e bllokuar në automjetet e tyre.
Ndikimi në shërbimet ajrore
Shërbimi gjerman i motit thotë se reshjet e dendura të borës pritet të vazhdojnë në disa pjesë të vendit. Në disa zona pritet të bien deri në 30 centimetra borë gjatë 24 orëve të ardhshme. Kushtet e motit kanë paralizuar edhe trafikun ajror.

Në Aeroportin e Frankfurtit, më i ngarkuari i Gjermanisë, më shumë se 300 nga rreth 1000 fluturime të planifikuara për të enjten u anuluan. Aeroporti përmendi rrezikun që aeroplanët e ngrirë të zinin përsëri akull kur të shkonin në pistën e uljes.
Aeroporti njoftoi në faqen e tij të internetit, se pasagjerët duhet të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre përpara se të udhëtojnë në aeroport. “Nëse fluturimi juaj anulohet, ju lutemi mos shkoni në aeroport.
Ndikimi në trafikun hekurudhor
Deutsche Bahn (DB), operatori hekurudhor kombëtar i Gjermanisë, anuloi gjithashtu disa trena të distanca të largëta dhe trena rajonalë të mërkurën.
Për më tepër, Hekurudha Gjermane 8DB) kufizoi shpejtësinë maksimale të trenave të shpejtësisë së lartë ICE në 200 kilometra në orë si masë paraprake.
DB paralajmëroi se kushtet e motit do të ndikojnë gjithashtu operacionet e saj të enjten.
Lidhjet hekurudhore midis Shtutgartit dhe Parisit dhe midis Frankfurtit dhe Parisit janë të prekura veçanërisht.

Situata në Skandinavi
Reshjet e dendura të borës gjithashtu kanë ndaluar trafikun në pjesën më të madhe të Skandinavisë. Në disa rajone të Danimarkës, policia u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. Aeroporti në kryeqytetin norvegjez Oslo u mbyll përkohësisht të mërkurën, pasi kushtet e vështira të motit reduktuan pamjen për pilotët.
Kompania e transportit Maersk tha gjithashtu se ndërprerjet e lidhura me motin në portet e Evropës veriore, përveç situatës së paqëndrueshme të sigurisë në Detin e Kuq, po shkaktojnë probleme logjistike.
“Kushtet e motit të dimrit si dhe bllokimet e Detit të Kuq pritet të ndikojnë në operacionet në të gjithë Evropën dhe terminalet Hub,” tha Maersk.
“Klientëve u kërkohet të mbledhin mallrat e tyre sa më shpejt të jetë e mundur pas shkarkimit, për të mbështetur qarkullimin e rrjedhshëm.”/ DW
Salianji dhe Zheji debatojnë në studio: I qofshim falë Ramës!Deputeti demokrat Ervin Salianji u përplas në studio me analistin Artur Zheji për mbështetjen që sot opozita gëzon nga ndërkombëtarët.
Teksa Salianji po argumentonte në studion e “Top Story” se edhe mazhoranca shpesheherë ka marrë kritika nga faktori ndërkombëtar, Zheji ndërhyri duke i hedhur poshtë argumentin.
Por Salianji u revoltua pse nuk po merrte hapësirën e mjaftueshme për të përfunduar fjalën, ndërsa irritin pati edhe nga Zheji.
Pjesë nga diskutimi:
Salianji: Në të gjithë herët e fundit kur Edi Rama ka qenë në qeverisje, pavarësisht ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, e ka bërë vetë. Ndodhi kështu duke prishur marrëveshjen e 5 qershorit, pavarësisht se u negociua dhe u firmos në rezidencën e ambasadores së SHBA-së. Ka ndodhur kështu në zgjedhjet më parë.
Duma: Po 5 qershorin e bëri vetë, pasi opozita dogji mandatet, nuk ishte në tryezë dhe u plotësua nga ata që mbetën nga lista plotësuese
Salianji: U bë një tryezë jashtë parlamentit, duke u përfaqësuar me dy përfaqësues, me Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin. PD, atëherë e drejtuar nga Lulzim Basha, me mbështetjen e Sali Berishës, ishte pjesë e tryezës me negociim ndërkombëtar. U firmos një marrëveshje dhe Edi Rama në korrik e prishi pavarësisht çdo presioni ndërkombëtar. Dhe ka pasur reagim shumë të ashpër nga ambasada amerikane, komisioneri për zgjerimin.
Salianji: Ju thoni a jemi ne sot me ndërkombëtarët?
Zheji: Po na lër të flasim…
Salianji: Një moment. Komisioni është bipartizan. Edi Rama do ta bëjë me partizanët e vetë.
Mërtiri: Po nëse ai i ka votat, çfarë problemi ka. Për çfarë po flisni ju.
Zheji: Tani, po bërtite më fort, nuk do të thotë që ke gjithmonë të drejtë.
Salianji: Po edhe po u thanë të pavërteta, të rrish me zë të ulët fare pastaj. Rrimë edhe ashtu, e ulim edhe kokën. Do ta ulim?
Zheji: Jo, jo, ngrije, por jo këtu. Nuk është këtu
Salianji: Do t’ju përulem mo?
Zheji: Po nuk jemi ne armiku!
Salianji: Na fal zotëri
Zheji: Unë të kam falur, por nuk jam unë…
Salianji: Keni shumë të drejtë. Edi Ramës i qofshim falë…
Zheji: Ky aktrimi yt…
Salianji: Po vetëm të qëndrojmë në fakte, ju lutem.
Zheji: Po nuk e përcakton ti pra, ky është problemi.
Salianji: Autoritarizmi është pjesë e njeriut. Imagjino të të kem ty kryeministër. Ti nuk të lë të flasësh në studio.
“Shtrëngatat nisin që në mesnatë” – Parashikimi i motit për të premtenDitën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të vranët me reshje shiu, që nisin që prej mesnatës me intensitet mesatar përqëndruar në veri dhe qendër të vendit.
Reshjet gjatë mesnatës do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive të cilat në intervale të shkurtra kohore shfaqen problematike. Më pas reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën shtrëngatash.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 4deri 12°C
në zona e ulëta 8deri20 °C
në zona bregdetare 9deri 20°C.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi është penduar për sjelljen e tij në Komisionin e Medias, ku, së bashku me Flamur Nokën, u përplas dhunshëm me deputeten demokrate Flutura Açka, duke shkulur mikrofonin.
Bardhi, në “Opinion”, u shpreh i keqardhur për tonet e larta dhe akuzat e hedhura ndaj Açkës, por shtoi se irritimi në atë moment ishte i vërtetë.
Gazment Bardhi: Deputetja tjetër është mike e imja dhe shpërthimi është aq i sinqertë sa të ishin përballë dy miq.
-A mund ta kishim mbajtur pak sinqeritetin se…?
Gazment Bardhi: Unë kam një zakon politik zoti Fevziu që nuk jam ndryshe para kamerave dhe ndryshe pas kamerave.
-Kshu thotë dhe Rama…
Gazment Bardhi: Këtë e kam, jam i njëjti në çdo moment. Aty kam thënë atë që kam ndjerë, nuk kam patur gjë me kolegen.
-A ndihesh keq për skenën?
Gazment Bardhi: Absolutisht ndihem i keqardhur, do doja që skena të mos ndodhte, kjo ka qenë arsyeja pse për 10 minuta pa filluar mbledhja i jam lutur zonjës Açka për të mos e vijuar mbledhjen, kishte një këmbëngulje, nuk e kuptova pse, megjithëse tashmë e kam kuptuar, është një strategji e zotit Basha.
Gazetari Ilir Babaramo kritikoi përmes ironisë Presidentin e Republikës, Bajram Begaj për sjelljen e tij si kreu i shtetit.
Babaramo deklaroi nga studio e “Top Story” se para një muaji Begaj shkoi në Bullgari me makinë, një sjellje kjo e papërshtatshme sipas gazetarit për një presidenti.
Ilir Babaramo shtoi se kreu i shtetit duhet të udhëtojë me avionin e caktuar sepse përfaqëson një vizitë shtetërore.
Ilir Babaramo: Para një muaji shkoi për vizitë shtetërore në Bullgari, që pritej me interes. Mirë që nuk shkoi me furgonin e linjës, shkoi me veturë 12 orë nga Tirana. Shteti shqiptar ka një avion”, tha gazetari.
Grida Duma: Mos ka dashur të shkojë vetë ashtu?
Ilir Babaramo: Mund të dojë të shkojë dhe me autostop, por përfaqëson shtetin shqiptar. Ju duket normale që udhëtojë 12 orë?
Grida Duma: Si simbolikë më duket normale.
Ilir Babaramo: Si njeri e respektoj. Ne prisnim që ky të ndërhynte, nuk mundësh të shkosh pa bërë përpjekjen më minimale për të zgjidhur krizën dhe këtë ngërç në politikën shqiptare.
Nga 1 shkurti, pagesat në Kosovë do të bëhen vetëm me euroNga data 1 shkurt i këtij viti në Kosovë pagesat do të mund të bëhen vetëm me valutën euro. Valutat joeuro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur “në formë fizike apo në llogaritë bankare”.
Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme.
Sipas kësaj rregulloreje, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë, është Euro.
Kjo rregullore do të hyjë në fuqi më 1 shkurt.
“Valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 35 të kësaj rregulloreje.
Në Kosovën, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia atje përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë. Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.
Gjithashtu, në zonat ku banojnë serbët, dinarët përdoren në objektet tregtare, ndërkaq në katër komunat me shumicë serbe në veri, çmimet janë me dinarë.
Në rregulloren e BQK-së, thuhet se valutat joeuro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur “në formë fizike apo në llogaritë bankare” dhe me to mund të kryen pagesa ndërkombëtare dhe këto valuta po ashtu mund të përdoren për këmbim.
Por, këmbimi, sipas BQK-së, mund të kryhet vetëm përmes institucioneve të licencuara nga ajo për këtë shërbim.
Deri më tani, dinarët në Kosovë qarkullojnë përmes kompanisë publike serbe “Posta e Serbisë” e cila vepron në vendbanimet e banuara me serb në Kosovë. Llogari në dinarë ka edhe në bankat Posstanska sstedionica dhe NLB Komercijalna banka.
Dinarët kanë ardhur në Kosovë nga Serbia përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila ka një kasafortë në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe. Paratë atje janë transportuar nga kompania e transportit të parave “Henderson”.
Në rregulloren e BQK-së thuhet se importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave metalike euro dhe valutave të tjera në Kosovë është e drejtë ekzekutive e saj.
Duke e përmendur Euron si valutë të vetme, Kosova me gjasë përjashton edhe dinarin si valutë për kryerjen e pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave që përdoret në mjediset serbe pandërprerë edhe pse nga viti 2002 Kosova ka adoptuar euron si valutë të saj.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka alarmuar në dy ditët e fundit. Ai ka thënë se me këtë “Kurti shkatërron dialogun për normalizim”.
Presidenti serb ka folur për një përpjekje të kryeministrit Kurti për të “ndaluar pagesat e pagave dhe pensioneve të serbëve lokalë që punojnë në shëndetësi, arsim e institucione të Serbisë”.
”Ne morëm një njoftim nga Prishtina se janë të gatshëm të konsiderojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë, ndalimin e përdorimit të dinarëve dhe bastisjen e Postanska Banka, njëra nga dy bankat që operojnë me dinarë dhe sipas sistemit serb”, ka deklaruar ai.
Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar për këtë çështje.
Ndërkaq, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë për televizionin serb, Pink, se për përdorimin e dinarit në Kosovë ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe për këtë çështje e ka njoftuar Brukselin.
“Këtë çështje e ngrita në bisedën time me kryenegociatorin nga Kosova, z. Bislimi. I kërkova që të përgjigjet në disa pyetje të rëndësishme. Dhe së dyti, atë informacion ia kam përcjellë Brukselit dhe shërbimet tona tani janë duke e analizuar situatën. Presim që ta dalin shumë shpejt me ndonjë qëndrim të përbashkët dhe zyrtar”./ Monitor
“E parashikoi një fallxhore” – New York Post artikull për divorcin e Princ Lekës dhe Elia ZahariasMedia ndërkombëtare New York Post i ka kushtuar një artikull ndarjes së çiftit mbretëror, Princ Leka dhe Elia Zaharia.
Në shkrim, New York Post veçon se divorci i tyre ishte i parashikuar nga një fallxhore e quajtur Sally Morgan.
“Një fallxhore pretendoi se një çift mbretëror do të shkonte drejt divorcit në vitin 2024, sipas News International. Megjithatë nuk ishin Duka dhe Dukesha e Sussex, por Princi i Kurorës së Shqipërisë”, thuhet në shkrim.
Më tej në artikull i kushtohet vëmendje edhe daljes së parë publike të Princ Lekës, pasi njoftoi zyrtarisht nisjen e procedurave të divorcit.
“Mbreti 41-vjeçar doli të martën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, për të bërë një vizitë në statujën e Mbretëreshës Geraldinë. Në ceremoni, Princit iu bashkua Péter Sztáray, Ministri i Shtetit për Politikën e Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë. Dalja erdhi vetëm një ditë pas njoftimit të divorcit të Lekës që u shpërnda në rrjetet sociale. Mbreti u shfaq në humor të mirë dhe buzëqeshi teksa pozonte për foto me disa personalitete shqiptare në këtë event”, shkruan New York Post.
Më 15 janar çifti mbretëror njoftoi pas shumë aludimesh se zërat për ndarjen e tyre ishin të vërteta dhe se ata kishin nisur procedurat e divorcit.
Si Princ Leka, edhe Elia Zaharia shtuan se primare për ta tashmë ngelet mirëqenia e vajzës.
Roza drejt largimit nga shtëpia e Big Brother? Juli: Më tha kam marrë një vendim…Roza Lati duket se nuk e ka përjetuar mirë debatin me Meri Shehun brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Vajzat ofenduan rëndë njëra-tjetrën pas një debati që nisi si i zakonshëm.
Me ton të lartë, Meri i sugjeroi moderatores që të mbyllë gojën ose në të kundërt do t’i shkulë të gjitha flokët.
Meri i tha Rozës se nëse nuk pushon së foluri brenda 24 orësh do ta zhdukë jo vetëm nga shtëpia e “BBVIP” por edhe nga Shqipëria, ndërsa banorja e qetë u shpreh se ofendimi është një mungesë argumenti.
Pas debatit, Roza foli me Julin, i cili tregoi më pas në një bisedë me Riken se moderatorja është shumë e ngarkuar dhe se ka marrë një vendim.
Biseda mes Julit dhe Rikes:
Juli: Kam marrë një vendim tha, boni ca të doni, kam marrë një vendim…
Rike: Jo o zemër ca po thua, duhet të ketë një moment kështu, por është e fortë. Nuk do kishte kuptim nuk mendoj se Roza është person që i lë gjërat përgjysmë, por i çon deri në fund. Këtë përshtypje kam
Juli: Edhe kështu si ti e kam por këtu, përshtypjet jashtë…
Rike: Është ndryshe këtu, edhe veten e njeh ndryshe.
Juli: Unë të thash për dialogun me Rozën që doli në prime, s’do doja ta kisha bërë. Kot ishte, këtu ke kohë me e bë edhe atë budallik.
Rike: Po me ca do merresh.
Juli: Ajo me Rozën nuk kishte kuptim. Me Eglën nuk e kisha qëllimisht.
Netanyahu bën bilancet e luftës: Nuk ndalemi deri në fitoreIzraeli pretendon se që prej tetorit, kur Hamasi nisi ofensivën në Gaza, forcat ushtarake kanë shkatërruar 2/3 e forcës së kundërshtarëve.
Bilancet e luftës i bëri kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili premtoi se lufta nuk do të ndalet deri në fitore.
“Ka dy pjesë në operacionin ushtarak: E para është shpërbërja e batalioneve të Hamasit. Deri më tani 16 ose 17 nga 24 janë shkatërruar. Do të duhen edhe shumë muaj deri në fitore, por ne jemi të vendosur ta arrijmë atë”, tha kryeministri izraelit në një konferencë për shtyp.
Luftimet mes Izraelit e Hamasit po vazhdojnë prej më shumë se 100 ditësh. Ato nisën pasi grupi Hamas, sulmoi Izraelin në 7 tetor.
Ushtria izraelite vazhdon të kryejë një prej ofensivave ushtarake më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese në historinë e kohëve të fundit, me qëllimin për të shkatërruar grupit militant që ka udhëhequr Gazën që prej vitit 2007 si dhe për të liruar personat që po mbahen peng. Lufta ka nxitur tensione në të gjithë rajonin dhe janë shtuar shqetësimet se mund të nxisë konflikte të tjera.
Rreth 85 për qind e 2.3 milionë banorëve të Rripit të Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe sipas Kombeve të Bashkuara një e katërta e popullatës po vuan nga uria.
Blenë 1 kg kokainë te vëllezërit Balla për ta shitur, 3 të arrestuar në Shijak (EMRAT)Policia përmes një operacioni të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Durrës, ka arrestuar tre persona të akuzuar për tregtim të lëndëve narkotike.
Në prangat e policisë kanë rënë dy vëllezërit Glerian Hyseni e Julian Hyseni, si dhe Albert Tikovina 46 vjeç.
Arrestimi erdhi pas një hetimi 10 mujor.
“Më 7 Janar u arrestuan edhe 2 vëllezërit Ndriçim Balla dhe Indrit Dauti (Balla) me 1 kg kokainë, të cilësisë më të lartë.
Tre personat e arrestuar blinin lëndën narkotike tek dy vëllezërit Balla. Arrestimi u zhvillua në kuadër të operacionit “Pjeza”, thanë burime zyrtare. /ZOOM.AL/