zoom

Day ArchivePistë e re hetimi për vrasjen e Liridonës: Naimi kishte lidhje tjetër brenda familjes

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore për vrasjen e Liridona Ademajt në Kosovë.

Analisti Milaim Zeka zbuloi në “Top Story” se një nga pistat që po hetojnë autoritetet për të zbardhur shkaqet e vrasjes është një lidhje dashurie që Naim Murseli dyshohet të ketë pasur me një person tjetër brenda familjes dhe këtë e ka zbuluar Liridona.

Po ashtu, sipas Zekës, ka dyshime të tjera se edhe Liridona Ademaj mund të ketë tradhtuar dhe se babai i Naim Murselit i ka kapur mesazhet në telefon.

“Ekzsitojnë fakte që vrasja ka ndodhur për motive seksuale. Ekzistojnë pista të transferimit të parave.

Naim Murseli ka deklaruar që kur është vrarë gruaja e tij fillimisht me një plumb, ka qenë jashtë makinës, madje larg makinës, me fëmijët e tij. Vrasësi deklaron se Naimi ka qenë në makinë.

Kur është pyetur nga policia babai i Naimit, fillimi i konfliktit ka qenë se babai i Naimit ka zbuluar disa mesazhe të Liridonës me dikë tjetër.

Pista tjetër është një lidhje brendafamiljare e Naimit me dikë tjetër”, tha Milaim Zeka.

Curri përplaset “live” me këshilltarin e Pacollit: Më kërcënove, je më keq se Naimi!

Debat dhe akuza të forta mes analistit Arjan Curri dhe këshilltarit të Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Gjatë një diskutimi në studion e “Top Story”, Curri akuzoi këshilltarin e Pacollit se e ka kërcënuar me mesazhe në telefon, pas deklaratave të tij se Naim Murseli mund ta ketë vrarë Liridona Ademajn për shkak se kjo e fundit mund të kishte zbuluar marrëdhënien e tij homoseksuale.

Por këshilltari i Pacollit e akuzoi se i ka bërë ato akuza për t’i shërbyer dikujt tjetër.

Debati mes tyre:

Arjan Curri: Unë kam marrë një mesazh kërcënues nga Jetliri. Po të doni jua jap detajet.

Jetlir Zyberaj: Edhe këtu po shpif, sepse nuk ka qenë një mesazh kërcënimi.

Arjan Curri: Mesazhi është i një niveli rrugaçëror.

Jetlir Zyberaj: Nëse ti më flet mua mesazh rrugaçëror pas një prezantimi jo prej rrugaçi por e një mercenari, që e ke pasur në këtë emision. Që të paguhet për shërbime të dikujt tjetër. Unë po flas me fakte. Në interes të dikujt ka shpikur e tani po e përdor dhe ta them edhe pas emisionit emrin e asaj që po them unë.

Arjan Curri: Jo pas emisionit, tani. Thuaje këtu.

Jetlir Zyberaj: Pse them që ti e ke bërë për llogari të dikujt tjetër i bën ato. Lancimin e asaj piste ti e ke bërë pas arrestimit, kur prokuroria ende nuk kishte marrë dëshmitë. Ti dhe një lajm duke iu referuar Prokurorisë së Kosovës, gjë e cila është shpifje.

Arjan Curri: Bëni kallëzim.

Jetlir Zyberaj: E ke marrë besoj paralajmërimin për kallëzim. Pse e them ky i referohet burimeve nga Prokuroria e Kosovës, nga miq gazetarë.

Arjan Curri: Ky është nivel ordiner. Ti je më keq nga Naimi.

Jetlir Zyberaj: Ordiner është ajo që ke bërë ti këtu.

Arjan Curri: Je zëvëndësuesi më i mirë i Naim Murselit.

Këshilltari i Pacollit tregon si u njoh ai me Naim Murselin: I pagoi operacionin

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj
rrëfeu si u njohën me Naim Murselin, të arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Zbyraj tregoi se kontakti i parë me Murselin ka qenë në vitin 2008, kur ai mori edhe një ndihmë financiare nga Pacolli për shkak të një problemi që kishte në zemër.

Më pas, Naim Murseli, shton ai, ia doli të emërohej këshilltar i Pacollit në vitin 2017.

“Personi që kishte zgjddhur të ndërtonte jetën me të i besoi atij dhe ai në fund bëri veprimin që po flasim tani. Natyra e tij nuk ishte konfliktuoze.

Ai është afruar në rrethin tonë në vitin 2008 në kuadër të aktiviteteve tona politike, kishte njohuri të madhe në teknologjinë informatike, por kishte edhe një problem në zemër në atë kohë dhe fondacioni që udhëheq zoti Pacilli i ofroi një shumë 20 mijë euro për operacion. Naimi u anagzhua më pas në rrethin tonë dhe ka marrë pagë”, deklaroi këshilltari i Behgjet Pacollit në “Top Story”.

“Dosjen e ka në dorë prokurorja serbe” – Detaje nga hetimet për vrasjen e Liridonës

Hetimet për vrasjen e Liridona Ademajt në Kosovë po i drejton një prokurore serbe.

Kështu deklaroi gazetari Besjan Beha në një intervistë për “Top Story” këtë të mërkurë, duke shtuar se informacionet e detajuara për dosjen mungojnë sepse autoritetet po hetojnë në rrugë sekrete.

Gazetari vlerësoi se prokurorja e cila po heton rastin është shumë e aftë, por nuk di shqip.

“Ajo që dua të them është që ky rast po përcillet me një mbyllje që nuk ka ndodhur ndonjëherë në institucionet e drejtësisë në Kosovë. Tentimi dhe marrja informatave në mënyrë zyrtare por edhe jozyrtare është shumë e vështirë, sepse Prokuroria është e mbyllur. Deklaratën e fundit të Prokurorisë është në dukje që ka një pistë konkrete që është zhvendosur vëmendja e Prokurorisë.

Kam tentuar të marr informacion, por nuk kanë pranuar të japin informacion se për çfarë bëhet fjalë. Por duket se ka një rrugë që po merr ky rast, i cili është duke u hetuar nga një prokurore serbe, pra është ndryshuar prokurorja.

Nuk e di se sa do të krijohen probleme, por në bazë të hetimeve kanë thënë se nëse ka nevojë për prokurorë të tjerë janë në dispozicion, që ky rast të zgjidhet”, deklaroi gazetari.

“Ta futa mbrapsht” – Degjeneron sherri mes Gazit dhe Sarës në BBVIP: Mos prek me dorë!

Sara Gjordeni dhe Gazment Ujkashi u përplasën ashpër me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Sara ndërhyri në një bisedë të Gazit me Alfio Rrotanin, duke iu drejtuar kozemtologut me shprehjen “Çna çave kokën o Gaz”.

Por ky i fundit reagoi dhunshëm, duke e shtyrë Sarën dhe duke i kërkuar të mos i afrohet më.

Debati mes tyre:

Gazi: Sa më shumë të ketë urrejtje dhe pakënaqësi për një banor, ai është lojtari fitues.

Sara: Ç’na çave kokën o Gaz.

Gazi: Do më lësh, se ta futa mbrapsht. Ik m’u hiq qafe, në kulmin e muhabetit ti më hidhesh mua. Ne duke bërë muhabet këtu, ti më bën dërr dërr…

Sara: Hë re ti, vetë the kush ka më shumë pakënaqësi.

Gazi: Ai hodhi fjalë, bëri agresivitet, ti më hidhesh mua. Qenke budallaqe për Zotin. Më nxive jetën.

Sara: O Gaz!

Gazi: O shoku, kur flas me një… pse më hidhesh në qafë?

Sara: E kuptove ti pse t’u hodha në qafë?

Gazi: Po ç’punë kam të të kuptoj, unë po bisedoja me atë. M’u largo dhe mos m’u afro më (e shtyn).

Sara: Mos më prek me dorë! Me dorë mos më prek mua.

Gazi: E bëre provokimin për mua? Mirë pra, vazhdo.

Sara: Gaz, a njihemi jashtë? Mos më prek me dorë.

Gazi: E ktheve tani? Prandaj më provokove?

Sara: Të dola borxhit, vazhdo me Alfion.

Gazi: Ke dy ditë që po më provokon. Ti po më rri në krah që të më sulmosh?

Sara: Jo, po të rri në krah se ti zihesh me të tjerët që unë të të rri në krahë. Dhe unë po të rri, po përpiqem të gjej një balancë me kë të rri.

Gazi: Mos më bëj në vesh bum bum tani. Nëse ndërtohet një bisedë tamam, mësoni dhe dëgjoni.

Ish-bashkëshorti e quajti gënjeshtare, reagon shoqja e Ledionës: Arrogant!

Pas akuzave të ish-bashkëshortit se gazetarja Lediona Xheladinaj po viktimizohet dhe gënjen brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, reagoi shoqja e ngushtë e Ledionës.

Gazetarja Jonida Mukaj, mohoi që ajo që thotë ish-bashkëshorti i Ledionës është e vërtetë.

Sipas saj, vajza e Ledionës i viziton vazhdimisht familjarët nga ana e babait, duke e akuzuar këtë të fundit se pengesë për të takuar vajzën është vetë ai dhe jo Lediona.

“Kjo është një histori dhe marrëdhënie e përfunduar më shumë se 10 vite më parë, sot vajza është 12 vjeçe. Jam e shqetësuar nga statusi, nga e gjithë arroganca dhe e pavërteta që ka shkruar personi aty. Nuk është asgjë e vërtetë aty. Familjarët e Ledionës kanë kontaktuar dje. Familjarët e zotërisë që ka komentuar gëzojnë shumë respekt për Ledjonën.

Vajza ikën tek familja e ish-bashkëshortit të Ledionës sa herë që kanë festë e gëzim. Fakti që ai zotëri ka krijuar një jetë tjetër, është apo jo zonja në fjalë që as nuk e njohim se kush është, që e pengon ndoshta për iu afruar së bijës apo është vajza ajo që refuzon nuk është në përgjegjësinë e Ledionës”, tha mikja e Ledionës në një intervistë në “Top Channel”.

Banorja e “Big Brother Vip”, Lediona Xheladinaj komentoi brenda shtëpisë marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, që është dhe babai i vajzës, duke thënë se me të ka një marrëdhënie të mirë.

Por Lediona gjithashtu u shpreh se vajzën e ka rritur me shumë vështirësi, e vetme, dhe madje e ka lënë në shtëpi vetëm dhe pa ngrënë pasi i është dashur të bëjë 3 punë.

Pas deklaratës së saj, reagoi ish-bashkëshorti Jorgen Xoxi, duke përgënjeshtruar Ledionën.

Në fakt, këto pretendime bien ndesh me komentin e lënë nga Jorgen Xoxi që është ish-bashkëshorti i Lediona Xheladinajt dhe babai i vajzës së saj.

“Mendimi i drejtë nga ana juaj se ajo zonja e vërtetë e ka kujdestari fëmijën por mos të viktimizohet se e di shumë mirë ajo kush e ka rritur, mbajtur, kush e ka veshur, kush e ka dërguar në shkollë etj, etj,.

Ajo do famë por mos të përdorin gënjeshtrat e të përdorin fëmijën sepse e njohin të gjithë personalitetin e secilit“, shkruan ish-bashkëshorti i Ledionës në “Facebook”.

Zjarr në hotelin në Shkodër, nxirren jashtë turistët

Një hotel në Shkodër u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Sipas policisë, zjarri nisi në katin e dytë të hotelit për shkak të një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërsa turistët e akomoduar u evakuuan nga punonjësit e hotelit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Vrasja e Liridona Ademajt – Zhduket shqiptarja në Suedi që fliste me të

Shkaqet që çuan Naim Murselin të organizonte vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj janë ende të pazbardhura nga autoritetet.

Për të zbuluar më shumë detaje se çfarë fshihet pas planit të vrasjes, Policia e Kosovës ka dërguar celularin e Murselit në SHBA, ku me anë të ekspertëve do të “zbërthejnë” të gjitha materialet në iCloud.

“Policia e Kosovës të gjithë fuqinë e tyre e kanë në gjetjen e pajisjes celular. Ka dërguar celularin e Naimit në SHBA, për të hapur iCloud dhe për të hapur të gjithë ato që ka brenda”, zbuloi eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në një intervistë në “Top News”.

Misterioze sipas tij është edhe zhdukja e një shtetaseje shqiptare, që jetonte në Suedi dhe që kishte komunikim me Liridona Ademajn.

“Personalisht dyshoj se ka persona të përfshirë. Ka pasur denoncime që një grua shqiptare në Suedi ka pasur një komunikim të vazhdueshëm me të ndjerën Liridona, është zhdukur. Grupet të cilët mund të jenë përfshirë në rastin konkret mund të kenë marrë veprime që ajo mos ketë mundësi për të zbërthyer rastin konkret. Gruaja në fjalë që dyshohet se është nga Ferizaj është zhdukur dhe trajtohet si e tillë.

Autoritet e Suedisë po bashkëpunojnë ngushtë me ato të Kosovës, mund të themi qasja se autoritet e zbatimit të ligjit janë sekrete për median dhe publikun, që tregon se rasti është kompleks”, deklaroi eksperti Elezi.

Acari “mbërthen” Kanadanë, anulohen fluturimet

Rikthehet acari në Kanada.

Pas një fundjave me temperatura polare, të hënën dhe të martën qytetarët në Kanada përjetuan mot më të ngrohtë.

Por këtë të mërkurë sinoptikanët njoftuan rënie të mëtejshme të temperaturave deri në minus 7 gradë dhe borë që mund të arrijë deri në 15 cm.

Për këtë arsye, shkollat në Vankuver mbetën të mbyllura sot dhe shumë fluturime anuluan nga moti i keq.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vankuverit ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike, dhe megjithëse autoritetet vazhdojnë të pastrojnë borën dhe akullin nga pistat, sot do të ketë më pak fluturime. Sipas faqes së internetit të specializuar për gjurmimin e fluturimeve Flightaware, rreth 50 fluturime u anuluan.

Luizi, i preferuari i publikut femëror

Fituesi i “Big Brother Vip Albania 2”, Luiz Ejlli mbetet një nga personazhet më të ndjekur për publikun.

Një video është postuar në rrjetin social TikTok, ku shfaqet Luizi duke kërcyer në mes të disa vajzave dhe grave, në ditëlindjen e tezes së Kiarës.

Videoja është bërë virale në rrjet dhe fillimisht është publikuar nga vetë gruaja e tij, Kiara Tito në Insta Story.

@gjysmaime0♬ original sound – gjysma ime..💔