zoom

Day ArchiveVrasja në mes të Athinës/ Artan Hoxha zbulon lidhjet e kryemafiozit grek me kriminelët shqiptarë

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha komentoi vrasjen që tronditi Greqinë, ekzekutimin e kryemafiozit grek Vangjelis Zabunis në mes të Athinës.

Sipas tij, mafiozi grek bashkëpunonte edhe me kriminelët shqiptarë. Madje, Hoxha shtoi se Vangjelis Zabunis, veç bashkëpunimit me shqiptarët, ka urdhëruar edhe vrasje për disa prej tyre.

Artan Hoxha analizoi të shkuarën e tij kriminale dhe argumentoi se shkaku i ekzekutimit të tij mund të jetë gjobvënia.

“Në vitet e fundit grupet më të ashpra dhe me vrasjet më barbare që kanë operuar në Shqipëri vijnë nga Greqia. Vangelis Zambonis, apo i njohur me nofkën “Zamboni” (proshuta), viktimë e një atentati shumë të ashpër. Gjatë 7-8 viteve të fundit, Zamboni u kthye ndër personazhet kryesore të kriminalitetit grek dhe të krimit të organizuar në Athinë dhe ishujt kryesorë grekë, sepse një nga bizneset kryesore të tij ishte gjobëvënia, ose dhënia e sigurisë për t’u mbrojtur nga gjobat që ky vetë i vinte.

Ai shkonte në ishujt Mykonos, Samos, etj., dhe avantazhi i tij erdhi pasi zhduku një nga grupet më të mëdha që ka patur Greqia dhe lidhjeve që ky ka patur me policinë dhe çuditërisht kishte mbështetje nga media. Zakonisht në lajmet ku ishte përfshirë, thuhej se këtë e kishin bërë shqiptarët. Ai ka bashkëpunuar me grupe të krimit nga Shqipëria, kryesisht për trafikim dhe për mbajtjen e lokaleve të natës.

Është krimineli grek që mund të ketë urdhëruar më shumë vrasje të krminelëve shqiptarë dhe për këtë ka përdorur vrasës shqiptarë. I ka sulmuar, ka bërë aleanca dhe i ka përdorur. Ngjarja e fundit ku e kemi përmendur ka qenë ajo e ndodhur gjatë kampionatit botëror të Katarit. Në Athinë, gjatë një atentati u vranë dy shqiptarë, njëri nga Vlora dhe u tha se i kanë vrarë shqiptarët për rivalitet.

Vrasja e tyre ka qenë e porositur nga Zamboni që ka përdorur një vrasës shumë të njohur dhe shumë të kërkuar në Shqipëri. Vrasja erdhi pas përplasjeve që kishte me viktimën nga Vlora për një hotel në Mikonos. Për ta eliminuar Zambonin ka patur disa atentate dhe u kishte mbijetuar disa atentateve dhe tentativa e fundit u bë në gusht të vitit të kaluar, kur në një makinë u gjetën lëndë eksplozive dhe armë që do të përdoreshin kundër tij. Ai e zbuloi, njoftoi policinë greke dhe shpëtoi”, tha Hoxha.

Ervin Karamuço kërkon masa ekstreme për përdhunuesit: Të kastrohen!

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço propozoi masa ekstreme për ata që abuzojnë seksualisht.

Ai kërkoi që ata të kastrohen, që të mos ju jepet më kurrë shansi të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Në “Top Story”, Karamuço argumentoi se masa të tilla duhen sepse ata janë vrasës serialë, me dallimin e vetëm që nuk vrasin njerëz, por vrasin ndjenjat dhe ëndrrat e tyre.

“Këta grabitqarët kanë të njëjtin profil si vrasësit serial. Thjesht nuk marrin kënaqësi nga vrasja e tjetrit por nga shfrytëzimi seksual. Kemi pasur raste që dikush abuzonte me femrat dhe më pas u kthye në një vrasës serial, sepse ndjente kënaqësi për të ndjerë akte pervesiteti.

Nuk kanë sëmundje mendore kanë çrregullime të rënda të personalitetit, por që janë përgjegjës përpara ligjit. Duhet menduar në Shqipëri sepse nuk po i japim përgjigjen e duhur dhe po na bëhen cikle këto. Kastrim kimik, këta njerëz përveçse duhen dënuar duhen kastruar. Këta njerëz nuk duhet të mendojnë më por të bëhen të paaftë edhe për të menduar dhe për të shfrenuar peshat tek fëmijët tanë. Këta janë vrasës serial, nuk heqin dorë, janë përsëritës”, tha Karamuço.

Kastrimi i njohur ndryshe nga populli si tredhja nuk kryhet pa kirurgji. Mjekët tregojnë se kastrimi kryhet më anë të një injeksioni me ilaçe të ndryshme, që në mënyrë efektive nuk mund të kryesh marrëdhënie seksuale.

Fevziu bën analizë politike: Rama mund të shkrijë çdo politikan!

Gazetari Blendi Fevziu analizoi në detaje, sipas tij, marrëdhëniet politike brenda vetë socialistëve.

Gjatë një bisede në studio me Ylli Rakipin, Fevziu tregoi se e sheh Edi Ramën të gjithëpushtetshëm, që nëse do ose nëse ka konflikt me dikë, e “zhduk” brenda sekondash nga skena politike.

Kaq të kollajtë, sipas tij, Rama nuk e ka vetëm me Erion Veliajn sepse ai drejton bashkinë më të madhe të vendit dhe nuk ka interes të hapë beteja me të.

“Mos të duket çudi që nëse do të ketë një largim të Ramës, Veliaj do të vijë. Është një kandidaturë që e ka vënë atë që ne i themi “shishen e qumështit”. Veliaj në fund të 4-vjeçarit tjetër mbaron mandatit, kështu që duhet të gjejë një zgjidhje brenda PS-së.

Në 2027-ën, nëse PS-ja fiton zgjedhjet e vitit 2025, çfarë roli do të ketë Veliaj, PS-ja duhet të gjejë një kandidaturë për bashkinë e Tiranës, sepse kandidaturat fillojnë 2-3 vite përpara. Është përfolur kandidatura e Arbian Maznikut, që u tërhoq nga Bashkia e Tiranës pikërisht për t’u përgatitur për një kryetar të mundshëm, nëse është kështu. Këto janë hamendje se ne nuk jemi në kokën e Ramës dhe ai nuk i diskuton me njeri.

Nuk është çudi që ai ka tërhequr Gonxhen si kandidat të mundshëm për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Nuk është çudi që në këtë tre vjeçar ai të çojë edhe ndonjë kandidaturë tjetër. Mendoj se Veliaj është shumë i fortë politikisht. Është kryetar i bashkisë së Tiranës më e madhja në vend, me shumë fonde, bashki me pushtet të madh rreth e rrotull, është një njeri që ka çarë brenda PS-së. Rama për momentin mund të shkrijë çdo politikan.

Ai brenda PS-së është i gjithëpushtetshëm dhe kush përplaset me të brenda 24 orësh fshihet. Me Veliajn nuk është kaq kollaj se është kreu i Bashkisë së Tiranës, nuk mund ta largojë dot nga bashkia. Mimimumi edhe 3 vjet ai do të vazhdojë të mbetet dhe Rama nuk ka pse hap një betejë surrealiste”, u shpreh Fevziu.

Karamuço denononcon “live” rastin e rëndë: Babai dhe djali 11-vjeçar kërcënojnë me jetë nënën

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço denoncoi një rast të rëndë të dhunës psikologjike që një nënë sipas tij, po përjeton në “TikTok”.

Dhunuesit, sipas Karamuços, janë djali i saj 11-vjeçar dhe ish-bashkëshorti, të cilët e ofendojnë dhe e kërcënojnë me jetë në rrjetin social.

Për këtë rast, por edhe të tjerë të ngjashëm, Ervin Karamuço kërkon reagimin e autoriteteve, por edhe denoncim nga publiku në çastet kur i hasin.

“Një ish-bashkëshort, sapo është nxjerrë, një ish-bashkëshort, që del në “TikTok” me djalin 11-vjeçar dhe shan nënën dhe e kërcënon me jetë. Del me fytyrë së bashku me djalin dhe shajnë nënën me fjalët me vulgare dhe madje e kërcënon edhe me jetë. Këto raste që ne themi “hë mo se në “TikTok” e nxori”, këto raste përfundojnë në tragjedi të rënda”, tha Ervin Karamuço në “Top Story”.

Spektakli sapo ka nisur – Sa banorë të rinj do të futen nesër në shtëpinë e Big Brother?

Vetëm dy ditë pas nisjes së spektaklit, produksioni i “Big Brother Vip” njofton hyrje të reja.

Gjatë transmetimit të martën (nesër) edhe gjashtë VIP-a të tjerë do të bëhen pjesë e debatit dhe aventurës në shtëpi. Emrat e tyre nuk janë zbuluar ende nga produksioni.

“Dyert e shtëpisë së madhe u hapën! Gjashtë të tjerën do të bëhen pjesë e saj”, njoftoi produksioni në “Instagram”, në promon për spektaklin e të martës, ku do të komentohen ndodhitë e ditëve të para dhe përshtatja e banorëve me njëri-tjetrin.

Momentalisht në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat në 24 orë po bashkëjetojnë 18 banorë.

Blendi Fevziu rrëfen prapaskenat e intervistës me Ramën: Erdhi 3 orë përpara me një hekur

Gazetari Blendi Fevziu zbuloi anën që nuk shihet nga publiku kur intervistoi Edi Ramën.

Në një bisedë në “MCN”, Fevziu tregoi se në intervistën e parë që bëri me Ramën, ky i fundit shkoi në studio 3 orë para. Me vete, sipas Fevziut, ai mbante një hekur dhe e drejtonte ndriçimin nga vetja.

Fevziu dhe Ylli Rakipi bënë edhe një analizë të situatës politike sot dhe rolit që çdo aktor ka.

Pjesë nga biseda në studio:

Ylli Rakipi: Sot Rama i ka marrë të gjitha. Nëse një person që nuk e njeh Shqipërinë, të kërkon të përshkruash pushtetin e Edi Ramës, si e përshkruan ti?

Blendi Fevziu: Edi Rama është i pakërcënuar për momentin. Kjo është më e madhja në politikë, nuk ka njerëz të pakërcënuar. Nuk ka gjë më të tmerrshme, se kur njeriu më i pushtetshëm i vendit të mos ndihet i kërcënuar nga asgjë. Është sa përgjegjësi e opozitës, ndërkombëtarëve, partisë së vetë, etj.

Ylli Rakipi: Edhe doktori u përpoq ti merrte të gjitha por nuk mundi. Mirëpo Edi Rama kërkon të marrë edhe opozitën, ta ndërtojë edhe atë dhe ta ketë nën kontroll. Luli Bashën përshembull, me të cilin do të votojë ligjet.

Blendi Fevziu: Nuk është çudi. Në pjesën më të madhe të të djathtës, përgjegjësinë nuk mund ta shohin te Rama për ngjarjet te opozita. Nëse Rama u ka marrë liderin që kishin për tetë vite, është përgjegjësi e opozitës. Nëse PD do të kishte standard demokratik, nuk do të votonte sërish Bashën. Unë kam thënë, që opozita duhet të ishte kontrast i plotë me qeverisjen. Nëse Rama nuk bën zgjedhje në parti dhe nuk ikën, kryetari i PD duhet të largohej.

Ylli Rakipi: Të mbetemi te Rama, sepse do të flasim edhe për opozitën. Jemi në mandatin e tretë, mendohet se do fitojë sërish Rama dhe do të mbretërojë ai. Si e sheh ti Ramën, i ka bërë mirë apo keq Shqipërisë?

Blendi Fevziu: Ndejtja gjatë në pushtet, e kalçifikon një lider. Ndryshimi dhe rrotacioni i bën mirë një vendi. Këtu komplikohet me faktin që tjetrin duhet ta mundësh me zgjedhje. Justifikimi që nuk ka zgjedhje, sepse ai nuk lë zgjedhje nuk ka kuptim. Rama e ka shteruar pjesën kryesore të asaj që mund të jepte. Për momentin nuk ka shumë nerva të merret me administrimin e vendit, merret më shumë me politikën e jashtme. Brenda merret me shumë më turizmin, që nuk jam kundër. Por nuk e di a ka më çfarë japë Rama. Unë e kam bindje, që zgjatja në pushtet nuk është lajm i mirë për askënd.

Ylli Rakipi: Por, është mjeshtër i madh, e tregojnë të tillë edhe për lobimet.

Blendi Fevziu: Rama ka qenë ndryshe, iku nga modeli i politikanit strikt dhe serioz. Ai paralajmëroi një epokë të tij që nuk na ra në sy në momentin e parë. Kur më erdhi mua në emision për herë të parë, më morën në telefon të shqetësuar, sepse kishte ardhur tre orë para dhe drejtonte me një hekur ndriçimin nga vetja…

A i konfirmoi mesazhi i Elias thashethemet se Princ Leka është i lidhur me dikë tjetër?

Pas shumë pikëpyetjesh të ngritura në rrjet dhe artikujsh të shkruar për ta, çifti mbretëror konfirmoi këtë të hënë (14 janar) ndarjen e tyre.

Por në reagimet, si të Princ Lekës, edhe të Elia Zaharias, lexohen inate mes rreshtash.

Duke e nisur nga mesazhi i Princ Lekës, veçohet fakti që Elia Zaharias ia hoqën titullin mbretëror menjëherë, duke iu referuar vetëm me emër.

“Me anë të këtij postimi, ju konfirmoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund”, thuhet në njoftim

Edhe reagimi i Elia Zaharias përcjell mesazhe, duke lënë të nënkuptuar që po del e lënduar nga kjo marrëdhënie dhe duke konfirmuar në një farë forme thashethemet se ndarja mes tyre erdhi për shkak të një romance të re të Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi.

Ajo nuk e përmend fare Princ Lekën në reagim, madje nënvizon se vendimi për t’u ndarë nuk e bën të lumtur. Diçka tjetër që tërheq vëmendje në postimin e Elias është që ajo flet për një periudhë të vështirë që po kalon, gjë që nuk pohohet nga Princ Leka në reagimin e tij.

“Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!”, tha Elia Zaharia.

Detajet që treguan ndarjen

Ishte pikërisht ditëlindja e 3-të e vajzës së tyre, Geraldinës që nxiti dyshimet e para. Si asnjëherë, kartolina e ditëlindjes së Geralindas ishte vetëm me mamin, Elian dhe prindërit e saj.

Nga ana tjetër, Princi zgjodhi ta uronte të bijën me një foto që nuk ishte e shkëputur nga festa e saj e ditëlindjes, duke theksuar kështu mungesën e tij në këtë ditë të rëndësishme për familjen.

Ndër detajet e vogla, por që tregojnë shumë mund të përmendim edhe veprimin e Princ Lekës në rrjetet sociale. Ai hoqi bashkëshorten e tij nga lista e ndjekësve, por veprimi që i “vuri kapakun” kësaj historie është shfaqja e Princit pa unazën e martesës prej më shumë se 1 viti.

Në ditët e festave, Princ Leka postonte foto vetëm me vajzën e tij, ndërsa Elia uroi Vitin e Ri me një foto me familjen e saj, pa praninë e Princit.

Marrëdhënia me fotografen

Arsyeja pse Princ Leka dhe Elia Zaharia i dhanë fund martesës së tyre dyshohet të jetë marrëdhënia e re që Princi ka krijuar me fotografen e tij, Blerta Celibashi.

Pas shumë aludimesh në rrjet, këtë e konfirmoi vetë çifti.

Ata u shfaqën publikisht bashkë në aeroportin e Budapestit, duke vendosur të mos fshihen më.

Elia Zaharia flet për ndarjen: Nuk më lumturon, kam kaluar muaj të vështirë

Pas Princ Lekës, edhe Elia Zaharia konfirmoi ndarjen e çiftit mbretëror.

Me një reagim në “Facebook”, Elia tregon se këtë të hënë kanë nisur zyrtarisht procedurat e divorcit, një vendim që nuk e lumturon atë.

Por, Elia shton se ky është vendimi më i mirë për t’u marrë dhe tashmë prioritet është lumturia e vajzës.

Reagimi i plotë i Elia Zaharias:

Më duhet tju komunikoj që sot filluam proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!

Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje!

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!

Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!
Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!

Reagimi i Princ Lekës:

I pari që konfirmoi lajmet për atë që po ndodh në familjen mbretërore ishte vetë Princ Leka, i cili me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat, pohoi se me Elian po ndjekin rrugën e ndarjes.

“Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës të zgjidhin atë me pëlqim reciprok, duke filluar procedurat e nevojshme ligjore. Pavarësisht besimit të instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen e edukimin e LSM Princesësh Geraldinë!!!”, thuhet në njoftim.

“U verbova nga dritat e gjata” – Drejtuesi i “Benz-it” humb kontrollin dhe përplaset me 2 mjete

Një aksident i trefishtë u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Rrogozhinë-Kavajë.

Pranë rrethrrotullimit te vendi i quajtur “Bishti i Zhurit” në afërsi të Rrogozhinës, drejtuesi i një mjeti tip “Benz”, i identifikuar Zaçe Islami, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke kaluar në korsinë e kundërt.

Më pas, makina u përplas me një furgon dhe një mjet tjetër.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” tha para grupit hetimoe se u verbua nga dritat e gjata të një makine tjetër, ndaj humbi kontrollin, duke kapërcyer në korsinë tjetër e duke u përplasur me dy automjetet e tjera.

Nga aksidenti pati dëme të shumta materiale, ndërsa personat që u përplasën, morën plagë të lehta.

Princ Leka konfirmon ndarjen nga Elia Zaharia: Do mendojmë për mirëqenien e Geraldinës!

Ajo që përflitej prej ditësh dhe që “ZOOM.AL” i parapriu se po ndodhte në Familjen Mbretërore shqiptare, është konfirmuar sot me një njoftim zyrtar nga Oborri Mbretëror.

Princi Leka ka pranuar se ai dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord për divorcin, pra që t’i japin fund martesës së tyre.

“Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës të zgjidhin atë me pëlqim reciprok, duke filluar procedurat e nevojshme ligjore”, thuhet në këtë njoftim.

Reagimi vjen pas fotografisë së urimit për Vitin e ri, ku çifti kishte pozuar i ndarë me vajzën e tyre të vogël.

“Pavarësisht besimit të instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen e edukimin e LSM Princesësh Geraldinë!!!”, vijon më tej ky njoftim.

Princ Leka u kap në një lidhje të re me një fotografe të njohur, teksa pati edhe imazhe dhe tashmë kjo lidhje nuk fshihet më.

“Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshës Geraldinë, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën”, theksohet aty.

Kurse në fund paralajmërohet media dhe opinioni:

“LTM Princi leka II nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje”. /ZOOM.AL/