Aplikacion
Romeo Veshaj është bërë pjesë e Big Brother Vip Albania 3, dy vite pasi binjaku i tij Donald Veshaj mori pjesë edicionin e parë.
Ai u shpreh se e çmendi ideja që Donaldi kishte hyrë në shtëpinë e BBV, ndërsa ai vetë jo.
Aktori i humorit u shpreh se dëshiron që i vëllai të provojë të njëjtën ndjesi që provoi kur Donaldi ishte pjesë e spektaklit.
Ndërsa kërkesa e tij për vëllain e madh ishte që të takohej me Dua Lipën.
“Dua Dua Lipën, jam i lidhur me të. Mendoj se po na shikon edhe tani. Më çmend ideja që Donaldi ka hyrë dhe unë jo. Dua që edhe ta provojë ndjesinë time, kur unë isha jashtë dhe ai brenda. Dua vetëm ta shijoj e të shoh çfarë ka pas asaj dere”, tha Romeo Veshaj
Moderatorja futet në BBV pa i treguar, Rita Lati habit: Roza s’është vajza ime! Nuk e kam bërë unëModeratorja Roza Lati është bërë pjesë e Big Brother Vip, por pa i treguar nënës së saj, aktores Rita Lati.
Prezantuesja i ka thënë nënës së saj se ndodhej në Itali, duke e suprizuar këtë të fundit kur mësoi se në fakt ajo do të futej në shtëpinë e famshme.
Pavarësisht se u shpreh se nuk dëshironte që Roza të bëhej pjesë e spektaklit, ajo i dha bekimin të bijës.
Ndërsa me shaka iu drejtua “Rozën nuk e kam bërë unë, nuk është vajza ime sepse është e pastër, thotë gjithçka i vjen, unë dua që të mos bjerë pre e presioneve që mami pastaj të mburret”.
Pjesë nga diskutimi:
Rita: Është në Itali Roza, apo po më mashtroni mua, o i bukri dheut, suksese, jam gëzuar shumë që je pikërisht ti aty. Ma hoqën trurin Ledion, e ke me Ritën, apo Rozën. Nuk e përballoj Rozën aty, arrin në një nivel poshtërimi. Më qetëso pak se s’jam mirë.
Ledioni: Qetësohu se asgjë e gabuar nuk do të ndodhë.
Rita: Mos më shikojnë njerëzit, apo është kamera e fshehtë.
Roza: O e bukura ime.
Rita: Pse kostum burrash më mam? Sa e bukur je bërë mama. Ti e ke mirë Ledion, po ku merr vesh ajo. Po si do merresh me gjithë dynjanë, se mos thua gjëra, gjëra që mund të jenë private. Po ku të merr vesh kjo moj, ku të dëgjon ajo, ajo bën atë që unë i them jo. O ma kam merak se do thuash gjëra që nuk duhet t’i thuash. Rozën nuk e kam bërë unë, nuk është vajza ime sepse është e pastër, thotë gjithçka i vjen, unë dua që Roza mos bjerë pre e presioneve që mami pastaj të mburret. Unë i jap bekimin tim, i kërkoj falje për gjithçka dhe i uroj suksese
Zbulohen disa prej banorëve që u bënë pjesë e garës së BBV3! Lista me emrat e konkurrentëveBanori i parë i Big Brother Vip 3 është spikeri i lajmeve, Drini Zeqo. Ai është konkurrenti i parë që ka hyrë brenda shtëpisë së famshme.
Ndërkohë pjesë e BBV janë bërë edhe 11 konkurrentë të tjerë, personazhe të njohur në fusha të ndyshme, si astrologji, gazetari, moderim apo aktrim.
Mes VIP-ave që janë futur në shtëpi deri tani janë moderatorja Roza Lati dhe aktorët Jul Deda e Romeo Veshaj.
Ky edicon ndryshe nga spektaklet e kaluara moderohet nga prezantuesi, Ledion Liço, njëkohësisht bashkëshorti i producentes, Sara Hoxha.
Ndërkohë opinionistët e BBV3 janë Arbër Hajdari dhe deputetja demokrate Ori Nebiaj.
Lista me emrat e konkurrentëve:
1- Drini Zeqo (Spiker)
2-Ilnisa Agolli (Gazetare)
3-Meri Shehu (Astrologe)
4-Rike Roçi (Ish-banore e BBV)
5-Jul Deda (Aktor)
6-Gabriele Mezini (Futbollist)
7-Roza Lati (Moderatore)
8-Elvis Myrtaj (Gazetar kronike)
9-Gazmend Ujkashi (Kozmetologji)
10-Romeo Veshaj (Aktor)
11-Sara Gjordeni (Ish-miss dhe prezantuese)
12-Ledjona Xheladinaj (Gazetare)
Ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatajt, 30 mijë euro shpërblim për gjetjen e vrasësitPolicia ka ofruar 30.000 euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së Gëzim Sinomatajt.
I riu u qëllua për vdekje me snajper në ballkonin e banesës së katit të tretë në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë mbrëmjen e 7 Janarit.
Kur kanë kaluar 6 ditë nga vrasja mafioze e të riut ende nuk janë zbuluar autorët e krimit që tronditi vendin.
Njoftimi i policisë:
Lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 07.01.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç, grupi i posaçem hetimor vijon veprimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprera për zbardhjen dhe dokumentimin e saj.
Në këtë kuadër, DVP Vlorë fton qytetarët që të japin informacion për këtë ngjarje dhe ofron shpërblimin 30 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vë në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694173022, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.
Nëna e Akis, grekut që vrau partneren shqiptare, Gjeorgjia Murati, është shprehur se ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike prej aktit të të birit.
Për media greke Mega, është shprehur se nëse do të ishte në komisariat do ta vriste vetë.
Nëna e 39-vjeçarit tha: “Jam shumë keq. Nuk kam folur fare me të. Nuk jam në gjendje të bëj asgjë tani me atë që po dëgjoj. Është bërë një krim, një grua është vrarë, jam shumë i inatosur. Nuk di si ta trajtoj, nuk e di. Këtu ka vdekur një vajzë, ku duhet të shkoj të kërkoj falje? Çfarë do t’i thotë kësaj nëne, “më fal që të vrava vajzën?”. E di që nuk mbaj përgjegjësi, por nuk pushoj së qeni vrasësi i nënës së tij.”
Siç deklaroi, nëna e autorit tha se ndjen “sikur toka dëshiron të hapet dhe ta përpijë”.
Në të njëjtën kohë ajo tha se nuk e dinte se i biri kishte abuzuar seksualisht me vajzën e saj por, vetëm se e kishte dhunuar.
“Tani po mësoj edhe unë. Unë kam rënë nga retë. Fëmijët nuk kanë qëndruar me mua për arsye të ndryshme, por unë do të doja të pyesja një gjë: babai i tij, pse nuk është shfaqur fare? Ai është baba, është rritur me të. Cilido qoftë djali i tij, le të dalë. Nuk e dija as si e kaloi fëmijërinë, ku ishte, çfarë bënte, si e trajtonin. Por kjo nuk e justifikon atë që të kryejë vrasje. Një nënë humbi vajzën e saj dhe një vajzë humbi nënën e saj. E kuptoni se çfarë ka bërë? Tani për tani nuk e di se për kë të qaj. Më vjen turp të dal jashtë. Më vjen turp, qaj ditë e natë”.
Siç ka deklaruar, nga njëra anë dëshiron të qajë për fëmijën e saj, por nga ana tjetër ndihet e inatosur.
“Po të kisha qenë atje do të kisha shkuar në komisariat për ta vrarë. Nuk e kam takuar këtë vajzë. Kemi folur me mesazhe, e njihja vetëm nga fotot, po më thoshte se është i lumtur”.
Armatimi i FSK nga SHBA, Vuçiç: Synohet largimi i serbëve nga KosovaPresidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të shtunën se me armatimin e mëtejshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga vendet e NATO-s, po synohet jo vetëm largimi i gjurmëve të Serbisë në Kosovë por edhe largimi i serbëve nga atje.
Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Agjencinë e sigurisë ushtarake, pak ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh.
Presidenti serb i cili paralajmëroi se vendi i tij do t’i shpenzojë rreth 740 milionë euro vetëm këtë vit për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe armatimeve, tha se Serbia duhet të kuptojë se çfarë po ndodh rreth saj dhe duhet ta ruaj paqen, qëndrueshmërinë dhe të forcojë ushtrinë.
“Ne e dimë që me krejt këto po udhëheq Amerika. Këtë po e bëjnë ekspertët e mëdhenj. Ata (Forca e Sigurisë së Kosovës) do të jenë si mendërisht, fizikisht dhe në organizim tepër të gatshëm. Amerikanët dhe NATO-ja këtë po e bëjnë në mënyrë jashtëzakonisht serioze dhe të përgjegjshme. Ata po e bëjnë këtë dhe do të formojnë forca jashtëzakonisht të fuqishme, ashtu siç i kanë formuar në Kroaci dhe vende tjera”, tha presidenti serb.
Të enjten Departamenti amerikan i Shtetit, tha se Kosova ka kërkuar blerjen e 24 sistemeve dhe 246 raketave Javelin FGM-148F.
Në këtë shitje do të përfshihen gjithashtu edhe elementët logjistikë të stërvitjes dhe përdorimit të tyre dhe vlera e përgjithshme llogaritet të jetë 75 milionë dollarë.
“Kjo shitje e propozuar do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.
Tani kërkesa i shkon Kongresit amerikan që shqyrton shitjen e armëve për vendet e huaja.
“Shitja e propozuar do të përmirësojë kapacitetin afatgjatë të mbrojtjes së Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësisnë e saj tokësore duke përmbushur nevojat e saj të mbrojtjes kombëtare”, thuhet në njoftimin e agjencisë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Sipas njoftimit, shitja e propozuar e sistemeve Javelin nuk do të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon.
Presidenti serb Vuçiç tha se armatosja e Kosovës po ndodh në kundërshtim me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
“Shkatërrimi i rendit ndërkombëtar me armatimin e mëtejshëm të të ashtuquajturave Forca të Sigurisë së Kosovës… po ndodh pothuajse çdo ditë nga disa shtete, në radhë të parë nga Turqia, por edhe vende të tjera të NATO-s, siç e kemi parë dje edhe Kroacinë dhe vende të tjera, synon që në kundërshtim me Rezolutën 1244 të OKB-së, jo vetëm të heqë plotësisht çdo gjurmë të ekzistencës së Serbisë nga territori i Kosovës por të largojë edhe popullin serb”, tha ai.
Ai tha se Kosova ka buxhetin me rritjen më të shpejtë për ushtrinë dhe policinë, dy sektorë që sipas tij nuk guxon të ekzistojnë.
Ai tha se Ushtria e Serbisë do të vazhdojë të armatoset por sipas tij mundësitë e Serbisë janë të vogla në krahasim me superfuqitë si Shtetet e Bashkuara, Turqia, dhe vende të tjera.
Në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth 5 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë./VOA
Tajvani sapo zgjodhi një president që Kina e urren. Po tani ç’do të ndodhë?Pekini e quajti atë një “shkaktuar problemesh” dhe një “separatist” të rrezikshëm. Tani ai do të jetë presidenti i ardhshëm i Tajvanit.
Pretendimet e Kinës mbi Tajvanin nuk janë të reja, ajo e sheh ishullin si pjesë të territorit të saj dhe Xi Jinping e ka bërë bashkimin një synim. Por kërcënimet janë shtuar vitin e kaluar.
E megjithatë, pavarësisht paralajmërimeve të Kinës kundër votimit për Partinë Demokratike Progresive (DPP) në pushtet, miliona tajvanezë u drejtuan drejt qendrave të votimit nën qiellin e ngrohtë dhe me diell të shtunën për të bërë pikërisht këtë.
Ata zgjodhën nënpresidentin e tyre 64-vjeçar, një politikan i kthyer në doktor, William Lai Ching-te, për të udhëhequr Tajvanin përmes marrëdhënieve të tij të vështira me Kinën.
Është një mandat i tretë i paprecedentë për DPP-në, një parti që Kina e sheh si skaj shumë afër vijës së saj të kuqe të padiskutueshme, pavarësisë së Tajvanit.
Se si e menaxhon Lai Pekinin dhe si reagon Pekini ndaj tij, kjo do të përcaktojë presidencën e tij.
Tsai 3.0 – apo një fillim i ri?
Lai ka premtuar se mandati i tij do të jetë një vazhdim i tetë viteve të paraardhësit të tij, Tsai Ing-wen.
Edhe në fjalimin e tij të së shtunës, ai zgjodhi fjalët e tij me kujdes dhe ofroi dialog dhe bashkëpunim.
Gjatë fushatës ai e ka përsëritur vazhdimisht formulën se “nuk ka nevojë të shpallet pavarësia, sepse Tajvani është tashmë një shtet sovran i pavarur”.
Megjithatë, Lai është konsideruar prej kohësh shumë më tepër si një “flakë” sesa presidenti i kujdesshëm Tsai.
Ai doli në radhët e DPP-së si anëtar i fraksionit të “valës së re”, i cili mbrojti shpalljen zyrtare të pavarësisë së Tajvanit.
Zai dhe kandidatja e tij Hsiao Bi-khim janë thellësisht të papëlqyer nga Pekini, i cili i ka ndaluar që të dy të udhëtojnë në Kinën kontinentale dhe Hong Kong.
Hsiao, vajza e një nëne amerikane dhe një babai tajvanez, ishte së fundmi përfaqësuesja e Tajvanit në SHBA.
Kështu që Kina ka shumë pak gjasa të pranojë ndonjë dialog me presidentin e ri. Të dyja palët nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar që nga viti 2016. Kina pezulloi komunikimin pasi u zemërua nga refuzimi i Tsai për të pranuar se Tajvani ishte pjesë e kontinentit.
Verdikti i së shtunës do të nënkuptojë gjithashtu një vazhdim të situatës shumë të tensionuar që tashmë ekziston në ngushticën e Tajvanit, me ndërhyrje pothuajse të përditshme nga anijet dhe avionët ushtarakë kinezë.
Pekini mund të sinjalizojë pakënaqësinë e tij me një shfaqje të madhe të forcës ushtarake, siç bëri pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi vizitoi Taipein në vitin 2022.
Kina gjithashtu mund të rrisë presionin ekonomik dhe diplomatik, duke joshur më shumë nga disa shtete të vogla që ende e njohin Tajvanin, dhe duke sanksionuar më shumë kompani, produkte dhe persona tajvanezë.
Strategjia e Lai për të përballuar kërcënimin ushtarak kinez është të vazhdojë atë që ka bërë Tsai.
Ai ka premtuar të shpenzojë më shumë për ushtrinë e Tajvanit, të vazhdojë programin e ndërtimit të nëndetëseve indigjene dhe të ndërtojë një marrëdhënie edhe më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Evropën. Tsai ka ndërtuar veçanërisht një marrëdhënie të fortë me Uashingtonin.
Por do të ketë disa shqetësime në SHBA se një presidencë Lai mund të jetë më provokuese, duke pasur parasysh prejardhjen e tij si një politikan pro-pavarësisë.
Megjithatë, kandidatja e tij Hsiao është një siguri për administratën Biden. Ajo ka të ngjarë të marrë drejtimin për të bindur SHBA-në se Lai mund t’i besohet që të mos provokojë Pekinin.
Ka startuar Big Brother Vip Albania 3, nën moderimin e prezantuesit Ledion Liço.
Ai është rikthyer në ekran pas 6 vitesh mungesë, duke marrë vendin e Arbana Osmanit.
“Koha në përgjithësi tregon çdo gjë. Faleminderoj njerëzit që pas 6 vitesh më dhanë mundësinë të rikthehem në skenë”, tha Ledion Liço.
Dy opinionistët e BBV3 janë Arbë Hajdarit, i cili ka mbajtur këtë kolltuk edhe dy sezonet e kaluara, si edhe deputetja e PD-së, Ori Nebiaj.
Banori i parë që u bë pjesë e Big Brother VIp është spikeri i lajmeve dhe prezantuesi, Drini Zeqo.
Emrat e VIP-ave:
1. Drini Zeqo (Spiker)
2. Ilnisa Agolli (Gazetare)
3. Meri Shehu (Astrologe)
4. Rike Roçi (Ish-banore e BBV)
5. Jul Deda (Aktor)
6. Gabriele Mezini (Futbollist)
7. Roza Lati (Moderatore)
8. Elvis Myrtaj (Gazetar kronike)
9. Gazmend Ujkashi (Kozmetologji)
10. Romeo Veshaj (Aktor)
11. Sara Gjordeni (Ish-miss dhe prezantuese)
12. Ledjona Xheladinaj (Gazetare)
Shpërthimi në banesë, QKUK: Pacientët, djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, 4 janë në operacionNë QKUK po marrin trajtim mjekësor 13 pacientë si pasojë e djegieve nga shpërthimi i bombolës së gazit në banesën në fshatin Kçiç të Mitrovicës.
Të plagosurit raportohet se kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar dhe këmbë.
“Ekipi emergjent në përbërje të mjekëve specialistë të profileve të ndryshme dhe infermierëve po trajton që të trembëdhjetë pacientët”, thuhet në njoftim.
Katër prej të lënduarve i janë nënshtruar operacionit, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre.
“Meqë trajtimi është duke vazhduar dhe gjendja shëndetësore mund të pësojë ndryshime, mjekët kërkojnë mirëkuptim nga mediet dhe publiku. Informatat e plota do të jepen pas ekzaminimeve finale nga mjekët kujdestar”, thuhet në njoftim.
Ishulli zgjedh Presidentin, zemërohet Pekini: Tajvani është pjesë e KinësVotuesit tajvanezë kanë zgjedhur William Lai si presidentin e tyre në një zgjedhje historike, duke çimentuar një rrugë që është gjithnjë e më divergjente nga Kina.
Ky veprim ka zemëruar Pekinin, i cili lëshoi një deklaratë menjëherë pas rezultateve duke këmbëngulur se “Tajvani është pjesë e Kinës”.
Ndërsa Pekini ka bërë thirrje për “ribashkim paqësor”, ai gjithashtu nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës.
Kina i ka konsideruar votimet në Tajvan si një zgjedhje midis “luftës dhe paqes”.
Kina ka rritur praninë e saj ushtarake rreth ishullit muajt e fundit, duke rritur frikën për një konflikt të mundshëm.
Duke fituar një mandat të tretë të paprecedentë radhazi presidencial për partinë e tij, Lai ka hapur terren të ri. Në fjalët e tij të para pasi kundërshtarët e pranuan, ai sinjalizoi se kjo ishte një trajektore e pakthyeshme.
“Vendi do të vazhdojë të ecë në rrugën e duhur përpara. Ne nuk do të kthehemi dhe nuk do të shikojmë prapa”, tha ai për mediat në një konferencë për shtyp.
Më vonë, ndërsa iu drejtua dhjetëra mijëra mbështetësve të entuziazmuar në rrugët e Taipeit, Lai e karakterizoi fitoren e tij si një triumf të demokracisë.
“Ne nuk i lamë forcat e jashtme të ndikojnë në zgjedhjen tonë. Kjo sepse vendosëm që vetëm ne mund të zgjedhim presidentin tonë”, tha ai. Në krye të zgjedhjeve, Tajvani kishte akuzuar Kinën për përpjekje për të ndërhyrë në proces.
Por Lai kishte gjithashtu një mesazh për Kinën. Ai bëri thirrje për paqe dhe stabilitet me Pekinin.
Në të njëjtën kohë, shtoi, ai do të ruajë status quo-në as duke kërkuar pavarësi dhe as bashkim me Kinën, dhe u zotua “të mbrojë Tajvanin nga kërcënimet nga Kina”.