Aplikacion
Të shtëna me armë u dëgjuan mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë.
Ngjarja ndodhi te rrethrrotullimi i Selitës, ku u plagos me armë zjarri një person.
Sipas burimeve, i plagosur mbeti 35-vjeçar Zamir Kalemi. Ai mori një plumb në këmbë dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën në spital.
Në vendngjarje mbërriti policia, që po heton për shkaqet pse u qëllua me armë zjarri dhe për të zbuluar se kush ishte autori.
Po ashtu, Policia e Tiranës ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Pak minuta pas ngjarjes, grupi hetimor gjeti një mjet të djegur në Bërzhitë, që dyshohet se u përket autorëve. Mjeti do t’i nënshtrohet kontrollit për të parë nëse gjenden prova që çojnë në kapjen e autorëve.
Ushqimet që duhet të konsumoni për të luftuar stresinNjë dietë e balancuar do ju ndihmojë në mënyrë efektive për të luftuar lodhjen, për të ngritur moralin dhe për t’iu larguar stresin.
Ushqimet që ju duhet të hani për të lehtësuar stresin janë të thjeshta. Hani pak, por ushqime me vlera të larta ushqyese. Ju nuk duhet të largoheni nga tryeza me urinë e qetësuar por jo të mbingarkuar. Kjo do të lehtësojë tretjen.
-Hani disa herë në javë prodhime deti (ton, salmon, të gjitha llojet e peshkut) të pasur me fosfor dhe omega 3. Nëpërmjet këtyre ushqimeve ju do të merrni këto vitamina: B5, B9, B12 efektive kundër nervozizmit dhe stresit.
-Mos harroni drithërat dhe bukën, ushqim kryesor i qelizave të trurit, me përmbajtje të vitaminës B që ndihmon në luftën kundër stresit.
-Fruta të thata: rrush, kajsi, fiq. Ato janë të pasura me fibra dhe karbohidrate komplekse, të cilat luftojnë në mënyrë efektive kundër stresit.
-Çokollata është një ushqim anti-stres ushqim. Në sajë të përmbajtjes së lartë të magnezit, ajo siguron një ekuilibër të mirë nervor.
-Mjalti lufton stresin gjithashtu. Ai siguron energji dhe vitalitet. Ai është një produkt natyrore i njohur për efektivitetin e tij në pagjumësi, lodhje nervore dhe stres.
Ekspertët: Disa minuta ushtrime fizike në ditë mund të përmirësojnë shëndetin e zemrësPas qëndrimit ulur për një kohë të gjatë edhe ushqimeve të shumta gjatë sezonit të festave, Viti i Ri ofron një shans për të bërë ushtrime fizike shumë të nevojshme për trupin.
Një vrapim i shkurtër në park padyshim që do të sillte disa përfitime. Hulumtuesit thonë se vazhdimi i ushtrimeve fizike të moderuara është i mirë për shëndetin në përgjithësi.
“Ke më shumë përfitime nëse zëvendëson dhjetë minuta ulur me dhjetë minuta qëndrim në këmbë. Të gjitha hulumtimet tregojnë se sa i dëmshëm është qëndrimi ulur ose shtrirë. Pra, që nga shikimi i televizionit, udhëtimet, shtrirja në divan apo përqendrimi në telefon”, thotë Dr. Jo Blodgett.
Shkencëtarët në Institutin e Sportit, Fizkulturës dhe Shëndetit pranë Kolegjit Universitar të Londrës zhvilluan hulumtime se si lëvizshmëria dhe modelet e ndryshme të ushtrimeve gjatë 24 orëve janë të lidhura me shëndetin e zemrës.
Ata përpunuan të dhëna nga 15,000 individë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Britaninë e Madhe Australinë, Finlandën, Danimarkën dhe Holandën.
Ata hulumtuan se sa kohë shpenzonin ulur, në këmbë, në gjumë dhe duke bërë ushtrime fizike të kalibrit të lartë.
Në bazë të hulumtimeve ata renditën aktivitetet e ndryshme, duke filluar nga ushtrimet që rritën rrahjet e zemrës dhe ushtrimet e lehta fizike. Më pas u përqendruan tek energjia e harxhuar nga qëndrimi në këmbë, duke fjetur apo qëndruar ulur.
Studimi i publikuar në Gazetën Evropiane të Zemrës gjeti se pesë minuta ushtrime fizike të moderuara që nuk kalonin cakun e fizkulturës së vrullshme kishin një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës në krahasim me qëndrimin ulur.
Hulumtimi u financua nga Fondacioni Britanik i Zemrës.
Autorja kryesore e hulumtimeve Jo Blodgett thotë se studimi tregon se lëvizja është gjithmonë e rëndësishme.
“Zëvendësimi i pesë minutave qëndrimi ulur me vrap ose çiklizëm u shoqërua me përfitime për shëndetin e zemrës. Por për të patur të njëjtin përfitim me qëndrimin në këmbë, do t’ju duhet të zëvendësoni disa orë në ditë me qëndrimin ulur”.
Ajo thotë se shkencëtarët krahasuan sa kohë do t’ju duhet të qëndroni në këmbë për të patur të njëjtat përfitime nga një vrapim ose nga ecja në park. Për shembull, qëndrimi në këmbë përpara kompjuterit gjatë punës ka përfitime, tregon studimi.
Sezoni dimëror është një mundësi ideale për të bërë ecje në park, thotë Dr. Snehal Pinto Preiera. Ajo thotë se një ecje prej 20 minutash në ditë është e këshillueshme nga shumica e organizatave të shëndetit publik.
“Nuk është e nevojshme të jetë një ushtrim fizik i vështirë. Mbështetja në murë dhe shtytja. Pra ushtrime të lehta fizike, madje mbajtja e çantave me ushqime kur bën pazarin”, thotë Dr. Snehal Pinto Pereira./ Zëri i Amerikës
Orë me diell, por temperatura deri në minus 7 gradë – Parashikimi i motit për fundjavënKëtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe të ftohta. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, sidomos në vlerat minimale gjatë ditës së Shtunë ku zonat malore në veri parashikohen me temperaturë -7 °C, ndërsa vlerat maksimale nuk pritet të kalojnë 11 °C, kryesisht në zonat bregdetare.
Era do të jetë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-7m/s, ndërsa bregdet dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi 10-13m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4ballë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Ditën e Diel temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë si rezultat i ndryshimit të erës nga kuadrati i jugut, me shpejtësi 1-7m/s.
Vlen për tu theksuar prezenca e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore, po ashtu mjegulla e mjegullina në zonat luginore.
Debat mes demokratëve – Alizoti kërkon rezolutë për Berishën, e kundërshton BardhiGrupi parlamentar demokrat u mblodh pasditen e kësaj të premteje për të diskutuar në detaje për aksionin politik që do të ndjekë nga e hëna.
Demokratët, që mbështesin Sali Berishën, kanë vendosur kaosi dhe dhuna të shoqërojnë edhe punimet e këtij sesioni të ri parlamentar, edhe pse në mungesë të ish-kryeministrit.
Por gjatë mbledhjes, deputetët përplasën idetë me njëri-tjetrin.
Luan Baçi kërkoi që për Berishën të bëhet një rezolutë, por ideja e tij u hodh poshtë nga Gazment Bardhi, që argumentoi se në këtë moment nuk nevojitet gjë tjetër veçse beteja me Edi Ramën.
Tomor Alizoti nga ana tjetër shtroi kërkesën që mbledhjet të bëhen në seli.
Pjesë mga diskutimet:
Alizoti: Ne duhet të bëjmë partinë, duhet të bëjmë mbledhjet në seli, na duhet bashkimi real politik. Pastaj na duhet që secili deputet të shkojë në zonën e vet dhe të takojë qytetarët për problemet e tyre. Ne duhet të kemi një qëndrim si grup parlamentar për Berishën. Unë nuk kam qenë me Sali Berishën, as kam qenë ministër i tij, por duhet të mbrojmë figurat politike të opozitës.
Baçi: Të bëjmë një rezolutë, ku të qartësohet mbrojtja ndaj kryetarit Sali Berisha dhe sulmi politik që po bën SPAK. Dhe ju duhet ta njihni që ai është kryetari jonë. Siç ne kemi njohur Gaz Bardhin si kryetar grupi, duhet njohur Sali Berisha si kryetar partie dhe sigurisht edhe sulmi politik që po i behet.
Bardhi: Nuk mendoj që ka nevojë për rezoluta. Duhet të merrni me çështjet që i takojnë grupit parlamentar dhe betejës tonë me Edi Ramën. Z. Berisha e ka bërë të qartë që nuk përfshin grupin parlamentar në këtë çështje.
Nallbati: Edhe unë nuk mendoj që e ndihmojmë Sali Berishën me rezoluta. Sali Berishën, PD dhe opozitën e ndihmojmë vetëm duke forcuar partinë dhe duke mundur Edi Ramën. Të tjerat janë servilizma pa vlerë që nuk ndihmojnë askënd. Ne duhet të mendojmë sesi forcohet PD dhe opozita.
Zjarr masiv në Burrel, flakët “përpijnë” 4 banesa (VIDEO)Një zjarr i madh ka përfshirë katër banesa në qytetin e Burrelit.
Nga flakët u dogjën katër banesa private të cilat ndodhen pranë hotelit të ish-uzinës.
Sipas policisë, nga zjarri nuk ka persona të lënduar sepse banorët u evakuuan në kohë nga shtëpitë.
Në vendin e ngjarjes mbërritën dy zjarrfikëse, të cilat vunë flakët nën kontroll.
“Si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me banesën e shtetasit S.S., banesa private me çati të përbashkët.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe nuk ka asnjë banor të lënduar”, njoftoi policia.
Snajperi, arma e vrasjeve mafioze! Emrat e bujshëm që u ekzekutuan me tëSnajperi është një armë që qëllon me përpikmëri të madhe te shënjestra dhe për përdorimin e tij kërkohet zotësi.
Për këtë arsye, atë nuk mund ta përdorë kushdo dhe ai që e ka në dorë, duhet ta dominojë atë dhe më pas të studiojë deri në detaje pozicionin nga ku do të qëllojë ndaj shënjestrës.
Për të gjitha këto cilësi, por jo vetëm, kur në vrasje përdoret snajper, ato klasifikohen si mafioze.
I tillë ishte rasti i Gëzim Sinomatajt, të ekzekutuar në ballkonin e shtëpisë në Vlorë, nga persona ende të paidentifikuar. Për vrasjen e tij u përdor snajper, nga i cili doli vetëm një plumb që i mori jetën Sinomatajt. Për vrasjen në fjalë ka vetëm të shoqëruar në polici, por deri tani grupi hetimor nuk ka gjetur asnjë provë që të çojë në identifikimin apo arrestimin e autorit.

Veç Sinomatajt, me snajper është ekzekutuar edhe Kastriot Reçi. Ai u qëllua në mënyrë mafioze në mes të Rrëshenit më 7 janar të vitit 2020. Snajperi, siç u zbulua nga hetimet, ishte u vendosur në një pallat. Për shkak të saktësisë dhe maskimit që përdori, policia dyshoi se autori ishte me pagesë.

Në shënjestrën e snajperit ka qenë edhe Ardjan Çapja, në vitin 2020 në Elbasan. Asokohe, Çapja u plagos në shpatull si pasojë e qitjes me snajper nga KodërKrasta. Autori, ende i paidentifikuar qëlloi drejt banesës së Çapjas.
Snajperi që u përdor u gjet pas ngjarjes nga grupi hetimor i braktisur në një makinë.

Autorët zgjodhën të ekzekutonin me snajper edhe Xhabir Shegën në vitin 2015. Ndaj tij u qëllua me dy plumba nga Kalaja e Shkodrës, pasi kishte dalë nga burgu, ku kishte kryer 12 vite dënim për vrasjen e Indrit Bajrit. Në momentin që plumbat dolën nga snajperi në drejtim të Shegës, ai ndodhej në oborrin e banesës dhe pasi u godit, ndërroi jetë. Ende pas kaq vitesh, autoritetet nuk kanë arritur të identifikojnë autorët.

Edhe në mes të Tiranës ka pasur tentativa për të ekzekutuar me snajper. I tillë është rasti i vitit 2016 në Rrugën e Kavajës, kur në shënjestër ishte Akil Nerjaku. Autorët qëlluan me snajper ndaj tij nga një furgon. Akil Nerjaku po dilte nga mjeti i tij i blinduar G-Class kur iu bë atentati, por ai shpëtoi.

Hera e parë kur u përdor snajperi për ekzekutim në Shqipëri ishte viti 2000, kur u vra brenda burgut 313 Ilir Bardhi, ndërsa në Tropojë iu mor jeta Ylli Haklajt.
Milaim Zeka “plas bombën”: Kurti dha dorëheqjen tek ambasada e SHBA, mund të shpallet non grataGazetari Milaim Zeka bëri një deklaratë të fortë lidhur me situatën politike në Kosovë.
Gjatë një interviste në “Top Talk”, Zeka tha se Kurti pak kohë më parë ka dorëzuar dorëheqjen tek ambasada e SHBA, por sipas tij, nuk i është pranuar nga amerikanët.
Gazetari shtoi se Kurti u detyrua ta bënte një lëvizje të tillë për shkak të presionit të madh që ndjen për formimin e asosacionit. Nëse e pranon diçka të tillë, analizon Zeka, Kurti rrezikon të humbasë mbështetësit dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme e në rast të kundërt, rrezikon të shpallet non grata nga SHBA.
“Blerja e armatimeve është sinjal që më shumë po i dërgohet Rusisë sesa Serbisë, perëndimi po bindet përditë për hipokrizinë e Vuçiçit, ky për mua është më i rrezikshëm se Millosheviçi, ky ka qenë zëdhënës i tij. Bota po tregon sinjale të qarta.
Ajo që më shqetëson është qëndrimi i Kurtit. Më shqetëson kryeneçësia e Albin Kurtit, e di fare mirë që asociacioni duhet të plotësohet. Nuk është kërkesë e Vuçiçit, por është kërkesë e Uashingtonit. Albin Kurti nuk do e pranojë dhe do shkarkohet.
Albin Kurti ofroi dorëheqjen në ambasadën e SHBA në Prishtinë para pak kohësh, por amerikanët nuk ia pranuan. Albin Kurti nëse pranon asociacionin, digjet nga elektorati i tij, ky ka ardh në pushtet duke kundërshtuar asociacionin. Nëse nuk e përmbush këtë kërkesë, pas 15 janarit presioni do të rritet shumë ndaj Albin Kurtit, dhe Kosova pret një pako të re sanksionesh.
Sipas informacioneve të mija diplomatike, nëse Kurti nuk pranon asociacionin, ne do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por Albin Kurti rrezikon të shpallet person “non-grata” nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe”, tha ndër të tjera Zeka.
Shkrumbohet banesa në Pogradec – Rrezikojnë jetën familjarët, mes tyre një fëmijëNjë banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Leshnicë të Pogradecit. Zjarri ka rënë në banesën e Hamdi Alinj. Gjatë kohës që ka rënë zjarri, në banesë kanë qenë 5 persona, mes tyre dhe një fëmijë. Flakët rrezikuan jetën e tyre, por më pas me ndihmën e njëri-tjetrit dhe zjarrfikëses, ata dolën jashtë pa u lënduar.

Sipas banorëve të fshatit, familja Alinj është në një situatë të vështirë ekonomike dhe jetojnë me pak pension dhe bujqësi, ndërsa kanë vetëm një djalë që si lavazhier.

Dëmet në banesë janë të mëdha, por fatmirësisht pa të lënduar. Në vendngjarje është policia që po heton shkaqet e zjarrit, ndërsa nesër priten edhe specialistët e emergjencave për të bërë vlerësimin e dëmeve dhe për të ndihmuar familjen në riparimin e banesës.
Arrestohet shqiptarja, pjesë e skemës së prostitucionit në Greqi – Trafikonte të mitura (EMRI)Policia greke shkatërroi një rrjet prostitucioni në Athinë, pjesë e së cilës ishin një shqiptare dhe dy grekë.
31-vjeçarja Lorela Kapaj, 34-vjeçari Stefanos Nestoras dhe 55-vjeçari Dhorgjiaqis Petros trafikonin vajza të mitura, duke postuar foto e video të tyret erotike në një faqe online dhe duke ju lënë takime me klientë.

Dy vajzat e trafikuara janë një 15-vjeçare greke Th. Dh. dhe një e mitur shqiptare M.L..
Skemën e prostitucionit, sipas mediave greke, e nisi 31-vjeçarja shqiptarja, që trafikoi një 13-vjeçare në vitin 2022, duke marrë lekët prej saj.
Më pas, ajo ia kaloi të miturën 33-vjeçarit grek, i cili i premtoi se do t’i gjente “klientët e pasur”.

Së bashku me një 15-vjeçare, 13-vjeçarja në periudhën korrik-gusht të vitit 2023, kryen marrëdhënie seksuale me 55-vjeçarin grek, po ashtu i arrestuar si pjesë e rrjetit.

Ai pagoi për secilën prej të miturave nga 100 euro.
Gjatë operacionit, policia gjeti në shtëpinë e tij dhe të 33-vjeçarit tjetër të arrestuar prova digjitale për rrjetin e prostitucionit dhe një pistoletë.
Shqiptarja nga ana tjetër, sipas mediave greke, ka mohuar akuzat.