Aplikacion
Reperi TI (Clifford Harris) dhe gruaja e tij, Tameka “Tiny” Harris , akuzohen për përdhunim. Sipas një raporti të New York Times, një grua e paditi çiftin, duke pretenduar se në vitin 2015, ata e kishin droguar dhe përdhunuar. Viktima e supozuar, e cila mbetet anonime, pretendon se ata u takuan në një klub në Los Angeles, ku ajo u drogua, u dërgua në një hotel dhe u abuzua.
Në padi, ajo thotë se Tiny i ofroi asaj dhe shoqes së saj një pije, të dy e pranuan atë. Çifti i ftoi të dy në hotel, por vetëm viktima e dyshuar i ndoqi. Fillimisht në dhomë kishte edhe persona të tjerë. Së shpejti, atyre iu kërkua të largoheshin dhe mbetën vetëm me të. Ajo pretendon se të tre kanë bërë dush, e kanë masazhuar dhe ajo ka filluar të ndihet e trullosur.
Në padinë që ka bërë, ajo thekson gjithashtu se ka vjellë “dhe ka rënë të fikët deri në mëngjes”, kur është zgjuar me dhimbje
Avokati i T.I. dhe Tiny i mohon akuzat. “Qëndrimi ynë është i qartë… Jemi të pafajshëm, nuk do të rrëzohemi dhe presim me padurim ditën e gjyqit”, theksohet në deklaratën zyrtare të çiftit.
Tenxhere me presion dhe çarçafë – Plani i Dan Hutrës për t’u arratisur nga burgu i FieritNjë plan arratisje si nëpër filma do të jetësohej në burgun e Fierit, orkestruar nga famëkeqi Dan Hutra.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga plani i të burgosurit që po ndihmohej nga tre të tjerë. Hutra kishte siguruar mjete të improvizuara për arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë në Fier.
Sipas saj ka rezultuar se Hutra kishte arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit.
Dyshohet se 4 të burgosurit kishin në plan të shfrytëzonin ndërrimin e turnit të rojeve në burgun e Fierit.“Drejtoria e Burgjeve ka zbuluar planin që kishte si organizator Dan Hutrën, i cili kishte siguruar mjete të improvizuara për arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë. Ka rezultuar se Hutra kishte arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit. Ata do të shfrytëzonin ndërrimin e turneve të rojeve në burg.
Të përfshirë në planin e arratisjen ishin 3 të burgosur nga Vlora për vjedhje. Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi. Dyshohet se plani u organizua gjatë festave të fundvitit. Megjithatë hetimet mund të hedhin dritë mbi detaje të reja lidhur me këtë plan arratisje”, zbuloi ajo mes të tjerash.
Shehaj: Qeveria i fali 19.000 m2 tokë një kompanie të sapokrijuar për të ndërtuar hotel dhe kazinoDeputeti Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër abuzim të qeverisë me statusin e “investitorit strategjik”, këtë herë për ndërtimin e një hoteli dhe kazinoje.
Në postimin e tij Shehaj thotë se qeveria i ka falur 19 mijë m2 tokë kompanisë së sapokrijuar “Adriatic Resorts SHA”, ku aksionerë janë një amerikan dhe një shqiptar. Përzgjedhja e kësaj kompanie si përfituese e statusit, u bë pa garë, shkruan Shehaj.
Postimi i plotë:
Qeveria Rama ka shpallur investitor strategjik dhe i ka falur 19 mijë metër katror tokë publike në qendër të Tiranës një kompanie të sapo krijuar.
Sipas qeverisë, investitori strategjik i përzgjedhur pa garë, “Adriatic Resorts SHA” do të investojë rreth 200 milionë euro për të ndërtuar një hotel dhe kazino.
Por, aksionerët kryesorë që kanë rreth 40% të kësaj kompanie janë një qytetar amerikan me profesion konsulent dhe një shqiptaro-amerikan me profesion ndërmjetës (broker).
Por, aksionerët kryesorë që kanë rreth 40% të kësaj kompanie janë një qytetar amerikan me profesion konsulent, Steven Gallaëay, dhe një shqiptaro-amerikan me profesion ndërmjetës (broker), Engjell Pasha.
Këta të dy kontrollojnë kompaninë në Tiranë nëpërmjet tre kompanish të tjera zinxhir në Angli dhe SHBA, një prejt të cilave është krijuar dhe pezulluar të nesërmen.
Ndërsa pronarët e tjerë janë të kompanisë janë të fshehur.
Si në rastin e resortit të Xhackës, koncesionit të Beqajt, inceneratorit të Veliajt e shumë të tjerë, përdoren skema me pronarë fiktivë ose të fshehur për të mbuluar vjedhjen e parave dhe pronës publike.
Shqipërisë i duhet një qeveri e pakorruptuar!

“Reporterët pa kufij”, një nga organizatat më prestigjioze në botë për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes së tyre, ka reaguar lidhur me rastin e paprecedentë të sekuestrimit nga SPAK të pajisjeve të gazetarit investigativ, Elton Qyno.
Përmes një reagimi në platformën ’X’ Reporterët pa kufij’ nënvizojnë se sekuestrimi i aparaturave të gazetarit kërcënon fshehtësinë e burimeve konfidenciale.
“Shqipëri: Sekuestrimi i aparaturave të gazetarit Elton Qyno nga prokurorët antikorrupsion pas raportimit të tij për krimin e organizuar, kërcënon fshehtësinë e burimeve konfidenciale.
Më tej kjo organizatë i bën thirje Gjykatës Speciale të Apelit të vendosi kthimin tek gazetari Qyno të sendeve të sekuestruara mes tyre dy telefonat dy kompjutera dhe materialet e tjera profesionale
Në reagimin përmes platformës “X”, “Reporterët pa Kufij” shkruajnë si më poshtë vijon:
“Reporterët pa kufij” i kërkon Gjykatës së Posaçme të Apelit, e vendosur në 5 janar, të urdhërojë kthimin e pajisjeve të gazetarit…”.
Në të njëjtën linjë është dhe organizata “Safe Journalists”, e cila në një postim të sajin në platformën “X”, bëri thirrje që gjykata të kthejë pajisjet dhe njëkohësisht këmbëngul që të përmbahet në të ardhmen nga nisja e çështjeve që rrezikojnë burime gazetarësh.
“Safe Journalist i kërkon Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të urdhërojë SPAK-un t’i kthejë të gjitha pajisjet Elton Qyno-s dhe këmbëngul që të përmbahet në të ardhmen nga nisja e çështjeve që rrezikojnë burime gazetarësh…”-thuhet në deklaratën e Organizatës “Safe Journalists”.
Më 13 dhjetor 2023, për rreth 9 orë, Elton Qyno u mor në pyetje dhe u raportua se iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve të cilat i kishte publikuar në media lidhur me Nuredin Dumanin.
Atij i janë sekuestruar dhe telefonat dhe kompjuterat e materiale të tjera.
Enca reagon pas fjalimit të Dojnës: Mos i bëni njerëzit të duken mizerabël që të ndiheni mirë vetëEdhe këngëtarja Enca ka reaguar ndaj deklaratës së Dojna Memës, e cila në një emision foli për jetën e rreme të VIP-ave në rrjetet sociale.
“Mendoj se rrjetet sociale kanë ndikuar shumë në krijimin e kësaj jetës plastike, jetës që nuk është e vërtetë”, më pas iu drejtuar shikuesve, duke thënë: “Njerëz, nuk është e vërtetë, mos e besoni”, tha Dojna.
Përmes një postimi në Instastory, Enca u shpreh: “Se më vjen për të qeshur kur thonë “Mos u besoni rrjeteve sociale, se gjithçka është një gënjeshtër, njerëzit nuk e kanë atë jetë, janë në të vërtetë të trishtuar etj, etj. Vërtet të gjithë postojmë në social media pjesët më të bukura të jetës (ose thjesht çfarë duam të ndajmë), por ka edhe njerëz që janë vërtet të lumtur, që jetojnë vërtet bukur, që janë vërtet të pasur, vërtet të dashuruar”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Por kanë edhe njerëz që e kanë jetë të vërtetë! Mos u përpiqni t’i bëni të gjithë të duken ‘miserable’ që të ndiheni më mirë me veten”.

Disa shenja do të përjetojnë një fluks pozitiv energjie që mund t’i ndihmojë ata të zgjerohen dhe të arrijnë qëllimet dhe ëndrrat e tyre.
Gjatë janarit do të ketë disa tranzite të dukshme, të tilla si Mërkuri retrogradë në 1 janar dhe Marsi hyn në Bricjap më 4 janar. Dielli do të hyjë në Ujor në datën 23 të muajit.
Më në fund, Afërdita do të hyjë në Bricjap në datën 23 të muajit, duke i lejuar shenjat e Tokës të jenë më produktive.
Demi
Ju po hyni në një epokë të re dhe të gjithë shohin rritje dhe ndryshim. Përqafimi i anës suaj artistike mund të jetë i dobishëm këtë herë, pasi pranoni pa kriter se kush jeni në të vërtetë. Me Jupiterin ende në shenjën tuaj, kjo është periudha kur mund të vazhdoni në rrugën e rritjes. Saturni në Ujor ka ndikuar në shenjën tuaj që nga fillimi i vitit 2023 dhe njohuritë që keni fituar që atëherë ju kanë lejuar të përballeni me sfida me një mentalitet të ndryshëm. Jupiteri dëshiron që ju të jeni më të hapur për të përjetuar përvoja të reja dhe për të vlerësuar atë që keni mësuar deri tani në jetë.
Virgjëresha
Janari do t’ju japë bollëk dhe shumë kohë për të reflektuar mbi kujdesin ndaj vetes dhe dashurinë. Saturni ndryshon mënyrën se si i shikoni marrëdhëniet dhe ju mëson ta doni veten shumë më tepër. Muaji fillon me Venusin në Shigjetar, duke ju ndihmuar të fitoni paqe dhe gëzim nga shtëpia. Në punën tuaj, pranë kolegëve dhe miqve tuaj, do të dëshmoni se mund të jepni zgjidhje kuptimplota. Njerëzit do të respektojnë etikën tuaj të punës gjatë këtyre kalimeve, veçanërisht kur Venusi hyn në Bricjap në datën 23. Jupiteri në Demi do t’ju ndihmojë të zgjeroni njohuritë tuaja në çdo gjë për të cilën jeni të pasionuar. Kjo mund të jetë një kohë e mirë për të ndjekur një diplomë ose për t’u përqëndruar në përfundimin e një diplome aktuale.
Ujori
Janari është një muaj transformimi për të gjitha shenjat që do t’ju ndihmojnë të vazhdoni në rrugën tuaj drejt vetëdijes. Dielli në shenjën tuaj më vonë gjatë muajit pasqyron fillimin e një cikli të ri, së bashku me ditëlindjen tuaj. Mund të jetë një muaj ku vlerësoni suksesin tuaj dhe veten. Arritja e këtij ekuilibri midis punës dhe shtëpisë bëhet më e lehtë deri në maj. Sezoni i Ujorit do t’ju lejojë të punoni me një ritëm që do të duket i menaxhueshëm dhe më pak stresues në krahasim me vitin e kaluar kur Saturni ishte në Ujor. Ndiheni të mbështetur dhe të vlerësuar nga kolegët dhe miqtë.
Raporti i Kongresit të SHBA: Edi Rama shpenzoi mijëra dollarë në hotelin e TrumpMidis viteve 2017-2020, kryeministri shqiptar, Edi Rama, këshilltarët e tij dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri shpenzuan rreth 6 mijë USD në hotelin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Uashington.

Detajet specifike të shpenzimeve janë pjesë e një raporti prej 156 faqesh të titulluar: “Shtëpia e Bardhë në shitje”, i përgatitur nga anëtarët të demokratëve të Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA. Raporti i cilëson pagesa të tilla si përpjekje për të ndikuar mbi ish-presidentin e SHBA-ve.
Duke përdorur dokumente të siguruara nëpërmjet një beteje ligjore nga kompania ‘Mazars’, raporti detajon shpenzimet e zyrtarëve të huaj në favor të bizneseve të presidentit Trump, të cilat në total kapin një vlerë prej 8.7 milionë USD.
“Duke i ngritur interesat e tij personale financiare dhe prioritetet politike të fuqive të huaja të korruptuara mbi interesin publik amerikan, ish-Presidenti Trump ka shkelur, si urdhëresat e qarta të Kushtetutës ashtu edhe precedentin e kujdesshëm të vendosur dhe të respektuar nga çdo president i mëparshëm në krye,” shkroi në një hyrje të raportit përfaqësuesi Jamie Raskin i Maryland, demokrati kryesor në Komitetin e Mbikëqyrjes.
Sipas raportit, në janar dhe mars të vitit 2018, këshilltarët e Ramës, Dorjan Duçka, Endri Fuga dhe Keisi Seferi shpenzuan secili mbi 1,000 USD. Vetë Rama shpenzoi 1,158 USD gjatë një vizite në mars 2018. Gjithashtu, Damian Gjiknuri, atëherë ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, shpenzoi për një qëndrim prej 1,025 USD në qershor 2018.
Shpenzimet përkojnë me një periudhë të trazuar në politikën shqiptare që erdhi pas zgjedhjes në detyrë të presidentit Trump.
Në atë kohë, Partia Demokratike e Shqipërisë në opozitë, e udhëhequr nga Lulzim Basha ndërmori një fushatë që përkonte me retorikën e Trump [Bëjeni Shqipërinë të madhe sërish] dhe i akuzoi socialistët me në krye Edi Ramën për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri u karakterizuan nga bojkotet, protestat dhe akuzat për manipulim të votave.
Sipas raportit, përplasja politike lokale në Tiranë u transferua në një përpjekje përtej oqeanit nga PD dhe PS për të influencuar administratën Trump nëpërmjet lobimit.
Partia Socialiste e Ramës punësoi lobistin Brian Ballard, një mbledhës fondesh i shquar për Trump dhe lobist në Uashington, kundrejt një tarife prej për 20 mijë USD në muaj. Rivali i tij politik, Basha, angazhoi Nicholas Muzin, një ish-ndihmës i Senatorit Ted Cruz dhe këshilltar i fushatës së Trump.
Nëpërmjet lobisitit Nicholas Muzin, kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha arriti të siguronte një foto me Donald Trump dhe e përdori atë gjerësisht në fushatën për zgjedhjet parlamentare ne vitin 2017, ku ai rezultoi i pasukseshëm.
“Fakti që politikanët e huaj mund të marrin një takim, të bëjnë një shtrëngim duarsh dhe të bëjnë një foto që shpërndahet gjerësisht në vendin e tyre – kjo është me shumë vlerë për ta,” vlerëson raporti, duke cituar një lobist amerikan. “Ata do të bënin pothuajse çdo gjë për ta arritur këtë.”
Sipas raporti të Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në hotelin e Trump në Uashington me datë 3 dhe 4 mars 2018, lidhet me një takim me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, ndaj të cilit u ngritën akuza nga prokurorë Federalë për mosdeklarimin e marrëdhënies me Ramën dhe oligarkun rus, Oleg Deripaska.
Gjithashtu, McGonigal akuzohet se përfitoi qindra mijë dollarë në cash nga një biznemen shqiptaro-amerikan nga Nju Xhersi, Agron Neza – i lidhur me këshilltarin e Edi Ramës, Dorian Duçka.
“Departamenti i Drejtësisë [në SHBA] përcaktoi se zoti McGonigal kishte udhëtuar më parë në Shqipëri për të takuar zotin Rama disa herë dhe, deri në takimin e 4 marsit, zoti McGonigal kishte marrë 225 mijë USD në pagesa cash nga zoti Neza,” shkruan raporti.
“Gjithashtu, pretendohet se zoti McGonigal kishte kaluar informacione potencialisht dëmtuese rreth zotit Muzin—lobisti amerikan për kundërshtarin kryesor të zotit Rama—nga zyra e zotit Rama tek zyrtarë të tjerët në SHBA,” shton raporti.
Sipas prokurorëve federalë në SHBA, Edi Rama ka darkuar me Charles McGonigal dhe Agron Nezën me 4 mars 2018 në hotelin Trump në Uashington. McGonigal është deklaruar fajtor për fshehjen e aktivitetit të tij në favor të kryeministrit shqiptar.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi ta frekuentonte hotelin ndërkombëtar Trump në Uashington, gjatë vizitës së tij në Mars 2018. Gjatë dy netëve, Rama dhe ndihmësit e tij shpenzuan 3,474 USD në hotel. Ata qëndruan në të njëjtin kat me Agron Nezën. Nuk ka asnjë të dhënë që McGonigal të ketë qëndruar në Hotelin Ndërkombëtar Trump gjatë kësaj periudhe.
Ndërsa, Dorjan Duçka, një tjetër këshilltar i Ramës i përfolur në çështjen McGonigal, rezervoi katër dhoma gjatë dy netëve në Hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington, më 18 dhe 19 Janar 2018, me një kosto prej 1,503 USD.
Të dhënat e siguruara nga kongresmenët e SHBA, tregojnë gjithashtu se ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka qëndruar gjithashtu në Hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington nga 24 qershor deri më 26 qershor 2018, duke shpenzuar 1,025.66 USD.
Përveç qeveritarëve shqiptarë, edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe këshilltarët e tij kanë shpenzuar gati 5 mijë USD në Hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington./BIRN
Pas konfirmimit të Ledion Liços në BBVA 3, zbulohet se kush do të moderojë Fan Club“Big Brother VIP Fan Club” do të nisë pas fillimit të sezonit të radhës të “Big Brother VIP Albania” dhe tashmë ka nisur të aludohet emri i moderatores.
Sipas portalit Kryefjala.com programi do të moderohet nga Enxhi Nasufi. Enxhi bashkëprezanton programin e mëngjesit “Wake up” dhe së fundmi u shpall fituese e “Dancing wth the stars”.
“Big Brother VIP Fan Club” është moderuar më parë nga Dojna Mema dhe Megi Pojani.
84 të vdekur nga sulmi terrorist në Iran, Shteti Islamik merr përgjegjësinëShteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për dy shpërthimet në Iran, ku u vranë së paku 84 njerëz gjatë shënimit të përvjetorit të një ish-komandanti iranian, i cili ishte vrarë para katër vjetëve nga një sulm ajror amerikan.
Në një komunikatë në Telegram të enjten, grupi militant tha se dy prej anëtarëve të tij “i aktivizuan jelekët e mbushur me eksplozivë” në tubimin ku po shënohej përvjetori i vrasjes së Qasem Soleimanit, ish-komandantit të forcës elitare, Quds, të mërkurën në qytetin Kerman.
Shpërthimet e së mërkurës kanë nxitur frikën se mund të zgjerohet konflikti në rajon, pasi Izraeli po e vazhdon luftën kundër grupit të cilësuar organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, Hamas, në Rripin e Gazës, dhe grupi rebel Huthi nga Jemeni, i cili është i lidhur me Iranin, po i vazhdon sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.
Rreth 284 janë plagosur nga këto dy shpërthime, sipas tij.
Autoritetet iraniane e shpallën 4 janarin ditë zie për viktimat e shpërthimeve.
Komandanti i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit i hodhi poshtë raportimet në mediet iraniane se kishte të shtëna me armë në Kerman të enjten.
Më herët të enjten, një ndihmës i presidentit të Iranit i fajësoi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për shpërthimet. Shtetet e Bashkuara i kanë hedhur poshtë pretendimet se Izraeli apo Uashingtoni ishin përgjegjës për shpërthimet.
Presidenti i Iranit, Ibrahim Raisi u zotua se “padyshim, autorët e këtij akti frikacak do të identifikohen dhe për aktin e tyre do të ndëshkohen së shpejti nga forcat e sigurisë dhe rendit”.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, gjithashtu i dënoi shpërthimet, ndërsa zëvendësi i të dërguarit special për Iranin i SHBA-së tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara po ndjekin nga afër zhvillimet.
“Dhe, ndërsa informacionet po vijnë ende, ne si kudo, pikëllohemi për çdo humbje të jetës së civilëve. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën”, Abram Paley.
Përvjetorët e vdekjes së Soleimanit edhe më parë kanë tërhequr turma të mëdha.
Në funeralin e Soleimanit më 2020 mijëra njerëz morën pjesë dhe shtypën njëri-tjetrin, duke lënë të vdekur 56 persona dhe të plagosur më shumë se 200 të tjerë.
Soleimani ishte arkitekt i aktiviteteve ushtarake rajonale të Iranit dhe konsiderohej si ikonë kombëtare në mesin e mbështetësve të teokracisë në Iran.
Nesër përmirësohet moti, si do të luhaten temperaturatPër ditën e premte pritet përmirësimi i situatës meteorologjike për vendin tonë për shkak të depërtimit të masave ajrore më të thata me origjinë jugore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura me këto të fundit më tepër në shtim në orët e pasdites dhe mbrëmjes, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Era do të jetë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi 1-8m/sek, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës fiton shpejtësi dhe bëhet intensive 12-18m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 1 deri 13 °C
në zonat e ulëta 2 deri 21°C
në zonat bregdetare 5 deri 21°C