zoom

Day ArchiveAksident te “Rruga e Elbasanit” në Tiranë/ Benz-i çan barrierat dhe fluturon mbi trotuar

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme te “Rruga e Ebasanit” në Tiranë.

Shoferi i “Benz”-it me targa “AA 555 NZ” duket se ka humbur kontrollin duke kaluar mbi trotuar, përmes dy rrugëve dhe është përplasur me dy pemë duke ndaluar në anën tjetër të rrugës.


Për fat të mirë, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, duke patur parasysh që kjo zonë është tepër e populluar nga kalimtarët thuajse gjatë gjithë ditës./ Zoom.al

Plagosja me armë te “Oxhaku”, Policia: 5 mijë euro për këdo qe jep informacion për autorin

Identifikohet autori i plagosjes me armë zjarri ditën e sotme në afërsi të një xhamie në zonën e Varrit të Bamit në Tiranë.

Ai është Saimir Xhafa (personi në foto) i datëlindjes 1988 dhe Policia e Tiranës ka vendosur një shpërblim prej 5000 euro për këdo që jep informacion që mund të çojë në kapjen e tij.

Xhafa plagosi me armë zjarri një 51-vjeçar, për motive që nuk bëhen ende të ditura. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë “Xhura”, shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi./ Zoom.al

Plagosje me armë te “Varri i Bamit” në Tiranë, 51-vjeçari qëllohet pranë Xhamisë

Një 51-vjeçar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në zonën e Varrit të Bamit në Tiranë.

Nga informacionet paraprake mësohet se ai është qëlluar me armë, teksa qëndronte pranë Xhamisë “Xhura”. Identiteti i të plagosurit nuk dihet ende.

Forca të Policisë si dhe drejtori i bluve të Tiranës, Tonin Vocaj ndodhen në vendngjarje.

“Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit,”- njofton policia./ Zoom.al

“Më dukej se po thyhesha”/ Arbana Osmani kalon Natën e Ndërrimit të Viteve në Reanimacion

Nata e Ndërrimit të Viteve e ka gjetur moderatoren Arbana Osmani në repartin e Reanimacionit në Spitalin “Nënë Tereza”, pas komplikacioneve shëndetësore të djalit të saj, Diell.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arbana shpërndan një mesazh të fortë dhe frymëzues për të gjithë prindërit me fëmijë që janë përballur me të njëjtën situatë, mjekët dhe infermierët.

Duke reflektuar mbi situatën e vështirë që ka kaluar, ajo thotë se urimi i këtij viti për të gjithë shqiptarët është gjëja më e rëndësishme, shëndeti.

Mesazhi i plotë i moderatores:

Nata e ndërrimit te viteve si pasojë e një komplikacioni shëndetësor që pati Dielli im, na gjeti në Qendrën spitalore “Nënë Tereza”, aty ku bashkë me shumë vogëlushë të tjerë të guximshëm e prindër të frikësuar, po presim vitin e ri vetëm me një urim: të kemi shëndet.

Viti që lamë pas për mua ka qene nje vit intensiv në punë, në emocione, sipermarrje dhe marrdhënie. Ka qenë një vit me momente kur më dukej se po “thyhesha” e në fakt me kalimin e kohës kam kuptuar se po “ndërtohesha”.

Dita e fundit e 2023 e kaluar në repartin e reanimacionit më bëri të kuptoj edhe një herë se cfare vlen me të vertetë dhe sa të parëndësishme kanë qenë disa nga mërzitë e këtij viti.

Jane sidomos netë si këto kur krej ndryshe nga sondazhet e suksesit dhe garës se kush ka më shumë pushtet e ndjekes, kupton se jeta
është në duart e heronjve të vërtetë të këtij vendi e puna e tyre nuk vlerësohet kurrë sa duhet.

Gëzuar për mjekët, infermieret dhe të gjithe ata qe janë në shërbim spitalor sonte e çdo natë tjetër, qoftë festë apo jo.

Gëzuar për prinderit, që në vend të gotave të verës, sonte kanë në duar duart e shpuara me vigonë të vogelushëve të tyre apo më keq akoma; presin zgjuar plot ankth prapa dyerve të reanimacionit.

Gëzuar për jeten, që megjithë ngjyrat e saj është aq e cmuar, edhe kur e pret vitin e ri në një dhomë spitali.

Gëzuar për të gjithë ju, që në këto
365 ditë më keni ndjekur, shkruar e vlerësuar, ashtu siç me keni kritikuar dhe këshilluar, me
keni falur gabimet dhe më keni dhënë besimin se do ju kem gjithmonë në krah në çdo projekt të ri:)

Ju dua/ Zoom.al

Nga sot, Kosova udhëton pa viza në Bashkimin Evropian

Pritjeve të gjata për Kosovën u erdhi fundi. Nga sot qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza nëpër vendet e Bashkimit Evropian. Shqiptarët e Kosovës nuk do të presin më para zyrave të ambasadave të huaja për një vizë, e as nuk do të shpenzojnë për termine e pagesë vizash.

Sot Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të fushatës informuese, organizon udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së. Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, do të qëndrojnë në Aeroportin “Adem Jashari” për t’i uruar dhe përshëndetur qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza.

Komisioni Evropian ka vlerësuar që nga korriku i vitit 2018, se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u botua të martën e 25 prillit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. Me këtë veprim u përmbyll edhe formalisht i gjithë procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Vendimi pritej të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024, për të gjithë qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta biometrike të lëshuara nga shteti i Kosovës./ Zoom.al

Makinat bëhen copë! Aksident i 3-fishtë në Pogradec, 6 persona përfundojnë në spital

Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht.

Automjetet e përfshira në aksident janë shkatërruar nga përplasja, ndërsa 6 persona kanë përfunduar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.

Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën./ Zoom.al

Sihana dhe Amari, dy bebet e para për vitin 2024 në Shqipëri

Bebet e para që kanë ardhur në jetë në minutat e para të vitit 2024 janë Sihana dhe Amari, që kanë lindur në dy maternitetet në Tiranë dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Sihana erdhi në jetë në maternitetit “Koço Gliozheni” 1 minutë pas mesnate. Ndërsa Amari lindi pak minuta pas mesnate në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka vizituar sot të porsalindurit në dy maternitetet në kryeqytet.

Në Maternitetin Koço Gliozheni”, ministrja Koçiu teksa uroi për një vit sa më të mbarë dhe të begatë për të gjithë shqiptarët ka dhënë çekun e bebes për Sihanën, vajzën që lindi shëndoshë e mirë 1 minutë pas mesnate.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Koçiu ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje për të gjithë stafin mjekësor që ishin në shërbim të nënave dhe fëmijëve në natën e ndërrimit të viteve dhe në ditët e para të Vitit të Ri.

Ajo është shprehur se qeveria dhe MSHMS do të vijojnë me programet për mbështetjen e fëmijëve, sikurse është edhe bonusi i bebes për të gjithë fëmijët, të cilit lindin në Shqipëri.

Gjithashtu, ministrja ka dhënë bonusin e bebes edhe për Amarin i cili erdhi në jetë pak minuta pas mesnate në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

“Do të vazhdojmë të mbështesim familjet dhe të porsalindurit në vendin tonë,”- ka nënvizuar ministrja Koçiu./ Zoom.al

7.6 ballë! Japonia goditet nga tërmeti më i fuqishëm në Gadishullin Noto që nga 1885-a

Agjencia meteorologjike e Japonisë thotë se tërmeti me magnitudë 7.6 ballë është i madhi i regjistruar në Gadishullin Noto në prefekturën Ishikawa që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1885.

Një zyrtar i agjencisë thotë gjithashtu se paralajmërimi për cunami i lëshuar më herët ishte alarmi i parë i madh i këtij lloji që nga Marsi i vitit 2011, kur Japonia u godit nga një nga tërmetet më të fuqishëm të regjistruar. Ai shton se ka një rrezik në rritje për rrëshqitje dheu dhe zjarre në zonat e prekura.

Banorëve në zonën bregdetare Noto në prefekturën Ishikawa iu kërkua të evakuoheshin menjëherë në zonat më të larta të vendit. Një seri prej më shumë se 20 tërmetesh goditi Japoninë qendrore më herët të hënën, me të tjerë që pritet të pasojnë./ Zoom.al