zoom

Day ArchiveSi të zgjidhni arrat e duhura që ëmbëlsira e Vitit të Ri të jetë plot shije

Arrat janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Ato ofrojnë vitamina, minerale dhe shumë përfitime për organizmin.

Arrat janë pjesë e pandashme e traditës së gatimit në ndërrimin e viteve. Ato janë edhe fatsjellëse.

Si të zgjidhni arrat e duhura për bakllavanë

Tregjet dhe rrugët janë të mbushura plot me shitës ambulantë që shesin thasë plot e për plot me arra, me premtimin se ato janë më të mirat. Kudo që t’i blini, këshillohet që të jemi të kujdesshëm në blerjen e arrave.

Sipas tyre, si fillim duhet të vëzhgojmë lëvozhgën e arrave. Ajo duhet të jetë e plotë, të përçojë aromën dhe mbi të gjitha të mos ketë shenja myku.

Në brendësi, arra duhet të jetë e fryrë, e bollshme, jo e rrudhur por me një ngjyrë të çelët. Arra në brendësi nuk duhet të jetë shumëngjyrëshe ose me nuanca.

Përkundrazi, ngjyra e arrës duhet të jetë e zbehtë, e artë dhe homogjene. Në momentin që pastron arrën nga lëvozhga, prej saj nuk duhet të dalë pluhur.

Nëse arra ka një aromë specifike të vjetër, atëherë nuk është e freskët por e vitit të shkuar. Arrat e vjetra mbajnë ngjyrë të verdhë të çelët dhe nuk duhen blerë.

Mesorja e arrave duhet të jetë e plotë. Nëse arra është vjetër, mjafton ta tundni pranë veshit. Nëse dalloni një zhurmë të fortë si bubullimë, atëherë arra është e vjetër.

Arra që është e freskët, ndahet dhe çahet më me vështirësi.

Një tjetër aspekt ndaj të cilit duhet të tregoni kujdes është thatësira. Arra e mirë dhe e freskët nuk duhet të ketë lagështi brenda saj apo mbi lëvozhgë.

Pas blerjes, arrat duhet t’i ruani në një vend të thatë, të errët dhe mundësisht në ngrirje./ AgroWeb

EMRAT/ Sherr mes të rinjve në Lezhë, 18-vjeçari goditet disa herë në trup me kaçavidë

Zbardhet plagosja e raportuar pak më herët në Lezhë.

Sipas Policisë së Lezhës, dy të rinj, Xhovani Perlesi, 21 vjeç, dhe Rafaelo Lleshi, 18 vjeç, u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Gjatë sherrit, Xhovani Perlesi goditi disa herë në trup me kaçavidë 18-vjeçarin Rafaelo Lleshi.

Ky i fundit ndodhet në QSUT Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa autori i plagosjes u arrestua nga policia.

Nga 1 janari, në Serbi do të lëvizin makinat me targat e Kosovës

Qeveria e Serbisë tha të hënën në mbrëmje se nga një janari i vitit të ardhshëm, do të lejojë lëvizjen e makinave me targa RKS të Republikës së Kosovës nëpër territorin e saj.

Aktualisht qytetarët e Kosovës që lëvizin nëpër territorin e Serbisë me targa të Kosovës, mbulojnë pjesën ku shkruan RKS me letër ngjitëse.

Vendimi u publikua nga shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në një konference shtypi në Beograd, gjatë se cilës tha se me këtë Serbia po respekton marrëveshjen e arritur në vitin 2011 në Bruksel për lëvizjen e lirë dhe lehtësimin e lëvizjes së makinave për serbët e Kosovës.

“Vendimi në fakt ishte detyrim ynë nga marrëveshja për lirinë e lëvizjes nga viti 2011, e nënshkruar nga Borko Stefanoviç, e cila u referohet targave RKS-së dhe letërnjoftimeve të Kosovës, pranimit të patentë shoferëve të Kosovës dhe është rezultat i marrëveshjeve të atëhershme dhe qëndrimi i asaj qeverie ndaj serbëve dhe dialogut”, tha ai.

Marrëveshja duhej të zbatohej deri në fund të vitit 2011 por zhvillimet në terren e pamundësuan atë.

Zyrtari serb tha se vendimi i sotëm “do të jetë një shtysë shtesë jo vetëm për ‘Ballkanin e Hapur’, por do t’ua lehtësojë jetën serbëve në Kosovë, pasi ata përdorin më së shumti vendkalimet kufitare. Në fakt i kemi ndihmuar që të lëvizin dhe të jetojnë normalisht, sepse liria e lëvizjes është e nevojshme, ndryshe nga (kryeministri Albin) Kurti, i cili shkel lirinë e lëvizjes, siç shkel çdo ditë të drejtat e serbëve në Kosovë”, tha ai, duke nënvizuar se me njohjen e targave të Kosovës shteti serb po e njeh edhe pavarësinë e saj.

“Është një vendim i rëndësishëm dhe domethënës që tregon qartë se nuk ka njohje të Kosovës dhe se nuk ka anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si dhe në organizatat dhe agjencitë tjera të OKB-së… Le të negociojmë dhe të diskutojmë në drejtim të kompromisit, por në asnjë mënyrë njohje apo anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha zoti Petkoviç./ Zëri i Amerikës

Zjarri në Lushnje/ Banorët rrëfejnë tmerrin nga spitali: Nuk mbaronte tymi

Banorët e pallatit, që u prek nga flakët pas vatrës së zjarrit që u aktivizua në qendrën tregtare “Metropol” në Lushnje, kanë rrëfyer momentet e tmerrit.

Të shtruar në spital, dy prej tyre treguan se shtëpitë e tyre u pushtuan nga tymi dhe se sfidë ishte të shpëtoje jetën në ato momente.

“Isha në kat të gjashtë. Nga poshtë, lart erdhi zjarri. Pronari i pallatit erdhi dhe na ndihmoi. Tymi na e bëri të vështirë për të dalë. Isha unë nusja ime… 4 veta”, tha një banor i pallatit.

“Tymi nuk mbaronte nga jashtë mbyllëm dyer e dritare. Këto na merrnin në telefon dhe qanin kurse unë u thashë s’kam gjë, jam mirë. Pastaj erdhi një polic, një vullnetar dhe na shpëtuan jetën, rrofshin. Unë isha në banesë me një komshie sepse jetoj vetëm”, shtoi një e moshuar.

Plagosje në Lezhë, një person dërgohet me urgjencë te Trauma

Një person u plagos me armë të ftohta mbrëmjen e kësaj të hëne në Lezhë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, pranë xhamisë së qytetit, aty ku dyshohet se persona ende të paidentifikuar u konfliktuan me njëri-tjetrin me kaçavida, duke lënë një prej tyre me plagë të rënda.

Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa forcat e policisë po hetojnë për shkaqet e sherrit.

VIDEO të reja nga zjarri në Lushnje, zjarrfikësit ndërhyjnë me vinç

Forcat zjarrfikëse po luftojnë ende me flakët e riaktivizuara në qendrën tregtare “Metropol” në Lushnje.

Grupi i terrenit është në alert sepse vatra është rikthyer në soletën që bashkon dy kullat, e cila është prej dërrase duke favorizuar flakët.

Siç duket nga videoja më poshtë, forcat zjarrëfikëse po ndërhyjnë me vinç që të ngjiten lart dhe të hedhin ujin nëpërmjet aspiratorëve.

Zjarri dyshohet se është ngjitur deri në katin e fundit.

Vatra e zjarrit u ndez pas drekës, duke rrezikuar jetën e banorëve. Të paktën 42 persona u asfiksuan, por janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndahet nga jeta motra e Ingrid dhe Inis Gjonit. Reagon vajza e saj, Anna Lika: Ma këpute shpirtin!

Zi në familjen Gjoni. Motra e Ingrid dhe Inis Gjonit, Ilda Gjoni u nda nga jeta këtë të hënë, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë me të cilën luftonte prej kohësh.

Ilda Gjoni është nëna e aktores së humorit, Anna Lika.

Fillimisht, lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ndau menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika.

Ndërsa më pas hidhërimin e saj në rrjetet sociale e ndau me ndjekësit edhe vajza Anna Lika.

VIDEO/ Lufta me flakët nuk ka mbaruar, riaktivizohet vatra e zjarrit në Lushnje

Rikthehen flakët në qendrën tregtare “Metropol” në Lushnje.

Vatra e zjarrit është riaktivizuar këtë herë në katet e sipërme, ndërsa në vendin e ngjarjes janë ende forcat zjarrfikëse që po luftojnë me flakët prej orësh.

Misioni kryesor i grupit të kërkim-shpëtimit ishte të evakuonte të gjithë banorët në zonë pa lëndime. Misioni i evakuimit përfundoi pas 5 orësh, por mes tyre numërohen 42 persona të asfiksuar si pasojë e tymit të madh.

Sipas bluzave të bardha, asnjë prej tyre nuk është në gjendje kritike për jetën.

Qendra ndodhet mes dy godinave 12 katëshe, për pasojë flakët u përhapën nga kati i dytë dhe i tretë në katin e katërt.

Lart qendrës tregtare janë apartamente banimi, çka ka shkaktuar panik të madh te banorët.

“Është shumë meraklie” – Kiara Tito flet për raportin me vjehrrën

Kiara Tito foli për marrëdhënien e saj me vjehrrën, mamanë e Luiz Ejllit.

Në një intervistë në “Ftesë në 5”, Kiara zbuloi se asaj i thërret shkurtimisht me emrin Anxhi, duke shtuar se kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.

Sipas moderatores, këto kohë që mamaja e Luizit është në SHBA, pyetja më e shpeshtë që i bën është për vajzën.

“Kemi një raport si shoqe. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do isha aq e lirshme. Jo se ka ndonjë gjë të keqe, por kur nuk e ke vjehrrën nuk e mendon ashtu. Nuk do më pelqente ta quaja vjehërr. Unë i them Anxhi. Flasim shpesh në telefon, ajo është në SHBA tani. Më pyet shumë për vajzën, është shumë meraklie”, tha Kiara Tito.

Ajo rrëfeu edhe se momentet e para të shtatzënisë i përjetuan në Turqi, kur ishin me pushime.

“Luizi tha kur të shkojmë në Turqi do bëjmë Osmanin. Nuk doli Osman, doli princeshë. Ishin disa ditë ku u kënaqëm, shijuam njëri-tjetrin. I mbaj mend si ditë shumë të bukura dhe nuk do t’i harroj. Në ato momente nuk mendon të bësh surpriza. Në ato momente bëra një kuti të vogël, ia tregova kur erdhi në shtëpi.

Nuk e besonte fare, bënte shaka, më tha je me Covid? Bëra disa teste, nuk e besoja, thosha si ka mundësi që të vijë një bekim aq i madh. Ishte një gjë që kisha kohë që e doja, ishte ajo ora biologjike kur dëshiron të bëhesh nënë”, u shpreh Kiara.

Gjatë kësaj periudhe, Kiara thotë se ka më shumë neps për ëmbëlsira, por nuk është me fiksime dhe nuk e zgjon Luizin gjatë natës.

Banori rrëfen tmerrin e zjarrit: Ishte e frikshme, kisha fëmijët lart dhe s’ngjitesha dot nga tymi!

Një prej banorëve të pallatit 12-katësh që u përfshi nga flakët ditën e sotme në Lushnjë, në qendrën tregtare “Metropolitan”, ka rrëfyer skenën e frikshme, se çfarë ndodhi në godinën ku ai banonte.

Ai u shpreh se ishte në punë në momentin kur nisën flakët dhe u njoftua nga bashkëshortja, ndërsa zbuloi më tej se fëmijët e tij dhe vjehrri ndodheshin në banesë, por ai nuk mund të ngjitej për shkak të tymit.

Ai shtoi se sapo situata u qetësua arriti që me ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve të nxirrte familjarët e tij.

“Isha në punë, më mori bashkëshortja, ishin kalamajtë lart, vjehrri… ishte e pamundur të ngjitesha lart nga tymi. Sa u qetësua pak situata u ngjitëm bashkë me policinë dhe zjarrfikësit sipër dhe nxorëm fëmijët. Ishte gjë e frikshme”, u shpreh ai. /ZOOM.AL/