zoom

Day ArchiveIzraeli zbulon tunelin më të madh të Hamasit

Forcat izraelite thonë se kanë zbuluar një tunel jashtëzakonisht të madh prej betoni dhe hekuri, i projektuar për të transportuar makina me militantë të Hamasit, nga Rripi i Gazës deri në kufi.

Rrafshimi ose dëmtimi i qindra kilometrave tunele nëntokësore e bunkerë, është ndër qëllimet e ofensivës së Izraelit.

“Pa shkatërrimin e tuneleve të Hamasit, ne nuk mund ta shkatërrojmë Hamasin. Ai ka shpenzuar miliona dollarë për këtë projekt”, tha zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari.

Ndër rajonet që Hamasi sulmoi më 7 tetor, kur ndërmori sulmin e beftë, ishte pika kufitare Erez, mes Gazës dhe Izraelit. Sipas ushtrisë izraelite dalja e tunelit, ndodhej vetëm 100 metra në jug të pikës së kontrollit në Erez.

Tuneli ka një thellësi prej 50 metrash dhe është i gjerë 3 metra. Sipas zyrtarëve izraelitë për ndërtimin e tij duhet të jenë shpenzuar me miliona dollarë.

Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit Daniel Hagari tha se tuneli është 4 kilometra i gjatë, mjaftueshëm për të arritur në pjesën veriore të Gazës, nga dhe qeveriste Hamasi, shndërruar tashmë në një zonë të shkatërruar.

Hamasi nuk iu përgjigj kërkesës së agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ për koment.

Për ta kuptuar se sa i madh është tuneli, zoti Hagari u tregoi një grupi gazetarësh një video, ku shfaqej Mohammed Sinwari, vëllai i udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwarit, i cili gjithashtu është një operativ i rëndësishëm i grupit, i ulur në sediljen e një automjeti që po lëvizte brenda tunelit./ Zëri i Amerikës

Parashikimi i motit: Përgatituni për javë të ftohtë!

Gjatë javës, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e të ftohta për shkak të masave ajrore me origjinë veriore.

Ditën e hënë dhe të martë moti parashikohet i kthjelltë me vranësira të pakëta kalimtare kryesisht në orët e mesditës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Në ditën e mërkurë dhe të enjte do të dominojë mot i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht në relievet malore.

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndruashme.

Moti parashikohet me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në veri që në orët e para të ditës. Në mesditë pritet që reshjet të fitojnë territor dhe intensitet.

Në veri reshje të shpejta shiu në formën e shtrëngatave hera-herës me intensitet mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në verilindje reshje bore me intensitet të ulët në lartësinë mbi 1000metra.

Për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata do të formohen ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në verilindje – juglindje.

BB VIP 3/ Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj “kyçen” bashkë në shtëpi? Rol edhe Luizi

Mes thashethemeve për Big Brother Vip 3 qarkullon edhe se Jonida Maliqi do të jetë pjesë e shtëpisë së bashku me Romeo Veshajn.

Ata kanë pasur një histori dashurie së bashku, por si i përgjigjet Jonida pyetjes nëse fjalët që qarkullojnë për pjesëmarrjen në Big Brother Vip janë të vërteta?

Ronaldo Sharka: Kanë qarkulluar shumë lajme se Romeo do jetë në “BBV3” po ashtu edhe Jonida, ke pasur një ftesë…

Jonida Maliqi: Kam pasur ftesë për në Big Brother 1, po nuk mendoj se jam personazh për Big Brother se do t’i vija zjarrin asaj shtëpie…

Nga ana tjetër, Luiz Ejlli, i pyetur nga Ronaldo Sharka gjatë premierës së filmit “5 herë jo”, konfirmoi se nuk do të mungojë as në Big Brother Vip 3.

Ronaldo Sharka: Flitet se Luiz Ejlli do jetë Vëllai i madh i “BBV#” sa të vërteta janë këto lajme?

Luiz Ejlli: Do prisni deri sa të fillojë. Një gjë ka gjithmonë, a rri dot unë pa bërë gjë?

Kush do të paguajë për rindërtimin e Gazës?

Pavarësisht se luftimet, vdekja dhe shkatërrimi vazhdojnë, kanë filluar debatet se si mund të bëhet rindërtimi i Gazës. Çmimi njerëzor i konfliktit në Gaza është i pallogaritshëm, por kostot e rindërtimit pas shkatërrimit nga bombardimet izraelite janë të llogaritshme.

Vlerësimet e para flasin për më shumë se 50 miliardë dollarë. Izraeli nga ana e tij nuk ka paraqitur një plan, se kush do të qeverisë Gazën, nëse arrihet qëllimi i shkatërrimit të Hamasit, megjithëse kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka përjashtuar çdo lloj transferimi të pushtetit tek Autoriteti Palestinez.

Ndërkohë ai ka adresuar çështjen e rindërtimit të Gazës. Së fundmi mediat izraelite kanë raportuar, se ai ka biseduar me politikanë të afërt, se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite do të ishin të gatshëm të ndihmonin rindërtimin.

Ka edhe një propozim, që europianët po ashtu të mbështesin rindërtimin e Gazës. BE dhe Gjermania në veçanti kanë qenë prej kohësh donatorë të rëndësishëm për ndihmën humanitare në territoret e pushtuara palestineze. SHBA është një donator i fuqishëm dhe me gjasë mund të bëjë edhe thirrje për krijimin e një fondi rindërtimi. Por të dyja palët, si SHBA edhe europianët, në prapaskenë janë duke pyetur, pse duhet të japin milionat e taksapaguesve të tyre për të rindërtuar një infrastrukturë që mund të bombardohet sërish në një të ardhme të afërt.

Do të paguajë Izraeli?

Ka pasur thirrje që Izraeli të paguajë për dëmet që janë bërë gjatë operacionit ushtarak në Gaza. Në vitin 2010 Izraeli ra dakord të kompensojë agjencinë e OKB-së që punon në Gaza, “Agency for Palestinian Refugees in the Near East”, e njohur si UNRWA.

10,5 milionë dollarë për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara në operacionin e shtatorit 2009 në Gaza. Kjo solli debate tek të dyja palët, tek pala izraelite, nëse pagesat nënkuptonin, se ata ishin duke pranuar fajin, kurse nga ana tjetër organizatat humanitare kërkonin që t’u paguhej më shumë viktimave.

Qëkur Hamasi që është klasifikuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera sulmoi Izraelin më 7 tetor, Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës, vatra e më shumë se 2 milionë palestinezëve. Izraeli filloi edhe një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës, e si pasojë e luftimeve janë shkatërruar më shumë se 50.000 shtëpi, kurse më shumë se 200.000 të tjera janë dëmtuar.
Po ashtu janë shkatërruar dyzina spitalesh, qindra shkolla dhe ndërtesa qeveritare, shumë të ndërtuara me donacione ndërkombëtare. “Niveli i dëmit strukturor dhe shkatërrimit është i paprecedentë”, është shprehur Marta Lorenzo, drejtoreshë e Përfaqësisë së UNRWA-s për Europën.

“Kjo nuk është e krahasueshme me ndonjë luftë tjetër në Gaza.” Lorenzo thotë për DW, se është shumë e vështirë aktualisht të dihet, se sa do të kushtojë, por nuk do të jetë përgjegjësi vetëm për një donator”. Ajo përfytyron, se pas fundit të luftimeve do të ketë një konferencë të posaçme, “gjatë së cilës ne presim që komuniteti ndërkombëtar të ndajë përgjegjësinë.”

Financimi i Gazës si futboll politik

Kështu kush do të jetë i gatshëm të japë fondet për një faturë që po rritet gjithnjë e më shumë? Përgjigja është e vështirë, pasi financimi i ndihmës dhe rindërtimi i Gazës, territoreve të pushtuara palestineze dhe projekteve të tjera palestineze kanë gjithmonë çështje të tensionuara për dekada. Fakti që Hamasi qeveris Gazën nga viti 2007 ka qenë problematik për donatorët, që kanë menduar si si të çojnë ndihmat tek ata që kanë vërtet nevojë. Bllokada 16 vjeçare e Gazës nga Izraeli dhe Egjipti si edhe injorimi nga ana e qeverisjes së Hamasit e kanë shkatërruar ekonominë e Gazës.

Në vitin 2022, rreth 80% e banorëve të Gazës ishin të varur nga ndihmat, sipas OKB-së. UNRWA ka siguruar një ndihmë të madhe për Gazën para krizës aktuale, përfshirë ndihmat humanitare, shëndetësore dhe arsimin. Ajo është punëdhënësja e dytë më e madhe në Gaza. Por gjithmonë ka pasur kritika për anësi. Ish-ministra të qeverisë izraelite kanë thënë, se nuk do donin ta kishin aty këtë organizatë, ndërkohë që të tjerë e konsiderojnë UNRWA si të rëndësishme.ketë një konferencë të posaçme, “gjatë së cilës ne presim që komuniteti ndërkombëtar të ndajë përgjegjësinë.”

Një shembull tjetër që tregon për grindjet në lidhje me rindërtimin është i ashtuquajturi “Gaza Reconstruction Mechanism”, GRM, Mekanizmi i Rindërtimit të Gazës. I krijuar në vitin 2014, si masë e përkoshme për të ndaluar Hamasin për të pasur një “përdorim të dyfishtë” të materialeve të ndërtimit, që mund të përdoren për ndërtesa, por edhe për tunele, për shembull, ai është ndërkohë një sistem kompleks burokratik që çon në vonesa të ndjeshme deri sa të çohen materialet në Gaza. Po ashtu i ka rritur kostot e rindërtimit me 20%.

Asnjë zgjidhje në horizont

Të gjitha këto probleme nuk do të zhduken, thjesht sepse nevojitet një rindërtim i jashtëzakonshëm dhe më i madh, parashikon Nathan Brown, një studiues në Institutin Carnegie për Programet e Lindjes së Mesme. Ai vëren, se kjo gjendje madje mund të keqësohet. “Nuk ka për të qenë problemi financimi, por politika”, tha Brown për DW. “Nëse nesër të gjithë aktorët, Izraeli, palestinezët, faktorët rajonalë, aktorët perëndimorë, thonë ‘ja kjo është e ardhmja, e do të ketë këtë pamje’, pavarësisht, nëse do të ketë një zgjidhje me dy shtete apo një zgjidhje me një shtet, atëherë paratë nuk kanë për të qenë problemi.” Shumë donatorë do të ishin të gatshëm të jepnin para, nëse do të kishte një perspektivë të zgjidhjes së problemit përfundimisht, vëren eksperti.

Ditët e fundit ka pasur raportime, se Emiratet e Bashkuara do të paguanin për rindërtimin e Gazës, por kjo nëse garantohet zgjidhja me dy shtete. “Ndryshe ata do të financonin atë që në popullatën e tyre konsiderohet si një ripushtim i Gazës nga Izraeli. Brown thotë, se nuk shikon një zgjidhje për momentin. Ka shumë pyetje pa përgjigje, konstaton edhe Yara Asi, politologe në Qendrën Arabe të Uashingtonit. “Nëse nuk ka një qeverisje legjitime në Gaza, a do të jenë donatorët të gatshëm të dërgojnë dhjetëra miliona dollarë?” pyet ajo. “Mendoj, se do të nevojiten disa garanci për një të ardhme politike, për të dërguar më pas para.” Po ashtu duke iu referuar europianëve dhe amerikanëve, Asi thekson, se ata nuk janë të kënaqur, që shkollat e spitalet që kanë rindërtuar ata shkatërrohen. Edhe Izraeli nga ana e tij nuk mund të bëjë rindërtimin pa ndihmën e vendeve të tjera, prandaj “habitem që nuk merren hapa për të zgjidhur këtë problem”, thekson Asi./ DW

VIDEO/ Sara përplaset me Ronaldon pas pyetjes për ndarjen me Ledrin: Mos i jep gojës shumë!

Një pyetje për marrëdhënien e saj me Ledri Vulën, Sara Hoxha nuk e priti mirë.

Ajo u pyet nga Ronaldo Sharka se kur do të sqarojnë publikun se çfarë po ndodh mes tyre, por Sara e kritikoi Ronaldon se po pyet për një çështje që nuk i takon dhe që ajo nuk ka dëshirë të shprehet.

Më pas, Sara Hoxha ndërpret intervistën dhe largohet.

Debati mes tyre:

Ronaldo Sharka: Kur do të dilni me një reagim publik ti dhe Ledri për situatën tuaj?

Sara Hoxha: Kur të mendojmë që jemi gati. Paçim, shijoje filmin.

Ronaldo Sharka: D.m.th. nuk jeni ndarë?

Sara Hoxha: Prandaj u eliminove ti. Duhet të ndalosh t’i japësh gojës kaq shumë. Mos bëj pyetje të sikletshme.

Ronaldo Sharka: Unë vazhdoj të jem gazetar.

Sara Hoxha: Je shumë i poshtër sepse me the që nuk do ta bëje këtë pyetjen.

Ronaldo Sharka: Kur të jeni gati, çfarë do na thoni?

Sara Hoxha: Çfarë të duam ne që ju të dini. Është kaq e thjeshtë!

DETAJE nga plagosja në burgun e Greqisë/ Egjiptiani kishte foton e Andrea Kalemit

Detaje të reja janë zbuluar për plagosjen e Adriatik Kalemit alias Andrea Kalemit në një burg të Greqisë.

Mësohet se autori egjiptian ishte transferuar nga burgu i Domokos në burgun e Koridhalos, ndërsa në telefonin e tij ai kishte foton e Andrea Kalemit, për të cilin dyshohet se ishte paguar ta vriste.

Sapo ka parë foton ai e ka qëlluar me thikë. Telefoni i egjiptianit u gjet i thyer më pas, ndërsa nuk dihet nëse e ka thyer vetë apo nga përleshja me të burgosurit e tjerë.

Pse e vrau Arben Lleshin? Sokol Mjacaj merret sërish në pyetje, zbardhet dëshmia

Sokol Mjacaj ka deklaruar perpara hetuesve se nuk do ta kishte kryer vrasjen e të burgosurit përjetë, Arben Lleshi, të premten e 15 dhjetorit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, nëse nuk do ishte informuar se do të futej në regjimin e posaçëm 41 bis.

Edhe në dëshminë e dytë të dhënë këtë të diel, Mjacaj ka mbajtur të njëjtin qëndrim si ditën e krimit se ngjarja ndodhi për shkak të vendimit për izolimin e tij. Ai ka thënë gjithashtu se të burgosurit e tjerë e kishin informuar që do futej në 41 bis. Kaq mjaftoi për Mjacajn që të kryente ekzekutimin e 37-vjeçarit Arben Lleshi.

Mjacaj është pyetur nëse ekzekutimin e ka bërë me porosi e nëse është paguar, por ka mohuar duke thënë se me viktimën kishte pasur edhe konflikt të mëparshëm.

Tre muaj më parë, autorit të krimit i është sekuestruar një aparat celular të cilin e përdorte në institucionin e vuajtjes së dënimit. Prej tij prokuroria shpreson të marrë të dhena mbi motivet që e kanë shtyrë Sokol Mjacajn t’i marrë jetën një të dënuari dhe të plagosë rëndë një tjetër.

Telefoni i tij do t’i nënshtrohet një ekspertize të plotë për të provuar dyshimet nëse ai ka komunikuar me persona të tjerë me rekorde kriminale. Ndërkohë, në përpjekje për të zbuluar më shumë janë kryer 2 kontrolle në Dukagjin në shtëpinë e Sokol Mjacajt dhe të vëllait të tij.

Ngjarja e rëndë brenda burgut çoi në arrestimin e zinxhirit komandues prej 12 personash, përfshirë këtu edhe drejtorin, Kamber Hoxha. Arrestimet nën akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës” janë bërë pasi organi i akuzës dyshon se arma e krimi është futur me dijeninë e stafit të burgut.

Sokol Mjacaj qëlloi me armë të premten të dënuarit Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja, të cilët ndodheshin në qelinë e tyre në burgun e Peqinit. Pasi kreu vrasjen, Mjacaj u izolua në një tjetër qeli dhe kërcënoi me pistolete derisa pranoi të dorëzohej dhe t’i viheshin prangat.

Përplasje në burgun në Greqi, kush është shqiptari që u qëllua disa herë me thikë

52-vjeçari shqiptar Andrea Kalemi, që vuan dënimin në burgun “Koridhalo” në Greqi, u plagos me thikë.

Referuar mediave fqinje, shqiptari u qëllua disa herë me thikë nga një egjiptian.

Policia dyshon se plagosja e Andrea Kalemit mund të ketë lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa nga Saranda, pasi emri i Kalemit lidhet me këtë ngjarje. Ai është kushëriri i Aleksandër Sadikajt, i cili dyshohet të jetë vrarë nga njerëzit e Edmond Papës prej prishjes së pazareve të drogës.

Pas plagosjes, Anddrea Kalemi u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai, sipas mediave greke, po përgatitej të linte qelinë, pas përfundimit të dënimit.

Autori i plagosjes së tij, egjiptiani, do të dënohet për tentativë vrasjeje pasi iu gjetë në dorë një thikë artizanale dhe një telefon.

Ai dyshohet të jetë porositur nga jashtë për të vrarë Andrea Kalemin.

Policia në Greqi kërkon shqiptarët, plagosën tre grekë

Dy shtetas shqiptarë, identetiteti i të cilëve nuk është zbardhur ende për mediat, po kërkohen nga policia greke.

Sipas mediave fqinje, ata janë kategorizuar nga autoritetet si persona me rrezikshmëri të lartë, pas ngjarjes së shënuar një ditë më parë, ku dy shqiptarët akuzohen se kanë dhunuar dhe plagosur tre shtetas grekë.

Ngjarja ndodhi në një lokal nate në Athinë, ku shqiptarët zbritën nga një fuoristradë tip “Range Rover” dhe fillimisht debatuan me të rinjtë nga Kreta, por më pas konflikti mes tyre degradoi në sherr fizik dhe duke përdorur armë zjarri.

Një nga grekët goditi me grusht shoferin e fuoristradës dhe më pas ky i fundit hapi zjarr ndaj tre grekëve. Dy nga shtetasit grekë të plagosur, dy vëllezër të moshës 29 dhe 34 vjeç, janë në gjendje të rëndë në spital me dëmtime në kokë.

Me plagë më të lehta po trajtohet edhe shoku i tyre 29-vjeçar, i cili ra përtokë i gjakosur pas sulmit vrasës.

Serbët zgjedhin Parlamentin, radhë të gjata në pikat kufitare të Kosovës drejt Serbisë

Nga ora 7:00 e mëngjesit, qytetarët e Serbisë janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin dhe qeverinë për 4 vitet e ardhshme.

Përveç zgjedhjeve parlamentare, serbët do të votojnë edhe për kryetarët në 65 komuna, përfshirë edhe kryeqytetin, Beogradin. Kutitë e votimeve do të mbyllen në orën 20:00 të mbrëmjes.

Në këtë garë, forcat kryesore janë Partia Progresive Serbe (SNS) e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe koalicioni i përbërë nga partitë opozitare “Serbia kundër dhunës”.

Sondazhet që janë publikuar ditët e fundit kanë nxjerrë fitues me mbi 40 për qind partinë e Vuçiç.

Ndërkohë pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë janë nisur të organizuar drejt Serbisë që në orët e para të mëngjesit për te shfrytëzuar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare.

Në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdare është raportuar për radhë të gjata mjetesh.

Zgjedhje në Serbi vijnë në një kohë kur bashkësia ndërkombëtare ka shtuar përpjekjet më shumë se kurrë më parë për të gjetur një zgjidhje kompromisi mes Prishtinës dhe Beogradit që do të çojë drejt njohjes së Kosovës.