Aplikacion
Për fundjavën vendi ynë do të ndikohet fillimisht ditën e shtunë nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme ndërsa për ditën e diel pritet përmirësimi i situatës meteorologjike.
Për ditën e nesërme, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat përgjatë Ultësirës Perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar por kryesisht në lartësitë mbi 700 metër si në verilindje, ashtu dhe juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore për ditën e diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Vlen për tu theksuar se duke filluar nga dita e nesërme, por kryesisht dita e diel pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat minimale si dhe rënie në ato të mesditës, çka lidhet dhe me formimin e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje.
Gjermania nuk do të pranojë më imamë të trajnuar në TurqiNjë program trajnimi që dërgon imamë turq në xhamitë gjermane do të ndërpritet gradualisht, pasi Gjermania kërkon të përgatisë klerikët e saj myslimanë për të inkurajuar integrimin, njoftoi të enjten Ministria e Brendshme e Gjermanisë.
Sipas një marrëveshjeje të re midis ministrisë, autoritetit fetar turk Diyanet dhe grupit koordinues turko-islamik DITIB, në qytetin Dahlem, në perëndim të Gjermanisë do të përgatiten çdo vit rreth 100 imamë. Këta imamë do të zëvendësojnë gradualisht rreth 1000 klerikët e trajnuar dhe të punësuar nga Diyaneti turk. “Ne kemi nevojë për liderë fetarë që flasin gjuhën tonë, njohin vendin tonë dhe mbrojnë vlerat tona,” tha në një deklaratë Nancy Faeser, ministrja e Brendshme e Gjermanisë.
“Ne duam që imamët të marrin pjesë në dialogun midis feve dhe të diskutojnë çështjet e besimit në shoqërinë tonë,” shtoi Faeser.
Sipas Konferencës Gjermane për Islamin (DIK), në Gjermani jetojnë rreth 5.5 milionë myslimanë, ose afërsisht 6.6% e popullsisë. “Ky është një hap i rëndësishëm për integrimin dhe pjesëmarrjen e komuniteteve myslimane,” tha Faeser.
Gjermania ka rreth 2500 komunitete të xhamive, nga të cilat 900 menaxhohen nga DITIB. Një degë e Presidencës së Çështjeve Fetare të Ankarasë, DITIB është shoqata më e madhe islamike e Gjermanisë, por atë e kanë akuzuar se vepron si një dorë e zgjatur i qeverisë turke.
Një anëtar i Talebanëve foli në një xhami në Këln
Debati i fundit për DITIB-in u ngrit kur një anëtar i talebanëve afganë foli muajin e kaluar në një nga xhamitë e organizatës, në qytetin perëndimor të Këlnit.
Në vitin 2017, zyrtarët gjermanë i kërkuan DITIB të ndërmarrë reforma thelbësore pas akuzave se imamët e dërguar nga Diyanet-i kishin spiunuar në emër të Ankarasë, pas grushtit të dështuar të shtetit kundër qeverisë së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Diyanet-i mohoi çdo përfshirje dhe hetimi u mbyll pa u ngritur asnjë akuzë.
Ish-kancelarja Angela Merkel u shpreh për herë të parë në vitin 2018 në favor të përgatitjes së imamëve në tokën gjermane, duke i thënë parlamentit se kjo “do të na bëjë më të pavarur dhe është e nevojshme për të ardhmen”. Përgatitja e 100 imamëve në vit në Gjermani do të kryhet në kuadër të programit ekzistues të DITIB-it, ashtu dhe përmes një programi shtesë, tha ministria. Për këtë qëllim, ajo tha se po kërkonte “bashkëpunim me Kolegjin Gjerman të Fesë Islame” në Osnabrück./ DW
Kush e zgjodhi unazën e martesës për Bora Zemanin?Bora Zemani mori një surprizë të bukur në premierën e filmit “5 herë jo”. Partneri i saj Donald Veshaj u ul në gjunjë për t’i propozuar për martesë. Por, kush e bleu unazën e martesës?
Këtë e zbuloi binjaku i Donaldit, Romeo Veshaj gjatë “Dancing with the stars”, ku ishte partneri i Fifit, vetëm për këtë të premte.
“Unazën ja mora unë nuk e zgjodhi Donaldi. E kam provuar në gishtin tim, prandaj është e madhe. Donaldi thanuk mund te futem në argjendari se do kuptohet. E i thash shkon vëllai,atje më thanë: bravo Donaldi sa ke ndryshuar, do martohesh. Pastaj më thanë më trego vajzën, ma përshkruaj. Dhe ju thash ajo ka sytë më të bukur në botë”, tregoi Romeo duke qeshur.
Kontroll i imtësishëm në burgje pas ngjarjes në Peqin, kërkohen sende të jashtëligjshmeShërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka nisur një kontroll të imtësishëm në të gjitha burgjet e vendit, pas ngjarjes së sotme në IEVP Peqin.
Në fokus janë kryesisht burgjet e sigurisë së lartë dhe kërkohet për sende të jashtëligjshme që mund të kenë hyrë në mënyrë ilegale.
Kontrollet po kryhen edhe për shmangien e ndonjë situate të paprecedentë që mund të ndodhë, ndikuar nga ngjarja e rëndë e sotme.
Pasditen e kësaj të premteje Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP Peqin, qëlloi me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi. Mjaçaj është konfliktuar me dy të dënuar të tjerë, Arben Lleshin dhe Indrit Shaqjen. Lleshi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën.
Macron: Jam i hapur për bisedime me Putinin për të siguruar paqePresidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të premten se ende është i hapur të bisedojë me homologun e vet rus, Vladimir Putin, nëse kjo do të ndihmonte në sjelljen e paqes së qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë.
Macroni dhe Putini gëzonin marrëdhënie të mira pune para se Rusia ta niste pushtimin e fqinjit të vet në shkurt 2022.
Përpjekjet diplomatike të Macronit disa javë para se të nisnin luftimet dështuan për ta parandaluar luftën, por ai e kishte mbajtur të hapur për disa muaj linjën e komunikimeve me presidentin rus.
Marrëdhëniet e tyre diplomatike dhe personale u përkeqësuan shumë me vazhdimin e luftës. Në fillim të këtij viti, Macroni e kishte menduar mundësinë për t’ia hequr Putinit medaljen më të lartë franceze të nderit.
Putini ishte pyetur të enjten gjatë një konference me gazetarë për qëndrimet e tij rreth Francës dhe Macronit.
Putini tha: “Në një çast, presidenti francez i dha fund marrëdhënieve me ne. Nuk e bëmë ne, nuk e bëra unë. E bëri ai. Nëse ka interes, ne jemi të gatshëm. Nëse jo, do t’ia dalim”.
Duke folur në Bruksel të premten në fund të një samiti të liderëve të BE-së, Macroni tha se është i hapur për dialog me Putinin për të gjetur një zgjidhje paqësore, nëse lideri rus e kontakton.
“Nuk e nisa unë luftën në mënyrë të njëanshme, duke i shkelur marrëveshjet të cilat i kisha nënshkruar. Dhe, nuk ishte Franca ajo që vendosi të kryejë krime lufte në veri të Ukrainës, duke i bërë të pamundura bisedimet”, tha Macroni.
Ai shtoi se “ne duhet të jemi seriozë” dhe se “unë nuk e kam ndryshuar numrin”.
Lideri francez nënvizoi se, nëse Putini tregon vullnet për ta nisur dialogun për ndërtimin e paqes afatgjate, Franca është e gatshme të ndihmojë.
Por, Putini tha këtë javë se nuk do të ketë paqe derisa Rusia t’i arrin synimet e veta, të cilat, sipas tij, mbesin të pandryshueshme pas gati dy vjetëve luftime në Ukrainë./ Radio Evropa e Lirë
Rënie e fortë e industrisë, bie prodhimi me 14.4%. Fillojnë shkurtimet e punonjësveSektori i industrisë, që zë rreth 9% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) po kalon një situatë tepër të vështirë.
Të dhënat e INSTAT për statistikat afatshkurtra në prodhimin e të mirave tregojnë se sektori po shënon një rënie dyshifrore të shitjeve e prodhimit në volum, çka po reflektohet në uljen e numrit të të punësuarve, ndërkohë që janë të detyruar të rrisin pagat.
Ecuria e sektorit konfirmon të dhëna të tjera si tkurrjen e eksporteve, apo dhe ankesat e vazhdueshme të industrisë me material porositësi që po goditen nga zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove të fuqisë punëtore.
Tkurrja e industrisë ka ardhur si nga ajo nxjerrëse (-38.3%), ashtu dhe ajo përpunuese (-6.7%)
Ngadalësim ka shënuar dhe ndërtimi, që deri tani ka qenë një nga sektorët kryesorë që ka nxitur rritjen ekonomike. Statistikat afatshkurtra janë treguesi më i hershëm i ecurisë së prodhimit të Brendshëm Bruto.
Shitjet në ndërtim u rritën vetëm me 0.2% në tremujorin e tretë me bazë vjetore, ndërsa volumi i prodhimit me 2.6%. Ndërsa në tremujorin e dytë shitjet në ndërtim ishin rritur me 5.2% dhe prodhimi me 6.5%.
Industria me rënie të thellë
Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 14,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 3,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 10,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve:
Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 17,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ngadalësohet edhe ndërtimi
Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 0,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 2,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor
Një sulm, që po hetohet si terrorist nga autoritetet, u regjistrua gjatë një takimi në fshatin Keretsky të Ukrainës Perëndimore.
Një këshilltar, ende i paidentifikuar, u fut në takimin e këshillit me granata në dorë.
Momenti është kapur nga kamerat dhe është postuar në rrjetet sociale.
Një burrë i veshur me të zeza shfaqet në hyrje të sallës dhe më pas nxjerr tre granata dore nga xhepat e tij, duke shkaktuar shpërthim dhe duke lënë njerëz të plagosur.
Në çast, dhoma u mbulua nga tymi, ndërsa njerëzit u përfshinë nga paniku.
“Për pasojë, 26 persona u plagosën, gjashtë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mes të plagosurve rëndë është edhe personi që hodhi granatat.
A do të votojë për heqjen e imunitetit të Berishës? Përgjigjet KryemadhiTë hënën mblidhet Këshilli i Mandateve për të vendosur nëse do t’i hiqet imuniteti i deputetit Sali Berishës, pas kërkesës së SPAK për të caktuar masë arresti për të.
Më pas, heqja e imunitetit ose jo për Berishën votohet në Parlament. Në seancë plenare, Monika Kryemadhi zbuloi gjatë një interviste televizive se është pro heqjes së imunitetit për çdo deputet, me qëllim që të përballet me drejtësinë.
Gazetari: Do ta votoni lejimin e arrestimit të Sali Berishës në seancë, aleatit të partisë tuaj?
Kryemadhi: Me thënë të drejtën, unë jam partizane që deputetët të mos kenë fare imunitet dhe s’ka pse të vijë SPAK në parlament për të kërkuar deputetë. Për mua çdo deputet duhet të marrë përgjegjësinë për tu përballur me drejtësinë, a besojmë ne tek kjo drejtësi? Është tjetër gjë, sepse këtë drejtësi e kemi lejuar ne ta kapë Edi Rama, sepse ne dogjëm mandate.
Gazetari: A mendoni edhe ju që SPAK është i kapur nga Edi Rama?
Kryemadhi: Mund të mos jetë i kapur, por është i shantazhuar.
“I hodhën një palë pranga në qeli” – Si u dorëzua Sokol Mjacaj (DETAJE)Zbardhen të tjera detaje nga vrasjet e ndodhura brenda burgut të Peqinit pasditen e kësaj të premteje.
Negociatat Sokol Mjacaj i ka kryer me drejtorin e burgut të Peqinit për t’u vetëdorëzuar. Punonjësit i kanë hedhur një palë pranga në qeli, me njërën anë ka lidhur njërën dorë, ndërsa tjetrën e ka lidhur me kangjellat e qelisë.
Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur pistoletën me mulli që kishte në dorë. Pasi ka larguar armën, ka hyrë policia e burgjeve, që kanë bërë arrestimin e tij. Sipas ligjit, brenda në burg nuk mund të ndërhyjë RENEA, por strukturat e specializuara në IEVP.
Sokol Mjacaj pasi u kthye nga zona e ajrimit, u afrua në qelinë ku ndodhej Arben Lleshi bashkë me Indrit Shaqja.
Mjacaj e thirri në emër Lleshin, dhe pasi ky i fundit u ngrit në këmbë dhe u afrua në dritaren e derës së qelisë, ai e qëlloi me tre plumba.
Marrëveshja për refugjatët/ Meloni flet pas vendimit të Kushtetueses: Uroj të mos anulohetKryeministrja e Italisë reagoi për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në vendin tonë për të pezulluar marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët.
Meloni tha për mediat fqinje se shpreson që vendimi final i trupës gjykuese të mos jetë anulimi i marrëveshjes.
Por në çdo rast, sipas kryeministres italiane, vendimi do të respektohet.
“Sa i takon Shqipërisë, nuk di të them. Nuk mund të them se ccdo ndodhë, shpresoj që të mos ketë anulim, por nuk ndërhyj. Jam optimiste që nuk do të ketë, por nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në një vend sovran. Respektoj vendimet e një vendi sovran. Të shohim çdo të ndodhë në javët e ardhshme dhe do të bëjmë më të mirën tonë, që ta përshpejtojmë edhe më shumë nëse gjërat shkojnë shumë. Për momentin nuk kemi nevojë për një Plan B”, tha Giorgia Meloni.
Gjykata Kushtetuese e vendit tonë mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Bardhi-Berisha, të cilët e konsideronin marrëveshjen si “antikushtetuese”.