Aplikacion
Qytetet e Bosnjës janë në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë që nga java e kaluar. Kryeqyteti i vendit, Sarajeva ka nxjerrë një paralajmërim për cilësinë e dobët të ajrit dhe ekspertët kanë fajësuar për këtë një rritje të djegies së karburanteve në zonat e banuara dhe sektorin e transportit. Të hënën, qyteti që shtrihet në një luginë të rrethuar nga malet, u mbulua nga një shtresë e trashë smogu.
Enis Krecenin, meteorolog dhe ekspert i mjedisit tha për agjencinë e lajmeve Reuters se Sarajeva është në rrezik të lartë nga ndotja e ajrit gjatë muajve të dimrit për shkak të ndryshimit të temperaturave, që bllokojnë elementët e dëmshëm ndotës në sipërfaqe të ulët.
“Çështja e cilësisë së ajrit në Bosnje dhe Hercegovinë nuk është një gjë e re dhe nuk është shfaqur së fundmi. Ky problem ka ekzistuar për dekada sepse Bosnja është një vend i varfër me një jetesë shumë më të ndryshme se njerëzit e tjerë në Evropë. Industria jonë është e bazuar kryesisht në industrinë e rëndë dhe të papastër”, thotë ai.
Gjatë dimrit gjendja rëndohet për shkak të mungesës së lëvizjes së ajrit, thotë ai.
“Nëse nuk ka erë dhe ndryshime të tjera, ne do të kemi ajër të ndotur. Pra, smogu dhe ajri i ndotur i grumbulluar mbi qytet nuk hiqet pa një ndryshim të kushteve të motit, si reshje shiu ose erë.”
Pavarësisht premtimit të autoriteteve për ta bërë Sarajevën një qytet me nivel zero të çlirimit të karbonit deri në vitin 2035, kostoja e jetesës i ka detyruar banorët të zgjedhin opsionin më të lirë, karburantet, për ngrohjen e banesave të tyre dhe makina më të vjetra për transport, që shkaktojnë ndotje më të madhe të ajrit.
Ekspertët e shëndetit publik thonë se ajri i ndotur mund të shkaktojë probleme shëndetësore serioze për banorët.
“Ndotja e ajrit në Sarajevë shkakton ndryshime dhe probleme shëndetësore me mushkëritë si për të rinjtë, ashtu edhe për popullatën e moshuar”, thotë Teufik Hadziosmanovic, mjek i sëmundjeve të mushkërive.
Pasojat e ajrit të ndotur janë më të rënda për personat që vuajnë nga sëmundje kronike, thotë mjeku Teufik Hadziosmanovic.
“Ekspozimi ndaj ajrit të ndotur, që zgjat me vite, mund të dëmtojë rëndë sistemin e frymëmarrjes dhe kjo ndodhë shpesh tek të rinjtë, fëmijët dhe pacientët me sëmundje kronike dhe mund të shkaktojë sëmundje kronike të mushkërive”, thotë ai.
Përveç sëmundjeve të mushkërive, mjekët thonë se ajri i ndotur mund të shkaktojë edhe kancer, sëmundje kardiovaskulare dhe vdekje të parakohshme./ Zëri i Amerikës
Parashikimi i motit për nesër: Reshje shiu dhe erë. Si do të luhaten temperaturatDitën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parshikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat pritet të jenë deri të dendura kryesisht në veri të vendit, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veri-veriperëndim.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpjetësi mesatare deri në 8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 16m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 3 deri 12°C
në zonat e ulëta 7 deri 19°C
në zonat bregdetare 10 deri 19°C
Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi të martën se Izraeli ka filluar të humbasë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për shkak të bombardimeve pa dallim në Gazë, që kanë vrarë mijëra civilë palestinezë.
“Po fillojnë të humbasin përkrahjen”, tha të martën Presidenti Biden gjatë një aktiviteti për grumbullim fondesh në Uashington. Ai gjithashtu tha se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet të ndryshojë qeverinë e tij të vijës së ashpër.
Presidenti Biden tha se Izraeli nuk mund të kundërshtojë shtetin palestinez në të ardhmen, duke shtuar trysninë ndaj autoriteteve izraelite. Ai përmendi në mënyrë të veçantë politikanin e krahut të djathtë Itamar Ben-Gvir, minister izraelit i sigurisë kombëtare dhe tha se “kjo është qeveria më konservatore në historinë e Izraelit.”
“Netanyahu duhet ta ndryshojë qeverinë. Kjo qeveri në Izrael po i bën gjërat të vështira,” tha Presidenti Biden. Ai tha se Izraeli “nuk mund t’i thotë jo” një shteti palestinez, gjë që kundërshtohet nga izraelitët e vijës së ashpër.
Presidenti Biden tha se “kemi një mundësi ta bashkojmë rajonin… dhe ata ende dua ta bëjnë një gjë të tillë. Por duhet të sigurohemi se Bibi (Netanyahu) e kupton se ai duhet të bëjë përpjekje… Nuk mund t’i thuhet jo shtetit palestinez… Kjo do të jetë pjesa e vështirë.”
Ndërkohë Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan tha se do të diskutojë me zyrtarët izraelitë për afatet e tyre kohore të luftës në Gazë dhe për planin e pasluftës për këtë territor palestinez, gjatë vizitës së tij të radhës në Izrael.
Izraeli është nën trysni të shtuar ndërkombëtare për të bërë më shumë që të kufizojë vdekjet e civilëve palestinezë në Gazë ndërkohë që po synon të shkatërrojë Hamasin.
Zoti Sullivan fajësoi grupin militant të Hamasit për shkeljen e armëpushimit me Izraelin, që zgjati nga 24 nëntori deri në 1 dhjetor, duke refuzuar të lironte pengjet.
“Hamasi vazhdon të mbajë peng gra, të moshuar, e civilë të tjerë. Dhe megjithatë ende kërkon që luftimet të ndalen. Ne besojmë se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten,” tha zoti Sullivan.
Presidenti Biden të mërkurën pritet të takojë në Shtëpinë e Bardhë anëtarët e familjeve të shtetasve amerikanë të rrëmbyer nga Hamasi pas sulmit të 7 tetorit gjatë të cilit militantët vranë 1200 njerëz në vendbanimet në jug të Izraelit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë të bërë të martën tha se Izraeli vazhdon ta gëzojë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara lidhur me synimin e tij që ta shkatërrojë Hamasin dhe të rikthejë pengjet që mbahen nga grupi militant.
Ai kundërshtoi sërish mundësinë që Autoriteti Palestinez të qeverisë Gazën.
“Dua ta sqaroj pozicionin tim: nuk do ta lejojë Izraelin ta përsërisë gabimin e Oslos,” tha ai pa sqaruar se për çfarë gabimi e ka fjalën.
Duke reaguar për këtë deklaratë të zotit Netanyahu, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës Hussein Al-Sheikh tha se kryeministri izraelit po krahasonte Marrëveshjen e Oslos me masakrën e Hamasit.
“Deklarata e Benjamin Netayahut që barazon Marrëveshjen e Oslos me atë që ndodhi më 7 tetor konfirmon luftën e tij kundër të gjithë palestinezëve,” deklaroi zoti Al-Sheikh. “I them Netanyahut se Oslo vdiq nën gjurmët e tankeve të tij, që pushtuan qytetet tona, fshatrat dhe kampet nga Xhenini deri në Rafah.”
Sulmet izraelite, që shkatërruan pothuaj plotësisht pjesën veriore të Gazës, lanë 18,000 të vrarë dhe zhvendosen rreth 80 për qind të popullatës së Rripit të Gazës, vazhduan edhe gjatë ditës së martë në pjesën jugore të enklavës. Në qytetin kufitar Rafah, një zonë e miratuar për strehim të civilëve, ndërtesa banimi u rrafshuan nga sulmet ajrore izraelite, duke lënë të paktën 23 të vdekur.
Tre fëmijët e Islam Harbit u vranë në këtë sulm ndërkohë që po strehoheshin në shtëpinë e tyre me nëntë refugjatë të tjerë.
“Katër shtëpi u bombarduan me tre raketa të hedhura nga aeroplanët F16. Nëntë të zhvendosur nga pjesët tjera të Gazës dhe vajzat e mia binjake Maria e Jude u vranë, edhe djali im i vogël Ammar u vra,” tha ai.
Në pjesën qendrore të Gazës, spitali Al-Aqsa ka konfirmuar 33 viktima nga sulmet ajrore ndaj ndërtesave pranë kampit të refugjatëve Maghazi, në mesin e të cilëve 16 gra dhe katër fëmijë.
Ndërkohë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sot pritet të votojë një rezolutë jo-të detyrueshme që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm humanitar, që palestinezët shpresojnë do të dëshmojë përkrahjen e gjerë botërore në favor të përfundimit të luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, që tashmë ka hyrë në muajin e tretë.
“Mesazhet e Asamblesë janë gjithashtu shumë të rëndësishme dhe reflektojnë opinionin e botës,” deklaroi zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric.
Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është një gjest simbolik, që vjen pas kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të rezolutës së mëparshme me peshë ligjore për armëpushim.
Sipas Ministrit izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, kjo fazë e ofensivës me luftime e ashpra tokësore dhe sulme ajrore mund të zgjasë me javë, ndërkohë që paralajmëroi që ushtria izraelite do të vazhdojë aktivitetet ushtarake me muaj në Gazë.
“Izraeli do të ndërmarrë të gjitha masat për të shkatërruar Hamasin, por ne nuk synojmë të qëndrojmë përgjithmonë në Rripin e Gazës. Po kujdesemi për sigurinë tonë dhe të qytetarëve tanë përgjatë kufijve me Gazën,” deklaroi ministri izraelit Gallant.
Izraeli dhe SHBA-të thonë se armëpushimi i mundëson Hamasit, organizatës së shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, të mbetet në pushtet në Gazë, që do të ishte një fitore për grupin militant që synon shkatërrimin e Izraelit dhe që ekspertët konsiderojnë se ka një bazë të thellë të mbështetjes te palestinezët në Gazë dhe Bregun e pushtuar Perëndimor./ Zëri i Amerikës
Kërkesa e SPAK/ Flet avokati i Berishës, çfarë rrezikon ish-kryeministri?Avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj komentoi kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë këtë të martë për të hequr imunitetin e deputetit për liderin e opozitës dhe për të caktuar masë arresti për të për dosjen “Partizani”.
Sipas Gjokutajt, maksimumi që rrezikon Sali Berisha, nëse Kuvendi miraton heqjen e imunitetit të deputetit për të, është caktimi i masës “Arrest në shtëpi” për të.
Avokati nuk kurseu akuzat për SPAK, duke u shprehur se nuk ka logjikë mënyra sesi veprojnë prokurorët.
“Nuk na kanë kapur të papërgatitur. Vendim i pazabardhur pas 48 ditësh, si mund të detyrojë Sali Berishën. Një zotëri si Berisha që rri gjithë ditën në televizor që hajde të të shoh unë ty?
Betejat kanë dhe riskun, kjo është betejë me të marrët, SPAK po përdor një logjikë, nëma autorizimin se Berisha nuk ka zbatuar një autorizim, ky Kuvend t’i thotë prokurorëve ç’është ky vendim që unë nuk di gjë?
Ata e bëjnë si të duan, procedura nuk lejon ta bësh, maksimumi është arresti në shtëpi, prandaj ata e shkruajnë me vizë, mund të bëjnë dhe një korrigjim moshe, në fantazinë që kanë.
Ata janë të çmendur, edhe firmat e Edi Ramës për ndryshimin e territorit ia atribuojnë Berishës. Unë nuk e kam komoditetin që të them sipas meje. Ka ndryshuar destinacioni që dhe firmat e Edi Ramës ia atribuojnë Sali Berishës, ndodh se mendojnë se ato letra nuk do të lexohen.
Nuk e lejon ligji që t’i nënshtrohet masës së ekstremit, arrestit me burg. Maksimumi është arresti në shtëpi. Prandaj ata që e shkruajnë, duan që ta pëlqejnë ata që i kanë thënë”, tha Gjokutaj në “Top Story”.
Rriten blerjet online më 2023, gratë preferojnë veshjet, burrat teknologjinëShqiptarët janë familjarizuar më shumë me teknologjinë në vitin 2023, si në përdorimin e internetit, përdorimin e pajisjeve smart dhe blerjet online.
Bazuar në rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së informacionit (TIK) gjatë vitit 2023, nga grup-mosha 16 – 74 vjeç, e përdorin internetin 83,1% e popullsisë, nga të cilët 96,2% e përdorin disa herë gjatë ditës.
99,8% e individëve kanë përdorur aparat celularë inteligjent për të hyrë në internet. Ndërkohë 28,2 % e popullsisë e përdorin internetin nëpërmjet laptopit, 27,4% nëpërmjet kompjuter/desktop dhe 19,1% nëpërmjet tabletit.
98,7% kryejnë thirrje / video thirrje (përmes Skype, Viber, WhatsApp) dhe ky tregues ka shënuar rritje prej 0,2 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022.
Rriten blerjet online
Përdorimi i e-blerje (blerje online) Blerjet “online” i referohen porosive të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet internetit, blerjen e tyre nëpërmjet internetit (e-blerje) për qëllime personale nëpërmjet çdo lloji pajisjeje (desktop, i lëvizshëm ose i dorës, përfshirë telefonin celular ose telefon smart).
Blerjet “online” janë kryer nga 38,5% e popullsisë së grup-moshës 16 – 74 vjeç “në 12 muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, tregues i cili ka shënuar një rritje prej rreth 3,8 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022. Ndër blerjet “online”, produktet / shërbimet që zënë peshën më të madhe janë rroba / këpucë / aksesorë me 88,8% ndjekur nga shërbimet e dërgimit në shtëpi nga restorantet, fast food dhe shërbimet katering me 40,3%.
Përmirësohen aftësitë teknologjike dhe kompjuterike
Në vitin 2023 të gjitha aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje, ku rritja më e lartë është shënuar për aftësitë lidhur me: “përdorimin e programeve për ndarjen e file-ve” dhe “përdorimin e programit word” përkatësisht me 4,1 dhe rreth 3,3 pikë përqindje.
Përdorimi i TIK sipas grup-moshës
Përdorimi i internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës tek të rinjtë e moshës 16 – 24 vjeç është 99,1%. individët e grup-moshës 65 – 74 vjeç, të cilët kanë deklaruar që nuk e kanë përdorur asnjëherë internetin zënë 32,3%, tregues i cili është zvogëluar 4,6 pikë përqindje krahasuar me vitin 2022.
Përdorimi i internetit “disa herë gjatë ditës” ka regjistruar përqindjet më të larta në grup-moshat 25-34 vjeç ndjekur nga 16-24 vjeç.
Përdorimi i internetit në vitin 2023 si për burrat edhe për gratë shënon vlerat më të larta për kategorinë “gjatë 3 muajve të fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, duke shënuar rritje prej 0,5 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022. Gjatë vitit 2023, 84,6% e burrave dhe 81,7% e grave të grup-moshës 16-74 vjeç janë përdorues të internetit “gjatë 3 muajve të fundit”.
Shpeshtësia e përdorimit të internetit sipas ndarjes gjinore, tregon se përdorimi i internetit “disa herë gjatë ditës” dominohet nga burrat me 50,3%, ndërsa përdorimi i tij “çdo ditë” dominohet nga gratë me 53,3%.
Sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit, sipas gjinisë, gjatë vitit 2023 gratë kanë kryer më shumë blerje për: “produkte për kujdes personal (kozmetikë/bukurie)”, “produkte shtëpiake” si dhe “ilaçe/suplemente/vitamina”. Ndërkohë burrat kanë shfaqur preferenca më shumë në blerjet për: “pajisje elektronike për shtëpi ”dhe “kompjuter/tabletë/celularë, etj.”
Familjet me akses në internet
Përqindja e familjeve shqiptare që kanë akses në internet është 96,7%, krahasuar me 96,5% të një viti më parë. 90,4% ose 660.136 familje kanë akses në internet me rrjet fiks broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.), tregues i cili ka shënuar rritje prej rreth 0,1 pikë përqindje. Përqindja e familjeve me akses në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (3G/4G, tablet,etj.), është 99,3%, krahasuar me 99,2% në vitin 2022.
Përdorimi i TIK nga individët e grup-moshës 16 – 74 vjeç
Individët e moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, përfaqësojnë 83,1% të popullsisë në studim. Tregues i cili ka regjistruar një rritje rreth 0,5 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022. Ndër to, përdoruesit e shpeshtë të internetit përfaqësojnë, 96,2% të individëve (që përdorin internet disa herë gjatë ditës), ndjekur nga ata që e përdorin çdo ditë / pothuajse çdo ditë me 3,6% dhe 0,1% ata që përdorin internetin të paktën një herë në javë. Nga ana tjetër, aktivitetet që kryhen nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës të cilat kanë regjistruar rritjet më të larta janë: aksesimi i të dhënave shëndetësore online (e-albania seksioni i shëndetit) (18,3 pikë përqindje), internet banking (e-banking) (5,0 pikë përqindje) si dhe për të komunikuar me mesazhe të shkruara (whtasapp etj.) (2,8 pikë përqindje).
Rriten përdorimi i e-qeverisjes
Në vitin 2023 të gjitha kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve (p.sh, deklaratën tatimore, njoftimin për zhvendosje), të drejtat (p.sh përfitimet sociale), dokumentet zyrtare (p.sh letërnjoftim, certifikatë të lindjes), shërbimet arsimore publike (p.sh biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik) kanë shënuar rritje. Rritja më e lartë është shënuar për kategorinë “shkarkimi apo printimi e formularëve zyrtarë” me 2,8 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022 ndjekur nga kategoria “marrje informacioni nga faqet ose aplikacionet e internetit” e cila ka shënuar rritje me rreth 1,9 pikë përqindje./ Monitor
VIDEO/ Donald Veshaj ulet në gjunjë dhe i propozon BorësNë premierën e filmit të tyre “5 herë jo”, Bora Zemani u surprizua nga partneri i saj, Donald Veshaj.
Ndërkohë që të gjithë po prisnin shfaqjen e filmit në Cinepelxx në TEG, Donaldi u ul në gjunjë për t’i propozuar për martesë Borës.
E gjithë salla shpërtheu në duartrokitje dhe brohorima “Thuaj po”, ndërsa pranë Borës u afrua edhe djali i saj, Arbori.
“Do të doja ta kalonim jetën bashkë. A do të martohesh me mua?”, pyeti Donaldi, Borën, teksa ishte i ulur në gjunjë.
“PO” ishte përgjigja e Bora Zemanit, e cila pranoi unazën e partnerit të saj.
Kjo është premiera e filmit të parë të realizuar nga Bora Zemani dhe Donald Veshaj me regjisor Erion Bubullimën. Në nisje të premierës, çifti u shfaq në tapetin e kuq, ku ra në sy fustani mjaft elegant i Borës.
Në tapetin e kuq nuk munguan as Ledion Liço dhe Sara Hoxha, të cilët po ashtu kishin zgjedhur ngjyrën e zezë në veshje.
Keni kartëmonedha të vjetra? Ja afati i fundit deri kur mund t’i këmbeniNëse ende keni kartëmonedha të prerjeve të vjetra, Banka e Shqipërisë tregon afatin e fundit deri kur keni mundësinë t’i këmbeni, pa kurs ligjor.
Sipas Bankës Qendrore, deri në fundin e këtij viti, qytetarët mund të dorëzojnë këto kartëmonedha të vjetra, të dala nga qarkullimi për përdorim të përditshëm dhe të zëvendësuara me prerje të reja.
Banka e Shqipërisë tregoi edhe se për cilat kartëmonedha konkretisht bëhet fjalë.
Njoftimi i plotë i Bankës së Shqipërisë:
Mbështetur bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr.17, datë 13.2.2013 “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, Banka e Shqipërisë njofton se data 31 dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave pa kurs ligjor si më poshtë:
100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar;
100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit;
200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit;

500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli;
500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit;

1000 Lekë, emetim i viteve 1992,1994,1995,1996, imazhi i Skënderbeut.

Kartëmonedhat e mësipërme mund të vazhdojnë të këmbehen deri më datë 31 dhjetor 2023, pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë.
“Ta q**** nonën” – Dua Lipa shan në shqip gjatë intervistësKëngëtarja me famë botërore Dua Lipa përdori sharje në gjuhën shqipe gjatë një interviste në programin amerikane “Day Drinking” me Seth Meyers.

Dua tregoi se sharja e saj e preferuar në shqip është “Ta q**** nonën”. Ajo e përktheu sharjen në anglisht për moderatorin dhe ndjekësit amerikanë.
Pas kësaj, moderatori Seth e përsëriti disa herë në shqip shprehjen, duke u drejtuar nga kamera dhe duke qeshur.
Gjatë intervistës, Dua Lipa foli për këngën e saj të re “Houdini” dhe promovimin e saj kudo nëpër botë.
Meloni mbron Ramën për refugjatët: U sulmua nga shumë anë se kishte ndihmuar ItalinëKryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i doli në mbrojtje kryeministrit shqiptar, Giorgia Meloni, me të cilin është dakordësuar për të ndërtuar qendra të pranimit në Shqipëri për mijëra emigrantë të shpëtuar në Mesdhe.
Duke folur në Parlamentin italian, Meloni shprehu keqardhjen për të gjitha sulmet e javëve të fundit, veçanërisht nga italianët, që sipas saj, po ndihmohen nga Rama.
“Është për të ardhur keq që shumë nga zërat mospërputhës erdhën nga Italia, ku Rama u sulmua nga shumë anë se kishte ndihmuar Italinë. Është për të ardhur keq dhe për t’u habitur që ka pasur frikësime deri për një përjashtim të kryeministrit shqiptar nga PSE, me sa duket për disa italianë të majtë është mëkat të ndihmosh Italinë .
Ka një dialog të vazhdueshëm me Komisionin e BE-së për marrëveshjen për të vërtetuar përkushtimin për respektim të plotë me të drejtën e BE-së, kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Giorgia Meloni.
Të enjten e 14 dhjetorit socialistët të votojnë në Parlament marrëveshjen për refugjatët që kryeministri Edi Rama lidhi me homologen italiane, Giorgia Meloni.
Votimi i paktit do të çojë në ndërtimin e një kampi refugjatësh në Gjadër të Lezhës për llogari të Italisë.
SPAK kërkon masë arresti, Berisha flet për mosbindje civile: Do të shtrihet në mbarë vendin!Ish-kryeministri Sali Berisha përsëriti edhe një herë tjetër se shumë shpejt opozita do të shkojë në mosbindje civile, por pa ndarë më shumë detaje se kur do të nisë kryengritja e Partisë Demokratike dhe çfarë aktesh do të ndërmarrë.
Duke komentuar në studion e A2CNN kërkesën e SPAK për Kuvendin për t’i hequr imunitetin e deoutetit, për të caktuar masë arresti për të, Berisha tha se mosbindja civile nuk lidhet me këtë lëvizje të SPAK, i cili sipas tij po vepron nën urdhrat e Edi Ramës.
“Është një vendim të cilin unë personalisht e kisha si të thuash denoncuar më parë. Por kërkesa e tyre në Parlament në një aspekt është një kërkesë që mund t’i drejtohen. Unë kam deklaruar se do zbatoj vendimin e Parlamentit se nuk kam pasur asgjë personale në qëndrimin tim, kam mbrojtur pushtetin kushtetues të Parlamentit shqiptar. Të vendosë Parlamenti si të dojë, unë e di, si t’i thotë Edi Rama do vendosë. Problemi më i madh është marrja e të drejtave kushtetuese të opozitës. E drejta kushtetues e opozitës në Parlament me emërimin e përfaqësuesve të saj nga Edi Rama, me bllokimin e nismës ligjvënësve të deputetëve të opozitës dhe më e rënda bllokimi i komisioneve parlamentare. Për këtë sigurisht që opozita do ftohet dhe mosbindja civile jo vetëm në Parlament, por do të shtrihet në mbarë vendin. Ka një afat jo të largët, të shpejtë, por natyrisht shohim efiçencë. Ne duhet të kemi një lëvizje efiçente. Kjo e Parlamentit pati efiçencë të jashtëzakonshme”, tha Sali Berisha.
Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të deputetit për Sali Berishën.
Në shkresën drejtuar Kuvendit, SPAK argumenton se ish-kryeministri nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.