Aplikacion
Komiteti Kombëtar Republikan njoftoi rregullat për garën dhe konventën e ardhshme për emërimin e kandidatit presidencial, por pa përmendur apo pa parashikuar një zgjidhje mbi një çështje me të cilën mund të përballen republikanët gjatë verës së ardhshme: A mundet që delegatët e partisë të votojnë një kandidat tjëtër, në rast se kandidati që pritet të fitojë emërimin, shpallet fajtor për akuza penale dhe dënohet me burg?
Ish-presidenti Donald Trump po përballet me 4 çështje penale që do të vazhdojnë edhe gjatë fazës së primareve në Partinë Republikane, një rast i pashembullt në politikën amerikane, ku kalendari politik përkon me atë të çështjeve penale ndaj një kandidati kryesor.
Në 5 mars, në 15 shtete të SHBA-ve dhe Ishujt Samoa Amerikane do të mbahen garat paraprake për emërimin e kandidatit për president, një ditë që njihet si Super e Marta.
Këto primare do të zhvillohen vetëm një ditë pas seancës së parë të gjyqit ndaj zotit Trump në Uashington lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për përpjekje për përmbysje të paligjshme të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020.
Zoti Trump deri tani udhëheq garën në mesin e republikanëve dhe mund të sigurojë mbështetje të madhe të nevojshme deri në Super të Martën, periudhë kur pritet të jenë zgjedhur pothuajse gjysma e delegatëve që votojnë për zgjedhjen e kandidatit presidencial.
Edhe në rast se ai do të shpallej fajtor dhe do të dënohej në gjyqin në Uashington ose në ndonjë proces tjetër gjyqësor, udhëheqësit më të lartë të partisë dhe shumë votues kanë dhënë sinjale se do ta mbështesnin gjithsesi.
Zoti Trump dhe aleatët e tij po nxisin pushimin e gjyqeve ndaj tij ose vonesat në proceset gjyqësore.
Në rregullat e Komitetit Kombëtar Republikan nuk parashikohej se si mund të veprohej në rast se do të ndodhte një skenar i tillë, i paprecedentë.
Delegatët duhet të votojnë për një kandidat të caktuar presidencial në konventë, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve paraprake ose kuvendeve partiake në shtetin e tyre.
Ashtu si në vitet e kaluara, rregullat parashikojnë që delegatët të votojnë për një kandidat të caktuar të paktën gjatë raundit të parë të votimit në konventën kombëtare, me përjashtime të kufizuara për një numër të vogël delegatësh. Një kandidat fiton emërimin nëse fiton shumicën, që është 1215 delegatë.
Në konventën e ardhshme, e cila nis më 15 korrik në Miluaki, do të jetë mundësia që përpara miratimit të tyre, të ketë ndryshime të lehta të rregullave, apo pezullim të tyre. Për një gjë të tillë kërkohet miratimi me votë i 2/3 të delegatëve.
“Eshtë një organ parlamentar”, tha Benjamin Ginsberg, një avokat për zgjedhjet republikane. “Mund të bëjë ndryshime në një mënyrë apo një tjetër”.
Këto manovra të minutës së fundit janë të vështira të organizohen dhe ka pak shenja që delegatët do të shohin për alternativa të tjera edhe pse gjyqet ndaj zotit Trump pritet të zhvillohen së afërmi.
Ekipi i fushatës elektorale të zotit Trump lëshoi një paralajmërim të fortë.
“Çdo përpjekje për të ndërhyrë tek rregullat do të shtypet nga ne që dimë të drejtojmë konventat,” tha këshilltari i zotit Trump, Chris LaCivita.
Komiteti Kombëtar Republikan nuk pranoi të komentonte mbi mundësinë e pezullimit të rregullave në rast se kandidati presidencial burgoset, por referoi intervistat e fundit në të cilat kryetarja e komitetit Ronna McDaniel, pyetjes nëse zoti Trump duhet të emërohej në rast se shpallej fajtor, i përgjigjej se partia do të mbështeste kandidatin që do të zgjidhnin votuesit.
“E di që kjo përbën lajm, por, si kryetare, unë do të mbështes atë që zgjedhin votuesit. Dhe, po, nëse ata zgjedhin Donald Trumpin, votuesit po e shohin këtë që po ndodh dhe ata mendojnë se ekziston një sistem drejtësie me dy standarde. Ata nuk besojnë shumë nga gjërat që po dalin”, tha zonja McDaniel në një intervistë për CNN në 12 nëntor. “Ata vendosin. Dhe ju po e shihni këtë të pasqyruar në anketime.”/ VOA
Pranoi se urdhëroi vrasjen e gruas, Murseli “i rrethuar” nga personazhet VIPNaim Murseli i arrestuar sot nga Policia e Kosovës, i cili thuhet se ka pranuar që ka paguar vrasjen e gruas së tij, duket të ketë qenë fans i jetës së luksit dhe shoqërisë së VIP-ave.
Zoom.al sjell fotot e Murselit në prani të personazheve të ekranit, nga Dua Lipa tek Edi Rama.


Një stuhi diellore do të godasë planetin Tokë, paralajmërimi i NASA-s
Administrata Kombëtare Amerikane e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) njoftoi se planeti Tokë mund të goditet gjatë ditës nga një stuhi gjeomagnetike me fuqi të madhe, e cila është rezultat i shpërthimit të një sasie të madhe të materialit diellor në sipërfaqen e Diellit, raporton CNN.
Këtyre vlerësimeve iu bashkua edhe Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA), e cila deklaroi se stuhia diellore e quajtur “Cannibal”, është shumë e fuqishme dhe mund të shkaktojë ndërprerje të komunikimeve radiofonike si dhe dukuri të pazakonta të aurorës ‘borealis’ në tokë.
Ekspertët e NASA-s pohojnë se ky fenomen i rrezatimit të energjisë për shkak të një shpërthimi në diell do të zgjasë për rreth 15 orë.
Inskenoi grabitjen dhe pagoi 30 mijë euro, Murseli pranon se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tijNaim Murseli, i arrestuar me dyshimin se ka paguar 30 mijë euro për ekzekutimin e gruas së tij ka dëshmuar të parë në polici.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, këshilltari i ish- presidentit Behgjet Pacolli, ka pranuar se ka paguar para për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli.
Këtë e pranoi më së pari autori i dyshuar i vrasjes, tashmë edhe ai i arrestuar së bashku me Naim Murselin. Granit Plava ka deklaruar para policisë së Kosovës se është paguar (ose i janë premtuar) nga bashkëfshatari i tij, Naim Murseli plot 30 mijë euro për t’i vrarë gruan.
Ngjarja edy ditëve më parë dyshohet se u inskenua që të ngjante si grabitje. Liridona Murseli u vra në sytë e dy fëmijëve të saj dhe në sy të bashkëshortit, i cili dyshohet se është ai që pagoi për ta parë të vdekur.
I njohur për jetën e tij të shthurur, reperi shqiptar tregon se më në fund do të bëhet babaReperi Buta (emri i vërtetë i së cilit është Betim Januzi) do të bëhet së shpejti baba. Artisti ka publikuar dy foto në Instagram, ku shihet duke përkëdhelur barkun e rrumbullakosur të bashkëshortes së tij, Fjollës.
Foton e ka shoqëruar me një emoji që tregon një familje.
Buta dhe Fjolla e kanë mbajtur shumë private marrëdhënien e tyre. Reperi ka publikuar një foto në shtator të vitit 2021 ku tregonte se çifti e kishte kurorëzuar dashurinë.
Daljet publike të Butës, ndonëse të rralla kanë qenë gjithmonë kaotike. Ai njihet për diss-et me kolegët e tij shqiptarë që në fakt nuk kanë mbetur vetëm në kuadrin e muzikës. Përplasjet fizike midis tij dhe reperit Mossi, si edhe konsumi i drograve të rënda, kanë qenë frymëzim për të dy reperët të cilët i tregojnë në këngët e tyre. Një vit më parë, vëllai i Butës, Qëndrimi vrau reperin e ri të njohur me emrin Strella, pas një konflikti me vetë reperin.
Një tjetër luftë në horizont? Venezuela po përgatitet të pushtojë Guajanën, e pasur me burime nafteErërat e luftës po fryjnë ende në mbarë botën, këtë herë konflikti armatosur rrezikon të ndodhë në Amerikën e Jugut.
Referendumi i organizuar nga qeveria venezueliane për sovranitetin e rajonit Essequibo rrezikon të shkaktojë një konflikt të armatosur me Guajanën, pjesë e së cilës është aktualisht.
Në fakt, ndër pyetjet e konsultimit të planifikuar për të dielën është edhe transformimi i rajonit – të pasur me burime nafte – në një shtet të ri të Republikës Venezueliane.

Maduro gati për luftë Nuk është e qartë se cilat do të jenë implikimet ligjore të një miratimi të mundshëm, por fakti është se qeveria e presidentit Nicolas Maduro mund ta shfrytëzojë aferën për qëllime elektorale – duke mos përjashtuar shfaqjen e forcës.
Karakasi, siç kujton gazeta britanike “The Guardian”, ka pretenduar sovranitetin mbi Essequibo që nga pavarësia e tij në vitin 1811.
Rajoni – një zonë me pyje tropikale pothuajse tërësisht të padepërtueshme – është megjithatë kryesisht e banuar nga njerëz nga Guajana – e cila nuk është rastësi që në vitin 2018 kërkoi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që ta rregullonte këtë çështje.
Megjithatë, një vendim do të zgjasë me vite, dhe ndërkohë Maduro – i cili kundërshton autoritetin e gjykatës – ka vendosur të pyesë qytetarët, nëse Karakasi duhet të injorojë arbitrazhin dhe të aneksojë atë që përbën dy të tretat e territorit të Guajanës së sotme, duke u dhënë banorëve – të gjuhës angleze – shtetësi venezueliane.
Përpjekjet për pezullim Guajana i kërkoi Gjykatës të pezullonte referendumin, por Karakasi përsëriti se donte të vazhdonte me votimin; nëse të gjitha qeveritë venezueliane e kanë ringjallur periodikisht çështjen, veçanërisht në kohë krize të brendshme, Maduro ka shkuar shumë më tej se paraardhësit e tij.
Në fakt, që nga viti 2015, rezerva të mëdha nafte janë zbuluar në rajon, gjë që ka bërë që Maduro të përshpejtojë retorikën patriotike dhe të akuzojë, si Guajanën, ashtu edhe kompanitë e mëdha të naftës se duan të vjedhin tokën venezueliane përmes “kolonializmit ligjor”.
Rezultati i mëparshëm Fushata shoviniste e Maduros ka të ngjarë të ketë sukses: Essequibo është ndoshta e vetmja çështje e rëndësishme politike e brendshme për të cilën një qytetari jashtëzakonisht i polarizuar pajtohet në thelb dhe miratimi i referendumit merret si i mirëqenë.
Megjithatë, nëse kostot ushtarake të një pushtimi mund të mos jenë të tepërta, duke pasur parasysh pabarazinë e forcave në terren, kostot diplomatike mund të jenë të larta.
Për këtë çështje, Maduro nuk gëzon mbështetjen e asnjë vendi tjetër të Amerikës së Jugut, madje as aleatin e tij tradicional, Kubën.
Bizneset dhe qytetarët shqiptarë “humbin” shpresat në ekonominë e vendit. Entuziastë veç ndërtuesitBesimi në ekonomi ka pësuar rënie të ndjeshme gjatë muajit nëntori, me 1.6 pikë, nga të gjithë sektorët, përveç atij të ndërtimit.
Sipas anketës së Bankës së Shqipërisë, konsumatorët nuk janë më të gatshëm të bëjnë blerje të mëdha dhe besimi i tyre ra me 0.7 pikë përqindje. Gjithsesi ata presin përmirësim të situatës financiare dhe ekonomike të vendit.

Besimi në industri ra me 0.6 pikë përqindje në nëntor, pasi bizneset presin rënie të kërkesës, sidomos asaj të eksportit. Ata presin rënie të punësimit dhe rritje të çmimeve.
Shërbimet kanë pësuar rënien më të fortë, me 4.4 p.p pasi ata presin rënie te aktivitetit. Pritjet për kërkesën dhe nivelin e punësimit në të ardhmen vlerësohen në rritje nga këto biznese, ashtu si edhe çmimet.
Treguesi i besimit në tregti ra me 1.7 pikë përqindje në muajin nëntor, ndikuar nga një rënie e aktivitetit. Nga ana tjetër, pritjet për punësimin në të ardhmen kanë mbetur pothuaj në të njëjtin nivel me një muaj më parë. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rritje.
Ndërtimi është shfaqur më optimist gjatë nëntorit, me rritje 4.4 p.p, pasi pret rritje të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rritje.
99% efektiv, Britania zbulon PrEP, ilaçin që parandalon HIV-inNjë medikament që ndalon HIV-in nga infektimi i trupit është dëshmuar të jetë një trajtim parandalues shumë efektiv, ka konfirmuar një studim.
Gjetjet e studimeve mbi 24 000 njerëz që e morën atë nëpër Angli u përshkruan si “siguruese”.
Mijëra njerëz tashmë po marrin PrEP përmes klinikave.
Organizata bamirëse për HIV-in ”Terrence Higgins Trust” dëshiron qasje më të lehtë në këtë ilaç, pasi shumë njerëz, përfshirë gratë, nuk e dinë se ekziston.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), e cila kreu studimin tha se ”ishte studimi më i madh ndonjëherë në botën reale në llojin e vet”.
Financuar nga NHS England, ai u krye në 157 klinika të shëndetit seksual në të gjithë Anglinë midis tetorit 2017 dhe korrikut 2020.
Studimi zbuloi përdorimin e PrEP, i njohur gjithashtu si profilaksia para ekspozimit zvogëloi shanset për t’u prekur nga HIV me rreth 86% kur përdoret në jetën e përditshme.
Studimet klinike kanë sugjeruar që ilaçi është 99% efektiv.
“Ky studim ka demonstruar më tej efektivitetin e PrEP në parandalimin e transmetimit të HIV-it dhe demonstroi, për herë të parë, efektin mbrojtës të raportuar nga studimet e mëparshme, por në në shkallë të gjerë dhe të ofruara përmes shërbimeve rutinë të shëndetit seksual në Angli”, theksoi John Saunders, autor i studimit. /BBC
Kapen 3 ton kokainë në Spanjë/ 11 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë3 ton kokainë u kapën nga Policia spanjolle. 11 anëtarë të dyshuar të një rrjeti ndërkombëtarë të drogës, i përbërë nga shqiptarë, kolumbian dhe spanjollë u arrestuan në Xirivella.
Disa nga trafikantët u përpoqën të arratiseshin në momentin e sekuestrimit të drogës, por agjentët e antidrogës i penguan me një kordon policie.
Operacioni antidrogë u zhvillua rreth orës 13:45 të së enjtes pasi hetuesit po ndiqnin një kamion që transportonte një kontenier me kokainë të kamufluar si sheqer.
Pasi kanë rrethuar automjetin dhe kanë vëzhguar të dyshuarit, një grup agjentësh antidrogë kanë arrestuar trafikantët pikërisht teksa po përgatiteshin të nxirrnin sasinë e kokainës nga struktura metalike e kontejnerit.
I përfshirë në trafik droge, përjashtohet nga Policia e Shtetit kryekomisari, Stilian PashoKryekomisari Stiljan Pasho, i cili u arrestua si i akuzuar për trafik droge, është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit.
Ai me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.
Kryekomisar akuzohet se duke përdorur detyrën e tij, në intervale të ndryshme, ka ndihmuar shtetasin Lorenc Lika të kalojë kufirin e Kapshticës, duke urdhëruar vartësit që të mos ushtrojnë kontroll në automjetin e tij.
Shefi i sektorit të kufirit në policinë e Korçës, u arrestua më 30 nentor 2023 nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore me akuzën se ka ndihmuar kalimin e një ngarkese me 26 kilogramë drogë, e cila kap në Greqi.
Kryekomisari ka shoqëruar Lorenco Likën për të kaluar mjetin tip “Passat” nga pala shqiptare drejt kufirit grek, duke e kaluar edhe vetë kufirin në makinën ku ndodhej droga.
Pak metra brenda tokës greke, ai ka dalë nga mjeti, duke u kthyer mbrapsht, pasi u sigurua se lënda narkotike dhe Lorenc Lika kaluan pa pengesë në kufi.
Njoftimi:
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas hetimeve paraprake të kryera, i ka propozuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili e ka miratuar menjëherë, përjashtimin e punonjësit të Policisë, Kryekomisar Stiljan Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.
Përjashtimi i menjëhershëm i tij u bë për shkelje të rëndë disiplinore të rregullores së Policisë së Shtetit, parashikuar nga neni 208 “Rastet e veprimeve korruptive”, pika 3 “Përdor pozitën e tij si punonjës i Policisë, për interesa private për vete ose për të tjerët’”, dhe nga neni 209 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të Policisë”, pika 1 “Pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.
Më datë 30.11.2023, Drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan–Korçë ndaloi punonjësin e Policisë Kryekomisar Stiljan Pasho, në kuadër të një procedimi penal të referuar nga Sektori i AMP-së, Korçë, për veprën “Trafikim i narkotikëve”.
Konkretisht, nga hetimet rezulton se Kryekomisar Stiljan Pasho, me veprime konkrete dhe të drejtperdrejta, si dhe duke përdorur detyrën e tij ne DVKM Korçë, në intervale të ndryshme, ka ndihmuar shtetasin L. L., të kalojë kufirin në PKK Kapshticë, pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjetin e tij, dhe ka urdhëruar dhe vartësit e tij që të mos ushtrojnë kontroll.
Policia e Shteti mbetet e vendosur që në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me qytetarët, të largojë nga rradhët e saj, cilindo punonjës policie që abuzon me detyrën apo përfshihet në veprimtari kriminale.