zoom

Day ArchivePërmirëson tretjen dhe çel rrugët e frymëmarrjes, përfitimet e çajit të mentes

Çaji i mentes rradhitet në listën e pijeve më të shëndetshme në botë.

Ky çaj është shumë i shijshëm dhe aspak i mundimshëm në përgatitje.

Vlerat shëndetësore që përcjell lëngu i mentes janë të njëjtat me ato të gjetheve. Rrjedhimisht, ky lëng mund të përshkruhet shumë mirë si ideal.

Gjethet e mentes janë shumë të mira për tretjen.

Nëse vuani nga probleme të tilla, atëherë pini një gotë me lëng menteje dhe tretja do të përmirësohet.

Për tretje të mirë

Gjethet e mentes janë të pasura me antioksidantë dhe fitoushqyes që i vijnë në ndihmë stomakut dhe përmirësojnë tretjen. Gjatë dimrit, çaji i mentes është tejet hidratues për trupin dhe parandalon një sërë problemesh që vijnë nga dehidratimi apo ataku në zemër.

Gjethet e mentes freskojnë natyralisht gojën ndaj janë të rekomandueshme për shumë njerëz që vuajnë nga shëndeti dentar, era e keqe e gojës, zverdhja e dhëmbëve etj.

Këto gjethe luftojnë bakteret dhe inflamacionin ndaj rekomandohen kundër infeksioneve dentare.

Mentoli tek mentja çel rrugët e frymëmarrjes dhe e lehtëson atë.

Në lëng mund të shtoni gjethe shtesë të cilat mund t’i kafshoni dhe të çliroheni nga kolla e sekrecionet.

Aroma e fortë, shija dhe antioksidantët tek gjethet e mentes e bëjnë këtë pije ideale edhe kundër stresit.

Përgatitja

Në 250 mililitra ujë të vluar hidhni 5-6 gjethe menteje.

Pasi të ziejë hiqeni nga zjarri dhe mbulojeni enën me një kapak për 5-10 minuta.

Mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë, duke i shtuar mjaltë sipas dëshirës.

Gjethet e gjelbra janë të mbushura me vitaminat C, D, E por edhe kalcium, fosfor dhe sasi të vogla të vitaminave të kompleksit B, të cilat forcojnë imunitetin dhe mbajnë larg inflamacionin.

Ekstraktet e mentes përdoren si balsam për lëndime të ndryshme në lëkurë, për arsye të efektit të menjëhershëm qetësues dhe mpirës që kjo bimë jep. Rrjedhimisht mentja ndihmon kundër dhimbjes.

Një metodë tjetër të përfituar vlerat e ekstraktit të mentes është ta përdorni në avull për të qetësuar nervat dhe trupin.

Avulli me aromë mente largon të vjellat dhe dhimbjet e kokës.

Mentja përmban acid rosmarinik që është një antioksidant i fuqishëm.

Ai bllokon substancat alergjike në organizëm dhe u vjen në ndihmë njerëzve që preken nga alergjitë e lehta, që kanë rrjedhje hundësh dhe vuajnë nga azma./AgroWeb.org 

Përplasje diplomatike mes Francës dhe Greqisë, Sunak anulon takimin me Mitsotakis

Një grindje diplomatike ka shpërthyer mes qeverisë britanike dhe asaj greke për Skulpturat e Partenonit, të njohura edhe si Mermeret Elgin.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të takohej me Rishi Sunak në Londër, por ky i fundit anuloi takimin në minutën e fundit.

Zëdhënësi i kryeministrit grek tha se ishte “i zhgënjyer” që takimi ishte anuluar në “ora 11”. Nga ana tjetër Mitsotakis refuzoi një takim alternativ me zëvendëskryeministrin francez.

Anulimi i takimit erdhi një ditë pasi Mitsotakis tha për BBC se mermerët duhet të kthehen, pasi mbajtja e disa artefakteve në Londër dhe pjesës tjetër në Athinë ishte si të presësh përgjysmë Mona Lizën.

Mermeret janë thesare të lashta greke në Muzeun Britanik të sjellë në Angli nga diplomati britanik Lord Elgin në fillim të shekullit të 19-të.

Një zëdhënës i Zyrës së Kryeministrit grek tha për BBC: “Kryeministri është i zhgënjyer që kryeministri Sunak anuloi takimin e tyre dypalësh. Greqia dhe Britania kanë një histori shumë të thellë miqësie dhe bashkëpunimi dhe qeveria greke është jashtëzakonisht e befasuar nga ky vendim.

Kryeministri priste me padurim të diskutonte një sërë temash me interes të ndërsjellë, duke përfshirë konfliktin Izrael-Gaza, pushtimin e paligjshëm të Rusisë në Ukrainë, ndryshimet klimatike, si dhe sfidat e përbashkëta si migrimi, dhe sigurisht Skulpturat e Partenonit”.

Zëdhënësi tha se Mitsotakis është i mërzitur. Takimi duhej të zhvillohej të martën dhe do të zgjaste 45 minuta.

Qeveria britanike konfirmoi anulimin dhe i ofroi kryeministrit grek një takim me zëvendëskryeministrin Oliver Dowden.

Një burim i lartë francez tha: “U bë e pamundur që ky takim të vazhdonte pas komenteve në lidhje me mermerët Elgin. Pozicioni ynë është i qartë – Mermeret Elgin janë pjesë e koleksionit të përhershëm të Muzeut Britanik dhe i përkasin këtu. Është e pamatur që çdo politikan britanik të sugjerojë se kjo është subjekt i negociatave.”

Mitsotakis u takua më herët me liderin laburist Keir Starmer. Ai tani do të kthehet në Greqi të martën pas takimeve të tij të planifikuara në mëngjes, duke refuzuar takimin me z. Dowden.

“Linda në Pejë”- Rrëfimi i rrallë i Timo Fllokos: Si u zhvendosa në Vlorë, babi u dashurua me…

Aktori i njohur Timo Flloko ka bërë një rrëfim të rrallë për fëmijërinë e tij, ku ka treguar se ka lindur në Pejë dhe ka qëndruar atje deri në moshën 8 vjeçare.

Ai tregoi se babai i tij ishte nga Gjirokastra dhe shkoi në Pejë  me brigadat partizane në ndihmë të Kosovës.

I ati, i cili ishte mjek, u bë drejtor i spitalit të Pejës. Por kur Timo Flloko ishte 8 vjeç u rikthye në Vlorë ku luftoi malarien dhe sëmundjet veneriane.

“Kishte nevojë për mjek dhe ai ka bërë një punë shumë të madhe dhe u dashurua me Vlorën”, tha ai.

Pjesë nga intevista: 

Timo Flloko: Deri në 8 vjet jam rritur në Pejë. Kam lindur në Pejë.

Blendi Fevziu: Ke lindur në Pejë?

Timo Flloko: Po.

Blendi Fevziu: Dhe deri 8 vjeç në Pejë? E mban mend Pejën?

Timo Flloko: Sigurisht që e mbaj mend dhe kam shkuar në Pejë shumë herë. Pas, sigurisht, pas viteve ‘90. Babai ka qenë atëherë, kur kanë qenë ato brigadat partizane, ka qenë mjek. Edhe shkoj atje si mjek bashkë me xhaxhain, kur u kthyem… Ne kemi ardhur në kohën kur u prishën marrëdhëniet.

Blendi Fevziu: Po babai ishte me origjinë nga?

Timo Flloko: Gjirokastra.

Blendi Fevziu: Nga Gjirokastra. Dhe nga Gjirokastra punonte në Pejë, ku ti ke lindur?

Timo Flloko: Në Pejë sepse shkuam atje me ato brigadat partizane në ndihmë të Kosovës. Ai ishte mjek, kishte mbaruar Sorbonën dhe u bë drejto i spitalit të Pejës. Xhaxhai ishte presor i shquar.

Blendi Fevziu: Pra shkonin të dy dhe babai dhe xhaxhai në Pejë?

Timo Flloko: Sigurisht.

Blendi Fevziu: Pra dy vëllezër, le të themi nga Gjirokastra, të diplomuar njëri në Sorbonë…

Timo Flloko: Njëri në Itali, në Romë.

Blendi Fevziu: Dhe shkuan në Pejë, për të kontribuuar në spitalin e Pejës?

Timo Flloko: Po sepse ashtu ishin rrethanat, me qenë se ishin në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Me dhjetëra mësues kanë shkuar në Kosovë nga Shqipëria që kishin mbaruar shkollat më të mira Evropiane, në atë kohë. Dhe deri 8 vjeç u rrite në Pejë?

Timo Flloko: U rrita në Pejë, pastaj në Vlorë…

Blendi Fevziu: Kontaktet e para ti i ke pasur me shqiptarët e Kosovës, fëmijëria, shokët e fëmijërisë?

Timo Flloko: Po. Kështu që kam kujtime entuziaste, shumë të mira.

Blendi Fevziu: Dhe në moshën 8 vjeçare u transferuar në Shqipëri.

Timo Flloko: Në Shqipëri, babai u vendos në Vlorë.

Blendi Fevziu: Pse u vendos në Vlorë Timo?

Timo Flloko: Sepse atëherë e dërgoi ministria. Ai ishte mjek , luftoi malarien, sëmundjet veneriane. Kishte nevojë për mjek dhe ai ka bërë një punë shumë të madhe dhe u dashurua me Vlorën.

Mes Lavrov dhe Blinken s’do të ketë takim në samitin e OSBE-së në Shkup

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nuk do të takohen gjatë samitit të kësaj jave në Maqedoninë e Veriut, raportoi agjencia ruse e lajmeve, TASS të hënën, duke e cituar zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

Uashingtoni nuk ka kërkuar takim dhe “nuk do të ketë takim”, tha Ryabkov.

Të hënën më herët, Lavrov tha se do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që do mbahet në Shkup më 30 nëntor dhe 1 dhjetor, nëse Bullgaria e hap hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse.

Po ashtu, Lavrov tha se disa vende perëndimore kishin kërkuar tashmë takime me të.

“Nëse dikush na afrohet, ne kurrë nuk ikim apo fshihemi”, u shpreh shefi i diplomacisë ruse.

Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të heqë ndalesën e fluturimit të avionit rus që do të lejonte pjesëmarrjen e shefit të diplomacisë ruse Lavrov në samitin e OSBE-së në Shkup.

Por, nga Shkupi thanë të hënën se nuk kanë marrë ndonjë zotim nga Sofja që Lavrovit t’i lejohet fluturimi në hapësirën ajrore bullgare.

“Maqedonia e Veriut nuk ka pranuar asnjë premtim nga Bullgaria që Sofja do të hapë hapësirën e saj ajrore për avionin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që ai të marrë pjesë në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup. Bullgaria ose Greqia duhet të vendosin nëse njëra prej tyre do të heqë sanksionet për fluturimet ruse apo të lejojë vetëm avionin e Lavrovit të fluturojë në hapësirën e tyre”, thanë për Radion Evropa e Lirë burime nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Këshilli Ministror i OSBE-së shihet si një ngjarje kyçe në të cilën do të vendoset se si do të funksionojë organizata në të ardhmen, duke pasur parasysh pengesat dhe bllokadat e vazhdueshme të vendosura nga Rusia që nga nisja e pushtimit të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

Në të do të marrin pjesë 76 delegacione, 57 nga shtetet anëtare të OSBE-së dhe shtetet e tjera partnere të organizatës./REL

Artan Hoxha: Berisha tentoi disa herë të më vrasë! I ka duart me gjak, ka krijuar “varrezë private”

Gazetari i kroniës, Artan Hoxha ka hedhur akuza të ashpra ndaj Sali Berishës, pasi ish-kryeministri e quajti në një konferencë për mediat “anëtar të bandës së Bajrave”.

Artan Hoxha u shpreh se Berisha ka tentuar disa herë ta vrasë, ndërsa theksoi se tani këtë gjë po tenton ta bëjë me duart e të tjerëve.

Gazetari, i ftuar në “Të Paekspozuarit”, tha se Berisha i ka duart e lyera me gjak dhe se ka krijuar një varrezë private, duke nisur nga Remzi Hoxha. Ai u shpreh se Remzi Hoxha rrëmbye dhe u zhduk nga shërbimi sekret i Sali Berishës dhe akoma nuk i ka kthyer kufomën djalit të tij.

“Ai solli mesazh të koduar, është akt burracakërie dhe nuk është hera e parë”, tha gazetari.

Ndërsa shtoi: “S’ka tentuar një herë të më vrasë mua por disa herë, tani tenton me duart e të tjerëve”.

Artan Hoxha: Çfarë kam patur ia kam thënë në sy Sali Berishës. Ia kam thënë në një debat live, që shqyr zotit e rrejti mendja dhe doli përballë me. Të flasë për krime Berisha që i ka duart të lyera me gjak… Ai ka bërë një varrezë private, duke filluar nga Remzi Hoxha. Isha me djalin e Remziut dhe nuk  i kthejnë as kufomën. Ai djali është rritur jetim dhe fëmijës së parë që i ka lindur i ka vënë emrin Remzi. Remzi Hoxha u rrëmbye dhe u zhduk nga shërbimi sekret i Sali Berishës dhe akoma nuk i ka kthyer kufomën. Kemi si detyrim si shtet për t’ia kthyer të paktën nipit të Remzi Hoxhës. Remzi Hoxha është dëshmor, emrin e të cilit e mbajnë rrugë në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Dhe shumë shpejt do të mbajë një rrugë edhe në kryeqytet, në Tiranë.

Më bëhet qejfi që ka reguar, do të thotë që nuk flasim kot. Jo vetëm na paska ndjekur por i paska djegur. Reagimi i Berishës ndaj meje, sepse ai përmendi edhe persona të tjerë. Një botues tjetër e mbrojti kryeministri. Nuk di ndonjë shoqatë gazetarësh, mua nuk më ka mbrojtur njeri. Unë jam i ri mund ta mbaj burgun, ai se mban dot. Ai ka vajtur si Pinoçeti, nuk të çon njeri në burg 80 vjeç, por i kanë marrë pasaportën.

Ai solli mesazh të koduar, është akt burracakërie dhe nuk është hera e parë.

Ai tha “është hjeksi i një djali”, përmendi një djalë, një rast që unë e kam denoncuar dhe PD ka deklarata zyrtare për denoncimin tim. Është kanabizimi i Shqipërisë në 2015. Çfarë ndodhi, katër muaj më mbrapa ky personi u ekzkutua, në 19 dhjetor, Jani Kollcinaku, është rrëmbyer, është torturuar dhe goditur me dy plumba pas koke. Tani këtë rast Sali Berisha, çfarë ka bërë? Këtë ngjarje, pasi ka bërë debat me mua, e ka kthyer dhe ka thënë që këtë person e ka dekonspiruar Artan Hoxha, ndërkohë unë me familjen e tij kemi bërë të gjithë përpjekjet për të zbuluar kush e vrau.

Berisha nuk ka as kurajon të të vrasë me ato grupet komando, por do të të vrasë me dorën e të tjerëve. Nuk është hera e parë që ma ka bërë. Akti më burracak është kjo, që do të të vrasë me duart e të tjerëve.

Pse i dogji ajo që thashë unë? Ne e kemi patur Bardh Spahinë në studio dhe unë i kam thënë që bandat në Shkodër po ndikojnë. Dhe doli siç i thamë ne, që krimi i organizuar është i përfshirë dhe është me mazhorancën.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Bajrët janë të filmuar dhe dokumentuar, mjetet e blinduara të Behar Bajrit, kanë qenë në fushatë me flamujt e Partisë Demokratike. Kjo nuk do të thotë që PD është anëtar i Bajrave. Pse e bën Berishë këtë? Denoncon vetëm njërën palë, jo tjetrën. Gjuha që përdor Berisha, është gjuha e bandës rivale të Bajrave.

Unë nuk kam qenë pjesëtar i ndonjë bande, por një gjë e kam arritur, faktin që ish kryeministri dhe sh Presidenti i vendit, kam kërkuar të vihet në dispozicion të drejtësisë. Kam dhënë fakte boll, nuk po them 21 Janari dhe Gërdeci…. Ka vrarë njerëzit në Bulevard dhe ka mbrojtur edhe vrasësit.

Pse ai përdor këtë me Bajrët dhe rivalët e Bajrave? Kërkon, nëse nuk çon ujë në mullirin e Berishës, të heq qafe me duart e të tjerëve.

Nëse ai del sot dhe thotë nuk e njoh Erzen Brecanin? Erzen Brecani ka rrezikuar jetën e vet dhe të familjes, për të mbrojtur Berishën.

Unë e njoh Breçanin, e kam mik dhe është në çështje gjyqësore që do ta vendosë drejtësia. Është oficer i RENEA që ka marrë pjesë në numrin më të madh të operacioneve me shkëmbim zjarri.

Çfarë bën Berisha në këtë moment? Pse i dhëmbi pjesa e kullës? Kur nuk është i përfshirë, le ta lërë kullën. Një njeri që deri dje konsiderohej i paprekshëm, sot është në dispozicion të drejtësisë. Kur i shkon letra, fshihet ai.

Unë sot do të luftoj që të drejtat e qytetarit Sali Berisha ti garantohen sipas Kushtetutës. Sali Berisha si shtetar, është gjë tjetër. Të respektohet Kushtetuta dhe ti garantohet liria dhe e drejta si çdo qytetar.

Mendoj se porblemi më i madh që ka Shqipëria nuk është Berisha, por mazhoranca. Jam marrë me Berishën kur ishte mbret dhe jo sot. Në vend të merremi me skandalet, ne merremi me gjëra të kaluara.

Zoti Berisha e bëri deklaratën të transmetuar live në të gjithë mediat kombëtare. Unë nuk kam aksesin e tij, mbrojtjen e tij, asnjë shoqatë nuk më mbrojti, as kryeministri nuk më mbrojti siç bëri me dikë tjetër.

Ai nuk ka tentuar një herë të më vrasë mua por disa herë, tani tenton me duart e të tjerëve. Atë gjuhë që përdor ai, që flet nga selia”, tha Artan Hoxha.

BIRN: Rusia e Kina duan të pengojnë integrimet euro-atlantike të Kosovës

Një raport i hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN, tërheq vëmendjen se Rusia dhe Kina po shfrytëzojnë dezinformimin me qëllim që të nxisin konflikt ndëretnik në Kosovë, të ulin besimin e shoqërisë në procesin e integrimeve euroatlantike dhe të paraqesin Shtetet e Bashkuara në një pasqyrë të shtrembëruar.

Raporti me titullin “Vorbulla e rrenave”, që është hartuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian, nënvizon brishtësinë e institucioneve dhe medieve për t’u përballur me këtë vorbull.

Kreshnik Gashi nga BIRN tha se rusët përmes dezinformatave synojnë të pengojnë integrimet euro-atlantike si dhe nxitjen e dhunës dhe urrejtjes në mes të komuniteteve në Kosovë.

“Ka një tentativë të vazhdueshme që NATO të kriminalizohet në Kosovë dhe me u pa si diçka që nuk është e mirë për vendin tonë. Narrativa e dytë që është identifikuar dhe e cila është po ashtu problematike është narrativa kundër integrimeve në Bashkimin Evropian dhe tentativa për ta portretizuar BE-në si diçka të keqe për Kosovën. Tutje influenca ruse synon me nxitë një luftë brenda Kosovës dhe këtë e kemi identifikuar me mesazhet që kanë ardhur në drejtim të Kosovës me atë që NATO-ja ka nisë të fajësohet si një mekanizëm që po i përkrahë vetëm shqiptarët dhe po synon me i ndihmu ata me pushtimin e veriut të Kosovës”, tha ai.

Sipas raportit, Kosova nuk ka kapacitete për t’u përballur me dezinformatat që vijnë nga Rusia dhe ndikimit që mund të vijë nga Kina.

“E dhëna kryesore është që influenca e tyre po mbërrin të ndikojë edhe qytetarin e Kosovës për shkak se matjet që janë bërë me qytetarët është konstatuar që dezinformata që vjen prej Rusisë perceptohet si diçka e vërtetë në vendin tonë”, tha zoti Gashi.

Në raport theksohet se dezinformatat ruse janë ritransmetuar në mediat e Kosovës të cilat po bien viktimë për shkak të mungesës së politikave editoriale për të identifikuar shpërndarjen e dezinformimit që vjen nga Rusia dhe Kina.

Sipas raportit dezinformatat që vijnë nga Kina megjithëse janë më të pakta në numër, përhapen në Kosovë me synimin për të goditur Shtetet e Bashkuara.

“Pika e parë është promovimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si diçka e keqe dhe si një vend i cili ka kriminalitet të lartë dhe ka probleme me sundimin e ligjit. Pika e dytë është për me promovu ose me trajtu informacione rreth shëndetësisë në Kinë dhe e treta është po ashtu me synu me tregu që Kina është një vend i zhvilluar dhe prodhimet kineze duhet me u ble sepse janë të kualitetit të lartë”, tha zoti Gashi.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha se raporti tregon se Kosova është e goditur nga ndikimi i huaj dhe propaganda posaçërisht në rrugën e saj drejt integrimeve në Bashkim Evropian dhe NATO.

“Ne e dimë se shumica e qytetarëve të Kosovës, më shumë se 90 për qind, janë në favor të integrimit në Bashkimin Evropian, ne duhet të ruajmë këtë numër pozitiv. Megjithatë nëse qytetarët e Kosovës ekspozohen ndaj dezinformatave që tregojnë se integrimi në Bashkimin Evropian është i pafavorshëm dhe jo i dobishëm për të ardhmen e Kosovës, kjo mund të çojë në zvogëlimin e mbështetjes për vetë integrimin dhe mungesën e përparimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Zoti Szunyog tha se një shqetësim i madh që ngritet në raport është përhapja e dezinformatave për një luftë të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat sipas tij, janë të rrezikshme dhe mund të nxisin më tej tensionet.

“Evropa sfidohet nga politikat e ekstremit të djathtë dhe nacionaliste. Si një shoqëri shumë etnike, Kosova nuk duhet të lejojë që të ndikohet nga dezinformatat nacionaliste që dëmtojnë tolerancën”, tha ai.

Në raport theksohet se një përqindje e mirë e popullsisë e ka të vështirë të bëjë dallimin mes informacionit të saktë dhe të rremë në mungesë të njohurive të nevojshme për ta identifikuar dezinformatën.

Raporti bën thirrje për zhvillimin dhe zbatimin e programeve të edukimit për median dhe mekanizmave të fortë të kontrollit të fakteve brenda organizatave mediale, si një mundësi për të luftuar dezinformatat që vijnë nga jashtë./VOA

Plas keq në Për’Puthen, konkurrentja e gjuan me shpullë! Herrison: Lut Zotin që je femër

Ka agravuar situata mes dy konkurrentëve të Për’Puthen, e cila ka degaruar në dhunë fizike.

Enisa, pasi u përplas verbalisht dhe me tone të larta me Herrison, e goditi këtë të fundit me shpullë.

“Turp të të vijë, mashkull ordiner”, iu drejtua ajo, përpara se ta godiste.

Herrisoni ka reaguar duke i thënë që “Lut Zotin që nuk je mashkull sepse dija unë çfarë të bëja, të zbërtheja në vend direkt.

Pjesë nga debati mes tyre: 

Herrisoni: Ti u ndikove nga të tjetri.

Enisa: Pse e vazhdove në takim more, pse e vazhdove në takim?

Herrisoni: Pse e vazhdova? Kot për po*dhë, për qejf.

Herrisoni: Po për të shitur po*dhë.

Enisa: Të të vijë turp, mashkull ordiner.

Herrisoni: Mos mu afro ashtu se nuk të shikoj dot.

Enisa: Ik ore… Më mirë të dalë fare. (E gjuan)

Herrisoni: Je femër për Zotin sepse të ishe mashkull e dija unë se çfarë të bëja.

Herrisoni: Lut Zotin që nuk je mashkull sepse dija unë çfarë të bëja, të zbërtheja në vend direkt.

Enisa: Mashkull koti, ulu o ulu aty.

Herrisoni: Të më prekësh ti mua me dorë, po s’ka shance në botë. S’ka lindur akoma ai njeri… Është e ulët më kupton. Ti e ulët je dhe vetë. Je femër e ulët sepse s’je gjë tjetër.

Enisa: Ti je për vete super i ulët si mashkull.

Herrisoni: Po lëre më tregon ti mua, mbaj vendin tënd atë bëj.

Enisa: Ti je dyfytyrësh. Të paktën tregove fytyrën tënde të vërtetë.

Herrisoni: Të thash edhe njëherë, lut Zotin që je mashkull… domethënë që je femër. Le që ti si mashkull je xhanëm.

Herrisoni: Qaj, qaj, sepse e ke bërë kështu ti, javë për javë qaj. Qaj, jepi qaj.

Enisa: Herrison, mbylle gojën.

Herrisoni: Po lëre se na ka hapur barkun duke qarë.

Megi: Enisa çfarë të lëndoi?

Enisa: Unë këtu kuptova se për ju është normale të preket një femër, por mashkulli nuk duhet të preket në asnjëlloj mënyre sepse ‘oboboo, jemi meshkuj neve’.

Megi: Enisa çfarë të tha që të lëndoi?

Enisa: E përdorur. Nuk humba unë, humbi ai

Zgjatja e armëpushimit, shefi i OKB-së: Shpresë në mes të errësirës së luftës

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord të zgjasin armëpushimin me dy ditë, vendim që është mirëpritur nga liderët botërorë.

“Është një shfaqje e shpresës dhe njerëzimit në mes të errësirës së luftës”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Ai tha se shpreson fuqishëm se kjo do t’i mundësojë OKB-së të rrisë ndihmën humanitare për njerëzit në Gaza.

Por paralajmëroi se edhe me kohën shtesë që Izraeli i dha, do të ishte “e pamundur të plotësoheshin të gjitha nevojat dramatike të popullsisë në Gaza”.

OKB-ja ka dërguar disa ndihma humanitare në Gaza përmes pikës kufitare Rafah nga Egjipti dhe gjithashtu dëshiron të jetë në gjendje të përdorë pikën kufitare Kerem Shalom, të kontrolluar nga Izraeli.

“Kam vrarë një burrë me plumb në kokë”- 17-vjeçari shqiptar shkon në polici dhe rrëfen krimin

Një 17-vjeçar shqiptar ka rrëfyer në polici një krim të rëndë që kishte kryer. Adoleshenti ka shkuar në stacionin e policisë në Gjermani rreth mesnatës së të premtes dhe u ka treguar se kishte vrarë një person.

Pasi i riu iu tregoi vendndodhejn e trupit të viktimës, efektivët kanë shkuar në vendngjarja në Norderstrasse në Kaltenkirchen, rreth orës 2:41 të mëngjesit të së shtunës së bashku me shqiptarin.

Ata gjetën kufomën e një burri në pyll, i cili ishte ekzekutuar me një plumb në kokë.

17-vjeçari ka heshtur për detajet e krimit. Ndaj tij është ngitur akuza për vrasje nga pakujdesia.

Mjekët ligjorë besojnë se viktima u qëllua mes të martës dhe të premtes. Gjithashtu është e paqartë nëse vendi ku është gjetur është edhe vendi i krimit. Me sa duket ka të dhëna se viktima, i cili nuk është identifikuar ende, mund të jetë vrarë në zonën e qendrës së qytetit.

Viktima dhe 17-vjeçari shqiptar dyshohet se kanë pasur një mosmarrëveshje për pazaret e drogës. Deri më tani, shqiptari, i cili nuk ka vendbanim të përhershëm në Gjermani, nuk ka pasur precedentë penal.

U “tradhtua” nga aksidenti rrugor, kapet në Shqipëri bashkëpunëtori në vrasjen e italianit

Policia italiane ishte në kërkim të tij që nga 17 korriku 2023, kur u dënua me 16 vjet për bashkëpunim në vrasje.

Por Mergim Lazri është “tradhtuar” nga një aksident rrugor në Shqipëri, ku u ndalua ditën e fundit, raporton media italiane, La Stampa.

I riu u përfshi në një aksident më janar 2023 në rrugën e Arbrit, ku humbën jetën 4 persona. Dy nga viktimat ishin vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefi ndërsa e treta një grua, Lulzime Istrefi.

Po ashtu të plagosur mbetën Mërgim Lazri, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç.

Por i riu nuk u arrestua në atë kohë, por disa muaj më vonë, pasi policia italiane bëri kërkesë për arrestimin e tij.

Mergim Lazri i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, i akuzuar për vrasje dhe për grabitje me armë u arrestua më 10 nëntor.

26 vjeçari ndodhet në burg në pritje të ekstradimit. Raportohet se ai është bashkëpunëtor në vrasjen e arkitektit italian, Roberto Mottura jashtë vilës së tij.

Ai u vra nga bashkëpunëtori i Lazrit, 32 vjeçari Emirijon Margjni. Ata donin të grabisnin shtëpinë e Motturës në Strada del Campetto 33 mbërmjen midis 8 dhe 9 qershor 2021.

Viktima, i cili po flinte në katin e parë të shtëpisë së tij me gruan dhe fëmijët, dëgjoi një zhurmë, u zgjua dhe vrapoi në katin përdhes.

Ai u përplas me Emirjon Magjinin dhe ky i fundit e qëlloi me plumb në këmbë, duke i prerë arterien femorale. Për pasojë arkitekti italian humbi jetën.

Mërgim Lazri ndodhej jashtë në një makinë gati në pritje të bashkëpunëtorëve të tij që kishin shkuar në vilë për ta grabitur.

Ai u dënuanme 16 vjet , por për këtë dënim është në pritje të vendimit të Apelit, pas prokurorët kanë kërkuar burgim të përjetshëm ndaj tij.

Raportohet se brenda pak javësh, Mërgim Lazri do të ekstradohet në Itali.