zoom

Day ArchiveHabit mjekja: Meshkujt shqiptarë kërkojnë rritjen e organit gjenital

Deklarata e një mjekeje estetiste ka bërë xhiron e rrjetit.

Senera Hoxha, gjatë një diskutimi në emisionin “Shqipëria Live” mbi ndërhyrjet që kërkojnë më shpesh vajzat dhe djemtë, u shpreh se këta të fundit gjithnjë e më tepër duan zmadhimin e organit gjenital.

“Ka gjithmonë e më shumë meshkuj që po vijnë e kërkojnë zmadhimin e organit gjenital që konsiston në zgjatjen dhe rritjen e trashësisë.Është shumë e vërtetë sepse ka shumë që nuk ndjehen mirë me veten e tyre dhe kërkojnë një operacion të tillë”, tha Senera Hoxha.

Ajo shtoi se të shumta janë edhe ndërhyrjet në hundë dhe tek veshët.

Paketat e telefonisë celulare janë shtrenjtuar

Ulja e numrit të operatorëve celularë në vend ka filluar që këtë vit të ndikojë në shtrenjtimin e paketave të komunikimit.

Operatorët celularë kanë rritur çmimet për paketat bazë të komunikimit me parapagesë me 100-200 lekë në dy vitet e fundit, por ndërkohë kanë ulur njësitë e përfshira të komunikimit në to, si një formë për të nxitur përdoruesit të lëvizin drejt paketave me çmim më të lartë.

Paketa bazë e komunikimit 30-ditor për të dy operatorët celularë kushton 600 lekë dhe është identike në përmbajtje, me 50 minuta komunikim kombëtar dhe 50 MB internet të përfshira.

Ndërkohë, paketa e radhës 30-ditore tashmë ka një çmim prej 1 mijë lekësh. Në One Albania kjo paketë përfshin 400 minuta kombëtare, 400 SMS dhe 1 GB internet. Në Vodafone Albania, kjo paketë përfshin 300 minuta kombëtare, 300 SMS dhe 1 GB internet.

Duke pasur parasysh se tashmë pjesa dërrmuese e përdoruesve zotërojnë smartphone dhe janë përdorues të rregullt të internetit nëpërmjet tyre, njësitë që ofrojnë dy paketat e para nuk janë të mjaftueshme për një përdorim optimal mujor.

Sipas statistikave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), konsumi mesatar i internetit për çdo përdorues të telefonisë celulare në Shqipëri është afërsisht 7.5 GB në muaj.

Kjo kërkon blerjen e një pakete shtesë interneti, që kushton nga 500 deri në 800 lekë në muaj, në varësi të volumit dhe paketave të ofruara nga dy operatorët celularë.

Zgjidhja tjetër është kalimi në një paketë mujore universale me çmim më të lartë. Paketa e radhës 30-ditore kushton tashmë 1500 lekë në muaj. Në One Albania, kjo përfshin 4000 minuta kombëtare, 1000 SMS kombëtare dhe 10 GB internet. Në Vodafone Albania, paketa përfshin 2000 minuta kombëtare, 2000 SMS kombëtare dhe 10 GB internet.

Më tej, operatorët ofrojnë edhe paketa më të shtrenjta 30 ditore që kushtojnë deri në 2100 lekë.

Një tendencë të ngjashme po shfaqin edhe paketat mujore të abonimit me kontratë. Paketa më e lirë mujore për abonentët me kontratë tashmë kushton 900 lekë dhe për One Albania përfshin 400 minuta kombëtare, 400 SMS dhe 1 GB internet, ndërsa për Vodafone Albania 300 minuta, 300 SMS dhe 1 GB internet.

Për një komunikim të lirshëm, një abonent me kontratë duhet të kalojë në paketën e radhës që në One Albania përmban 5000 minuta kombëtare, 1000 SMS kombëtare, 10 Gb internet dhe kushton 1400 lekë në muaj për kontratat 12-mujore ose 1300 lekë në muaj për kontratat 24 mujore.

Në Vodafone Albania, plani kushton 1400 lekë në muaj dhe përfshin 2000 minuta kombëtare, 2000 SMS kombëtare dhe 10 GB internet.

Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri është rikthyer tashmë në të njëjtën strukturë të vitit 2008, me vetëm operatorë në treg. Hyrja në treg e operatorit të tretë Eagle Mobile (Albtelecom) dhe më pas të operatorit të katërt, Plus Communication, solli rritje të konkurrencës dhe ulje të ndjeshme të tarifave të komunikimit. Por, këta dy operatorë nuk arritën asnjëherë të ishin fitimprurës.

Plus Communication doli nga tregu në vitin 2018, ndërsa Albtelecom u shit vitin e kaluar te grupi hungarez 4iG, që paralelisht bleu edhe operatorin tjetër, ONE.

Në vitet e fundit, edhe dy operatorët më të mëdhenj celularë kanë raportuar një performancë zhgënjyese. Këto rezultate mund të shpjegohen me rënien e të ardhurave nga terminimi, nevoja e larta për investime, shpenzimet e konsiderueshme të amortizimit, etj.

Sipas AKEP, për vitin 2022 Vodafone Albania, ONE dhe Albtelecom raportuan të tria rezultat financiar me humbje. Në këto kushet, operatorët po shtrenjtojnë çmimet, në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e llogarive të tyre./ Monitor

Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shumë

Sa tradhtarë jeni në bazë të shenjës së horoskopit? Numri që do të gjeni pas komentit, për secilën shenjë, tregon se sa tradhtare është shenja juaj nga 0 në 10.

Dashi

Dashi nuk njihet si shenjë tradhtare, ndaj mos krijoni skenare në kokën tuaj, kur nuk e hap telefonin apo vonohet. (4)

Demi

Demi është ndër shenjat më pasionante të zodiakut. Dashuron me të gjithë qenien e tij, por nëse e thyeni, prisni më të keqen. Megjithatë është aq i zgjuar sa të mos lërë gjurmë. Mos i beso një Demi që kërkon të bëhet i mirë duke të përkëdhelur me dhurata, po fsheh diçka. (8)

Binjakët

Kësaj shenje astrologët i japin 10 pikë të plota, por të mos ndihen krenarë. Është shenjë gënjeshtare dhe nuk mendon për pasojat, ndaj ki kujdes se tradhton shpesh dhe me dëshirë. (10)

Gaforrja

Është shenjë që drejtohet nga emocionet dhe jo logjika e ftohtë. Do të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes së partnerit prandaj, nëse nuk është, mund të bëjë gjithçka të tërheqë vëmendjen e dikujt tjetër ndoshta. (8)

Luani

Luani cilësohet si një nga shenjat më besnike të zodiakut. Ata dashurojnë verbërisht, por janë aq krenarë, sa të mos e bëjnë veten “lolo” para të tjerëve. Nëse tradhton e bën sepse është i zemëruar. Kujdes! Është hakmarrës. (5)

Virgjëresha

Kjo shenjë merr tre pikë, jo sepse është besnike, por sepse i hyn aq thellë analizave dhe pasojave, sa që i bën mirë llogaritë, para se të tradhtojë partnerin. Ka sens praktik dhe mendon gjithmonë për pasojat e veprimeve. Është dembele prandaj edhe qëndron larg tradhtive. (3)

Peshorja

Tradhtia e Peshores shfaqet pothuajse gjithmonë si formë testimi ndaj partnerit por asnjëherë nuk kalon në veprime konkrete. (4)

Akrepi

Rrëmbehet nga pasionet e reja vetëm për arsyen se jeta e përditshme e mërzit. Mund të tradhëtojë kur e pushton dëshira. (6)

Shigjetari

Shigjetari është shpirti i lirë i zodiakut, si rrjedhojë e ka shumë të vështirë të qëndrojë besnikë. Të jesh i/e lidhur me një Shigjetar do të thotë të mos e dish se ç’të pret e nesërmja. Shigjetari mund të shkojë në krevat me dikë që nuk e njeh dhe të nesërmen është në gjendje të harrojë gjithçka. (9)

Bricjapi

Nëse është i dashuruar mund të përmbahet. Nëse nuk është mos ki besim asnjëherë. (4)

Ujori

Lërë në lirinë e tij dhe gjithçka do të shkojë mirë. Nëse nuk e bën, do të dijë ta prishë marrëdhënien prej ndjesisë së mbytjes. (6)

Peshqit

E vret gjatë mendjen, përpara se të tradhtojë. Nëse të tradhton, më pas pendohet shumë prandaj mendohet gjatë. (3)

Bota mirëpret marrëveshjen Izrael-Hamas – Liderët: Duhet armëpushim i përhershëm

Armëpushimi i arritur mes qeverisë izraelite dhe grupit terrorist palestinez Hamas, është mirëpritur nga e gjithë bota. Liderët ndërkombëtarë kanë përshëndetur vendimin përmes reagimeve të ndryshme. Presidenti Joe Biden kërkoi zbatimin e plotë të dakordimit dhe falënderoi Katarin e Egjiptin për përpjekjet e tyre për të siguruar marrëveshjen.

“Jill dhe unë kemi mbajtur pranë zemrës të gjithë ata që po mbahen peng dhe të afërmit e tyre. Jam shumë i kënaqur që disa prej atyre që kanë duruar javë robërie do të bashkohen me familjet e tyre. Vlerësoj angazhimin e qeverisë Netanjahu për ndërprerjen humanitare të luftimeve që do të sigurojë ofrimin e ndihmës shtesë për të lehtësuar vuajtjet e familjeve të pafajshme palestineze në Gaza”, tha Biden.

Edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përshëndeti marrëveshjen, duke shtuar se kjo mundësi do të shfrytëzohet edhe për të futur sa më shumë ndihma humanitare.

“Komisioni Evropian do të bëjë çmos për të përdorur këtë pauzë për një rritje të sasisë së ndihmave humanitare në Gaza”, u shpreh ajo.

Një reagim erdhi edhe nga ministria e Jashtme franceze.

“Shpresojmë që shtetasit francezë të jenë mes tyre dhe, nëse është e mundur, në grupin e parë që do të lirohet. Ne po punojmë për këtë”, deklaroi ministrja e Francës për Punët e Jashtme, Catherine Colonna.

Egjipti dhe Katari gjithashtu përshëndetën marrëveshjen ndërsa thanë se po shpresojnë për një armëpushim të përhershëm.

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan deklaroi se po mendon të shkojë në Egjipt për të ndihmuar në organizimin e më shumë ndihmave për të plagosurit në Gaza.

Ai kërkoi shtimin e përpjekjeve nga vendet arabe për të siguruar një armëpushim të përhershëm, për të ofruar ndihmë të mjaftueshme për Gazën dhe për të rindërtuar qytetin, duke përdorur mjete ekonomike, politike dhe diplomatike.

Me arritjen e armëpushimit edhe Teherani njoftoi se ministri i Jashtëm i Iranit do të nisë një tur rajonal.

Cili është qëndrimi i Gjermanisë për marrëveshjen Rama-Meloni? Përgjigjet Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se po e vëzhgon me interes se si do të implementohet marrëveshja Meloni-Rama për hapjen e qendrave të pritjes së refugjatëve në Gjadër të Shqipërisë. Scholz tha gjatë një konference me kryeministren italiane Giorgia Meloni, të mërkurën në mbrëmje, 22.11.2023. në Berlin, se marrëveshja është hetuar nga Komisioni i BE-së, dhe se është në përputhje me të drejtën evropiane. “Është interesante për ne ta shikojmë se si do të zhvillohet”, Pyetjes nëse marrëveshja mund të shërbejë si shembull për Gjermaninë, Scholz iu përgjigj me rezervë duke vënë në dukje lidhjen fqinjësore mes Shqipërisë dhe Italisë: “Këtu ka një specifikë që ka të bëjë me fqinjësinë territoriale mes dy vendeve: Ata i ndan vetëm një det”. Sa për Gjermaninë, Scholz tha se po përpiqet të krijojë aleanca në nivel të barabartë me vendet e prejardhjes, sidomos ato afrikane.

Meloni tha se marrëveshja me Shqipërinë është një “marrëveshje kornizë që duhet të plotësohet me detajet dhe normat e duhura”. Ajo tha se edhe Shqipëria do të bëjë “maksimumin për ta kthyer atë një një marrëveshje inovative që mund të shërbente si bazë për të marrëveshje të ngjashme me vende të treta”. Se kur do të ndodhë kjo, kjo do të shihet, tha Meloni.

Marrëveshja Meloni-Rama në fillim të nëntorit shkaktoi një debat të gjërë në Gjermani, pasi edhe Gjermania dhe vende të tjera po përpiqen të gjejnë partnerë që pranojnë refugjatë. Scholz kishte qenë në fillim të muajit vetë në disa vende afrikane, si Ghana dhe NIgeria por asnjëra prej tyre nuk ishte treguar e gatshme për të hapur qendra të tila pritjeje.

Konferenca e shtypit mes Giorgia Melonit dhe Olaf Scholz në Berlin u zhvillua pasi dy krerët e shteteve nënshkruan një plan veprimiplan veprimi për thellimin e marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, mbrojtjes së klimës dhe migrimit. Meloni e quajti atë historike. Konsultat e fundit qeveritare mes dy shteteve evropiane ishin zhvilluar para 16 vitesh./ DW

DOSJA/ Si i gjurmonte Dedan Gjoni vëllezërit Nela për t’i vrarë: Jemi në shenjë!

Zbardhen të tjera pjesë nga dosja hetimore e SPAK pas operacionit që u ndërmor duke goditur në radhët e policisë.

Mes të arrestuarve gjatë aksionit është edhe Dedan Gjoni, shef i krimeve në Komisariatin nr.6 në Tiranë, i cili sipas dosjes, kishte rolin për të siguruar kushtet për të vrarë vëllezërit Albert e Edmond Nela.

Dedan Gjoni, referuar dosjes, ka shfrytëzuar pozicionin e tij të punës për të përdorur sistemet e policisë që të gjurmojë vëllezërit Nela.

“Rezulton se Dedan Gjoni ka vepruar në shkelje të plotë të detyrave funksionale dhe ka krijuar kushtet që mund të cenojnë jetën e personave Edmond dhe Albert Nela. (…). Dedan Gjoni ka qenë në dijeni të qëllimeve të Ismail Zenelit”, thuhet në dosje.

Në një bisedë në datën 24.02.2021 shprehet: Besoj kësaj radhe jemi në shenjë! Me qetësi do e marrim tani! Jemi në kokë!.

Pjesë nga dosja e SPAK:

“Bujar Gërmizi, ka krijuar nëpërmjet përdoruesit JTD0FN, kontakt me punonjësin e policisë Dedan Gjoni, identifikuar si përdorues i Sky EÇ DM16CF, me të cilin ka vënë kontakt dhe nëpërmjet tij ka arritur të gjejë adresa dhe automjete nga sistemit e Policisë së Shtetit për vëllezërit Albert dhe Edmond Nela. Ismail Zeneli i dërgon Bujar Gërmizit disa foto të sistemeve që përdorim agjencitë ligjzbatuese, konkretisht dy fotografi personash të ngjashme me fotografitë që paraqiten në sistemin TIMS, si dhe disa fotografi të rubrikës së hyrje-daljeve të sistemit TIMS për poseduesin e dokumentit të udhëtimit 50 7415890- GB dhe 524910311-GB po ashtu dërgon një fotografi të sistemit E-Gjoba ku evidentohet targa AA892IA dhe pronari i mjetit, Albert Beqir Nela”, thuhet në dosje.

Teksa dërgon këto fotografi, HFNERI në orën 08:15, shtetasi Ismail Zeneli i shkruan që: I pasna patur aty…. Moter…. Edhe nga Luton… Me avion….Noshta a në Kosovo….O ka dal anej e ka hy ne këmb…Dhelpra jan…Jan shumë tinzak…’. Atij të voglit me ja hup b… o mik, njanit, cilit të vije. Ky i vogli a kupton, është bash ai kryesori, tash të shofim…..

FOTO/ Aksidentohet Sonila Meço, makina godet shtyllën

Moderatorja Sonila Meço u aksidentua këtë të mërkurë, teksa udhëtonte me makinë.

Aksidenti ndodhi në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë, ku siç duket nga fotot, Sonila ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me shtyllën. Makina, më pas, përfundoi në trotuar.

Nga aksidenti nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Provokim apo kërcënim? Serbia thirrje të rinjve të bëjnë shërbimin ushtarak

Në një kohë kur deklaratat për një rrezik të shtuar konflikti në rajon ekzistojnë dhe pas një paralajmërimi të kryeministrit Albin Kurti për një sulm të ri terrorist ndaj Kosovës, Serbia po sheh të forcojë radhët ushtarake.

Një thirrje publike iu është drejtuar të gjithë të rinjve të moshës 19 deri në 30 vjeç nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Serbisë që të bëjnë shërbimin ushtarak.

“Ftojmë të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara që do të jenë nga 19 deri në 30 vjeç në vitin 2024, dhe që nuk kanë kryer më parë shërbimin ushtarak me armë, të aplikojnë për shërbimin vullnetar ushtarak, si dhe për trajnimin ushtarak për oficerë rezervë. Kjo tregon patriotizëm ndaj Serbisë”, thunet në njoftim.

“Do të nis 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës”, zbardhen mesazhet mes Ervin Matës dhe Breçanit

Zbardhet një pjesë e mesazheve që ish-drejtori i Policisë Tiranë, Erzen Breçani ka shkëmbyer me Ervin Matën, me të cilin kishte lidhje krushqie, në aplikacionin e koduar “SkyECC”. Në mesazhe, që janë pjesë e dosjes hetimore të SPAK, del në skenë edhe emri i Elvanës, por pa shpjeguar nëse bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Elvana Gjata, me të cilën Ervin Mata ka qenë i fejuar.

Mata, sipas dosjes, i ofron ndihmë financiare Breçanit, konkretisht 500 mijë euro, që do t’ia kalonte nga llogaria e Elvanës. Por Erzen Breçani nuk ka pranuar. Vetë Breçani më pas i tregon të gjithë bisedën që bëri me Ervin Matën, djalit të tij, Eralbi Breçanit.

Pjesë nga dosja hetimore:

Më datë 18.08.2020 në orën 00:00:39, shtetasi Erzeni Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyECC me perdorues KOB9EP, i dërgon mesazh zanor Ç4RE2 më përmbajtje:

KOB9EP: Ç’a bone a je mirë?

Më pas në orën 00:09:50 K9B9EP komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani, perdores i SkyECC S7DEGI. Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik me aplikacionin SkyECC ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar. Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe per rastin qe e ka pergjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.

Ata shkëmbejnë mesazhet:

K9B9EP:…Persh…A eshte ky. Tini i joti… Toni. Ok. Sa e kam une apo ate që ta thash…Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun…Ngage na kan pergjue…Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh…E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush. Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk.. Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten…Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr…Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mshir te fatit…. I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin…

Nga biseda e zhvilluar ku permenden “Bardhi” “hidrocentrali”, duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti “Breçani R.O.S.P” sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurise fizike dhe nder tjera edhe shfrytezimin dhe administrimin e hidrocentralit “Drita”, me ortak të vetem dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T është miratuar leja per ndertimin e objektit ‘Ndertimi i burimit të rigjenerues të energjise, hidrocentralit “Drita, në lumin e Gahit, Bashkia Tropoje, Qarku Kukes”. “Breçani R.O.S.P” ka ndërtuar hidrocentralin “Drita” dhe ka regjistruar në QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 “HEC Drita Energy”, me ortak të vetem “Breçani R.O.S.P” dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani për periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Breçani nuk figuron në asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vetë Erzen Breçani sipas sistemit ÇcTS rezulton i punësuar në kompanine Breçani R.O.S.P.

PRAPASKENAT/ Si u arrit marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit?

Menjëherë pasi militantët e Hamasit morën pengje gjatë sulmit të tyre vdekjeprurës në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor, qeveria e Katarit kontaktoi Shtëpinë e Bardhë me një kërkesë: Formoni një ekip të vogël këshilltarësh për të ndihmuar në lirimin e pengjeve.

Këto përpjekje më në fund dhanë fryte me arritjen e një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve të ndërmjetësuar nga Katari dhe Egjipti për të cilën rënë dakord Izraeli, Hamasi dhe Shtetet e Bashkuara.

Përpjekja e fshehtë përfshinte angazhimin diplomatik personal nga Presidenti Joe Biden, i cili zhvilloi një sërë bisedash urgjente me Emirin e Katarit dhe Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në javët para marrëveshjes.

Ai përfshinte gjithashtu orë të tëra negociatash të vështira duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, drejtorin e CIA-s Bill Burns, këshilltarin e sigurisë kombëtare Jake Sullivan dhe zëvendësin e tij Jon Finer dhe të dërguarin e SHBA-së për Lindjen e Mesme Brett McGurk, mes të tjerësh.

Dy zyrtarë të përfshirë në këto negociata, në kushte anonimiteti, i dhanë agjencisë së lajmeve Reuters detaje të punës që çoi në një marrëveshje në të cilën 50 pengje izraelite do të lirohen në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë gjatë një pauze katër-ditore të luftimeve.

Menjëherë pas 7 tetorit, Katari – një ndërmjetës që prej kohësh është përfshirë në situata të tilla në një rajon të paqendrueshëm – i ofroi Shtëpisë së Bardhë informacione të ndjeshme në lidhje me pengjet dhe mundësitë për lirimin e tyre, thanë zyrtarët. Katari kërkoi që të krijohej një ekip i vogël, të cilin ata e quajtën “celula”, për të punuar privatisht me izraelitët.

Zoti Sullivan udhëzoi zotin McGurk dhe një zyrtar tjetër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Josh Geltzer, për të krijuar ekipin. Kjo u bë pa u thënë agjencive të tjera të SHBA-së, sepse Katari dhe Izraeli kërkuan mbajtjen e këtij informacioni tërësisht sekret, me vetëm pak njerëz në dijeni, thanë zyrtarët.

Zoti McGurk, një diplomat i sprovuar me përvojë të thellë në Lindjen e Mesme, mbante biseda të përditshme në mëngjes me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani. Ai i raportoi zoti Sullivan ndërsa Presidenti Biden u informua çdo ditë për procesin.

Presidenti Biden dëgjoi personalisht historitë e përjetuara nga viktimat e sulmit të Hamasit kur ai mbajti një takim emocional dhe të gjatë më 13 tetor me familjet e amerikanëve që mbaheshin peng ose ishin të zhdukur.

Ditë më vonë, Presidenti Biden udhëtoi në Tel Aviv për bisedimet e 18 tetorit me Kryeministrin Netanyahu. Zyrtari tha se përpjekjet për lirimin e pengjeve kishte vëmendjen qendrore gjatë diskutimeve të tij me zotin Netanyahu dhe kabinetin e tij të luftës, si dhe ndihma humanitare për palestinezët.

Pesë ditë më vonë, më 23 tetor, puna e ekipit të Shtëpisë së Bardhë ndihmoi në lirimin e dy pengjeve amerikane, Natalie dhe Judith Raanan.

Nga zyra e Jake Sullivan-it në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, zotërinjtë McGurk, Sullivan dhe Finer vëzhguan në kohë reale udhëtimin e vështirë, shumëorësh të pengjeve jashtë Gazës.

Kthimi i dy amerikanëve dëshmoi se ishte e mundur të fitohej liria për pengjet dhe i dha besim Presidentit Biden se Katari do të mund ta bënte atë përmes ekipit të vogël që ishte krijuar, thanë zyrtarët.

Kështu filloi një proces i intensifikuar për të nxjerrë më shumë pengje. Kur ndodhi kjo, Drejtori i CIA-s, Burns filloi të fliste rregullisht me drejtorin e shërbimit të inteligjencës izraelite Mossad, David Barnea.

Presidenti Biden pa një mundësi për të siguruar lirimin e një numri të madh pengjesh dhe se një marrëveshje për të burgosurit ishte e vetmja rrugë realiste për të siguruar një pauzë në luftime, thanë zyrtarët.

Më 24 tetor, ndërsa Izraelin ishte gati për të nisur një ofensivë tokësore në Gazë, pala amerikane mori informacion se Hamasi kishte rënë dakord me parametrat e një marrëveshjeje për lirimin e grave dhe fëmijëve, që do të nënkuptonte një pauzë dhe një vonesë në ofensivën tokësore.

Zyrtarët amerikanë debatuan me izraelitët nëse ofensiva tokësore duhet të vonohet apo jo.

Izraelitët argumentuan se kushtet nuk ishin mjaft të forta për të vonuar ofensivën, pasi nuk kishte prova nëse pengjet ishin të sigurta. Hamasi pretendoi se nuk mund të përcaktonin se kush po mbahej peng ndërsa lufta vazhdonte.

Amerikanët dhe izraelitët e shihnin pozicionin e Hamasit si të pasinqertë. Zyrtari tha se plani i ofensivës tokësore të Izraelit ishte hartuar në atë formë që krijonte mundësinë për të mbështetur një pauzë nëse arrihet një marrëveshje.

Më pas Presidenti Biden u angazhua gjatë tre javëve të ardhshme në bisedime të detajuara pasi propozimet për lirimin e mundshëm të pengjeve bënin hapa para e prapa. U bënë kërkesa që Hamasi të ofronte listat e pengjeve që mbante, informacionin e tyre identifikues dhe garancitë e lirimit.

Procesi ishte i gjatë dhe i rëndë – komunikimi ishte i vështirë dhe mesazhet duhej të kalonin nga Doha ose Kajro në Gazë dhe mbrapa, thanë zyrtarët.

Zoti Biden mbajti një telefonatë të panjoftuar më parë me kryeministrin e Katarit kur nisën të merrnin formë fazat e lirimit të pengjeve, tha zyrtari.

Sipas marrëveshjes që po merrte formë, gratë dhe fëmijët pengje do të liroheshin në fazën e parë, së bashku me një lirim proporcional të të burgosurve palestinezë nga izraelitët.

Izraelitët këmbëngulën që Hamasi të sigurojë që të gjitha gratë dhe fëmijët të lirohen në këtë fazë. Pala amerikane ra dakord dhe kërkoi përmes Katarit prova të jetës ose informacione identifikuese për gratë dhe fëmijët e mbajtur nga Hamasi.

Hamasi tha se mund të garantonte lirimin e 50 pengjeve në fazën e parë, por refuzoi të ofronte një listë identifikuese. Më 9 nëntor, Drejtori i CIA-s, Burns u takua në Doha me udhëheqësin e Katarit dhe zotin Barnea, Drejtorin e Mossad-it për të shqyrtuar tekstet e marrëveshjes në zhvillim.

Pengesa kryesore në atë pikë ishte se Hamasi nuk e kishte identifikuar qartë se kë po mbante.

Tre ditë më vonë, zoti Biden telefonoi emirin e Katarit, Al Thani, dhe kërkoi të dinte emrat ose informacione të qarta identifikuese për 50 pengjet, duke përfshirë moshën, gjininë dhe kombësinë. Pa informacion, tha zyrtari, nuk kishte bazë për të ecur përpara.

Menjëherë pas thirrjes së zotit Biden, Hamasi dha detaje për 50 pengjet që tha se do të liroheshin në fazën e parë të një marrëveshjeje.

Presidenti Biden, gjatë në një telefonate të 14 nëntorit i kërkoi Kryeministrin izraelit Netanyahu të pranonte marrëveshjen – zoti Netanyahu ra dakord.

Përfaqësuesi amerikan për Lindjen e Mesme, McGurk u takua me Kryeministrin Netanyahu po atë ditë në Izrael. Duke u larguar nga takimi, Kryeministri Netanyahu kapi për krahun zotin McGurk dhe i kishte thënë “ne kemi nevojë për këtë marrëveshje” dhe i kërkoi zotit Biden të telefononte emirin e Katarit për kushtet përfundimtare, tha një nga zyrtarët për Reuters.

Bisedimet ngecën pasi komunikimet u ndërprenë në Gazë.

Kur ato rifilluan, Presidenti Biden ishte në San Francisko duke marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë Azi-Paqësor. Ai thirri emirin e Katarit dhe i tha se ky ishte shansi i fundit dhe zoti Al-Thani u zotua të ushtronte presion për të arritur marrëveshjen, thanë zyrtarët.

“Presidenti këmbënguli se marrëveshja duhej të arrihej tani. Kohë nuk kishte më”, tha një zyrtar.

Më 18 nëntor, përfaqësuesi amerikan për Lindjen e Mesme, McGurk u takua në Doha me kryeministrin e Katarit. Drejtori i CIA-s, Burns u përfshi në takim përmes telefonit pasi foli me shërbimin sekret izraelit, Mossad. Takimi identifikoi mangësitë e fundit të mbetura drejt një marrëveshjeje.

Marrëveshja tani ishte e strukturuar që gratë dhe fëmijët të liroheshin në fazën e parë, por me pritjet për lirime të ardhshme dhe me synimin për të sjellë të gjithë pengjet në shtëpi te familjet e tyre.

Në Kajro të nesërmen në mëngjes, zoti McGurk u takua me shefin e inteligjencës egjiptiane Abbas Kamil. Nga udhëheqësit e Hamasit në Gazë erdhi fjala se ata kishin pranuar pothuajse të gjitha pikat e arritura të marrëveshjes një ditë më parë në Doha.

Mbeti vetëm një çështje e lidhur me numrin e pengjeve që do të liroheshin në fazën e parë dhe strukturën përfundimtare të marrëveshjes për të nxitur lirimin përtej 50 grave dhe fëmijëve të identifikuar, thanë zyrtarët.

Pasuan një sërë komunikimesh shtesë dhe më në fund marrëveshja u finalizua./ Zëri i Amerikës