Aplikacion
Sheshi Mendès-France, në Nante. Një e diel si shumë të tjera. Disa djem presin tramvajin në ndalesën përballë tre blloqeve të mëdha të apartamenteve që po rinovohen. Supermarketi i hapur, jeta në lagje ecën si gjithmonë. Përfshirë edhe tregtarët e drogës. Indiferentë edhe ndaj patrullave të policisë që shkojnë e vijnë, qoftë edhe për të treguar se shteti është aty. Ata shpërndajnë dhe të gjithë e dinë që janë gjithmonë aty, rrëzë atyre pallateve, pikërisht në vendin ku një mbrëmje më parë – atë të 7 tetorit – u vra me të shtëna kallashnikovi një 19-vjeçar. Një vrasje e shpejtë: një djalë me skuter qëllon dhe ikën. Viktima është një algjerian pa leje qëndrimi. Ndoshta një larje hesapesh.
Atentati i tridhjetë e gjashtë që nga fillimi i vitit në Nantes. Pothuajse një në çdo javë. Përveç Nantes: Nimes, Toulon, periferitë e Parisit dhe Lionit, ka shumë qytete ku hapet zjarr.
Në Marsejë ka pasur raportime për të paktën 42 vdekje që nga fillimi i vitit në përleshjet e luftës midis bandave të trafikut të drogës, në lagjet e njohura të periferive veriore.
Tre ishin “viktima kolaterale”. Vdekje aksidentale. Dhe ka lëndime të panumërta. Vrasja e fundit, e dyfishtë, daton disa javë më parë. Por tani ka të shtëna edhe në qendër të qytetit, si më 6 tetor: një njëzet vjeçar u plagos me armë zjarri mes turistëve në zonën e Porto Vecchios. “I njohur për policinë për krime të llojeve të ndryshme”, thuhet në deklaratën e përmbledhur të policisë.
Franca ka qenë vendi më i dhunshëm në Evropë për disa vite dhe statistikat po përkeqësohen. Ka patur terrorizëm, ndikojnë në të dhëna edhe demonstratat e organizuara nga jelekverdhët, e deri te revolta e fundit e periferive. Por nuk është vetëm kaq. Pikërisht në Marsejë, tre vjet më parë, një gjashtëmbëdhjetë vjeçar vendosi të bënte diçka kundër dhunës. Është Amine Kessaci, studenti 19-vjeçar i drejtësisë dhe me shoqatën që themeloi, Ndërgjegjja, flet njëkohësisht për suksesin dhe humbjen: pesë mijë anëtarë në Francë, dhjetëra mijëra njerëz të ndihmuar, përfshirë viktimat e dhunës apo familjet e tyre, por edhe mes atyre që kanë nevojë për ndihmë administrative, apo për të gjetur dialog me institucionet.
Ai jeton ende në lagjen Frais Vallon, ku ka lindur dhe është rritur: “Zonat në veri të Marsejës janë shumë të njohura dhe fatkeqësisht ka shumë varfëri, por përtej kësaj njerëzit flasin me njëri-tjetrin, ka qëndrueshmëri, atje “ka solidaritet, takohesh dhe buzëqesh”, tregon ai.
Por ka edhe dhunë, trafikim, vrasje. Si rasti i vëllait të tij të madh, trupi i djegur i të cilit u gjet brenda një makine pak pas krijimit të shoqatës. “Sot gjërat nuk kanë ndryshuar: gjithnjë e më shumë vdekje, gjithnjë e më shumë dhunë, gjithnjë e më shumë barbari”, vazhdon Amine, “por lufta jonë për një jetë dinjitoze sapo ka filluar”.
Gjithnjë e më shumë barbarizëm, thotë Amine, dhe statistikat franceze e konfirmojnë këtë. Në tetë muajt e parë të vitit 2023, vetëm pesë tregues nga 13 janë në rënie. Në rritje, ndër të tjera: vjedhjet, vjedhjet e makinave, vandalizmi, sulmet dhe mbi të gjitha vrasjet, me një +8 për qindësh, që shton rritjen tashmë mbresëlënëse të vitit të kaluar. Në vitin 2022 kishte 948 viktima dhe që në 2020 ishin 879, në rritje, me 12 vrasje për milion banorë, krahasuar me 4.9 në Itali (që francezë t e quajnë ende “Le pays de la mafia!”).
Të dhënat mbi dhunën e perceptuar nga shoqëria peshojnë gjithashtu: 10 përqind e francezëve thonë se ndihen të pasigurt në lagjen ose fshatin e tyre. Një e dhënë që rritet në 26 për qind në periferitë urbane, ku prania e policisë është më e rrallë.
Fondacioni Jean Jaurès, në raportin e tij Fractures Sociales, vëren se 87 për qind e francezëve e perceptojnë dhunën në rritje. Është shqetësimi i katërt kryesor (pas fuqisë blerëse, mjedisit dhe statusit social), në të njëjtin nivel me emigracionin.
Nga ana tjetër, perceptimi i një lidhjeje të drejtpërdrejtë midis dhunës dhe emigracionit është gjithnjë e më i përhapur. Një ndjesi e konfirmuar pjesërisht nga ministri i Brendshëm Gérald Darmanin, i cili saktësoi në Parlament se në vitin 2022, ishin kryer nga të huaj, të cilët përfaqësojnë vetëm 8 për qind të popullsisë franceze: 41 për qind e totalit të vjedhjeve, 35 për qind e vjedhjeve të dhunshme pa përdorimin e armëve, 17 për qind e sulmeve dhe po aq për vrasje.
Sipas Alain Bauer, kriminologu më i njohur francez, ky disproporcion është më shumë për shkak të moshës së re, sesa faktit të të qenit emigrant. Djem të rinj, që kanë një tendencë më të madhe ndaj dhunës. Por thjesht kini parasysh se në vitin 2022 janë kryer afërsisht 125 mijë gjymtime gjenitale femrash, një krim, për të kuptuar se matrica etnike dhe sociale nuk mund të mos peshojë.
Didier Leschi, i cili ka drejtuar OFFI, zyrën franceze të imigracionit dhe integrimit, që nga viti 2015, konfirmon për Panorama se “80 për qind e kërkesave për azil në Francë vijnë nga meshkujt”. Mes të cilëve ndonjëherë nuk ka dëshirë për t’u integruar. Një pakicë që “priret të rritet me rritjen e flukseve”.
Një nga faktorët e mungesës së integrimit është feja: “Në mungesë të ideologjive të tjera të disponueshme, të rinjtë, mbi të gjitha, janë tërhequr nga islamizmi radikal”, shpjegon më tej Leschi. Problemi përkeqësohet nga kontaktet më të lehta me vendin e origjinës sesa në të kaluarën: rrjetet satelitore dhe televizorët kontribuojnë për të mbajtur një mjedis kulturor ndonjëherë edhe armiqësor ndaj shoqërisë pritëse. / Bota.al
A do bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje? Haradinaj: Kosova, së shpejti në zgjedhjeKryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se beson se Kosova shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje.
Por ka theksuar partia e tij nuk do të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Haradinaj tha se nuk ka pasur dhe as nuk pranon ofertë nga LVV, duke u shprehur se i ka vënë vijat e kuqe.
”Besoj që së shpejti do shkojmë në zgjedhje”, tha Haradinaj, për RTV21, ndëra shtoi se sjellja e Kurtit nuk është adekuate për qeverisje.
Pjesë nga intervista
A hyni në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje?
Haradinaj: Jo
Keni pasur ndonjë ofertë?
Haradinaj: Jo
Do t’i pranoni ofertat?
Haradinaj: Jo
Nuk e pranoni të flisni me zotin Kurtin?
Haradinaj: Jo
I keni vënë vijat e kuqe?
Haradinaj: Po
Ndodh gjithmonë që pavarësisht kujdesit të mirë për shëndetin e lëkurës, ajo mbushet me puçra dhe akne, sidomos atëherë kur nuk e pret.
Këto të fundit, sipas ekspertëve, janë tregues të mirëfilltë të gjëndjes së shëndetit.
Nëse tregoheni të vëmendshëm ndaj vendndodhjes së puçrave, do të mund të kuptoni nëse ka diçka që nuk shkon në shëndetin tuaj.
Harta e akneve që sinjalizon probleme me shëndetin
Sipas ekspertëve, vendi ku shfaqet puçra në fytyrë ose në lëkurë, besohet të sinjalizojë një problem shëndetësor me një organ të caktuar.
Identifikimi i vendndodhjes së akneve është një punë hetimore jo shumë e vështirë, thonë ata.
Sipas ekspertëve, nëse puçrat dhe aknet dalin në ballë, atëherë tretja është problematike.
Puçrat në ballë mund të tregojnë edhe praninë e shumë toksinave në mëlçi, stresin e tepruar ose problemet me gjumit.
Për këtë problem mund të pini çajin e lulerradhiqes dhe ujë të ngrohtë me limon por edhe të hani hudhër dhe qepë për të eliminuar toksinat dhe rrjedhimisht puçrat.
Puçrat mes vetullave
Nëse vëreni puçra apo akne në zonën e mesit të vetullave atëherë faji qëndron tek ushqimet me yndyrë që mund të keni konsumuar për disa ditë.
Kjo vendndodhje mund t’i atribuohet edhe pirjes së tepërt të alkolit.
Puçrat në faqe
Nëse keni ndenjur për një kohë të gjatë në një ambient me ajër të ndotur, atëherë ka gjasa që në faqet tuaja të shfaqen puçra apo akne.
Mbajtja e tepruar e telefonit në vesh dhe prekja e fytyrës me të mund të jetë gjithashtu përgjegjëse për puçrat.
Për këtë arsye, ju duhet ta pastroni fytyrën rregullisht dhe ta hidratoni atë.
Puçrat në mjekërr
Puçrat në mjekër mund të sinjalizojnë luhatje hormonale për shkak të ciklit menstrual.
Ju nuk duhet ta prekni këtë zonë të fytyrës për të shmangur ndotje të mëtejshme.
Kur puçrat shfaqen në mëngjes
Koha e shfaqjes së puçrave ka gjithashtu rëndësi.
Nëse fytyra juaj mbushet me puçra në mëngjes, atëherë kjo mund të jetë shkak i moslarjes së fytyrës në mbrëmje që është e domosdoshme.
Së dyti, ju mund të keni ngrënë një ëmbëlsirë ose një ushqim që nuk është tretur mirë.
Ngrënia e darkës në orë shumë të vona nxit formimin e puçrave të nesërmen.
Shfaqja e puçrave pasdite
Kjo mund të shkaktohet si pasojë e hormoneve dhe ardhjes së ciklit por edhe nga kremi që përdorni dhe substancat që ai përmban.
Janë disa substanca në larës apo kremëra të caktuar që nxisin puçrat duke krijuar një barrierë në lëkurë që akumulon bakteret.
Shfaqja e puçrave në mbrëmje
Gjatë ditës, lëkura është shënjestër e ndotjes së ajrit por edhe makiazhit të përdorur.
Nëse pucrat shfaqen në mbrëmje, atëherë fytyra juaj është ndotur shumë gjatë ditës.
Për këtë arsye, duhet ta lani fytyrën menjëherë sapo të mbërrini në shtëpi.
Çfarë tregojnë pikat e zeza?
Pikat e zeza mund të tregojnë se mëlçia juaj është e tejmbushur me toksina dhe duhet të ndërmerrni një regjim pastrues me produkte krejt natyrale për t’i nxjerrë ato nga sistemi./AgroWeb.org
“Fut e bjer”- U dhunua nga hajdutët, pronari banesës: Më lanë të gjakosur poshtë krevatitSokol Bajgora, i cili u dhunua nga hajdutët brenda banesës së tij në fshatin Baltez të Fierit, ka rrëfyer tmerrin e përjetuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nga shtrati i spitalit rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën mjekësore, ai tregoi se si tre persona të armatosur dhe me maska hynë në banesën e tij për të vjedhur.
54-vjeçari u shpreh se ishte në gjumë kur dëgjoi zhurmën dhe u ngrit nga shtrati, kur grabitësit e armatosur thyen xhamin mbrapa derës së shtëpisë dhe hynë brenda.
Ai deklaroi se tre personat e armatosur i kërkuan lekët dhe nisën ta dhunonin pasi e shtrinë përtokë. Kur nuk gjetën para na shtëpi e futën Sokol Bajgorën poshtë krevatit të tij dhe u larguan.
Sokol Bajgora: Siç isha në gjumë dëgjoj një zhurmë, por dëgjova se këto kafshët, nuk i mbaj macet në shtëpi dhe llogarita thashë nga më hyri kjo mace që më ranë pjatat e bufesë. Në moment ngrihem, ra prapë zhurma, por ata i kishin rënë derës mbrapa shtëpisë dhe i thyejnë xhamin dhe ka qenë çelësi brenda që ka qenë dera mbyllur.
Në momentin që dal nga dhoma e gjumit, pa mbërritur tek dera ata erdhën me elektrike me armë tre veta u futën brenda, rresht, njëri me tjetrin. Direkt thanë lekët. S’kam lekë thashë unë. Më goditën me qytë të automatikut direkt këtu. Pastaj më vunë poshtë të tre, fut e bjer, lekë.
S’kam lekë i thosha unë. Fut e bjer. Më kanë qëlluar mbi 5-6 herë në kokë me qytën e pistoletës. Siç më kishin donin të ma mbyllnin gojën me ato skoçët. Donin të më lidhnin dhe këmbët dhe duart. Unë siç isha pastaj i lyer në gjak me një fjalë, përleshur shtrirë atje, bjer, bërtitur fort. Bërtisja fort që të dëgjonte dikush se vëllanë e kam nja 8 metra, por ai kishte qenë në punë, unë e dija që ishte pushim.
E kthyen shtëpinë përmbys, dalin e ikin. Pas nja 4 minutash, atë krevatin dopio ma kthyen dhe më lanë poshtë krevatit. Si duket iu interesonte të mos ngrihesha. Zvarrë-zvarrë lëviza. Nuk orientohesha dot se dritat m’i kishin fikur. Isha vetëm se djalin dhe nusen e kisha nisur në Suedi tek vajza. U çova mezi u orientova, duke prekur murin se isha pa drita, pa ndriçim.
Kap grilën, e çoj lart, mezi e kam hapur atë të dritares, dola nga dritarja. Kam murin rrethues të shtëpisë, hidhem tek vëllai. Trokas atje, s’dilte njeri se unë thashë mos ishte vëllai atje, por ai kishte qenë në punë. S’e dija unë që ishte në punë. Dal tek porta e vëllait, kaloj tek vëllai tjetër, i trokas derës, unë vuaj pak nga veshkat dhe hë më tha mua ai, veshkat. Jo i thashë unë shiko si më kanë bërë. Aty pastaj thashë merr policinë, se telefonin tim që kisha nuk dija se ku e kishin hedhur. Erdhi policia që më shoqëruan këtu në ambulancë.
Kurohej për infeksion, por kishte kancer në gji! Gazetarja investigative tregon si zbuloi sëmundjenGazetarja investigative, Entela Barjamaj, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer në gji. Ajo ka treguar se shenjat e para i nisën pasi kaloi COVID-19, por mjekët i thanë se kishte infeksion dhe u trajtua me antibiotikë.
Por, gazetarja u shpreh se pas këmbënguljes së bashkëshortit të saj udhëtoi drejt Anglisë ku bëri një vizitë në një spital britanik dhe u diagnostiua me sëmundjen e rëndë.
Entela Barjamaj, mes lotësh, tha se u kthye në Shqipëri ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e masës tumoriale.
“Kam bërë një gabim që nuk kam punuar me një psikolog pas kësaj faze pasi Zoti më dha shumë forcë dhe kurajo, madje e përballova shumë mirë. Kam kaluar COVID dhe ndjeva se dicka kishte ndryshuar në trupin tim.
Kam shkuar të vizitohem, mjekët ose më përcollën, ose edhe vetë ata nuk donin ta mendonin se kisha dicka të keqe. Më përcollën me idenë se është një gjendër infeksioni, më dhanë antibiotikë. Por bashkëshorti im këmbënguli që të shkojë për një vizitë në Angli dhe të merrja një mendim të dytë. Mjekët atje zbuluan se kisha një masë tumoriale, u shqetësuan shumë, mblodhën Komisionin dhe donin që të bëja ndërhyrje.
Por duke qenë se bashkëshortin nuk e kisha me vete nuk pranova dhe u ktheva në Shqipëri. Për fatin tim të mirë kisha njohje tek onkologjiku dhe vendosa ta bëj në një klinikë private.
Pas ndërhyrjes, cdo gjë shkoi shumë mirë, por ekziston rreziku që të mund të kthehet”, tha Entela Barjamaj në “Ftesë më 5”.
Keni miq, por ndiheni të vetmuar? Përgjigja qëndron në truNë një botë me teknologji inovative komunikimi dhe platforma të rrjeteve sociale, si ndodh që disa njerëz ndihen të vetmuar? E megjithatë, siç zbulon një studim i ri, pavarësisht se mund të kenë shumë miq ka të ngjarë të ketë raste kur ndihen shumë të vetmuar. Por si shpjegohet kjo
Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë Jugore kanë zbuluar se vetmia që njerëzit ndjejnë mund të tregojë ndryshime në funksionin e trurit dhe mënyrën se si ata e perceptojnë botën përreth tyre.
Për të arritur në këtë përfundim, ekipi mori në studim 63 studentë të vitit të parë të kolegjit.
Gjatë testeve të trurit, pjesëmarrësit shikuan 14 video tërheqëse dhe më pas, duke përdorur shkallën e vetmisë së UCLA, u përgjigjën se sa socialë ndiheshin. Studiuesit mblodhën të dhënat dhe pjesëmarrësve iu kërkua të listonin emrat e studentëve me të cilët ishin afruar, njerëzit me të cilët rrinin dikur dhe ata me të cilët shoqëroheshin gjatë atij viti të parë akademik.
Pjesëmarrësit në hulumtimin e ri u ndanë në dy grupe. ‘Grupi i vetmisë’ përbëhej nga njerëz që kishin rezultate të larta në shkallën e vetmisë, ndërsa ata me rezultate të ulëta vendoseshin në ‘grupin social’.
Duke ekzaminuar rrezet X të trurit, studiuesit gjetën ndryshime në aktivitetin e trurit midis dy grupeve. Dallimet lidheshin kryesisht me dy zona të trurit: rrjetin e funksionit të paracaktuar (d.m.th. funksioni i trurit i lidhur me interpretimin e tregimeve dhe marrëdhënieve shoqërore) dhe rrjetin e shpërblimeve.
Studiuesit argumentuan se njerëzit që ndihen të vetmuar i përpunojnë gjërat në një mënyrë të veçantë, kjo është arsyeja pse ata shpesh ndihen të keqkuptuar dhe të margjinalizuar nga të tjerët.
E ftoi për pije në banesën e tij, senatori drogon deputeten për ta përdhunuarSenatori francez, Joël Guerriau, është arrestuar në shtëpinë e tij në Paris, pasi nje deputete ka ngritur akuza ndaj tij se e ka droguar pa dijeninë e saj.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së martës 15 nëntor në shtëpinë e Joël Guerriau, sipas RMC.
Senatori kishte lënë një takim me deputeten, me të cilin mbante marrëdhënie miqësore. Por pasi ajo kishte pirë një pije në shoqërinë e tij, ështt ndier keq dhe është larguar me nxitim.
Ajo shkoi menjëherë në spital për t’iu nënshtruar ekzaminimeve dhe analizat zbuluan prani ekstazie në trupin e saj.
Ndaj deputetja ka ngritur akuza ndaj tij “për dhënien ndaj një personi, pa dijeninë e tij, të një substance që mund të dëmtojë aftësinë e tyre dalluese ose kontrollin e veprimeve të tyre për të kryer përdhunim ose sulm seksual”, një vepër penale kjo e dënueshme me 5 vjet burg dhe 75 mijë euro gjobë.
Policia arrestoi Joël Guerriau mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 18:00 dhe u vendos në paraburgim pa iu hequr imuniteti i deputetit.
Kontrollet u kryen gjithashtu nga hetuesit në shtëpinë e tij dhe zyrën e tij në Senat. Sipas informacioneve, policia ka gjetur ekstazi në shtëpinë e tij.
Me profesion bankier, 66-vjeçari Joël Guerriau ka qenë senator për Loire-Atlantique që nga viti 2011 dhe aktualisht nënkryetar i komitetit për punët e jashtme, mbrojtjen dhe forcat e armatosura në Senat.
U dënua për vrasjen e policit dhe djalit të tij, gjykata kanadeze s’pranon ekstradimin e shqiptaritGjykata e Lartë në Quebec refuzoi kërkesën për ekstradimin e Ëngjëll Brahimit, i cili dënua më shumë se dy dekada më parë në mungesë në Shqipëri, me akuzën se kishte vrarë një oficer policie dhe djalin e tij të vogël.
Ndërsa kërkesa për ekstradim ishte në gjykatë, ai pranoi se emri i tij i vërtetë është Ëngjëll Brahimi.
Gjykatësi Alexandre Boucher vendosi të enjten se kishte probleme me provat e paraqitura nga kërkesa e qeverisë kanadeze për ekstradimin. Ai argumentoi se nuk kishte garanci në kërkesën për ekstradim se dëshmitarët nga gjyqi i mbajtur në 2001 janë ende të disponueshëm.
Një problem tjetër, tha gjyqtari, përfshinte dëshmitarin kryesor, të venë e oficerit të policisë dhe provat që ajo ofroi më shumë se dy dekada më parë.
Gjatë gjyqit, e veja e Astrit Braçes identifikoi personin që qëlloi burrin e saj përmes një grupi prej katër fotosh të paraqitura nga policia gjashtë muaj pas vrasjes së efektivit.
Por formacioni i fotografive nuk mund të gjendet tani, vuri në dukje Boucher ndërsa jepte vendimin e tij në gjykatën e Montrealit.
“Thënë thjesht, formacioni i dhënë (në kërkesën për ekstradim) nuk përputhet me formacionin e përshkruar nga dëshmitarja në dëshminë e saj”, tha Boucher. “Provat shtesë vërtetuan gjithashtu se formacioni fotografik (i paraqitur gjatë gjyqit në Shqipëri) ishte i pamjaftueshëm. Ai përmbante vetëm katër fotografi me fotografinë e të dyshuarit që dallohej nga të tjerët. Dëshmitë janë kaq të pabesueshme saqë ekstradimi do të ishte një gabim drejtësie.”
Avokati mbrojtës Andrew Barbacki, i cili përfaqësoi Brahimin së bashku me avokatët Jordan Trevick dhe Sara Malik, tha për Montreal Gazette se është shumë i kënaqur për familjen e klientit të tij.
Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, vdes 28-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë” në Kavajë.
Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Për pasojë ka humbur jetën 28-vjeçari me iniciale B. Th.. Ndërkohë policia po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”, shtetasi B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Qesharake”- Asistenti akuzoi Will Smith se bëri s*ks me Duane Martin! Gruaja e aktorit e mohonWill Smith dhe Jada Pinkett Smith kanë mohuar akuzat për tradhti ndaj njëri-tjetrit.
Në një intervistë me The Breakfast Club, 52-vjeçarja deklaroi se ajo dhe burri i saj do të ndërmarrin veprime ligjore kundër pretendimeve të asistentit të Smith, i cili deklaroi se aktori kishte kryer marrëdhënie seksuale me kolegun e tij Duane Martin rreth 6 vite më parë.
“Më lejoni të them vetëm këtë. Është qesharake, apo jo? Dhe është e pakuptimtë”, tha Pinkett Smith.
Asistenti i aktorit pretendoi se hyri në dhomën e Martin dhe i gjeti duke kryer marrëdhënie.
“Ne do të marrim masa ligjore. Sepse është një gjë të kesh mendimin tënd për dikë, kundrejt thjesht sajimit të historive keqdashëse”, shtoi ajo.
Sipas aktores, Bilal ka punuar më parë me Smith në një libër dhe mendonte se nuk ishte paguar siç duhet.