Aplikacion
Ministri Igli Hasani konfirmoi permes nje postimi në platformën X, se jane larguar nga Gaza shtetasit e pare shqiptare, një grua me 4 femijet e saj te mitur.
Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.
Hasani shton se nena shqiptare me femijet ndodhen te sigurte ne Egjipt ne pritje per kthimin e shpejte ne shqiperi, ndersa po punohet edhe per kthimin e disa shqiptareve te tjere qe ndodhen ne Gaza, zone lufte aktualisht.
Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza.
Habit Albi Nako: Balerinët profesionistë janë xhelozë për Lori BalënLori Bala ka qenë e ftuar së fundmi në “DWTS Fan Club” ku ka sqaruar mënyrën si u drejtohet balerinëve me “vajza, djali”.
Ajo u shpreh se kjo është diçka shumë e zakonshme në rrethin e balerinëve: “Ne balerinët themi vajza, djali, partnerja, partneri. Nuk flasim zakonisht ngrije në këtë rast Erisën apo Jorën. Ajo ka qenë një gjë e padiskutueshme, pa kontekst negativ. Varet edhe si të vjen fjalia, sa konfidencë ke me personazhin që po flet. Nuk është fare tendencioze gjëja.”
Nga ana tjetër Albi Nako është shprehur se balerinët e tjerë janë xhelozë për pozicionin e Lorit si anëtare jurie këtë vit.
Aq sa i bukur është arti i baletit aq ka edhe prapaskena deri diku të ndyra. Nuk duan ta pranojnë Lorin duke qenë se është ende një vajzë e re. Unë mund ta them troç “u bëre tit ë jesh aty, se aty ku je ti mund të isha dhe unë”. Unë e kuptoj deri diku pozicionin e Lorit duke qenë se një pjesë të tyre i ka edhe kolegë.”
Spartak Ngjela: Çfarë më ndodh kur shikoj një grua seksi
Avokati Spartak Ngjela njihet si një nga figurat publike më diverse dhe pa komplekse në Shqipëri.
Gjatë një emisioni televiziv, ku tematikë e puntatës ishte se “a kanë frikë burrat nga gratë e bukura”, Ngjela është shprehur se meshkujt bien në dashuri “lehtë” me një femër të bukur.
Problemi nuk është intelekti, tha avokati, por fjala. Mënyra e të shprehurit të femrës, sipas Ngjelës, është ajo që bën për vete ose largon një mashkull.
“Mund të jem edhe i gabuar, por po të jetë e bukur dhe seksi, pra erotike, unë bie në dashuri. Por dashuria varet nga potenca e brendshme që ka burri dhe duhet ta ketë mobilitet permanent.
Dashuri, dashuri, dashuri, sa herë të kapi, por kryesorja është mënyra e të shprehurit të saj. Intelekti pa fjalën nuk vlen. Isha njëherë në një leksion dhe më thotë një femër, jepi zgjidhje kësaj, ku qëndron thelbi. Ta them unë i thash, ‘bën dashuri me memec ti?’, ‘Jo’ më tha. Atëherë mbaron historia. Fjala është kryesorja.”
“Çdo 10 minuta vritet një fëmijë”, dëshmitë tronditëse të banorëve të GazësPrej se Izraeli ka nisur sulmet hakmarrëse kundër grupit militant të Hamasit në Rripin e Gazës më 7 tetor, numri i trupave të vegjël, të mbështjellë me qefinë të bardhë e të rrethuar nga britmat e të qarat e të afërmve, ka shkuar duke u rritur. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, janë më shumë se 4.500 fëmijë të vrarë në pak më shumë se një muaj luftë.
“Kishte vetëm dy muaj e gjysmë. Çfarë ka bërë? A ka vrarë? A ka plagosur dikë? A ka rrëmbyer dikë? Ata ishin fëmijë të pafajshëm brenda shtëpisë së tyre”, tha një baba palestinez për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ai humbi katër fëmijët e tij, më të madhin 14 vjeç, dhe gruan, pasi një sulm ajror i Izraelit goditi shtëpinë e tyre në veri të Gazës.
Forca e Mbrojtjes e Izraelit thotë se ka në shënjestër militantët dhe infrastrukturën e Hamasit dhe akuzon grupin ekstremist për fshehjen e luftëtarëve dhe armëve në zonat e banuara.
Hamasi, i cili kontrollon Gazën, ka nxitur reagimin e ashpër të Izraelit, pasi i pari ka sulmuar territorin e tij, duke vrarë mbi 1.400 veta dhe dukemarrë afro 240 pengje.
Në pesë javë sulme në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore atje, janë vrarë mbi 10.000 njerëz – gati gjysma e tyre fëmijë.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se Gaza po shndërrohet në vend-varrezë për fëmijët.
“Operacionet tokësore të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe bombardimet e vazhdueshme po godasin civilë, spitale, kampe refugjatësh, xhami, kisha dhe objekte të OKB-së, përfshirë strehimore. Askush nuk është i sigurt”, ka thënë Guterres.
Reagimet e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve kanë një të përbashkët: thirrjen për armëpushim të menjëhershëm.
Jason Lee, drejtor për Territoret Palestineze i grupit Save the Children, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se fëmijët në Gazë po paguajnë një çmim të madh të konfliktit dhe se të gjitha palët duhet t’i përmbushin obligimet për mbrojtjen e tyre.
“Situata në Gazë është e rëndë dhe po përkeqësohet. Tani jemi në një kohë kur çdo 10 minuta vritet një fëmijë dhe çdo pesë minuta lëndohet një fëmijë. Dhe këto janë lëndime që ndryshojnë jetë”, ka thënë Lee.
Save the Children, me selinë qendrore në Londër, ka vlerësuar në një raport se vetëm në tri javët e para të luftës, numri i fëmijëve të vrarë në Gazë ka tejkaluar numrin total të të vrarëve në të gjitha zonat e konfliktit në botë, në çdo vit nga viti 2019 e këndej.
Por, nëse jo sulmet, shkaktare mund të bëhen edhe sëmundjet. Kombet e Bashkuara dhe grupi bamirës britanik, Oxfam, kanë paralajmëruar se kolapsi i shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve, si pasojë e rrethimit të Gazës, mund të çojë në shpërthime masive të kolerës dhe sëmundjeve të tjera infektuese. Dhe, në rrethana të tilla, fëmijët dhe foshnjat do të jenë në rrezik të lartë.
Rregullat e pranuara ndërkombëtarisht të konfliktit të armatosur janë mishëruar në Konventat e Gjenevës në vitin 1949 dhe, sipas tyre, fëmijët duhet të mbrohen dhe të trajtohen në mënyrë njerëzore.
Sipas Kombeve të Bashkuara, në Gazë gati gjysma e popullsisë 2.3 milionë banorëshe janë fëmijë nën 18 vjeç. Shumica e atyre që kanë lindur nga viti 2007, kur Hamasi ka marrë kontrollin, nuk kanë dalë nga Gaza kurrë, për shkak të një bllokade të Izraelit, të vendosur në po të njëjtin vit.
Shumica janë rritur në varfëri, pak kanë pasur qasje të rregullt në kujdes të duhur shëndetësor, arsim ose ujë të pastër. Dhe, lufta aktuale vetëm se ka nxjerrë edhe një herë në pah se sa të cenueshëm janë ata.
Jess Ghannam, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se për fëmijët në Gazë, praktikisht, nuk ka asnjë vend të sigurt.
I specializuar për efektet psikologjike të konfliktit të armatosur te fëmijët, Ghannam thotë se katastrofa që po shpaloset në Gazë, nuk është parë ndonjëherë në epokën moderne.
“Dhe, të jem i sinqertë, është jashtëzakonisht e vështirë dhe e dhimbshme të jesh dëshmitar i këtyre niveleve të vdekjeve dhe shkatërrimeve që kanë përfshirë palestinezët që jetojnë në Gazë. Është e tmerrshme, e neveritshme dhe fatkeqe që nuk ka ndonjë lëvizje në komunitetin global, në nivelin qeveritar, për ta ndaluar këtë”, thotë Ghannam.
Përmes një deklarate të përbashkët, udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Kanadasë kanë bërë thirrje për “respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar në Gazë, përfshirë edhe mbrojtjen e civilëve”. Por, sipas raportimeve të autoriteteve lokale, atje vazhdon të ndodhë e kundërta.
Psikiatri Ghannam, i cili ka vizituar Gazën dhjetëra herë në dy dekadat e fundit, kujton se fëmijët atje kanë përjetuar tashmë disa luftëra mes Izraelit e Hamasit.
“Nëse je fëmijë që ke lindur pas vitit 2006 në Gazë, ti ke përjetuar së paku pesë sulme të mëdha ushtarake nga ushtria izraelite, me bomba që bien në komunitetin tënd. Ke parë vdekje dhe shkatërrime në komunitet dhe familje, si asnjë fëmijë tjetër në botë. Pra, nuk ka asgjë si kjo. Nuk ka asnjë krahasim në botë. Kjo është e trishtueshme, sepse ka vërtet gjëra të tmerrshme dhe traumatike që po ndodhin në botë, por asgjë nuk krahasohet me atë që po përjetojnë fëmijët në Gazë”, thotë Ghannam.
Ai tregon se trauma ka ndikim më të madh te një person kur ai nuk është në gjendje të largohet nga një situatë e rrezikshme. Për fëmijët thotë se trauma prek sistemin e tyre nervor në forma shumëdimensionale dhe ndikon te mënyra se si zhvillohen emocionalisht dhe si avancojnë në procesin e të mësuarit.
“Edhe nëse bombardimet ndalen sot, pasojat do të zgjasin gjatë gjithë jetës së tyre, por do të barten edhe te fëmijët dhe nipërit e tyre. Kjo është diçka që do të vazhdojë për shumë breza, për fat të keq”, thotë Ghannam.
Sipas një raporti të publikuar nga organizata Save the Children në vitin 2022, katër nga pesë fëmijë në Gazë jetojnë me depresion, pikëllim dhe frikë, ndërsa më shumë se gjysma luftojnë me mendime vetëvrasëse.
Sipas një tjetër studimi të publikuar në vitin 2020 në revistën “Frontiers in Psychiatry”, afër 90 për qind e fëmijëve dhe adoleshentëve në Gazë kanë përjetuar traumë personale dhe më shumë se 80 për qind kanë qenë dëshmitarë të traumave të të tjerëve.
Abigail Gewirtz, psikologe për fëmijë në Universitetin e Arizonës, thotë se mënyra se si një fëmijë përballet me traumën, lidhet drejtpërdrejt me nivelin e mbështetjes që ka nga prindi ose kujdestari. Nëse nuk e ka atë mbështetje, trauma tek ai bëhet edhe më e theksuar.
“Një fëmijë, prindi i të cilit është plagosur, është vrarë ose është marrë peng, është i tronditur. Jeta e atij fëmije është marrë. Nuk ka, padyshim, asgjë më të tmerrshme për një fëmijë sesa ndarja nga prindi ose humbja e tij. Dhe nuk ka asgjë më të tmerrshme për një prind sesa të dijë se fëmija i tij është diku larg pa të, ose i plagosur ose i vrarë”, thotë Gewirtz për Exposenë.
Ekspertët thonë se fëmijët në anën tjetër të konfliktit, në Izrael, janë të ekspozuar njësoj ndaj ngjarjeve traumatike, përfshirë sirena sulmesh apo shpërthime të papritura.
Në sulmin e Hamasit, më 7 tetor, autoritetet izraelite kanë thënë se janë vrarë edhe fëmijë e foshnje, ndërsa në mesin e pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga Hamasi janë, po ashtu, së paku 30 fëmijë.
Si Ghannam, ashtu edhe Gewirtz thonë se trauma dhe stresi që përjetojnë disa fëmijë në Izrael, nuk dallojnë nga ato që përjetojnë bashkëmoshatarët e tyre në anën tjetër të kufirit. Dallimi i vetëm është se fëmijët në Izrael kanë qasje në kujdes mendor, ata në Gazë kryesisht jo.
“Ne e dimë që fëmijët janë fleksibilë dhe kanë nevojë për disa gjëra për t’u shëruar nga ngjarjet traumatike. Në radhë të parë janë prindërit dhe kujdestarët që mund t’i mbështesin, të kujdesen për ta, t’i duan dhe t’iu ndihmojnë me rutinën e tyre”, thotë Gewirtz.
“Trauma është e vazhdueshme, me ditë, javë, muaj, vite e dekada. Dhe kur nuk ka infrastrukturë të kujdesit shëndetësor, kur mungon qasja në trajtim, trauma nuk ka asnjë mundësi të shërohet. Ky, në fakt, është dallimi kryesor midis fëmijëve palestinezë dhe fëmijëve izraelitë, të cilët kanë qasje në disa nga shërbimet më të mira të kujdesit shëndetësor në të gjithë botën”, thotë Ghannam.
Të dy bashkëbiseduesit pajtohen se ajo që po ndodh me fëmijët në këtë konflikt, nuk është në interesin e askujt që do paqe midis izraelitëve dhe palestinezëve. Dhe një gjë është e sigurt, kostoja e kësaj lufte në fund do të matet edhe me jetët e këtyre fëmijëve – si atyre që humbën, ashtu edhe atyre që ndryshuan përgjithmonë.
Edona James: Kam qenë bashkë me vëllanë e Oliver Kahnit, gruaja e tij na zuri në flagrancëBanorja më e spikatur e Big Brother VIP Kosova, Edona ka treguar përsëri diçka interesante rreth vetes së saj.
Ajo tha se “ka pasur një skandal me vëllain e ish-portierit gjerman, Oliver Khanit”.
“Gruaja e tij na ka zënë bashkë, dhe ka shkruar në gazetë që kjo biondina më ka prishur jetën”, është shprehur Edona.
U arratis nga cirku afër Romës, autoritetet kapin luaninAutoritetet kompetente ia dolën të kthenin në një cirk në afërsi të Romës një luan që ishte arratisur dhe endej për orë të tëra në rrugët e Ladispolit dhe kryebashkiaku shprehu shpresën se ngjarja do të zgjonte ndërgjegjen dhe do të ndalonte shfrytëzimin e kafshëve në cirk.
Kryebashkiaku Alessandro Grando, i cili menaxhon qytetin me rreth 40.000 banorë, u bëri thirrje bashkëqytetarëve të shtunën në mbrëmje që të mos dalin nga shtëpia derisa policia dhe stafi i cirkut të kapin të arratisurin.
Videot e publikuara nga mediat italiane, tregojnë një luan të rritur që ecën nëpër rrugë të zbrazura gjatë natës.
Në orën 22:30, më shumë se pesë orë pas mesazhit të parë për qytetarët, Grando njoftoi në faqen e tij në Facebook se luanin e kishin qetësuar dhe kishin kapur.
“Tani për të do të kujdeset stafi i cirkut”, shtoi kryebashkiaku dhe falënderoi urgjencën dhe vullnetarët për ndihmën e dhënë në orët e shqetësimit të madh.
“Shpresoj që ky episod të zgjojë ndërgjegjen dhe përfundimisht t’i japim fund shfrytëzimit të kafshëve në cirk”, ka shkruar kryebashkiaku.
Duke parashikuar që disa banorë mund të ngrenë padi, Grando tha se nuk e miratoi cirkun e luanit që të vinte në qytet, por gjithashtu nuk ka autoritet ta ndalojë atë./KP
Shefi i njohur i kuzhinës Gordon Ramsay bëhet baba për herë të gjashtë: 3 djem dhe 3 vajzaGordon Ramsay, shefi i njohur i kuzhinës është bërë baba për herë të gjashtë. 57-vjeçari tha se erdhi në jetë një djalë.
Dhe duket se këtu, shefi i kuzhinës e ka mbyllur me fëmijët. Këtë e tregon edhe me anë një postimi në rrjetet sociale.
“3 djem dhe 3 vajza… E kryer”, shkroi ai.
Ramsay është martuar me Tana, autore librash gatimi, në vitin 1996. Për shefin e kuzhinës kjo është një dhuratë shumë e bukur, pasi vetëm pak ditë më parë ai festoi ditëlindjen e tij.
Ramsay u shpreh se do ta quajë djalin Jesse James.
Gordon dhe Tana janë prindër edhe të Megan-it, vajzës më të madhe e cila është tashmë tek të 20-tat, binjakëve Jack dhe Holly, Matilda-s dhe Oscar-it.
Xhaketa ikonike e Michael Jackson shitet në ankand për 286,000 euroXhaketa ikonë prej lëkure bardhë e zi, e veshur nga Michael Jackson në vitet 1980 në një reklamë të Pepsit, u shit në ankand për 250,000 £ (rreth 286,000 €).
Është një nga më shumë se 200 artikujt e ndryshëm të njerëzve të famshëm që ofrohen nga Propstore, një nga kompanitë lider në botë për shitjen e relikeve, kostumeve dhe rekuizitave të njerëzve të famshëm nga biznesi i shfaqjes.
Midis tyre ishin xhaketa e George Michael, një kapëse flokësh e veshur nga Amy Winehouse, sende që i përkisnin David Bowie, anëtarëve të Oasis dhe Beatles.
Jackson u shfaq me një xhaketë bardh e zi në vitin 1984 në një nga të parat e një serie reklamash të Pepsit. Ato reklama sot më së shumti mbahen mend për faktin se gjatë një prej xhirimeve, Jackson-it i morën flakë flokët dhe ai mori djegie pas një problemi me mjete piroteknike, por në atë incident ai kishte veshur një xhaketë tjetër.
Xhaketa lëkure La Rocka e George Michael e veshur në videon e xhiruar me këngëtaren amerikane Aretha Franklin për këngën “I Knew You Were Waiting (For Me)” u shit për 93,750 £ (rreth 107,000 €), që ishte dukshëm më shumë se sa pritej (midis 30,000 dhe 60,000 £).
Një kapëse flokësh e veshur nga këngëtarja e ndjerë britanike Amy Winehouse në videoklipin e vitit 2007 “You Know I’m No Good” u shit për 18,750 £ (21,500 €), pak më shumë se fundi i vlerësimit.
Mark Hochman, drejtor i muzikës dhe posterave në Propstore, tha përpara ankandit se shumë prej artikujve u ofruan për shitje publike për herë të parë.
Vetëm 4 minuta në fushë, Armando Broja fiton penallti për ChelseaChelsea dhe Manchester City po barazojnë 4-4 për javën e 12-të në Premier League. Në këtë duel u fut edhe Armando Broja, që prej javësh mungonte prej dëmtimit.
Sulmuesi i Kombëtares u hodh në fushë në të 89 minutë nga Pochettino, me 22-vjeçarin që vetëm katër minuta në fushë fitoi penalltinë e kthyer në gol nga Palmer.
Sulmuesi u rikthye në fushë pas nëntë muajve i dëmtuar, teksa lëndimi i ri e mbajti jashtë edhe për një muaj, çka bëri që trajneri i Kombëtares Sylvinho mes e grumbullonte për dy ndeshjet e nëntorit për Euro 2024.
FOTO/ Rezidenca super luksoze ku do të jetojnë Ronaldo dhe Georgina, 21 milionë euroMarrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez shkon përtej futbollit.
Çifti po kalon shumë mirë, saqë tashmë kanë menduar për planet e tyre të ardhshme. Të dy janë marrë vesh për projektet e tyre.
Modelja ka përfshirë partnerin në dokumentarin e saj të Netflix, ndërsa sulmuesi portugez e ka emëruar Georgina si drejtore të përgjithshme të “Insparya” (klinikave të mbjelljes së flokëve). Tashmë, çifti që ndodhet në Riad, kanë hedhur hapin e radhës në Portugali.
Edhe pse lojtari i Al-Nassr ka shpjeguar në më shumë se një rast se karriera e tij në futboll ende nuk ka përfunduar dhe se planifikon të vazhdojë derisa këmbët t’i thonë mjaft, ai dhe partnerja planifikojnë të bëjnë një hap më shumë në vendlindjen e Cristianos.
Prova për këtë është fillimi i ndërtimit të shtëpisë së tij të re pranë Cascais, me vlerë 21 milionë euro.
Shtëpia e radhës në të cilën çifti do të vendoset, do të jetë në “Quinta da Marinha”, një nga zonat më luksoze të vendlindjes së CR7.
Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez shkon përtej futbollit.
Çifti po kalon shumë mirë, saqë tashmë kanë menduar për planet e tyre të ardhshme. Të dy janë marrë vesh për projektet e tyre.
Modelja ka përfshirë partnerin në dokumentarin e saj të Netflix, ndërsa sulmuesi portugez e ka emëruar Georgina si drejtore të përgjithshme të “Insparya” (klinikave të mbjelljes së flokëve). Tashmë, çifti që ndodhet në Riad, kanë hedhur hapin e radhës në Portugali.
Edhe pse lojtari i Al-Nassr ka shpjeguar në më shumë se një rast se karriera e tij në futboll ende nuk ka përfunduar dhe se planifikon të vazhdojë derisa këmbët t’i thonë mjaft, ai dhe partnerja planifikojnë të bëjnë një hap më shumë në vendlindjen e Cristianos.


Prova për këtë është fillimi i ndërtimit të shtëpisë së tij të re pranë Cascais, me vlerë 21 milionë euro.
Shtëpia e radhës në të cilën çifti do të vendoset, do të jetë në “Quinta da Marinha”, një nga zonat më luksoze të vendlindjes së CR7.
Rezidenca është aq ekskluzive sa do të ketë katër kate dhe katër suita, ku Cristiano Ronaldo do të rehatohet pasi të përfundojë karrierën e tij futbollistike.
Prona ka 2720 metra katrorë dhe ndonëse shtëpia e radhës e çiftit të njohur është errësuar nga një fasadë e madhe rrethuese, në mënyrë që të shmangen detajet, e vërteta është se falë informacioneve nga revista “Semana” detajet kanë rrjedhur. Muret e rezidencës do të përbëhen nga dritare të mëdha, me tarraca nga jashtë, prej nga mund të shihet një nga aksesorët e shtëpisë, pishina e madhe e mbuluar.
Megjithatë, duke njohur zona të tjera që do të ketë shtëpia, është mundur të zbulohen disa shije që çifti i ka për zemër, pasi do të kenë në dispozicion të plotë një zyrë për të gjitha bizneset që drejtojnë, një sallë filmash, dy garazhe të mëdha.

Po kështu, ata donin ta fillonin shtëpinë e tyre të ardhshme në mënyrën më të qëndrueshme, duke instaluar panele diellore. Edhe pse Spanja është një nga vendet e preferuara të portugezit, duket se ëndrra e tij është të kthehet në vendlindje, në një shtëpi ku dhjetëra njerëz punojnë çdo ditë.