Aplikacion
Gjatë moshës së mesme ndryshimet në jetën e një gruaje janë të shumta. Fertiliteti humbet, ndryshimet hormonale shkaktojnë probleme të ndryshme në jetën e përditshme, fëmijët largohen nga shtëpia, plakja fillon të tregojë akoma më shumë shenjat e saj.
Nuk është për t’u habitur, që marrëdhëniet dhe dëshira seksuale e grave bien në vend të dytë dhe ngadalë fillojnë të zbehen. Pas një kohe, shumë gra mendojnë se e kanë humbur plotësisht seksualitetin e tyre.
Por gjinekologia amerikane Susan Hardwick-Smith, MD, raporton se ka mënyra që një grua të ketë seksin më të mirë të jetës së saj në moshën 40, 50, madje edhe 60 vjeç e lart. Nuk ka rëndësi se si ndihet për momentin, por se e kupton që statusi i saj seksual nuk i ka humbur.
Në një hulumtim që ajo kreu, specialistja studioi më shumë se 1000 gra të moshës 45-65 vjeç dhe zbuloi se 7% e grave të moshës së mesme kanë një jetë seksuale dhe marrëdhënie të kënaqshme.
Dhe për shkak se kjo përqindje mund të duket e vogël, Dr. Hardwick-Smith sugjeron disa mënyra për të zgjuar seksualitetin e një gruaje dhe për të shijuar seksin pas të 50-tave.
1. Ndryshoni atë që keni menduar për seksin
Për shumë njerëz, seksi ka të bëjë vetëm me penetrimin. E vërteta është, megjithatë, se një rol më të rëndësishëm luan kontakti i ngushtë fizik.
Kontakti fizik është çelësi për një marrëdhënie të shëndetshme dhe depërtimi nuk është gjithmonë një mënyrë e këndshme për ta shprehur atë. Në fakt, vetëm 4 nga 10 gra përjetojnë rregullisht orgazëm përmes penetrimit.
Në të vërtetë, gjatë ndryshimeve hormonale dhe fizike që ndodhin tek gratë e moshës së mesme, depërtimi shpesh mund të bëhet i vështirë, në mos i pamundur. Ka mënyra të panumërta që një grua të shprehet përmes kontaktit fizik, kushti i vetëm është që çdo zgjedhje i kënaq të dyja palët.
Greqia i vendos “bllokadën” e parë për integrimin Shqipërisë, shkak çështja Beleri
“Një përshkallëzim thelbësor i qëndrimit të ashpër ndaj Tiranës për shkak të shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të kryebashkiakut të burgosur të Himarës, Fredi Beleri, përfaqëson vendimi i Greqisë për të mos dhënë pëlqimin për një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të BE-së për fillimin e negociatave me Shqipërinë për grupin e parë të fondeve të anëtarësimit”, e nis artikullin media greke Kathimerini.
Megjithëse u gjet një formulë për të çuar përpara negociatat për këtë kapitull specifik me Maqedoninë e Veriut, pasi Bullgaria pranoi propozimin e kompromisit të paraqitur nga presidenca spanjolle, kjo nuk u bë për Shqipërinë.
“Përtej efektit që ka qëndrimi i qeverisë së Edi Ramës për çështjen Beleri për marrëdhëniet greko-shqiptare, në këtë mënyrë në thelb krijon një ingranazh të dytë për çiftin e kandidatëve për anëtarësim në BE”, thekson media greke.
Kandidaturat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të lidhura, ndaj ky zhvillim përbën një shkëputje praktike të dy kandidaturave.
Paketa e parë për çështjet themelore që duhet të zgjidhë çdo vend kandidat përfshin pesë kapituj, përkatësisht ata që kanë të bëjnë me:
• Së pari , gjyqësori dhe të drejtat themelore.
• Së dyti , Drejtësia, liria dhe siguria.
• Së treti , prokurimi publik.
• Së katërti , statistikat.
• Dhe së pesti , kontrolli financiar.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë është bërë publik progres-raporti i kandidatëve për anëtarësim në BE, me një referencë të tërthortë, por jo të qartë për ndërlikimet e shkaktuara nga çështja Beleri në marrëdhëniet greko-shqiptare, shkruhet në artikull.
“Është e qartë se Athina mund të rishikojë qëndrimin e saj nëse Tirana ecën përpara për të treguar se ka vend për diskutim dhe jo një shfaqje force nga ana e zotit Rama, brenda apo jashtë”, përfundon Kathimerini.
Problematika e gjetjes së fuqisë punëtore është vetëm maja e ajsbergut të valës së lartë të emigracionit. Pasojat do të fillojnë të ndihen gjithnjë e më shumë në ekonominë reale dhe në cilësinë e demokracisë në vend…
Tregu i punës ka hyrë në një ngërç, që me kalimin e muajve po bëhet aq i komplikuar sa është kthyer në shqetësimin kryesor të sipërmarrjeve. Ndërsa disa vite më parë, bizneset ankoheshin për korrupsionin, marrëdhëniet me tatimet e doganat, energjinë elektrike, problemet me gjyqësorin, këto çështje kanë kaluar tashmë në plan të dytë.
Dhoma Amerikane e Tregtisë, në indeksin e fundit të biznesit, kishte si problematikën kryesore mungesën e fuqisë punëtore. E njëjta tendencë u konstatua dhe në sondazhin e mjedisit të të bërit biznes në Shqipëri, të Shoqatës së Investitorëve të Huaj (FIIA).
Ndonëse perceptimi i investitorëve të huaj në përgjithësi për ambientin për të bërë biznes u përmirësua, i vetmi indikator me përkeqësim ishte tregu i punës dhe gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Investitorët e huaj e kanë vlerësuar aksesin e tyre në fuqinë punëtore të kualifikuar/të kualifikuar vendase dhe ndikimin e saj në biznesin e tyre me 31 pikë nga 100 në shkallën e performancës, me një rënie prej 7 pikësh, krahasuar me vitin 2022 (38 pikë), nga 46 pikë që ishte mesatarja e indeksit.
Që para pandemisë, bizneset filluan të ndienin presionin e gjetjes së fuqisë punëtore. Arsyeja kryesore lidhet me një valë të dytë të emigracionit, që u përshpejtua dukshëm pas heqjes së kufizimeve në 2021 dhe kulmoi në vitin 2022.
Të dhënat indirekte nga kërkesat për azil tregojnë se numri i aplikimeve në Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar arriti në 32 mijë persona (më se gjysma e të cilëve vetëm në MB), që është niveli më i lartë që nga viti 2016. Nga shtetet e BE-së në vitin 2022 u dhanë 74 mijë leje qëndrimi, shifra më e lartë që nga viti 2010.
Lëvizja e lirë është një nga të drejtat themelore në demokraci dhe e gjithë Europa Lindore i ka përjetuar pasojat e emigracionit. Është e natyrshme që qytetarët e një vendi të kërkojnë një jetë më të mirë dhe të shfrytëzojnë mundësitë që u jepen.
Por, ritmet me të cilat po largohen shtetasit shqiptarë janë jonormale, në raport me popullsinë e vendit. Shqipëria ishte e dyta në botë për kërkesat për azil në Bashkimin Europian në vitin 2022, në raport me popullsinë, pas Sirisë, qytetarët e së cilës ikin nga lufta, ndërsa u rendit e para në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky nuk është ritmi që duhet të ketë një shtet, i cili, teorikisht, ka një rritje të kënaqshme ekonomike, ka regjim demokratik, apo është vend anëtar i NATO-s dhe për rreth një dekadë pritet që të integrohet në Bashkimin Europian.
Ndërsa vala e parë e emigracionit e fillimit të viteve 2000 dha ndikim pozitiv në ekonomi, duke sjellë likuiditete, njohuri e investime nga emigrantët, vala e dytë duket se e ka futur ekonominë në “kurth”. Pritshmëritë, tashmë, kanë ndryshuar.
Emigracioni nuk është vetëm për motive financiare, por po largohet një shtresë e arsimuar, një shtresë që ka krijuar edhe kursime apo ka investuar në pasuri të paluajtshme, një shtresë që konsumin e realizonte po në Shqipëri (e thënë ndryshe shtresa e mesme) e zhgënjyer nga cilësia e jetesës dhe pritshmëritë për të ardhmen.
Po ikin, krahas të tjerëve, mjekët, infermierët, specialistët e teknologjisë së informacionit, ekonomistët, profesionistët. Për të frenuar ikjen, bizneset po detyrohen të rrisin pagat, por kjo po ndodh në një mjedis joproduktiv dhe shpesh me konkurrencë të pashëndetshme, duke u transferuar në rritjen e kostove, pasojat e të cilave po paguhen nga konsumatori në çmimet e produkteve e shërbimeve (inflacioni në vend po ulet shumë më ngadalë se në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të INSTAT).
Problematika e gjetjes së fuqisë punëtore është vetëm maja e ajsbergut të valës së lartë të emigracionit. Pasojat do të fillojnë të ndihen gjithnjë e më shumë në ekonominë reale dhe në cilësinë e demokracisë në vend.
Reforma territoriale, e cila synoi të sillte një eficiencë ekonomike në administrimin e territorit dhe të shërbimeve shtetërore, është një tjetër faktor që shumë shpejt do të tregojë nëse do të shndërrohet në një nxitës të shpopullimit të mëtejshëm të zonave rurale, apo qyteteve që kanë mungesë të theksuar mbështetjeje dhe niveli të shërbimeve bazë, si mjekësia, administrata mbështetëse apo projekte konkrete zhvillimi, të cilat do të kontribuonin disi në ruajtjen e fizionomisë së tyre.
Universitetet kanë mbetur që tani pa studentë, duke prekur tregun e punës së pedagogëve, shumë sipërmarrje nuk arrijnë të zgjerohen, sepse nuk kanë punonjës, duke frenuar planet e investimeve. Efektet në të ardhmen afatgjatë pritet të vazhdojnë zinxhir, duke prekur deri skemën e pensioneve.
Pas ikjes masive në 2022, ritmi i emigrimit duket se ka rënë, nisur nga frenimi i kërkesave për azil, por dhe fakti që pjesa më e madhe e atyre që planifikonin të iknin e kanë ndërmarrë këtë veprim.
Ndaj kjo është koha për të nxitur reforma, për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme, që vlerëson punonjësit e profesionet dhe ofron paga të larta si parakushti kryesor për të frenuar emigrimin e mëtejshëm dhe për të nxitur kthimet, përmirësim të kushteve dhe cilësisë së mjedisit të jetesës e mbi të gjitha, forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që vlerëson njeriun dhe dinjitetin e tij./Monitor
U rrëmbye për 13 ditë, baba i futbollistit pas lirimit: Ishte kohë e vështirë për muaLuis Manuel Díaz, babai i sulmuesit të Liverpool, Luis Diaz, ka folur publikisht për herë të parë që kur u lirua nga një grup gueril kolumbian.
Díaz deklaroi se ishte detyruar të ecte për një kohë të shumë me pak gjumë, ndërsa mbahej në një zonë malore.
“Nuk do të doja që askush të ishte në atë mal në situatën në të cilën isha unë”, u tha ai i përlotur gazetarëve.
Díaz u rrëmbye më 28 tetor në qytetin e lindjes, në Barrancas, Kolumbi dhe u lirua pas 13 ditësh.
Në një konferencë për shtyp, 58-vjeçari tha se ato ditë kishin qenë një kohë “shumë e vështira” për të.
Policia kolumbiane thotë se katër persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përgjegjës për rrëmbimin e Luis Manuel Díaz, sipas mediave lokale.
Policia thotë se pas një përpjekjeje të koordinuar mes autoriteteve kolumbiane dhe britanike, një grup kriminal i quajtur “los primos” u çmontua.
Díaz u mbajt peng deri më 9 nëntor, kur anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN) ia dorëzuan atë zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara dhe Kishës Katolike.
Policia fillimisht kishte thënë se më shumë gjasa për rrëmbimin ishte një bandë kriminale.
Por një delegacion qeveritar tha më vonë se kishte informacione zyrtare se rrëmbimi ishte kryer nga “një njësi që i përkiste ELN”.
Nëna e futbollistit të Liverpool, Cilenis Marulanda, e cila u rrëmbye me armë së bashku me Díaz, u lirua brenda disa orësh.
Ndërsa babai i tij mbahej nga ELN, futbollisti i Liverpool me origjinë kolumbiane bëri thirrje vazhdimisht për lirimin e tij.
Ditë përpara lirimit të babait të tij të enjten, Díaz shënoi një gol kundër Lutonit dhe ngriti fanellën e tij ku ishte shkruar në spanjisht “liri për babin”.
Ndërsa banorët e qytetit Barrancas mbajtën një marshim me qirinj të ndezur duke kërkuar lirimin e Diaz.
Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një deklaratë sqaruese për ngjarjen e rëndë në fushën e blertë, ku kapiteni i Egantias, Raphael Dwamena humbi jetën pasi ra pa ndjenja në fushë gjatë sfidës me Partizanin.
FSHF e ka quajtur “tragjedi” vdekje e sulmuesit ganez, ndërsa është shprehur se gjatë ndeshjes janë respektuar të gjitha rregullat.
Në reagim sqaron se në gatishmëri ka qenë një ambulancë e pajisur me defribilator dhe të gjitha aparaturat e nevojshme mjekësore si edhe dy doktorë.
FSHF shkruan se futbollistit i është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë në fushë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore.
“U bëjmë thirrje disa mediave, disa individëve të caktuar dhe opinionit publik për këtë ngjarje të rëndë të mos bëjnë raportime të papërgjegjshme dhe të pabazuara në fakte për të shfrytëzuar këtë tragjedi”, shkruan Federata Shqiptare e Futbollit.
Reagimi i FSHF:
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë opinion publik në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Rrogozhinë gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, ku futbollisti Raphael Dwamena ra pa ndjenja në fushën e lojës dhe më pas ndërroi jetë.
Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Rrogozhinës është respektuar me rigorozitet rregullorja e garës. Në gatishmëri ka qenë një ambulancë e pajisur me defribilator dhe të gjitha aparaturat e nevojshme mjekësore si edhe dy doktorë. Futbollistit i është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë në fushë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore.
Mjafton të sjellim në vëmendje disa raste të fundit për të dëshmuar se rregullorja zbatohet në përpikmëri në aspektin mjekësor në çdo rast. Në ndeshjen e dy javëve më parë, Skënderbeu-Egnatia, stafi mjekësor dhe ambulanca kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë një tifozi që kishte probleme shëndetësore, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke e transportuar më pas në spital. Ndeshja është ndërprerë për 15 minuta dhe vetëm pas kthimit të ambulancës në stadium, delegati ka pranuar që loja të rifillojë.
Në ndeshjen Tirana-Laçi të kampionatit të moshave U17 të datës 10.11.2023 është ndërprerë loja në minutën e 25-të për 30 minuta pasi është dëmtuar një lojtar i Tiranës në kokë. Është dashur ndërhyrja e ambulancës për ta transportuar në spital dhe vetëm pas kthimit të ambulancës dhe stafit mjekësor ka vazhduar loja.
Në Kategorinë e Dytë, ndeshja Adriatiku-KKS Albanët e datës 28.10.2023 nuk është zhvilluar, pasi ekipi KKS Albanët nuk kishte mjek.
Në Kategorinë e Parë, ndeshja e datës 6 nëntor mes Tomorrit dhe Burrelit është ndërprerë pasi është dërguar në spital një lojtar i Burrelit pas dëmtimit në kokë dhe më pas sërish ka rifilluar me rikthimin e stafit mjekësorë dhe ambulancës.
FSHF u bën thirrje disa mediave, disa individëve të caktuar dhe opinionit publik për këtë ngjarje të rëndë të mos bëjnë raportime të papërgjegjshme dhe të pabazuara në fakte për të shfrytëzuar këtë tragjedi.
Aksident i rëndë në Bulqizë, përplasen dy automjete! Vdes 25-vjeçari, plagosen 2 të tjerëNjë aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur tek mbikalimi i Bulqizës mbrëmjen e sotme.
Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe nga aksidenti ka humbur jetën një 25-vjeçar, i identifikuar si Esmerald Nika.
Gjithashtu raportohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë që ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se makina që drejtohej nga viktima është përplasur me mjetin që drejtohej nga shtetasi Ylli Rama.
Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e 25-vjeçarit. Si pasojë e shpejtësisë, i riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me automjetin tjetër.
Nga fotot nga vendngjarja shihet se automjetet janë shkatërruar nga aksidenti.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi Bulqizë”, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Ylli Rami, dhe pasagjer shtetasin D. S., me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues Esmerald Nika.
Nga përplasja e automjeteve janë dëmtuar tre shtetasit e mësipërm, të cilët janë dërguar në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra shtetasi Esmerald Nika, ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Në Shqipëri u rritën këtë vit sipërfaqet e mbjella me grurë dhe misër, por fermerët thonë se nuk po e shesin prodhimin për shkak të çmimit shumë të ulët që ndikohet nga importi i drithërave.
Në Gjirokastër prodhimi i grurit ka shkuar këtë vit për nevojat e konsumit familjar ndërsa kosto e prodhimit të drithit ishte më e ulët se viti i shkuar.
Fermerët thonë se do të jenë në vështirëse për mbjelljet e reja nëse nuk e shesin prodhimin e këtij viti.
Prodhuesit e drithërave rritën këtë vit sipërfaqet e mbjella me grurë dhe miser në Shqipëri nisur nga rritja e çmimit të grurit në tregjet e huaja vitin e shkuar, por të favorizuar edhe nga një skemë mbështetëse e qeverisë shqiptare.
Në zonën e Gjirokastrës, veçanërisht në Luginën e Drinos, interesi i disa fermerëve që marrin toka me qera u rrit, por edhe u përball edhe me sfidat e prodhimit.
Klinton Beqari që merret me kultivimin e grurit, misrit, tërshërës dhe jonxhës në këtë zonë në një sipërfaqe prej rreth 500 hektarë flet për Zërin e Amerikës lidhur me prodhimin e këtij viti.
“Ne mbjellim grurë, tërshërë, jonxhë, misër, i mbjellim të gjitha dhe në total bëhen 4 kultura rreth 500 hektarë. Deri diku mirë kemi dalë me prodhimin e misrit, gruri nuk ka qenë në prodhim shumë të mirë këtë vit. Por shpresojmë tek rritja e çmimit të tregëtimit, se çmimi është shumë i ulët për momentin si i grurit edhe i tërshërës dhe misrit”.
“Çmimi i grurit, misrit dhe tërshërës këtë vit është ulur në rreth 30 lekë për kilogramë nga 50 lekë për kg që ishte vitin e shkuar. Prodhimi po magazinohet në depo dhe nëse nuk rritet çmimi i shitjes rrezikojmë falimentimin”, thotë më tej Klintoni.
Çmimet e ulta të shitjes së grurit mund t`i frenojnë fermerët në mbjelljet e reja të këtij viti thotë për Zërin e Amerikës specialisti Balin Bineri në drejtorinë e Shërbimeve bujqësore Gjirokastër.
“Çmimi është shumë i ulët në krahasim me vitet e kaluara, por edhe kundrejt totalit të shpenzimeve me të ardhurat, kjo do bëjë që bilanci ta vërë në vështirësi fermerin dhe në këtë mënyrë një pjesë e fermerëve të cilët kanë mbjellë për tregëti, ndoshta edhe mund të frenohen disi në mbjelljet e reja.”
Zoti Bineri thotë më tej se skema e sumvencionit solli një rrije të sipërfaqes së mbjellë me grurë në të tre rrrethet Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë, por pritet një rikthim tek situata e mëparshme.
U rrit në të gjitha zonat e qarkut sipërfaqja e mbjellë me grurë me rreth 250 hektarë më shumë se një vit më parë dhe bëhet fjalë për mbjelljet e vjeshtës së kalur por pritshmëritë janë që për këtë vit të bier kultivimi i grurit dhe të shkojë në ato nivele që ka qenë më përpara.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë rreth 4 mijë fermerë u mbështetën në nivel kombëtar për mbjelljen e grurit me rreth 5 milionë USD ndërsa sipërfaqet me grurë u rritën me rreth 4,5% krahasuar me vitin e shkuar.
Zoti Bineri thotë se duhen parë nje seri faktorësh për të nxitur kultimin e këtyre kulturave, por siguruar edhe tregje konkuruese në raport me importin e drithërave.
Ndërsa Zoti Beqari thotë se këtë vit ka një ulje të çmimit të plehrave kimikë, por kostot e prodhimit vijojnë të mbeten të larta.
“Këtë vit kanë rënë disi çmimet e plehrave kimikë por problem është se ne i kemi marrë të shtrenjta të vitit të kaluar dhe ky ëhstë prodhimi i vitit të kaluar pavarësisht se del një vit me vonesë, por të gjitha janë marrë shumë të shtrenjta.“
Megjithatë Klintoni thotë se do vijojë do vijojë të mbjellë pasi e ka marrë edhe për këtë vit farën e misrit dhe grurit.
Patjetër që do të mbjellim edhe këtë vit. I kemi marrë të gjitha masat, tokat i kemi, farat i kemi marrë dhe për çdo gjë jemi përgatitur. Do vazhdojmë të punojmë deri sat ë falimentojmë,nuk kemi zgjidhje tjetër. I kemi hyrë kësaj “valleje” dhe do ta hedhim deri në fund.
Sipas vetë fermerëve një nga faktorët që po ndikojn në çmimin e ulët të shitjes së grurit dhe misrit është importi i drithit.
Shqipëria plotëson rreth 50% të nevojave nga prodhimi vendas dhe pjesa tjetër importohet kryesisht nga Serbia, Ukraina dhe Rusia.
Pjesa më e madhe e importit të drithit rreth 40% sipas të dhënave të Institutit të Statistikave është realizuar këtë vit nga Serbia dhe çmimet e importit janë kryesisht 31-32 lekë për kilogramë.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave gjatë këtij viti për periudhën janar- korrik u importuan rreth 130,351 tonë drithëra, ndërkohë që në vitin 2022 u importuan 135,409 ndërsa në vitin 2021 u importuan rreth 159,000 tonë drithëra./VOA
Kurti: Shtetet fqinje s’janë të sigurta nga Serbia, përsa kohë nuk janë pjesë e BE-sëKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të shtunën se shtetet fqinje nuk mund të ndihet të sigurta nga Serbia, derisa nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian (BE).
I pyetur gjatë Forumit të Paqes në Paris se cilat janë qëllimet e Serbisë karshi Kosovës, Kurti theksoi se “ndarja e saj, apo kompensimet territoriale.”
“Fqinjët e Serbisë, për sa kohë që nuk janë pjesë e BE-së, nuk janë të sigurt nga Serbia, dhe kjo duhet të merret parasysh në Bruksel. Ata janë të inatosur me shpërbërjen e Jugosllavisë, kanë menduar se mund ta shkatërrojnë dhe ta marrin gjysmën e saj, nuk doli ashtu”, tha Kurti.
Kosova e ka akuzuar Serbinë për “tentim aneksimin e veriut të Kosovës”, pas një sulmi nga një grup i serbëve të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues. Serbia i ka mohuar akuzat, megjithëse përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe.
“Mendoj se, në njërën anë, ata [Serbia] duan të shohin ndarjen e Kosovës, do të donin kompensime territoriale për gabimet e tyre, por nuk është e mundshme”, tha Kurti në Paris të shtunën.
Para disa viteve ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kishin biseduar për shkëmbimin e mundshëm të territoreve mes dy vendeve, mirëpo kjo çështje kishte shkaktuar debate të shumta, si në Kosovë ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.
Kosova është vendi i vetëm nga fqinjët e Serbisë që ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Negociatat për anëtarësim ka vite që i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa në korrik të vitit 2022 i kanë nisur edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Bosnje e Hercegovina e mori statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit të kaluar.
Kurti beson se arsyeja pse Kosova nuk e ka marrë ende statusin e kandidatit ka qenë mungesa e liberalizimit të vizave deri tani, të cilin Komisioni Evropian (KE) e miratoi në fillim të këtij viti, para se të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.
“Ne nuk kemi alternativë tjetër, Evropa është kontinenti jonë, BE-j është e ardhmja jonë dhe ne duam të përfitojmë dhe kontribuojmë në BE”, shtoi Kurti.
Rruga e Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu i saj me Serbinë, njoftuan javën e kaluar zyrtarët evropianë.
Edhe pse Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE, komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha më 8 nëntor se Këshilli ende nuk ka kërkuar nga komisioni që të japë opinion për këtë.
“Ne jemi të gatshëm të japim opinionin”, tha ai.
“Ndjenja jonë është se për Kosovën rruga drejt BE-së po vjen përmes një dialogu të suksesshëm. Ata duhet t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për ta bërë dialogun të suksesshëm”, shtoi Varhelyi.
Më 8 nëntor, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, tha se zbatimi i marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mund të jetë një hap i madh përpara për Kosovën.
Në Raportin e Progresit për Kosovën, në shumicën e fushave që vlerësohen, Komisioni Evropian ka thënë se Kosova ka shënuar “përparim të kufizuar”./REL
Lindita Nikolla, 12 mln euro shpenzime luksi e udhëtime? Kuvendi: Deklaratat e Foltores, sajimeKuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, se kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka harxhuar 12 milionë euro me shpenzime luksi, arredime, udhëtime e pritje.
Kuvendi i ka konsideruar akuzat si “sajime” të Foltores dhe nuk i përgjigjen realitetit.
“Në ato që Deklarata e Foltores i quan shpenzime luksi, zëri kryesor, 829.700.000 lekë, janë pagat e deputetëve dhe të administratës. Mos vallë nuk duhet të paguhen deputetët dhe administrata?”, shkruhet në reagimin e Kuvendit.
Institucioni deklaroi se burimet financiare të Kuvendit të Shqipërisë janë në dispozicion të të gjithë deputetëve, pa dallim përkatësie partiake, duke hartuar edhe një listë të shpenzimeve për të cilat janë përdorur edhe paratë
Reagimi i plotë:
Në lidhje me deklaratën e sotme të Foltores dhe në emër të transparencës para qytetarëve, publikut dhe medias, Kuvendi i Shqipërisë sqaron si më poshtë:
Planifikimi, detajimi dhe përdorimi i burimeve financiare të Kuvendit të Shqipërisë, sipas programeve buxhetore, vendoset dhe miratohet nga Byroja e Kuvendit, organ në të cilin bëjnë pjesë edhe deputetët e opozitës. Pas miratimit në Byro, bëhet raportim 4-mujor i realizimit të treguesve të buxhetit, të cilat janë publike.
Mënyra e përdorimit të burimeve financiare respekton rigorozisht rregullat dhe procedurat për shpenzimin e fondeve të buxhetit të shtetit dhe publikohen në faqen e Kuvendit. Fondet e Kuvendit të Shqipërisë janë pjesë e buxhetit të shtetit dhe përdorimi i tyre rregullohet nëpërmjet prokurimit publik.
Deklarata e sotme e Foltores është e mbushur me të pavërteta e sajime, të cilat nuk i përgjigjen realitetit. Shpenzimet për të cilat bëhet fjalë në deklaratën e Foltores janë shpenzime për funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe aspak për shpenzime luksi.
Në ato që Deklarata e Foltores i quan shpenzime luksi, zëri kryesor, 829.700.000 lekë, janë pagat e deputetëve dhe të administratës. Mos vallë nuk duhet të paguhen deputetët dhe administrata?
Në ato që Deklarata e Foltores i quan shpenzime luksi, bëjnë pjesë shpenzimet operative, 479.556.000 lekë, të domosdoshme për mbështetjen e veprimtarive parlamentare dhe kryerjen e funksioneve të Kuvendit. Mos vallë duhet të ndërpritet veprimtaria e Kuvendit të Shqipërisë?
Në ato që Deklarata e Foltores i quan shpenzime luksi, bëjnë pjesë shpenzimet për udhëtime jashtë vendit të delegacioneve të Kuvendit, 58.391.411 lekë, në kuadër të detyrimeve për të marrë pjesë dhe kontribuar në veprimtaritë e forumeve ndërkombëtare ku jemi anëtarë. Asnjë deputet i Kuvendit, në maxhorancë a opozitë, nuk është penguar të marrë pjesë në veprimtari ndërkombëtare. Të mos zhvillojmë diplomaci parlamentare për të mbrojtur interesat kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, për të cilën Kuvendi gjatë kësaj legjislature është investuar në mënyrë të shtuar?
Për transparencë , informojmë publikun se buxheti i Kuvendit për vitin 2023 është: 1.513.843.540 leke nga të cilat;
Për pagat: 829.700.000 lekë.
Sigurimet shoqërore: 112.384.000 lekë.
Shpenzimet operative: 479.556.000 lekë.
Kuota parlamentare: 15.090.000 lekë.
Fondi i veçantë: 2.113.540 lekë.
Shpenzime kapitale: 75.000.000 lekë.
Realizimi si 10-mujor: 1.085.948.857 lekë.
Së fundi, nënvizojmë se burimet financiare të Kuvendit të Shqipërisë janë në dispozicion të të gjithë deputetëve, pa dallim përkatësie partiake
Pjerin Ndreu hap konkurs për meme: Fituesi pushon në një resort në Shëngjin me pronar të bardhë!Marrëveshja mes kryemininistri Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni për krijimin e dy kampeve në Lezhë, konkretisht në Shëngjin dhe Gjadër, për të strehuar emigrantët nga Afrika që tentojnë të mbërrijnë në vendin fqinj, bëri që rrjeti të shpërthejë me meme ironike dhe doza humori.
Nisur nga këto meme, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, i cili e mbështeti këtë marrëveshje, shpalli një konkurs.
Kryebashkiaku socialist në një postim në rrjetet sociale shkruan se kush gjen meme për ardhjen e emigrantëve, apo kush e bën një të re, një komision prej tre vetash të nominuar nga ai do shpallë një fitues.
Sipas tij, memet duhet të dërgohen në inbox-in e tij dhe do të përzgjidhen në bazë të likeve që do të marrë pasi të postohen në facebook0un e tij.
Fituesi sipas kryebashkikaut socialist, do të ketë 7 ditë pushime në në prej resorteve më të mira të Shengjinit me pronar të bardhë.
“Kush gjen memen me te kendeshme, apo kush e ben nje te re, nje komision prej tre vetesh te nominuar nga une do shpalle nje fitues! Fituesit do i garantohen 7 dite pushime ne nje prej resorteve me te mira te Shengjinit me pronar te bardhe!
Materialet do administrohen ne inbox-in tim, do postojen ne faqen time! Fituesi do shpallet ne baze te like-ve! Te shohim kush e shfryn fantazine me shume! Fituesi shpallet me daten 5 Dhjetor”, shkruan ai.

Pjerin Ndreu e ka shoqëruar postimin me një meme e publikuar në rrjet ku në një furrë buke në Lezhë ka si shitëse një shtetase me ngjyrë.
“Keta shoket tone oo bejne cudine ne superligen shqiptare te Basketbollit!🤣🤣 Rrafin Apollonine ne Fier me rezultatin e thelle 108-74! Po na ecen mbare ne me duket🤣🤣🙈🙈 Te fala direkt nga Fieri!😜”, shkroi Pjerin Ndreu.
