Aplikacion
Një shqiptare ka humbur jetën në kishë pasi u rrethua nga policia që tentoi ta arrestojë.
Marinela Murati u ndalua nga dy oficerë policie, por u rrëzua për tokë dhe vdiq.
Ngjarja ka ndodhur në Vigevano, në kishën e Madonna Pellegrina në via Monti, mëngjesin e së premtes së 3 nëntorit.
Prokuroria e Pavias ka hetuar dy oficerët për vrasje nga pakujdesia, ndërsa pritet rezultati i autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 39-vjeçares.
Në momentin kur ndodhi ngjarja kisha ishte plot me njerëz, pasi pritej të fillonte një ceremoni mortore. Por ceremonia mortore u ndërpre dhe u zhvendos për rreth një orë në një kishë tjetër.
Marinela Murati hyri në kishë dhe, sipas disa dëshmive, pengoi fillimin e funeralit, duke bërtitur “Allah Akbar” dhe duke u përpjekur të kapte një statujë dhe ta hidhte në tokë.
E imobilizuar nga oficerët, ajo u sëmur papritur dhe u rrëzua përtokë. Në atë moment ajo u mor nga punonjësit shëndetësorë të Kryqit Blu dhe u transportua në spitalin e Vigevanos, por ndërroi jetë.
Sipas raportimeve, shqiptarja vuante nga probleme mendore.
3-vjeçarja rënkon nga dhimbjet, pamje të reja nga kopshti privat në Tiranë, mungojnë 3 orë filmimePamje të tjera filmike janë publikuar nga kopshti “Stinët”, ku edukatorja dhunoi barbarisht vogëlushen 3-vjeçare, e cila përfundoi me këmbë të thyer në spital.
Mbetet ende mister se si është thyer këmba e vajzës në kopshtin privat, ndërsa në kamerat e sigurisë brenda ambienteve ku edhe ndodhi ngjarja, mungojnë 3 orë material filmik, pamje që do të zbulonin edhe se çfarë i ka ndodhur të miturës.
Gjatë ditës, edukatorja që qëllonte vajzën është shoqëruar në polici, por u procedua penalisht në gjendje të lirë.
ORA 12:19 – Fëmijët përgatiten për të fjetur

ORA 12:21 – Vajza vendoset për të fjetur

ORA 15:04 – Vajza qan nga dhimbjet

Gentian Zenelaj: Janë 3 orë që mungojnë në këtë pamje.
Saimir Kodra: Fëmija rënkon dhe qan. A mund të ndodhë fëmija në gjumë të thyejë këmbën e tij?
Gentian Zenelaj: Jo, nuk e besoj vetëm po ra ndonjë suva nga lart.
Saimir Kodra: Unë nuk jam ortoped, por them që në gjumë nuk e thyen dot këmbën një fëmijë apo kushdo qoftë sepse trupi dhemb, dhe zgjohesh, reagon. Vetëm nëse i ka kaluar shenjtani sipër…
Gentian Zenelaj: E trishtë të dëgjosh një fëmijë që qan.
Saimir Kodra: Ajo nuk qan, por rënkon sepse ka dhimbje. Por çfarë ndodhi? Ne nuk e dimë sepse mungon orari.
Dëshmia e edukatores:
Është zbardhur dëshmia e edukatores, e cila dhunoi në kopshtin privat “Stinët” 3-vjeçaren që përfundoi me këmbë të thyer në spital.
Ngjarja ndodhi më 1 nëntor, por edukatorja Majlinda Dehima u shoqërua në polici ditën e sotme ku edhe iu përgjigj pyetjeve të hetuesve.
Ajo u shpreh se e ka vënë re dëmtimin në këmbën e vajzës pasi është zgjuar nga gjumi rreth orës 15:03 dhe për këtë ka vënë në dijeni edhe drejtoreshën e kopshtit privat.
Edukatorja tha në dëshminë e saj se vajza mund të jetë dëmtuar tek krevati, pasi sipas saj ka hapësira.
“Mund të jetë dëmtuar tek krevati, pasi ka thënë se aty ka hapësira. Kam vënë në dijeni për këtë Drejtoreshën.
Pasi është zgjuar në orën 15:03 ka parë vajzën duke qarë dhe ka konstatuar këmbën e enjtur”.
Kur e kanë pyetur se pse e qëllonte, ajo ka thënë: “Që të kishte vëmendje sepse qante.”
Pas marrjes në pyetje ka nisur procedimi në gjendje të lirë për edukatoren si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturve”.
Në përfundim të verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore dhe u bë pezullimi nga detyra, për punonjësit e Policisë:
1. Komisar Rustem Dervishi, me detyrë Zv/Shef i Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë;
2. Nënkomisar Ylli Çako, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve;
3. Nënkomisar Ergys Brahimaj, me detyrë Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve.
Publikimi i skandalit 6 ditë pas ngjarjes
Një prind ka denocuar rastin skandaloz ku vajza e tij e vogël është dhunuar barbarisht nga edukatorja brenda ambienteve të kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në Tiranë dhe është dërguar në spital me këmbë të thyer.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023 dhe prindërit e vajzës janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00 për gjendjen e vogëlushes, duke tentuar të fshehin edhe ngjarjen.
“Hajde merre vajzën sepse ka dhimbje tek këmba dhe po grindet, diçka e ka pickuar”, i ka thënë stafi i kopshtit nënës së vogëlushes.
Ndërkohë që dhuna ndaj të miturës kishte ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit. Babai i vajzës tregoi se kur bashkëshortja ka shkuar në kopshtin ku ndodhej e bija, e ka gjetur të fshehur poshtë tavolinës dhe këmba e saj ishte shumë e enjtur.
Fillimisht e kanë nisur për pediatri, por aty mjekja i ka thënë se “që nuk është rast për mua, ka diçka tek këmba”, duke i sugjeruar të shkojnë tek “Ushtaraku”.
“Momentin që i bënë grafinë tek Trauma, grafia doli në një thyerje shumë të keqe, ishte thyer këmba, pjesa e kofshës në një gjendje skandaloze”, tha babai i vajzës.
Denoncuesi: Ka qenë data 1 Nëntor 2023. Vajza u çua nga ime shoqe në orën 8 e 20 dhe ne ikëm në punë siç çdo ditë. Kur e çuam vajzën në mëngjes ishte në rregull, si çdo ditë tjetër. Në orën 3, njoftohet nusja që “hajde merre vajzën sepse ka dhimbje tek këmba dhe po grindet, diçka e ka pickuar”. Nusja niset direkt dhe kur mbërrin aty, goca ishte futur poshtë një tavoline.
Këmba ishte e enjtur dhe ishte fryrë sa koka e vajzës. Nusja kishte ndeshur edukatoren dhe drejtoreshën të cilat po e prisnin duke qarë. Thoshte me veten e vet se “çfarë i kam bërë unë vetes”. Nusja nuk e pati mendjen në ato momente se çfarë po ndodhte me edukatoren, por pa edhe drejtoreshën duke qarë dhe drejtoresha i tha që “hajde të hipim në makinë dhe ta çojmë direkt në pediatri”.
U nisën në pediatri dhe më mori nusja direkt në telefon dhe më tha që po ikim në pediatri. Kur shkova, mora fëmijën dhe u shokova kur i pashë këmbën që ishte e enjtur në një gjendje skandaloze. Më pas morëm letrën e hyrjes që ta kontrollojë mjekja dhe kur mjekja pa tha “që nuk është rast për mua, ka diçka tek këmba dhe nuk di të ju kthej përgjigje. Ju sugjeroj që të shkoni tek “Ushtaraku”.
Kur mbërritëm në Urgjencën e “Ushtarakut”, u futëm brenda dhe kërkuam ndihmën e shpejtë dhe aty dolën mjekët që ishin specialist të kësaj fushe dhe në momentin që i bënë grafinë, grafia doli në një thyerje shumë të keqe, ishte thyer këmba, pjesa e kofshës në një gjendje skandaloze.
Emisioni investigativ “Stop” ka siguruar edhe pamje filmike që tregojnë se si edukatore Lina ushtron dhunë ndaj vajzës së vogël.
“Emisioni Stop ka siguruar pamjet filimike të kopshtit “Stinët”, këtu jemi tek dhoma e vizatimit të këtij kopshti. Ajo që dyshohet është se rreth orës 10 të mëngjesit, diçka ka ndodhur me vajzën 3-vjeçare. Nuk dimë nëse ka qenë aksident apo dhunë e ushtruar nga personelei, por ajo që dimë është se vajzës 3-vjeçare i është thyer këmba. Kjo është eduktatore Lina. Nga pamjet kuptojmë se diçka nuk shkon me të. Ajo është e tensionuar, ku për disa minuta rri me kokë ulur vetëm në dhomën e vizatimit.”

“Kjo është ora 10 e 36 minuta. Vogëlushja e lënduar futet në dhomë nga sanitarja. Pas pak, edukatore Lina e acaruar çohet dhe godet me vizore vajzën. Duket qartë që këmba e vajzës në këto momente është e lënduar nga dridhjet dhe lëvizjet që ajo bën”

“Edukatore Lina mesa duket po shqetësohet nga të qarat e vajzës dhe i kthehet përsëri duke e goditur në fytyrë që vajza të pushojë së qari.”

“Sikur të mos mjaftonte kjo, vajza e vogël tërhiqet zvarë nga dora dhe ulet brutalisht në një karrige.”

“Dallohet qartë se vajza ka dhimbje nga këmba dhe qan nën zë pasi ka frikë nga edukatorja, por kjo e fundit tregohet e pamëshirshme dhe vazhdon duke e goditur me vizore në trup vajzën e vogël që ajo të pushojë.”

“Pra, nga këto pamje kuptojmë që vajza është lënduar rreth orës 10 të mëngjesit, por mosdhënia e ndihmës nga personeli dhe mbajtja për orë të tëra me këmbën e lënduar ka çuar në thyerje totale të kockës, ndërsa prindërit e vajzës u njoftuan 5 orë më vonë, në orën 3 të padites, atëherë kur situata kishte dalë jashtë kontrollit.”

Fillimisht Spitali i Traumës nuk ka bërë kallëzim për këtë ngjarje skandaloze, megjithëse ishte konstatuar këmba e thyer e vajzës. Po kështu, Oficeri i Policisë Gjyqësore, Ergys Brahimaj, nuk i ka marrë një denoncim prindërve në momentin kur e vogla ka shkuar me traumë në spital.
Babai i vajzës tregon se drejtoresha e kopshtit ka biseduar me OPGJ-në atë ditë duke i thënë se nuk kishte asnjë problem dhe ishte e afërmja e të miturës. Denoncimi është bërë të nesërmen nga e ëma e vajzës.
Kriminelët hyjnë në shtëpinë e ish-partneres së Neymar për të rrëmbyer vajzën e tyre një muajsheTre persona kanë hyrë në banesën e ish-partneres së Neymar, Bruna Biancardi për të rrëmbyer vajzën 1 muajshe të ish-çiftit, të cilët u ndanë disa javë pas lindjes së Mavit.
Tentativa e rrëmbimit të vogëlushes ndodhi, ndërsa Neymar është duke u rikuperuar nga operacioni i rëndë që iu nënshtrua disa ditë më parë.
Në orët e para të mëngjesit të së martës, tre të panjohur hynë në shtëpinë e prindërve të Bruna Biancardi, duke menduar se do ta gjenin atje me vajzën e saj të porsalindur, pasi disa orë më parë influencerja kishte postuar në rrjetet sociale për një festë familjare surprizë për lindjen e fëmijës.
Duke përfituar nga ndërprerja e energjisë në zonë, kriminelët janë futur në shtëpinë e saj në një kompleks.
Mirëpo, në shtëpi ndodheshin vetëm prindërit e ish-partneres së Neymar, të cilët u lidhën nga tre kriminelët. Këta të fundit pasi nuk gjetën dot nënë e bijë, vodhën para, çanta dhe bizhuteri, e u larguan.
Por se kamerat e sigurisë kanë regjistruar makinën e tyre të arratisjes, e cila rezultoi se i përkiste një qiramarrësi në kompleks dhe pak më vonë u zbulua se ishte djali i tij që së bashku me dy shokë të tjerë tentuan të rrëmbejnë vajzën e Neymar.
I riu u arrestua, ndërsa po punohet për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të tij.
“Për të qetësuar miqtë, familjen dhe ata prej jush që më ndiqni, po ju informoj se mëngjesin e sotëm më është grabitur shtëpia dhe prindërit e mi janë marrë peng. Unë, Mavie dhe motra ime nuk jetojmë më atje, as nuk ishim në shtëpi në atë kohë”, ka shkruar Biancardi në rrjetet sociale, duke shtuar: “Falë Zotit jemi të gjithë mirë. E rëndësishme është që të gjithë të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gjenden autorët. Falënderojmë Zotin që na ka ruajtur dhe lutem që gjithmonë të mbrojë familjen time nga çdo dëm”.
Marrëveshje në errësirë… Pse ky ngut për një barrë që mund të mos na e mbajnë gjunjët?Një marrëveshje për të pritur në Shengjin emigrantë nga vendet e treta më shumë se për mungesen e transparences ngre pyetje për procesin që na solli në situatën ku e pa imagjinueshmja bëhet e pashmangshme.
A ka patur një proces për këtë marrëveshje?
A kanë qenë në dijeni, më së paku ministrite e jashtme të dy vendeve apo edhe ato si gjithë të tjerët e morën lajmin nga transmetimi live në Facebook?
A është kjo marrëveshje vetëm frut i stafeve të dy kryeministrave?
Një marrëveshje në errësirë edhe pa elemente të dyshimta ngre paranoja! Për një çështje kaq delikate nuk mund të pretendosh transparencë totale, por opozita duhet të jetë në dijeni dhe më e pakta që duhet të dije opinioni publik janë disa informacione bazike për të patur qartësi.
Çfarë interesi ka Shqipëria në këtë marrëveshje?
Nëse bëhet fjalë për të kthyer borxhin për ndihmën që i ka dhënë Italia, Shqipërisë dhe shqiptarëve veçanërisht pas vitit 1990 e deri më sot, ky borxh nuk shlyhet çfarëdo që të bëjmë! Por këtu nuk është thjesht fjala per shlyerje borxhi, por edhe për ndikimet dhe implikimet që ka kjo marrëveshje.
Nguti për të bërë atë që nuk e bën askush tjetër, por vetëm NE nuk na ka dalë për mirë. Përkundrazi.
Asnje vend në kontinent nuk pranonte muxhahedinet, dhe me një turr si ai atleti që ka para vijën e finishit, i morëm të gjithë. Ja pamë sherrin në një mënyrë të pa imagjinueshme. Fatura për dëmin e krijuar per shkak të aktivitetit të tyre dhe përplasjes me Iranin është e pallogaritshme. Shteti digjital i ndërtuar me aq shumë mund e miliona përfundoi në xhepin e gardistëve iranianë.
Edhe për refugjatet afgane nxituam per të qenë të vetmit që i marrim të gjithë. Për fat ky operacion ka dalë më pozitiv, por nuk mund të quhet “mision i perfunduar”. U tha që do të jenë përkohësisht dhe një pjesë janë sot e kësaj dite dhe mund të qëndrojnë gjithë jetën. Asnjë problem, por…
Pse ky ngut për të marrë një barrë që mund të mos na e mbajnë gjunjet?
Shqipëria nuk është se shkëlqen në menaxhimin e flukseve migratore. Kapaciteti maksimal që mund të perballojme është 450 shtreter.
Shqipëria nuk është ende një shtet që sundon ligji dhe kapacitetet institucionale në rastin më të mirë lenë për të dëshiruar.
Më shumë se çështje kapacitetesh dhe evokimin e besës dhe mikpritjes tradicionale të shqiptari ne kemi një tjetër PPP -(problemin e protagonizmit personal) të Kryeministrit.
Ajo që është e qartë këto 10 vite është se Kryeministri ngatërron ose mbivendos miqësitë personale me interesin shtetëror. Mjaft të kujtojmë mbivendosjen e interesit të vendit/kombit me miqesitë personale me Vuçiq, Erdogan dhe së fundmi me Melonin.
Pse Kryeministri merr vendime të tilla jo popullore dhe me kosto politike?
Në kushtet e shkaterrimit të opozitës, topitjes së medias me biseda hajgare nga mëngjesi në darkë dhe mpirjes se opinionit publik, Kryeministri i ngjan udhetarit që “gjen katund pa qen dhe bredh pa shkop”
Nëse do të ketë protesta për këtë marrëveshje ato i presim nga Italia.
Dhe duket se fundi politik i Kryeministrit nuk do të vijë nga përballja me opozitën, por nga tekat e tij personale si rasti i kthimit të Shëngjinit në parkim për emigrante nga Afrika dhe Azia!
BIRN: Protokolli me Italinë parashikon ngritjen e ‘kampeve- burgje’ në ShqipëriKryeministri Edi Rama është angazhuar që të vendosë në dispozicion të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me burgjet si dhe të presë mijëra emigrantë nga vendet e treta për të paktën një periudhë 5-vjeçare, sipas protokollit të nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.
Protokolli i nënshkruar mes Ramës dhe Melonit u publikua të martën në mbrëmje nga Këshilli i Ministrave. Dokumenti është kujdesur që të mos përmendë termin kamp refugjatësh, duke e zëvendësuar atë me fjalët “struktura” apo “zona”, por bën të qartë se emigrantët do të detyrohen të qëndrojnë të mbyllur brenda këtyre strukturave.
Pala italiane është përgjegjëse për menaxhimin brenda kampeve, bashkë me kostot për qëndrimin apo trajtimin shëndetësor të emigrantëve. Autoritetet italiane janë gjithashtu përgjegjëse që të mos lejojnë daljen e emigrantëve në pjesën tjetër të territorit të Shqipërisë, si gjatë kohëzgjatjes së procedurave administrative, ashtu edhe pas përfundimit të tyre.
“Në rast daljeje të paautorizuar të migrantëve nga zonat, autoritetet shqiptare do t’i shoqërojnë ata po pranë këtyre strukturave,” shkruhet në dokument.
Përveç vendosjes në dispozicion të territorit, pala shqiptare angazhohet që të sigurojë ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike në perimetrin e jashtëm të zonave si dhe gjatë transportit të emigrantëve drejt tyre.
“Palët bien dakord se numri i përgjithshëm i migrantëve të pranishëm njëkohësisht në territorin shqiptar, në zbatim të këtij protokolli nuk mund të jetë më i lartë se tre mijë veta,” thuhet aty.
Dokumenti i publikuar nga Këshilli i Ministrave nuk shpjegon se ku do të vendosen kampet, por sipas Agjencisë italiane të Lajmeve, ANSA, njëra prej tyre do të jenë pranë portit të Shëngjinit dhe qendra e dytë në Gjadër. Shëngjini pritet të shërbejë si pika e parë e pritjes dhe e skanimit të emigrantëve, ndërsa në Gjadër do të ndiqen procedurat e tjera të aplikimit për azil.
Që prej ngjitjes në pushtet të qeverisë së krahut të djathtë të Melonit, reduktimi i emigrantëve që hyjnë ilegalisht në Itali ka qenë një prioritet kryesor i saj. Megjithatë, nënshkrimi i marrëveshjes me Ramën u prit si një rrufe në qiell të hapur, si në Romë ashtu edhe në Tiranë.
Përfaqësues të opozitës italiane e kritikuan marrëveshjen si një shkelje të hapur të ligjeve ndërkombëtare dhe e krahasuan situatën që pritet të krijohet në Shqipëri me kampin famëkeq të Guantanamos.
Në Shqipëri, përfaqësues të opozitës kritikuan mungesën e transparencës dhe vendimarrjen personale të Ramës.
Amnesty Intenational, një organizatë ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, e quajti gjithashtu marrëveshjen mes Ramës dhe Melonit si “të paligjshme dhe joefikase”.
“Personat e shpëtuar në det nga autoritetet italiane, përfshirë ata që kërkojnë siguri në Evropë, janë nën juridiksionin italian dhe nuk mund të dërgohen në një vend tjetër përpara se të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil dhe rrethanat individuale,” tha Elisa De Pieri, hulumtuese rajonale për Amnesty International.
Amnesty International thekson se marrëveshja parashikon rikthimin me forcë, një praktikë e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar dhe evropian dhe për të cilën Italia është dënuar njëherë më parë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në vitin 2012./BIRN
Polonia nënshkruan marrëveshje miliarda dollarëshe për mbrojtjen ajroreBritania ka rënë dakord për një marrëveshje 4 miliardë paund për mbrojtjen ajrore me Poloninë, kontrata më e madhe e eksportit ndonjëherë midis dy vendeve, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.
Mbretëria e Bashkuar do të pajisë forcat polake me një sistem të mbrojtjes ajrore me bazë tokësore, të aftë për të përballur kërcënimet si raketat e lundrimit dhe avionët luftarakë në rreze prej më shumë se 40 km. Sistemi, i njohur si Raketat e Përbashkëta Modulare Anti-Ajrore – Gama e Zgjeruar ose CAMM-ER, është prodhuar nga prodhuesi evropian i raketave MBDA.
Sipas një nënkontrate të rënë dakord, MBDA do të eksportojë më shumë se 1000 CAMM-ER si dhe 100 lëshues. Raketat do të zhvillohen bashkërisht nga Britania e Madhe dhe Italia.
Marrëveshja është kontrata më e madhe e eksportit ndonjëherë e MBDA dhe vjen pas një marrëveshjeje prej 1.9 miliardë paund për raketa me rreze më të shkurtër veprimi, e rënë dakord në prill si pjesë e programit të ardhshëm të mbrojtjes ajrore të Polonisë.
“Ky është një tjetër hap vendimtar përpara për lidhjet tona historike të mbrojtjes me Poloninë, duke ofruar kapacitete të mbrojtjes ajrore të gjeneratës së ardhshme për të vepruar si një pengesë e qartë për kundërshtarët tanë”, tha ministri i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps.
Qeveria nacionaliste e Polonisë në largim ka rritur blerjet ushtarake që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, duke përfshirë SHBA-në dhe Korenë e Jugut. Marrëveshja vjen pas vitesh bashkëpunimi të ngushtë mes dy vendeve.
Qindra trupa britanike janë vendosur në vend në çdo kohë. Mbretëria e Bashkuar dërgoi kohët e fundit tanke Challenger 2 dhe sistemet e mbrojtjes ajrore Sky Saber në Poloni. Sistemi i mbrojtjes ajrore do të përdorë gjithashtu sistemin e Komandës së Integruar të Betejave të SHBA-së dhe radarët polakë. Partneriteti do të përfshijë inxhinierë britanikë nga Bolton, Bristol dhe Stevenage që punojnë me homologët e tyre polakë, duke ndarë teknologjitë kryesore dhe duke mbështetur punë dhe aftësi kritike në të dy vendet për më shumë se 15 vjet, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.
“Mbretëria e Bashkuar qëndron me Poloninë për të mbrojtur krahun lindor të NATO-s dhe për të mbështetur Ukrainën kundër agresionit rus”, shtoi Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.
Chris Allam, drejtor menaxhues i MBDA UK, tha se “transferimi i teknologjisë në Narew do të jetë transformues për aftësitë sovrane të armëve komplekse të Polonisë”.
Si mashtron qeveria për Marinën e Durrësit. Transferimi i portit të mallrave, me para nga taksatNjë mashtrim i qeverisë shqiptarë, me atë që është konsideruar si projekti më i madh infrastrukturor në rajon, nuk duket të jetë shqetësim për askënd.
Në dokumentin e projektbuxhetit 2024, të shqyrtuar nga Zoom.al, qeveria ka parashikuar “8.62 mld lekë për ndërtimin dhe transferimin e portit të mallrave në Porto Romano” që do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.
Një vit më parë, kur ky projekt u prezantua, si derivat i “Durrës Yachts Marina”, opozita sulmoi qeverinë për burimin e financimit të këtij projekti. Por, ministrja e Energjisë Belinda Balluku dhe kreu i autoritetit portual Durrës, APD, Pirro Vengu garantuan se financimi do të ishte i jashtëm dhe një pjesë nga arkëtimet e vetë APD-së, pra zero lekë nga taksat.
Përveç dokumentit, sot (7 nëntor) ministrja Balluku konfirmoi se një vit më parë ka gënjyer.
“Nuk dua të zgjatem, por kërkojmë që ky projekt të parashikohet si shpenzim kapital me financim të brendshëm, që deri më sot parashikohej me financim të jashtëm”, deklaroi Balluku në komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku përballë kishte vetëm kolegët e saj socialistë.

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku në prezantimin e Buxhetit 2024 në komision, nëntor 2023/Zoom.al
Në total, ndërtimi i Porto Romanos do të kushtojë 43 mld lekë dhe do të paguhet nga buxheti i shtetit deri në vitin 2026.
Sipas burimeve, paratë do të kërkohen nga Banka Botërore me anë të një kredie, këstet e së cilës, bashkë me interesat do t’i rëndojnë më tej qytetarëve shqiptarë. Kjo është një tjetër pikëpyetje për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe respektimin e afateve, pasi konfirmimi i një kredie nga BB, kërkon disa vite monitorim dhe garanci.
Kjo nuk është gënjeshtra e parë e qeverisë në projektin për shndërrimin e portit të Durrësit. Kur u prezantua marrëveshja me Mohamed Alabbar nga Emiratet Arabe, u tha se në Porto Romano do të zhvendosen vetëm terminalet e mallrave dhe se pasagjerët do të vijojnë të përdorin portin brenda qytetit.
“Sekretin” e qeverisë e nxorri raporti i APD-së ku parashikonte se përpos 2 mln TEU kontejnerë (njësi që përdoret për matjen cargo), porti i ri do të menaxhojë edhe 1 mln pasagjerë.

Foto nga projekti fillestar i Porto Romanos nga Royal Haskoning, dhjetor 2022
Zhvendosja e operimeve në Porto Romano do të bëhet në kuadër të projektit gjigand “Durrës Yachts & Marina Sales Centre”, një port turistik, që sipas qeverisë do ta bëjë Shqipërinë një pikë të turizmit elitar. Projekti është kundërshtuar fort nga ekspertë të fushës dhe opozitarët, të cilët e kanë cilësuar si një vjedhje të pronës publike pa asnjë përfitim për shtetin tonë. Edhe BE ka shprehur rezervat e veta për këtë projekt.
Sipas marrëveshjes, Shqipëria pret të fitojë para nga porti turistik, përmes dividentit që do të marrë nga ortakëria me arabët dhe 33% të fitimit, në rast se Alabbar deklaron të tilla. Faza e parë e punimeve pritet të përfundojë në vitin 2025, por i gjithë porti do të përfundojë tërësisht në vitin 2050./Zoom.al
Trajton aknet dhe lufton bakteret, vetitë e mjaltit të gështenjës! Përdoreni kundër plakjesPema e gështenjës i përket të njëjtës familje ku bëjnë pjesë ahu dhe lisi. Për mijëra vite me rradhë, gështenja ka qenë një burim kryesor ushqimi për zonat malore të Mesdheut ku drithërat nuk rriteshin dot.
Gështenja e ëmbël (Castanea sativa) që përdoret kryesisht për mjaltin rritet me bollëk jo vetëm në Evropë, por sidomos në Shqipëri.
Mjalti i prodhuar prej saj ka një shije dhe aromë të fortë me nuancë të lehtë hidhësie. Ky mjaltë i pasur me polen, kripëra minerale dhe taninë ka një sasi të lartë të fruktozës që shmang kristalizimin dhe aciditet të ulët.
Mjalti i gështenjës ka një ngjyrë të errët që varion nga ngjyra kafe me nuancë të verdhë deri tek nuanca e çelët e të zezës. Ndonjëherë e gjejmë edhe të qelibartë.
Aroma e tij bimore është unike. Mjalti është jo shumë i ëmbël dhe shija që lë pas është paksa e hidhur. Shija është e qëndrueshme dhe preferohet kryesisht nga ata që pëlqejnë mjaltin e fortë dhe jo shumë të ëmbël.
Mjalti i gështenjës është i pasur me minerale, hekur, vitaminat B dhe C.
Ai forcon muskujt, përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon mëlçinë dhe stomakun, heq lodhjen, forcon sistemin imunitar dhe ka vlera pozitive në sistemet e frymëmarrjes dhe të tretjes.
Mjalti i arrës është një burim i mirë kaliumi, kalciumi dhe mangani. Ai përmban më shumë minerale se çdo mjaltë tjetër.
Burimet më të pasura të mjaltit të gështenjës janë Shqipëria, Kina, Turqia, Italia, Spanja, Zvira dhe Franca. Burime dytësore të këtij mjalti janë Austria, Belgjika, Gjermania dhe Greqia.
Studime të ndryshme kanë krahasuar përmbajtjen e antioksidantëve të disa llojeve të mjaltit dhe kanë zbuluar që mjalti i gështenjës kishte sasinë më të lartë të antioksidantëve.
Ky mjaltë me ngjyrë të errët përmban sasi të jashtëzakonshme të acideve fenolikë, përbërës që forcojnë kapacitetin e antioksidantëve tek mjalti i gështenjës.
Mjalti i gështenjës lufton bakteret
Mjalti është i mirënjohur kundër baktereve dhe mykut. Por disa prej tyre, përfshirë mjaltin e gështenjës kanë aftësi më të mëdha kundër baktereve.
Një ekip studiuesish nga Spanja zbuloi se mjalti i gështenjës kishte fuqinë të luftonte baktere si Stafilokoku dhe Escherichia coli. Lloje të tjera të mjaltit që u përfshinë në studim nuk kishin aftësi të luftonin këto baktere.
Shija disi e hidhur e mjaltit të gështenjës e bën atë ideal për të kompletuar disa gatime. Nëse ju pëlqejnë shijet intensive, atëherë me këtë mjaltë mund të lyeni bukën e thekur ose ta përdorni si një ëmbëlsues natyral të çajit.
Parandalon plakjen
Sasitë e larta të antioksidantëve ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira dhe mbrojtjen e trupit nga ndikimet e plakjes. Rrjedhimisht, konsumi i rregullit i mjaltit të gështenjës të rinon.
Trajton aknet
Duke qenë se lufton bakteret, mjalti është ideal kundër akneve. Përdoreni direkt në lëkurë si maskë ose kombinojeni me tërshërë për të luftuar inflamacionin dhe pastruar lëkurën./AgroWeb.org
Sa kohë do të qëndrojnë emigrantët? Balla: S’dihet! Italia do përdorë zonat shqiptare pa shpërblimDy qendrat pritëse për akomodimin e migrantëve do të ngrihen në dy zona të përcaktuara: njëra në bregdetin e Shëngjinit dhe tjetra në Gjadër, 20 km larg këtij bregdeti.
Fjala është për ata migrantë, që kapen nga autoritetet italiane në det, para se të shkelin brigjet italiane. Nga kjo kategori përjashtohen gratë shtatzëna, fëmijët dhe persona vulnerabël për arësye shëndetësore.
Zona në përdorim pa kundër-shpërblim
“Palës italiane i jepet vetëm e drejta e përdorimit të zonave të përcaktuara pa kundër-shpërblim. Zonat do të menaxhohen tërësisht nga pala italiane, sipas juridiksionit të shtetit italian, që do të jetë përgjegjës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin brenda këtyre zonave”, tha Ministri Brendshëm Balla për DW.
Ai theksoi se “në marrëveshje është dakortësuar që numri total i migrantëve të pranishëm në këto zona nuk do të kalojë shifrën 3 mijë vetëve”.
Por burime zyrtare kanë bërë me dije se gjatë një viti numri i tyre mund të arrijë deri në 36 mijë.
Sa kohë do të qëndrojnë migrantët në Shqipëri?
Kjo ende nuk dihet. Koha do të varet nga zgjatja e procedurave të shtetit italian.
“Migrantët do të akomodohen në strukturat pritëse vetëm me qëllimin e kryerjes së procedurave kufitare të riatdhesimit dhe pas përfundimit të tyre do të nxirren jashtë territorit të Shqipërisë. Afati maksimal i qëndrimit të tryre do të jetë në përputhje me afatin e përcaktuar në legjislacionin italian për këto procedura,” thotë Ministri Brendshëm Balla.
Sipas tij “transporti në territorin e Shqipërisë dhe shoqërimi i emigrantëve pas përfundimit të procedurave jashtë këtij territori do të kryhet nga pala italiane me mjetet e saj”, thekson ai. Shqipëria në marrëveshje ka vetëm të drejtën për të marrë të dhënat e migrantëve që do të hyjnë në territorin e saj.
Siguria publike
Partia Demokratike, (PD) më e madhja në opozitën e Shqipërisë ka kërkuar interpelancë në Parlament lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni. Sipas saj kjo marrëveshje cënon sigurinë publike dhe nuk ka transparencë.
“Siguria brenda zonave të përcaktuara në marrëveshje do të garantohet nga pala italiane, që ka detyrimin për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike në perimetrin e brendshëm. Pala shqiptare angazhohet të ruajë rendin dhe sigurinë në perimetrin e jashtëm si edhe gjatë transportit të migrantëve nga njëra zonë në tjetrën. Pala shqiptare ka rezervuar të drejtën për të pasur akses në zona vetëm në rast rreziku potencial, që do të kërkojë ndërhyrje të menjëhershme”, tha Ministri Balla për DW.
Në Gjadër do të akomodohen vetëm ata migrantë azilkërkues që do të riatdhesohen.
“Migrantët nuk do të lejohen të dalin jashtë zonave të caktuara gjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit në territorin shqiptar”, sqaron ministri Brendshëm Balla.
Sipas tij të “gjitha shpenzimet për ngritjen e qendrave dhe infrastrukturës së tyre në zonat e caktuara lidhur me sigurinë do të mbulohen 100 përqind nga pala italiane.” /DW
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, prindër së shpejti! Zbulohet gjinia e bebitLuiz Ejlli dhe Kiara Tito do të bëhen prindër për herë të parë së shpejti. Mësohet se këngëtari dhe moderatorja kanë organizuar ditën e sotme edhe “gender reveal”, për zbulimin e gjinisë së foshnjes.
Dhe sipas revistës Who, në festën private të organizuar na çifti, u zbulua se Kiara dhe Luizi do të mirëpresin në jetë një vajzë.
Pas aventurës në shtëpinë e Big Brother Vip, ku lindi edhe dashuria e tyre, tashmë dyshen e famshme e pret një tjetër aventurë, ajo e prindërimit.

Prej kohësh përflitet se moderatorja është shtatzënë, por asnjëri prej tyre nuk i ka konfirmuar thashethemet.
Dyshimet janë shtuar pasi Kiara Tito është shfaqur në moderimin e emisionit e veshur gjithëmonë me fustan të gjerë, mesa duket për të mbuluar barkun e rrumbullakosur.