Aplikacion
Tashmë e dini se në traktin gastrointestinal jetojnë me triliona baktere që jo vetëm që na ndihmojnë të përpunojmë ushqimin, por gjithashtu ndihmojnë trupin të ruajë mirëqenien e përgjithshme.
Në rastet kur me sistemin tretës ka diçka që “nuk shkon”, ju menjëherë do të merrni prej tij disa sinjale.
Ato ju vënë në dijeni të gjendjes tuaj dhe ju duhet të merrni në dorë situatën duke u kujdesur në mënyrën e duhur. Dhe për ta bërë sa më mirë këtë duhet të dini edhe të dalloni këto sinjale.
Më poshtë njiheni me 5 shenjat që regojnë se sistemi juaj tretës nuk është në gjendjen e tij më të mirë.
Dhimbje barku
Dhimbja e barkut mund të jetë një shenjë treguese e sindromës së zorrës së irrituar, e cila prek zorrën e trashë.
Në këtë rast ju mund të ndjeni dhimbje në pjesën e poshtme të barkut dhe kapsllëk, diarre ose të dyja.
Probleme me humorin
Ekspertët thonë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis shëndetit të zorrëve dhe shëndetit mendor.
Ushqimi ndikon në mënyrën se si ndiheni, gjë që manifestohet edhe në humorin tuaj.
Edhe pse çrregullimet emocionale nuk varen vetëm nga shëndeti i zorrëve, ai është padyshim një faktor.
Fryrje dhe parehati
Fryrja e pashpjegueshme mund të jetë një shenjë e rritjes së tepërt të baktereve në zorrët e vogla.
Kjo manifestohet kur bakteret nga zorra e trashë migrojnë lart në zorrën e vogël, gjë e cila pengon tretjen.
Kështu në zorrën e vogël ndodh fermentimi i karbohidrateve dhe rritet prodhimi i gazit të hidrogjenit dhe ndonjëherë edhe metanit.
Rritja e gazit shkakton fryrje në pjesën e sipërme të barkut dhe ndonjëherë edhe simptoma të tjera si përzierje dhe dhimbje në pjesën e sipërme të stomakut.
Rritet dëshira për sheqerna
Dëshira për sheqer mund të jetë një shenjë e pranisë së lartë të baktereve “të këqija” në zorrë.
Kjo zakonisht shfaqet në formën dëshirave për ëmbëlsira, bukë, fruta ose bulmet.
Konsumimi i tepërt i sheqerit kontribuon në një rritje të tepërt të baktereve ‘të këqija’ në zorrë, e cila krijon një mjedis inflamator në trup.
Kur bakteret e mira lulëzojnë, ato kontrollojnë inflamacionin dhe trupi është më i aftë të tresë dhe të eleminojë çdo substancë helmuese.
Lodhje
Inflamacioni shkakton lodhje duke krijuar çekuilibër në hormonet e stresit. Ndonjëherë e quajtur edhe si lodhje kronike, shkaku kryesor gjendet zakonisht në zorrë./AgroWeb.org
Një përpjekje e fundit për zgjerimin e BE-sëBE-ja më në fund po përgatitet për zgjerim. Kalimi nga 27 në 36 anëtarë do të kërkojë reforma të mëdha, shkruan The Economist.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka shkaktuar një sërë riorganizimesh gjeopolitike, nga Kina në Indi. Shumë prej tyre ka të ngjarë të jenë kalimtare. Por një rend i ri europian, që tani po shqyrtohet nga BE-ja, mund të jetë i qëndrueshëm.
Rreth 2,000 km larg vijës së frontit, në Bruksel, lufta e ka shtyrë Bashkimin Europian të marrë parasysh si mundësi pranimin e vendeve të reja në bllok, për herë të parë në më shumë se një dekadë dhe blloku ka marrë hapa për të kryer atë që me shumë gjasa, do të jetë zgjerimi i fundit i madh.
27 udhëheqësit kombëtarë të BE-së u takuan në qytetin spanjoll Granada për të përcaktuar një rrugë drejt këtij zgjerimi dhe për të shqyrtuar si do të funksiononte një bashkim i ri. Rruga drejt anëtarësimit në BE për nëntë shtete të reja – duke përfshirë Serbinë,
Shqipërinë dhe katër të tjera në Ballkanin Perëndimor, si dhe Ukrainën, Moldavinë dhe ndoshta Gjeorgjinë, do të jetë e vështirë.
Që këto shtete të bashkohen me bllokun më të madh ekonomik në botë (me një madhësi të ngjashme me Amerikën), ato duhet të ndërmarrin reforma të thella që deri tani i kanë shmangur ose që janë të vështira për t’u realizuar nga vende si Ukraina, nën pushtimin rus.
Nga këndvështrimi i BE-së, kalimi nga një bllok me 27 anëtarë, në një me 36, do të jetë i mundur vetëm nëse rishqyrtohet funksionimi i tij i brendshëm.
Kjo do të përfshijë ndryshimin e baraspeshës së fuqisë midis institucioneve qendrore të bllokut dhe kryeqyteteve kombëtare, për shembull, duke bërë që blloku të mos mbetet më peng i tekave të një shteti të vetëm. Riorganizime të tilla të brendshme mund të nxisin lehtësisht diskutime nëpër samite, që janë një ndodhi e shpeshtë në BE.
Askush nuk pret që ky proces të jetë i shpejtë apo i lehtë: viti 2030, që është caktuar si një datë paraprake për hyrjen e aplikantëve dhe për përgatitjen e BE-së është ambicioz dhe ndoshta një afat i parealizueshëm.
Sidoqoftë, vetë fakti që hyrja e më shumë shteteve në bllok është në rendin e ditës është diçka mbresëlënëse, duke pasur parasysh se entuziazmi për të ardhur të rinj ishte zbehur në vitet e fundit.
Në vitet e hershme të krijimit, zgjerimi përparoi dhe blloku që filloi me vetëm gjashtë anëtarë themelues, u zgjerua në 28 shtete anëtare (para se Britania të largohej).
Por në vitin 2013, kur Kroacia u lejua të hynte në BE, procesi dukej se ngeci; që atëherë, askush nuk është bashkuar. Përpara Kroacisë, ishin anëtarësuar Bullgaria dhe Rumania, në vitin 2007.
Një arsye për këtë, ishte “lodhja nga zgjerimi” i anëtarëve të vjetër të bllokut, me në krye Francën, e cila kishte filluar të shqetësohej se zgjerimi i BE-së po ndodhte në kurriz të thellimit të integrimit të bllokut.
Edhe shtete të tjera u pajtuan me të, veçanërisht pas sjelljes së disa prej vendeve të reja anëtare, si ato të ish-bllokut sovjetik, që ishin lejuar të anëtarësoheshin në vitin 2004.
Hungaria dhe Polonia ndonjëherë janë drejtuar nga qeveri të korruptuara dhe janë akuzuar për shkelje të vlerave themelore të BE-së, për sa i përket sundimit të ligjit.
Për pjesën më të madhe të viteve 2010, BE-ja u përfshi nga kriza e Eurozonës dhe nuk kishte ndër mend të merrej me sfida të reja. Ndërsa Ukraina, nga ana tjetër, nuk u anëtarësua sepse ishte shumë e madhe, shumë e varfër, shumë e korruptuar dhe shumë agrare për të hyrë në një klub që i llaston fermerët e tij me subvencione të shumta.
Zgjerimi dikur drejtohej nga shpresa; tani nxitet nga frika
Lufta në Ukrainë e ka ndryshuar llogaritjen. “Zgjerimi dikur drejtohej nga shpresa; tani nxitet nga frika”, shprehet një diplomat nga një vend kandidat.
Të lodhur nga premtimet për anëtarësim, disa vende ballkanike kanë kërkuar mbështetje nga aktorë të tjerë të mëdhenj, si Rusia, Turqia dhe Kina, të cilët e kanë mbushur rajonin me ndihma dhe investime.
Kjo dikur ishte thjesht e bezdisshme për BE-në. Tani është një dukuri e patolerueshme në oborrin e saj të pasmë.
Për sa i përket Ukrainës, që tani është kandidatja më e madhe (shih grafikun), zyrtarët nga vendet e BE-së janë të shqetësuar se mbajtja jashtë e një fqinji me shumë burra të regjur nga lufta, mund të jetë një shkak për debate të ardhshme.
BE-ja gjithsesi është zotuar për rindërtimin e vendit. Kostot e pranimit të Ukrainës dhe shteteve të tjera në bllok, do të jenë të rënda, sepse këto vende janë ende të varfra, të korruptuara dhe agrare, në shkallë të ndryshme. Megjithatë, ndoshta do të ishte edhe më e kushtueshme nëse ato do të mbaheshin jashtë.
Franca duket se e ka vënë re këtë realitet të ri. Në maj të vitit 2022, presidenti Emmanuel Macron u shfaq pesimist për mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës, duke thënë se do të duheshin “disa dekada”; edhe më parë, ai kishte treguar të njëjtin pesimizëm për shanset e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit.
Ndërsa tani, Franca ka filluar të mbështesë idenë e zgjerimit. Anëtarët e tjerë të BE-së kanë qenë gjithmonë më përkrahës ndaj kësaj ideje: marrëveshja e koalicionit qeverisës të Gjermanisë, e themeluar në vitin 2021, ka deklaruar se vendi është i hapur për anëtarësimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Europa Qendrore gjithashtu dëshiron që Ukraina dhe vende të tjera të bashkohen, për arsye sigurie. Ky është një nivel i madh pajtimi për një bllok si BE-ja, ku ka vazhdimisht shumë mosmarrëveshje.
Pengesat në rrugën e anëtarësimit
Në rrugën e anëtarësimit të nëntë anëtarëve të rinj, qëndrojnë dy pengesa të mëdha. E para ka të bëjë me shtetet kandidate. E dyta lidhet me gatishmërinë e bllokut për ndryshim.
Fillojmë me kandidatët. Thënë qartë, ka një arsye të mirë pse Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe vende të tjera nuk janë tashmë në BE. Asnjë prej këtyre shteteve nuk qeveriset mirë. Të gjithë vuajnë nga një përzierje e autokracisë, korrupsionit dhe sundimit të dobët të ligjit.
Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina kanë trupa ruse në territorin e tyre. BE-ja krenohet si një “projekt paqeje”, megjithatë tensionet e zjarrta vazhdojnë midis Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë përleshje të armatosura.
Serbia nuk ka pranuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Presidenti Aleksandër Vuçiç, në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sulmoi Perëndimin, duke bërë ankesat e përhershme. Nga ana tjetër, Kosova nuk njihet si shtet nga pesë anëtarë të BE-së.
Bosnja është ende e përçarë nga tensionet etnike që shpërbënë Jugosllavinë në vitet 1990. Mali i Zi, dikur një kandidat kryesor për anëtarësim në BE, ka pasur një qeveri të përkohshme për më shumë se një vit.
Edhe kur udhëheqës pro BE-së duket se po ndërmarrin reforma të dobishme, si Maia Sandu në Moldavi ose Edi Rama në Shqipëri, ekziston frika se fituesi i zgjedhjeve të ardhshme nuk do të jetë i përshtatshëm për t’u ulur në tryezën e lartë të Këshillit Europian.
E njëjta gjë është e vërtetë për Ukrainën dhe kushdo që mund të pasojë Volodymyr Zelensky-n. Ekipet e zyrtarëve të BE-së që kanë vizituar Kievin janë habitur nga përpjekjet që po bën vendi për të plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për përparimin në anëtarësim.
Por, kush do të jetë presidenti i Ukrainës në vitin 2030 apo 2035?
Problemi i Ballkanit
Pengesat mund të duken si të pakapërcyeshme, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, të cilit i është premtuar anëtarësimi në BE si një shpërblim për reformat, që nga viti 2003. Por optimistët e zgjerimit, që tani po shtohen në të gjithë BE-në, mendojnë se nevojitet thjesht një dinamikë e re.
Deri tani, vendet kandidate kishin pasur ndjesinë se, edhe nëse reformoheshin, dyert e bllokut do të mbeteshin të mbyllura. Kjo krijoi një rreth vicioz cinizmi: ata filluan të shtireshin sikur po bënin reforma dhe BE-ja shtirej sikur i dëshironte si anëtarë.
Tashmë, sinjalet nga Brukseli kanë ndryshuar. “BE-ja është gati. BE-ja e ka seriozisht këtë herë”, thotë Miroslav Lajcak, përfaqësuesi i bllokut për Ballkanin Perëndimor. Ai shton një paralajmërim: “Por unë mendoj se rajoni ende nuk është i bindur për këtë”.
Tani për tani, ka pak shenja se po kapërcehen mosbesimi dhe dëshpërimi që kanë karakterizuar prej kohësh marrëdhëniet e Ballkanit me BE-në.
Dy gjëra po bëhen për të thyer këtë cikël. E para është një marrëveshje e re në Bruksel që vendet kandidate të ndiejnë përfitimet e BE-së, përpara se të marrin anëtarësimin e plotë. Qëllimi është të sigurohen kthime të menjëhershme për reformat dhe jo të premtohet një fitim i madh, por i largët, vetëm pasi të sigurohet anëtarësimi.
Përveç pjesëmarrjes në politikat e BE-së, si ndërlidhjet energjetike ose shkëmbimet studentore, vendet kandidate do të marrin para, një mënyrë e nderuar për të nxitur reformat.
Nga ana tjetër, BE-ja po bën përpjekje të vështira për të treguar se blloku po riorganizohet për t’u përgatitur për një zgjerim të mundshëm. Tashmë, tema kryesore në Bruksel është “aftësia përthithëse”, për t’u siguruar që një bashkim prej 27 anëtarësh, të mos shembet nën peshën e vet, kur të rritet në 36 anëtarë.
Zgjerimi jo vetëm që do të ndryshonte formën e BE-së, por edhe funksionimin e saj të brendshëm.
Diskutimet janë në një fazë fillestare dhe do të zgjasin me vite. Por duhet të ndodhin dy ndryshime të mëdha. I pari ka të bëjë me buxhetin e BE-së. Blloku zakonisht shpenzon vetëm rreth 1.2% të PBB-së totale të anëtarëve të tij, pra rreth 1.8 trilionë euro (1.9 trilionë dollarë) gjatë ciklit buxhetor shtatëvjeçar.
Kjo mjafton për të krijuar fitues dhe humbës dhe më shumë diskutime në samite.
Politika e përbashkët bujqësore mbulon rreth një të tretën e buxhetit të bllokut, si dhe fondet e “kohezionit” dhe të ndihmës rajonale që shkojnë në shtetet dhe rajonet më të varfra. Sipas rregullave të tanishme, fonde të tilla do të merreshin nga të ardhurit e rinj, veçanërisht nga Ukraina dhe fermat e saj të mëdha.
Rezultati do të ishte i zymtë: 18 anëtarë të BE-së tani marrin më shumë para sesa investojnë, duke përfshirë të gjithë Europën Qendrore. Nëse politikat e tanishme nuk rishikohen, me shumë gjasa, të gjithë anëtarët e tanishëm do të bëheshin kontribuues neto.
Zakonisht, edhe ndryshimet më të vogla në subvencionet bujqësore kanë bërë që fermerët të marshojnë me traktorët e tyre nëpër Bruksel, duke hedhur në rrugë plehra organike në shenjë proteste.
Ndryshime më radikale mund të jenë politikisht të papëlqyera nga disa vende. Polonia, dikur aleati më i palëkundur i Ukrainës brenda BE-së, kohët e fundit bllokoi importet e drithërave nga fqinji, duke tensionuar marrëdhëniet me qeverinë në Kiev.
Sfida tjetër e madhe është përshtatja e rregullave themelore të BE-së për sa i përket mënyrës si merren vendimet. Këtu grindja do të jetë edhe më përçarëse. Disa çështje janë të lehta për t’u trajtuar: tani për tani, Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i bllokut në Bruksel, përbëhet nga një i emëruar nga çdo vend.
Në një bashkim prej 36 anëtarësh, disa vendeve (më të vogla) mund t’u duhet të heqin dorë nga e drejta për të pasur një komisioner.
Një ndryshim më i debatueshëm, por i domosdoshëm, do të ishte që më shumë vendime të merreshin me votim me shumicë, ku vendet e mëdha kanë më shumë peshë se ato të vogla. Tani, disa pjesë të rëndësishme të politikëbërjes, duke përfshirë politikën e jashtme, sanksionet ekonomike, çështjet e policisë dhe taksat, duhet të miratohen njëzëri nga të 27 shtetet anëtare.
Franca dhe Gjermania dëshirojnë që më shumë vendime të mos ndalen dot me veto, nga vetëm një ose dy shtete rebele. Por shumë shtete të vogla mendojnë se veto të tilla ruajnë sovranitetin e tyre. Dhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore nuk u zë besë vendimeve të hartuara në Paris dhe Berlin, në emër të tyre.
Prandaj ka pasur shumë debat. Një grup ekspertësh të komisionuar nga qeveritë e Francës dhe Gjermanisë, ka propozuar krijimin e një strukture “me shumë nivele” për Europën, ku më shumë projekte (si euro) mund të miratohen vetëm nga disa shtete anëtare. Të tjerë duan ta bëjnë më të lehtë ndëshkimin e qeverive që shkelin normat demokratike, si Hungaria, për shembull duke pezulluar të drejtat e votës për çështjet e BE-së.
Shumica e propozimeve me siguri do të bien ndesh me kundërshtime dhe kërkesa për përshtatje. Shumë shtete anëtare, përfshirë Poloninë, mendojnë se i gjithë debati rreth reformave të BE-së ka për synim që ta bëjë më të vështirë, jo më të lehtë, hyrjen e anëtarëve të rinj.
Frikëra të tilla theksohen kur ata që duan shumë ndryshime, thonë se procesi duhet të përfshijë një reformë të traktateve të BE-së, një ushtrim i rëndë që u tentua për herë të fundit në vitet 2000.
Tema se kur dhe si do të ndodhë zgjerimi do të mbizotërojë në debatin politik europian për vite me radhë. Destinacioni përfundimtar mbetet i paqartë. Por fakti që perspektiva e një BE-je më të madhe, më në fund po merret seriozisht, është një shenjë se lufta në Ukrainë ka bërë jehonë përtej vijave të frontit/Monitor
Aktorja e skenave s*ksi me Ceken e Beratit: Politikanë socialistë të martuar më kanë ngacmuarAktorja Eriselda Shllaku, e njohur për skenat seksi me Ceken e Beratit, ka rrëfyer se si ishte të punoje me autorit e programit te humorit “Al Pazar”, Agron Llakaj.
Ajo e ka konsideruar prezantuesin e spektaklit “mendjemadh”, teksa shtoi se ai kishte ndjesi superioriteti ndaj të tjerëve
“Dua të kujtoj bashkëpunimin me Agron Llakaj. Unë e kam vlerësuar si profesionist, dhe nga ekrani më është dukur natyrë e thjeshtë, popullor. Por në bashkëpunimin që kam pasur me të, ai ka një ndjesi superioriteti ndaj të tjerëve.
Unë mendoj që artisti duhet të jetë i thjesht, edhe kur është në pozicionin e një regjisori apo të drejtimit të një stafi aktorësh. Më atë kam ndjerë një lloj mendjemadhësie. Komunikimi im me atë ka qenë shumë korrekt, shumë brenda rregullave.
Ndërkohë që në bashkëpunim artistik duhet të jemi më të hapur, më të ngrohtë me njëri-tjetrin, më miqësor”, rrëfeu aktorja e ftuar në “Glamour Zone”.
Gjatë inversitës, ajo tregoi se e kanë ngacmuar politikanë të martuar, ku më së shumti kanë qenë socialistë.
“Më kanë ngacmuar politikanë, tani që e mendoj nga e majta më shumë”, tha ajo.
“I kemi të martuar edhe shumicën”, shtoi moderatorja e emisionit, ndërsa aktorja iu përgjigj: “Ashtu janë (qesh).”
Sa i përket skenave seksi me Ceken e Beratit, Eriselda Shllaku tregoi se gruaja e tij i priti shumë mirë.
Madje shtoi se bashkëshortja dhe fëmijët e aktorit e mirëpresin në shtëpinë e tyre në Berat sa herë që shkon.
“Gruaja e Cekes më mirëpret në shtëpi, sa herë shkoj në Berat. Shkoj në banesën e tyre. Më mirëpresin, si gruaja e Cekes ashtu edhe fëmijët e tij. Absolutisht që nuk janë keqkuptuar nga ato skena seksi”, u shpreh aktoja.
Ndërsa tregoi se i kanë kërkuar favore seksuale për role.
“Më ka ndodhur që më kanë ofruar bashkëpunime profesionale, por qëllimi nuk ka qenë ky, por diçka tjetër. Si përfundim mbeta e papaguar dhe pa rol”, përfundoi ajo.
Pse po mbahet i fshehtë draft-statuti i Asociacionit?Njohësit e çështjeve politike në Kosovë dhe Serbi, Artan Muhaxhiri dhe Dushan Janjiq, besojnë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, po mbahet i fshehtë nga publiku për t’iu dhënë kohë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të përgatitur publikun se kanë pranuar kompromise.
Ky draft-statut iu prezantua Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), Shteteve të Bashkuara (SHBA), Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Më pas, dy palët deklaruan se dokumenti ishte “i pranueshëm” për to, por hollësitë rreth përmbajtjes së tij nuk janë bërë të ditura ende.
Kurti dhe Vuçiqi e kanë arsyetuar ruajtjen e fshehtësisë së përmbajtjes së këtij dokumenti duke thënë se një gjë e tillë u është kërkuar nga pesë emisarët perëndimorë.
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën, prandaj Prishtina zyrtare nuk pranon ta zbatojë atë marrëveshje.
Nga ana tjetër, Beogradi ka ngulur këmbë që Asociacioni të formohet ashtu siç u arrit pajtim në Bruksel, e jo që disa pika të harmonizohen me Kushtetutën e Kosovës, siç ka propozuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Ndërkohë, në fund të shkurtit të këtij viti, të dyja palët e pranuan propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, dhe më pas në mes të marsit, aneksin për zbatimin e tij. Ajo marrëveshje, ndër të tjera, parasheh që pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë t’iu jepet një nivel i caktuar i vetëmenaxhimit.
Më pas, disa diplomatë të huaj konfirmuan se ky vetëmenaxhim ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Ndryshimi i qëndrimeve është ndër arsyet e mospublikimit të statutit”
Analisti politik dhe sociologu, Artan Muhaxhiri, tha për Radion Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vite që e kundërshton fuqishëm Asociacionin, prandaj, sipas tij, atij i nevojitet kohë për të përgatitur opinionin për realitetin e ri.
“Përballjet e vazhdueshme me kryeministrat e mëparshëm lidhur me këtë çështje ishin një nga shtyllat kryesore të fushatës së tij politike. Prandaj, Kurtit tani i duhet kohë që dalëngadalë ta krijojë një kontekst të ri dhe të përshtatshëm politik, i cili do t’i bënte racionale ndryshimet e tij thelbësore në qasjen ndaj Asociacionit”, tha ai.
Nga ana tjetër, siç thekson Muhaxhiri, presidentit serb Aleksandar Vuçiç i duhet kohë për ta përgatitur publikun në Serbi për të pashmangshmen: “zgjedhjen e një modeli dhe formati të veçantë për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
“Deklarata e përbashkët e Macronit, Scholzit dhe Melonit për domosdoshmërinë e përparimit të shpejtë, në kuptimin që Kosova ta themelojë Asociacionin dhe Serbia ta njohë de fakto [Kosovën], është orientimi më i qartë i planeve gjeostrategjike dhe gjeopolitike për të ardhmen e rajonit tonë”, shtoi ai.
Udhëheqësit evropianë si, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, thanë në një deklaratë të përbashkët më 27 tetor se Kosova dhe Serbia “duhet t’i përmbushin obligimet e tyre hap pas hapi, paralelisht”.
Ata, po ashtu, thanë se pritet njohja de fakto e Kosovës nga Serbia, gjë që u përsërit edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 30 tetor.
Leyen shpjegoi se Kosova duhet ta formojë Asociacionin, ndërsa Serbia duhet t’i njohë dokumentet dhe institucionet e Kosovës.
Muhaxhiri thekson se Asociacioni i komunave me shumicë serbe konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “sepse ajo në mënyrë strukturore dhe sistematike përcakton integrimin afatgjatë dhe bashkëpunimin institucional ndërmjet komunave me shumicë serbe dhe institucioneve të shtetit të Kosovës”.
A e dëmton “fshehja” e statutit procesin e formimit të Asociacionit?
Dushan Janjiç nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike beson se “dokumentet sekrete” dhe negociatat, pa pjesëmarrjen e publikut, krijojnë hapësirë për manipulime nga politikanët në Kosovë dhe Serbi.
“Në fakt ata e keqpërdorin atë dialog për disa nga qëllimet e tyre politike. Për shembull, ai [Vuçiq] thotë ‘nuk do ta njohim kurrë Kosovën’, ndërsa Kurti ‘unë kurrë nuk do ta pranoj Asociacionin’. Çdo gjë për të cilën bien dakord, nëse publiku e refuzon kur i merr vesh [hollësitë], është humbje energjie dhe shkaktim i konfliktit”, tha Janjiç.
Ai shtoi se “imponimi i zgjidhjeve nuk është i shëndetshëm në një demokraci”.
“Draft-statuti siç është nuk duhet të fshihet fare”, vlerësoi Janjiç, i cili pretendon se ka pasur qasje në atë dokument, por se nuk mund të japë më shumë hollësi.
Ai vetëm tha se statuti nis nga zbatimi i marrëveshjeve bazë të vitit 2013 dhe 2015, të cilat janë arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por se ai “ripërcakton siç duhet përcaktimin e një kuadri vetëqeverisës për autonominë thelbësore të komunitetit serb”.
“Kjo është ajo që ekziston në Kroaci si Këshilli Kombëtar Serb, këtë e kanë pakicat në Serbi dhe Mal të Zi në një farë mënyre, por jo në kuptimin thelbësor,” tha ai, duke shtuar se për momentin serbët në Kosovë kanë fituar “maksimumin e mundshëm”.
Ai pohoi se statuti i fundit i Asociacionit përcakton mirë marrëdhëniet me autoritetet qendrore.
Për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, aktualisht ekzistojnë katër draft-statute dhe draft-vizione: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues, draft-vizioni i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, draft-statuti i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe draft-statuti për Asociacionin i hartuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).
Janjiç beson se procesi i zbatimit të Marrëveshjes për Asociacionin do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm, pra pas zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi, të cilat janë caktuar për 17 dhjetor.
Çfarë tha Kurti për draft-statutin?
Më 3 nëntor, Kurti tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se përfaqësuesit e “pesëshes së madhe” i kanë kërkuar garanci se nuk do ta publikojë draft-statutin për t’i shmangur “keqpërdorimet”.
Ai theksoi se mund ta paraqesë vetëm vlerësimin e tij politik, dhe se beson se dokumenti sqaron situatën në lidhje me njohjen e Kosovës.
Lideri kosovar, po ashtu, tha se draft-statuti “ e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Republikës së Kosovës që ishte çimentuar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”.
Ai, megjithatë, tha se draft-statutin zyrtarisht ende nuk e ka pranuar, por nguli këmbë se ai është shkruar me kujdes ndaj germës së Kushtetutës, më shumë sesa frymës së saj.
Kurti shtoi se në draft parashihet që ky dokument të shkojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Në marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013 mbi parimet që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjashtë pikat e para i referohen Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në atë marrëveshje shkruhet se ky Asociacion do të themelohet në bazë të statutit dhe se shpërbërja e tij mund të ndodhë vetëm me vendim të komunave pjesëmarrëse.
Dy vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së parë të Brukselit, Kosova dhe Serbia nënshkruan edhe një marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e cila harmonizoi parimet e përgjithshme dhe elementet kyçe.
Marrëveshja e vitit 2015 përbëhet nga 22 pika, të cilat specifikojnë kornizën ligjore, qëllimet, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, buxhetin dhe mbështetjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Disa prej qëllimeve përmenden se janë: forcimi i demokracisë lokale; kryerja e mbikëqyrjes së plotë për zhvillimin e ekonomisë vendore; kryerja e mbikëqyrjes së plotë në fushën e arsimit; kryerja e mbikëqyrjes së plotë në kujdesin parësor dhe dytësor shëndetësor dhe social; kryerja e mbikëqyrjes së plotë në koordinimin e planifikimit urban dhe rural; ofrimi i shërbimeve për anëtarët e saj në përputhje me ligjet e Kosovës.
Sipas Marrëveshjes së Brukselit, Asociacioni i komunaveme shumicë serbe duhet të ketë një Kuvend, një kryetar që përfaqëson Asociacionin para autoriteteve qendrore dhe jashtë Kosovës, një zëvendëskryetar, një këshill, një bord, një administratë, një zyrë për ankesa, ndërkaq që do të duhej të përcaktohej me statut.
Çfarë tha Vuçiçi?
Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk mund të flasë në publik për hollësitë e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por se dokumenti është “bazë e mirë për të ardhmen”.
“E shihni, ne u sollëm shumë korrekt dhe asnjë hollësi apo ndonjë gjë tjetër nuk doli askund në gazeta, sepse kjo është marrëveshja”, tha Vuçiç.
Më 26 tetor, Vuçiçi tha se është plotësisht të gatshëm për formimin e Asociacionit por, shtoi se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara apo pavarësinë e Kosovës.
Më pas, më 2 nëntor ai përsëriti se “është gënjeshtër se është i gatshëm të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës”.
Çfarë ka porositur BE-ja?
Radio Evropa e Lirë iu drejtua BE-së me pyetjen se pse publikut po mbahet i fshetë draft-statuti për formimin e Asociacionit, por nuk ka marrë përgjigje.
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha në fund të tetorit se kjo është një mënyrë moderne evropiane për të zgjidhur çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane dhe e cila “nuk përkon me vijat e kuqe të palëve që ishin përcaktuar më parë”.
Ai ka konfirmuar se të dyja palët kanë pasur komente dhe pyetje lidhur me këtë propozim evropian dhe ka shprehur shpresën se në javët në vijim do të sqarohen pyetjet e hapura dhe dyshimet.
Ai paralajmëroi takim mes kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit për të diskutuar hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. /REL
Raporti bombë/ “Koncesioni i Skanimit ka cënuar sigurinë kombëtare”Autoritetet shqiptare kanë pranuar zyrtarisht se koncesioni i skanimit, që u merr shqiptarëve 16 milionë euro në vit, nuk garanton sigurinë e kufijve të vendit dhe madje ka cënuar sigurinë kombëtare.
Kapitali.al zbardh korrenspondecat zyrtare mes Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Doganave, Komisionit Parlamentar të Sigurisë dhe Autoritetit Portual, të bëra publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Për herë të parë alarmi është dhënë nga ish ministri Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili përmes një shkresë zyrtare në maj të vitit 2017 informon ministrinë e Financave se siguria e skanimit në Portin e Durrësit është e kompromentuar.
“Funksionimi vetëm i një skaneri në hyrje, i cili vlerësohet se nuk është vendosur në pozicionin e duhur, krijon problematika të trafikut. Për më tepër, rrezikohet që pas procedurës së skanimit, automjetet që dogana i ka dërguar për skanim dhe kanë rezultuar pa probleme, të mund të marrin mallra të kundraligjshëm në rrugë e sipër, për shkak të largësisë së skanerit me sheshin e eksporteve,” thuhet në shkresë.
Sipas ministrit të Brendshëm, drejtuesit e Policisë së Shtetit kishin kontaktuar shoqërinë për të diskutuar mundësinë e vendosjes së një skaneri shtesë në dalje të kufirit. Por kompania është përgjigjur se kjo ka kosto dhe duhet të përballohet nga shteti shqiptar.
Dy javë më vonë, ministria e Financave e përcjell shkresën me shqetësimet e ministrisë së Brendshme drejt shoqërisë koncesionare S2 Albania dhe Drejtorisë së Doganave.
Shqetësimi i ngritur nga ministria e Brendshme për sigurinë është konfirmuar edhe nga Doganat. Sipas Doganave, distanca mes skanerit dhe sheshit të përpunimit të eksporteve është 1 kilometër dhe lëvizja e mjeteve në këtë distancë është e pamundur të kontrollohet. Kjo problematikë, thekson Dogana, është bërë dhe më e ndjeshme në vijim të masave shtesë të veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
“DPD ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të shoqërisë koncesionare për mundësinë e shtimit të një pajisje skanimi, por nga ana e shoqërisë është thënë se është e pamundur në kushtet aktuale,” thuhet në shkresën e Doganave.
Dështon tenderi
Në vijim të kësaj korrenspodence, ministria e Financave ka rekomanduar ngritjen e një grupi pune me përfaqësues të Doganave dhe shoqërisë koncesionare për të vlerësuar alternativat e mundshme për zgjidhjen sa më efektive dhe pa kosto financiare shtesë të problemit.
Por sipas KLSH-së kjo nuk ndodhi. Situata problematike lidhur me vendndodhjen e skanerit në Portin e Durrësit përsëritet 4 vite më vonë, pikërisht në vitin 2021, kur Autoriteti Portual Durrës ka dërguar drejt MFE një kërkesë për bashkëpunim lidhur me forcimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë portuale të Portit të Durrësit.
“Nevoja dhe domosdoshmëria e zhvendosjes së skanerit në një vendndodhje të re e cila plotëson standardet e sigurisë portuale, por edhe të parandalimit të kryerjes së aktiviteteve kriminale është konfirmuar dhe dakordësuar nga përfaqësuesit e organeve ligjzbatuese gjatë mbledhjes së Komitetit të Sigurisë në Portin e Durrësit,” thuhet në shkresën e APD.
Pas shumë takimesh dhe korrespondencash u vendos që zhvendosja e skanerit të merrej përsipër me paratë e buxhetit për të financuar ndërtimin e një godine të re së bashku me të gjithë infrastrukturën e përshtatshme që kërkonin pajisjet. Ministria e Financave i dha 74 milionë lekë Doganave për të realizuar tenderin, por ai dështoi. Arsyeja? Sërish kompania koncesionare S2 Albania.
Grupi i punës kishte kontaktuar me shoqërinë koncesionare duke i komunikuar se këto zhvendosje janë shumë specifike dhe për pasojë duhet të kryheshin nga një subjekt i miratuar nga vetë ata. Në këto kushte shoqëria koncesionare nuk ka ofruar asnjë ofertë për realizimin e kësaj procedure.
Siguria Kombëtare
Por skaneri në Portin e Durrësit nuk është problemi i vetëm që lidhet me sigurinë kombëtare. Janë edhe dy pika të tjera të rëndësishme, të cilat aktualisht nuk kanë mbulim fare me skaner. Bëhet fjalë për Portin e Vlorës dhe pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Pika e Kalimit Kufitar Hani i Hotit konsiderohet si një pikë kalimi kufitare e kategorisë së parë. Ajo lidh jo vetëm Shqipërinë me Malin e Zi, por edhe është pjesë e aksit që lidh Italinë me Slloveninë me Ballkanin Jugor. Nga të dhënat e marra nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare rezulton se kjo pikë kalimi përpunon 7,200 persona dhe 2,000 mjete në ditë.
Nisur nga këto të dhëna, në vitin 2018, Komisioni për Sigurinë Kombëtare sugjeron konkretisht rinegocimin e kushteve të kontratës koncesionare për mundësinë e prezencës së një supervizori nga pala shqiptare në momentin e kryerjes së procesit të skanimit, si dhe shtrirjen e skanimit edhe në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit.
Në janar të vitit 2022, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka paraqitur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave kërkesën për vendosjen e pajisjes së skanerit në 2 pika të tjera doganore, Porti i Vlorës dhe Pika e Kalimit Kufitar Hani i Hotit, të cilat vlerësohen me risk në kuadrin e shfrytëzimit nga elementi kriminal.
Por pavarësisht rekomandimeve të Komisionit të Sigurisë dhe kërkesave të Policisë së Shtetit, të dyja pikat mbeten pa mbulim me skaner duke i lënë ato të ekspozuara ndaj trafikimit.
Kjo situatë sipas KLSH ka cënuar sigurinë kombëtare të vendit. “Përcaktimi i vendndodhjes fizike të skanerit në Portin e Durrësit ka paraqitur probleme të shumta të cilat lidhen ngushtësisht me efektivitetin e shërbimit të skanerit, deri edhe me cenimin e sigurisë kombëtare,” shkruan KLSH në raportin e auditimit.
I dhënë në vitin 2013 nga qeveria në ikje e Partisë Demokratike, koncesioni i skanimit u justifikua pikërisht me forcimin e sigurisë së kufijve. Por 10 vjet më vonë, koncesioni sipas KLSH-së paraqet probleme të shumta deri edhe me cënimin e sigurisë kombëtare.
S*ksi zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës! Arsyet pse duhet të kryeni sa më shumë marrëdhënieShkenca ka vendosur që seksi nuk është vetëm një kënaqësi, por një dhuratë e madhe për shëndetin e njerëzve.
Ndër përfitimet janë përmirësimi i shëndetit kardiovaskular, ulja e presionit të gjakut, forcimi i sistemit imunitar, lehtësimi i stresit, gjumë më i mirë dhe rreziku më i ulët i kancerit të prostatës.
Sipas një studimi të publikuar në vitin 2004 në JAMA u vërtetua nëpërmjet të dhënave të 32.000 amerikanëve se ejakulimi i shpeshtë, më shumë se 21 herë në muaj, lidhej me një rrezik më të ulët të kancerit të prostatës, rreth 20%, krahasuar me frekuencën 4-7 herë në muaj.
Në vitin 2016, u publikuan gjetjet e një studimi shtesë, i cili konfirmoi gjithashtu ejakulimin e shpeshtë në moshë madhore si një parandalim të fortë kundër kancerit të prostatës.
Natyrisht, duhet të theksohet se marrëdhëniet seksuale nuk janë parakusht për vetitë e dobishme të ejakulimit. Hulumtimet kanë treguar se përfitimet vijnë edhe nga masturbimi.
Le të jemi të qartë: askush nuk dëshiron të prishë ose t’i japë fund marrëdhënies së tyre. Ndarja, veçanërisht në fund të vitit është e vështirë emocionalisht dhe mendërisht, kështu që duhet të dimë se nëse kjo ndodh, është sepse nuk kemi zgjidhje tjetër.
Sezoni i Akrepit nuk është më i lehtë dhe hëna e re në Akrep më 13 nëntor mund të shkaktojë vetëm probleme.
Nga fundi i muajit gjithçka fillon të marrë kuptim pasi situatat që na lëndojnë marrin fund. Ndarja po vjen, sado e vështirë të jetë për ne, veçanërisht nëse i përkasim një prej shenjave të mëposhtme:
Dashi
Ndoshta nuk e keni pasur në mendje që të ndaheni patjetër me personin që jeni, por as në këtë lidhje nuk jeni të lumtur. Pra, ju mendoni se pse duhet të qëndroni në një situatë që nuk ju pëlqen? Ju u përpoqët, por marrëdhënia nuk po përparon.
Ju dëshironi që ky muaj të jetë pa stres dhe të jeni të relaksuar. E kuptoni, sidomos pas datës 4 të muajit, kur Saturni kalon tranzit në shenjën e Peshqve, që dëshironi të rregulloni jetën tuaj dhe ajo që ju pengon është personi me të cilin jeni në një lidhje. Mërkuri në Akrep, në të njëjtën ditë, ju tregon se një situatë pozitive mund të lindë nga diçka që shkakton ndjenja negative. Mos harroni këtë.
Akrepi
Ndjenja e këtij muaji ka të bëjë me “urgjencën”. Ndiheni sikur diçka duhet bërë, por nuk është diçka që nuk ka domosdoshmërisht lidhje me romancën tuaj, por do ta dëmtojë atë. Ju e ndjeni fuqimisht nevojën për ndryshim dhe ai nuk mund të vijë nëse nuk hiqni qafe të shkuarën.
Dhe ndërsa marrëdhënia juaj nuk i përket domosdoshmërisht “të vjetrës”, ajo është e lidhur pazgjidhshmërisht me të pasi nuk ka “ecur” përpara si ju. Pra, ajo që ju pengon do të dëboni këtë muaj dhe me shumë mundësi është marrëdhënia juaj.
Tani, ju nuk i toleroni pengesat dhe gënjeshtrat. Kur Afërdita në Virgjëreshë formon një treshe me Plutonin në Bricjap në datën 6, ju do të jeni në gjendje t’i jepni një shtysë besimit tuaj. Kjo do të thotë që nëse jeni në mes të një ndarjeje ose sapo po filloni një… do të mund ta kaloni atë pa kaluar në një krizë nervore. Asgjë nuk është e lehtë, por do t’ia dalësh.
Bricjapi
Ndarja është gjëja e fundit që dëshironi të bëni me personin me të cilin jeni. Megjithatë, me afrimin e fundit të vitit, nuk mund të qëndroni më të qetë. Dhe ju do ta ndaheni vetëm për një arsye: nuk dëshironi ta çoni këtë marrëdhënie në vitin e ri.
Duhet të dini se psikologjikisht mund ta përballoni dhe ideja e zvarritjes është vetëm diçka që do të sjellë stres. Ju mendoni se nuk keni më asgjë të përbashkët në marrëdhënien tuaj dhe dëshironi të vazhdoni më tej.
Nëse problemi juaj më i madh ka qenë komunikimi i dëshirave tuaja, do të zbuloni se momenti juaj do të vijë më 9 nëntor, kur Mërkuri të hyjë në Shigjetar. Me këtë tranzit fitoni dhuratën e komunikimit dhe kjo është ajo që ju nevojitet për të ecur përpara me ndarjen. Çdo gjë do të realizohet, nëse vërtet e dëshironi.
“Do të të bëj horë”- Si biznesmeni kërcënon ish-Missin me nxjerrjen e pamjeve intime: Kam 12 videoNjë audio skandaloze e biznesmenit kosovar, Isni Jemini duke kërcënuar ish-Missin e Kosovës, Zana Berisha është bërë publike.
Sipërmarrësi, i cili denonoi ish të dashurën e tij se e shantazhonte dhe i mori një shumë prej 100 mijë euro, duket se duket se nuk i ka “duart e pastra” në këtë rast.
Në audion e siguruar nga Gazeta Sinjali, zbulohen kërcënimet që Isni Jemini i ka bërë Zana Berishës, me të cilën ka qenë në një lidhje jashtëmartesore prej 5 vitesh, sic deklaron edhe vetë në incizim.
Ai shtantazhon ish-Missin se do t’i publikojë pamjet filmike të tyre intime, duke u shprehur se ka 12 video.
Gjithashtu biznesmeni kosovar e kërcënon duke i thënë se do ta shkatërrojë dhe se do e bëjë horë
“Unë të shkatërroj dhe kam me të bo horë. Ti bo cka të duash, këto nëpër Google nëpër cdokund kanë me të dalë.
Një po ta nxjerr më të voglën, 12 i kam, më e madhja është 7 minuta e 20 sekonda. Unë jam i dashuri yt prej 5 vitesh dhe ti t’më thuash mua s’guxon të paraqitesh. Hajt se e shohim”, thotë ai në audio.
@epokashqip 🔴 EKSKLUZIVE 🔴 “Të shkatërroj dhe kam me t’bo horë”/ Audio që zbulon kërcënimet dhe shantazhin e Isni Jeminit ndaj ish-miss Kosovës me publikimin e videove intime që i kishte incizuar pa dijeninë e saj. #viral #shqip #fyp #fy ♬ original sound – Epoka 24
Akuzat e biznesmenit për shtantazh
Ish-Missi i Kosovës, Zana Berisha u ndalua nga policia në tetor pasi u akuzua nga biznesmeni se shantazhoi me video intime pas ndarjes bizesmenin, Isni Jemini.
Sipas këtij të fundit, bukuroshja zeshkane akuzohet se i mori ish-partnerit biznesmen mbi 100 mijë € dhe një makinë luksoze, me vlerë rreth 70 mijë euro.
Isni Jasani ka denonucuar se i ka dhënë shuma të majme në periudha të ndryshme, që nga viti 2021, vajzës që përfaqësoi Kosovën në Miss Universe 2018.
Pas përfundimit të lidhjes që e kishin mbajtur të fshehtë në verën e vitit 2021, ai akuzoi ish-Missin se shantazhoi biznesmenin për dy vjet me radhë, duke e kërcënuar se do t’i dëmtonte nderin dhe autoritetin, duke publikuar foto e video intime të tyre, që i kishte realizuar gjatë kohës sa po shijonin romancën.

Sipas denoncimit, gjatë verës së vitit 2021, Zana Berisha ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka kërkuar nga Isai Jemini 100 mijë euro, me arsyetimin se paratë i duheshin për të jetuar dhe plotësuar nevojat e saj, raportoi gazeta Sinjali.
Biznesmeni hodhi akuzua se aty mendoi se do ta përfundonte lidhjen duke refuzuar t’ia dërgonte paratë, por aty vetëm sa filloi drama, pasi sipas tij ish-missi vendosi që të hakmerret duke e kërcënuar, e madje ka shkuar edhe më tej, duke ia dërguar familjarëve të tij fotografi dhe video ku ata bashkë, si sinjal që për të paralajmëruar biznesmenin se në rast se nuk i plotësonte kërkesat, do ta pësonte sërish.
Zana Berisha është kthyer nga Amerika në fillim të vitit 2022 dhe akuzohet nga ai se ka vazhduar ta shantazhojë.
Pas gjithë asaj kohe, biznesmeni pretendon se u takuan në një restorant të Prishtinës, ku ajo e kërcënoi sërish.

Përmes shantazhit, në vitin 2022, ai akuzon Zana Berishën se detyroi ish të dashurin biznesmen t’i blinte makinë luksozve me vlerë të rreth 70 mijë euro, duke i thënë se do i prishte një festë familjare nëse nuk i plotësonte kushtin.
Biznesmeni Jemini pretendoi se rreth një viti është detyruar që t’i japë edhe të para Zana Berishës me shpresën se kjo “punë” do të mbyllej dhe do t’i ndanin rrugët, duke i ka dërguar ish të dashurës rreth 50 mijë euro.
Por, as kjo shumë e majme parash nuk kreu punë dhe situata mes tyre si në filma vazhdoi me kërcënime e paralajmërime të frikshme.
Nga shtatori i vitit 2022 deri në korrik të këtij viti, biznesmeni ka denoncuar se ishte detyruar që t’i japë para të dyshuarës për çdo muaj, duke u kërcënuar se nëse nuk e paguan, do t’i shkaktonte probleme në familje.
Duke pretentuar se ishte viktimë e shantazhit, ai tha se shuma që i kishte caktuar ish-Missi ishte 5 mijë euro për muaj. Pra për 11 muaj sa dyshohet se ka zgjatur, biznesmeni i ka dhënë 55 mijë euro.
Në total, biznesmeni Jemini pretendon se ka paguar rreth 175 mijë euro, duke përfshirë edhe blerjen e makinës, me kërcënime e shantazh.

Pjatalarësi që u bë multimilioner
Isni Jemini, nga mediat zvicerane është i pagëzuar si “mbret i gastronomisë në Zvicër”. Ai atje ka një lokal që mban emrin pikërisht të Celinës, Pizzeria Celina.
Biznesmeni ka inaguruar plot 27 biznese në Zvicër. Atje ai shkoi kur ishte student, në vitin 1984 dhe filloi punë duke larë enët në restorantin “Spatz am Bärenplatz”, më vonë ishte shef i shërbimit në Hotel Bern.
Në vitin 1991, ai personalisht e mori rolin e menaxhuesit me restorantin e tij të parë “Sinnegrrüggli” bë Thun, të cilin e pagëzoi me emrin “Al Ponte”.

Moderatorja Alketa Vejsiu i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të saj, i cili ndërroi jetë ditën e sotme, në një postim prekës në rrjetin social Instagram, ku i ka kushtuar fjalët më të ndjera.
Prezantuesja shprehet se largimi nga jeta i të atit ishte trishtimi më i thellë që ka provuar. Ajo përmbushi dëshirën e fundit të babait duke i dhënë lamtumirën me muzikë, teksa shoqëroi postimin me një video të saj ku këndon në skenë me të atin.
Alketa Vejsiu tha se ëndrra e të atit ishte të këndonin së bashku këngën “Comme toi” sërish në “X Factor” bashkë, por nuk ia dolën dot që ta përmbushnin.
“Gjithcka do te beja te dhuroja, te blija a te shtoja pak kohe jete. Kete se bera dot edhe pse luftuam te dy aq shume qe tja dilnim”, shkruan moderatorja.
Postimi i plotë:
Ndarja me ty nga kjo jete, eshte trishtimi me i thelle qe me ke bere te provoj my Super Star Dad💔
Edhe ndarjet tona kur ikje ne emigracionin e eger se duhet te punoje e te na ndihmoje te rriteshim, me dhimbje te thelle i perjetoja; por edhe pse futesha me koke nen batanije e qaja me ore, perseri me mbante te forte shpresa qe do te vinte nje telefonate , do te vinte nje pako me dhurata, do te vije te me takoje! Asnjehere nuk jemi perqafuar kur iknim nga njeri tjetri; edhe kur une u rrita, e ty ca thinja me shume te dolen… Ndarja per ne ishte e paperballueshme; na qante shpirti.
Sic ma le porosi te fundit; me muzike po te jap lamtumiren me te trishte o Zemer Bardhe! Sdo jem kurre me i njejti njeri se me ka ikur nje pjese e shpirtit me ikjen tende, me ka ikur nje pjese e zemres qe se zevendeson asgje dhe askush. Vetem tani mund te kuptoj cdo njeri qe ka kaluar ne kete rruge dhimbjeje dhe ka humbur babain, nenen apo dike te shtrenjte. Zemra ime ju ndjen te gjitheve😭
E di qe e kishe enderr te kendonim kengen “Comme toi” serish ne “X Factor” bashke ; sja dolem dot!
Por e kemi kujtimin me te bukur te jetes aty ne skene. Me Boren e Bardhe/ Tombe La Neige qe do sjelle dhe dimrin me te trishte te jetes sime.
Ti njeri artist me kaq shume talente asaj skene duhet ti perkisje; qe e mesove pianon dhe kitarren pa mesues dhe shkolle, dhe qe jeten e kishe kenge dhe buzeqeshje; ti qe celes soli kishe dashurine; me ke lene nje boshllik ne shpirt qe nuk do te mbushet kurre.
Gjithcka do te beja te dhuroja, te blija a te shtoja pak kohe jete. Kete se bera dot edhe pse luftuam te dy aq shume qe tja dilnim😭Por besoj qe kam permbushur nje mision tjeter; Te te beja te lumtur dhe krenar❤️ E kisha motiv jete kete.
Faleminderit ekipit te mjekeve dhe infermiereve tek “Spitali Katolik i Tiranes” / Zonja e Keshillit te Mire; bene te pamunduren keto muaj te fundit per ty; nuk do ti harroj kurre.
Ndjej pafund pafund mirnjohje. Keni qene nje ekip i jashtezakonshem.
Shendet dhe Jete per Prinderit tuaj. Sa i keni gjalle; Bejini te Lumtur! Une bera gjithcka, gjithe jeten per kete! Tani sme mbetet gje tjeter pervecese ta mendoj veten si Vazhdim te Babait tim.
View this post on Instagram
Quhem Alketa Bardhyl Vejsiu!💔
Shokuese/ Nëna mbyti dy foshnjat e saj sepse nuk duroi dot… të qarat e tyreNjë nënë 27-vjeçare, Monia Bortolotti është arrestuar të shtunën në Bergamo të Italisë pasi akuzohet se ka vrarë dy foshnjat e saj.
E reja me origjinë indiane, e cila ishte birësuar nga një çift italian në moshë të re, akuzohet mbyti vajzën 4 muajshe dhe djalin 2 muajsh, brenda dy vitesh.
Fëmija i parë i çiftit, Alice, u nda nga jeta më 15 nëntor 2021. Në fillim, të gjithë menduan se vdekja e foshnjës ishte për shkak të “sindromës së vdekjes së papritur të foshnjës” që ndodh tek foshnjat e moshës 1 muaj deri në 1 vjeç.
Në fakt, nëna ka qenë ajo që ka telefonuar ambulancën dhe ka deklaruar se vogëlushja e saj nuk po merrte frymë, ndërsa pretendonte se foshnja u mbyt nga qumështi që pinte.
Askush nuk dyshoi në atë që pretendonte e reja dhe raporti i mjekut mjekësor që ekzaminoi trupin e foshnjës e vërtetoi se foshnja u mbyt.
27-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, pasi vajtuan për vdekjen e fëmijës së tyre të parë, vendosën të sjellin në jetë një fëmijë të dytë.
Në fund të gushtit 2022 lindi Matias i vogël , por jeta e tij do të ishte shumë e shkurtër pasi më 25 tetor të të njëjtit vit ai ndërroi jetë në të njëjtën mënyrë si motra e tij, Alice.
Foshnja ishte vetëm me nënën 27-vjeçare në shtëpi dhe vdekja u konsiderua e dyshimtë nga policia në Bergamo dhe prokurorisë lokale iu kërkua të hetonte të dy vdekjet e foshnjave Bortoli.
Zhvarrosja e trupit të Alisës, në të cilën u krye një autopsi, nuk bëri të mundur dhënien e shumë provave për hetimin, por hetuesit këmbëngulën të merrte në pyetje shumë dëshmitarë, përfshirë mjekë, prindër, miq, të afërm të afërt të çiftit dhe ekspertët, ndërsa janë siguruar edhe raporte mjekësore.
Nëna 27-vjeçare, kur kuptoi se autoritetet po hetonin shkakun e vdekjes së vajzës së saj nga frika se mos zbulohet, ka ndryshuar dëshminë e dhënë dhe ka pohuar se foshnja 4 muajshe nuk kishte vdekur duke pirër qumësht por rastësisht nga një… jastëk.
Sipas hetimeve të prokurorisë shkaku i vdekjes së të dy foshnjave është i njëjtë, 27-vjeçarja u shkaktoi foshnjave mbytje akute duke i ngjeshur në gjoks për shkak se “ishte irrituar nga të qarat e zgjatura të fëmijëve të saj”.
Autoritetet kompetente sqaruan se 27-vjeçare ka vepruar me qartësi dhe ftohtësi të plotë mendore, fakt që dëshmohet edhe nga mënyra se si ajo e trajton mbrojtjen e saj ligjore, pas zbulimit se ajo ka vrarë të dy foshnjat.