zoom

Day ArchiveKujdes! Nëse flini me reçipeta, mund të keni këto probleme shëndetësore

Ka një diskutim të hapur nëse gjumin e natës duhet ta bëjmë me reçipeta veshur apo duke i hequr ato. Së fundmi, ekspertët sugjerojnë që reçipetat nuk duhen mbajtur veshur gjatë natës për një sërë arsyesh shëndetësore, veç rehatisë.

Ndikon në qarkullimin e gjakut

Nëse reçipetat janë me tela ose janë të shtrënguara në ndonjë formë tjetër, do të ushtrojnë presion mbi muskujt e gjoksit, që do të thotë se rrjedhja e gjakut në krahët dhe pjesët e tjera të trupit do të kufizohet. Disa reçipeta, të tilla si ato sportive, veprojnë gjithashtu si një lloj veshjesh kompresuese. Kjo mund ta pengojë rrjedhjen e gjakut në indet e gjirit, duke çuar në probleme të qarkullimit me simptoma të tilla, si marramendje dhe ngërçe të muskujve.

Irritojnë lëkurën

Nëse do t’i hiqnim reçipetat pas një dite të gjatë, do të zbulonim se rripat kanë “shtypur” lëkurën trupin tonë, kështu që nuk kemi nevojë as të mendojmë se sa irritim i lëkurës ndodh kur veshim reçipeta gjatë natës. Rripat dhe kapëset e reçipetave mund të jenë gjithashtu një burim shqetësimi, pasi fërkohen me trupin gjatë natës.

“Nëse reçipetat shpesh lënë shenja në lëkurë sepse janë shumë të ngushta, atëherë mbajtja e tyre 24/7 nuk do t’i japë lëkurës një shans për t’u rikuperuar dhe kjo çon në dëmtim afatgjatë të indeve”, citon Metro fjalët e Dr Seth Rankin.

Mund të shkaktojnë hiperpigmentim

Hiperpigmentimi ndodh kur melanina rritet në zona të caktuara të trupit, duke çuar në njolla të errëta në lëkurë. Mbajtja e reçipetave gjatë natës mund të çojë në hiperpigmentim për shkak të fërkimit që krijohet midis sujenave dhe lëkurës dhe rrit prodhimin e melaninës në këto zona.

Edhe pse hiperpigmentimi është vetëm një problem kozmetik, shumë njerëz shpenzojnë një pasuri për peeling kimik, terapi me lazer, mikrodermabrasion, dermabrasion ose trajtime në shtëpi për të zbutur pamjen e tij. Është shumë më e lehtë dhe më e lirë për ta parandaluar sesa për ta trajtuar.

Mund të shkaktojë në infeksione mykotike

Infeksionet mykotike janë të pakëndshme dhe mund të jenë të shëmtuara, kështu që infeksionet kërpudhore janë ndoshta gjëja e fundit që dëshironi. Kushtet e ngrohta dhe pak të djersitura që ndodhin pas mbajtjes së reçipetave në shtrat, janë mjedisi i përsosur për zhvillimin e infeksioneve mykotike. Kjo është arsyeja pse është gjithashtu e rëndësishme të mos flini me reçipeta gjatë verës.

Mund t’jua prishë gjumin

Le ta pranojmë, reçipeta janë të parehatshme në kohën më të mirë, që do të thotë se do të vuani gjatë gjumit, nëse mbani këtë veshje të ngushtë dhe shtrënguese në shtrat. Nga djersitja e madhe deri te vështirësia në frymëmarrje – ka shumë probleme që mund t’jua prishin pushimin ose t’ju bëjnë të ndiheni më të lodhur në mëngjes.

VIDEO/ Olta Gixhari në momente romantike me Dorin

Si rrallëherë, Olta Gixhari ka ndarë me ndjekësit e saj një video, ku shfaqet në një moment romantik me bashkëshortin e saj, Dori.

Olta dhe Dori po udhëtojnë së bashku në makinë. Të dy të kapur përdore shijojnë xhiron me makinë dhe muzikën e vendosur, ndërsa Olta e shoqëron videon e postuar në Instastory me një zemër.

Olta Gixhari e mbante të fshehtë identitetin e bashkëshortit të saj, me të cilin ka edhe një djalë, Amarin. Por gjatë eksperiencës së saj në “Big Brother Vip”, edhe Dori u bë personazh sepse Olta e përmendte shumë shpesh, ndërsa kur spektakli mbaroi çifti është filmuar nga kamerat disa herë së bashku në ambiente publike, duke zbuluar edhe fytyrën e Dorit.

Drama në Gaza – OBSH: Në morgje nuk ka më vende, operacionet kryhen pa anestezi

Situata në Gaza është bërë e papërshkrueshme me fjalë.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë shtypi në Gjenevë se ka një nevojë urgjente për armëpushim dhe për ndihmë humanitare.

Sipas tij, në spitale nuk ka më vende për të trajtuar të plagosurit, ndërsa mjekët janë të detyruar të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale pa anestezi, në kushte të pazakonta.

Situatë e rënduar është edhe në morgje, të cilët janë të tejmbushur me trupa, tha shefi i OBSH.

“Po na mbarojnë fjalët për të përshkruar tmerrin që po shpaloset në Gaza. Ne kemi nevojë për një pauzë humanitare në luftime, në mënyrë ideale një armëpushim. Ne kemi nevojë për akses të papenguar dhe kalim të sigurt.
Është tepër vonë për të ndihmuar të vdekurit, por ne mund të ndihmojmë të gjallët”, tha kreu i OBSH.

Stina e shegëve, fruti me vlera të shumta për shëndetin

Shega është një ndër frutat më të rrallë në tokë për nga vlerat që ka për shëndetin. Ajo është fryti “shërues” i pasur me antioksidantë, gjithmonë vlerësuar si simbol i shëndetit.

Kokrrat e saj janë të pasura me vitaminë A, B, ndërsa plotëson rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminë C. Hipokrati e cilësonte si ilaçin më të mirë për gripin, ndërsa egjiptianët e katër mijë viteve më parë tregonin se kishin zbuluar vetitë terapeutike të lëngut të saj.

Shega kohë më parë është shpallur “kampione” midis pemëve dhe sërish është gjendur në qendër të vëmendjes, jo vetëm për shkak të shijes të mirë të thartë e deri te shija e ëmbël, por për shkak të kontributit të saj në ruajtjen e shëndetit.

Hulumtimet e fundit mbështesin se, lëngu i saj mund të mbrojë nga infeksionet bakteriale, tumoret e lëkurës, bënë parandalimin dhe ngadalësimin e përhapjes së kancerit në mushkri, kancerit në prostatë, kancerit në gji, diabeti, osteoporoza, etj.

Shkencëtarë amerikanë mbështesin se, konsumimi i përditshëm i shegës nga një mama e ardhshme, mund të pengojë një dëmtim të mundshëm në trurin e embrionit. Përmban lëndë antioksiduese që kontrollojnë tensionin arterial dhe ulin nivelet e kolesterolit.

Shega e pjekur është e nxehtë dhe e lagësht, i ndihmon fytit, mushkërive dhe bronkeve, vepron si lehtësues dhe qetësues i kollës dhe është i mirë për vrerin.

Si laksativ i lehtë, pengon kalbëzimin në lukth dhe është më e fuqishmja në mesin e kategorive të ngjashme të ushqimit si burim me vlera të shumta të substancave për tërë trupin. Shega tretet në lukth dhe thithet shpejt për shkak të temperamentit të saj të jashtë zakonshëm dhe të lehtë, e nxeh lukthin ngadalë, i nxjerr jashtë gazrat e lukthit dhe e rrit sasinë e spermës, megjithatë shega nuk duhet të hahet kur njeriu ka temperaturë.

Lëngu i shegës shuan etjen, rrit oreksin dhe i jep freski mendimit të njeriut për shkak të efektit pozitiv në sistemin nervor.

Gjithashtu përdoret me sukses për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës.

Lëngu i shegës ka tre herë nivelin më të lartë të antioksidantëve se të rrushit të zi, çajit jeshil dhe se vena e kuqe.

“Ciara” gjunjëzon Evropën Perëndimore! 7 të vdekur, pemët shkulen me gjithë rrënjë

Stuhia “Ciara” ka goditur Evropën Perëndimore. Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën prej motit të keq, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Dy prej viktimave u shënuan në Francë, ndërsa 16 të tjerë, kryesisht punonjës të emergjencës, u plagosën. Prej erës së fortë, sipas mediave të huaja, pemët u shkulën bashkë me rrënjët duke rënë mbi shtëpi.

Rreth 1.2 milionë shtëpi mbetën pa energji elektrike në zona të ndryshme franceze.

“Ciara” goditi edhe Spanjën. I gjithë vendi u përfshi nga shira të dendur dhe erëra të forta dhe për pasojë, një grua humbi jetën.

Prej kushteve të këqija të motit ishte i detyrueshëm anulimi i udhëtimeve me tren, ndërsa parqet në kryeqytetin Madrid e qytetet e tjera u mbyllën.

Viktima u regjistruan edhe në Belgjikë, ku humbën jetën dy persona sepse u rrëzuan degët të pemëve. Mes viktimave është edhe një, fëmijë 5-vjeçar, i cili ishte dërguar ndërroi jetë në spital.

Rrëzimi i një dege peme i mori jetën edhe një gruaje në Gjermani, ndërsa vajza e saj mori plagë të rënda në trup. E njëjta gjë ndodhi edhe në Holandë, ku u regjistrua viktima e shtatë.

Dëme të shumta u shënuan edhe në Britani të Madhe, ku mijëra persona mbetën pa energji elektrike, për shkak të erërave të forta.

Tragjedia në Gjermani – Shqiptari në luftë për jetën, kishte prerë biletën e kthimit

Shqiptari Alfred Visha ende po lufton për jetën në një spital në Gjermani, pas tragjedisë së regjistruar në vendin e punës, ku shkëputja e një skele i mori jetën 4 shqiptarëve që po punonin në ndërtim.

Daja i tij tregoi i përlotur për mediat shqiptare se ai mjekët flasin për një gjendje të rëndë shëndetësore për babain e tre fëmijëve. Po ashtu, ai zbuloi se Alfredi do të vinte në Shqipëri më 2 dhjetor.

“Është në gjendje të rëndë, mjekët nuk konfirmojnë… sidomos goditjen që ka marrë në kokë. Ka një përmirësim të parametrave jetësorë, por ndodhet në gjendje të rëndë. Është në gjendje kome nuk është përmendur akoma. Ka probleme shumë të mëdha. Pranë po i qëndron i vëllai dhe një afërme që është infermiere në atë spital.

Përveç mjekut të kokës, mjekët e tjerë japin shpresë, pavarësisht se ka shumë fraktura. Është djalë shumë i fortë. Ai ka bashkëshorten, ka tre fëmijë, 10, 7 dhe 3 vjeç. Ai punonte me 3-mujorsh, i kishin premtuar se do i bënin letrat. Kam folur një natë më parë me të, e kishte prerë biletën që të vinte me datën 2 dhjetor”, deklaroi daja i Alfredit.

Punëtorët shqiptarët po punonin në katin e tetë të objektit kur skela e tyre u shemb pranë boshtit të ashensorit. Pasi u rrëzuan frikshëm në thellësi, materialet e ndërtimit dhe shtyllat e hekurit të skelës u ranë përsipër. Ekipi i kërkim shpëtimit me 150 persona gjeti të vdekur në vend 4 punëtorë shqiptarë me plagë e trauma të shumta.

Në vendin e aksidentit mjete të rënda punuan intensivisht për të shpëtuar të plagosurit ndërsa 700 punëtorët që punojnë çdo ditë në kantierin e madh të ndërtimit u urdhëruan të evakuoheshin menjëherë në vendin ku ndodhi tragjedia.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë dhe specialistët e policisë kriminale gjermane po hetojnë për ngjarjen e rendë. Edhe në datën 2 shtator të këtij viti ndodhi një aksident i ngjashëm ku katër punëtorë ranë nga skelat dhe u plagosën rëndë.

EMRI/ Kush është 46-vjeçari që u qëllua me armë në Bathore

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë.

Personi ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri në Bathore është identifikuar si Agim Hida.

46-vjeçari mori një plumb në këmbë në momentin që dy persona, ende të paidentifikuar, qëlluan nga një motomjet në lëvizje.

Dy autorët janë ende në arrati, ndërsa policia po bën sekuestrimin e kamerave në zonë dhe po merr dëshmi për të bërë identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Atentat në Tiranë, qëllohet me armë 46-vjeçari

Një atentat me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë.

Policia njoftoi se në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç.

Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, dy autorët janë arratisur, ndërsa grupi hetimor po kreh zonën dhe ka ngrutur pika kontrolli për kapjen w tyre.

“All I want for Christmas, is you”/ Mariah Carey na sjell zyrtarisht sezonin e festave të fundvitit

Me fillimin e nëntorit, Mariah Carey ka “paralajmëruar” zyrtarisht fillimin e sezonit të Krishtlindjeve.

Këngëtarja ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet brenda një blloku të madh akulli, gati për t’u “shkrirë”, pikërisht në kohë për të shënuar dhe nisjen e sezonit festiv të fundvitit.

“Ka ardhur koha”, shkruan ajo bashkë me videon e publikuar në mediat sociale.

Carey gjatë kësaj kohe do të jetë në turne me titull “Merry Christmas One And All!”, në qytete të ndryshme të SHBA-së, i cili do të zgjasë nga data 15 nëntor deri më 17 dhjetor.

“All I want for Christmas, is you” është kthyer prej vitesh tashmë në një ‘himn’ të festave të fundvitit.

Ledri Vula thyen heshtjen për ndarjen me Sarën. Reagon në Instagram pas të gjitha lajmeve

Ditët e fundit është përfolur për një ndarje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës, ndërsa ky i fundit nuk është shfaqur asgjëkundi, përfshirë rrjetet sociale.

Por mbrëmjen e shkuar Ledri është rishfaqur në publik, nëpërmjet IG.

Reperi ka njoftuar ndjekësit për anulim të koncertit të tij në Oslo.

Ai në postimin e tij nuk dha arsye se pse nuk do mbaj koncert.

“Fansa të Norvegjisë dhe Skandinavisë, ju njoftoj se koncerti i Oslos nuk do të mbahet. Shumë dashuri për ju, do shihemi prapë”, ka shkruar reperi.

Reperi i njohur duket se ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes publike këto kohë. Madje edhe postimet e tij në rrjetet sociale kanë qenë të pakta dhe e gjithë kjo ka nxitur dyshimet për një krizë në marrëdhënien me partneren e tij Sara Hoxha.