Aplikacion
Forcat e policisë u përballën me një sulm nga persona të maskuar si fantazma dhe zombie për festën e Halloween në Hamburg të Gjermanisë.

Rreth 50 të maskuar, që ishin mbledhur për të festuar frikshëm, u përplasën me policinë, sulmuan disa ndërtesa duke thyer xhamat dhe më pas dogjën koshat e mbeturinave dhe hodhën fishekzjarre.

Forcat e policisë ndërhynë duke i shpërndarë të maskuarit me ujë dhe më pas njoftoi se ka arrestuar disa prej tyre, ndërsa të tjerë janë identifikuar dhe janë në kërkim.

Një tjetër valë me reshje intensive përfshiu Italinë, duke shkaktuar më shumë përmbytje dhe duke përkeqësuar situatën. Brenda pak orësh temperaturat ndryshuan, duke pësuar rënie drastike në termometër.
Uji ka vërshuar në disa zona, duke vënë në krizë qytete të ndryshme.
Në Milano zona veriore u përmbyt duke shkaktuar shqetësim për jetën e qytetarëve në të paktën tre zona: Isola, Maggiolina dhe Niguarda. Qarkullimi i makinave dhe transportit publik është pezulluar në disa zona.
Zjarrfikësve iu desh të shpëtonin një grua dhe dy fëmijët e saj pasi ajo u bllokua në makinë për shkak të pemës që u rrëzua nga erërat në Mediglia, afër Milanos.
Autostrada Brenner u mbyll për shkak të rrëshqitjes së dheut në anën austriake të kufirit, sipas ANSA-s.
Dezinformim dhe lajme të rreme në luftën e Lindjes së MesmeA zbarkuan duzina luftëtarësh të Hamasit me parashutë në Izrael, siç paraqitet në një video që qarkullon në TikTok? Dhe a ka ngritur lart ylli i futbollit një flamur palestinez, siç tregohet në një video tjetër?
Këto janë vetëm dy nga shumë video që janë shpërndarë në mediat sociale që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, pas sulmit terrorist të Hamasit me 7 tetor. Një analizë e DW tregon, se të dyja videot janë të manipuluara.
Ato janë pjesë e një sfide më të madhe: Faktet manipulohen dhe shpërndaren, në një kohë që numër i madh përdoruesish kërkon online për informacione të besueshme, që u ndihmojnë të kuptojnë më mirë konfliktin në Lindjen e Mesme. „Përmasat e disinformimit, informimit të gabuar, propagandës dhe paqartësisë janë më të mëdha se kurrë më parë në këtë konflikt”, thotë Andy Carvin, drejtues i qendrës digjitale Digital Forensic Research Lab të Këshillit Atlantik.

Falsfikimet ndezin zemërimin
Sidomos në kohë lufte informacionet që shpërndahen mund të jenë shokuese, të konstestueshme apo trazuese. Kështu në internet qarkullon një video, që Deutsche Welle e ka klasifikuar si manipulim dhe me gjasë tregon, se si ushtarët izraelitë rrëmbejnë dy vajza të vogla izraelite.
Një video e tillë shkakton zemërim, hidhërim dhe ndjenja të tjera. Kjo mund të çojë aty që dikush mbështet njërën ose palën tjetër në konflikt. Lajmet e rreme kanë efekt më të madh, kur vihen në lëvizje emocione të forta.
Psikologu konjitiv Stephan Lewandowsky tha në një bisedë të mëparshme me DW, se „lajmet e rreme tentojnë të krijojë zemërim tek marrësi i tyre.” Sipas studiuesit, “ne e dimë, se pavarësisht, nëse ju e pëlqeni apo jo, ju merreni me këtë informacion provokues zemërues.” Pikërisht kjo rrit probabilitetin që ato të bëhen virale.

Ka disa përgjigje ndaj pyetjeve si më poshtë që mund të ndihmojë që të krijohet një distancë e logjikshme para se të shkosh më tej me informimin:
Si ndjehesh tek kjo video?
A është një temë që ndez emocione të forta, sepse përforcon qëndrimet që ke?
Kush ka interes të përhapë histori të tilla dhe pse?
Ka të dhëna që të bëjnë të mendosh për origjinë të dyshimtë?
Çfarë thotë ndjesia jote e brendshme për këtë?
Verifiko gjithmonë burimin
Shumë përdorues nuk i marrin më lajmet mbi zhvillimet, edhe ato në kohë lufte në faqet e internetit të lajmeve apo aplikacionet e tyre, por në platformat e mediave sociale, makineritë e kërkimit. Kjo ka dobësuar në disa raste lidhjen e përdoruesve me emrat e njohur të ofrimit të lajmit, që normalisht publikojnë informacione të besueshme.

Njohja e burimit ndihmon që të kuptosh nëse një video, foto apo një artikull është i besueshëm. Edhe nëse informacionet janë të vërteta, dhënia e burimit të informacionit ndihmon të kuptosh axhendën e ofruesit dhe të dallosh nëse ka tendencë paragjykimi.
Nëse kjo është e lidhur me profilin e një personi, verifiko, se çfarë është publikuar në të shkuarën nga ky person dhe ku. Shikoni në platforma të tjera, nëse një person shënon se punon për një media. Nëse profili të çon në një faqe interneti atëherë verifikoni në menu pjesën ku jepen të dhëna, “Mbi ne” apo impresum që ju jep të dhëna për të përcaktuar, se cilat informacine publikohen, si financohet dhe nëse ka partnerë shtetërorë apo komercialë.
Në rast të fotove apo videove që mund të jenë të manipuliuara mund të ndihmojë një kërkim praptas për të gjetur origjinën e fotos. Për të kryer këtë nevojitet një foto ose një screenshot, i cili ngarkohet në makinerinë e kërkimit Google images apo Tin Eye.

Edhe përmbajtja e një deklarate mund të verifikohet
Në fillim të tetorit u pretendua në një video, se Egjipti ka hyrë në luftë dhe ka dërguar qindra tanke në Rripin e Gazës. Verifikimi e nxjerr qartë, që nuk ka asnjë provë për pohime të tilla. Në rast të një pjesëmarrjeje të drejtërdrejtë të Egjiptit në luftë do të ishte raportuar shumë më gjerësisht./ DW
Pas pajtimit, vjen surpriza. Çfarë po përgatisin motrat Libohova?Vetëm pak javë më parë motrat Libohova, Irma dhe Eranda, njoftuan se janë pajtuar me njëra-tjetrën, pas 5 vitesh që mbanin mëri dhe nuk flisnin.
Pas ribashkimit, Irma dhe Eranda po përgatisin një surprizë të shumëpritur nga fansat.
Fjala është për një këngë dhe suprizën e ka zbuluar vetë Eranda me një video në Instastory ku shfaqet pranë motrës së saj, Irmës në një skenë ku duket se po bëjnë prova e në sfond dëgjohet muzikë popullore.
NOTON Shkodra! Rrugët kryesore përmbyten në vetëm pak minuta shi (VIDEO)Në vetëm pak minuta shi, Shkodra u zhyt në ujë.
Një rrebesh shiu përmbyti rrugët kryesore të qytetit mbrëmjen e kësaj të marte.
Në disa segmente rrugore qarkullimi i mjeteve u vështirësua, ndërsa situata më problematike u shfaq në aksin Isa Boletini-Ura Dervishbeg, Pallati i Rinisë në Parrucë, qendra e qytetit etj..
Gjithashtu, edhe korsia e biçikletave në këto segmente është përmbytur.
Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci njoftoi se në terren janë grupet e punës për të rikthyer situatën në normalitet.
“Që prej orës 18:00 qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive shiu të cilat kanë krijuar probleme në disa akse rrugore të Shkodrës.
Punonjës të Ujësjellës – Kanalizimeve dhe shërbimeve publike kanë qenë të gjithë në terren për rikthimin e normalitetit në qytet në kohë rekord.
Bashkia do të ndërhyjë për përmirësimin dhe lirimin e rrjetit ekzistues të kanalizimeve si prioritet dhe shërbim për banorët e Shkodrës”, tha Benet Beci.
Përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, diskutuan të martën për garantimin e të drejtës së votës për diasporën shqiptare, në një tryezë të organizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).
Një vendim i Gjykatës Kushtetuese që konstatoi cënimin e kësaj të drejte në zgjedhjet e fundit dhe i kërkoi Kuvendit që ta adresonte ligjërisht vijon të mbetet peng i ngërçit politik, pa një zgjidhje konkrete për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.
Për Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vota e diasporës mbetet peng e boshllëqeve ligjore.
“Nëse nuk do të plotësohet boshllëku ligjor i konstatuar nga Gjykata Kushtetuese, në zgjedhjet e vitit 2025 nuk do të ketë votim nga jashtë”, tha ai.
Sipas Celibashit, duhet vetëm vullnet politik për ta bërë këtë gjë, por edhe të bëhet në kohë.
“Nëse bëhet më vonë, për shembull 6 muaj para zgjedhjeve, KQZ nuk ka kohë që ta implementojë”, shtoi Celibashi.
KQZ nuk mund të ndërmarrë hapa për anën rregullatore të procesit pa u shprehur Kuvendi për vendimin e GJK-së, këmbënguli kreu i këtij institucioni.
I pyetur nga drejtori i ISP-së, Afrim Krasniqi, se a mund të ndërmerrte KQZ një hap publik për të nxitur Kuvendin që të zbatojë vendimin e Kushtetueses, Celibashi u përgjigj se “vendimi është i qartë dhe duhet zbatuar në një afat kohor, që është janar 2024”.
Deputetët e Kuvendit të pranishëm nga gjithë spektri politik shprehën mbështetjen për garantimin e kësaj të drejte, por pranuan se vendimmarrja për reformën zgjedhore ishte politike dhe duhej një konsensus në Komisionin e Reformës Zgjedhore në Kuvend.
Ky komision nuk po funksionon prej më shumë se një viti dhe nuk siguron një konsensus të gjërë politik pas përçarjes së grupit parlamentar të PD-së dhe debatit mes dy grupimeve për përfaqësimin në përbërjen e tij.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cilësoi të rëndësishme dhënien e të drejtës së votës për emigrantët dhe tha se kjo duhet të ishte beteja e opozitës. “Nuk i falet opozitës që nuk e ka çuar përpara këtë gjë, pasi mazhorancës mund të mos i interesojë vota e tyre, pasi nëse këta shqiptarë kanë ikur ata kanë ikur dhe për shkak të keqqeverisjes”- tha ajo.
Sipas Tabakut, në çdo palë zgjedhje vërehet ulja në mënyrë drastike e përqindjes së pjesëmarrjes në votime që i atribuohet pamundësisë për të votuar të shqiptarëve me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit.
Ndërsa deputeti i PS-së, Lavdërim Krrashi, një ish-emigrant, tha se ai personalisht do të luftonte që kjo e drejtë të bëhej realitet, pasi ishte një e drejtë që duhej ta kishte çdo shqiptar. “Për mua kjo është edhe një çështje personale”, tha ai.
Për deputetin e opozitës, Oerd Bylykbashi, koha e diskutimeve dhe e nxitjes së institucioneve për të vendosur për këtë çështje ka mbaruar. “Tani është koha të veprojmë sa më shpejt”, tha ai, duke e cilësuar detyrë të Kuvendit që të bëjë reformën zgjedhore.
Sfidat teknike të realizimit të votimit u prekën më pak në diskutime.
Sipas drejtorit të ISP-së, Krasniqi, qëllimi i tryezës ishte të debatohej në nivel politik të vendimmarrjes dhe angazhimit.
E drejta e votës për diasporën garantohet si detyrim në disa dokumente strategjike të miratuara nga qeveria dhe Kuvendi, dhe është pjesë e dokumenteve kryesore të Bashkimit Europian për Shqipërinë, tha ai, duke ngritur pikpyetje mbi përgjegjësinë politike për realizimin e reformës zgjedhore./ Reporter.al
VIDEO e frikshme/ Momenti kur djali dhe njerku qëllohen për vdekje nga një burrëNjë video tronditëse po qarkullon në rrjet, ku djali dhe njerku i tij ekzekutohen me gjakftohtësi nga një burrë i veshur me të zeza.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një pallat në Brooklyn për shkak të një zhurme që babë e bir kishin shkaktuar një natë më parë.
Sipas New York Post, të shtënat u dëgjuan në katin e katërt të një kompleksi të njohur banesash.
Autori ecën i zemëruar dhe më pas një grua me pantallona sportive dhe bluzë del nga një apartament dhe flet me burrin. Asaj i bashkohet edhe djali i saj, i cili është identifikuar nga autoritetet si Chinwai Mode, 27 vjeç. Disa çaste më vonë, nënës dhe djalit i bashkohet njerku i Mode, Bladimy Mathurin, 47 vjeç.
Ky i fundit nis të debatojë me fqinjët dhe nxjerr një palë gërshërë, por bashkëshortja përpiqet ta ndalojë.
Më pas autori nxjerr një armë dhe qëllon në drejtim të Mathurin.
Djali i njerkut, i cili ishte në korridor për të parë Mathurin të zbriste, përpiqet të largohet nga vendi i ngjarjes, por edhe ndaj tij qëllohet disa herë duke e lënë të vdekur në vend.
“Djalli vjen te ty”- Teologu tregon efektet negative të Halloween te fëmijëtFesta e Halloween ka efekte negative në psikologjinë e fëmijëve. Ky është paralajmërimi që bën teologu Miron Çako, i cili u bën thirrje prindërve të mos i bëjnë fëmijët pjesë të kësaj feste, për të shmangur ndjenjën e frikës dhe fobinë tek ata më vonë.
“Në Amerikë festohet më shumë, gati 120 milion amerikanë e festojnë këtë duke futur fëmijë dhe moshën madhore. Pas kësaj feste që fillon sot në darkë dhe e gdhin nesër, 50% e personave, kjo është me statistikë, sidomos fëmijët që kanë marrë pjesë në këtë festë, kanë probleme psikologjike. Fillojnë shohin fantazma, fillojnë frikërat, fobitë sepse kanë hyrë në një realitet, pavarësisht se është i sajuar nga njerëzit, në një realitet frike. Ne e dimë që fëmija është si plastelinë, çfarë imazhi shikon fëmija dhe ai mbetet. Ne fëmijët tani po i çojmë në një realitet të frikshëm dhe kjo na duket festë? Ai fëmijë nuk di, ka një adrenalinë, po nga se vjen kjo adrenalinë?”, tha teologu.
Sipas tij, nuk është mirë që kjo festë të festohet sepse data 31 tetor simbolizon vitin e ri për djallin dhe duke festuar, shtoi teologu, thirret djalli.
“Ne e dimë që në momentin që e thërret djallin me të gjitha format, ai vjen tek ty dhe kur djalli vjen tek ty, nuk vjen për mirë, prandaj kjo është një fe okulte dhe sot 31 për 1 nëntor e dini ju që është viti i djallit? Satanistët mblidhen dhe bëjnë meshat e djallit? Çdo 31 tetor për 1 nëntor është viti i ri për djallin, për satanistët”, shprehet Çako.
Biden firmos: Inteligjenca Artificiale do të monitorohet. Lufta e fundit!Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv mbi inteligjencën artificiale që mbulon një sërë çështjesh që variojnë nga siguria kombëtare, mbrojtja e privatësisë së konsumatorëve, të drejtat e njeriut dhe konkurrenca tregtare. Administrata amerikane tha se përmes këtij urdhri po merren “hapa jetikë në bazë të objektivit të Shteteve të Bashkuara që inteligjenca artificale të jetë e sigurt dhe e besueshme”.
Urdhri detyron departamentet dhe agjencitë e qeverisë federale të hartojnë politika për vendosjen e rregullave dhe standardeve në një industri që po zhvillon sisteme të reja dhe të fuqishme, me një shpejtësi të tillë që ka nxitur shqetësime se do ta tejkalojnë kuadrin aktual rregullator.
“Për të mbajtur premtimin mbi inteligjencën artificiale dhe për të shmangur këtë rrezik duhet të vendosim rregulla mbikqyrëse për këtë teknologji”, tha zoti Biden gjatë ceremonisë së nënshkrimit të urdhrit në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se ky urdhër paraqet “masën më të fortë të ndërmarrë nga një qeveri në rang botëror për të bërë të mundur që inteligjenca artificiale të jetë e sigurt dhe e besueshme”.
Identifikimi i rreziqeve që kërcënojnë sigurinë
Një nga kërkesat kryesore të urdhrit të ri është që kompanitë që zhvillojnë sisteme të avancuara të inteligjencës artificiale të kryejnë prova rigoroze për produktet e tyre, për të mos lejuar që ato të përdoren për sulme kibernetike.
Përmes këtij procesi, ndër të tjera, do të vlerësohen “kërcënimet prej sistemeve të inteligjencës artificiale ndaj infrastrukturës kritike, si dhe rreziqet kimike, biologjike, radiologjike, bërthamore dhe të sigurisë kibernetike”.
Rregullat për realizimin e këtyre testeve do të përcaktohen nga Insituti Kombëtar për Standarde dhe Teknologji dhe kompanitë e inteligjencës artificiale duhet të raportojnë gjetjet e provave tek qeveria federale, përpara se të hedhin në treg produktin për konsumatorët.
Për të shmangur rrezikun e krijimit dhe shpërndarjes së informacionit të rremë, përshirë fotografi të gjeneruara nga teknologjia dhe video me lajme të rreme, Departamenti i Tregtisë do të hartojë udhëzime për krijimin e standardeve që lehtëson idenfitikimin e përmbajtjes së gjeneruar nga teknologjia.
Udhri parashikon gjithashtu që shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare të hartojnë një sërë udhëzimesh për përdorimin etik dhe në mënyrë të përgjegjshme të sistemeve të inteligjencës artificiale nga agjencitë amerikane të zbulimit dhe ato të mbrojtjes kombëtare.
Mbrojtja e privatësisë dhe të drejtave të njeriut
Urdhri parashikon një sërë hapash që synojnë mbrojtjen e privatësisë së amerikanëve në rastet kur sistemet e inteligjencës artificiale kanë qasje mbi të dhënat e tyre. Kjo përfshin zhvillimin e teknologjive për mbrojtjen e privatësisë dhe vendosjen e rregullave mbi përdorimin e të dhënave personale nga agjencitë qeveritare.
Megjithatë, urdhri vë në dukje nevojën për miratimin e një legjislacioni që njëson rregullat për mbrojtjen së të dhënave personale.
Aktualisht, Shtetet e Bashkuara janë shumë prapa Evropës në përcaktimin e këtyre rregullave dhe në urdhrin ekzekutiv bëhet thirrje për miratimin dypartiak nga Kongresi “të një legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale të të gjithë amerikanëve, veçanërisht të fëmijëve”.
Urdhri mbulon një sërë fushash të tjera, duke premtuar masa për mbrojtjen e amerikanëve që mund t’u rrezikohen apo humbasin vendet e punës nga përdorimi i teknologjisë së inteligjencës artificiale, si dhe ruajtja e rolit udhëheqës së Shteteve të Bashkuara në krijimin e sistemeve të inteligjencës artificiale.
Çështje që mbeten ende të pazgjidhura….
Ekspertët thonë se pavarësisht se urdhri ekzekutiv ka një spektër të gjerë, mbetet ende e paqartë se si administrata e zotit Biden do t’i zbatojë në praktikë normat rregullatore të inteligjencës artificiale.
Benjamin Boudreaux, studies mbi politikat pranë Institutit Kërkimor RAND, i tha Zërit të Amerikës se megjithëse është e qartë se administrata po përpiqet të trajtojë të gjitha sfidat dhe rreziqet e inteligjencës artificiale, mbetet ende shumë punë për t’u bërë.
“Djalli fshihet në detaje. E kam fjalën për burimet financiare dhe burime e tjera që do t’u vihen në dispozicion agjencive nën varësi të ekzekutivit, që realisht të zbatojnë shumicën e këtyre udhëzimeve dhe cilat prej këtyre normave dhe udhëzimeve që janë sugjeruar, do të zbatohen”, tha ai.
Mbizotërimi i tregut të inteligjencës artificiale
Në kuadrin ndërkombëtar, në urdhër thuhet se administrata do të punojë për të qenë në krye të “përpjekjeve për të krijuar norma të forta ndërkombëtare me qëllim shfrytëzimin e përfitimeve që sjell inteligjenca artificiale, menaxhimin e rreziqeve të saj dhe garantimin e sigurisë”.
James A. Lewis, zëvendëspresident dhe drejtor i programit të teknologjive strategjike në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, i tha Zërit të Amerikës se urdhri ekzekutiv ka ndikim pozitiv, për të përcaktuar rolin e Shteteve të Bashkuara në një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me zhvillimin global të inteligjencës artificiale.
“Trajton të gjitha çështjet e nevojshme,” shprehet zoti Lewis. “Nuk është novatore në shumë aspekte, por ua bën të qartë kompanive dhe vendeve të tjera se si do t’i qasen Shtetet e Bashkuara inteligjencës artificiale”, thekson ai.
Kjo sipas tij, ndodh sepse Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të luajnë një rol udhëheqës në zhvillimin e rregullave dhe normave ndërkombëtare rreth teknologjisë.
“U pëlqen ose jo, sigurisht disa vendeve nuk pëlqen, ne jemi në pararojë të zhvillimit të inteligjencës artificiale”, shprehet ai.
“Lufta e fundit”
Jo të gjithë ekspertët shprehen të sigurtë se administrata e Presidentit Biden po përqendrohet në rreziqet reale që inteligjenca artificiale mund të paraqesë për konsumatorët dhe qytetarët.
Louis Rosenberg, drejtor ekzekutiv i kompanisë amerikane të teknologjisë “Unanimous AI”, i tha Zërit të Amerikës se administrata ndoshta ka ndërmarrë “luftën e fundit”.
“Mendoj se është diçka e mirë që ata po bëjnë një deklaratë të guximshme se kjo është një çështje shumë e rëndësishme,” tha zoti Rosenberg. “Kjo tregon se administrata po e trajton me seriozitet dhe se ata duan të mbrojnë publikun nga inteligjenca artifficiale”.
Megjithatë, shton ai, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e konsumatorëve, administrata duket e përqëndruar në mënyrat se si inteligjenca artificiale mund të përdoret për të forcuar mbrojtjen ndaj rreziqet ekzistuese me të cilat përballen konsumatorët, si imazhet dhe videot e rreme dhe dezinformatat, çështje që tashmë ekzistojnë.
Ai tha se është më shumë i shqetësuar mbi format e reja të përdorimit të inteligjencës artificiale me qëllim ndikimin tek njerëzit. Për shembull, thotë ai, sistemet e inteligjencës artificale po ndërtohen në mënyrë të tillë që të simulojnë komunikimin njerëzor.
“Shumë shpejt ne nuk do të bëjmë kërkime në Google. Do të bashkëbisedojmë përmes programeve kompjuterike që simulojnë komunikimin njerëzor. Sistemet e inteligjencës artificiale do të jenë shumë efektive në manipulimim, ndoshta dhe përndjekjen e njerzve përmes këtij “bashkëbisedimi” për interesa të kujtdo që përdor këtë sistem kompjuterik. Ky është një lloj rreziku i ri dhe krejt ndryshe, që nuk ka ekzistuar përpara inteligjencës artificiale”, thekson ai.
Foto/ Deputeti socialist s’pyet për ligj. Ndez cigaren brenda në KuvendPërplasjet në komisionet parlamentare, kanë stresuar fort deputetët sa që janë “detyruar” të ndezin cigare brenda ambjenteve të Kuvendit, edhe pse kjo është e paligjshme.
Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme deputeti socialist, Eduart Shalsi ndez një cigare edhe pse është e ndaluar në hapësira të mbyllura.
Në vitin 2019 u bënë ndryshime të tjera në ligjin anti-duhan ku përcaktohet se në asnjë ambient të rrethuar qofte me xham apo plastmas nuk lejohet konsumi i duhanit pasi konsiderohet ambient i mbyllur nëse më shumë 50 % e hapësirës është e rrethuar apo e mbuluar.
Gjoba ndaj shkelësve nis me 300 mijë lekë të reja në shkelje në parë ,por kur përsëritet ajo tre-fishohet dhe masa arrin deri në heqje të licencës të ushtrimit të aktivitetit.
Por duket se tanimë këto masa kanë mbetur në letër pasi ndryshe nuk ka si të shpjegohet lejimi konsumimi i duhanit në ambiente të brendshme.
