zoom

Day ArchiveNga spitalet tek ushqimi, kush është drejtori i ri i AKU që akuzohet për dëm të financave publike

Vendin e drejtoreshës së AKU-së Jeta Deda e ka zënë Edmond Rrushi.

Edmond Rrushi, nuk është emër i njohur në opinionin publik, por i njohuar në atë të qeverisë.

SyriTV shkruan se në 2014-ën ai kallëzohet në prokurori si ish-drejtori i QSUT, bashkë me 4 titullarë të tjerë punonjës të tjerë të këtij institucioni.

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaronte se 5 zyrtarët në QSUT kanë keqmenaxhuar fonde në vlerën 560 mijë dollarë duke shkaktuar dëm ekonomik në masën 350 mijë dollarë.

Auditi i kryer ka konstatuar disa shkelje mes të cilave 54 procedura prokurimi pa tender.

KLSH nënvizonte po ashtu se gjatë zbatimit të procedurës së prokurimit për “Mirëmbajtjen dhe riparimin e 1 rezonance manjetike dhe 3 Skanerave” janë kryer veprime të kundërligjshme, si pasojë e të cilave është prishur qëllimisht kontrata ekzistuese për mirëmbajtjen dhe riparimin e skanerit që QSUT kishte me një subjekt privat dhe është lidhur jashtë procedurave ligjore kontrata me një subjekt tjetër privat.

Izraeli rrethon Gazan dhe nis bombardimet masive. Humbet kontakti me banorët

Situata në Gaza sa vjen dhe bëhet më e tensionuar me bombardimet e shtuara nga ana e Izraelit në orët e fundit në gjithë Rripin, por mbi të gjitha me zgjerimin e një inkursioni tokësor të paralajmëruar.

Sipas raportimeve të fundit nga Lindja e Mesme, tashmë tanket e para izraelite kanë filluar të mësyjnë një Gaza tërësisht të shkëputur nga bota, pa rrymë elektrike, pa komunikim dhe pa internet.

Nuk është bërë ende e ditur se në çfarë shkalle ky inkursion fillestar është, ndërsa Izraeli iu ka bërë thirrje gjithë palestinezëve që jetojnë në veri, që të largohen urgjentisht drejt jugut.

Zgjerimin e operacioneve gjatë natës ndërkaq, e raportoi Daniel Hagari, zëdhënësi i Ushtrisë izraelite.

Hagari tha se forcat tokësore të Izraelit po i zgjerojnë operacionet e tyre në Gaza mbrëmjen e sotme. Sipas ushtrisë izraelite, forcat ajrore po sulmojnë gjerësisht objektivat nëntokësore.

Rripi i Gazës aktualisht i ngjan një ferri real, me bombardime masive mbi kokat e palestinezëve dhe një blackout tërësor në gjithë Gazën.

Bombardimet izraelite në Gaza janë të paprecedenta. Madje, ato po kthehen në më të ashprat të dekadave të fundit.

Ndërkohë, kompania e Telekomunikacionit në Palestinë, “Paltel” deklaroi se janë ndërprerë të gjitha shërbimet e komunikimit dhe të internetit me Rripin e Gazës nën agresionin e vazhdueshëm izraelit. Grupi i monitorimit të internetit “Netblocks” konfirmoi rreth orës 17:30 se të dhënat e rrjetit treguan një kolaps në lidhjen në Rripin e Gazës.

Gjithashtu, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës thotë se ka humbur plotësisht kontaktet me qendrën e saj të operacioneve në Rripin e Gazës.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për aftësinë e ekipeve tona për të vazhduar ofrimin e shërbimeve të tyre mjekësore emergjente, veçanërisht pasi kjo ndërprerje prek numrin qendror të urgjencës ‘101’ dhe pengon mbërritjen e automjeteve të ambulancës për të plagosurit dhe të lënduarit”, thotë organizata në një deklaratë.

Gjithashtu, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës është e shqetësuar për sigurinë e ekipeve të saj që punojnë në Rripin e Gazës dhe i bën një thirrje botës që të ushtrojë presion mbi autoritetet izraelite për të ofruar mbrojtje të menjëhershme për civilët e pafajshëm, objektet mjekësore dhe ekipet e tyre.

Po ashtu, organizata ndërkombëtare bamirëse “ActionAid” thotë se ka humbur kontaktet me kolegët e saj në Gaza. Organizata bamirëse shprehet “shumë e shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të të gjithë njerëzve të Gazës”.

Feja, origjina dhe dashuria: Fotot më të bukura sipas Vogue

Feja, origjina, dashuria dhe seksi: Vogue zgjedh fotot më të mira të muajit tetor. /Vogue

Çmimi i SDG Business Pioneer Albania 2023- Nderimi i Liderve të Qëndrueshëm në Shqipëri

Në Ditën e Kombeve të Bashkuara, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) shpalli edicionin e parë të Çmimit SDG Business Pioneers Albania 2023, në një mbrëmje elegante gala. Në këtë iniciativë morën pjesë 62 biznese veprimtaria e të cilave, u vlerësua nga një juri ndërkombëtare e specializuar në fushën e SDG-ve. Një konkurs i cili erdhi në javën e SDG-ve të zhvilluar në Shqipëri, mbajti të mbërthyer për 3 muaj me emocion kompanitë konkurruese.

Credins Bank, u kurorëzua për punën e suksesshme me çmim të parë, në kategorinë biznes i madh duke qënë e para bankë që vlerësohet maksimalisht për përkushtimin e treguar në këto 20 vite. Atë çka edhe e diferencoi Credins bank nga të gjithë konkuretet e tjerë, ishin ndër të tjera: nisma e food-bank, ndërtimi i të vetmes platformë online Crowdfunding në Shqipëri Smile.al, dhe mbështetja e fuqishme dhe e vazhdueshme e rinisë me produkte, shërbime apo edhe trajnime, intershipe, aktivitete kulturore-sociale etj.

Çmimi special, i një rëndësie kaq të madhe në Shqipëri, ju dorëzua z. Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i Credins bank, nga Petra Burcher, drejtoreshë e korporatës për zhvillim në ambasadën e Suedisë, Tiranë. Të pranishëm në evenimentin e rëndësishëm të organizuar nga UNDP-ja, ishin përfaqësuesit më të lartë të institucioneve private, publike, shoqërisë civile si dhe përfaqësues të ndryshëm të trupit diplomatik etj.

Kjo nismë e cila zhvillohet për herë të parë, u krijua për të  vlerësuar kompanitë e biznesit në Shqipëri, të cilat përmes punës së tyre kanë patur një ndikimi mjaft pozitiv përmes angazhimit për qëndrueshmërinë dhe 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Çmimi SDG Business Pioneers Albania është një njohje që u jepet kompanive që vazhdimisht ndikojnë në ndryshime pozitive përmes ofertave të produkteve të tyre, praktikave operacionale dhe strategjive të përgjithshme të biznesit.

“Është e rëndësishme për ne që të përshpejtojmë veprimet mbi objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Kontributi i komunitetit të biznesit si pjestarë të sektorit privat është i rëndësishëm në këtë aspekt”.- citoi ndër të tjera, znj. Fiona McCluney, kordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë.

Credins bank, u vlerësua me këtë cmim si rezultat i filozofisë së drejtuesve dhe aksionerve të bankës, të cilët kanë ditur gjithmonë t’a vendosin fokusin në elemente kyc si: performanca financiare, me ndikim në rritjen e ekonomisë së vendit, rritjen e mirëqënies të klienteve të saj, nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve duke i ndërthurur dhe integruar me platforma risi në inovacion dhe teknologji. Si antare edhe të UN Global Compact dhe UN Women, Credins bank është tashmë një nga korporatat lider për përgjegjësinë sociale, e cila e ka nisur këtë rrugëtim me dëshirën dhe ambicjen e vetme për të vazhduar edhe tej suksesshëm misionin e ndërmarrë, që është për ti shërbyer gjithmonë komunitetit dhe orjentuar atë drejt standardeve Europiane.

 

 

VIDEO/ Vajza e përdhunuar në Vlorë del në media për herë të parë: Kam ende çdo gjë para syve!

Vajza vlonjate e cila ra viktimë e përdhunimit dhe abuzimit pak ditë më parë, ka zgjedhur të flasë për median. Më saktë, e reja ka kërkuar të dëgjohet.

Një letër e shkruar nga ajo, u lexua nga moderatorja Dojna Mema në emisionin investigativ ‘Piranjat’ teksa viktima qëndronte në studio, me shpinë të kthyer nga kamera.

Gjendja e saj e rënduar emocionale lexohet në letër dhe në gjuhën e trupit të së resë.

Ajo bën apel që autorët të marrin dënimin e merituar teksa thekson se vuan fort opinionin publik.

Letra e vajzës së dhunuar:

Kam vendosur të dal sonte këtu pa fytyrë për shkak të opinionit të njerëzve por jo se jam me faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar aq sa kam qënë e vetëdijshme, nuk gënjej sepse akoma e kam para syve çdo gjë. U zgjova në spital dhe nuk pashë nënë time, por nënën e dikujt tjetër. Edhe pse isha e përgjumur nuk më pyeti se si jam por më tha tërhiq çdo gjë që ke thënë dhe unë normal që kam frikë që ata kanë njohje kanë lekë dhe njohin njerëz ndërsa unë vij nga një familje e thjeshtë që jeton në fshat, por nuk do shkelin kurrë dinjitetin tim siç u munduan të ma shkelin. Do vazhdoj të them të vërtetën kokën do ta mbaj lart edhe për ata që më shajnë dhe më kërcënojnë, kurrë nuk do të ndodhë me dëshirë ajo gjë prandaj do të bërtas për të vërtetën time.

Përdhunuesit të marrin atë që meritojnë dhe unë atë që meritoj. Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetëse nga njerëz që nuk i njoh, i falënderoj.

 

Douglas Costa zbulon dëshirën e madhe dhe i “shkel” syrin “Zonjës së Vjetër”

Pasi shkëputi kontratën në Amerikë me klubin e LA Galaxy, Douglas Costa synon të rikthehet në Europë dhe në më shumë se një rast e ka theksuar dëshirën për të riveshur fanellën e Juventus.

Në një intervistë të fundit, braziliani shprehet se kërkon të jetë sërish një “ushtar” i trajnerit Massimiliano Allegri, ndërsa shtoi se ka opsione të tjera në rast se nuk gjen gjuhën e përbashkët me bardhezinjtë.

OFFICIALLY OFFICIAL: Douglas Costa moves to Gremio on loan for 2021-22  season - Black & White & Read All Over

“Do të më pëlqente shumë të rikthehesha te Juventus, kjo është ëndrra ime. Dua të jem një “ushtar” në dispozicion të Allegrit dhe të ndjej sërish dashurinë e tifozerisë bardhezi. Kam edhe opsione të tjera pasi agjenti im është në kontakt edhe me klube nga Arabia Saudite”, tha 33-vjeçari. /zoom.al/

Qarkulloi lajmi se u dorëhoq, drejtoresha e AKU-së pranon largimin nga posti

Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka dhënë dorëheqje nga posti.

Lajmin e ka dhënë vetë Jeta Deda përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se është tërhequr nga detyra për të ndjekur një orientim tjetër profesional.

Pak ditë më parë në rrjet u përfol dorëheqja e Dedës, por nuk u zyrtarizua asnjë vendim i tillë.

Postimi:

Të nderuar miq e kolegë,

Prej sot mbyll një kapitull të bukur të jetës time profesionale, duke u tërhequr nga detyra si Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe duke ndjekur një orientim tjetër profesional.

Ndahem nga një ekip, të cilin e falenderoj për çdo punë të mirë të kryer së bashku.

Shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Kryeministrit e Këshillit të Ministrave për besimin e dhënë dhe ish-Ministres Krifca dhe Ministres aktuale Denaj, me të cilat arrita të bashkëpunoj gjatë kësaj udhe.

Po ashtu, mirënjohëse ndaj stafit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për mundësinë e shërbimit në këtë detyrë, pasi mbështetja juaj e pakufi dhe bashkëpunimi kanë qenë kryefjala në gjithë rezultatet e arritura së bashku në lëmin e sigurisë ushqimore.

Një falenderim i veçantë i takon ekspertëve shumëvjeçarë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Dedikimi dhe puna e tyre janë rregullatorët e sistemit dhe standardeve që duam të vendosim, në rrugëtimin drejt integrimit europian e kryesisht në shërbim të atdheut.

Nuk kam dyshim se kjo skuadër do të shkëlqejë me këdo menaxher që iu bashkohet.

Teksa bëhem gati për angazhime të reja, e shikoj kohën si Drejtore e Përgjithshme e AKU-së me mirënjohje të thellë për përvojën e marrë, dijet e përftuara dhe marrëdhëniet e mira të ngritura.

Falenderime për mbështetjen dhe besimin gjatë këtij rrugëtimi! Ka qenë nder të shërbej në këtë detyrë.

Përzemërsisht,

Jeta

Çfarë ka ndodhur? Noizy shfaqet i gjakosur në video

Këngëtari Rigels Rajku i njohur për publikun me emrin e tij të artit Noizy sot ka shqetësuar fansat e tij me një postim në rrjetin e tij social “Instagram”.

Reperi shfaqet me një plagë në kokë dhe i gjakosur.

Nuk dihet nëse artisti ka qenë pjesë e një konflikti fizik apo e gjitha është një look për videoklipet e tij muzikore.

Aludimet për një përleshje u ngritën pasi ai prej disa kohësh përflitet për konfliktin e tij me një tjetër personazh të muzikës rrep.

View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Berisha mbledh Këshillin në PD: Tani vetëm revolta!

Kryetari i PD, Berisha gjet diskutimeve në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është shprehur se nuk do të ketë më protesta si deri më tani, por protestë e njerëzve të revoltuar.

Fjala e Berishës:

Kam fol kundër korrupsionit gjithmonë.

Këtë herë kemi edhe problemin e votës. Duhet të sakrifikojmë që shqiptarët të votojnë të lirë, sepse me Ramën s’ka zgjedhje te lira.

Duhet të votojmë të lirë.

Ata që motivohen nga kjo, janë njerëzit e veprimit politik.

PD ka bërë 32 vite beteja.

Rama e ka shumëzuar me zero grupin parlamentar. S’ka ndodh kurrë në histori.

Dialogu ynë duhet të jetë thellësisht politik.

Misioni ynë është për Shqipërinë. Me Ramën s’ka vote të lirë.

Rama manipulimet e bëra në zgjedhjet lokale, do t’i shtojë për zgjedhje parlamentare.

Duhet të qëndrojmë fuqishëm te kauza politike.

Kjo është koha e guximtarëve.

Nuk do të ketë më protesta si deri më tani, por protestë e njerëzve të revoltuar.

Kjo betejë është vendimtare për Shqipërinë, shqiptarët votojnë të lirë.

Ne e bëmë ndryshimin dhe në 2005.

Ne duhet të jemi politik, ne besojmë tek idealet tona.

Të ngrihemi deri kur te fitojmë!

Një tjetër ylli i Premier League mund të transferohet në Arabinë Saudite, dridhet Man City

Kevin De Bruyne mund të jetë ylli i ardhshëm që do të transferohet në Arabinë Saudite.

Siç raportojnë mediet britanike, drejtuesit e Saudi Pro League e kanë vëzhguar prej kohësh mesfushorin belg, aktualisht i dëmtuar dhe janë gati të hidhen në sulm për transferimin e tij në Lindjen e Mesme në vitin 2024.

De Bruyne, i cili ka luajtur vetëm 49 minuta në dy ndeshje këtë sezon për shkak të një dëmtimi, ka kontratë me Manchester City-n deri më 30 qershor 2025 dhe është lider i padiskutuar te “Qytetarët”. /zoom.al/