Aplikacion
Partia Demokratike po kalon ditë të vështirë dhe është e paqartë për të ardhmen e saj.
Mes dy fraksioneve të krijuara (mbështetësit e Berishës së bashku me Gazment Bardhin dhe mbështetësit e Bashës), ka ide të ndryshme për rrugën që duhet të ndjekë PD për t’u rikthyer në pushtet.
Ervin Salianji është i mendimit se kjo gjë arrihet vetëm nëse Partia Demokratike rikonceptohet, pa Sali Berishën në krye.
“Duhet të ribëhemi. Të kemi një rikonceptim në të gjitha dimensionet dhe ta transformojmë PD në një parti moderne duke iu përshtatur nevojave të shoqërisë. Pra parimet mbi të cilat duhet që të ecim dhe pastaj për të gjetur zgjidhen për të kaluar edhe në një emër tjetër. Për fajin e ish-drejtuesit të opozitës ka një perceptim të mirë në publik. Pra duhet të gjejmë edhe një emër të ri. Sali Berisha të jetë pjesë e domosdomshme për shkak të mbështetjes që ka tek elektorati opozitar”, deklaroi Ervin Salianji në një prononcim për mediat.
Por ideja e tij duket gati e pazabtueshme. Kjo pasi kur Lulzim Basha u rikthye në krye të Partisë Demokratike, Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të ishte i gatshëm të krijonte një parti të re politike apo do të vijojë betejën ligjore për vulën e Partisë Demokratike.
“Ne nuk mund të na ndryshojë askush emrin. Jemi PD nisim betejën kundër regjimit. Sot kemi një mbledhje të rëndësishme dhe askush nuk mund t’u ndryshojë demokratëve identitetin. Do të përballemi me regjimin dhe Ramën”, tha Berisha.
Ndërsa vendin e tij si kryedemokrati ka qenë “i hapur” ta ndryshojë, vetëm nëse dikush e mund me vota.
Deklarata bombë e gazetarit: Narkotrafikanti Gëzim Çela urdhëroi vrasjen e Artan SantosGazetari Ferdinand Dervishi bëri një deklaratë të fortë nl studion e “Top Story” mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Duke folur për “baronin e drogës” Gëzim Çela, Dervishi zbuloi se Çela është personi që ka urdhëruar vrasjen e bankierit Artan Santo në mes të Tiranës.
Gazetari shpjegoi edhe të gjithë historinë e Gëzim Çelës, si u kthye ai në një narkotrafikant dhe në një emër kaq të njohur për autoritetet.
Pjesë nga biseda në studio:
Ferdinand Dervishi: Termin “baron i drogës” Gëzim Çela nuk e ka kot. Ai ka një histori. Gëzim Çela është një ish-polic, duhet të ketë qenë polic edhe në kohën e qeverisë Berisha 1, dhe për një kohë të shkurtër edhe shofer i një shefi Komisariati që vajti në zonën e Kurbinit dhe donte dikë nga policia në vitet 1999-2000 për të krijuar një mbrojtje.
Mendohet se ky person duke qenë në Polici, bënte edhe këtë pjesën tjetër sepse ishte goxha i fuqishëm në këtë periudhë. Aty nga viti 2005 është shkëputur nga policia dhe është marrë me këtë punë që merret. Me kalimin e kohës u bë edhe grosist, merrej me kalimin e drogës drejt Italisë dhe Francës. Unë di që ka një dënim në Itali 11 vjet dhe është kërkuar nga Franca përmes Interpolit.
Historia më e madhe e tij është në vitin 2014, në rastin e drogës në Lazarat dhe është nën rrethin e kuq edhe të DEA-s amerikane dhe e ndjek ngado.
Grida Duma: Po si ka mundësi që jeton?
Ferdinand Dervishi: Sepse jeton në Shqipëri. Në vitin 2014, ndërkohë që ishte e angazhuar me Lazaratin, DEA ndiqte një ngarkesë droge prej 250 kg kokainë dhe vendos që të mos shkarkohet në Durrës, por të shtyhet edhe më tej në Mal të Zi. Aty kapet.
Në këtë histori asokohe ishin të përfshirë edhe kolumbianët. Ata punojnë me garanci. Nëse kokaina kapet, ata kishin lënë garanci në një bankë në Shqipëri 2 milionë dollar që të mos dilnin të humbur shumë. Kjo garanci e lënë pikërisht nga Gëzim Çela.
Pra u kap droga në Mal të Zi, ky iu kthente kolumbianëve garancinë. Meqënse DEA këmbënguli, ai kolumbiani që erdhi për të marrë paratë u kap në Rinas dhe kështu ata pësuan një humbje të dyfishtë: sasinë e drogës dhe paratë e garancisë.
Në këtë moment është goditur prej këtij njeriu një bankier në qendër të Tiranës, vetëm për t’u treguar kolumbianëve që nuk ua kam bërë unë puçin. Nuk janë fajet e mija. Prandaj ky njeri quhet “baron i drogës”.
Dhe në atë kohë ministri Tahiri ka dalë dhe ka thënë publikisht që “kjo ishte një vrasje që duhej të dëgjohej larg”, pra në kolumbi.
Kjo është historia e tij. Mua më rezulton që ky njeri i emëronte vetë shefat e Policisë sa ka qenë në lojë deri tani, përgjithësisht. Sigurisht që nuk e firmoste ky emërimin, por ndërhynte përmes deputetëve të zonës, përmes kryetarëve të bashkive, ndërhyrje të drejtpërdrejtë tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit apo dikush në pushtet.
Të gjithë shefat e komisariateve kanë qenë njerëz që bashkëpunonin me këtë njeri nga halli apo nga malli.
Kush është Gëzim Çela?

Gëzim Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.
Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine.
Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.
Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.
Gëzim Çela akuzohet për veprat penale “Trafikimit i lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”, si dhe për shfrytëzim prostitucioni. Ai ka qenë më herët subjekt i “OFL”-së teksa ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë.
Të hënën pasdite forca të shumta policie zbarkuan në Fushë Kuqe dhe rrethuan vilën e resortin e tij luksoz.
SPAK lëshoi një urdhër arresti për të dhe për bashkëpunëtorët e tij: Arben Dalipaj, banues në Vlorë, Roland Guza, banues në Durrës dhe për shefin e komisariatit të policisë së Laçit, Dritan Metaj.
Vrasja e Artan Santos

Artan Santo u vra në 26 qershor të vitit 2014 përpara zyrës së tij të punës në ish-Bllok, në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit. Pak çaste pasi kryen krimin e rëndë, atentatorët e Santos u larguan me motor, ndërsa policia shoqëroi dhe mori në pyetje mbi 200 persona.
Në vitin 2021 SPAK mori në dorë dosjen e atentatit mafioz ndaj Santos, pasi Prokuroria e Tiranës arriti në përfundimin se ngjarja është vepër e një grupi të strukturuar kriminal.
Pas arritjes në këtë konkluzion Prokuroria e Tiranës ia kaloi dosjen për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë që vrasja e bankierit 58 vjeçar, ka mbetur e pazbardhur që prej vitit 2014.
VIDEO/ Hajdut serial? Tentohet të grabitet dyqani i “One”, punonjësja e nxjerr jashtëNjë natë pasi grabiti dyqanin e një kompanie telefonike në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, dyshohet se autori, ende në kërkim nga policia është rishfaqur mbrëmjen e kësaj të mërkure në dyqanin e “One” në zonën e Kombinatit për të kryer grabitjen e radhës.
Një person i veshur me të njëjtat rroba si grabitësi i një nate më parë (bluzë të kuqe, pantallona xhins dhe kapele të zezë), futet në dyqan, ndërsa në dorë mban një çantë të vogël, nga ku pak çaste më vonë nxjerr një pistoletë.
Në momentin që u fut në dyqanin e “One”, aty ndodheshin dy punonjëse, të cilat po konsumonin darkë.
Pasi iu thotë “ju bëftë mirë”, grabitësi nxjerr armën dhe i kërcënon vajzat që t’i japin paratë.
“Ma boni hallall”, dëgjohet të thotë ai.
Por kësaj here plani i tij ka dështuar pasi vajzat nuk i frikësuan dhe njëra nga punonjëset bëri rezistencë. Ajo i tha grabitësit se arma që u drejtoi ishte fallso dhe i kërkoi të dalë jashtë.
Më pas ajo i tregoi derën dhe e nxori nga dyqani.
Ndërkohë që dilte, grabitësi paralajmëronte: “Mos ma bëni për borxh”.
Autori nuk është kapur ende nga policia.
Horrori që po shkakton Hamasi është një mësim mbi çmimin e populizmitNga Yuval Noah Harari, profesor i historisë në Universitetin Hebraik të Jerusalemit
Izraelitët po përpiqen të kuptojnë atë që sapo na ka goditur. Fillimisht e krahasuam katastrofën aktuale me Luftën e Yom Kipur të vitit 1973. Pesëdhjetë vjet më parë, ushtritë e Egjiptit dhe të Sirisë filluan një sulm të befasishëm dhe i shkaktuan Izraelit një varg disfatash ushtarake, përpara se Forcat Mbrojtëse të Izraelit të rigrupoheshin, të rifitonin iniciativën dhe të kthenin situatën.
Por ndërsa shfaqen gjithnjë e më shumë histori dhe imazhe të tmerrshme rreth masakrës së komuniteteve të tëra, kuptojmë se ajo që ka ndodhur nuk i ngjan Luftës së Yom Kipurit.
Në gazeta, në mediat sociale dhe në mbledhjet familjare, njerëzit po bëjnë krahasime me orët më të errëta të popullit hebre – njëjtë me kohën kur nazistët vranë fshatarë hebrenj gjatë Holokaustit.
Unë personalisht kam familje dhe miq në Be’eri dhe Kfar Aza, dhe kam dëgjuar shumë histori të tmerrshme. Hamasi kishte kontroll të plotë të këtyre dy komuniteteve për orë të tëra. Terroristët shkonin shtëpi më shtëpi, duke vrarë sistematikisht familje, duke vrarë prindërit në sy të fëmijëve të tyre dhe duke marrë pengje, madje edhe foshnje dhe gjyshe.
Të mbijetuarit e tmerruar u mbyllën brenda dollapëve dhe bodrumeve, duke thirrur ushtrinë dhe policinë për ndihmë që nuk arriti kurrë ose edhe kur ndodhi, ishte tepër vonë.
Xhaxhai im 99-vjeçar dhe gruaja e tij 89-vjeçare janë anëtarë të Be’erit. Të gjitha kontaktet me ta u ndërprenë menjëherë pasi Hamasi mori kontrollin.
Ata u fshehën në shtëpinë e tyre për orë të tëra, ndërsa dhjetëra terroristë nisën masakrën. Mora lajmin se mbijetuan. Unë njoh shumë njerëz që sapo kanë marrë lajmin më të keq të jetës së tyre.
Halla dhe xhaxhai im janë dy hebrenj – të lindur në Evropën Lindore në vitet mes dy luftërave. Ne u rritëm me histori për hebrenjtë e pambrojtur që fshiheshin nga nazistët në dollapë dhe bodrume dhe asnjë nuk shkonte për t’i ndihmuar. Shteti i Izraelit u themelua për të siguruar që kjo të mos ndodhte më.
Pra, si ndodhi? Si u zhduk në aksion shteti i Izraelit?
Në një nivel, izraelitët po paguajnë çmimin e viteve të mendjemadhësisë, gjatë të cilave qeveritë tona dhe shumë izraelitë të zakonshëm mendonin se ishim më të fortë se palestinezët, aq sa ne thjesht mund t’i injoronim ata. Ka shumë për të kritikuar në lidhje me mënyrën se si Izraeli ka braktisur përpjekjen për të bërë paqe me palestinezët dhe ka mbajtur për dekada të tëra nën okupim miliona palestinezë.
Por kjo nuk justifikon mizoritë e kryera nga Hamasi, i cili në asnjë rast nuk ka kundërshtuar asnjë mundësi për një traktat paqeje me Izraelin dhe ka bërë gjithçka që është në fuqi për të sabotuar procesin e paqes në Oslo. Kushdo që dëshiron paqe duhet të dënojë dhe të vendosë sanksione ndaj Hamasit dhe të kërkojë lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve dhe çarmatimin e plotë të Hamasit.
Për më tepër, pavarësisht se sa faj i ngarkon dikush Izraelit, kjo nuk e shpjegon mosfunksionimin e shtetit. Historia nuk është një përrallë morali.
Shpjegimi i vërtetë për mosfunksionimin e Izraelit është populizmi dhe jo çdo imoralitet i supozuar. Për shumë vite, Izraeli është qeverisur nga një njeri i fortë populist, Benjamin Netanyahu, i cili është një gjeni i marrëdhënieve me publikun, por një kryeministër i paaftë.
Ai ka preferuar vazhdimisht interesat e tij personale mbi interesat kombëtare dhe e ka ndërtuar karrierën e tij në ndarjen e kombit kundër vetvetes. Ai ka emëruar njerëz në poste kyçe bazuar në besnikërinë më shumë se kualifikimet, ka marrë meritat për çdo sukses, duke mos marrë kurrë përgjegjësi për dështimet dhe dukej se i jepte pak rëndësi të vërtetës.
Koalicioni i krijuar nga Netanyahu në dhjetor 2022 ka qenë deri tani më i keqi. Është një aleancë e zelltarëve mesianë dhe oportunistëve të paturpshëm, të cilët injoruan problemet e shumta të Izraelit – duke përfshirë situatën e përkeqësuar të sigurisë – dhe u përqendruan në rrëmbimin e pushtetit të pakufizuar për veten e tyre. Në ndjekje të këtij qëllimi, ata adoptuan politika jashtëzakonisht përçarëse, përhapën teori skandaloze konspirative për institucionet shtetërore që kundërshtojnë politikat e tyre dhe etiketuan elitat në shërbim të vendit si tradhtarë të shtetit.
Qeveria u paralajmërua vazhdimisht nga forcat e saj të sigurisë dhe nga ekspertë të shumtë se politikat e saj po rrezikonin Izraelin dhe po gërryenin parandalimin izraelit në një kohë të kërcënimeve të jashtme në rritje.
Megjithatë, kur shefi i shtabit të IDF-së kërkoi një takim me Netanyahun për ta paralajmëruar për implikimet e sigurisë, Netanyahu refuzoi ta takonte. Kur ministri i Mbrojtjes ngriti alarmin, Netanyahu e shkarkoi atë. Më pas ai u detyrua ta rikthente atë në detyrë vetëm për shkak të një shpërthimi të zemërimit popullor. Një sjellje e tillë gjatë shumë viteve mundësoi që një fatkeqësi të godiste Izraelin.
Pavarësisht se çfarë mendon dikush për Izraelin dhe konfliktin izraelito-palestinez, mënyra se si populizmi gërryen shtetin izraelit duhet të shërbejë si një paralajmërim për demokracitë e tjera në mbarë botën.
Izraeli ende mund ta shpëtojë veten nga katastrofa. Ajo ende gëzon një avantazh vendimtar ushtarak ndaj Hamasit, si dhe ndaj shumë armiqve të tjerë të tij. Kujtimi i gjatë i vuajtjeve hebreje tani po e nxit kombin. IDF dhe organet e tjera shtetërore po shërohen nga tronditja e tyre fillestare. Shoqëria civile po mobilizohet si kurrë më parë, duke plotësuar shumë boshllëqe të lëna nga mosfunksionimi i qeverisë. Qytetarët qëndrojnë në radhë të gjata për të dhuruar gjak, për të mirëpritur refugjatët nga zona e luftës në shtëpitë e tyre dhe për të dhuruar ushqime, rroba dhe gjëra të tjera të nevojshme.
Në këto orë nevoje, ne gjithashtu u bëjmë thirrje miqve tanë në mbarë botën të na qëndrojnë pranë. Ka shumë për të kritikuar sjelljen e kaluar të Izraelit. E kaluara nuk mund të ndryshohet, por shpresojmë se sapo të sigurohet fitorja mbi Hamasin, izraelitët jo vetëm që do të detyrojnë të mbajë përgjegjësi qeverinë tonë aktuale, por gjithashtu do të braktisin komplotet populiste dhe fantazitë – dhe do të bëjnë një përpjekje të ndershme për të realizuar idealet e Izraelit për demokracinë në vend dhe paqen jashtë vendit./ Burimi: Washington Post. Shqipëroi – Zoom.al
Opinion nga Altin Sulçe | Do të luaj edhe unë…Jam gati dhe mezi po pres! Kam shumë ditë që vetëm stërvitem, kam ditë të tëra që bisedoj vetëm për një gjë, më është kthyer në ide emone, prej kohësh jetoj në botën kuqezi.
Targeti: e enjtja e 12 tetorit… Atë mbrëmje do të luaj edhe unë, po po, në formacionin e Silvinjos… Edhe pse nuk jam i mirë në ‘samba’, do të kem vallen time. Ajo është e ashpër si vetë malet e vendit tim. Silvinjo do ta pëlqejë, jam i bindur.
Do të luaj fort, siç e kam pasur traditë, por këtë herë dua më shumë, të tejkaloj vetveten, të luaj me fuqinë e shpirtit tim.
Do të luaj në portë dhe do të ul “qepenat”, që çekët të mos shënojnë në “shtëpinë time”, do luaj në mbrojtje si dikur Loriku, kur na udhëhoqi drejt Europianit “Francë 2016”.
Do jem në mesfushë si Sul Demollari i dikurshëm, apo si Asllani i Interit, do mbështes Bajramin dhe Asanin dhe më pas do hidhem si rrufe në sulm për t’i pasuar Brojës apo Cikës…
Dhe pse unë nuk jam lojtar, prapë se prapë, dua të luaj ashtu siç di, se diku e kam lexuar se disa ndeshje nuk fitohen me skema, por me “zemër luani” dhe unë e kam këtë.
Por, unë do jem gjithandej, brenda dhe jashtë fushe, në një ditë të jashtëzakonshme të futbollit tonë!
Do të jem në rrugë duke kënduar këngët e të parëve.
Do t’i këndoj Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i këndoj Adem Jasharit dhe Çerçiz Topullit. Ah sa shumë do këndoj! Por edhe do kërcej, sup më sup siç dimë vetëm ne shqiptarët.
Do kërcej vallen e shqipeve, vallen e Tropojës, do kërcej vallen e Çamërisë. Do kërcej, kapur dorë për dore si një ansambël.
Do të jem i stolisur me veshjen e zjarrtë, me ngjyrat më të ndezura e më të bukura në botë.
Do jem me shaje në qafë e flamurin kuqezi në duar.
Do jem në Tiranë, në epiqendrën e Shqiptarisë. Aty ku tifozi takon tifozin, shoku-shokun; aty ku qytetet afrohen dhe bota zvogëlohet, aty ky origjina bëhet një.
Dhe që aty do të shkoj në stadium. Atje, kam një repertor tjetër, koreografik dhe patriotik. Atje kam një pasion, por edhe mision, atje kam mbrëmjen e madhe.
Po, ndeshja po fillon, unë dua të jem në fushë edhe pse jam gazetar, ashtu si do dhe ti, edhe pse ke një profesion tjetër.
Silvinjo nuk na fut, se ka zgjedhur me të mirët dhe vërtet ata janë dhe këtë e kanë vërtetuar…
Por ne të dy do të luajmë me mend dhe zemër në fushë, me zërin tonë të fuqishëm. Do të luajmë dhe duhet të performojmë sa më mirë, se Shqipëria të gjithëve na do në formacionin e saj!
/Opinion nga Altin Sulçe/
Lëvizje në polici, ikën Drejtori i Qarkut të Shkodrës. Kush e zëvendësonErvin Hodaj nuk do të jetë më në krye të Policisë së Shkodrës. Ai u emërua në këtë detyrë në dhjetor të vitit të kaluar, por këtë të mërkurë u konfirmua lajmi se nuk do ta mbajë më këtë pozicion.
Ai u ndërrua “kokë më kokë” me Edmond Sulajn, i cili nga sot do të drejtojë Policinë e Shkodrës.
Vetë Hodaj është transferuar në Tiranë si drejtor i Krimeve të Rënda në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Hodaj ka drejtuar më herët Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe Drejtorinë e Policisë së Fierit.
Ai vjen nga një karrierë e gjatë në Drejtorinë e Përgjithshme në sektorin kundër drogës.
Ndërsa Edmond Sulaj më parë mbante detyrën e drejtorit në Drejtorinë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit. Më herët ai ka qenë edhe drejtor në Policinë e Kukësit.
Njihuni me heroinën izraelite! Vrau e vetme 5 terroristë të Hamasit dhe shpëtoi qindra banorëMes luftës e bombardimeve, Inbar Lieberman po përflitet në të gjithë Izraelin për heroizmin e saj.
Vetëm 25 vjeçe, ajo, sipas “New York Post”, ia arriti të parandalojë futjen e militantëve të Hamasit në Kibbutz Nir Am (1.5 km larg Rripit të Gazës), ku drejton ekipin e saj ushtarak.

25-vjeçarja, referuar mediave të huaja, dëgjoi shpërthimet dhe kuptoi që po ndodhte një sulm ushtarak i mirëorganizuar. Në këto momente, ajo mobilizoi ekipin e saj prej 12 anëtarësh.
Inbar filloi t’i shpërndante armë dhe më pas i vendosi ushtarët në mënyrë strategjike.

Ajo po ashtu ngriti kurthe për teroristët e Hamasit në momentin që do tentonin të pushtonin zonën.
“Ishte e mrekullueshme, burri im ishte pjesë e ekipit të gatishmërisë. Ata dëgjuan të shtënat, kontaktuan anëtarët e tjerë të ekipit dhe Inbar, fillimisht iu tha të ishin në gatishmëri. Fakti që ata u mobilizuan herët, parandaloi dhjetëra viktima”, tha një banore.
Sipas “Daily Mail”, Inbar vrau pesë terroristë e vetme, ndërsa në total ekipi i sigurisë neutralizoi më shumë se 20 persona të armatosur të Hamasit, në një betejë që zgjati rreth katër orë.
Pas betejës së përgjakshme, militantët e Hamasit u tërhoqën, pa mundur të pushtonin Nir Am.
Njerëzit në Izrael kërkojnë që 25-vjeçarja të shpallet heroinë kur të mbarojë lufta.
“Kur të ketë mbaruar lufta, kjo grua duhet të marrë çmimin e Izraelit. Historia e saj heroike do të shoqërojë disa breza. Inbal është arsyeja pse Kibbutz dhe zona përreth Nir Am u mbrojt”, raportoi Maariv Daily.
VIDEO | Sylvinho thotë se Broja nuk luan, por sulmuesi shfaqet me Luizin dhe thotë se është gati…Armando Broja shpresonte të ishte në fushë kundër Çekisë dhe të bënte atë që ai di më mirë, të tundi rrjetën.
Por fati i tij i keq është se nuk do të jetë i gatshëm kundër çekëve për shkak dëmtimi.
Trajneri Sylvinho deklaroi në konferencën për shtyp se Broja nuk ia doli dot.
Këngëtari Luiz Ejlli, duke tentuar të bëjë gazetarin sportiv, ka bërë një video selfie me sulmuesin e Chelsea-t, ku Broja thotë se ai do të jetë në fushë.
View this post on Instagram
“Për fat të keq, Broja nuk ia del, ka një dëmtim. Doktori ka qenë në kontakt me Chelsea-n, kanë folur bashkë dhe më vjen keq, por futbollisti nesër nuk ia del. Në këtë aspekt ai nuk u stërvit, kemi një tjetër që duhet të menaxhojmë mirë që të arrimë deri në fund nesër. Të tjerët janë të gjithë në rregull”, tha ndër të tjera Sylvinho. /zoom.al/
5 ditë luftë/ Izraeli bastis shtëpinë e komandantit të Hamasit, i vret të gjithë familjenIzraeli dhe Hamasi vijojnë përplasjen ushtarake, në ditën e pestë të luftimeve.
Ushtria izraelite pohon për mediat vendase se 300 mijë ushtarakë janë pozicionuar pranë Rripit të Gazës dhe se janë gati për të ndërhyrë në çdo moment.


“Ajo që po bëjmë në këto zona afër Rripit është se kemi dërguar dhe dislokuar këmbësorinë tonë, ushtarët tanë, trupat tona të artilerisë dhe shumë ushtarë të tjerë rezervë, gjithsej 300,000”, shpjegoi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Jonathan Conricus.
Po ashtu, ushtria izraelite pretendon se në ditën e pestë të luftës ia ka dalë të futet në shtëpinë e komandantit ushtarak të Hamasit Mohammed Deif në Khan Younis.


Sipas mediave të huaja, gjatë bastisjes janë vrarë fëmijët, babai vëllai dhe të afërm të tjerë të komandantit ushtarak të Hamasit.
“Prioriteti kryesor është eliminimi i komandantëve të Hamasit”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.
Lufta në Gaza nisi të shtunën pasdite, me sulmin e papritur të Hamasit mbi Izraelin, ndërsa më pas nuk vonoi as kundërpërgjigja e ushtrisë izraelite.


Numri i viktimave deri tani nga të dyja palët raportohet të paktën 2.100, ndërsa dhjetëra të tjerë janë marrë peng nga terroristët e Hamasit.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po diskutojnë për krijimin e një korridori të sigurt shpëtimi për civilët e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin. Këtë e tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, cituar nga Guardian.
Rezoluta e përbashkët për Kosovën, reagon Rithemelimi: Arritëm qëllimet që kishimGrupi i Partisë Demokratike të Rithemelimit ka reaguar pas arritjes së dakordësisë me mazhorancën për një rezolutë të përbashkët në lidhje me Kosovën, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, demokratët e Rithemelimit shprehen se me këtë rezolutë, opozita realizoi çdo qëllim që kishte.
“Sigurisht, rezoluta e Kosovës nuk mund të miratohej tekstualisht sepse jemi dy vende të ndryshme.
Opozita ngulmoi që shpallja e grupeve terroriste në veri të Kosovës të jetë një kërkesë unanime e institucioneve të Shqipërisë, jo vetëm qeverisë dhe Presidentit, çka përfshin edhe opozitën.
Një pikë e rëndësishme është edhe kërkesa për bashkëpunim të qeverisë së Kosovës me SHBA dhe BE.
Opozita materializoi shqetësimet e saj kryesore në rezolutën e përbashkët dhe është e legjitimuar në qëndrimet e saj për çështjen e Kosovës”, shkruhet në reagim.