Aplikacion
Nuk fund tmerri në Izrael pas sulmit të grupit islamik palestinez Hamas, më i madhi në vitet e fundit. Sipas informacioneve, më shumë se 200 trupa janë gjetur në festivalin muzikor në jug të Izraelit, pranë Rripit të Gazës.
BREAKING:
Up to 250 people may have been killed at the music festival near the Gaza border fence.
According to reports, many of the victims are Europeans and Americans.
Much more will be revealed about what happened there in the coming days. pic.twitter.com/vsP3HDVuM7
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 8, 2023
Gili Yoskovich ishte mes qindra të rinjve në festivalin e muzikës, kur persona të armatosur hapën zjarr në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, ndërsa militantët palestinezë nisën një sulm të koordinuar ndaj Izraelit.
Numri i izraelitëve të vdekur nga sulmi i nisur ditën e djeshme në Izrael nga organizata islamike palestineze Hamas ka arritur në 500-600.
Sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë, numri i viktimave palestineze është 313.
QSUT reagon për vdekjen e 3-vjeçarit: Familjarët u informuan për komplikacionetQendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar zyrtarisht lidhur me rastin e foshnjës që ndërroi jetë tragjikisht ditën e djeshme. QSUT deklaron se edhe gjatë ndërhyrjes së kryer ndaj fëmijës, edhe pas operacionit, përkujdesja e mjekëve ka qenë maksimale dhe i është dhënë shërbimi i nevojshëm, duke u ndjekur me shumë kujdes nga ekipi reanimator i QSUT-së.
Sipas tyre familjarët janë informuar edhe përpara ndërhyrjes për komplikacionet e mundshme post operatore, për gjendjen e patologjisë së lindur dhe atë të fëmijës përpara ndërhyrjes dhe se mjekët kanë marrë aprovimin e tyre për kryerjen e ndërhyrjes.
Reagimi i plotë:
SQARIM I EKIPIT TË SHËRBIMIT TË KARDIOKIRURGJISË
Nisur nga disa publikime në disa media online për rastin e fëmijës B.D që fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e komplikacioneve që shoqërojnë anomali të rënda të sëmundjeve të zemrës tek një i porsalindur, shërbimi i Kardiokirurgjisë së QSUT, sqaron se:
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” çdo ditë mban mbi supe misionin jetëshpëtues për dhjetëra mijëra qytetarë që vijnë nga gjithë Shqipëria, por edhe nga trevat përreth. Ndër vite janë trajtuar me shumë sukses mbi 1300 raste të pacientëve të vegjël.
Edhe gjatë ndërhyrjes së kryer ndaj fëmijës B.D, edhe pas operacionit, përkujdesja e mjekëve ka qenë maksimale dhe i është dhënë shërbimi i nevojshëm, duke u ndjekur me shumë kujdes nga ekipi reanimator i QSUT-së.
Familjarët janë informuar edhe përpara ndërhyrjes për komplikacionet e mundshme post operatore, për gjendjen e patologjisë së lindur dhe atë të fëmijës përpara ndërhyrjes. Mjekët kanë marrë aprovimin e tyre për kryerjen e ndërhyrjes.
Ndjejmë të nevojshme të theksojmë se asnjë pjesëtar i stafit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk është kontaktuar për të dhënë shpjegime për rastin në fjalë, në mënyrë që rasti të pasqyrohej i balancuar në opinionin publik. Ndaj, duke marrë parasysh pasaktësitë në publikimet mediatike, theksojmë se puna e këtij shërbimi kombëtar jetëshpëtues, minimumi duhet të trajtohet i verifikuar dhe duke marrë parasysh të gjitha detajet e rastit në fjalë.
QSUT është dhe do të mbetet adresa e përditshme e problematikave të tyre shëndetësore dhe nuk i meriton në asnjë rast komentet keq informuese nga askush.
VIDEO/ Sulmohet ambasadori amerikan në Beograd: Kosova do të jetë përgjithmonë serbeAmbasadori Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit teksa po ecte me bashkëshorten e tij. Gratë protestuese e kanë filmuar me video dhe fyer me fjalë të rënda ambasadorin për rolin e tij në vitin 1999 kur ishte bombarduar Serbia.
Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që kishte provuar të gjejë një zgjidhje paqësore për Kosovën e Serbinë.
Ai ka filluar punën si ambasador i SHBA në Beograd ne mars të vitit të kaluar. Si duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i ‘bombarduesit’ të Serbisë. “Ne nuk do t’ju falim kurrë për krimet tuaja! Ky është një pushtues dhe një vrasës!”, kanë thënë ato.
“Populli serb e përkrah Rusinë, populli serb nuk i përkrah nazistët e Ukrainës”, thanë gratë.
” Po shëtisni i lirë në tokën serbe derisa po sundojnë tradhtarët”, ”Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmone serbe” kanë qenë disa nga fjalët ndaj Ambasadorit i cili kohë pas kohë ka kontrolluar telefonin e tij dhe i pashqetësuar ka ecur drejt një muzeu.
Në fillim të këtij viti, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill deklaroi se ndihej keq për bombardimet që NATO ka bërë ndaj Serbisë gjatë vitit 1999.
Në një intervistë për mediat serbe asokohe ai u shpreh se nga kjo ngjarje duhej të nxireshin mësime dhe se marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Serbisë duhet të përqendrohen në të ardhmen duke lënë mënjanë atë që ndodhi para 23 vitesh.
Bombardimi në Serbi nga NATO ishte operacioni ushtarak i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior kundër Republikës Federale të Jugosllavisë gjatë Luftës së Kosovës.
Sipas NATO-s, operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Sulmet ajrore zgjatën nga 24 marsi 1999 deri në 10 qershor 1999. Operacionet e NATO-s përfunduan pas nënshkrimit të marrëveshjes tekniko-ushtarake për tërheqjen e ushtrisë dhe policisë jugosllave nga Kosova.
Sulmet nga Hamasi, autoritet shqiptare nisin operacionet për nxjerrjen e shqiptarëve nga IzraeliSituata në Izrael është e jashtëzakonshme pas sulmit me raketa nga forcat plestineze të Hamas. Pas dy ditë luftimesh ka më shumë se 1 mijë të vrarë nga të dy krahët.
Ndëkrohë që të gjitha shtetet kanë nisur aksionet për tërheqjejn e qytetarëve të tyre nga Izraeli. Të njëjtën gjë ka bërë edhe vendi ynë.
Autoritet shqiptare kanë zhvilluar një operacion sekret për marrjen e qytetarëve tanë që ndohen në Izrael. Sot në orën 17:00 është nistur një avion i Air Albania nga aerioprti i Tel Avivit, dhe pritet të mbërrijë në Shqipëri pas pak minutash.
Nuk dihet sa shqiptarë po kthehen nga Izraeli.
Kombëtarja nis grumbullimin, lajm shumë i keq për Sylvinho-n! Dëmtohet lojtari kryesorKombëtarja ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e radhës ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë, me lojtarët e parë që kanë mbërritur në Tiranë pasi kanë mbaruar impenjimet me klubet e tyre këtë fundjavë.
Gjatë të dielës janë bashkuar me grupin futbollistët Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami dhe Federic Veseli, ndërkohë që gjatë mbrëmjes dhe gjatë të hënës do të mbërrijnë edhe lojtarët e tjerë të ftuar për sfidat e tetorit.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli është paraqitur në grumbullim dhe i është nënshtruar kontrollin nga stafi mjekësor kuqezi.
Futbollisti ka pasur një tërheqje muskulore në kofshë në ndeshjen e fundit me Empolin dhe pas testeve mjekësore dhe konsultimeve është dalë në konkluzionin se ai nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë.
Kësisoj, Ismajli është kthyer në Itali pranë klubit dhe pas disa ditëve pushim do të nisë rikuperimin gradual për t’u rikthyer gradualisht në fushë.
Ndërkaq, grupi i lojtarëve që ishin të pranishëm këtë të dielë kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore pa ngarkesa fizike në fushën e Shtëpisë së Futbollit nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit të tij.
Kombëtarja do të zhvillojë një seancë të plotë të hënën pasdite duke nisur plotësisht përgatitjet për duelin e rëndësishëm të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Çekisë, që luhet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës më 12 tetor. Më datë 17 tetor, Shqipëria do të luajë miqësore ndaj Bullgarisë po në stadiumin e kryeqytetit. /zoom.al/
Vdekja e Brianit 3-vjeçar, qytetarët marshojnë para klinikës dentare me pankarta në duarPo mbahet aktualisht protesta për 3-vjeçarin që humbi jetën për shkak të ndërhyrjes në dhëmbë tek klinika e Roland Xhaxhos.
Qytetarët janë mbledhur para dyerve të klinikës duke ndezur qirinj. Mes tyre janë dhe familjarët e vogëlushit Brian Spahiu.
Gjithashtu ka dhe fëmijë me pankarta në duar të cilët këkrojnë drejtësi për Brianin. Qytetarët kërkojnë që klinika të mbyllet dhe mjeku Roland Xhaxho të dënohet.
3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikë pas mbidozës së narkozës e cila i preku mushkëritë.

Vazhdon saga– Një koment i Ledrit në postimin e Dafinës bëri lëmsh gjithë rrjetin dhe krijoi një varg “kunjash” mes këngëtares dhe Sarës, partneres së reperit.
Por pas një pushimi, duket se sherri virtual mes vajzave ka nisur sërish. Kjo pasi Sara ka treguar në versionin e saj mbrëmjen e djeshme në “S’e luan topi”, të vërtetën e përplasjes së bujshme me Dafinën.
View this post on Instagram
Kjo e fundit ka reaguar ashpër, duke i thënë të mos ia përmendë më emrin por të merret me burrin e saj.
Komenti duket se ka lenë një shije të keqe te pubiku por edhe opinionistët. Njëra prej tyre që zgjodhi ta komentonte publikisht me ndjekësit e saj ishte edhe Neda Balluku.
Në një postim në Insta Story, Balluku kritikon Dafinën për mënyrën si është përgjigjur teksa, teksa i doli në mbrojtje Sarës për të cilën tha se nuk e meriton një sjellje të tillë./ Zoom.al

Vazhdon ende sherri mes vajzave të njohura, Dafina Zeqirit dhe Sara Hoxhës. Pas një dalje publike të kësaj të fundit, e cila u pyet për marrëdhënien me Dafinën dhe sherrin virtual mes tyre Sara Hoxha tha se nisi nga një koment i Ledrit në postin Dafit, por që sipas saj nuk kishte pse këngëtares t’i mbetej hatri.
“Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Ne kemi qenë, jo shoqe, por shumë të afërta. Madje edhe shumë më të afërta seç duhej. Madje shpesh mendoja se ajo është shumë e mirë dhe ti nuk ke se si sillesh ndryshe kur ajo sillet shumë mirë”, tha Sara.
Por mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer Dafinës e cila ka reagur menjëherë:
“Goce kujdesu për fëmijën dhe “burrin” tënd. Boll ma përmende emrin. Kaq e vështirë është? Je e fiksuar, qetësohu”, shkruan Dafina.

Mesa duket debati do të vazhdojë ende.
Trajneri i Chelsea-t, Mauricio Pochettino, ka folur edhe njëherë tjetër për Armando Brojën. Ishte ky njeriu që vendosi që sulmuesi i Shqipërisë të qëndronte te londinezët, duke qenë konkurrenti kryesor për të marrë vendin e Jackson.
“Është ndryshe Armando Broja nga Harry Kane, nuk mund të them dot se është si Kane. Është shumë i vogël, por ka talent. Tani është në dorën e tij të tregoj se mund të luajë në presion të madh dhe se mund të përmirësohet. E kam njohur atë vetëm prej tre muajsh, mund ta krahasoj vetëm me veten e tij që nga ajo kohë. Por në tre muaj, është përmirësuar në të gjitha aspektet. Tani duhet t’i japim kohë që ai të ndihet gati dhe të na ndihmoj. Duhet të përballoj presionin për të qenë sulmuesi i parë i Chelsea-t”, tha Mauricio Pochettino. /zoom.al/
Humb 19-vjeçari në Paskuqan, prej 2 ditësh familjarët nuk kanë asnjë komunikim me tëNjë 19-vjeçar nga Paskuqani rezulton i humbur prej dy ditësh. Ai ka humbur çdo kontakt me familjen e tij.
I riu vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndaj familja mendon se një arsye e mundshme e zhdukjes së tij, mund të jetë fakti se Servet Bokcia nuk mban mend rrugën për të shkuar në shtëpi.
Nëse mendoni se e keni parë diku apo keni ndonjë të dhënë, shkruajuni familjarëve në numrat: 0695826284 ose 0682236265.