Aplikacion
Pas deklaratës së fortë të aktorit Albano Bogdo, i cili në sezonin e ri të emisionit të tij “Albano Show”, e ka prezantuar artistin Alban Ramosaj si “tipin që i *** motrën Donaldi në Big Brother VIP Albania” ka reaguar moderatorja Aulona Musta.
Përmes disa postimeve në InstaStory, Musta e dënon batutën e Bogdos, që sipas saj, vetëm humor që nuk është.
“Të bësh komedi nuk do të thotë të marrësh shabllon ca batuta nga ata të huajt që e qajnë komedinë. Është e pafalshme që një artist të japë mesazhe të tilla,”- shkruan Musta ndër të tjera.


Për deklaratën në fjalë ka reaguar edhe Albërie Hadergjonaj, e cila e ka cilësuar aktorin si një humbës, teksa i kujton Kodin Penal.
“More djalë i patalentuar mos u mundo të marrësh famë nga të tjerët. Ti bën mirë të kërkosh falje publike për sajesa dhe fjalor të turpshëm. Po për prishjen e imazhit besoj e di që ka edhe nen në Kodin Penal të Shqipërisë. Në këtë rast ti bashkë me Tv veni mend. Krijo identitet se kështu je për të ardhur keq. Alban Ramosaj ka disa statuja floriri që nuk i njollos dot. Merru me jetën tënde,”-shkruan Albërija, tezja e Albanit dhe Beatrix Ramosajt./ Zoom.al
“Iu ** motra në Big Brother”! Plas bomba në showbiz, Albano Bogdo ofendon rëndë Alban RamosajnNjë deklaratë e rëndë ka shkaktuar bujë në showbiz-in shqiptar. Aktori i humorit Albano Bogdo, në sezonin e ri të emisionit të tij “Albano Show”, e ka prezantuar artistin Alban Ramosaj si “tipin që i *** motrën Donaldi në Big Brother VIP Albania”.
Teksa që në hapje të puntatës së parë, Bogdo sqaron se ky është emisioni i tij dhe mund të thotë çfarë të dojë, komentues të shumtë e kanë cilësuae batutën si të rëndë dhe pa kripë.
Pas këtyre ofendimeve ka ardhur edhe një reagim nga vetë Beatrix Ramosaj. Në TikTok po qarkullon një video, ku Triksa dëgjohet të thotë në një dublim zëri: “Ti po flet për mua? As nuk më intereson fare”.
Për batutën në fjalë ka reaguar edhe Albërie Hadergjonaj, e cila e ka cilësuar aktorin si një humbës, teksa i kujton Kodin Penal.
“More djalë i patalentuar mos u mundo të marrësh famë nga të tjerët. Ti bën mirë të kërkosh falje publike për sajesa dhe fjalor të turpshëm. Po për prishjen e imazhit besoj e di që ka edhe nen në Kodin Penal të Shqipërisë. Në këtë rast ti bashkë me Tv veni mend. Krijo identitet se kështu je për të ardhur keq. Alban Ramosaj ka disa statuja floriri që nuk i njollos dot. Merru me jetën tënde,”-shkruan Albërija, tezja e Albanit dhe Beatrix Ramosajt./ Zoom.al
Skënderbeu mposht Partizanin në Korçë dhe futet në garën për “Final Four”Skënderbeu ka mundur Partizanin 1-0 dhe është kthyer përsëri në grupin e skuadrave pretendente për “Final Four” të Superiores.
Bardhekuqve i ka mjaftuar një gjuajtje e vetme në portë për këtë sukses nga Rashica, që përfundoi në rrjetë.
Partizani dominoi që në startin e sfidës, duke kërkuar vazhdimisht golin. Por mbrojtja e skuadrës së Skënderbeut ishte e vëmendshme dhe u mundua të mos lejonte hapësira para portierit Alia, i cili gjithsesi u bë vendimtar sidomos në pjesën e dytë me pritjet e tij ndaj Mba dhe Da Silva.
Ndërkohë, e vetmja gjuajtje në portë e Skënderbeut ishte pikërisht goli i Rashicës, i cili erdhi falë penalltisë së fituar nga Liço pas pakujdesisë së Koçijan.
Një penallti që i mjaftoi korçarëve për tri pikë dhe për të vazhduar serinë e fitoreve, që konfirmojnë se kjo skuadër mudn të jetë një rrezik serioz për çdo kundërshtar, edhe ata që kanë pretendime për trofeun. /zoom.al/
VIDEO | Uzuni kthehet në fushë dhe realizon super gol, Sofascore e vlerëson pozitivishtMyrto Uzuni ka shënuar një gol me shumë peshë në La Liga për skuadrën e Granada-s në transfertë.
Sulmuesi i Shqipërisë hyri nga stoli në minutën e 70 kundër Almerias për shkak dëmtimi dhe pak minuta i mjaftuan për të tundur rrjetën.
Almeria po kryesonte në pjesën e parë me shifrat 3-0 falë Suarez që shënoi një trigolësh, por ndeshja nuk shkoi sipas planeve të tyre.
Kur rezultati ishte 3-2 për vendasit, Uzuni arriti që të barazonte rezultatin në 3-3 duke shënuar në minutën e 86.
Pas një zbritje të shpejt në sulm, sulmuesi i kombëtare fiton garën e shpejtësisë me kundërshtarin dhe tundi rrjetën duke realizuar një gol mjaft të bukur.
Uzuni e preku vetëm gjashtë herë topin dhe bëri vetëm dy gjuajtje në portë, por “Sofascore” e ka vlerësuan me notën 7.2, për golin e realizuar.
Ky ishte goli i tretë në La Liga për ndërkombëtarin shqiptar, që po kalon një formë të mirë në Spanjë. /zoom.al/
Nis Superiorja për femra, Vllaznia bën kampionen në kryeqytet, mposht PartizaninËshtë mbyllur java e parë e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ për vajza, ndeshje të vlefshme për edicionin futbollistik 2023-2024. 4 takimet e para të këtij sezoni prodhuan mjaft emocione, ndërsa nuk munguan as golat që në këtë javë të parë.
Java e parë nisi me takimin Kinostudio – Teuta, me takimin e luajtur në QSK Kamëz paraditen e së shtunës.
Ndeshja u mbyll me fitoren 11-0 të kryqytetaseve, të cilat veç rezultatit të thellë marrin kështu edhe tre pikët e para për këtë edicion.
Po të shtunën, zhvilloi takimin e parë për këtë sezon edhe ekipi tjetër kryeqytetas, Tirana. Vajzat bardheblu pritën në shtëpinë e tyre ekipin e Lushnjes, teksa takimi u mbyll me fitoren e thellë të Tiranës, 12-0.
3 pikë mjaft të rëndësishme edhe për kryeqytetaset bardheblu në këtë fillim edicioni.
Sakaq, këtë të diel u luajtën edhe dy takimet e tjera të javës. Apolonia e nisi në transfertë sezonin e ri futbollistik, ndaj Gramshit. Fieraket nuk surprizuan me rezultatin, duke mposhtur gramshiotet me shifrat 14-0.
Supersfida që mbylli javën e parë, Partizani – Vllaznia u mbyll me fitoren 0-3 të kampioneve në fuqi të vendit. Shkodranet ishin dukshëm më dominusse, duke i fituar të dyja pjesët e takimit. /zoom.al/
Java e parë:
Kinostudio 11-0 Teuta
Tirana 12-0 Lushnja
Gramshi 0-14 Apolonia
Partizani 0-3 Vllaznia
Skënderbeu – Laçi (e shtyrë)
Sulmi terrorist pranë Parlamentit, Erdogan: Të poshtërit s’i arritën dot qëllimet e tyrePresidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pas sulmit terrorist pranë Parlamentit në Ankara, ku një prej tyre autorëve hodhi veten në erë, ndërsa një tjetër u neutralizua nga policia.
Gjatë Asamblesë së Përgjithshme, presidenti turk u shpreh se kjo është lufta e fundit kundër terrorizmit dhe autorët nuk e arritën dot qëllimin e tyre.
“Aksioni në të cilin u neutralizuan dy vrasës është lufta e fundit e terrorizmit. Të poshtërit që synuan të cënonin sigurinë e qytetarëve nuk i arritën dot qëllimet e tyre dhe nuk do t’i arrijnë kurrë”, tha Erdogan.
Ndërsa shtoi: “Ne kemi nevojë për solidaritet në luftën kundër terrorizmit. Ne duam ta eliminojmë këtë plagë nga të qenit burim kërcënimi për vendin tonë duke eliminuar praninë e organizatës terroriste jashtë kufijve tanë. Në këtë kuadër, ne po bëjmë përgatitjet për të çuar më tej sukseset që kemi arritur vitet e fundit me arritje të reja. Ne do të vazhdojmë luftën tonë deri në eliminimin e terroristit të fundit.”
Erdogan i uroi shërim dy policëve që u plagosën lehtë gjatë momentit që po përpiqeshin të neutralizonin terroristët.
Përfshihet nga flakët një klub nate në Spanjë, raportohet për 13 të vdekurTë paktën 13 persona kanë vdekur nga flakët që përfshinë një klub nate në qytetin juglindor të Murcias, sipas autoriteteve spanjolle.
Zjarri shpërtheu në klubin e natës Teatre, në zonën Atalayas, rreth orës lokale 06:00.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakët që shpërthyen në ndërtesë dhe tymin e zi e të dendur që del nga dritaret e klubit të natës.
Shërbimet e urgjencës janë në kërkim të personave të zhdukur që ndodheshin në lokal në momentin kur ra zjarri.
Ata kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet ende.
Sipas gazetës La Verdad de Murcia, një 28-vjeçare, e cila ende nuk është gjetur, i dërgoi një mesazh zanor nënës së saj kur nisi zjarri, duke thënë: “Mami, të dua, do të vdesim.”
Ajo kishte dalë me partnerin e saj dhe disa miq nga qyteti i Caravaca de la Cruz.
“Shkuan atje sepse në Caravaca nuk ka klube nate”, i tha babai i saj, i quajtur Jairo. “Ishte hera e dytë që ajo shkonte.”
Zjarrfikësit arritën të hyjnë në ndërtesë rreth orës 08:00 dhe zbuluan katër trupa, pastaj dy të tjerë rreth 40 minuta më vonë. Ata vazhduan të gjenin trupa ndërsa kontrollonin ndërtesën.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin, i cili shpërtheu kur klubi ishte ende i mbushur me njerëz.
Debatet mes Klodiana Vefas dhe ish-burrit të saj, me të cilin kishte dy fëmijë, kanë qenë të vazhdueshme që kur ajo i kërkoi ndarjen.
Ata u ndanë 6 vite më parë dhe finalizuan divorcuan në Shqipëri para 2 vitesh, megjithatë vazhdonin të jetonin së bashku në të njëjtën banesë në Itali. Sipas vajzës së tyre, e ëma i kishte thënë se nuk largoheshin dot nga banesa se s’kishin para, por që shumë shpejt do siguronte një shtëpi ku të jetonin së bashku.
Ndërkohë 6 vite pas ndarjes nga i shoqi, ajo kishte nisur një histori tjetër dashurie me një shtetas italian, lidhje kjo që s’është pranuar nga i Alfred Vefa, i cili i thoshte që “ose do jesh e imja, ose e askujt tjetër”.
Madje ai i kishte kërkuar disa herë të ndahej nga partneri i ri.
52-vjeçari ka deklaruar për policinë se edhe vetë ai kishte debatuar njëherë me Alfred Vefan.
“Klodiana nuk kishte frikë nga i shoqi. Edhe kur i tha se kishte një armë, ajo më shpjegoi që të mos kisha frikë”, tha ai.
Debati mes tyre përfundoi në tragjedi, kur Alfred Vefa ekzekutoi me plumb në kokë ish-gruan pranë banesës së tyre dhe pasi u arratis nga vendngjarja i dha fund jetës së tij.
Vrasja e Klodiana Vefas, e bija: I thashë babit që dashuria s’është me detyrim! Ishte xhelozKrimi i rëndë në një familje shqiptare në Itali tronditi mbarë opinionin publik. 44-vjeçari Alfred Vefa ekzekutoi me plumb në kokë ish-bashkëshorten Klodiana Vefa, pasi nuk pranonte dot ndarjen dhe pasi u arratis nga vendngjarja, vrau edhe veten.
Klodiana Vefa dhe Alfred Vefa ishin prindër të dy fëmijëve të moshës, djalit 17-vjeç dhe vajzës 14-vjeçe, të cilët kanë mbetur jetimë. Në dëshminë e dhënë për policinë italiane të miturit kanë treguar se debatet mes prindërve të tyre ishin të vazhueshme.
Sipas deklaruan se: “Mami na tha se qëndronte në të njëjtën shtëpi me babin për ne dhe se nuk kishte para”.
Ata kanë deklaruar se i ati ishte shumë xheloz për mamanë e tyre.
“Na tha se së shpejti do të blinte një shtëpi shumë të madhe ku do të shkonim të jetonim me të”, tregoi 14-vjeçarja.
“Megjithatë, një herë ka ndodhur që në kulmin e debatit, babai më dëmtoi derën e dhomës së gjumit”, u shpreh e mitura kur u pyet për debatet mes prindërve.
Vajza, me shumë pjekuri, u përpoq të bindte të atin se “dashuria nuk është diçka e detyruar, mund ta duash një person, por duhet të pranosh faktin që tjetri nuk mund ta dojë.”
Por ai, nuk u përgjigj asgjë dhe heshti.
“Ti do të jesh gjithmonë e imja”, përsëriste Alfredi sa herë që Klodiana ndalonte çdo përpjekje të tij për tu afruar tek ajo, prej të paktën gjashtë vitesh.
Dy vjet më parë ata u divorcuan në Shqipëri, i cili për shkak të problemeve burokratike nuk ishte regjistruar në Itali.
Shmanget përkohësisht mbyllja e qeverisë amerikane, thirrja që bën Joe BidenPresidenti Joe Biden miratoi ligjin për financimin e qeverinë amerikane deri në mes të nëntorit, duke shmangur mbylljen e pjesshme, kur kishte mbetur më pak se një orë nga skadimi i buxhetit fiskal.
Presidenti postoi në rrjetin X, i njohur më parë si Twitter, fotografinë e tij duke nënshkruar projektligjin të shtunën vonë në mbrëmje. Në mesazh, ai i kërkoi Kongresit që të fillojë punën menjëherë për të miratuar buxhetin për vitin e plotë fiskal.
Senati amerikan, në një takim të rrallë të fundjavës, miratoi një projektligj financimi të shtunën mbrëma, duke ia dërguar atë presidentit Joe Biden për nënshkrim dhe duke shmangur një mbyllje të qeverisë federale që do të dëmtonte ekonominë e vendit.
Projektligji, i cili kaloi në Senat me 88 vota për dhe 9 kundër, pasi u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve, do të financojë qeverinë federale deri më 17 nëntor. Masa përfshinë 16 miliardë dollarë ndihma në rast fatkeqësishë të kërkuara nga Presidenti Biden, por nuk përfshin fonde për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.
Pas votimit, Presidenti Biden lëshoi një deklaratë duke thënë se miratimi i projektligjit parandaloi “një krizë të panevojshme që do të kishte shkaktuar dhimbje të panevojshme për miliona punonjës amerikanë”.
Sikur projektligji të mos miratohej nga Kongresi dhe të nënshkruhej nga presidenti deri në mesnatën e së shtunës, qeveria federale do të mbyllej pjesërisht.
Rreth 4 milionë pjesëtarë të personelit të shërbimit ushtarak dhe punonjës të qeverisë amerikane nuk do të paguheshin, megjithëse shërbimet thelbësore, si kontrolli i trafikut ajror dhe pikat zyrtare të hyrjes kufitare do të kishin ende mjaft personel. Pensionistët mund të mos i merrnin pagesat e tyre mujore në kohë për të paguar faturat dhe për të blerë ushqime dhe parqet kombëtare mund të mbylleshin.
Për ditë të tëra kjo dukej e pashmangshme. VOA