Aplikacion
Leartiad Lekaj (Kekaj), i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Vlorë rezulton një person me precedent penal.
Burime për Zoom.al thonë se vite më parë, rreth 2000-2002 dyshohet të ketë marrë peng një kambist dhe ta ketë ekzekutuar.

Në foto: Viktima
Po kështu, 41-vjeçari do të akuzohej më vonë edhe për vjedhje me dhunë. I ndjeri ka vuajtur mbi 10 vite burg.
Së fundmi ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Shtetit. Drejtoria e Policisë së Vlorës, në një komunikim për mediat bëri me dije se aktualisht janë marrë masa për ndjekjen e autorëve, si edhe bllokimin e pikave kryesore të qytetit.
Si ndodhi vrasja?
Atentati ndodhi afër katedrales së qytetit. Viktima u qëllua nga një Audi gri me targa italiane, e cila në momentin e atentatit ka qenë në lëvizje./ Zoom.al
I përfshirë në një vrasje/ U ekzekutua sonte, zbulohet e shkuara e Leartiad LekajDetaje të reja dalë pas atentatit me armë zjarri të ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Vlorë, ku mbeti viktimë 41-vjeçari Leartiad Lekaj.
U bë me dije se viktma bëhet me dije se viktima nuk ishte i panjohur për drejtësinë, pasi më herëtm në dhjetor të vitit 2005, ai ishte marrë si i pandehur për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryerë në bashkëpunim me shtetasin Fjodor Mezyraj.
Kjo lë të kuptohet se vrasja e ndodhur ditën e sotme mund të jetë kryer për motive hakmarrjeje, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të saj.
“Pirati” ndëshkon Zvicrën, Kosova merr një pikë me vlera në PrishtinëKosova ka befasuar Zvicrën në “Fadil Vokrri“. Megjithëse helvetët ishin favoritë në letër, Xhaka e Shaqiri janë larguar pa fitore nga Prishtina.
Zviceranët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 14 të takimit, duke dhënë sinjale se ndeshja për të do të ishte një formalitet.
Vedat Muriqi vendosi baraspeshën në minutën 65, por në të 79-n ishte sërish Frojleri ai që i dha epërsinë Zvicrës.
Kur të gjithë prisnin vërshëllimën përfundimtare të arbitrit, Vedat Muriqi shtangu helvetët.
“Pirati” bën rolin e heroit në minutën e 94-t, kur shkund rrjetën për të dytën herë dhe i fikson shifrat në 2-2.
Kosova shkon kështu në kuotën e 4 pikëve në grupin I. /zoom.al/
Detaje nga vrasja në Vlorë, Leartiad Lekaj u qëllua nga Audi me targa italianeNjë ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës.
Leartiad Lekaj mbeti viktimë e një atentati afër katedrales së qytetit, ndërsa detaje të reja kanë dalë në dritë.
U mësua se viktima është qëlluar nga një Audi gri me targa italiane, e cila në momentin e atentatit ka qenë në lëvizje./ Zoom.al
LAJM I FUNDIT/ Vrasje në Vlorë, mësohet se kush është viktima (Emri)Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i vrarë Leartiad Lekaj.
U mësua se ngjarja ka ndodhur në afërsi të kishës Ortodokse dhe janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.
Ndërkohë nuk ka të tjera detaje mbi ngjarjen dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.
Pak minuta para nisjes, Wizz Air njofton anulimin e fluturimit në RinasPak minuta para se udhëtarët e fluturimit Tiranë-Malpensa të nisnin udhëtimin, u është njoftuar anullimi.
Kompanja Wizz Air ka njoftuar pasagjerët se udhëtimi që duhet të niste në 21:55 do të bëhet nesër në orën 1 të drekës.
Përveç orëve të pritjes, shqiptarët duhet të presin dhe 3 orë të tjera në aeroportin e Rinasit.
Wizz Air njihet më shumë për zvarritjet e qytetarëve se sa për shërbimin e linjës ajrore.
Zoom.al ka denoncuar shpesh abuzimet e kësaj linje në Shqipëri, ku nuk funksionojnë as dëmshpërblimet.
Tërmetet më vdekjeprurëse të 25 viteve të fundit në botëTërmeti që goditi Marokun ka vrarë më shumë se 1000 njerëz deri më tani. Si pasojë e tërmetit janë prekur mbi 300,000 njerëz. Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter goditi Marokun qendror, teksa njerëzit dolën në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera.
Tërmeti goditi pas orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Ja një vështrim i tërmeteve më vdekjeprurës gjatë 25 viteve të fundit në botë:
Indonezi – 2004
Një tërmet me magnitudë 9.1 në Indonezi shkaktoi një cunami në Oqeanin Indian, duke vrarë rreth 230,000 njerëz.
Haiti – 12 janar 2010
Në Haiti, më shumë se 100,000 njerëz u vranë nga një tërmet me magnitudë 7.0.
Qeveria vlerësoi 316,000 të vdekur, por shkalla e shkatërrimit e bëri të pamundur një saktësim të numrit të viktimave.
Sichuan – 12 maj 2008
Një tërmet me magnitudë 7.9 goditi Sichuan lindor në Kinë, duke rezultuar në më shumë se 87,500 të vdekur.
Pakistan – 8 tetor 2005
Një tërmet me magnitudë 7.6 vrau më shumë se 80,000 njerëz në rajonin e Kashmirit të Pakistanit.
Turqia dhe Siria – 6 shkurt 2023
Në Turqi dhe Siri, një tërmet me magnitudë 7.8 vrau më shumë se 21,600 njerëz.
Iran – 2003
Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi Iranin juglindor, duke shkaktuar më shumë se 20,000 të vdekur.
Indi – 26 janar 2001
Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Gujarat në Indi, duke vrarë rreth 20,000 njerëz.
Japoni – 11 mars 2011
Një tërmet me magnitudë 9.0 në brigjet verilindore të Japonisë shkaktoi një cunami, duke vrarë më shumë se 18,400 njerëz.
Turqi – 17 gusht 1999
Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Izmit të Turqisë, duke vrarë rreth 18,000 njerëz.
Nepal – 25 Prill 2015
Në Nepal, më shumë se 8,800 njerëz u vranë nga një tërmet me magnitudë 7.8 ballë.
Java Island – 27 maj 2006
Më shumë se 5,700 njerëz vdiqën kur një tërmet me magnitudë 6.3 goditi ishullin Java të Indonezisë.
Pas shumë thashethemesh, këngëtarja shqiptare konfirmon shtatzëninëKëngëtarja e njohur Greta Koçi pritet të bëhet nënë për herë të parë.
Ky lajm i bukur u bë i ditur nga vetë ajo, teksa ndau një video nga “babyshoëer”, aty ku do zbulohet edhe gjinia e bebushit.
Këngëtarja Greta Koçi në një intervistë televizive pak muaj më parë rrëfeu për herë të parë detaje detaje nga jeta e saj personale, ku ka treguar se është e martuar me partnerin e saj prej 4 vitesh.
Ajo u shpreh se partneri i saj shqiptar punon si inxhinier dhe të dy jetojnë në Amsterdam, por nuk dha shumë detaje rreth tij pasi dëshiron ta mbajë sa më diskrete jetën personale.
‘Nuk kam bërë dasmë, besoj se duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat dhe pse jo në një të ardhme të afërt do të doja të bëja diçka simbolike. Kam dashur që ta mbaj gjithmonë private këtë pjesën e familjes, bashkëshortit, duke qenë se ai është një person që nuk i përket botës së shoëbiz, kam dashur të jem më diskrete. Por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur, e qetë.’- tha ajo.
Shqipëri-Poloni, Policia e Shtetit publikon masat për garantimin e sigurisëView this post on Instagram
Policia e Shtetit ka përgatitur një plan të plotë masash për të siguruar rregull dhe siguri publike përgjatë ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë, e programuar për nesër (10 Shtator – 20.45) në Stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Polonisë, që do të zhvillohet më datë 10 shtator 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.
Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit, masat e marra nga Policia e Shtetit janë si më poshtë:
-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Polonisë, nga aeroporti i Rinasit
në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;
-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;
-Kryerja e kontrollit të hollësishëm në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për persona të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;
-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;
-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
-Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.
Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndër të cilët përmendim:
• Federatën Shqiptare të Futbollit;
• Policinë Bashkiake;
• Shërbimin Zjarrfikës;
• Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë);
• Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.
-Gjithashtu, janë vendosur kontaktet dhe po bashkëpunohet edhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Polonisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 10 shtator 2023, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.
Rrugët që do të jenë të bllokuara:
-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
-rruga “Papa Gjon Pali II”;
-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
-rruga “Themistokli Gërmenji”;
-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.
Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike monedha metalike, çadra, çakmak, karikues telefoni dhe sendeve të tjera të forta të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.
Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.
Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale goditjen apo çdo vepër tjetër dhune ndaj
sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportive, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, vepër penale që dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Portat e hyrjes në stadium, ditën e ndeshjes, do të hapen në orën 17:00.
Apelojmë për tifozët që do të ndjekin ndeshjen në stadium, që të paraqiten në kohë dhe të zbatojnë rregullat e përmendura më lart, në mënyrë të të mos krijohen radhë ose vonesa dhe ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit. /zoom.al/
U largua nga ekrani për pak kohë, opinionisti më i famshëm në vend pjesë e Love Island AlbaniaI larguar prej vitesh nga televizioni, një ndër personazhet më kontrovers i rikthehet ekranit shqiptar. Olti Curri do të jetë pjesë e reality-t Love Island Albania, në TV Klan.
Lajmi u dha nga vetë drejtuesja e emisionit, Luana Vjollca.
Love Island Albania pritet të ketë dhe opinionistë të tjerë që janë ende ‘sekret’.