Aplikacion
Superhëna e dytë e muajit, e cila gjithashtu ndodh të jetë hëna e plotë më e afërt dhe më e ndritshme e vitit 2023, u shfaq në qiell mbrëmjen e kësaj të mërkure, duke ndriçuar më shumë se zakonisht dhe duke dhuruar pamje të rralla për ata që ngrenë kokën lart në qiell.

Hëna është më afër se zakonisht, vetëm 222,043 milje larg, natën e 30 gushtit 2023, duke e bërë atë të duket më e ndritshme dhe më e madhe se normalja dhe duke i dhënë titullin e “superhëna”.

Por kjo nuk është e vetmja veçori për këtë hënë të plotë. Për shkak se është hëna e dytë e plotë në të njëjtin muaj, ajo quhet “superhëna blu”.

Hera e fundit që dy superhëna të plota zbukuruan qiellin në të njëjtin muaj, ishte në vitin 2018. Nuk do të ndodhë më deri në vitin 2037, sipas astronomit italian Gianluca Masi, themelues i Projektit Virtual Telescope.

Superhëna e parë e këtij viti ishte në korrik. E katërta dhe e fundit do të jetë në shtator.
Artan Hoxha zbulon markën e re të kokainësGazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku sipas tij, zbulon markën e re të kokainës.
Në foton e postuar nga Hoxha, duket një pako kokaine, sipas gazetarit peruane, që po qarkullon në kryeqytet, ndërsa mbi të ka tre yje, që sipas tij, simbolizojnë markën e re.
“Tre Yjet…
Zbulohet marka e re e kokainës peruane me pastërti kristali në kryeqytet…
Një operator i ri po rivalizon fort për të kapur tregun e qytetit më të madh në vend….”, shkruan Artan Hoxha.

Shtëpia e Bardhë la të kuptohet qartë se e konsideron Kremlinin përgjegjës për vdekjen e liderit të grupit paraushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili vdiq nga një aksident misterioz ajror javën e kaluar.
“Të gjithë ne e dimë se Kremlini ka histori të gjatë të vrasjes së kundërshtarëve. Është shumë e qartë çfarë ndodhi këtu”, shprehet Karine Jean-Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
Ky është pohimi më i drejtpërdrejtë deri tani i SHBA-së rreth mundësisë që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të ketë qenë urdhëruar vrasjen e Prigozhinit, arkitekti i rebelimit jetëshkurtër kundër Moskës në muajin qershor. Prigozhini u varros në një ceremoni private në Shën Peterburg më 29 gusht, në të cilën Putini, dikur aleati i tij i ngushtë, nuk mori pjesë.
“U mbajt një orgnizim i vogël për Yevgeny Viktorovich. Ata që duan t’i thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat Porokhovskoye”, u tha në kanalin e përdorur nga Wagneri në rrjetin Telegram. Varreza të cilit i referohej grupi ndodhet në periferi të qytetit të Shën Peterburgut.
Avioni ku ndodhej Prigozhini u rrëzua mes Moskës dhe Shën Peterburgut më 23 gusht, duke i vrarë të gjithë 10 personat në bord. Kreu i Wagnerit ishte në listën e udhëtarëve. Katër ditë më vonë, Komisioni Hetues i Rusisë njoftoi se trupi i Prigozhinit ishte identifikuar nga mjekët, bashkë me trupat e nëntë personave të tjerë.
FOTO/ Çiljeta bën ndryshimin drastik në pamjePërpos karrierës së saj artistike me këngë që i kanë rezistuar kohës, Çiljeta Xhilaga është komentuar gjithmonë si një nga femrat më të bukura të shoëbiz-it shqiptar, me tiparet e saj të veçanta, që, edhe me kalimin e viteve do mbetën gjithmonë pjesë e standardit.
Së fundmi, këngëtarja ka tërhequr sërish vëmendjen për shkak të ndryshimit që ka bërë në pamje. Teksa jemi mësuar prej kohësh tashmë ta shikojmë si bjonde gjatë këtyre viteve të fundit, duket se Çiljeta ka vendosur të rikthehet si brune.
Ajo ka postuar një foto të flokëve të saj të sapolyer, dhe të gjithë ndjekësit nuk i kanë kursyer komentet pozitive mbi këtë look të ri.

Është data 20 gusht dhe temperatura arrin në 35 gradë, por banorët e rrugës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë gjenden në treg duke bërë pazaret e javës. Shumë prej tyre blejnë fruta-perime te rrugica “Vath Koreshi”, ndërsa të tjerë janë duke bërë pazar me banorët e zonave rurale, që shesin qumësht dhe vezë mbi trotuar.
Petriti bashkë me të shoqen bisedojnë me tregtarët ambulantë dhe blejnë prej tyre bulmet.
“Qumështin e morëm tek fshatarët, e kanë të freskët,” thotë Petriti. “Dalim çdo ditë që e marrim, mundohemi të vijmë sa më shpejt, por na qëllon ndonjë ditë që vijmë edhe vonë,” shton ai.
Kryeqyteti është tregu kryesor i produkteve të banorëve të zonave rurale, që sjellin çdo ditë qumësht, vezë, pula, mish qengji apo viçi si dhe fruta-perime të bahçeve të tyre. Por ata nuk kanë një treg të posaçëm dhe i shesin produktet në rrugica apo trotuarë.
Kërkesa për produkte të freskëta fshati është gjithashtu e lartë në Tiranë, pavarësisht kushteve të tregtimit.
“Cilësia e qumështit të lopës që marrim tek fshatarët është më e lartë, ne e bëjmë vetë edhe kosin. Ka pasur raste që ka qenë i prishur, se ne kemi ardhur vonë dhe ka qëndruar në diell bidoni, por sërish mendojmë se ushqehemi më të sigurt kështu,” tha Petriti.
Por ekspertët e sigurisë ushqimore nuk bien dakord.
Kristaq Bërxholi, pedagog në pension i Veterinarisë Mjekësore thotë se tregtimi i produkteve në kushte jofrigoriferike është rreptësisht i ndaluar dhe “duhet të ndalet menjëherë”.
“Shitja e produkteve në rrugë si qumështi, mishi, djathi, veza dhe mishi është kategorikisht e ndaluar. Bota ka dhënë alarmin, pasi ndryshimi i klimës ka shtuar shumë insektet, ka shtuar parazitët, por edhe viruset dhe bakteret që këto produkte transmetojnë,” tha Bërxholi.
“Nëpërmjet ushqimit mund të infektohen shumë njerëz, mund të përhapen shumë sëmundje ndaj edhe kërkohet shumë kujdes,” shtoi ai.
Më pak gjoba
Tregtimi jashtë standardeve nuk është një problem i izoluar vetëm te produktet e fshatit. Në një aksion të zhvilluar në korrik në Korçë dhe Gjirokastër, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU, bllokoi një sasi prej 23 838 ton produkte bulmeti, të cilat tregtoheshin në mungesë të kushteve higjieno-sanitare dhe pa etiketë nga katër subjekte tregtare.
Sasia e bllokuar përbëhej nga djathi i bardhë, djathi kaçkavall, gjiza dhe gjalpi, për të cilën AKU thotë se vendosi shtatë masa administrative me gjobë në vlerën e 900 mijë lekëve.
Një task-forcë ndërinstitucionale për sigurinë ushqimore u ngrit gjithashtu gjatë periudhës 26 qershor – 18 gusht dhe kreu mbi 3 mijë inspektime në 12 qarqet e vendit. Sipas AKU, task-forca konstatoi një seri shkeljesh ligjore, të tilla si tregtim i ushqimit të pasigurt, mungesë të kushteve higjieno-sanitare apo mungesë të përditësimit të sistemit të vetëkontrollit.
Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se pavarësisht problemeve të përsëritura, numri i gjobave të vendosura nga AKU është ulur nga viti në vit.
Në vitin 2019, AKU raporton 725 gjoba në total për shkelje të sigurisë ushqimore, ndërsa gjatë vitit 2022 numri total është 394 gjoba, me një rënie prej 45%. Problematikë tjetër është dhe vjelja e gjobave, pasi shumë subjekte i drejtohen gjykatës dhe një pjesë prej tyre i fitojnë gjyqet.
Sipas AKU, ndëshkimet administrative janë vendosur për “mangësi në kushtet higjieno-sanitare, mangësi në etiketimin e produkteve ushqimore, nxjerrje në treg të ushqimit të pasigurt apo tregtimin e mishit pa vulë apo certifikatë veterinare”.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tha gjithashtu në përgjigjen me shkrim se të gjitha rastet kur janë konstatuar produkte të rrezikshme me risk të lartë në shëndetin e konsumatorit, subjektet janë referuar në prokurori sipas dispozitave të Kodit Penal.
Për ekspertin Bërxholi, masat e AKU-së janë të pamjaftueshme. Ai thekson se siguria ushqimore ka një rëndësi të veçantë, ndaj ka ardhur koha që të konsiderohet si “cenim i sigurisë kombëtare.
“Është e domosdoshme që të ketë një kontroll të shtuar nga AKU dhe të ndalohet tregtimi në këtë formë. Duhet të shtohen gjobat dhe të ketë masa drastike,” përfundoi ai./ Reporter.al
Po hante rrush, 3-vjeçari mbytet tragjikisht në GreqiNjë djalë 3-vjeçar u mbyt tragjikisht në ishullin e Tinos në Greqi.
Sipas mediave greke, mbytja dyshohet se ka ardhur nga një rrush, pasi gjatë dhënies së ndihmës së parë të policisë, fëmija ka nxjerrë të paktën 2 kokrra rrush nga goja.
Kur fëmija mbërriti me një makinë policie në Qendrën Shëndetësore të Tinos, ishte tepër vonë, ai kishte ndërruar jetë.
Uragani pushton Floridan, evakuohen mijëra njerëz, dy të vdekurNga ujërat e Gjirit të Meksikës, uragani “Idalia” ka mbërritur këtë të mërkurë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Stuhia që po konsiderohet jashtëzakonisht e rrëzikshme ka sjellë shira të rrëmbyer dhe erëra me shpejtësi në mbi 200 kilometra ne orë.
Një burrë 59-vjeçar ka vdekur pasi ra në një kanal në plazhin Keaton dhe u përplas me një vijë pemësh aty pranë. Nga ana tjetër, në qarkun Pasco, një burrë 40-vjeçar që po drejtonte kamionin e tij “me shpejtësi të madhe për kushte ” humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë.

Si pasojë, mijëra banorë në bregun perëndimor të Floridës u evkuuan ndërsa qindra mijëra të tjerë mbeten në errësirë. Autoritetet njoftuan për mbi 250 mijë banorë të mbetur pa energji elektrike.

Dëme të mëdha u shkaktuan në banesa dhe automjete por fatmirëssht deri më tani nuk raportohet për viktima.
Disa rrugë kryesore u mbyllen për shkak të nivelit të lartë të ujt ndërsa problematika pati edhe në transportin ajror.
Përveç Floridës, uragani preku edhe Karolinën e veriut atë të jugut dhe Xhorxhian.
E rëndë në Dimal, 45-vjeçarin e zë poshtë traktoriNjë ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Sheq në Dimal.
Një 45-vjeçar, teksa po punonte tokën me traktor, u aksidentua.
Sipas policisë, mjeti bujqësor u përmbys aksidentalisht dhe për pasojë, 45-vjeçari humbi jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Britanikët mbeten në aeroporte, mijëra pasagjerë flenë në dyshemePas problemeve në sistemin e kontrollit ajror, kaosi i krijuar me pushuesit britanikë në Europë vijon ende. Mbi 200 mijë persona kanë ngelur të bllokuar në aeroporte.

Vonesat, shtyrjet e orareve, por edhe qindra anulime fluturimesh kanë revoltuar britanikët, të cilëve iu është thënë se kjo situate mund të vijojë për 14 ditë dhe se fluturimet e radhës për në shtëpi mund të ndodhin në fund të javës së ardhshme.

Udhëtarët po përballen me kosto në rritje për të mbuluar ushqimin dhe akomodimin në hotele, ndërsa të tjerë janë detyruar të flenë me radhë në shtretërit e vendosur në dyshemenë e aeroporteve.

Problemet teknike që u shfaqën të hënën në aeroportin e Hithrou dhe Getuik çuan në anulimin e 790 fluturimeve në nisje dhe 785 në mbërritje në Britani, ndërsa 300 të tjerë tëmartën.
Më herët kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka bërë me dije se qeveria është angazhuar plotësisht në zgjidhjen e problemit në mënyrë që pasagjerët të kthehen në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur.
Rama komenton në mediat greke çështjen “Beleri”: Vendos drejtësia, trajtohet njësoj si shqiptarëtKryeministri Edi Rama foli sërish në mediat greke për çështjen “Beleri”, që pas përplasjeve politike të shënuara mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Sipas Ramës, Beleri trajtohet njësoj si qytetarët shqiptarë dhe kur bëhet fjalë për çështje me drejtësinë, vendos kjo e fundit dhe qeveria nuk ndërhyn.
Në këtë pikë, Edi Rama hoqi paralele mes qëndrimit të mbajtur për Fredi Belerin dhe qëndrimit për zyrtarët socialistë.
“Zotëria është një qytetar i Republikës së Shqipërisë, që duhet të jetë i barabartë përpara ligjit si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, por njëkohësisht duhet të përgjigjet përpara ligjit si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe nuk mund të ketë dy drejtësi, një drejtësi për qytetarët shqiptarë me kombësi shqiptare dhe një tjetër për qytetarët shqiptarë me kombësi greke. Ka vetëm një drejtësi dhe nëse kjo drejtësi nuk është e përsosur, nuk është e përsosur për të gjithë.
Që në momentin kur SPAK, Prokuroria jonë speciale për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar futet në një proces zyrtarisht, gjithmonë unë, qeveria ime, partia që unë drejtoj, pra shumica parlamentare e Shqipërisë bën të njëjtën gjë, ekzakt të njëjtën gjë, siç kemi bërë dhe në këtë rast. I referohemi vetëm drejtësisë sovrane për të bërë drejtësi dhe nuk interferojmë në asnjë formë dhe përmes asnjë rruge, qoftë publikisht, qoftë jo publikisht në punën e saj. Sepse ky është një moment historik për Shqipërinë. Dhe sot kjo drejtësi nuk është në aktin e vetë të parë me zotërinë për të cilin është shqetësuar Athina zyrtare, por ky është njëri nga hallkat e zinxhirit të krijuar të këtyre akteve të goditjes së problemeve me të cilat ajo merret të njerëzve shumë pranë pushtetit.
Sot ish zëvendësi im është në kërkim. Janë 4 apo 5 kryetarë bashkish të Partisë Socialiste që janë në paraburgim, në pritje të daljes në gjyq për të njëjtën arsye: Vullnetin e kësaj drejtësie për të goditur pa parë se çfarë ngjyre ka, se afër kujt është apo se kë po lëndon nga pikëpamja politike apo nga pikëpamja financiare”, tha Rama.
Athina këmbëngul se ndalimi i Fredi Belerit, i cili përfaqëson votuesit e pakicës greke në Himarë, u bë për motive politike dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.
Por kërcënimet e saj se do të pengojë integrimin e Shqipërisë, Rama i quan antike.
“Por një gjë dua të them në fund. Greqia apo Athina mendon se topi është në këtë zyrë për këtë çështje, duke lënë të nënkuptohet që nëse topi nuk shkon në atë drejtim ku e do Athina, Athina do të hakmerret me Shqipërinë, duke penguar procesin e anëtarësimit në BE, – kjo është jo evropiane dhe kjo është shumë antike sipas meje. Te Greqia unë shoh, partnerin tonë jo vetëm në Ballkan, por edhe partnerin tonë edhe në BE.Kështu që shpresoj shumë që vendosja e bustit të kryeministrit Mitsotakis në Derviçan, çka e kam premtuar atëherë dhe nuk kam ndërmend të tërhiqem nga ai premtim pse ka sot një keqkuptim, të jetë një tjetër arsye për t’u kuptuar mirë me njëri-tjetrin, që në Tiranë, në këtë zyrë, Greqia ka një mik, një mik të vërtetë, një mik të sinqertë”, u shpreh Rama.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin.