Aplikacion
Milani e ka nisur sezonin në mënyrë të përkryer. Kuqezinjtë po shfaqen të papërmbajtshëm në këtë edicion të ri të Serisë A.
Ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli ka shkatërruar me shifrat e thella 4-1 Torinon. Ndeshja është vendosur që në pjesën e parë të saj.
Pulisiç gjeti përsëri rrugën e rrjetës me fanellën e Milanit, teksa ishte pikërisht ai që ngriti siparin e golave në minutën e 33-të. Shurz barazoi vetëm tre minuta më vonë, por goli i tij në fund i vlen vetëm statistikave.
Oliver Giroud i jep sërish epërsinë Milanit nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 43-të, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë Hernandezi shënoi golin e “knockout”-it për kuqezinjtë.
Në minutën e 65 ishte sërish Giroud, ai që e dërgoi topin në rrjetë, po nga pika e bardhë e penalltisë.
Një fitore bindëse e Milanit, që merr tre pikët e radhës në Serinë A dhe i jep mesazhin e qartë kundërshtarëve se këtë sezon synon trofeun. /zoom.al/
Vllaznia merr tri pikët në premierë, Balaj protagonistSezoni i ri i “Abissnet Superiore”-s ka nisur me festë për Vllazninë. Kuqeblutë kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-1 Kukësin në “Loro Boriçi”.
Shkodranët zhbllokuan shifrat në minutën e 17, kur Stojanoviçi shkundi rrjetën me një goditje me kokë.
Kukësi reagoi në minutën e 24-t me anë të La Torres. Sulmuesi peruan tregoi në ndeshjen e sotme se është një transferim i gjetur i Kukësit, por fatkeqësisht festa e tij zgjat vetëm 5 minuta.
Vllaznia fiton të drejtën e një 11 metërshi, nga ku Bekim Balaj lëshon një predhë të vërtetë që ishte e pamundur të pritej nga Tafasi.
Kuqeblutë nuk janë ndalur me kaq, teksa në fillimin e pjesës së dytë gjejnë përsëri rrugën e rrjetës.
Këtë herë ishte Boshnjaku ai që me një goditje mjaft të bukur nga jashtë zone i çon shifrat në 3-1. Kukësi gjeti sërish rrugën e rrjetës, megjithatë arbitri sinjalizoi për pozicion jashtë loje dhe goli ishte i parregullt.
Kështu, rezultati përfundimtar mbate shifrat 3-1 në favor të Vllaznisë, e cila shkëlqen në ndeshjen hapëse të sezonit të ri. /zoom.al/
“Nuk është ashensor”/ Vdekja e kamerierit, deklarata e ISHMT-së zemëron rrjetin: E turpshmeInspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar pas verifikimit të pajisjeve që shkaktoi aksidentin tragjik që i mori jetën Antonio Delilajt, ndihmës kamerierit 17-vjeçar që punonte në clubin “Orange”, në Sarandë.
Me anë të një njoftimi për mediat, ISHMT shkruan se pajisja e përshtatur per transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:
Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij. ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.”
Deklarata duket se nuk është pritur aspak mirë nga opinioni publik, i cili e cilëson një larje duarsh të këtij autoriteti.

Ngjarja tragike ka ndodhur rreth orës 01:15 të 26 gushtit në lokalin e Spiro Iljadhit.
Nga hetimet ka rezultuar se Antonio Delilaj po merrte disa koli me ujë nga bodrumi per tek bari dhe ndodhej brenda ashensorit kur është këputur njera nga kavot e ashensorit. Goditja e fortë në kokë i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme./ Zoom.al
Skënderbeu e nis kampionatin duke mposhtur pretendentët e SuperioresSkënderbeu është kthyer në Superiore duke marrë një fitore të madhe në transfertë.
Korçarët arritën që të fitonin ndaj Egnatias me shifrat 0-1, një ekip që pretendon titullin kampion pas atij suksesi në sezonin e shkuar.
Ndeshja nisi e barabartë dhe e qetë, ku të dyja ekipet ishin të kujdesshme dhe tentonin të rrezikonin në portën kundërshtare.
Dwamena shpërdoroi mundësinë më të pastër në fillim të ndeshjes, ndërsa Skënderbeu rriti disi ritmin. Pjesa e parë u mbyll me Egnatian që “u zgjua” në minutat e fundit.
Me nisjen e pjesës së dytë, vendasit po kontrollonin sërish ndeshjen.
Megjithatë goli i parë u shënua nga Yuri që insistoi deri në gjetjen e rrjetës. Skënderbeu u zgjua pas golit të parë, ndërsa Egnatia e shtoi ritmin ndjeshëm në minutat e fundit.
Në disa momente edhe fati ishte me korçarët që marrin kështu tre pikëshin e parë.
Kërkohej nga 180 vende. Arrestohet në Kolumbi shqiptari i njohur si “NIKO”Një shqiptar i njohur ndryshe si “Niko” ose “El Gordo”, i akuzuar për aleanca me trafikantët kolumbianë të drogës është arrestuar në Santa Marta.
Shqiptari kërkohej në më shumë se 180 vende dhe do të konsiderohet një objektiv me vlerë të lartë nga autoritetet franceze, Europol dhe Interpol.
Prokuroria dhe Policia arrestuan në Santa Marta (Magdalena) shqiptarin me emrin Besnik Nikolli, i njohur si “Niko” ose “El Gordo”, i cili prej tetorit 2021 kërkohet nga autoritetet franceze nëpërmjet një hetimi të Interpolit për krimin e trafikut të drogës.

I arrestuari përfshihet në krime të pastrimit të parave si dhe trafik droge. Nga informacionet që posedonte organi hetimor përcaktohej se “Niko” ishte në shërbim të strukturave të trafikut të drogës që kryejnë krime në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani.
Me sa duket, prania e tij në Kolumbi synonte të krijonte kontakte me rrjetet e trafikut të drogës. Këto veprime do ta kishin bërë të arrestuarin të konsiderohej një objektiv me vlerë të lartë për Europolin, Interpolin dhe autoritetet franceze./ Zoom.al
Vdekja e kamerierit, pronari i “Orange Club” në kërkim/ Si i shpëtoi atentatit me 20 plumba në 2021Pronari i clubit të njohur në Sarandë “Orange Club”, Spiro Iljadhi është shpallur në kërkim nga policia, pas vdekjes tragjike të kamerierit 17-vjeçar Antonio Delilaj.
Emri i tij nuk është i panjohur, pasi është përfshirë në të shkuarën edhe në ngjarje të tjera që përfshijnë plagosje apo dhe incidente.
Më 20 qershor të vitit 2021, Spiro Iljadhi 37 vjeç, mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri.
Nga 20 plumbat e lëshuara u plagos aksidentalisht edhe një pushues shqiptaro-amerikan kalimtar në ato momente, ndërsa policia në atë kohë e cilësoi ngjarjen pasojë të një konflikti të çastit.
Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar edhe i “Orange Pizza & Grill Lounge” në Ksamil. Disa i referohen edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirret “Ero”./ Zoom.al
Aksidenti në Sarandë, deputeti Italian: Meloni të kërkojë drejtësi! Më shumë zhurmë për një faturëDeputeti italian Francesco Emilio Borrelli ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që iu mori jetën dy turistëve italianë dy ditë më parë në Sarandë.
I kërkon kryeministres Giorgia Meloni të kërkojë drejtësi nga qeveria shqiptare për dy jetët e humbura duke theksuar se më shumë zhurmë u bë për faturën e papaguar nga katër turistët në Berat sesa për dy të rinjtë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano që u shuan në aksidentin tragjik
“Shpresoj që kryeministrja Giorgia Meloni të marrë masa në kohë për t’i kërkuar qeverisë shqiptare drejtësi për Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano, dy të rinjtë nga Monteruscello që u përplasën për vdekje nga një makinë në Sarandë të Shqipërisë
Guardiola iu nënshtrua operacionit, ndihmësi i tij zbulon komunikimet me tyre dhe kërkesat e tijPep Guardiola do ta ketë të pamundur të drejtojë Manchester Cityn ndeshjen e radhës në Premier League, ndaj Sheffield United në transfertë.
Tekniku spanjoll kreu një ndërhyrje kirurgjikale në shpinë dhe tashmë po rikuperohet në shtëpinë e tij në Barcelonë teksa do të mund të rikthehet për të drejtuar Cityn vetëm pas ndeshjeve të kombëtareve.
Megjithatë, të gjithë e njohin fiksimin e Guardiolës për futbollin dhe zëvendësuesi i tij tek “The Citizens”, Juanma Lillo shprehet se Pep është gjithnjë në dijeni të asaj se çfarë po ndodh me skuadrën.
Lillo thekson se do të flasë me Guardiolën gjatë ndeshjes me Nottingham për të marrë udhëzime nga 52-vjeçari.
“Sigurisht që flas me Pep, ai është gjithnjë i pranishëm. Do të jem në kontakt me të edhe gjatë ndeshjes me Sheffield. Ai po i studion kundërshtarët. E rëndësishme është të jetë mirë me shëndet, por Guardiola është i pandreqshëm dhe nuk i ndahet futbollit. Është shumë i fokusuar te ndeshja. Do të bëjmë atë që thotë Pep Guardiola”, u shpreh Lillo. /zoom.al/
Komenti i Ledrit/ Dafina Zeqiri përplaset me Sara Hoxhën në Instagram‘Drama’ mes këngëtares së njohur Dafina Zeqiri dhe partneres së ish të dashurit të saj, Ledri Vula, Sara Hoxha ka bërë që vajzat të jenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Dyshja ia nuk ndiqen me njëra-tjetrën në Instagram, ndërsa së fundmi ato kanë ‘thumbuar’ njëra-tjetrën përmes disa postimeve në rrjetet sociale.
“Njeriu nuk mund t’i japë fund marrëdhënies kur nuk ka një marrëdhënie në radhë të parë.”- ka shkruar blogerja.

Ndërsa në një tjetër postim Sara vazhdoi duke shkruar më tej: “Të ngrënit e ëmbëlsirave e bën jetën më të ëmbël. Njerëzit duhet të hanë më shumë ëmbëlsira”.

Menjëherë pas ‘kunjave’ të blogeres ka reaguar edhe Dafina përmes një postimi në InstaStory.
“Më e ëmbël se sheqeri”, ka shkruar ajo krahas fotos ku duket qartë këngëtarja që i ka drejtuar gishtin e mesit.

Nuk ka mjaftuar kjo pasi rreth dembatit të tyre ditën e sotme ka reaguar edhe vetë Ledri duke i bërë “unfollow” në Instagram Dafinës.
Një ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale Dafina shkruan se i ka dhënë fund marrëdhënieve që kanë qenë për të marrë vëmendjen prej saj, referuar kjo pse ajo nuk ndjek më në ‘Instagram’, reperin Ledri Vulën dhe partneren e tij, Sara Hoxhën.
Ndër të tjera, artistja është shprehur se gjithmonë do të mbrojë lumturinë e saj dhe nuk do lejojë askënd që ta përdorë për të përfituar vëmendje.
“Gjithmonë mbro lumturinë tënde dhe mos lejo askënd të të përdorë për të përfituar! ‘Njerëz’ dhe ca pseudo-gazeta do të përdorin gjithmonë informacione kundër meje që t’ju bëjnë të besoni gjërat idiote dhe fëminore që shkruajnë (në favor të personit tjetër) për shikime dhe para! Kam vendos të mos ndjek dhe t’i jap fund ‘marrëdhënieve’ me njerëz që unë, Dafina nuk i ‘respektoj’ më ndërsa ata kanë bërë të kundërtën për të marrë vëmendje. Pikë!”, ka shkruar Dafina.
Helmoi me ushqim klientët në Vlorë, AKU gjobit me 6 mln lekë anijen turistikeTeksa gjendje shëndetësore e fëmijëve në urgjencën e Vlorës është e stabilizuar tanimë dhe mbrëmjen e djeshme 22 prej tyre lanë spitalin, mësohet se AKU ka ushtruar kontrolle në anijen në të cilën udhëtuan të helmuarit.
AKU ka marrë mostra dhe po pret analizat nga Tirana.
Sipas informacioneve turistët kanë konsumuar ushqim në anije, ndërsa disa të tjerë kanë konsumuar ushqimin qe kanë pasur me vete.
AKU ka gjobitu me 600 mijë lekë të reja anijen për mungesë të kushteve higjeno sanitare.