zoom

Day ArchiveVIDEO | Bellingham është ylli i madh që po shkëlqen në Madrid, i jep fitore Realit

Jude Bellingham po tregon se Real Madrid bëri “bingo” me afrimin e tij nga Dortmund.

Mesfushori i dha tri pikët dhe fitoren e tretë radhazi ekipit të tij, në transfertë e Celta Vigo që u mbyll me rezultatin 0-1.

Vendasit gjetën rrugën drejt rrjetës që në minutën e tretë, por ai gol u anulua pas verifikimit në VAR për faullin që Larsen shkaktoi ndaj Kepa-s.

Pavarësisht tentativave nga të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola.

Në minutën e 67’ Rodrygo fitoi penallti, që u shkaktua nga ndërhyrja e gabuar e portierit të vendasve.

Braziliani e mori vetë përsipër ekzekutimin e penalltisë në minutën e 68’, megjithatë ai u ndal nga Villar.

Në minutën e 81’ Bellingham do të kthehej në rolin e tij atë të “heroit”, duke shënuar me kokë dhe duke u dhënë fitoren madrilenëve.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1, me Celta Vigo që renditet në vend të 16-të me një pikë, teksa Real Madrid kryeson me nëntë pikë.

Horror në Kumanovë. Burri vret gruan dhe vjehrrën, më pas hidhet nga ballkoni i banesës

Një 46-vjeçar nga Kumanova ka vrarë gruan dhe nënën e saj, ndërsa më pas u vetëvra duke u hedhur nga ndërtesa në rrugën “Leskovcit”, ku banonte familja.

“Sot, më 25 gusht, rreth orës 12:45, policia pas një njoftimi kallëzim kanë gjetur të ndjerën E.A.J (40) dhe nënën e saj P.N., e cila më parë ishte vrarë me thikë nga D.J. (46), në një banesë në Kumanovë. Më pas vrasësi me inicialet D.J. është vetëplagosur dhe është hedhur nga dritarja e banesës”, njofton policia.

D.J. është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku edhe ka ndërruar jetë. Prokurori publik dhe ekipet e SPB Kumanovë janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit, raporton INA.

Çifti kishte dy fëmijë të mitur, njëri prej tyre nuk ndodhej në shtëpi ndërsa tjetri ndodhej në një nga dhomat./ Zoom.al

“Iu vjen turp nga unë”/ E hoqën nga puna, shpërthen mjeku i i Traumës: Të dal të lyp tani??

Mjeku i Spitalit të Traumës, Apostol Vaso përmes një statusi në Facebook, ka lajmëruar se është hequr nga puna.

Ai shkruan në rrjetin social se është shkarkuar nga puna pasi nuk kishte kredite nga Qendra e Edukimit dhe se nuk mjaftuan aftësitë e tij shkencore.

Po ashtu ai ironizon edhe drejtuesit e Spitalit të Traumës dhe Ministrinë e Shëndetësisë, teksa thekson se ju vjen “turp” nga puna shkencore e tij.

Postimi i Apostol Vaso:

Te dal te lyp, per te siguruar jetesen, te zhdukem.nga syte kemebet, apo te sfidoj kedo, qofte edhe i vetem…?

Qe sot une jam I pushuar nga puna ne Spitalin e Traumes.
Arsyeja eshte, sepse une jam me Zore( 0) kredite nga Qendra e Edukimit ne Vazhdim dhe keshtu qe nuk mund te pasjiem me licence nga Urdheri I Mjekut.
Strukturave te vleresimit te aftesise se punonjesve shendetesor ketu ne Shqiperi nuk ju mjefton puna ime shkencore, madje ata ndjehen te turperuar nga une.
Spitali ndjehet gjithashtu i turperuar nga une, sepse kam prezantuar hypotezen ne Gjermani, ne prezencen e ambasadoreve perkates dhe autoriteteve me te larta shkencore te atij vendi.

Siptali te Traumes I vjen turp prej meje qe jam I nominuar per Cmimin “Radovicka” te Akademise sone te Shkencave.

Spitali te Traumes, Ministria e Shendetesise dhe Fakulteti I Mjeksise ndjehen te turperuar qe punimi yne eshte I ciltuar nga te gjitha revitat e medha te shkences mjeksore mbi 200 citime, nga revistat me impaktin me te larte,si asnje tjeter ketu ne Shqiperi ?
Qeverise dhe Ministrise tone I vjen turp nga une, qe Komiteti Shkencor I IASP (mbi 60 shkencetar) ne vitenn2010 i ka propozuar te me akordojne titullin Profesor, me Vendim te Keshillit te Ministrave per merita te vecanta ne Mjeksine Boterore.

Qeverise dhe Ministrise perfshi ketu edhe Fakultetin e Mjekesise I vjen turp nga une qe jam spiker I ftuar ne Kongrese Boterore te shkences se Algologjise.
Qeverise, Ministrise, Fakultetit te Mjekesise, Drejtorise dhe kolegeve ndoshta I kam turperuar qe puna jone vleresohet prej Universiteteve me te rendesishme te botes si nje me IMPAKT REVOLUCIONARIZUES NE SHKENCEN MJEKSORE BOTERORE.

JU LUTEM.MIQ ME KESHILLONI, CFARE DUHET TE BEJ…?

1- TE LARGOHEM NGA SHQIPERIA,SEPSE UNE KAM LICENCE TRAJNUESI NDERKOMBETAR PER DHIMBJEN ?

2- TE PAGUAJ RRYSHFETE QE TE PERFITOJ LICENCEN MJEKESORE DHE TE VAZHDOJ TE LUTEM TEK NJEREZ, QE DERI ME SOT NUK KANE BERE ASNJE GJE DHE NUK KANE ASNJE LIDHJE ME MJEKESINE ?

3- TE DAL DHE TE ULEM TEK KRYEMINISTRIA, MINSTRIA E SHENDETESISE, NE FAKULTETIN E MJEKSISE ,APO EDHE PARA DREJTORISE SE SPITELIT TIM, PER TE LYPUR PARA PER TE SIGURUAR JETESEN TIME..?
ME TREGOMI JU LUTEM.

VIDEO/ Qytetarit i digjet pasuria, kreu i Emergjencave i thotë: Legen, mos më çaj tr*pin mua

Drejtori i emergjencave civile Haki Çako, është përfshirë në një skandal ditën e sotme.

Ndërsa qytetarët i ankoheshin se zjarret po ju digjnin pasurinë dhe se nuk po i hapej rruga zjarrfikëses, Haki Çako i është drejtuar që të mos ‘i çanin tr*pin’.

‘Mo me ça trapin mua! Legen’ dëgjohet të thotë Çako.

Kështu i është drejtuar ai një banori në zonën e Fierit, të cilit po i digjej ullishtja, ndërsa po i kërkonte llogari kryetares së PS-së se pse nuk i kishin hapur rrugët për të kaluar zjarrfikësja.

 

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

VIDEO/ Bëri drift në mes të Tiranës, Policia e gjobiti me 600 mijë lekë. Nis debati në rrjet

Një video e përcaktuar si “qesharake” është bërë virale në audiencën shqiptare.  Një mjet i llojit Benz ka shkaktuar zhurmë dhe ndotje në sheshin Nënë Tereza duke bërë “drift” gjatë orëve të ditës.

Sipas informacioneve drejtuesi i mjetit është gjobitur 600 mijë lekë të vjetra duke nxitur komente të shumta me kritika dhe ironi, si një penalitet i pamjaftueshëm për një vepër të tillë.

Një ndër komentuesit analizon shkeljet që ka bërë shoferi, për të cilat nuk është penalizuar.

“Ligji eshte mjet interpretimi mjafton vullnet edhe deshire.. Nese Policia vertet donte ndeshkonte kishte dhe ka plot menyra per ta ndeshkuar. 1 Prishje e qetesise Publike Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. 2 Shpejtesia mbi normat e lejuara ne qytet ( limiti 50 km/ore max ) per tmos thene qe eshte zone shkollore dhe perkthehet ne max 30 km/ore Aty.. plus te tjera”.

 

Një histori e shkurtër e dështimeve jetëgjata në Kadastër dhe rasti i Lalëzit

E lindur në vitin 2018, pas shkrirjes së katër institucioneve të tjera, Kadastra mbetet ende një dhimbje koke për shqiptarët. Epoka e digjitalizimit, siç e quan kryeministri Edi Rama nuk ka nisur mbarë.

Kadastra doli nga shkrirja e ALUIZNI-t, Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipotekës) dhe Agjencisë së Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike (AITPP), për të qenë nën varësinë e kryeministrisë, por me bordin e vet drejtues, kryesuar nga Artan Lame, i cili më herët drejtonte ALUIZNI-n. Prezantuar asokohe nga numri dy i qeverisë, Erjon Braçe, të dy thanë se objektivi kryesor i qeverisë ishte zgjidhja e problemeve me pronat dhe certifikimi i tyre, gjë që nuk ishte arritur kur institucionet ishin të ndara.

Kjo nuk rezultoi e vërtetë. Herët kur Lame dilte në konferenca për shtyp ishin kur tregonte problematikat e Kadastrës dhe asnjëherë sukseset. Lame denonconte ryshfetet, falsifikimet dhe zgjatjet e proceseve që sipas tij ishin ndër pengesat kryesore të këtij institucioni. Në një konferencë të vitit 2019, Lame i habiti të gjithë kur iu shfaq publikut live me fjalët: “O më thoni të bëj Kadastrën, o më thoni të bëj qokat për miqtë. Të dyja bashkë nuk mund të bëhen”. Askush nuk e kuptoi për kë ishte mesazhi i ish-kreut të ASHK-së.

Kadastra u bë dhimbje koke edhe për Ambasadën Amerikane në vend; ambasadorja Yuri Kim bënte thirrje për mbylljen e hapësirave për korrupsion dhe për të vënë para ligjit përgjegjësit e krimit brenda institucionit.

Vetë kryeministri Rama dëshmonte “kërcënime nga të katërta anët, për të finalizuar, prioritizuar apo ndryshuar dokumenta ku kishte akses” duke nënkuptuar se një institucion jetik për shtetin, ishte i kapur.

Problemet në Vlorë dhe rasti i Lalëzit

Vlora dhe Durrësi, ishin dy ngërçet më të mëdha të Kadastrës, ku problemet me pronat ishin pasojë e konflikteve disavjeçare, ku përfshiheshin emra të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë dhe kontigjentë kriminalë.

Që nga viti 2019, në Vlorë janë ndërruar 14 drejtorë të Kadastrës. Problematikat atje nisën pak pasi ishte krijuar institucioni, me konstatime falsifikimesh, abuzimesh me legalizimet dhe vonesa në procedura. Pak muaj më parë, ASHK kallëzoi në SPAK shtatë zyrtarë, përfshirë drejtuesin aktual, Erdet Mandi, për “shpërdorim detyre”. Largimet e drejtuesve, vetë apo nga qeveria, Lame i quajti atëherë “rënie të piramidave të vjetra” dhe paralajmëroi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në qytetet e tjera. Ish-drejtori Lame pranoi publikisht se Kadastra atje përballej me presione kriminale.

Në verën e 2021, ngërçi i Kadastrës u spostua në Durrës, kadastra e së cilës u transferua në Tiranë, e kjo “për shkak të procedurave të tejzgjatura”.

Në nëntor të vitit 2019, prokurori Arjan Ndoj ra pre e një atentati, shoqëruar nga një person me precedentë kriminalë i njohur si “Rrumi”. Në atëentat mbeti i vrarë shoferi i tij. SPAK akuzoi për këtë vepër Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn, të cilët pak javë më parë u shpallën fajtor, me Rrajën që mori burgim të përjetshëm.

Nga burime jozyrtare thuhej se ngjarja lidhej me lëvizjen e pronësisë së 200 hektarëve tokë në Gjiri e Lalëzit. Për të njëjtën çështje mbeti i vrarë pas një atentati me bombë në makinën e tij edhe gjyqtari Skerdilajd Konomi.

Kështu, ASHK-ja e Durrësit, dorëzoi nën masa të forta sigurie të gjitha arkivat e saj, ku ishin dosjet e bujshme të konflikteve të pronësisë në bregdet. Askush nuk pranonte atëherë të punonte në këtë zyrë, dikur mjaft e lakmuar, pikërisht nga ndërhyrjet dhe fshirjet që ishin bërë në dokumentat reale.

Këto zëra u konfirmuan zyrtarisht nga vetë Lame kur tha se agjencia kishte identifikuar në të paktën 3.115 raste në zonat bregdetare të Durrësit, ku ka ndërhyrje në regjistrat e Kadastrës.

“Janë 730 faqe të grisura, 243 faqe të zëvendësuara. Pra kanë hequr një faqe dhe kanë vendosur një faqe tjetër. 569 faqe të dubluara, pra e njëjta pasuri është e regjistruar dy herë për dy persona të ndryshëm. Janë 1548 faqe bosh që janë brenda regjistrave, të cilat lihen me qëllim që kur të vinte hallexhiu i radhës dhe ta fusnin në ato faqe. Ka pafundësisht ndërrime fletësh që janë bërë në hartë”, deklaronte Lame në marsin e vitit 2022.

Pak muaj pas konflikteve në Durrës, në janar 2022 kreu i Kadastrës mori një propozim nga qeveria: shkrirjen e të gjithë zyrës rajonale të ASHK-së në Durrës. Propozimi, mbeti pa një përgjigje, të paktën publikisht.

Lame e la Kadastrën në shkurt të këtij viti duke thënë se po largohet pasi “mbaroi reformimin”.

Edhe kjo u hodh poshtë, po nga kryeministri.

Më 30 qershor 2023,  Rama pranoi se ndonëse kaq shumë kohë në qeveri, në Kadastër nuk ka pasur asnjë përmirësim, madje ajo ndodhet në gjendje katastrofike.

Njëzëri me Bicin, Rama tha se fundin e korrupsionit dhe zvarritjes e sjell vetëm digjitalizimi dhe largimi i individëve. Rama tregoi se “Kadastra nuk do të funksionojë më fizikisht pas 3 korrikut dhe dyert do të mbyllen për këdo që i kishte të hapura se aty kishte miq, krushq apo se thjesht ishte i Partisë Socialiste”. Kreu i qeverisë vazhdoi të tregonte “çudirat që kam parë tek Kadastra, ku janë dhënë letra për shkëmbinj, për ujë deti dhe një tokë u është dhënë disa personave njëkohësisht”.

“Kadastra është një bankë dhe aty duhen bankierë e jo banakierë”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë në prezantimin e Reformës digjitale të Kadastrës.

Në pak vite jetë, Kadastra ka dështuar dhjetëra herë dhe duket vështirë të besohet se zgjidhja është digjitalizimi. Gjithsesi, rezultati mund të vijë në pak kohë dhe ndoshta “dita e mirë duket që në mëngjes”, nuk është rasti i Kadastrës. /Zoom.al

Vllaznia pret Kukësin në premierë, Memelli: Me këtë format, objektiv është “final four”

Trajneri Migen Memelli ka dalë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së parë të kampionatit kundër Kukësit në “Loro Boriçi”.

Tekniku pogradecar foli për merkaton, gjendjen e futbollistëve, pro edhe objektivat e kuqebluve këtë sezon.

Si e keni përgatitur ndeshjen ndaj Kukësit?
Kemi marrë masat për ndeshjen ndaj Kukësit, pasi djemtë kanë punuar shumë mirë të gjithë. Terreni ka qenë shumë i mirë dhe na mërzit vetëm fakti që Ardit Krymi nuk është gati dhe do të mungojë për 3-5 javë për shkak dëmtimi.

Sa ju penalizon kjo mungesë?
Na penalizon mungesa e tij, pasi e kishim përgatitur manovrën me të në fushë, por kemi 24 lojtarë në ekip dhe ai që do ta zëvendësojë, do të bëjë shumë mirë në fushë. Mund të fusim një lojtar më sulmues dhe të ndryshojmë diçka, por kemi edhe një stërvitje, për të vendosur.

Tifozët presin një start me fitore…
Patjetër pasi në lojë janë tre pikët. Nuk duhet të merremi me gjendjen që po kalon Kukësi dhe të përqendrohemi për të dhënë maksimumin që të marrim 3 pikët. Kemi punuar dhe besoj se jemi gati.

Si është gjendja e Hakajt?
Hakaj do të jetë gati për nesër. Është stërvitur me skuadrën 10 ditët e fundit, por nuk do ta fillojë në formacion. Kur kthehesh nga dëmtimi, duhet të inkuadrohesh gradualisht dhe këtë do ta bëjë edhe Krymi kur të kthehet. Nuk duam t’i rrezikojmë lojtarët, duke u dhënë ngarkesë menjëherë. Kam folur me Esinin dhe nesër do ta luajë nga stoli, ashtu siç mund të luajë nga fillimi në ndeshjen e ardhshme për të kapur ritmin e kampionatit. Kështu funksionon edhe në nivelete më të larta, ndaj nuk do të rrezikojmë asnjë futbollist kur kthehet nga dëmtimi. Hakaj është shumë i rëndësishëm dhe nuk ndryshon asgjë. Nuk ka asnjë çështje mes tij dhe meje.

Kush do ta zëvendësojë Hakajn, Asani apo Spahiu?
Të shohim pas seancës së fundit, por besoj që do të luajë Asani.

Jeni i kënaqur me merkaton?
Presim të sjellim edhe ndonjë lojtar këto 48 orë dhe mund të them se jam i kënaqur.

Cili do të jetë objektivi i Vllaznisë këtë sezon?
Objektivi do të jetë vetëm ndeshja e radhës. Duhet të japim maksimumin dhe të marrim fitoret, por të mos harrojmë që në “Final Four” gjithçka zerohet, ndaj nuk hyjnë shumë në punë objektivat. /zoom.al/

Qazim Mulleti “kthehet” në atdhe

Eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulleti janë kthyer sot në atdhe, 67 vjet pas vdekjes së tij. Trageti me eshtrat e tij mbërriti nga Italia në Portin e Durrësit nga ku, pas procedurave përkatëse, është nisur drejt Tiranës, ku ai do të prehet në Varrezat e Tufinës. Qazim Mulleti vdiq në Romë më 28 gusht 1956, ndërsa ceremonia e rivarrimit të tij në Tufinë është njoftuar se do të mbahet më 28 gusht (të hënën).

Shoqata “Tirona Intellectum” shkruan në një postim në rrjetet sociale se “ish-Prefekti i Tiranës, familja e të cilit pësoi një persekutim të egër nga regjimi komunist dhe mbi të cilin u hodh aq baltë nga historiografia komuniste, dhe që 10 vjet pas vitit 1965 kur vdiq në Itali, eshtrat i tij dergjeshin në një magazinë në një qytezë në periferi të Romës, më në fund do prehet në Tiranën e tij të dashur!”.

Fatbardha Saraçi Mulleti, mbesa e Qazim Mulletit, falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për sjelljen e eshtrave të tij në atdhe. “Pres eshtrat e xhaxhait tim Qazim Mulleti që po kthehen sot, falenderoj të gjithë ata që bënë të mundur që të vijën eshtrat e tij në Tiranë. U jemi mirënjohës të gjithëve që i sollën. Kemi shkruar në Romë ku ka qenë varri i tij. Ishte depozituar në ambientet e funeralit”, është shprehur ajo.

Figura e Qazim Mulleti ka ngjallur gjithnjë polemika mes historianëve dhe studiuesve. Sipas kryetarit të Shoqatës ‘Tirana”, Arben Tafaj, ka shumë aktorë të cilët duhet të koordinohen dhe të nxjerrin në pah figura të tilla. “Përpjekjet për rehabilitimin e Qazim Mulletit nuk kanë munguar asnjëherë. Nuk ka qenë aspak e lehtë. Ka shumë aktorë në mjedisin tonë, të cilët duhet të koordinohen dhe të nxjerrin në pah figura të tilla që deri më sot janë anatemuar”, u shpreh Tafaj.

Ku gjendeshin eshtrat e tij deri më sot?

Eshtrat e ish-prefektit te Tiranes Qazim Mulleti gjendeshin në një provincë të Romes, me saktësi në Rocca di Pappa. Tronditës është fakti që eshtrat e tij nuk ndodhen në mes varreve të zakonshme, por të futur në një arkë alumini, në një nga depot e “Cimitero Comunale San Sebastiano Martire”!

Kush ishte Qazim Mulleti?

Qazim Mulleti lindi në vitin 1895, në një nga familjet e mëdha tiranase. Familja e tij është pasardhëse e themeluesit të kryeqytetit, Sulejman Pashës. Qazim Mulleti kishte mbaruar shkollën e Zosimesë në Janinë, studimet e larta i kreu në Gallatasaraj (Turqi). Ai ka shoqëruar patriotët e njohur në ngritjen e flamurit në Tiranë më 1912, ndërsa pak kohë më vonë u vu në krye të rinisë fanoliste.

 

Qazim Mulleti ka qenë një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. Në vitin 1924-1925 emërohet si prefekt i Matit. Pas Revolucionit të Qershorit dhe rimarrjes së pushtetit nga Zogu, Qazim Mulleti ikën në Vjenë. Në vitin 1931, bashkë me Ndokë Gjeloshin dhe Aziz Çamin, i bëjnë atentat Mbretit Zog në Operën e Vjenës.

Në korrik 1939, disa muaj pas largimit të Mbretit Zog, Qazim Mulleti kthehet nga emigrimi dhe merr postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Pas ardhjes në pushtet të komunistëve në vitin 1944, Qazim Mulleti largohet jashtë shtetit. Ai vdes në vitin 1956 në Itali. Qazim Mulleti ka qenë njohës i 9 gjuhëve të huaja.

Thuajse të gjithë qytetarët e kryeqytetit e pranuan me dëshirë zgjedhjen e një tiranasi në postin e kryetarit të bashkisë. Sekretar personal i tij ishte Mehmet Rushiti, ndërsa nënkryetar Halil Mëniku, që drejtoi më pas kryeqytetin përkatësisht në vitet 1943-1944. Shumë plane të nisura në kohën e Zogut, si godina e korpusit universitar, kolonadat apo sot Muzeu i Arkeologjisë, Akademia e Arteve, ku në atë kohë u vendos edhe opera, Kryeministria dhe hotel “Dajti” morën drejtim në kohën e kryebashkiakut Mulleti.

Por reliktet e punës së tij, të cilat ekzistojnë edhe sot, janë banjat publike nën tokë. Sipas nipit të Qazim Mulletit, Tanush Mulleti, me të marrë postin e drejtuesit të Tiranës, nisi vendosjen e çezmave publike në rrugica, si dhe ndërtimin e banjave publike në disa pika të rëndësishme të qytetit, duke zgjidhur njëkohësisht problemin e kanalizimeve nëntokësore.

Një tjetër sipërmarrje e vështirë e kryebashkiakut ka qenë heqja e varrezave brenda qytetit. Për të zgjidhur këtë situatë të vështirë, ai e nisi nga vetja. “Ne kena pas afër xhamisë te Pazari i Ri varrezat e shtëpisë. Por duke dashur me bo i reformë e me i çu varrezat mo larg qendrës, Qazimi e nisi nga vorrezat tona e në ven të tyne ma pas u ndërtu markata e Pazarit të Ri”, ka rrëfyer Tanush Mulleti.

Karrocat me kuaj që në atë kohë mbizotëronin, nuk u lejuan të shkelnin në qendër të Tiranës, duke i dhënë kështu qytetit të viteve ’40 një pamje më të pranueshme. Në kohën kur Bashkia drejtohej nga Qazim Mulleti, u ndërtuan dhe furrat e para elektrike të bukës në kryeqytet.

PD: Shqiptarët po vidhen nga kompanitë celulare. Pse nuk vepron AKEP?

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, është shprehur se konsumatorët shqiptarë të telefonisë celulare janë pa alternativa dhe të pambrojtur përballë rreziqeve teknologjike.

Komentet Kraja i bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se tregu i telefonisë celulare nga 4 operatorë që ishin në vitin 2013, ngushtohet aktualisht në 2, ku një nga operatorët nuk arrin dot të sigurojë as shërbimin më minimal.

Deklarata e plotë:

Prej muajsh, konsumatorët shqiptarë shprehin shqetësime të shumta përballë rënies së cilësisë së shërbimit të ofruar nga operatorët e telefonisë celulare në vend. Pamundësi për të transferuar numrin, mos rakordim i pagesave, kosto të larta, ndërprerje shërbimi. Janë të shumta problematikat e hasura. Një shërbim i cili po degradon dhe më tej siç po ndodh ditët e fundit teksa mijëra e mijëra konsumatorë te njërës prej dy kompanive ne treg gjenden në pamundësi për të komunikuar normalisht.

 

Një degradim i shërbimit të telefonisë celulare e cila vjen drejtpërsëdrejti nga mos veprimi adekuat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare që ka detyrimin për të mbrojtur konsumatorin shqiptar dhe për të kërkuar nga operatorët respektimin e standardeve ligjore e komerciale që rregullojnë këtë treg. Një treg, i cili aktualisht është në një situatë duopolistike, me konkurrencë të kufizuar e alternativa jo-zëvëndësuese. Rikujtojmë, që në vitin 2005, në Shqipëri operonin dy operatorë të telefonisë celulare, ku njëri kishte shtetin aksioner.

Pas finalizimit të privatizimit të tij me sukses nga qeveria demokrate, dhe hapjes së tregut ndaj investitorëve të huaj e vendas, duke rritur kështu konkurrencën dhe ofertat për konsumatorin vendas, Shqipëria në vitin 2013, arriti në numrin e 4 operatorëve privatë të telefonisë. Niveli i penetrimit të internetit u rrit nga 4,9% ne 63% kurse i telefonisë celulare nga 36% ne 184% në harkun e pak viteve. Shqipëria digjitale u be një realitet i prekshëm. Fatkeqësisht, në vend që të përparojmë, sot në Shqipëri po përjetojmë një katastrofë digjitale. Të dhënat personale të miliona shqiptarëve, të rrjedhura nga e-Albania trafikohen në tregun e zi krejt lehtësisht. Kadastra digjitale po rezulton një mega-dështim me pasoja të pallogaritshme për pronat e familjeve dhe sipërmarrësve shqiptarë. Rregjistri elektronik i kalimeve kufitare TIMS endet në një USB që bredh nga Tirana në Dubai.

Dhe sikur këto të mos mjaftonin, tregu i telefonisë celulare nga 4 operatorë në 2013, ngushtohet aktualisht në 2, ku një nga operatorët nuk arrin dot të sigurojë as shërbimin më minimal. Konstatimi është evident. Qytetarët dhe konsumatorët shqiptarë janë pa alternativa dhe të pambrojtur nga shteti dhe agjencitë përkatëse përballë rreziqeve digjitale. Një situatë e cila në fakt pa asnjë hezitim, mund të marrë emërtimin e një katastrofe digjitale me kosto të jashtezakonshme për sigurinë tonë kombëtare. Një katastrofë digjitale e cila vjen në fakt nga amatorizmi, abuzimet, korrupsioni e kriminalizimi i një administrate që nuk i shërben taksapaguesit dhe konsumatorit shqiptar, por interesave korruptive anti-konkurrencë, anti-ligj, anti-treg të klientelës qeveritare të Kryeministrit Edi Rama.

Problemet në Kadastër, KLSH kërkon auditim urgjent

Burime jozyrtare nga Kontrolli i Lartë i Shtetit bëjnë me dije se kreu i institucionit ka urdhëruar një auditim urgjent të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

“Duke marrë masa të menjëherëshme për të hetuar dhe korrigjuar problemet në sistemin e shërbimeve online në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, KLSH vlerëson si emergjencë shqetësimin e ngritur nga mediat,” thonë burime zyrtare nga KLSH sipas portalit oligarkia.al.

Urdhëri vjen pothuajse dy muaj pas problemeve zinxhir në shërbimet kadastrale, që nisën që nga  momenti i ‘digjitalizimit’ të Kadastrës dhe  largimit të punonjësve.

Sipas Ramës dhe drejtoreshës së re të ASHK-së Dallëndyshe Bici, ky vendim do të mundte të ndalte korrupsionin e lënë pas nga paraardhësi Artan Lame dhe njerëzit e tij. Dy muaj nga epoka e re e Kadastrës, e vetmja gjë që ka ndaluar është funksionimi i agjencisë më me rëndësi në vend.

Noterët, bankat dhe vetë qytetarët kanë mbetur pezull nga mosfunksionimi i Kadastrës. Gjithsesi duhet theksuar se procesi online vijon pa probleme, por ngec tek proceset fizike që përgatiten nga specialistët e ASHK-së, përgjigje, dokumente, konfirmime etj.