Aplikacion
Myrto Uzuni ka tërhequr interes të madh në Europë me paraqitjet e bëra në sezonin e shkuar.
Sulmuesi shqiptar u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit 2022/2023 në La Liga 2, ku ishte faktori kryesor që ngjiti Granadën në elitën e futbollit spanjoll.
“El Ideal” ka zbuluar emrat e klubeve që interesohen për shërbimet e lojtarit beratas.
Southampton-i në Championship dhe Reims-i në Ligue 1 janë dy klubet që po mbajnë në vëzhgim Uzunin, së bashku me dy ekipe të tjera nga Arabia Saudite.
Megjithatë, ende nuk ka asgjë ofertë zyrtare në zyrën e drejtuesëve të Granadës. /zoom.al/
Aksion antidrogë në Tiranë, policia sekuestron mbi 10 mijë kokrra ekstaziNjë operacion anti-drogë është zhvilluar në Tiranë
U bë me dije se janë sekuestruar rreth 10 mijë kokrra ekstazi.
Mësohet se gjatë aksionit janë arrestuar 5 persona dhe kontrollet kanë qenë të përqendruar në zonën e ‘Myslym Shyrit’ dhe ish-Bllokut por dhe në lokale të kryeqytetit.
Pritet që detajet e plota të operacionit të bëhen të ditura nga policia e Shtetit.
Sa kohë duhet ta mbani mishin në frigorifer?Përpara shpikjes së frigoriferëve me ngrirje, ruajtja afatgjatë e ushqimeve bëhej me ndihmën e dëborës ose motit të ftohtë. Frigoriferi u shpik për herë të parë diku në mesin e viteve 1800 dhe u desh shumë kohë që kjo pajisje të zinte vend në çdo shtëpi në mbarë globin.
Falë ngrirjes, njeriu mund të ruajë shumë produkte ushqimore për një kohë të gjatë. Një prej këtyre produkteve është mishi. Ruajtja e mishit është një proces i rëndësishëm që shkon përtej thjesht futjes së mishit në qese e më pas në ngrirje.
Mishi i pagatuar i shpendëve
Mishi i pagatuar i shpendëve mund të zgjasë për një deri në dy ditë në frigorifer në një temperaturë minimale prej 4ºC. Nëse e fusni atë në ngrirje ku temperatura është nën 0 ºC, mishi mund të zgjasë për deri një vit. Mishi i gatuar mund të mbahet në frigorifer për disa ditë, ose në ngrirje për 2 deri në 6 muaj.
Mishi i kuq dhe mishi i derrit
Mishi i kuq dhe mishi i derrit mund të ruhen në frigorifer për deri 5 ditë. Në ngrirje, ato janë të sigurtë për konsum deri në 12 muaj. Mishrat e gatuar mund të ruhen në frigorifer për deri 4 ditë ose në ngrirje për deri 6 muaj.
Mishi i grirë
Mishi i grirë mund të ruhet në frigorifer për deri në 2 ditë dhe në ngrirje për deri 4 muaj.
Salçicet dhe mishrat e tjerë
Mishra të paketuar të skarës siç janë salçicet mund të zgjasin në frigorifer për deri në dy javë nëse ruhen në paketim të mbyllur. Pas hapjes, ato janë të sigurt për konsum deri në pesë ditë. Nëse i ruani në ngrirje, mishra të tillë mund të zgjasin deri në dy muaj.
Proshutat dhe suxhuku
Proshutat mund të mbahen në frigorifer për deri një javë. Suxhuku nga ana tjetër duhet ngrënë brenda dy ditëve. Të dyja këto produkte mund të ruhen në ngrirje për deri një muaj.
Po vezët?
Vezët e pagatuara mund të ruhen në frigorifer për deri një muaj. Nëse janë të ziera, ato janë të sigurta për konsum deri në një muaj.
Të bardhat e vezëve, ose veza e rrahur duhet të ruhet në frigorifer dhe mund të konsumohet deri në një vit.
Policia e Kosovës konfiskon mbi 1.200 fishekë në një fshat të ZveçanitPolicia e Kosovës ka brë të ditur se të hënën i ka konfiskuar mbi 1.200 fishekë në fshatin Rudine të Zveçanit.
Zveçani, bashkë me Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin dhe Zubin Potokun, janë komuna të banuara me shumicë serbe në veri të vendit.
Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se kjo sasi e dyshimtë është konfiskuar nga Njësia e saj për Ndërhyrje të Shpejtë, gjatë patrullimeve në atë zonë.
Më 11 gusht, Policia e Kosovës i ka arrestuar pesë persona në Zveçan, të cilët kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të Policisë, derisa kjo e fundit ka thënë të ketë qenë duke e luftuar kontrabandën.
Policia e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë atë ditë se i ka konfiskuar tri makina dhe një kamion, dhe se përveç kontrabandës, ka gjetur edhe lëndë narkotike.
Javën e kaluar Policia e ka gjetur në Mitrovicë të Veriut edhe një laborator droge, në të cilin ka pasur pajisje për mihje të kriptovalutave.
Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta sidomos në maj dhe qershor të këtij viti.
Serbët lokalë e kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore.
Ata nuk i kanë pranuar kryetarët, ndonëse i kanë bojkotuar zgjedhjet.
Për disa javë, para ndërtesave janë mbajtur protesta çdo ditë, me kërkesë që kryetarët të tërhiqen, bashkë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të angazhuar në atë zonë.
Pas shumë thirrjeve të faktorit ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian për një plan shtensionimi që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja për komunat veriore./REL
Shkollat bosh, Kushi thirrje prindërve: Mund të rregjistroni edhe fëmijët që s’kanë mbushur 6-vjeçEmigrimi masiv ka sjellë pasoja të mëdha siciale në vend, ku ka sjellë boshatisjen e shumë shkollave, pasi numri i nxënësve është ulur në mënyrë drastike.
Nisur nga numri i ulët i nxënësve, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar ndryshimet e reja në arsimin parauniversitar.
Kushi shkruan në ‘Facebook’ se tashmë edhe fëmijë 6-vjeç brenda muajit dhjetor 2023-2024 do të kenë mundësi të regjistrohen në klasën e parë.
Postimi i Kushit:
Me ndryshimet që miratuam ✍️📃 në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin 👦👧🏼 6 vjeç ➡️ deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të ✅ regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024.
Të gjithë prindërit 👨👩👧 që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në 👩💻 sistemin e-Albania nga 🗓 data 21 gusht deri më 1 shtator.
➡️ Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë.
FOTO/ Macja nxjerr “zbuluar” Dafina Zeqirin, konfirmon lidhjen e këngëtares me biznesmeninPas ndarjes nga Dj Geek, këngëtarja e njohur kosovare Dafina Zeqiri duket se ka nisur një lidhje të re dashurie.
I dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në Kosovë. Një prej tyre merret me tregti me shumicë të frutave dhe perimeve, kurse një tjetër sipërmarrje është e profilizuar në fushën e teknologjisë informative.
Ende çifti nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen e tyre, mirëpo u desh ky postim konfirmonte gjithçka. Kreshniku ka postuar një foto ku shihet macja e Dafinës.

Protesta për Belerin/ Media greke akuza policisë shqiptare: Tentuan të ndalonin tubimin
Gjatë pasdites së sotme, dhjetra qytetarë dhe zyrtarë të lartë grekë protestuan në Himarë për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, i cili u arrestua në 12 maj pasi akuzohet për blerje votash.
Në pankarta, shumica të shkruara greqisht, qytetarët kërkonin drejtësi.
Mediat greke raportuan se policia shqiptare ka tentuar të pengojë zhvillimin e protestës së paralajmëruar në Himarë, për lirimin e Fredi Belerit.
Kryebashkiaku i zgjedhur në Himarë, Fredi Beleri, ka reaguar teksa në pedonalen e qytetit po zhvillohet një protestë për lirimin e tij nga burgu.
Mediat greke po e ndjekin me shumë interes protestën ku në shkrimin e “Protothema” bëhet me dije se pala shqiptare ka tentuar të pengojë protestën për Belerin.
Sipas “Protothema”, një punonjës policie që kishte një copë letër në duar u tha organizatorëve se “tubimi është i ndaluar për arsye sigurie. Ju nuk e keni marrë dokumentin, sepse nuk ju është dërguar zyrtarisht”.
Chelsea tërbon Liverpool-in, fiton garën për dy lojtarë dhe vendos rekord në AngliChelsea ka konfirmuar nënshkrimin e Moises Caicedo duke firmosur për 8 vite me mesfushorin e talentuar.
Klubi blu ra dakord për të paguar 115 milionë sterlina te Brighton, rekord në Britani.
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Chelseat! Jam shumë i emocionuar që jam këtu në këtë klub të madh dhe nuk më duhej të mendoja dy herë kur më thirri Chelsea, thjesht e dija se doja të nënshkruaja për klubin”, tha Caicedo.

Brighton qëndroi i vendosur në vlerësimin e 21-vjeçarit gjatë gjithë verës dhe kishte refuzuar disa përpjekje të mëparshme nga Blutë dhe gjigantët e tjerë të Premier League.
Një ankand mes klubeve u shfaq shpejt, me Liverpool-in, që ra dakord për një tarifë dhe trajneri Jurgen Klopp mendoi se e siguroi mesfushorin, por në fund garën e fitoi Chelsea.
Ndërkaq Romeo Lavia ka refuzuar Liverpoolin në favor të sigurimit të një lëvizjeje te Chelsea, në një tjetër goditje të madhe për planet e transferimit të Jurgen Klopp.
Mesfushori i Southampton është ndjekur intensivisht nga të dy klubet gjatë verës, por ka zgjedhur t’i bashkohet Chelseat në një marrëveshje me vlerë rreth 50 milionë funte, siç raportohet nga Athletic. /zoom.al/
Protesta në Himarë, Ivi Kaso: Burgosja e tij, për të fshehur grabitjen e pronave në bregdetSekretari për çështjet zgjedhore në PD e Sali Berishës ka folur sot gjatë protestës që mbahet për lirimin e Fredi Belerit nga qelia.
Kaso ka deklaruar nga Himara se Partia Demokratike mbështet zgedhjen e Belerit si kryetar i bashkisë së Himarës, ndërsa shtoi se ky i fundit ndodhet sot në burg “si një njeri që i doli përpara një bande hajdutësh që ka marrë peng Shqipërinë”.
Ai shtoi se burgosja e Belerit është bërë që të mos dalë në dritë “grabitja monstruoze” e pronave në bregdet që i përkasin këtij komuniteti.
“Si Partia Demokratike mbështesim zgjedhjen e Fredi Belerit si kryetar i bashkisë së Himarës. Fredi Beleri sot ndodhet në burg si një njeri që i doli përpara një bande hajdutësh që ka marrë peng Shqipërinë dhe bën sikur e qeveris. Është turp që sot në mes të Europës të kemi një të burgosur politik. Kjo bëhet që të mos dalë grabitja monstruoze e pronave në bregdet që i përkasin këtij komuniteti. Arrestimi i një kryebashkiaku të zgjedhur me votën e lirë dy ditë para zgjedhjeve nuk është normale. Janë veprimet e një regjimi që ka humbur lidhjen me realitetin dhe që i shkurton ditë pas dite ekzistencën vetes”, u shpreh ai.
Çudia e vijave të bardha në Tiranë/ Asfaltohet rruga te “Toptani”, por vijat lihen përgjysmëAsfaltohet rruga te Qendra Tregtare “Toptan”, por vijat e bardha lihen përgjysmë, çfarë do të thotë se në anën tjetër, kalimtarët janë të pambrojtur.
Pra, nëse këmbësori aksidentohet në këtë zonë për shkak të kësaj mungese të sinjalistikës rrugore, mbetet faji i tij dhe shoferët nuk penalizohen.
Për më tepër mund të ndiqni videon e postuar në Zoom.al
View this post on Instagram