zoom

Day ArchiveStudimi amerikan: Gjendja e medias në Shqipëri është përkeqësuar

Gjendja e medias në Shqipëri dhe Kosovë gjatë viteve të fundit është përkeqësuar, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, Lindita Camaj, profesore e gazetarisë në Fakultetin e Komunikimit në Universitetin e Hjustonit, e cila është duke zhvilluar një studim mbi situatën e shtypit në këto dy vende.

Ndër problemet kryesore ajo rendit vështirësitë e gazetarëve në qasjen ndaj informacionit dhe dokumenteve zyrtare.

Në hulumtimin tonë po shohim mënyrën se si televizionet kombëtare në Shqipëri raportojnë lajmet e mbrëmjes. Dy të tretat e lajmeve në Shqipëri kanë një burim dhe janë të njëanshme, që është pak a shumë alarmuese’, thotë ajo.

Sipas studimit, në Shqipëri, qeveria është burim kryesor i lajmit për televizionet.

Kjo tregon se edhe pse kemi pluralitet të medias, lajmet raportohen të njëanshme, nuk ka pluralizëm të burimeve në raportimin e lajmit. Kjo është problematikë pasi nuk ka larmi zërash apo qasjesh që çojnë në perspektiva të ndryshme. Perspektiva vjen kryesisht nga qeveria apo pushteti dhe kjo është problematike’, shprehet zonja Camaj.

Sfidë për të dyja vendet, mbetet lufta ndaj korrupsionit dhe mungesa e llogaridhënies nga zyrtarët publik. E pyetur mbi rolin e medias për të ndërgjegjësuar opinionin publik mbi këto çështje, profesorja Camaj vuri në dukje mungesën e hulumtimeve investigative në Shqipëri dhe Kosovë.

‘Vetëm një numër i kufizuar mediash kryejnë gazetari investigative dhe aty është ajo problematika e korrupsionit, dhe përsëri janë problematika që kanë të bëjnë me mënyrën si menaxhohen mediat dhe qasjen ndaj informacionit. Duhet të theksoj, një rast nga Kosova, që vjen nga BIRN apo Kallxo.com që është model i raportimit të korrupsionit’, tha ajo.

Lidhur me televizionin Klan Kosova, zonja Camaj tha se mirëpriste vendimin e Gjykatës Komerciale në Kosovë për të të shtyrë zbatimin e vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së këtij televizioni, por tha se ky rast mund të ndikim tek liria e medias.

‘Mendoj se mund të ketë pasoja të dëmshme për lirinë e shtypit në vend, mënyrën se si qeveria mund ta shfrytëzojë fuqinë e saj për t’i mbyllur gojën mediave dhe gazetarëve që janë kritik ndaj qeverisë. Mënyra se si qeveria është marrë me këtë rast ka qenë e përshpejtuar dhe shihet deri diku si vendim politik dhe nuk ka të bëjë me çështjet që janë theksuar, pra regjistrimi. Është alarmante se si qeveria mund të shfrytëzojë pozicionin e saj për të bërë presion ndaj medias, presion ekonomik dhe politik, ndaj mediave që janë kritike’, theksoi ajo.

Lidhja në distancë, biseda e Einxhel dhe Dj Dagz tregon të gjitha përjetimet (Foto)

Koncertet gjatë verës kanë bërë që Dagz të shkëputet për pak kohë nga familja, e të lëvizë në qytete të ndryshme. Mbrëmjen e kaluar ai ishte në Sarandë, po mesa duket malli e mori shpejt për partneren e tij, Einxhel Shkirën.

Kjo e fundit postoi bisedën me Dagz, ku mes rrjeshtash ai i thotë se edhe pse ndodhet larg, me zemër është me të.

”Lidhja në distancë”- shkruan Einxhel.

E këtë situatë me siguru do e kuptojnë më së miri të gjitha lidhjet në distancë.

Kujtojmë se dyshja janë prindër të një djali që quhet Trev. Ata kanë vendosur që mos ta zbulojnë portretin e të voglit për publikun.

Bosi i Cosa Nostras në gjendje të rëndë shëndetësore, avokati: Ka nevojë për shtrim në spital

Është rënduar gjëndja shëndetësore e bosit të mafias Matteo Messina Denaro, i cili mbahet në regjimin 41 bis në superburgun e L’Aquila. Ai vuan nga tumori dhe prej ditës së arrestimit vijon kurimin në burg, , ku i është ngritur një dhomë kimioterapie.

Javët e fundit Messina Denaro i ishte nënshtruar një operacioni të vogël për probleme urologjike, por më pas ishte kthyer në burg.

“Tani Messina Denaro nuk ha më, ai gjithashtu ka vështirësi për të pirë, ka nevojë për shtrim urgjent në spital sepse i duhet të ushqehet”, tha avokati mbrojtës Alessandro Cerella.

Gjithashtu ai shton se gjëndja shëndetësore e Messina Denaros është përkeqësuar ndjeshëm dhe duhet asistuar 24 orë në ditë shpjegomn avokati duke shtuar se ka nevojë urgjente për tu shtruar në spital shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij u konsiderua si historike nga autoritetet pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.

Eros Ramazzotti puth në buzë vajzën gjatë koncertit, revoltohen italianët: “E neveritshme”

Eros Ramazzotti dha një koncert në Teatrin Antik të Taorminës më 3 gusht. E para nga tre datat e turneut në Siçili.

Në rreshtin e parë për ta dëgjuar ishte edhe vajza e madhe Aurora së bashku me partnerin e saj Goffredo Cerza. Vetëm kjo e fundit ndau në rrjetet sociale një moment shumë emocionues të koncertit, apo kur Aurora Ramazzotti dhe babai i saj kënduan së bashku në skenë “It will be Dawwn”, këngë e shkruar nga kantautori menjëherë pas lindjes së vajzës së tij të parë, së cilës ai është shumë i dhënë dhe që disa muaj më parë e bëri gjyshin e Cezares së vogël.

Të dy së bashku kanë kënduar edhe një fragment nga kënga “An emotion forever”. Momente të paharrueshme të filmuara dhe publikuara në rrjetet sociale nga fansat e shumtë të pranishëm në koncert.

Diçka ka ndodhur gjatë këtij dueti të dytë që ka ngjallur shumë polemika. Ka një marrëdhënie të veçantë mes Eros Ramazzotti dhe vajzës së tij Aurora. Të dy janë bashkëpunëtorë, shumë të afërt dhe gjithmonë të gatshëm për të demonstruar dashurinë e tyre.

Gjë që e bënë edhe gjatë koncertit në Taormina duke shkëmbyer një puthje në buzë. Ajo që supozohej të ishte një gjest dashurie mes prindit dhe vajzës, nuk u vlerësua vërtet nga të gjithë dhe u bë shkak për polemika.

Pasi iu afrua vajzës së saj ulur në sediljet e para të Teatrit Antik të Taorminës, për të kënduar me të, Eros Ramazzotti e përshëndeti duke i dhënë një puthje në buzë. Gjesti përfundoi në TikTok dhe shkaktoi një ortek komentesh zhgënjimi.

A nuk është pak e tepërt të puthësh vajzën në buzë në këtë moshë?

Videoja ngjalli një debat dhe polemika mbi temën “A është e drejtë apo jo të puthësh fëmijët në buzë?” me shumë komente negative për puthjen në buzë që i ka dhënë kantautori 59-vjeçar vajzës së tij 26-vjeçare.

Shumë fansa dhe përdorues e interpretuan gjestin si një shenjë të dashurisë së thellë prindërore, të tjerë e konsideruan atë “të keq”. “A nuk është pak e tepërt të puthësh vajzën në buzë në këtë moshë?”, “Puthjet në buzë me prindërit jo”, “Nuk e puth vajzën në buzë, sidomos si i rritur. Kurrë”, “Por puthjet mes prindërve dhe fëmijëve do të vazhdojnë të më bëjnë përshtypje”, kanë komentuar disa. A është e drejtë të puthësh në buzë fëmijën tënd të rritur? Apo është gabim? Secili ka mendimin dhe perceptimin e tij.

https://

View this post on Instagram

A post shared by Maria Baccino (@tere_tosca_)

Kujdes! Ky aplikacion ju vjedh mesazhet nga WhatsApp dhe Facebook

Rreziku vjen për të gjithë përdoruesit e telefonave smart me sistem operimi “Android”, të tillë si Samsung, One Plus, Oppo. Xiaomi, Sonny e të tjerë.

Sipas studiuesve të sigurisë kibernetike në kompaninë Cyfirma, virusi instalohet në telefon pas shkarkimit të aplikacionit nga Google Play Store.

Bëhet fjalë për aplikacionin “SafeChat”, që tashmë nuk ndodhet në Play Store, pasi u zbulua aktiviteti dashakeqës. Megjithatë aplikacioni mund të vijojë të mbetet në telefonat që e kanë shkakruar më parë.

Gjithashtu kjo është një thirrje e rëndësishme për përdoruesit e Android, se jo çdo aplikacion që gjendet në Play Store është i sigurtë për t’u shkarkuar.

Në rast se instaloni aplikacione interesohuni më parë dhe shikoni me kujdes emrin e publikuesit. Shpesh aplikacione që s’kanë lidhje me Facebook, për shembull, hiqen si të kompanisë “Meta” duke imituar logot e ngjashme dhe emrin.

Gjithashtu kjo është një thirrje e rëndësishme për përdoruesit e Android, se jo çdo aplikacion që gjendet në Play Store është i sigurtë për t’u shkarkuar.

Në rast se instaloni aplikacione interesohuni më parë dhe shikoni me kujdes emrin e publikuesit. Shpesh aplikacione që s’kanë lidhje me Facebook, për shembull, hiqen si të kompanisë “Meta” duke imituar logot e ngjashme dhe emrin.

Shpërthen Carragher: Guardiola po ndalon zhvillimin e talentit më të madh anglez

Ish-mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher ka thënë që Phil Foden ka dështuar për ta arritur potencialin e tij nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola.

Carragher ka vënë në dyshim besimin që Guardiola ka tek sulmuesi anglez.

Pavarësisht statusit të tij si super talent, minutazhi i tij në lojë ka qenë i pakët për shkak të ndryshimeve të shpeshta në formacion që bënë City.

“Phil Foden nuk është më futbollist i ri. Tri apo katër vite më parë, ne thonim se ai do të jetë futbollisti më i mirë anglez. Kishte një ndjenjë sikurse është sot për Jude Bellingham, rreth të cilit sot ndërtohet Kombëtarja e Anglisëz Foden nuk ka vend as në Kombëtare dhe nuk ka vend as në skuadrën e Manchester City. Ilkay Gundogan dhe Riyad Mahrez janë larguar dhe ata luanin në Community Shield një javë para së sezoni të fillojë dhe ai ende nuk arrin që të jetë titullar në 11-shen”, tha Carragher.

“Ne të gjithë e dimë sa i mirë është ai – çfarë po e ndalon atë? Pep luajti me Alvarez pas Haaland – ky është një pozicion ku Foden mund të luan, por ai ende nuk luan më të. Gjithanshmëria e Foden dhe konkurrenca e vazhdueshme brenda skuadrës së City ka bërë që ai mos të përparojë”, shtoi ish-mbrojtësi anglez.

Carragher vuri në dukje se aktivizimi në pozicione të ndryshme gjatë sezonit, përfshirë sulmues i krahut të majtë dhe nëntë fals, së bashku me lëndimet, kanë bërë që mos të dihet se në cilin rol ai mund të luajë më mirë. /zoom.al/

“Ke hy n ‘gjynah”/ Dafina Zeqiri mesazh të hapur për ish-partnerin? (Video)

Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Ajo ka zgjedhur që këngën e saj ta promovojë me një video në instagram ku artistja improvizon pjesë nga teksti.

Ajo çfarë ka bërë përshtypje është se Dafina duket sikur me rreshtat e saj po jep një mesazh lidhur me një romancë të mbyllur, rast ky që i përshtatet pikërisht statusit të këngëtares pasi ‘Daffi’ nuk ka shumë kohë që ka mbyllur marrëdhënien e saj me Dj Geek.

“Me the që s’ke me u nda, ke hy n ‘gjynah s’di a je tu e pa”- është refreni i këngës që dëgjohet në videon e publikuar nga këngëtarja në instagram.

https://

View this post on Instagram

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)

Antibiotiku nuk po e shëron më njeriun, shkaktar ndotja e ajrit

Një studim global tregon se ndotja e ajrit po ndihmon gjithnjë e më shumë në rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve, që përbëjnë një kërcënim të madh për shëndetin e njerëzve në mbarë botën. Ky konkluzion u arrit, pasi u analizuan të dhënat e më shumë se 100 vende, në një periudhë prej dy dekadash.

Sipas studimit, lidhja midis ndotjes së ajrit dhe rritjes së rezistencës ndaj antibiotikëve është forcuar me kalimin e kohës.
“Analiza jonë paraqet prova të forta se rritja e niveleve të ndotjes së ajrit është e lidhur me rritjen e rrezikut të rezistencës ndaj antibiotikëve. Kjo analizë është e para që tregon se si ndotja e ajrit ndikon në rezistencën ndaj antibiotikëve në nivel global”, shkruan studiuesit nga Kina dhe Britania e Madhe.

Rezistenca ndaj antibiotikëve është një nga kërcënimet me rritje më të shpejtë për shëndetin global. Ai mund të prekë njerëzit e çdo moshe në çdo vend dhe tashmë po vret 1.3 milionë njerëz në vit, sipas statistikave.
Shkaktarët kryesorë janë ende keqpërdorimi dhe përdorimi i tepërt i antibiotikëve, të cilët përdoren për trajtimin e infeksioneve.Por studimi sugjeron se problemi po përkeqësohet nga rritja e niveleve të ndotjes së ajrit.
Ndotja e ajrit është tashmë rreziku i vetëm më i madh mjedisor për shëndetin publik. Ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit shoqërohet me kushte kronike si sëmundjet e zemrës, astma dhe kanceri i mushkërive, duke ulur jetëgjatësinë.
Megjithëse ajri njihet si një rrugë e drejtpërdrejtë për përhapjen e rezistencës ndaj antibiotikëve, ka të dhëna të kufizuara për rrugët e ndryshme që gjenet rezistente ndaj antibiotikëve barten nëpërmjet ndotjes së ajrit.
Rrugët e mundshme përfshijnë spitalet, fermat dhe objektet e trajtimit të ujërave të zeza që lëshojnë dhe përhapin grimca rezistente ndaj antibiotikëve përmes ajrit dhe më pas në distanca të gjera.
Frenimi i ndotjes së ajrit mund të ndihmojë në uljen e rezistencës ndaj antibiotikëve dhe se kontrolli i ndotjes së ajrit mund të zvogëlojë shumë vdekjet dhe kostot ekonomike që rrjedhin nga infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve.
“Autori kryesor i studimit, Prof Hong Chen i Universitetit Zhejiang në Kinë, tha: “Rezistenca ndaj antibiotikëve dhe ndotja e ajrit janë secila në vetvete ndër kërcënimet më të mëdha për shëndetin global. Deri më tani, ne nuk kishim një pamje të qartë të lidhjeve të mundshme midis të dyjave, por kjo punë sugjeron se përfitimet e kontrollit të ndotjes së ajrit mund të jenë të dyfishta: jo vetëm që do të reduktojë efektet e dëmshme të cilësisë së ajrit, por gjithashtu mund të luajnë një rol të madh në luftimin e rritjes dhe përhapjes së baktereve rezistente ndaj antibiotikëve.”
Aktualisht, bota është në një epokë të rezistencës ndaj antibiotikëve në të cilën dështimi i trajtimit me antibiotikë dhe vdekshmëria e shkaktuar nga infeksionet bakteriale është në rritje galopante.

Tjetër risi në Superiore, Jareci tregon si do të operojnë arbitrat në sezonin e ri

Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nisur përgatitjet në prag të edicionit të ri futbollistik me të gjithë arbitrat dhe asistentët e të kampionatit ‘Abissnet Superiore’. Gjatë paradites së të hënës, arbitrat dhe asistentët e kësaj kategorie i janë nënshtruar testeve fizike në stadiumin ‘Elbasan Arena’, duke i kaluar me sukses, ndërsa pasdite kanë vijuar pjesën teorike dhe video-testet.

Edhe gjatë ditës së sotme, arbitrat dhe asistentët e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ po ndjekin seminaret teorike në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, duke analizuar aspekte të ndryshme të arbitrimit, situata të ndryshme të lojës me raste konkrete dhe duke u përditësuar me ndryshimet në rregulloren e arbitrimit.

Në një prononcim për fshf.org, shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci shprehet se arbitrave dhe asistentëve të kësaj kategorie i janë dhënë disa instruksione lidhur me problematikat e edicionit të kaluar dhe mënyrën se si ata duhet t’i menaxhojnë gjatë këtij sezoni të ri.

“Zyrtarisht ne filluam dje me testimet fizike me arbitrat dhe asistentët e kampionatit ‘Abissnet Superiore’. Nga pasditja e djeshme dhe sot deri në darkë do të zhvillojmë seminaret teorike, në bashkëpunim me FIFA-n. i ftuar është një nga instruktorët e UEFA-s dhe FIFA-s, Kiros Vasaras. Pjesë e këtij seminari janë disa instruksione, të dhëna si nga Sektori i Arbitrimit, ashtu edhe nga FIFA, disa problematika të sezonit të kaluar, që kanë të bëjnë me menaxhimin e situatave të lojës dhe menaxhimin e zyrtarëve të ekipeve, ku theksi maksimal është vënë te mënyra se si arbitrat dhe asistentët duhet të menaxhojnë sjelljen e zyrtarëve dhe lojtarëve në fushë. Tashmë instruksionet janë të sakta dhe të qarta. Arbitrat do të jenë shumë rigorozë, në lidhje me ndëshkimin e sjelljeve nga ana e zyrtarëve, por edhe nga ana e lojtarëve”- nënvizon Jareci, i cili thekson gjithashtu se ky edicion ka një risi, lidhur me lojën efektive. Të gjithë arbitrat do të angazhohen ndër të tjera të numërojnë sekondat jo efektive të lojës, për t’iu shtuar në fund të pjesëve ndeshjes respektive.

“Sakaq, një pjesë tjetër e seminarit, risi për këtë sezon ka të bëjë me lojën efektive, për të pasur sa më shumë futboll dhe jo pushim. I është dhënë instruksion arbitrave, asistentëve, VAR-it dhe AVAR-it, të numërojnë të gjitha sekondat që kanë qenë pjesë jo efektive e lojës (sekondat e humbura gjatë një goditje të lirë, gjatë një goditje nga këndi, gjatë një rivënie fundore, gjatë një penalltie dhe ajo që është më kryesorja, minutat e humbura pas shënimit të një goli). Të gjitha këto do të numërohen dhe në fund të dy pjesëve të lojës, do të kemi shtesa” – thotë ndër të tjera shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF. /zoom.al/

Qeveria e Italisë takson bankat me 40%

Aksionet e bankave bien, pasi qeveria njoftoi një taksë të planifikuar prej 40%.

Koalicioni i djathtë i Italisë, ka befasuar tregjet financiare, duke njoftuar një taksë “të papritur” prej 40 për qind mbi fitimet bankare, të krijuara nga normat më të larta të interesit, duke bërë që aksionet e institucioneve huadhënëse të vendit të bien.

Aksionet në Intesa Sanpaolo dhe UniCredit, dy bankat më të mëdha të vendit, ranë përkatësisht 8 për qind dhe 6.5 për qind, pasi Italia njoftoi taksën të hënën mbrëma, duke thënë se do të përdorte 2 miliardë euro, për të financuar lehtësira financiare për familjet e goditura nga normat më të larta të interesit.

Qeveria e kryeministres Giorgia Meloni, ka qenë kritike ndaj bankave, për dështimin e kalimit të rritjes së normave të interesit te kursimtarët e vegjël, edhe pse ata rrisin normat e kreditimit.

Taksa prej 40 për qind, së bashku me një mori masash të tjera të minutës së fundit, do të zbatohet për të ardhurat neto nga interesi, të krijuara nga ndryshimi midis normave të kredisë dhe depozitave të bankave.

Banka Qendrore Europiane, ka rritur normat me 4.25 pikë përqindjeje që nga vera e kaluar, duke rritur normën bazë të depozitave nga minus 0.5 për qind, në 3.75 për qind.

Taksa e njëhershme, që duhet të paguhet deri në fund të qershorit 2024, do të zbatohet vetëm nëse të ardhurat neto nga interesi të një banke, në vitin 2022, tejkalojnë nivelin e regjistruar në vitin 2021. Masa duhet të sigurojë miratimin parlamentar brenda 60 ditëve, për të hyrë në fuqi.

Megjithatë, kishte paqartësi rreth specifikimeve të sakta të taksës. Disa analistë të bankave, llogaritën se mund të mblidhte shumë më tepër se vlerësimi zyrtar prej 2 miliardë euro.

Duke shtuar pasigurinë dhe duke sinjalizuar thyerje në koalicionin qeverisës, ministri i financave Giancarlo Giorgetti, nuk mori pjesë në mbledhjen e kabinetit.

Pesë bankat më të mëdha të Italisë, kanë raportuar fitime totale prej 10.5 miliardë euro, në gjysmën e parë të 2023, 64 për qind më shumë se një vit më parë, sipas agjencisë së vlerësimit DBRS Morningstar. Performanca ishte rritur nga interesi neto më i lartë, tarifat neto elastike dhe kontrolli i fortë i kostos.

Bankat ka të ngjarë t’i rezistojnë masës prapavepruese, duke rezultuar në beteja të hidhura, ndërsa qeveria përpiqet të sigurojë mbështetjen parlamentare, thanë analistët.

Matteo Salvini, zëvendëskryeministri, tha në një konferencë për shtyp se taksa ishte “llogjike”. Shumat e mbledhura do të financojnë masa të tilla, si shkurtimet e taksave dhe subvencionet për hipotekat për blerësit e shtëpive për herë të parë, tha ai, duke synuar të ndihmojë familjet dhe bizneset e goditura nga rritja e normave të interesit.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, i bëri thirrje BQE-së muajin e kaluar, që të ndalojë rritjen e normave të interesit, duke thënë se normat më të larta, po i ngarkonin huamarrësit, ndërkohë që nuk arrinin të frenonin inflacionin.

Pothuajse 1 milion familje italiane, nuk arritën tëbënin pagesat për këstet e kredive dhe hipotekave në mars, në total prej 14.9 miliardë euro, pasi rritja e normave të interesit sforcoi financat e familjeve, sipas shoqatës kombëtare të bankierëve Fabi.

Fabi tha se huamarrësve, që morën një hipotekë 30-vjeçare, me një normë interesi të ndryshueshme në vitin 2021, u ishin dyfishuar pagesat mujore.

Lëvizja e Italisë, ka jehonë të vendimit të qeverisë spanjolle vitin e kaluar, për të vendosur një taksë të papritur mbi fitimet bankare, për të financuar iniciativat e qeverisë, për të ndihmuar konsumatorët e goditur nga kriza e kostos së jetesës. / The Financial Times