Aplikacion
Çmimet e ushqimeve mund të mos bien kurrë, ka thënë kryeekonomisti në Bankën e Anglisë.
Kostoja e ushqimit “mund të mbetet akoma më e lartë se sa ishte” përpara se pushtimi i Ukrainës të shkaktonte përshpejtimin e rritjes së çmimeve.
“Fatkeqësisht mund të mos shohim më ditë kur të ketë ulje të çmimeve”, tha kryeekonomisti i Bankës së Anglisë, raporton SkyNews.
Sipas tij nëse shkalla e inflacionit të ushqimit ngadalësohet, ushqimi do të vazhdojë të jetë më i shtrenjtë se sa ka qenë.
Shifrat zyrtare tregojnë se inflacioni i ushqimeve rezultoi në 17.3% në 12 muajt deri në qershor, kur matja e përgjithshme e indeksit të çmimeve të konsumit të inflacionit ishte 7.9%.
Vrasja e ndërtuesit në Vlorë/ Doganieri kishte hyrë si sekser,kërkonte apartamentin si shpërblimDetaje të reja mësohen nga vrasja e ndërtuesit 55-vjeçar Armando Meshau, ditën e sotme në Vlorë.
Meshau u qëllua dy herë me grusht në fytyrë nga 33-vjeçari Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Meta.
Rei Meta, punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, i kishte premtuar Meshaut zgjidhjen e një problemi për një pronë, dhe në këmbim do të merrte si shpërblim një apartament.
Dyshohet se Rei Meta kishte përdorur emrin e nënës së tij punonjëse në KLP dhe ndikimin si doganier për zgjidhjen e problemit.
Megjithatë Meshau kishte gjetur zgjidhje për problemin me pronën përmes disa personave të tjerë. Këtu dyshohet se ka lindur konflikti, pasi Rei Meta insistonte se e meritonte si shpërblim apartamentin.
Meshau ka refuzuar t’ia japë dhe për këtë arsye janë konfliktuar me fjalë fillimisht, dhe më pas Rei Meta e ka qëlluar dy herë me grusht, dyshohet duke i shkaktuar vdekjen.
Temperaturat ekstreme pritet të “pushtojnë” sërish vendin, cili qytet do të jetë më i “nxehti”Për javën që presi përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Orët me diell dhe temperatura jo tepër të larta si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kohës.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellime. Përgjatë relieveve kodrinore- malore hera-herës do të ketë prezente reshje shiu të dobta dhe të izoluara.

Gjatë Ditës së Martë vlen për tu theksuar si relativisht problematik elementi i erës, e cila do të jetë me rrahje dhe hera herës në orët e mesditës fiton shpejtësi 15-16m/s në bregdetin e jugut.
Në ditët në vijim era do të fryjë me drejtim jugperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 13m/s. Valëzimi në dete në pjesën më të madhe të ditëve do të jetë i Forcës 2-3ballë.
Temperaturat do të arrijnë në vlerat e minimales ditën e Hënë, Peshkopia 12°C dhe në vlerat maksimale ditën e Premte kryesisht në zonat e ulta si Elbasani dhe Tirana me 37°C, Berati me 38°C, Gjirokastra 39°C.
Habit kryeministri kanadez, vishet me rozë dhe shikon Barbie-nJustin Trudeau është bërë kryefjalë e mediave sërish, katër ditë pasi njoftoi ndarjen e tij tronditëse nga gruaja Sophie Grégoire Trudeau pas 18 vitesh martesë. Kryeministri kanadez është shfaqur në krah të djalit të tij adoleshent Xavier në kinema, teksa të dy presin të shohin filmin Barbie që ka mbërthyer publikun anembanë botës.
Por ajo çka ra në sy ishte veshja e tyre rozë. 51-vjeçari postoi foton në Instagram dhe Twitter.
Në postim, Trudeau dhe djali i tij shihen para një posteri të Barbie në kinema, me kryeministrin kanadez që ka veshur një hoodie ngjyrë rozë, ndërsa Xavier një t-shirt fosforeshent me ngjyrën rozë të ndezur.
Mbishkrimi mbi foton ishte: “Ne jemi ekipi Barbie“, duke iu referuar në dukje trendit “Barbenheimer” – me filmat e suksesshëm Barbie dhe Oppenheimer që shfaqen në të njëjtën ditë dhe përballen me njëri-tjetrin në kinematë anembanë botës.
Udhëheqësi i Partisë Liberale rrallë ndan fotografi të fëmijëve të tij në rrjetet sociale, por me postimin e fundit ka treguar se ka një lidhje të ngushtë baba-bir me më të madhin e fëmijëve.
Jori publikon foton epike dhe zbulon se si është të udhëtosh me BeniadënBeniada Nishani dhe Jori Delli janë dy vajzat e njohura të cilat u kthyen në personazhe në vendin tonë nga “Big Brother Vip Albania”.
Të çiltra dhe të bukura, dy vajzat kanë arritur të fitojnë zemrat e publikut.
Tashmë që eksperienca ka përfunduar (dhe që Beniada është single) kanë nisur edhe aventurat për ato.
Dy vajzat kanë nisur pushimet në Shqipëri dhe nuk ngurojnë që të tregojnë eksperiencën me ndjekësit. Por, Jori ka treguar dhe një pjesë ‘off record’, atë që nuk tregohet në Instagram.

Gazetarja Kozeta Kurti ka reaguar pas “përplasjes virtuale” mes Luiz Ejllit dhe gazetarit Mentor Kikia. Ishte ky i fundit ai i cili e cilësoi Luizin si person pa asnjë vlerë e më pas reagoi edhe vetë personi i përmendur.
Nga ana tjetër Kozeta i del në mbrojtje Luizit duke përmendur arritjet e tij e madje thotë se problemi është media e cila keqinterpreton deklaratat, që më pas sjellin të tilla konflikte.
“I vetmi problem, në këtë rast dhe mijëra të tjerë, është fakti se media jonë, nga ato më “prestigjiozet”, deri tek ato me IP dhe laptop nga banja e shtëpisë, është keqinterpretimi i qëllimshëm i ligjëratës së Aurela Gaçes, çka çon pastaj në këtë tifozerinë histerike që ky milet e ka fort për zemër.
Kurse të thuash, që Luiz Ejlli është pa kurrëfare vlere, nuk e di nga e nxjerr!
Është e vërtetë që Luiz Ejlli është produkt i një formati televiziv, por i “Etheve”, produkt i të cilëve janë edhe Elvana Gjata, Anjeza Shahini, Rona Nishliu, Vesa Luma, Rosela Gjylbegu, Samanta Karavello, Kamela Islamaj, Flaka Krelani, Linda Halimi, Mateus Frroku, Greta Koçi, Hersi Matmuja, Klajd Musabelliu, Kejsi Tola, etj etj.
Është fitues i kësaj gare të rëndësishme, fitues i Këngës Magjike, fitues i Festivalit të Këngës, e për rrjedhojë, edhe pjesëmarrës në Festivalin Europian të Këngës. Në Big Brother është nga të paktët që ka hyrë si dikush që ka bërë diçka, si “vip” (ndonëse unë kam një qasje tjetër për VIP-in), ndryshe nga shumë të tjerë që kanë hyrë në dy edicione dhe s’e kishim haberin kush janë.
Pastaj, edhe këtë reality show, varet si e përdor; Arbër Çepani është produkt Big Brotheri, por është sot një nga sipërmarrësit më të njohur të gjeneratës së tij.
Nuk ka faj Luizi që mund të postojë për kokërr të qejfit të vet një pjatë me fasule në rrjetet e veta sociale e “kolegët” e tu e të mitë nxitojnë ta bëjnë lajm për të kap’ ndonjë view prej tij!
P.S. Doja ta lija si koment në postimin tënd Mentor Kikia, por s’më lejonte.”-shkroi ajo.
E zë poshtë dera e oborrit, humb jetën 8-vjeçariNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Suharekë, të Kosovës, ku ka humbur jetën një djalë i mitur.
Mësohet se viktimë ka mbetur një 8-vjeçar të cilin e kanë zënë dera e oborrit sipër.Mediat e huaja raportojnë se në momentin e ngjarjes i mituri ishte duke luajtur së bashku me motrën e tij 6-vjeçare, e cila ka pësuar lëndime të rënda dhe ndodhet në spital ku po vazhdon të trajtohet.
”Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit. Pastaj të dytë janë dëguar në spitalin rjaonal në Prizrne, ku nga plagët një fëmija 8-vjeçar, mashkull ka humbur jetë“,- ka thënë, Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizren.
FOTO / Ky është autori i vrasjes në Vlorë, djali i anëtares së KLP-sëPersoni që shihni në foton e mëposhtme është Rei Meta, i cili vrau 55-vjeçarin Armando Meshau, sot pas një konflikti në një qendër interneti në Vlorë.
Ai është djali i Nurihan Metës, anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Prej disa vitesh autori dhe viktima kishin përplasje mes tyre për shkak të blerjes së një apartamenti.
Viktima Armando Meshau ka qenë në një pikë interneti për të printuar dokumente dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me Rei Metën, i cili ishte në po të njëjtin ambient.
Sipas burimeve, debati ka degjeneruar me grushte ku shkaku ka qenë një banesë dhe sipas burimeve brenda pikës së internetit Armando Meshau, i cili ishte ndërtues, ka debatuar me Metën, duke e ofenduar me fjalë banale dhe i ka thënë që s’ke për ta marrë apartamentin.
Pas debatit, 33-vjeçari banues në Tiranë e ka qëlluar Meshaun dy herë me grusht në fytyrë dhe nga goditja ai ka rënë pa ndjenja në tokë duke humbur edhe jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”.
Policia e Vlorës e ka shoqëruar Metën në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Armando Broja mund të largohet gjatë këtij muaji nga Chelsea.
Sulmuesi shqiptar do ta ketë të vështirë të bëjë vend në ekipin e Mauricio Pochettinos, prandaj edhe largimi i tij duket të jetë i pashmangshëm.
Gjiganti mediatik britanik “The Guardian” raporton se përfaqësuesi shqiptar është bërë objektiv i West Ham United.
Ky klub është në kërkim të zëvendësuesit të Gianluca Scamaccas, i cili u rikthye në Serie A për t’iu bashkuar Atalantas.
Ndërkohë Chelsea po kërkon një sulmues me emër, mbi të gjitha Dusan Vlahovic, i cili mund të shkëmbehet me Romelu Lukakun dhe kështu për Brojën nuk do të kishte vend në “Stamford Bridge”.
Sulmuesi kombëtares mund të huazohet në West Ham ose të shitet përfundimisht.
Ai është i vendosur ta bëjë një sezon të madh duke i lënë prapa krahëve lëndimet. /zoom.al/
Monedha është e tyre, problemi është i yni!Në Nëntor të 1971, Ministri i Financës në Administratën e Presidentit të SHBA Nikson në një situatë të ngjashme makro-ekonomike u tha troç ministrave Evropianë të financave: “Dollari është monedha jonë por problemi është i juaji”.
Përpjekjet e Bankës Qendrore Europiane për të vënë nën kontroll krizën e Eurozonës, më pas inflacioni i ulët e një varg krizash të tjera, përmes të famshmit Lehtësim Sasior ka kontribuar në këtë gjendje ku edhe shtete shumë më të pasura se Shqiperia po hasin vështirësi.
Duam a s’duam, e drejtë apo jo, për fat të keq situata monetare ne Shqipëri mund të përmblidhet “Monedha është e tyre, problemi është i yni”. Mbioferta e Euros në tregun valutor shqiptar është fakt i pamohueshëm me të cilin Shqipëria duhet të ballafaqohet.
Në Shqipëri, të paktën për këtë çështje, tregu i ideve po ze pak më tepër vend në tregun e zallamahisë. Më në fund, në media po duken gjithnjë e më tepër artikuj e reportazhe që diskutojnë politikat ekonomike dhe megjithëse të vonuar, janë prapë të mirëpritur. Sikur të kishte një vëmendje të tillë ndaj BSH prej vitesh, ndoshta gjendja do të ishte ndryshe.
Në 2 Gusht Guvernatori dha ndoshta konferencën për shtyp më me interes të Bankës së Shqipërisë. Fjala dhe veçanërisht paragrafi i fundit (që po e riprodhoj më poshtë për lexuesin) linte vend për interpretime:
“Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës thekson Banka e Shqipërisë mbetet e vëmendshme ndaj shpejtësisë së forcimit dhe luhatjeve të shtuara të kursit të këmbimit gjatë muajve të fundit. Nëse zgjerohen më tej, këto fenomene mund të dëmtojnë funksionimin normal të tregut valutor, si dhe – potencialisht – objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetin financiar. Nëse do të konstatohen këto premisa, Banka e Shqipërisë rezervon të drejtën të ndërhyjë në tregun e brendshëm valutor, në përmbushje të mandatit të saj ligjor.”
Në cilat përmasa, konkretisht, duhet të zgjerohen këto fenomene, sa pikë ose përqind duhet të forcohet leku, që të dëmtojë funksionimin normal nuk është e qartë. Edhe mediat e paraqitën në mënyra të ndryshme, në disa raste diametralisht të kundërta.
Meqënëse minutat e mbledhjes nuk u publikuan, me respektin e duhur do ti sugjeroja BSH që të paktën të publikonin nëse vendimet u morën në unanimitet të plotë apo pati edhe mendime e vota kundër. Vërtet në kompleks minutat e mbledhjes dhe votat e Këshillit të Mbikëqyrjes janë detaje, por të rëndësishëm që duhen bërë publike ashtu siç bëjnë banka të tjera qendrore. Pavarësisht fjalës së urtë angleze “Great minds think alike”, mendjet e mençura nuk para mendojnë njëlloj.
Si rrallë ndonjëherë, në fund të konferencës pati edhe pyetje. Do të doja sinqerisht ta përshëndesja gazetaren (për fat të keq emri nuk u dëgjua qartë) për kurajon dhe insistimin sepse i ka bërë një shërbim të mirë Shqipërisë. Sa mirë do të ishte sikur të tjerë të bënin të njëjtën gjë në të ardhmen.
Të rikthehemi në temë… Për fat të mirë dhe kjo është për t’u përshëndetur, BSH më në fund i kapërceu pengesat që dukej se i kish vënë vetes, në dukje objektive, në realitet virtuale (nuk ka arsye; tregu është i lirë) dhe ndërhyri për ti vënë pak fre yryshit të Lekut drejt majave gjithnjë e më të larta.
Për fat të keq, kjo nuk erdhi para se Shoqata e Eksportuesve Shqiptarë t’i dërgonte një letër institucioneve financiare ndërkombëtare ku i kërkonte ekspertizë për të vlerësuar në veçanti situatën e krijuar në tregun valutor dhe tejçmimin e Lekut.
Kërkesa, mëse normale, gjithsesi ngre një pyetje: Pse kjo kërkesë nuk ju drejtua institucioneve shqiptare si psh. Bankës së Shqipërisë? Kjo nuk përmendej – ndoshta e kanë kërkuar por nuk e kanë marrë. Gjithsesi, kërkesa mund të interpretohet si shenjë e mungesës së besimit te ky institucion. Për një institucion themelor të një shteti që bazohet tërësisht te besimi kjo është pak e vështirë për t’u gëlltitur, për më tepër kur ishte i paralajmëruar.
Në një artikull të botuar te Gazeta Dita online në 9 Tetor 2019 dhe në shtyp të nesërmen (linku për arsye që nuk dihen nuk punon – teksti origjinal është këtu), paralajmëroja që BSH duhet të bënte kujdes të madh për ato që thotë, përndryshe “deklarata të turbullta e parashikimet në tym si këto rreth dobësimit të pritshëm të lekut nuk e ndihmojnë fare forcimin e besimit të shqiptarëve te Banka e tyre”.
Tani kjo është gjendja dhe logjika të thotë se nuk pyetet mosbesuesi “Pse s’ke ti besim te unë?” por i mosbesuari duhet të pyese “Ç’duhet të bëj që të rifitoj besimin?”
BSH këmbëngul me kokëfortësi që ky forcim i lekut ka ardhur si rezultat i përmirësimit të bilancit të pagesave, numrit të turistëve, investimeve të huaja dhe remitancave. Të gjithë do të donin shumë të ishte kështu po deklaratat e mjegullta nuk ndihmojnë. Psh. meqënëse Shqipëria më shumë importon se eksporton, kërkesa neto për Euro është më e madhe se ajo për Lek – dmth. përmirësimi i balancit të pagesave në vetvete s’do të thotë asgjë.
Nuk ka kokëfortësi më e madhe se ajo e shifrave. Ja, për shembull, çfarë publikojnë institucionet turke në lidhje me numrin gjithnjë e më të lartë të turistëve që po vizitojnë Turqinë: turistët po rrinë gati dy ditë më pak në Turqi, që rezulton në të ardhura më të ulta për turist.
Por nga ana tjetër, numri i turistëve që vizituan Turqinë përgjatë 6 muajve të parë të 2023 është rritur me gati 4 milion persona, edhe si rrjedhim i çmimeve të lira pas dobësimit të Lirës Turke. Si rezultat, të ardhurat nga turizmi janë pothuaj 22 miliardë Dollarë, si ç tregon edhe grafiku më poshtë. Kjo do të ndihmojë për të ngushtuar defi çitin tregëtar të Turqisë.
Publikimi i të dhënave dhe analizës mbi të cilat BSH e bazon qëndrimin e saj mbi kursin e këmbimit Euro-Lek do ta ndihmonte shumë normalizimin e kësaj çështje, fundin e spekullimeve dhe forcimin e besimit te ky insitucion themelor i Shqipërisë.
Një sugjerim tjetër që do të forconte besimin do të ishte adoptimi i qartë i politikave “Udhërrëfyes i Përparmë” (shpresoj dikush ta shqipërojë më mirë shprehjen në anglisht “Forward Guidance”). Në lidhje me paragrafin e përmendur në krye të këtij shkrimi, Udhërrëfyesi i Përparmë psh. mund të përcaktonte qartë përqindjen e luhatjes së kursit të këmbimit dhe periudhën e kohës brenda së cilës Banka e Shqipërisë do ta konsideronte situatë anormale që do të shpinte në ushtrimin e të drejtës së saj për ndërhyrje stabilizuese.
Këto janë disa ide të thjeshta. Ka edhe të tjera që lidhen me betejën ndaj informalitetit dhe de-euroizimin, nëse BSH s’ka hequr dorë. Meqe idetë janë gjëja më deçisive për fatet e një vendi, është thelbësore që oferta e ideve ti afrohet asaj të Euros.