zoom

Day Archive“Futbolli europian në rrezik të madh nga Arabia, do të prekim fundi nëse vazhdon kështu”

Drejtori sportiv i Aston Villa-s, Monchi ka lëshuar kushtrimin në lidhje me ofertat e çmendura që po vijnë nga bota arabe.

Arabia Saudite po investon miliarda në futboll.

Duke tërhequr jo pak lojtarë të njohur, edhe pse shumica e tyre në prag “pensioni”. Falë ofertave të parefuzueshme dhe pagave të majme.

Drejtuesi spanjoll i klubit të Premier League, foli për Marca rreth situatës së krijuar.


Duke mos e fshehur shqetësimin e tij për të ardhmen e futbollit në kontinentin e vjetër.

“Arabët na zunë në befasi, duhet të jemi të kujdesshëm. Çmimet e kartonëve janë rritur, ashtu si edhe pagat e futbollistëve. Për momentin duket sikur ‘yjet’ preferojnë qëndrimin në Europë, por të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Nëse arabët vijojnë me këto ritme dhe këto pagesa, atëherë po që do të krijohet një problem i madh në futbollin europian”, u shpreh Monchi. /zoom.al/

United prezanton yllin e Serie A, Ten Hag: Do të jetë “killer” për kundërshtarët

Rasmus Hojlund u prezantua në “Old Trafford” si futbollisti më i ri i Manchester United.

“Djajtë e Kuq” siguruan talentin danez nga Atalanta për 85 milionë euro (75+10).

Ndërkohë që 20-vjeçari firmosi për 5+1 vite me 5 milionë euro neto pagë sezonale.

“Nuk është sekret që kam qenë fans i këtij klubi që kur kam qenë fëmijë. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në “Old Trafford” dhe të mbaj veshur fanellën e United”, u shpreh sulmuesi viking.

Entuziast për kalimin e tij tek United është edhe trajneri Erik ten Hag, i cili thekson se Hojlund ka një potencial të jashtëzakonshëm.

“Rasmus ka një potencial të madh. Ai dëshiron të shënojë gola, ka një uri të madhe për të shënuar. Golin e ka gjithmonë në mendje. Më besoni: ai ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe po tenton të përfitojë prej cilësive që zotëron. Do ta mbështetim shumë të gjithë, që nga stafi teknik e deri te shokët e skuadrës”, deklaroi Ten Hag në lidhje me sulmuesin.

Hojlund e ka veshur deri tani 6 herë fanellën e kombëtares së Danimarkës, duke gjetur po kaq herë rrugën e rrjetës. /zoom.al/

Lezhë/ Dy punonjësit e karburantit dhunojnë 37-vjeçarin nga Kosova pas sherrit të çastit

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ambientet e një karburanti në Lezhë, pranë Kryqëzimit të Tales.

Mësohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, një 37-vjeçar nga Kosova është përplasur fizikisht me dy punonjës të karburantit, një 61-vjeçar dhe një 52-vjeçar.

Sipas policisë bëhet me dije se 37-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa dy punonjësit janë shoqëruar nga autoritetet.

Sipas policisë bëhet me dije se 37-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa dy punonjësit janë shoqëruar nga autoritetet.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Konfliktohen fizikisht dhe me mjete të forta te një karburant, duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime fizike si dhe duke dëmtuar edhe ambientin përreth, shoqërohen nga policia të dyja palët.

Në ambientet e një karburanti në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë përfshirë në konflikt fizik dhe me mjete të forta, shtetasi kosovar M. M. 37 vjeç me dy shtetas shqiptarë ( punonjës te karburanti) N. S. 61 vjeç banues në Lezhë dhe K. R. 52 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar fizikisht shtetasi kosovar M. M. i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga patrulla e policisë, ndërsa shtetasit N. S. dhe K. R. janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, nga këta shtetas janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve dhe sqarimit të situatës, do të jepet një njoftim i dytë sqarues.

Shiti bagëtitë, mbolli hashash/ I moshuari nga Thumana: S’kisha lekë të paguaja operacionin (EMRI)

“E kam mbjellë kanabisin për arsye shëndetësore, pasi do ti nënshtrohem një ndërhyrjeje kirugjikale dhe operacioni kushton shtrenjtë”.

Kështu e nisi rrëfimin në në gjykatë 72-vjeçari Vesel Xhaferri, i cili i vendosi trupës gjyqësore ekspertizat që vërtetonin se ai vuante nga diabeti dhe se priste ndërhyrje kirurgjikale pas infarkt.

I moshuari shtoi se vendosi të mos mbjellë me perime në bahçen e shtëpisë, me të cilat sipas tij vetëm mbijetonte, por nuk arrinte të blinte as ilaçet.

I moshuari u justifikua në gjykatë me shkaqet shëndetësore dhe ekonomike, që e shtynë të kthehet në një kultivues droge dhe me këtë arsyetim ai kërkoi ndryshim të masës së sigurisë.

72-vjeçari tregoi se si bleu 140 fara hashashi për 500 euro, të cilat i kishte siguruar vetëm pasi kishte shitur bagëtitë. Gjatë gjykimit u konstatua se i dyshuari si kultivues, nuk kishte mundësi ekonomike për të paguar një avokat, ndaj gjykata i ofroi një avokat falas nga shteti.

Përpara se të arrestohej, Vesel Xhaferri jetonte në fshatin Fushë Thumanë, bashkia Krujë dhe sipas prokurorisë në vend të perimeve në serë ai kishte kultivuar 85 bimë cannabis sativa./Tch

Shqiptari humb çantën plot me para, punonjësit e aeroportit të Rinasit bëjnë gjestin shembullor

Një rast shembullor është regjistruar së fundmi, ku protagonistë kanë qenë punonjësit e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mësohet se pasagjerët që udhëtonin drejt Malit të Zi kishin harruar një çantë, brenda së cilës ndodhej shuma prej 40 mijë dollarësh amerikanë.

Me të mbërritur në Tuz dhe pasi vunë re se çanta nuk ishte te bagazhet e tyre, ata kanë kontaktuar personelin e aeroportit, që ka njoftuar se çanta ishte gjetur dhe mund të merrej në çdo moment.

Shtetasi shqiptar nga Tuzi ka shprehur mirënjohjen e tij për gjestin e personelit të aeroportit duke thënë se “ky është një gjest njerëzor dhe dëshmi se shqiptarët janë të besës dhe burrërisë”.

Sakaq, mësohet se çanta që mbante paratë është tërhequr nga personi, të cilit i përkiste.

Një variant i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi, në vjeshtë pritet rritje e infektimeve

Një variant i ri i koronavisurit është identifikuar në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për EG.5.1, nga varianti i “Omicron” që ka infektuar së fundmi një numër të madh njerëzish.

Sipas Agjencisë britanike për Sigurinë e Shëndetit, varianti i ri është përgjegjës për 1/7 e rasteve të reja.

Ekspertët thanë se po gjurmojnë variantin që është përgjegjës për rritjen e rasteve, veçanërisht në Azi. Ky variaKy variant duket se po përhapet më shpejt se variantet e mëparshme, dhe ekspertët thonë se po e monitorojnë me vëmendje.

“Kemi parë gjithashtu një rritje të lehtë të normave të pranimit në spital në shumicën e grup-moshave, veçanërisht tek të moshuarit”, tha Dr. Mary Ramsay, kreu i strategjisë së vaksinimit në UKHSA.

Megjithatë, ekspertët kanë ngritur shqetësimin së fundmi se, me ardhjen e stinës së vjeshtës, vendi do të jetë i rrezikuar nga një rritje e numrit të të infektuarve me Covid-19. Është Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), e cila prej disa kohësh po gjurmon disa metrika të Covid, përfshirë numrat e shtrimeve në spital.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, në rast të dështimit, monitorimi i ujërave të zeza duhet të rikthehet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar si një alternativë më e lirë që përdoret në shumë vende për të gjurmuar prevalencën dhe variantet e Covid. Skema të tilla janë prerë së fundmi në Angli dhe Uells.

Ekspertët kanë ngritur gjithashtu shqetësime për programin e vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar me afrimin e vjeshtës. Prof Danny Altmann, një imunolog në Imperial College në Londër, tha se ndërsa Covid ishte në rritje, ai kishte filluar nga një nivel mjaft i ulët dhe “butësia” e Covid tani ishte kryesisht sepse shumica e njerëzve ishin ende brenda një viti apo më shumë pasi kishin pasur tre doza vaksinash.nt është identifikuar në 31 korrik dhe është përgjegjës për 4.6% të infektimeve.

Influenceri çon Manhatan në kaos, fton ndjekësit në shesh për ti dhuruar PlayStation 5 falas

Manhatani u përfshi në kaos pasi një influencer filloi të shpërndante pajisje të playstation 5 në Union Square Park.

Një turmë prej rreth 2,000 vetësh u mblodhën në shesh në pritje të pajisjeve falas të PlayStation 5 nga transmetuesi i famshëm i Twitch, Kai Cenat.

Policia tha se vetë Cenat ishte në mesin e një numri të personave të ndaluar dhe mund të akuzohet për nxitje të trazirave.

Njerëzit u panë duke hedhur fishekzjarre, shishe dhe duke rrëzuar barrikada.

Të rinjtë u mblodhën fillimisht rreth orës 13:00 me orën lokale pasi Cenat postoi në mediat sociale – ku ka më shumë se 10 milionë ndjekës dhe abonentë – se do të shpërndante 300 PlayStations, telekomanda, kompjuterë, mikrofona dhe pajisje të tjerë të lojërave.

Deri në orën 15:00, qindra persona ishin grumbulluar përreth një prej stacioneve më të ngarkuara të trenit të Nju Jorkut.

Ata u ngjitën në makina dhe në çatinë e hyrjes së stacionit të trenit dhe hodhën shishe ndaj oficerëve të policisë

Deri tani 65 persona u arrestuan, mes tyre 30 të mitur ndërsa u plagosën tre policë dhe katër civilë.

Mesfushori i kombëtares protagonist në Çeki, jep asisit në “manitën” e Spartës së Pragës

Qazim Laçi ishte protagonist te çekët e Spartës së Pragës, në fitoren 5-2 përballë Pardubices.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, u aktivizua në pjesën e dytë dhe në minutën e 57’ dha asistin e golit që e dërgoi rezultatin në 5-0 për vendasit.

Vertikalizim i bukur i 27-vjeçarit dibran dhe finalizim i sulmuesit Veljko Birmancevic.

Sparta e Pragës kryeson kampionatin çek me 9 pikë të plota në tri ndeshjet e para të sezonit të ri.

Laçi është aktivizuar si titullar në sfidën e dytë, ndërkohë që ka ardhur nga stoli në javën e parë dhe sot kundër Pardubices. /zoom.al/

Lagështia në rrugë/ Tjetër aksident në Pogradec, përplasen dy makina

Një tjetër aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Pogradec.

Siç shihet dhe nga fotoja e mëposhtme, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin nacional Pogradec-Lin në afërsi të fshatit Udënisht.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Aksidenti dyshohet të kenë ndodhur nga moti i keq që si pasojë sjell lagështinë në rrugë dhe shpejtësia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më herët, u regjistrua një në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Gurishtë, rreth orës 16.30, ku u përplasën tre automjete me njëri-tjetrin dhe mbetën të plagosur tre shoferët.

Alketa Vejsiu përfundon në polici, zbulohet arsyeja(Foto)

Alketa Vejsiu është ilegale në Zvicër. Kjo u bë e ditur nga vetë ajo në një postim të bërë sot në “Instagram”, ku tregon se pashaporta e saj kishte përfunduar në çantën e vajzës.

Ajo tregon se iu desh 1 orë bisedime me policët që t’i bindte se nuk ishte ilegale. Në fund ata i dhanë një leje qëndrimi të përkohshme, mirëpo asaj do i duhet pashaporta ndaj kërkon dike që t’ja sjellë.

“1 ore ne Polici ne nje stacion treni te Zvicres qe sdo me bjere ruga me ne jete besoj. Kisha harruar pashaporten ne canten e vajzes qe nuk udhetonte me mua. Quhesha ilegale ne Zvicer.

E para here ne jete qe harroj pashaporten, dhe ndodh ne vendin me te sakte te botes. Tani duhet dikush te me sjelle pashaporten ketu se nuk leviz, dot. Por te pakten me dhane leje qendrimi te perkohshme. Me fat qe kisha police te mbare. Negociova me 8 Police Zviceran. Dhe me lejuan.”