Aplikacion
Po sikur të mund të kënaqeshit me koktejet tuaja të preferuar pa hangover apo efekte të tjera të këqija?
Ky është një nga qëllimet për studiuesit që punojnë për ta bërë një nga veset më të vjetra në botë më pak të dëmshme. Disa janë duke punuar në zëvendësuesit e alkoolit që synojnë receptorët në tru të cilët ndikojnë lumturinë, ndërsa shmangin dhimbjet e kokës e pasojat e tjera të rënda që sjell konsumi i alkoolit.
Kompania me bazë në Londër GABA Labs po zhvillon krijumin e një alkooli sintetik që thotë se do të sjellë efekte të këndshme pa dhimbje koke, dhe probleme shëndetësore.
Baza e tij është acidi gama-aminobutirik, një aminoacid që synon receptorët në pjesën e përparme të trurit që shkaktojnë relaksimin dhe shoqërimin që sjell alkooli, duke shmangur kaosin që shkakton në trup.
Alkooli sintetik është një përbërës pa shije i formuluar për t’u shtuar në versionet e pijeve joalkoolike nga birra te vera dhe pijet alkoolike, thonë shpikësit. Mund t’i shtohet pijeve të prodhuara pa alkool ose atyre ku alkooli është hequr.
Disa konsumatorë, të shqetësuar për efektet shëndetësore, kanë lëvizur për të konsumuar më pak alkool vitet e fundit. Izolimi nga pandemia kontribuoi në një rritje të konsumit të alkoolit në vitin 2020, ka treguar hulumtimi, por konsumi i alkoolit që atëherë është rritur, veçanërisht në mesin e të rinjve.
Aplikacioni SKY nxjerr “zbuluar” qindra biseda, të përfshirë politikanë, biznesmenë e prokurorëJanë zbardhur detaje të tjera nga dosja “Metamorfoza” që çoi në pranga prokurorë, zyrtarë policie dhe biznesmenë. Në to janë komunikime që janë realizuar ndërmjet tyre nëpërmjet aplikacionit “Sky”, ku tregohen porositë e vrasjeve, organizimi i tyre dhe informacionet që jepen për shënjestrat. Në një pjesë të konsiderueshme të komunikimeve flitet edhe për planin e ekzekutimit të Ibrahimit Licit, Dorian Dulit e Genc Tafilit.
Astmer Bilali duke qenë lidhje e ngushtë e Behar Brajoviç (Bajri) ka pasur rolin e organizimit të kushteve me qëllim vrasjen e Ibrahim Licit të cilin e shikon me përparësi dhe më pas dhënien ndihmë për vrasjen e Dorian Dulit për të cilin interesohet më së shumti Behar Brajoviç. Denis Brajoviç ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e Dorian Dulit dhe Ibrahim Lici.
Sipas SPAK, Prekë Kodra është kontraktuar nga Behar Brajoviç me qëllim sigurimin e personave që do të kryejnë vrasjen e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit. Ai siguronte informacione për vendndodhjet dhe lëvizjet e tyre dhe organizimin e krijimin e kushteve për realizimin e vrasjes. Aleks Ndreka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e Dorian Dulit, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit. Ai është kontraktuar nga Prekë Kodra.
Bardhyl Mavraj duke qenë lidhje e ngushtë e shtetasit Behar Brajoviç ka pasur rolin e organizimit të kushteve me qëllim vrasjen e Dorjan Dulit dhe Genc Tafilit duke kontraktuar Nuredin Dumanin etj.
Ardrit Hasanbegaj ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici duke shfrytëzuar aksesin që ka ky person kishte për shkak të detyrës si oficer policie me detyrë Shefi i Sektorit të Hetimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
Në këto komunikime shfaqet edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.
Në një moment, Preka i shkruan Beharit, “ti shiko vetë, kemi edhe raste dhe ditë të tjera, ti ruaj vetën, unë të diftoj nëpërmjet njeriut se unë për vete jam në Dukagjin në Shalë, por jam në kontakt për gjithçka. Ai personi që është aty e shef me sy me kë është dhe me çfarë po lëviz, të nis edhe foto ndoshta. Ti bëj si të jetë më e mira për ty”.
Ndër Behar Brajoviç i përgjigjet: “Ok shok, nëse e kryej më ke mik gjithë jetën, se jam betuar për ta hek”.
Komunikimet mes tyre vijojnë normalisht dhe Prekë Kodra e siguron që do ta informojë për çdo dhe se të dhënat e tij janë “gjithçka fikse”.
Pjesë nga komunikimet
Behari i shkruan: Ok shok ishalla është edhe Genci me të.
Preka i shkruan që: Nëse është këtu me siguri e ke.
Behari i shprehet që: Edhe me djemt e axhës me qenë nuk e fali, të gjithë nuk ndaj asnjë.
Pas kësaj bisede, Behar Brajoviç flet me Astmer Bilalin.
Behari i shkruan, “a don me kry punë, është duke ardhë nga Saranda, “Braçja” me gjith Gencin””. Në rastin konkret bëhej fjalë për Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.
Astmeri i përgjigjet: Po, kur është duke ardh, kur vjen, me ca makine është?
Më vonë, Behar Brajoviç e pyet Astmer Bilalin nëse do të marrë pjesë në vrasje. Ai i thotë që e ka çdo gjë gati. Bilali shprehet se është gati.
Pjesë nga përgjimet
Më datë 22.08.2020 ora 03:00 shtetasi Behar Brajovic komunikon më me Astmer Bilalin. Behari i shkruan, “a don me marrë pjesë apo jo. Nesër i kena në Fushë-Krujë dhe vijnë për Shkodër, si e ke mendjen, i kam të gjitha gati, kam paguar informatorin. Vjen “Genci” me gjithë “Brahimin” prej Sarande, takohen në Fushë-Krujë se ka vdek Indrit Rraja. I kam me makina e me tana, me armë i kam bërë gati dh informatorin”.
Astmeri shkruan, “po gati jam si nuk jam gati, më trego kur me u taku”.
Komunikime mes Behar Brajoviç, Pëllumb Gjokës dhe Ardit Hasanbegaj
Behar Brajoviç ka komunikuar me Pëllumb Gjokën dhe i ka dërguar këtij të fundit numrin e telefonit të Ibrahim Licit. Më pas, Pëllumb Gjoka ia dërgon numrin e Licit, zyrtarit të policisë, Ardit Hasanbegaj.
“Unë javën tjetër jam në punë dhe duhet të jem unë në punë që ta çoj dhe e mbaj unë edhe jemi komod. Nuk kam pse t’i kërkoj ndere këtyre, e mbaj vetë, veç sa të kthehem. Ishalla të mbaj këtë ai motërq**i edhe mbarojmë punë. Ai tjetri që kemi çuar e ka ai i vogli, është konfirmuar, flet rrallë, shumë rrallë”, shprehet Hasanbegaj në bisedë, ndërsa e pyet Gjokën për një person të quajtur “Suad Lici” në Velipojë.
Në vazhdimësi Ardit Hasanbegaj i shprehet që: Ai legeni ngeli duke fol për ty, të ka bërë padrino. Po pash që kishte komunikime me një me mbiemër Lici e thash çne ky me këta. Atij nuk i ka dalë asnjëherë në vel antena, vetëm aty në shtëpi dhe është i vëllai se e njeh në zë ai lart (operatori i përgjimit), i njeh si shtëpi, jua njeh zërat. Ardriti në vazhdimësi i tregon Pellumbit që “Dori” ka qenë në Tiranë dje, më tha ai shoku, ka takuar një zyrtar. Jo në “pol”, nuk e ka thënë si emër, një zyrtarë se i ka kërkuar takim, më tha ai shoku.
Pëllumbi i shprehet që: Do të ketë takuar ndonjë nga “Isi”.
Ardriti i shprehet që do të takohet përsëri nesër: Ka bërë dhe një bisedë me dikë dhe i ka thënë atij që ajo punë do bëhet siç kam thënë unë, jo ndryshe, sezbën. Për numrin po i them mbase ma jep. True Caller pastaj, kollaj, do pij kafe nesër me atë edhe ta tregoj.
Më datë 2 Korrik 2020, rreth orës 12.13, Brajoviç komunikon me Gjokën. Pëllumb Gjoka i jep porosi Behar Brajoviçit “që të këtë kujdes, mos të dalë shumë dhe kur të dalë dhe mos të flejë gjumë”.
Behari i shkruan që, atë ditë do të takojë Ben Nokën: Do të flas një herë me të të më ndihmoj për “Dorin” (Dorian Duli) që ta “heku” në Lezhë.
Pëllumbi shprehet: Ti duhet ta ndash mendjen për “Dorin” sepse ai shkon në Shëngjin.
Më datë 03 Korrik 2020 ora 13.38 Brajoviç komunikon me Pëllumb Gjokën. Behari i tregon që, mbrëmë e ka takuar “Beni”.
“Mirë u ndava, më tha do të ndihmoj për Dorin se shkoka në Lezhë dhe kam unë baza më tha. Shkoka me Genc Tafilin dhe me Colin. Do të ndihmoj më tha, unë kam prit me dal ti”, shprehet Brajoviç.
Pëllumbi i kërkon që ta marrë me të mirë këtë person. Disa orë më vonë, komunikojnë sërish. Ata diskutojnë në lidhje me një person me emrin “Luli” që ka shkuar për të vizituar Beharin pasi ka dalë nga burgu. Behari shprehet që ai nëndrejtorin dhe Shefin e Komisariatit i kishte të vetët.
Pëllumb Gjoka shprehet që, “ata kanë nëndrejtorin dhe shefin e Komisariatit ndërsa ne kemi shefin e Krimit të Organizuar dhe e kemi informacionin 10, që ata nuk e dinë, dhe ti mos i thuaj”.
Një javë më vonë, Brajoviç komunikon ërish me Gjokë. Ai i kërkon informacione për Ibrahimi Licin. Për këtë i thotë të pyesë Ardit Hasanbegajn.
“Ma pyet atë shokun (Ardit Hasanbegaj) për “Bracen” (Ibrahim Lici) nëse është në kërkim, sepse më tha dikush që është në kërkim”, shprehet ai.
Më datë 26 Korrik 2020 ora 08.56 shtetasi Behar Brajoviç komunikon me Astmer Bilalin. Astmeri i shkruan se e ka ndjekur policia, por u shpëtoi.
“Ju kam ik, por kanë kap “Niqen” “Arlindin” që rrin me Bardhin, shifni ju andej mos ju vjen kush”, shprehet ai.
50 minuta më vonë, Edmond Preka njofton Pëllumb Gjokën se e kishte informuar Ardit Hasanbegaj për një operacion të RENEA-s.
“Më tha me i thënë “Beharit” që mos dil sot me blind se kanë ardhur dy grupe Renea dhe Operacionale”, thotë ai.
Në lidhje me këtë operacion të SPAK në pranga ranë ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë arrestimit, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe shoqëruesi i tij Edmond Preka.
Mes të arrestuarve po ashtu është edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.
Në pranga është edhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef për Krimet në Berat, i përjashtuar nga radhët e policisë një vit më parë, pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit. Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim Ervis Martinaj, Behar Bajroviç dhe Eljon Hato, i konsideruar si krahu i djathtë i Martinajt.
Gjykata e shpall fajtor, klubi i La Liga prish kontratën me futbollistin përdhunuesCelta Vigo shkëput në mënyrë të njëanshme marrëdhënien kontraktuale me sulmuesin Santi Mina.
Sulmuesi 27-vjeçar është dënuar me 4 vjet burg për një episod abuzimi seksual që daton në 18 qershor 2017.
Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Lartë e Almerias, klubi ka zyrtarizuar “divorcin” me futbollistin abuzues.
“Pas analizimit të kujdesshëm të alternativave të ndryshme ligjore në dispozicion, siç u njoftua nga klubi më 19 korrik, pas vendimit të TSJA, sot RC Celta mori vendimin e prerë për të shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën e punës të lojtarit Santi Mina. Ky vendim, i cili ka mbështetjen e fortë të La Ligës, pa dyshim që është në të njëjtën linjë me qëndrimin fillestar të klubit, pasi që nga dita e parë ky klub ka theksuar se vlerat e RC Celtas janë mbi të gjitha dhe se klubi që do t’i mbrojë këto vlera, edhe nëse do të ketë pasoja sportive. RC Celta është një klub 100-vjeçar i lindur nga një akt shembullor bujarie dhe gjatë historisë së tij ka demonstruar në raste të panumërta përkushtimin e palëkundur ndaj shoqërisë dhe ruajtjen e vlerave që tashmë janë shenja dalluese të klubit”, thuhet në njoftimin e Celta. /zoom.al/
Video/Momenti kur policia greke qëllon me armë shqiptarin që tentoi të grabisë bankën në AthinëPamjet e publikuara nga mediat greke hedhin dritë mbi momentin e plagosjes nga policia e Athinës të 38-vjeçarit shqiptar.
Rreth orës 11:15 të mëngjesit të së martës në lagjen Colonos të kryeqytetit grek, Elton Zoto tentoi të grabiste një bankë.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje duke e rrethuar grabitësin i cili sipas pamjeve jo vetëm që nuk është dorëzuar, por tentoi të largohej duke i kërcënuar me thikë.
Në ndjekje të tij ka marrë pjesë edhe një efektiv i policisë jashtë detyrës i cili përpiqet ta ndalojë duke i drejtuar armën. Grabitësi tenton ta sulmojë me thikë dhe polici qëllon një herë drejt tij. Pasi është plagosur në bark, Zoto është neutralizuar menjëherë nga efektivët e tjerë të policisë që po e ndiqnin.
Mësohet se i plagosuri po kurohet nën mbikëqyrje të policisë në spitalin Evangjelismo të Athinës. Elton Zoto me origjinë nga Delvina njihet si përdorues i lëndëve narkotike.
Fjala me dyer të mbyllura/ Berisha: Me grupin e Bashës asnjë bashkëpunim, emrin nuk e ndryshojmëËshtë zbardhur fjalimi me dyer të mbyllura që kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Mësohet se ai u ka kërkuar demokratëve që të bëjnë gjithçka për t’u ngritur në protesta. “Duhet te bëjmë gjithçka për t’u ngrit ne protesta. Zgjedhje me Ramën nuk ka.” – mësohet të ketë deklaraur Berisha.
Gjithashtu, mësohet se ai ka deklaruar dhe se “Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me grupin e Lulzim Bashës.” Burime bëjnë me dije se lideri demokrat ka zbuluar dhe një prapaskenë të zgjedhjeve të 14 Majit, ku sipas tij, para zgjedhjeve të 14 majit, Taulnat Balla i ka dërguar Enkelejd Alibeajt një listë me mbi 600 kandidatë për të marrë pjesë në zgjedhje dhe ai që e ka kundërshtuar ka qenë Gazment Bardhi.
Mësohet se Berisha ka deklaruar se në Partinë Demokratike janë të gjithë të mirëpritur, përveç Lulzim Bashës dhe Enklejd Alibeajt.
Sa i përket kërkesave për ndryshimin e emrit dhe krijimin e një partie, Berisha ka deklaruar:
“Ka diskutime për të ndryshuar emrin e Partisë. Nëse PD do ndryshojë emrin do të thotë se heq dorë nga identiteti. Ne nuk duhet të ndryshojmë emrin si një diktim që vjen nga kundërshtari. Nëse kjo ndodh, shanset janë të përgjysmohemi. Duhet të shohim mundësinë e koalicioneve. Ne 70 % të rasteve PD ashtu ka hyrë në zgjedhje”, mësohet se ka thënë Berisha në mbledhjen me dyer të mbyllura.
Verë në mes të dimrit/ Vala e nxehtësisë prek Argjentinën, Kilin dhe ParaguajinNjë valë e pazakontë të nxehti në mes të dimrit ka sjellë temperatura të larta rekord në Argjentinë, Kili dhe Paraguaj këtë javë, duke shkaktuar shqetësime për ndikimet e ndryshimeve klimatike.
Kryeqyteti i Argjentinës theu një rekord ditor 81-vjeçar, kur temperatura maksimale arriti në 30 gradë Celsius.
Vala e të nxehtit të kësaj jave në Amerikën e Jugut është pjesë e një tendence të fundit të temperaturave të larta në mes të dimrit në kontinent dhe gjithashtu vjen pasi vendet në hemisferën veriore janë përballur me nxehtësi rekord këtë verë.
Ndërkohë, në Kili disa nga qytetet kanë regjistruar temperaturat më të larta për muajin gusht në 30 vitet e fundit. Por qytetet në Argjentinën veriore dhe në pjesë të Kilit dhe Paraguait pritej të përballen me të nxehtin gjatë fundjavës, thanë sinoptikanët.
Temperaturat në Las Lomitas në Argjentinën Veriore, rreth 50 milje nga kufiri me Paraguajin, arritën në 36 gradë Celsius, rreth 16 gradë më e lartë se normalja. Disa qytete në Kilin verior ishin nën paralajmërimet e ngrohjes, me temperatura që arritën 30 gradë Celsius këtë javë.
Në të gjithë Paraguajin, temperaturat u ngjitën rreth 15 deri në 20 gradë mbi normalen dhe parashikimet treguan se moti i nxehtë do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës.
U përfol se ishte e shtruar në spital, reagon Fjolla MorinaPas shumë kohësh e larguar nga rrjetet sociale, dhe pas lajmeve se ishte shtruar në spital, këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar në Instagram. Përmes një video të shkurtër në Insta Story, këngëtarja ka bërë me dije se nuk ka qenë mirë nga ana psikologjike, por që me ndihmën e mjekëve tani është më mirë.
Ndërkohë nuk ka lënë pa përshëndetur miqtë, që e kanë pyetur dhe “kërkuar” gjatë kësaj kohe largimi nga rrjetet sociale.
“Hello, iu përshdesim krejtve! Faleminderit për fjalët e bukura që më keni shkruar. Unë jam mirë, në mënyrën psikologjike nuk kam qenë dhe shumë mire, shpresoj të bëhem më mirë me ndihmën e mjekëve tone në Prishtinë, Ju përshëndes dhe njëherë. Faleminderit për fjalët e bukura”, tha këngëtarja.
Humbi syrin gjatë luftës, modelja ukrainase në kopertinën e Playboy: Simbol i rezistencësIryna Bilotserkovets, modelja dhe prezantuesja e njohur ukrainase ka pozuar për kopertinën e botimit të parë të Playboy në Ukrainë që pas nisjes së luftës nga Rusia. Përmes disa pozave me bikini metalike dhe me një fashë në syrin që e humbi gjatë një sulmi në Kiev në ditët e para të pushtimit, modelja paraqet simbolin e rezistencës në Ukrainë.
Pasi iu nënshtrua katër operacioneve në një spital të Berlinit dhe mbeti me një sy të humbur, nofull të thyer dhe shumë plagë mbi trupin e saj, modelja, nëna e tre fëmijëve dhe prezantuesja televizive Iryna Bilotserkovets ka ‘pushtuar’ kopertinën e revistës Playboy.

“Sherri” midis Ronaldo Sharkës dhe çiftit Luizi dhe Kiara bëri goxha bujë pak javë më parë. Ndonëse u duk se kunjat midis tyre pushuan në rrjetet sociale, së fundmi ndjekësit ja kanë sjellë sërish në vëmendje Ronaldos.
“Si i ke raportet sot me Luizin dhe Kiarën?”- e ka pyetur një ndjekës në Instagram moderatorin i cili i është përgjiigjur: “Unë jam njeri që i pranoj faljet. Kështu që po pres të më kërkojnë falje dhe të reflektojnë. Të gjithë gabojnë.”
Kujtojmë që sherri që dominoi tituj nisi pasi Ronaldo konkurrent në “Kepin e Vip-ave” u shpreh se ky emision do t’i shkonte atij dhe jo Kiarës.

Avokati i Charles McGonigal, ish-kreu i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, ka deklaruar se çështja e klientit të tij mund të zgjidhet pa gjyq, raporton CNN.
McGonigal akuzohet për fshehjen e 225,000 dollarëve që dyshohet se ka marrë nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare, tha se ai pret që çështja kundër klientit të tij në Uashington, DC, të zgjidhet pa gjyq.
CNN ka raportuar se gjatë një konference të premten për çështjen e Uashingtonit, avokati i McGonigal, Seth DuCharme, vuri në dukje se të pandehurit kanë dy zgjedhje, të pranojnë fajin ose të shkojnë në gjyq, ndërsa shtoi se kishte një “shans të mirë që çështja do të zgjidhet” pa pasur nevojë të shkojnë në gjyq.
Sakaq, McGonigal është deklaruar i pafajshëm për të dyja aktakuzat.
Komentet e DuCharme sugjerojnë se prokurorët e qeverisë dhe avokatët e McGonigal mund të bashkëpunojnë për një marrëveshje mes palëve për pranimin e fajësisë në këtë rast, vijon me tej CNN.
Megjithatë mbetet e paqartë se si do të dukej një marrëveshje për pranimin e fajësisë midis prokurorëve dhe McGonigal dhe për cilat akuza ai mund të deklarohet fajtor.
Gjyqtarja Colleen Kollar-Kotelly caktoi një seancë tjetër në 13 shtator.
“Shpresojmë se do të kemi një përditësim të mirë për herën tjetër ” i tha avokati DuCharme, Kollar-Kotelly.