zoom

Day ArchiveTë gjithë e pranojnë *në heshtje* që ky është pozicioni më i mirë i seksit

Nëse ka ndonjë pozicion seksi që mund ta quanim ‘pozicioni hero’, ai është misionary.

Jo vetëm që pozicioni i seksit misionar është ideal për intimitet (kontakt me sy dhe puthje seksi në qafë), por është gjithashtu tepër i gjithanshëm. Ju mund ta bëni atë pothuajse kudo ose në çdo sipërfaqe.

Por nëse ende nuk ju bind fakti që pozicioni misionari është on the top, mund të jetë thjesht sepse nuk po e bëni atë siç duhet. Pra, mos hiqni dorë ende nga misionarizmi.

Sipas ekspertëve të seksit ky pozicion është i vlerësuar, sepse i jep secilit akses të plotë në të gjitha zonat më të ndjeshme.

Misionari nuk duhet të ndodhë gjithmonë në një shtrat. Mund të ndodhë në dush, në sediljen e pasme të një makine ose kudo që dëshiron zemra juaj e eksituar.

Bie Whatsapp, ndalon së funksionuari në gjithë botën

WhatsApp aplikacioni më i përdorur për komunikimin në botë, ka ndaluar së funksionuari. Prej disa minutash mijëra përdorues nuk munden të dërgojnë apo marrin mesazhe.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion nga WhatsApp në lidhje me këtë çështje, ndërsa kjo nuk është hera që aplikacioni më i njohur në botë pëson rënie.

Vrasja në Lezhë, flet dëshmitari: U tmerrova, autorët me makinë ngjyrë të zezë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Nikolin Lekstakajt, pasditen e sotme në Lezhë.

Një dëshmitar i cili ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes ka treguar për mediat dëtaje lidhur me rastin. I riu ka rrëfyer tmerrin e përjetuar të momentit pas të shtënave me armë, ndërsa theksoi se i frikësuar është ulur në tokë dhe është futur në pjesën e pasme të lokalit.

“Nikoli bleu një pije freskuese. Në momentin që doli dhe po ngjiste shkallët u qëllua. Autorët po lëviznin me makinë ngjyrë të zezë.

U tmerrova dhe u ula menjëherë në dola dhe kalova në pjesën e pasme të lokalit”, ka treguar ai”.

I nxehti ekstrem/ Mjekja paralajmëron qytetarët: Temperaturat e larta mund të shkaktojnë vdekje

jekja e Urgjencës, Jonida Kito, është shprehur se temperaturat e larta mund të bëjnë që një kategori njerëzish të pësojnë edhe sindroma vdekjeprurëse.

Ajo tregoi se kush janë kategoritë më të rrezikuara ng ai nxehti ekstrem.

“Vdekshmëria lidhet kryesisht me moshat në risk, të cilët për shkak të moshës, të sëmundjes apo medikamenteve, nuk arrijnë të kenë një proces të mirë të eleminimit të nxehtësisë nga organizmi. Në terma afatshkurtër, temperaturat e larta mund të bëjnë që njerëzit të pësojnë sindroma vdekjeprurëse. Rrezikohen edhe njerëzit që punojnë jashtë, në ndërtim, bujqësi, peshkim, zjarrfikësit, policët, etj.

Zemra ka për detyrë të marrë sinjale. Një zemër e lodhur në një moshë të rritur do të çedojë. Sëmundjet kronike janë hipertensioni, sëmundjet kardiake, etj. Janë disa arsye që rrisin vdekshmërinë te moshat e mëdha.

VOA: BE ndërpreu fondet për qeverinë pas hetimeve për korrupsion

Komisioni Europian ka vendosur të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Vendimi është marrë “bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II”, bëri të ditur Delegacioni i BE-së në Tiranë, duke saktësuar se kjo është një “masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian”. IPARD II (2014-2020) ofroi një mbështetje totale prej 71 milionë eurosh nga të cilat 25 përqind janë financuar nga qeveria shqiptare.

Mësohet se OLAF ka marrë denoncime të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike. Përfaqësuesit e Zyrës europiane kanë kryer të paktën dy misione në Shqipëri. Në kuadër të hetimeve ata kanë qenë në zyrat e Agjencisë për Zhvilimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) si dhe kanë kontaktuar personat të cilët kanë bërë denoncimet.

Fakti që Komisioni ka zgjedhur masën e ndërprerjes së rimbursimit të fondeve duket se lë të kuptohet se dyshimet e OLAF-it janë serioze. Megjithatë Ministria e Bujqësisë, duke reaguar sot lidhur me lajmet e publikuara për këtë çështje, nuk shfaqi ndonjë shqetësim për situatën e krijuar duke folur për “një proces krejtësisht administrativ. Këto janë procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara”, deklaroi ministria, ndërkohë që akuzat e ngritura ndaj strukturave të saj, siç pohon dhe deklarata e Delegacionit të BE-së janë për korrupsion.

Ministria shpjegoi se për çështjen në fjalë “strukturat e saj janë duke bashkëpunuar me ato europiane duke ofruar transparencë të plotë të të gjitha proceseve kontrolluese, hetuese dhe administrative të ndjekura deri më sot apo që mund të aktivizohen në të ardhmen”.

Për zotin Ilir Pilku, një ndër njohësit më të mirë të politikave dhe proceseve të fondeve europiane për bujqësinë dhe një nga 3 ekspertët e scertifikuar nga BE-ja në Shqipëri për Politikat e Përbashkëta Europiane “bllokimi i fondeve grant të BE-së për bujqësinë, është një lajm i keq kombëtar, dhe kryesisht për fermerët dhe përpunuesit që kanë plane investimi”. Megjithatë ai shpjegon për Zërin e Amerikës, se “procesi është në hetim e sipër, dhe akoma nuk ka një vendim përfundimtar. Edhe nëse vjen një vendim final, qeveria ka të drejtën e mos-pranimit dhe të justifikimit apo ofrimit të fakteve kundërshtuese”.

Delegacioni i BE-së në deklaratën e vet bëri të ditur se “kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian”. Në rast se autoritetet shqiptare do të gjenden në shkelje, sipas zotit Pilku “qeveria shqiptare, bazuar në një nen të vecantë të MSA-s, detyrohet të rikthejë të gjithë fondin, ndërsa subjektet e identifikuara kalojnë në proces hetimor”.

Që prej marsit të vitit të kaluar Brukseli ka miratuar dhe programin IPARD III, me një vlerë prej 146 milionë eurosh. Por ende nuk është hedhur asnjë hap i mëtejshëm, për vënien e tij në jetë. Në një emision në televizionin Klan Plus, drejtoresha e AZHBR-së Eranda Selmanaj, deklaroi shtatorin e kaluar se thirrja e parë pritej të hapej në janar të këtij viti, por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Autoriteteve shqiptare nuk iu është dhënë ende riakreditimi dhe për pasojë nuk mund të hapet as thirrja e parë./VOA

Ricky Martin vlerëson shqiptarët: Popull jashtëzakonisht mikpritës

Artisti i njohur latin, Ricky Martin, i cili ndodhet në Shqipëri prej ditës së djeshme ka vlerësuar publikisht popullin shqiptar duke i etiketuar si miqësor në Instagram-in e tij, ku ndiqet nga mbi 18 milion persona.

Gjatë ditës së sotme ai vizitoi qytetin bregdetar të Durrësit.

Kujtojmë që Martin do të mbajë koncert nesër (20 korrik) në sheshin “Skënderbej”.

E zbulon Stresi, si i ka shpenzuar paratë që fitoi nga “Big Brother VIP Kosova”

Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, pak muaj më parë u shpall fitues i ‘Big Brother VIP Kosova’. Së fundmi Stresi i pyetur nga ndjekësit ka treguar çfarë ka bërë me 200 mijë eurot e fituara.

Në një seri me pyetje-përgjigje me fansat e tij në Instagram. Ai ka zbuluar ende nuk i ka shpenzuar paratë, duke shkruar se “Lekët e pastërta nuk preken kurrë.”

Reperi së fundmi ka zbuluar për fansat se është i fokusuar te njohja me një vajzë të re, duke lënë pas historinë me ish-gruan e tij Keisin.

Lekstakaj u qëllua teksa dilte nga marketi , plumbat rrezikuan edhe jetën e shitëses ( Detaje)

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e Nikolin Markut (Lekstakaj) në Lezhë pasditen e sotme.

Lekstakaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi sapo doli nga marketi me një pije freskuese në dorë.

Plumbat rrezikuan edhe jetën e shitëses së marketit, e cila ndodhej shumë pranë vendngjarjes.

Gjithashtu dyshohet se kanë qenë 2 persona të maskuar që kanë kryer atentatin, ngjarje e cila dyshohet për motive gjakmarrje mes fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj.

“Ai është qëlluar me breshëri arme teksa ishte duke dalë nga një market. Dyshohet se kanë qenë 2 persona të maskuar që kanë qëlluar drejt tij me breshëri plumbash dhe e kanë lënë të vdekur. Kanë qenë dëshmitarë të rastit që kanë dëgjuar xhirimin e gomave dhe zhurmën e armëve.

Duket se personat kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të Lekstakaj, pasi ai është qëlluar pasi ka marrë një pije freskuese në një market. Fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur shitësen e marketit që ka qenë në ambientet e brendshme. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Konfirmohet se është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Lekstakaj është një fis që janë përfshirë në një konflikt me fisin Nikulaj, ku Ardian Nikulaj u vra vetëm 3 muaj më parë.

Shkaku i kësaj ngjarjeje dyshohet të ketë qenë gjakmarrja. Bëhet fjalë që hasmëria mes dy fiseve ka nisur në vitet 90 për një shumë prej 10 mijë lekësh të vjetra në një karburant”.

Vrasja për gjakmarrje në Lezhë, ky është viktima Nikolin Lekstakaj

Personi në foto është 42-vjeçari Nikolin Marku (Lekstakaj) që u vra pasditen e sotme në një atentat me armë zjarri në Lezhë.

Lekstakaj është baba i 3 fëmijëve dhe dyshohet se vrasja e tij ndodhi për motive gjakmarrje mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj.

Viktima i cili është banor i fshatit Balldre, e ka banesën rreth 1 kilometër larg nga marketi pranë të cilit edhe u ekzekutua.

Kujtojmë se vetëm 3 muaj më parë u vra në lokalin e tij në Shëngjin biznesmeni Ardian Nikulaj, ngjarje për të cilën u akuzua si porositës Edmond Haxhia dhe si ekzekutor 5 shtetas të huaj.

“Peshqit e gjallë të Detit të Zi do të ziejnë”Si parashikoi Nostradamus valën e të nxehtit ekstrem

Njerzimi nuk ishte i përgatitur për valën e të nxehtit me të cilën po përballet, edhe pse mesa duket ka qenë i paralajmëruar.

Situata aktuale e botës duket se është parashikaur me një saktësi të frikshme në një profeci të Nostradamusit.

Libri famëkeq i Nostradamusit “Les Proféties”, i botuar gati 500 vjet më parë, është vlerësuar me bërjen e një sërë parashikimesh që u realizuan duke përfshirë Revolucionin Francez, ngritjen e Adolf Hitlerit dhe bombat atomike që u hodhën në Japoni.

Një libër që riinterpreton punën e tij, i botuar në vitin 2005, madje sugjeroi se ai parashikoi vdekjen e Mbretëreshës në vitin 2022.

Tani, një nga parashikimet e Nostradamus për vitin 2023 duket se është realizuar dhe përmban disa detaje të sakta shqetësuese në lidhje me valën e të nxehtit të Evropës.

Duke aluduar për motin përvëlues dhe rritjen e temperaturave të detit, në librin e tij shkruhet: “Ashtu si dielli, koka do të shuajë detin e ndritshëm: peshqit e gjallë të Detit të Zi do të ziejnë vetëm. Kur Rodosi dhe Genova do të jenë gjysmë të uritur, vendasit do të mundohen për t’i prerë”.