Aplikacion
Gjatë pandemisë së Covid, u ktheva në Belgjikë nga Irlanda, vetëm për të zbuluar se kisha harruar kuletën. Pas panikut të zakonshëm, kuptova se nuk do kisha problem për të bërë pazar apo ndonjë lloj pagese, pasi kisha një kuletë digjitale në celularin tim.
Financat e përditshme kanë disa vite që janë digjitalizuar. Ka qenë një revolucion i ngadaltë, por jetësor, që u përshpejtua nga pandemia. Harruat kuletën, si unë? Përdorni celularin.
Por ndërkohë që ne bëjmë pagesa të tilla, ne nuk kemi ende një formë digjitale të parasë cash. Pra, diçka që pranohet njësoj si cash, kudo.
Ka forma të ndryshme të kriptove, Bitcoin apo monedhat stablecoins, Tether etj. Por vitet e shkuara, kripto na ka treguar se është e paqëndrueshme, sepse nuk mbështetet nga një bankë qendrore.
Bankat qendrore kudo, përfshirë atë europiane, po studiojnë mundësitë e një paraje digjitale, në këtë rast euro.
Ata po bëjnë pyetje të tilla si si t’i bëjnë ato të funksionojnë, për çfarë mund të përdoren, si të mbrohet privatësia e njerëzve dhe si të sigurohet se politika monetare dhe stabiliteti financiar do të ruhen.
Krahas kësaj, Komisioni Europian do të marrë dy vendime kyçe këtë javë. Së pari, një propozim për kursin ligjor të parave të gatshme. Ne po ruajmë paratë e gatshme si një formë e pranuar pagese. Por ne gjithashtu duam t’u ofrojmë njerëzve një zgjedhje shtesë. Pra, së dyti, ne do të propozojmë një ligj për të lejuar BQE-në të lëshojë një euro digjitale, nëse vendos që do të ishte e vlefshme dhe e zbatueshme. Euro digjitale do të ishte një plotësues i parave tradicionale, jo një zëvendësues.
Ashtu si euro fizike, euro digjitale mund të përdoret kudo në eurozonë. Do të kishte një funksion të ngjashëm me paratë cash – duke siguruar akses në një formë pagese të besueshme dhe lehtësisht të aksesueshme, por në mënyrë digjitale. Pra, së pari, do të siguronte që euro të vazhdojë të luajë një rol kyç në jetën tonë.
Së dyti, një euro digjitale mund të mbështesë përfshirjen financiare. Njerëzit pa llogari bankare ose grupe të tjera vulnerabël mbështeten shumë në para cash, gjë që mund t’i rrezikojë ata pasi paratë përdoren më pak. Euro digjitale do t’i jepte të gjithëve një mundësi për të paguar – dhe madje mund të përdoret pa një llogari bankare.
Së treti, një monedhë e vetme digjitale mund të mbështesë inovacionin. Sistemet aktuale të pagesave të Europës janë kombëtare ose ndërkombëtare – ne nuk kemi opsione vërtet europiane dhe jemi tepër të varur nga kompani të tilla si Visa, Mastercard ose PayPal.
Të paturit një mënyrë të re për të paguar në të gjithë zonën euro do të ndihmonte patjetër konsumatorët. Por do të ndihmonte gjithashtu ofruesit europianë të shërbimeve financiare, duke i lejuar ata të zgjerojnë zgjidhjet e pagesave në të gjithë tregun e vetëm. Dhe, duke qenë se opsionet ekzistuese të pagesave do të vazhdonin të jenë të disponueshme, kjo nuk do të ndryshonte rolin e bankave tregtare.
E pranoj se disa kanë shqetësime për monedhat digjitale të bankës qendrore, veçanërisht rreth privatësisë. Por euro digjitale nuk është një projekt i Big Brother. Mbrojtja e të dhënave do të përfshihej në euron digjitale sipas dizajnit. Kur paguani, do t’i jepni bankës tuaj të njëjtat informacione si kur përdorni kartën tuaj. Nëse e përdorni atë jashtë linje, për shembull, për pagesat nga personi në person, nuk do të jepnit më shumë informacion sesa bëni kur tërhiqni para në një makinë parash.
Sigurisht, shumë çështje rreth një euro të mundshme digjitale janë ende për t’u zgjidhur. Faza tjetër e procesit ligjbërës do të jetë amendamentet nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare të BE-së. Shpresoj se ata do të bëjnë më shumë pyetje dhe do të angazhohen me qytetarët për të adresuar shqetësimet e tyre të mundshme.
Por, në thelb, ne duhet të jemi të përgatitur për të vepruar për të mbajtur aksesin në paratë publike në një botë digjitale. Nëse nuk do ta bënim këtë propozim, atëherë mund të gjendeshim të varfër.
Veprimi tani mund të ndihmojë në modernizimin e pagesave, duke mbrojtur privatësinë e konsumatorëve dhe duke lejuar ata që dëshirojnë të vazhdojnë të përdorin para të gatshme. Nëse pjesë të tjera të botës prezantojnë monedhat e tyre digjitale, siç duket se shumë do të bëjnë, ne duhet të ruajmë rëndësinë e euros në nivel ndërkombëtar. Dhe duke vepruar kështu, ne mund të ndihmojmë për të ruajtur stabilitetin e sistemit monetar dhe financiar për brezat e ardhshëm.
Horror në Itali, gjendet në karrocë supermarketi trupi i pajetë i një 16-vjeçareje. Dyshohet se…Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Trupi i pajetë i një vajze 16 vjeçare, Michelle Maria Causo u gjet sot në orën 16:00 në një karrocë supermarketi të lënë pranë një koshi mbeturinash në via Stefano Borgia në Primavalle.
Hetuesit kanë ndaluar një djalë bashkëmoshatar me origjinë të huaj, i cili po merret në pyetje pasi dyshohet se ka vrarë vajzën.
Në trupin e adoleshentes u gjetën plagë të shumta të shkaktuara nga goditja me thikë. Trupi i saj ishte mbyllur me qese të zezë. Alarmi për ngjarjen u ngrit nga një fqinj i të riut.
Ai pa djalin që po dilte nga apartamenti ku jeton me nënën me një karrocë që pikonte gjak. Fqinji njoftoi menjëherë policinë dhe efektivët gjetën karrocën pranë koshit të mbeturinave.
Edhe Luizi tek “Kepi i Tundimeve”? Olsa Muhameti jep detajetLuiz Ejlli nuk është banor i “Kepit të Vip-ave”, por nuk ka munguar në xhirimet e emisionit në Bodrum të Turqisë.
Ai mori pjesë në xhirime vetëm për të takuar partneren e tij Kiara Titon, e cila është moderatorja e këtij emisioni.
Autorja Olsa Muhameti ka zbuluar se ishte sfidë më vete për të koordinuar oraret, për shkak të Luizit i cili e kishte agjendën shumë të zënë.
Por pavarësisht kësaj, nuk ka hezituar që të udhëtojë për të qenë pranë gruas së tij në këtë eksperiencë të re por nuk kanë postuar asgjë në rrjete sociale.
Aktualisht, Luizi ndodhet në Shqipëri për xhirimet e filmit dhe Kiara po e shoqëron pasi ka mbaruar xhirimet e programit të saj.
Ikona e muzikës Pop në gjendje të rëndë shëndetësore, shtyn turneun botërorDiva e muzikës Madonna ka shtyrë turneun e saj botëror raporton BBC. Sipas menaxherit të saj Guy Oseary, ylli botëror i POP-it është prekur nga një infeksion i rëndë bakterial pas të cilit ajo do të qëndrojë në shtrim spitalor.
Në një deklaratë, Guy Oseary tha se shëndeti i Madonna-s po përmirësohet, por ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Madonna njoftoi turneun botëror me 35 data në fillim të vitit.
Ikona e pop-it synoi të festonte 40-vjetorin e këngës së saj të famshme, Holiday, duke nisur turneun e saj të parë të hiteve më të mira ndonjëherë.
Importet 2022/ Karburantet rritje miliarda lekë. Kina dhe Turqia tregjet e preferuara të ShqipërisëEksportet dhe importet në Shqipëri kapën vlera rekord për vitin 2022, më e larta të paktën në 10 vitet e fundit.
Në total, vlera e importeve arriti mbi 950 mld lekë, ku peshën më të madhe e kishin mallrat e përpunuar, që raportohen rreth 230 mld lekë. Por rritjen më të madhe në vlerë e ka pasur kategoria e lëndëve djegëse, ku kryesore është nafta. Për vitin 2022, në Shqipëri u importuan 165 mld lekë lëndë djegëse, nga 100 mld që ishin në vitin 2021.
Rritje raportohet në të gjitha produktet, teksa dallohet më shumë tek duhani dhe ushqimet.
Eksportet kanë pasur po ashtu rritje të fortë gjatë 2022-shit, por ende shumë larg importeve. Rreth 850 mld lekë ishte vlera totale, ku peshën më të madhe e kishin mallra të përpunuara, si në vlerë vjetore ashtu edhe në rritje, rreth 124 mld lekë nga 97.7 mld një vit më parë.
Sipas vendeve partnere, Shqipëria po vazhdon rrugëtimin e orientuar drejt lindjes. Në rritje raportohet tregtia me Turqinë dhe Kinën, 33 dhe 20% respektivisht. Pesha e këtyre shteteve po ashtu po rritet në totalin e vendeve ku Shqipëria merr mallra. Turqia zë 12.1% të peshës totale dhe Kina 8.2%, duke u afruar shumë peshës së Italisë, historikisht importuesit kryesor për Shqipërinë, që zë 21.7%.

Joe Biden ka bërë gafën e radhës. “Vladimir Putin po e humbet luftën në Irak” është shprehur ai së fundmi.
Teksa fliste për rebelimin e grupit mercenar Ëagner në Rusi gjatë fundjavës, presidenti amerikan tha se ai kishte dobësuar “absolutisht” Putinin.
I pyetur se deri në çfarë mase Putini u dobësua nga rebelimi, Biden tha: “Është e vështirë të thuhet, por ai po e humbet qartë luftën në Irak, po e humb luftën në shtëpi dhe është bërë paksa i pafuqishëm në mbarë botën. ”
Kjo nuk është hera e parë që shefi i Shtëpisë së Bardhë bën gabime të tilla. Në nëntor, ai ngatërroi luftën amerikane në Irak me pushtimin rus ndërsa diskutonte për Ukrainën.
Ai tha në një mbledhje në Florida: “Inflacioni është një problem mbarëbotëror tani për shkak të një lufte në Irak dhe ndikimit tek nafta nga ajo që po bën Rusia”, përpara se të ndërhynte: “Më falni, lufta në Ukrainë”.
Kujtojmë se Administrata e Biden është treguar e kujdesshme në mënyrën sesi i ka interpretuar ato që po ndodhin në Rusi, ku forcat e grupit Ëagner, një nga pjesët më të afta të ushtrisë ruse në Ukrainë, u rebeluan dhe kërcënuan të sulmonin Moskën, përpara se të ndryshonin mendjen.
Policia e Kosovës i ndaloi të birin, reagon Vuçiç : Djali im është më trim se Kurti!Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas lajmit se djali i tij, Danilo është ndaluar nga policia e Kosovës, pasi ai mbante një bluzë me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”.
“Unë e përgëzoj Kurtin për guximin e tij. Nuk është aq trim në shoqërinë time, por le të vazhdojë. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Kurti. Ka ecur në mes të Prishtinës me një bluzë ‘Dorëzimi është nuk është opsion’ dhe shkoi në liturgji në Graçanicë, për t’u falur”, shkroi ai.
4 familjarë në Prokurorinë e Tiranës/ Si qeveria personalizoi ligjin për fisin e Ermonela Felajt
Nënkryetarja socialiste e Kuvendit, Ermonela Felaj pret të emërojë familarin e katërt të saj në Prokurorinë e Tiranës, motrën Eranda Felaj, pas bashkëshortit, vëllait dhe kunatës. Lëvizjen që tingëllon si një abuzim që e ndalon ligji; nuk e ndalon, të paktën jo pas vitit 2016.
Pak muaj pas djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, ata që zunë vendet më pas, bashkuan votat me PS-në për të ndryshuar një sërë ligjesh të reformës në drejtësi, mes të cilin edhe ligjin që i mundësonte Ermonela Felajt emërimin e katër të afërmve të saj në sistem.
Kodi që u ndryshua parashikonte si lidhje të afërta familjare jo vetëm ato të gjakut, por edhe krushqitë.
“Këshillat marrin masa për të shmangur papajtueshmërinë ambientale që krijohet për shkak të lidhjeve të ngushta familjare mes magjistratëve, që janë përkatësisht bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, ose persona të tjerë në lidhje të ngushtë nga gjaku ose me ligj, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Civile”, thuhej në pikën 1 të nenit 8 të ligjit të vitit 2016.
Por tre vjet më vonë falë edhe votave të deputetëve që plotësuan vendet bosh të opozitës, ky nen u ndryshua duke hequr referimin te Kodi i Procedurës Civile, e për rrjedhojë ndalimin e emërimeve të atyre që kanë lidhje krushqie.
“Papajtueshmëria ambientale, në kuptimin e këtij neni, krijohet për shkak të lidhjeve të ngushta familjare mes magjistratëve, që janë përkatësisht bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë”, thuhet në nenin e ndryshuar të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Pas këtij ndryshimi, u është hapur rruga edhe emërimeve me lidhje të afërta krushqie, mes të tjerash edhe lidhja e bashkëshortit të Ermonela Felajt me kunatin dhe kunatën e tij.
VIDEO/ Djali i Presidentit serb Vuçiç ndalohet nga policia e KosovësDjali i Aleksandër Vuçiç, Danilo Vuçiç është ndaluar nga Policia e Kosovës. Të paktën kështu shkruajnë mediat në Kosovë, teksa shoqërojnë lajmin edhe me një video.
Arsyeja thuhet se ai është parë me një mbishkrim nacionalist serb në bluzën e tij, ku shkruhej se “dorëzimi nuk është opsion”. Sipas raportimeve, atij i është kërkuar të largojë bluzën e cila mbante mbishkrime anti-Kosovë.
Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht , por është konfirmuar fakti se djali i Presidentit serb ka qenë ditën e sotme në Graçanicë të Kosovës.
Arsyeja e vizitës ishte marrja pjesë në festën e Vidvodanit, që këtë vit u mbajt në qytetin me shumicë serbe pranë Prishtinës.
Që në mëngjes, serbët e Kosovës filluan të mblidhen Graçanicë pranë Manastirit “Virgjëresha e Shenjtë”. Ky qytet u zgjodh si qendra për të festuar “Vidovdanin”, ashtu siç njihet dita përkujtimore e Betejës së Kosovës e vitit 1389.
Dy klube të Premier League sfidojnë Real Madridin për MbappeKylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain me shumë mundësi që në këtë merkato.
Sulmuesi francez ka qenë prej kohësh një objektiv i Real Madridit, i cili do të bëjë gjithçka për ta bërë Mbappe-në të veshë fanellën e “Los Blancos”.
Megjithatë sipas raportimeve të medieve britanike, dy klube në Angli janë duke “luftuar” për francezin.
Manchester United dhe Livepool janë në garë për yllin e PSG-së, i cili nëse do të ndërronte ambient do të konsiderohej si goditja më e madhe e kësaj vere. /zoom.al/