Aplikacion
At Nikolla Xhufka ka deklaruar se është ende i virgjër dhe se po ruan veten për nusen që do të marrë.
Ai theksoi se nuk mund të shkosh me 100 dhe ti shkosh ti qepesh partnerit tënd.
“Unë e kam thënë që prifti pa një grua nuk është prift i mirë. Është njerëzore”, tha At Nikolla Xhufka, në emisionin “Më lër të flas”.
I pyetur a është ende i virgjër u përgjigj: Po, sepse në ungjill janë ato 10 urdhëresat e Moisiut që i zbriti Zoti të thotë ruaje shtratit tënd bashkëshortor që do të thotë që t’i duhet ta ruash veten për bashkëshortin dhe bashkëshorti duhet ta ruajë vetën për ty. Sepse nuk mund të shkosh me 100 dhe ti shkosh ti qepesh partnerit tënd. Edhe ai zotnia që ti do marrësh për burrë nuk do shkojë me 1000 edhe të vijë tek ti pastaj.”
“E ruan për nusen tënde?”, u pyet ai.
“Po sepse kështu thotë ungjilli dhe unë jam fetar dhe unë do bëj atë që thotë feja. Jo 100% se ka dhe gjëra që si bëj”, u përgjigj At Nikolla Xhufka.
Pas video-skandalit të Safet Gjici u shtuan zërat se klubi i Kukësit do të shitej. Por drejtori aktual i klubit, Naim Halili, ka hedhur poshtë thashethemet për shitje të aksioneve.
Ai ka treguar se klubi do të vazhdoj të jetë në administrimin e drejtuesve aktualë dhe familjes Gjici.
“Duke marrë shkas nga ato që përfliten në ditët e fundit, ju bëj me dije se klubi i Kukësit nuk ka dalë në shitje. Klubi do të vazhdoj të jetë në administrimin e drejtuesve aktualë dhe familjes Gjici. Aktualisht jemi duke punuar për merkaton. Nuk do të blejmë emra të mëdhenj, por synojmë që së shpejti të shesim emra të mëdhenj”, tha Halili për Panorama Sport.
Klubi është në pronësinë e familjes Gjici, që zotëron 87.5% të aksioneve. Administrator është Lavdrim Gjici, vëllai i Safet Gjicit, ndërsa 12.5 % të aksioneve zotëron nga biznesmeni Marsel Braka.
Ankimimi për rezultatin në Bashkinë e Kuçovës, Kolegji Zgjedhor vendos rinumërimin në 18 kutiKolegji Zgjedhor ka vendosur rinumërimin e votave në 18 kuti në Bashkinë e Kuçovës.
Vendimi u mor pas ankimimit të bërë nga ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi, i cili ka hedhur akuza për manipulim të votave.
Rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës do të bëhet të premten, më 30 qershor, në orën 9:00 në ambientet e KQZ.
“KQZ ka manipuluar procesin është një institucion i kapur politikisht. Merr vendime në interes të një personi apo subjekti të caktuar.
Kemi të bëjmë me pavlefshmëri të totale të zgjedhjeve, pasi shtetasi kreshnik Hajdari nuk ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit fakte të vërteta.
KAS një çerdhe krimi siç ka vendosur në rastin aktual. Vetë gjykata e ka cilësuar si të tillë përderisa ka vendosur hapjen e kutive”, tha avokati i Lefter Maliqit, në një deklaratë për mediat pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.
Projeksionet e reja të popullsisë për 2021-1050, të hartuara nga një grup ekspertësh të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM), tregojnë se vendi do të ketë rreth 2 milionë banorë në vitin 2050, nga rreth 2.76 aktualisht.
Mosha mediane arrin 49 vjeç. Grupmosha nën 19 vjeç do të tkurret me 47% dhe ajo mbi 65 do të zgjerohet në numër me 65%. Forca e re e punës nuk do të mund të zëvendësojë pensionistët. Politika është në një fazë të hershme për të trajtuar seriozisht krizën demografike dhe pasojat që vijnë prej saj. Do të ndikohen të gjitha aspektet sociale, ekonomike dhe politike të vendit. Qarqet që po vuajnë më shumë tranzicionin e popullsisë. Zgjidhjet që rekomandohen.
Përtej problemeve të tjera që lidhen me tranzicionin e gjatë, varfërinë që nuk po çrrënjoset dhe demokracinë e brishtë, çështja më e mprehtë me të cilën po përballet vendi është demografia.
Reduktimi i popullsisë dhe plakja e saj u shndërruan në shqetësimin kryesor të bizneseve vitet e fundit, por duket se perspektiva është më e errët dhe masat e rikuperimit nuk japin rezultate në afat të shkurtër.
Në janar të vitit 2023, INSTAT raportoi se popullsia e vendit u reduktua edhe me mbi 31 mijë persona në krahasim me janarin 2022 dhe 145 mijë persona më pak se më 2011, kur u krye Censi i fundit.
Një projeksion i fundit i Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) për popullsinë 2021 – 2050 tregoi se numri i përgjithshëm i popullsisë së Shqipërisë do të arrijë brenda një kufiri realist midis 2,06 dhe 2,3 milionë banorësh deri në vitin 2050.
Projeksionet e reja kanë vend për marzhe të larta gabimi në varësi të zhvillimeve në emigracion dhe normave të fertilitetit, por të dhënat janë shumë të sakta për ecurinë e popullsisë mbi 65 vjeç. Projeksionet e reja të IOM, pavarësisht se nuk janë zyrtare, tregojnë popullata e fëmijëve 0-19 vjeç do të pësojë rënie me 47% deri në vitin 2050, ndërsa popullsia mbi 65 vjeç do të zgjerohet me 56%.
Rënia e popullsisë është e dukshme, por mungesa e të dhënave të sakta për grupmoshat dhe shpërndarjen gjeografike i bëjnë më të forta efektet negative dhe më të vështira zgjidhjet. Shtyrja e censit dhe mungesa e projeksioneve të sakta për pritshmërinë e treguesit të popullsisë i kanë përfshirë në një zonë të errët bizneset.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, i konsideroi thelbësore të dhënat e sakta për popullsinë, pasi informacioni mbi numrin dhe strukturën e popullsisë është jetik për planet dhe aktivitetin e biznesit.
Ekonomisti i njohur, Selami Xhepa, bëri thirrje për një trajtim serioz të çështjeve që lidhen me kapitalin human.
Sipas tij, reformat strukturore mbeten thelbësore për të krijuar një mjedis nxitës jo vetëm për investimet private, por edhe për rritjen e produktivitetit të punës. Politikat mbështetëse për investitorët duhet të riformatohen për arritjen jo thjesht të objektivave sasiorë, por të disa objektivave cilësorë që ndikojnë në mirëqenien e shoqërisë, si thelbësorë për rritjen e popullsisë, – këshilloi Xhepa.
Projeksionet e reja të popullsisë, Shqipëria 2 mln banorë më 2050
Rezultatet e parashikimit të popullsisë nga një grup i madh ekspertësh vendas e të huaj, që u udhëhoq nga IOM – Albania, tregojnë se numri i përgjithshëm i banorëve në Shqipëri ka gjasa të ulet thuajse në mënyrë lineare gjatë tri dekadave të ardhshme.
“Nëse supozojmë se popullsia e vendit në fund të vitit 2020 ishte 2,83 milionë banorë, numri i përgjithshëm duhet të arrijë në nivelin prej 2,34 milionë banorësh brenda një kufiri realist midis 2,06 dhe 2,64 milionë banorësh deri në vitin 2050”, – sipas projeksionit të IOM.
Sipas ekspertëve, arsyet e kësaj rënieje janë lindshmëria e ulët dhe në rënie, për shkak të tkurrjes së numrit të nënave dhe fertilitetit të ulët. Numri relativisht i lartë dhe në rritje i vdekjeve të shkaktuara nga rritja e numrit të personave të moshuar dhe humbjet që do të vijnë nga emigracioni do të çojnë në rënien e popullsisë së vendit.
Ekspertët e IOM arritën në përfundimin se ndryshimi i pritshëm përfaqëson rënien e numrit të përgjithshëm të popullsisë me rreth 17% me pasiguri të skajshme 7% dhe 27% në fund të periudhës 30-vjeçare të mbuluar nga parashikimi. Në terma absolutë, popullsia ka të ngjarë të tkurret me 33-45 mijë persona në vit, gjatë viteve 2021-2050.
Në dy dekadat e fundit, zhvillimet reale në popullsinë e Shqipërisë kanë qenë më negative se skenari pesimist. P.sh. në projeksionet e INSTAT të 2019-2031, popullsia e Shqipërisë, sipas skenarit të rritjes së ulët do të ishte 2,80,109 banorë më 2023, por vetë INSTAT në matjet vjetore, raportoi se ishin rreth 47 mijë banorë, ose 1.6% më pak se parashikimi pesimist.
Mosha mediane arrin në 49 vjeç më 2050
Projeksionet e IOM tregojnë se mosha mediane (mesorja që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta) do të arrijë në 49 vjeç deri në vitin 2050, sipas variantit mesatar të parashikimit. Popullsia femërore e Shqipërisë duhet të jetë mesatarisht rreth 50 vjeç. Popullsia mashkullore pritet të jetë thuajse dy vjet më e re (48 vjeç) se ajo femërore deri në fund të periudhës së parashikimit.
Sipas ekspertëve, ky ndryshim në moshën mesatare midis meshkujve dhe femrave është logjik. Ai rrjedh nga dy fakte: Një përqindje natyrore më e lartë e djemve mes të sapolindurve dhe vdekshmëria përtej parashikimeve të pritshme e meshkujve të të gjitha moshave, duke sjellë numër më të madh të femrave në moshat më të mëdha.
Mosha mediane e popullsisë nisi rritjen pas vitit 1979. Në këtë vit, sipas të dhënave të INSTAT, mediana e popullsisë ishte 20 vjeç. Nga viti 1979 deri në vitin 2022, mosha mediane është rritur me 18.8 vite.
Projeksionet e INSTAT për vitet në vijim tregojnë për plakje të mëtejshme të popullsisë. Deri në vitin 2060, mosha mediane pritet t’i ketë kaluar të 50 vitet.
INSTAT raportoi se mosha mediane e popullsisë ishte 38.8 vjeç në vitin 2022, por projeksionet e reja tregojnë se do të arrijë në 49 vjeç në vitin 2050, sipas një skenari normal të parashikimit të fundit nga IOM.
Shqipëria është ende një nga popullsitë me moshë më të re në Europë, por po plaket me ritme shumë më të shpejta se shtetet e tjera. Sipas të dhënave të Eurostat, popullsia shqiptare e grupmoshës deri në 14 vjeç është “tkurrur” me 3.1% pikë përqindje, në periudhën 2014 -2021, duke kryesuar listën e 37 vendeve për të cilat janë publikuar të dhënat.
Shqipëria është ende sot një nga popullsitë më të reja në Europë, me një moshë mediane 38.8 vjeç, por pas disa dekadash pritet që të jetë popullsia më e plakur, jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën.
Llogaritjet janë bërë nga njësia e përpunimit të të dhënave “Visual Capitalist”, që ka analizuar të dhënat e divizionit të popullsisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Sipas parashikimeve, 49% e popullsisë së Shqipërisë do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2100, pesha më e lartë në botë dhe dyfishi i mesatares globale deri në atë vit.
Grupi i të rinjve nën 19 vjeç ulet me 47%, ai mbi 65% rritet me 56%
Projeksioni i fundit për popullsinë në mënyrë më të detajuar tregon se numri i fëmijëve dhe adoleshentëve (0-19 vjeç) nga 656 mijë në vitin 2020 do të bjerë në rreth 350 mijë pas 30 vitesh (2050), ose 47%.
Rënia relative e pritshme do të jetë rreth 22% gjatë dekadës së parë dhe 19% dhe 16% në dy dekadat në vijim. Përqindja e kësaj kategorie moshe ndaj popullsisë së përgjithshme do të zvogëlohet me 8 pikë përqindjeje ndaj totalit të popullsisë, nga 23,2% kohët e fundit në 15% në mesin e këtij shekulli.
Në të kundërt, numri i të moshuarve ka të ngjarë të rritet. Kjo rritje do të jetë mjaft intensive në dy dekadat e para. Popullata e moshuar mbi 65 vjeç ose 430 mijë persona në vitin 2020 do të rritet në rreth 670 mijë persona deri në vitin 2050, ose me 56%.
Ekspertët e IOM vlerësojnë se një zhvillim i tillë do të jetë një sfidë reale për të gjithë sistemin shoqëror të vendit dhe qëndrueshmërinë e tij. Grupi i ekspertëve pohon se projeksionet mbi ecurinë e përgjithshme të popullsisë mund të mos jenë të sakta, por ecuria e popullsisë në moshë madhore është treguesi më i besueshëm.
Flukset emigratore dhe norma e fertilitetit mund të bëjnë të padobishme parashikimet për lindjet dhe grupet e të rinjve, por kontigjentët e pleqve janë të sakta. Arsyeja është se të gjithë të moshuarit e ardhshëm (+65 vjeç) tani janë +35 vjeç e lart.
Pjesëmarrja e këtyre personave në migrimin ndërkombëtar dhe probabiliteti i emigrimit (të përhershëm) është tashmë i pakët.
Ndër kategoritë e të moshuarve, pesha do të zhvendoset nga të moshuarit më të rinj te më të plakurit. Në vitin 2020, të moshuarit mbi 85 vjeç përbënin 15% të popullsisë mbi 65 vjeç, por pas 30 vjetësh, ata do të jenë 35%.
Të moshuarit e moshës së mesme (75-84 vjeç) nga 23% të popullsisë mbi 65 vjeç më 2020 do të arrijnë në 29% në vitin 2038 dhe më pas do të zbresë në 21% në vitin 2050.
Pjesa e të moshuarve të rinj (65-74 vjeç) pritet të ulet nga 61% e totalit të popullsisë mbi 65 vjeç në vitin 2020 në 44% në vitin 2050. Një zhvillim i tillë duhet të vijë si rezultat i dinamikës së pabarabartë të nëngrupeve të moshuarve.
Popullsia në moshë pune do të zvogëlohet dhe do të plaket
Popullsia në moshë pune gjithashtu do të zvogëlohet dhe plaket sipas projeksioneve të reja të popullsisë. Në 30 vitet në vijim, mosha mesatare e saj duhet të rritet nga 41.7 në 46 vjeç.
Nëse pranojmë përkufizimin standard europian të moshës ekonomikisht produktive (20-64 vjeç), mund të themi se kjo madhësi e segmentit të popullsisë arriti afërsisht 1.74 milionë njerëz në fund të vitit 2020.
Pas 30 vjetësh, deri në fund të vitit 2050, kjo madhësi e kategorisë së moshës duhet të zvogëlohet në rreth 1.32 milionë banorë, ose 24% më pak.
Rënia më e lartë absolute ka të ngjarë të ndodhë në vitet 2030, kur Shqipëria do të humbasë, kryesisht përmes migrimit dhe plakjes demografike, gati 200 mijë persona në moshë produktive. Përqindja e popullsisë në moshë produktive ishte 61.6% e totalit të popullsisë në fund të vitit 2020 dhe do të arrijë më pak se 57% në vitin 2050.
Sipas të dhënave të INSTAT, më 1 janar të vitit 2023 popullsia në moshë pune pësoi rënie vjetore me 1.8%. Në raport me vitin 2019, popullsia në moshë pune u reduktua me rreth 101 mijë persona dhe aktualisht është 1,864,062 persona.
Reduktimi i fuqisë punëtore është gjithashtu më i fortë se projeksionet pesimiste të INSTAT. Nga 1 janari 2019 deri më 1 janar 2023, rënien më të fortë shihet ta ketë grupmosha 20-24 vjeç, me më shumë se 17%.
Rënia në këtë grupmoshë reflekton emigracionin e lartë të të rinjve jashtë vendit. Më tej, rënie të madhe ka pësuar popullsia në moshën 15-19 vjeç, kur në vitin 2023 numërohen 35 mijë persona më pak se në vitin 2001.
Popullsia në moshë pune ka shënuar rënie për të gjitha grupmoshat deri në 59 vjeç, përveç 35-39 vjeç kur kishte rritje me 7.1% në krahasim me 1 janar 2022. Më tej shihet se vetëm forca e punës në prag pensioni (60-64 vjeç) ka shënuar rritje me 8.7%.
Parashikimet e reja tregojnë se vëllimet e migracionit përtej kufijve të Shqipërisë do të ulen me shumë gjasa, për shkak të rënies së numrit të popullsisë dhe plakjes, që çon kryesisht në një numër gjithnjë e më të vogël të grupmoshave të reja që janë edhe baza e potencialit migrator.
Fluksi i rëndësishëm dalës i të rinjve parashikohet edhe gjatë kësaj dekade me flukse neto të emigrimit me -26 mijë persona në vit deri më 2025.
Ekspertët e kontraktuar nga IOM pohojnë se është e qartë se ndryshimet në numrin dhe strukturën seks-moshë të popullsisë së Shqipërisë do të kenë pasoja me ndikim të gjerë, që do të prekin thuajse çdo aspekt të jetës së shoqërisë.
Këto ndryshime do të ndikojnë pa dyshim te fushat kryesore me interes publik, si financat publike, sigurimet dhe ndihma sociale, sistemi shëndetësor publik dhe tregu i punës.
Tregu i punës dhe konsumi, në vështirësi
Një kanal i ri emigracioni me Britaninë e Madhe dhe azilantët në BE larguan nga vendi vitin e kaluar të paktën 42 mijë persona, sipas INSTAT. Mosha e re e të ikurve ka qenë aq e fortë sa disa biznese në sektorin e tregtisë përjetuan rënie të pazakontë të konsumit, teksa sipërmarrjet në të gjithë sektorët në tre vitet e fundit janë në emergjencë për punonjës.
Përveç produkteve të mishit dhe bulmetit, që pasqyrojnë krizën e sektorit të blegtorisë, importet e produkteve të tjera ushqimore kanë pësuar tkurrje të shpejtë në 4-mujorin e parë të vitit, një trend rënës që ka nisur që vitin e kaluar.
Të dhënat më të detajuara tregojnë rënie të madhe të dy grupeve kryesore, sheqernave me 41% dhe drithërave me 28%. Rënia në këta artikuj është pasqyrim i ndryshimit të popullsisë në favor të plakjes dhe emigracionit të lartë.
Emigracioni i lartë po shuan nga një qytet në vit me madhësinë e Kukësit. Më shumë se 80% e kësaj grupmoshe janë të rinj dhe përbëjnë konsumatorin kryesor, thotë Adi Haxhiymeri, nga Shoqata e Përpunuesve të Miellit. Çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtarë janë stabilizuar, por importet nuk po rikuperohen nga dobësitë në konsum.
Të gjithë sektorët e ekonomisë kanë shpallur emergjencën për punonjës dhe mungesa e tyre është duke penguar seriozisht zgjerimin e industrisë dhe turizmit.
Për herë të parë që nga viti 2012, kur Dhoma Amerikane filloi publikimin e indeksit të besimit të bizneseve, në indeksin e fundit shqetësimi kryesor i sipërmarrjeve është gjetja e personalit vendas të kualifikuar të fuqisë punëtore.
Ky tregues mori vlerësimin më të ulët, në 24.47 pikë, nga 100 pikë që është vlerësimi maksimal, duke nxjerrë në pah se mungesa e fuqisë punëtore po kthehet realisht në pengesë për ecurinë e bizneseve.
Po ndodh një “brain drain” i vërtetë në Shqipëri këto vite, tha Enio Jacco, presidenti i Dhomës Amerikane. “Duhet të ndërtojmë së bashku për një motivim të vërtetë, të kthejmë motivin për njerëzit për të ndërtuar një perspektivë ekonomike në Shqipëri dhe kjo është detyrë e të gjithëve.
Tendenca e largimit, që ka filluar në 2020-2021, do të vazhdojë dhe më tej. E rëndësishme është të gjejmë zgjidhje për të frenuar këto tendenca. Shqipëria ka shansin e integrimit europian dhe këtë duhet ta kthejmë në potencial.
Është shumë e rëndësishme të bëhen reforma. Dhoma Amerikane e ka hartuar tashmë axhendën e investimeve. Duhet të kombinohen me politika shtetërore. Që të bëhet tregu i punës tërheqës, duhet të luftohet pastrimi i parave, informaliteti”, sugjeroi z. Jaço.
Nuk do të mund të zëvendësojmë pensionistët
Në shifra absolute, hyrjet e reja të forcës së punës nuk do të jenë të mjaftueshme për të zëvendësuar popullatën që e kalon moshën e punës. Projeksionet e reja tregojnë se në vitin 2036, popullsia e grupmoshës 0 deri në 14 vjeç do të ulet me rreth 70% e popullsisë së të njëjtës grupmoshë në vitin 2021, si për meshkujt, edhe për femrat.
Nga ana tjetër, popullsia e grupmoshës 64 vjeç e lart do të rritet me rreth 40% për meshkujt dhe 45% për femrat. Në nivel absolut, hyrjet e reja në tregun e punës nuk do të jenë të mjaftueshme për të zëvendësuar largimin e popullsisë që nuk është më në moshë pune.
Si do ta përballojë Shqipëria, si sistem social-ekonomik, këtë çekuilibër nga pikëpamja e politikave!
Ekspertët e IOM analizojnë se Shqipëria është përballur vonë me këtë fazë të tranzicionit demografik, por mund të mësojë nga përvoja e shumicës së vendeve që janë përballur me këtë sfidë në dekadat e shkuara.
Alternativat politike janë të njohura dhe receta për përballimin e plakjes së popullsisë është, padyshim, një kombinim i masave të tre masave të mëposhtme:
1-Rritja planifikimit të migracionit hyrës për motive punësimi, për masa zëvendësimi sektor pas sektori;
2-Rritja e produktivitetit të një ekonomie që kërkon më pak punonjës për të njëjtën vlerë PBB-je;
3-Transferimi i pjesëve të ekonomisë jashtë vendit në territoret, ku ka ende tepricë të fuqisë punëtore.
Shqipëria po përballet me një situatë të karakterizuar nga një ekonomi që jo vetëm rritet, po krijon gjithashtu vende pune. Megjithatë modeli social-ekonomik i Shqipërisë vazhdon të jetë i rrënjosur thellë te migracioni i jashtëm dhe përfitimet e tij, dërgesat, çlirimi i trysnive të papunësisë, kthimi qarkullues i migrantëve me kualifikim të lartë.
Kjo nënkupton se punëdhënësit shqiptarë po përballen dhe do të vazhdojnë të përballen në të ardhmen e afërt me sfida serioze në tërheqjen e forcës së punës me kualifikim të ulët dhe gjysmë të kualifikuar për të plotësuar vendet e lira të punës në rritje.
Ekspertët e IOM rekomandojnë përmirësimin në të gjithë sistemin e menaxhimit të migracionit, duke faktorizuar si duhet migracionin e jashtëm dhe kompensimin e tij (të mundshëm) nga migracioni i brendshëm dhe i kthimit, si variabla të fuqishme që ndikojnë në tregun e punës dhe në strukturën e forcës së punës vendase dhe të huaj në Shqipëri.
Së fundi, me një vizion për të ardhmen, politikëbërësit shqiptarë duhet të shqyrtojnë alternativat e politikave demografike dhe sociale që ofrojnë stimuj për familjet me fëmijë dhe rritjen e fertilitetit. /Monitor
Historia e dashurisë së tyre në film? Donaldi zbulon detaje nga projekti me Borën ku do luajnë çiftDonald Veshaj dhe Bora Zemani do sjellin historinë e dashurisë së tyre në një film. Mësohet se çifti i shumëpërfolur do aktorjnë së bashku në filmin me disa seri ku në fokus do të jenë ata të dy.
“Mendoj se do ta lancojmë shumë shpejt”, tha ai në emisionin “Më lër të flas”.

Donaldi: Si ishte ajo, është një gjë që po e them këtu ekskluzivisht për herë të parë (qesh)…
Romeo: Ore do jetë dhe Bora aty apo do jesh vetëm?
Donaldi: Na prisni në vazhdim në lajme të reja…mendoj se do ta lancojmë shumë shpejt. Na kanë zënë edhe ne këto halle. Do ta zbulojmë më vonë.
Ndarja nga Elgi Tako, Olsi Bylyku: Asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetritOlsi Bylyku ka folur për herë të parë për ndarjen nga partnerja e tij prej shumë vitesh, Egli Tako.
Ai u shpreh se kjo ishte zgjedhja më e mirë, duke theksuar se për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten.
“Unë me thënë të drejtën i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta. Me thënë të drejtën jam një njeri që jam shumë përgjegjës dhe mundohgem shumë që ti mbaj ato balancat e mira me miqtë e kolegët, mundohet ti jap kohën të gjithëve e partneres. Kjo balancë ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla që të ec me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mënoj se edhe me Eglin ja kemi arrit planin sepse besoj që e kemi këndu historinë tonë një vit më përpara. Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar as të martuar. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam parë lajme kohët e fundit çfarë s’kam parë. Edhe një deklaratë të shokut tim Lorencit. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë”, tha ai në “Më lër të flas”.
I pyetur nëse i mungon ish-partnerja e tij, Olsi Bylyku pas disa sekondave heshtje u shpreh: “Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit.”
Si iu përgjigjën Kurti e Vuçiç kërkesave të BE? Kush është pika e vetme për të cilën ranë dakordPika e vetme për të cilën u tha se janë pajtuar në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.
Dy udhëheqësit zhvilluan më 22 qershor takime të ndara me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Takimi nuk u fokusua shumë në çka, por në atë se si dhe kur”, tha Borrell.
BE-ja dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar ka kohë që kërkojnë nga Qeveria e Kosovës ta shtensionojë situatën në veri.
Kjo zonë u tensionua qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, hynë në objektet komunale, me gjithë protestat e banorëve serbë.
Këto objekte shfrytëzohen edhe nga autoritetet paralele serbe, ndërsa vetëm në Mitrovicë të Veriut, komuna e Kosovës është e ndarë prej asaj që funksionon nën sistemin serb.
Protestat kulmuan në dhunë më 29 maj në Zveçan, ku dhjetëra pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe dhjetëra protestues u plagosën.
Nga ajo kohë, Policia e Kosovës arrestoi disa serbë të dyshuar për akte dhune ndaj forcave policore, pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve në veri.
Zgjedhjet e prillit, prej të cilave dolën kryetarët shqiptarë, u bojkotuan nga komuniteti serb dhe përfaqësuesit e tij politikë.
Zgjedhjet e reja dhe pjesëmarrja e serbëve në to tani shihen si zgjidhje.
Çka kërkoi BE-ja?
Janë tri kërkesa kryesore që, sipas Bashkimit Evropian, Qeveria e Kosovës duhet t’i pranojë “sa më parë që të jetë e mundur”.
Një prej tyre është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në veri të vendit.
Kurti u pajtua me këtë, por me kushtin që ato të jenë “zgjedhje ligjore”.
“Nuk mund të bëhen zgjedhjet e parakohshme jashtë ligjit. Siç e parasheh ligji në Kosovë – ta zëmë, me nënshkrimet e qytetarëve, të cilët i mbledhin përmes një peticioni, që t’ia përfundojnë mandatin një kryetari të komunës. Kjo është një zgjidhje brenda ligjit”, tha Kurti pas takimit me Borrellin në Bruksel.
Në një konferencë për media po atë ditë, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, kërkoi “dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë” si një rrugë që mund të çojë drejt zgjedhjeve të reja.
Kurti, më herët, ka thënë se nuk ka të drejtë t’u kërkojë dorëheqje kryetarëve të zgjedhur, sepse ajo është një akt moral.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Izmir Zeqiri, kryetari aktual i Zubin Potokut, tha se nuk është duke menduar për zgjedhje, edhe pse ato janë duke u përmendur.
“Si dorëheqje, pse dorëheqje? Vetëm se i teket dikujt të thotë të jap dorëheqje, unë të dorëhiqem, a?”, u shpreh Zeqiri.
“Ne i shohim rrugët ligjore, nuk mendojmë për zgjedhjet. Njëherë jemi duke punuar, do të punojmë sa të mundemi”, tha ai.
Kryetarët e tjerë të komunave veriore nuk ishin të qasshëm për komente në lidhje me këtë çështje.
Kërkesat e tjera për Kurtin
Borrell tha, po ashtu, se ka kërkuar nga Kurti që t’i tërheqë njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga zonat rreth objekteve komunale, ku gjenden aktualisht.
Kurti u përgjigj duke thënë: “Policia nuk është afër godinave, por është brenda në ndërtesa”.
“Prania e tyre nuk është e dëshirueshme për ne, por është e obligueshme, duke pasur parasysh ekstremistët e dhunshëm që kanë qëlluar mbi ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës dhe gazetarët”, tha Kurti.
Borrell tha se ka kërkuar nga Kurti që edhe kryetarët e zgjedhur shqiptarë, të punojnë përkohësisht në ndërtesa alternative, e jo në ato komunale.
Aktualisht, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, është duke punuar brenda objektit komunal, ashtu si dhe Lulzim Hetemi i Leposaviçit.
“Ne ia përkujtuam zotit Borrell dhe zotit [Mirosllav] Lajçak [përfaqësues i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi] se dhuna më e madhe që ka ndodhur, ka ndodhur në Zveçan, ku kryetari i komunës nuk ka qenë brenda në zyrë”, tha Kurti, duke përsëritur se kryetarët duhet të punojnë nga zyrat e tyre.
Vuçiç i heshtur ndaj kërkesave të BE-së
Me qëllim shtensionimin e situatës në veri, Borrell tha se ka paraqitur disa kërkesa edhe për presidentin e Serbisë, Vuçiç.
Një prej tyre është që protestuesit të tërhiqen nga ndërtesat komunale në veri, në të njëjtën kohë kur të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës.
Serbisë iu kërkua, po ashtu, lirimi i tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, “në mënyrë të menjëhershme dhe pa kushte”.
Në Serbi ata dyshohen për “armëmbajtje pa leje”, ndërsa në Kosovë besojnë se ata janë arrestuar në shenjë hakmarrjeje për arrestimet në veri.
Në një konferencë për media, pas takimit në Bruksel, Vuçiç nuk u përgjigj në asnjërën prej këtyre kërkesave.
“Ne do të vazhdojmë të bisedojmë në baza ditore, sepse paqja dhe stabiliteti janë kyçe, por unë paralajmërova se serbët [në Kosovë] janë në një pozitë shumë të vështirë dhe se nuk duan ta durojnë terrorin e Kurtit në atë mënyrë që janë detyruar ta durojnë deri në këtë moment”, tha Vuçiç.
Çfare tha Lista Serbe?
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, përshkroi disa hapa që, sipas tij, duhet të ndërmerren para se kjo parti të pranojë të marrë pjesë në zgjedhje.
Si hap kryesor, ai përmendi tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu. Vakumi i sigurisë që do të krijohej me këtë, sipas tij, do të duhej të plotësohej nga KFOR-i dhe misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.
Kërkesa e dytë, sipas tij, është amnistia për të gjithë serbët e arrestuar në dy-tre vjetët e fundit – qoftë për pjesëmarrje në barrikada apo në protesta të ndryshme kundër vendimeve të Qeverisë së Kosovës.
Shumica e këtyre të arrestuarve akuzohen për “shkelje të rendit kushtetues”.
“Ne nuk kërkojmë lirimin e kriminelëve, kërkojmë amnisti për personat e arrestuar që kanë marrë pjesë në protesta apo barrikada. Kjo është diçka që aplikohet kudo në botë, ku ka zona krize”, tha Rakiç.
E, si “kusht mbi të gjitha kushtet”, ai përmendi “fillimin” e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia janë pajtuar qysh në vitin 2013, por marrëveshja për të nuk është zbatuar kurrë. Prishtina zyrtare vazhdimisht ka thënë se kompetencat e tij të gjera do të rrezikonin funksionalitetin e brendshëm të shtetit.
Radio Evropa e Lirë pyeti Listën Serbe nëse do të pranonte ndonjë zgjidhje kompromisi për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk mori përgjigje.
Përgjigje në këtë pyetje nuk ktheu as Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. /REL
Një rrjet trafikantësh droge, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, u godit gjatë një operacioni policer të shtrirë në tre shtete, Gjermani, Italia dhe Hollandë, bënë të ditur të premten përmes një komunikate, Europol dhe Eurojust, dy organizmat europianë të cilët mbështetën hetimet dhe koordinuan ndërhyrjen.
Gjatë aksionit u arrestuan 35 të dyshuar dhe u kontrolluan 51 mjedise në vendet e përfshira. Më shumë se 600 policë u përfshinë në operacion. Rrjeti kriminal dyshohet se është përgjegjës për trafikun në shkallë të gjerë të kokainës dhe kanabisit nga Amerika e Jugut në Evropë dhe shpërndarjen e saj të mëtejshme në të gjithë Bashkimin Evropian. Sipas komunikatës, anëtarët e këtij grupi “njihen edhe për përdorimin e dhunës, duke përfshirë episode torture dhe rrëmbimi me qëllim zhvatjeje”.
Nga të dhënat e hetimit rezulton se “autorët kanë mundur të shfrytëzojnë burime të konsiderueshme financiare që dyshohet se janë marrë nga aktivitete të mëparshme të trafikut të drogës. Ata kishin disa baza logjistike ku ruheshin lëndët narkotike dhe të ardhurat e siguara nga trafiku, e ku mund të takoheshin me njëri tjetrin. Ata kishin në zotërim gjithashtu, një flotë të gjerë automjetesh të pajisura me ndarje të fshehta, të sofistikuara si dhe elefona celularë të pajisur me aplikacione të koduara për mesazhe dhe shërbime të tjera”.
Ky rrjet po ashtu, ka mundur të importojë nga Amerika e Jugut, përgjatë 35 episodeve, 1 ton kokainë dhe 1 ton hashash, në total, në periudhën mars 2020-qershor 2021, nga tregtimi i së cilave, mendohet të jenë gjeneruar të ardhura prej më shumë se 1 miliardë euro. Ndërsa gjatë hetimit, u bë i mundur, sekuestrimi i mbi 1 milion eurove, në cash. Në Gjermani, disa të dyshuar zotëronin një restorant luksoz, një bar dhe një agjenci imobiliare, të cilat, dyshohet, se përdoreshin për të pastruar paratë nga aktivitetet e trafikut të drogës. /VOA
Ndalohet në Zveçan mjeti me targa serbe mbushur me armatime, Sveçla: U parandalua sulm terroristMinistri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se përgjatë ditës së sotme është kapur një makinë me targa serbe, brenda së cilës u gjet një sasi e madhe armatimi, mjete eksplozive dhe municione të ndryshme, shok bomba dhe pajisje e uniforma ushtarake, të dyshuara për organizmin e sulmeve terroriste në Kosovë.
“Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake”, tha Ministri.
Ndërsa shtoi: “Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë.
Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e çdo akti të mundshëm që synon cënimin e sigurisë së vendit tonë.
Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake.”
Gjatë protestave të fundit në veri, grupe të ndryshme kriminale, raportohet se kanë përdorur mjete të ndryshme dhe shok bomba në sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.
Ditëve të fundit në veri janë shpeshtuar edhe sulmet fizike ndaj qytetarëve shqiptarë në veri t Mitrovicës dhe hedhja e shok bombave
Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave dhe sigurisht që di të shijojë frytet e punës së tij.
Legjenda portugeze aktualisht është duke pushuar me familjen e tij në jahtin e tij 5.5 milionë paund në Sardenjë.
Ronaldo së bashku me Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre, po shijojnë pushimet në bordin e jahtit luksoz, 27 metra të gjatë, të cilin e bleu në vitin 2020.
“Azimut Grande” u ndërtua në kantieret e Azimut-Benett në Versilia, Itali dhe nuk u kursye asnjë shpenzim për krijimin e tij.
Jahti ka pesë kabina luksoze dhe gjashtë banja të dekoruara në mënyrë mahnitëse, duke e bërë atë anijen e përsosur për një pushim familjar.
Kuzhina moderne në bord përmban gjithçka që do të dëshironit dhe ka një bar në kuvertë për ata që duan të shijojnë një pije duke shijuar pamjet mahnitëse.
Dhoma e ngrënies së jahtit është perfekte për një darkë romantike ose për një darkë me të gjithë fëmijët.
Ronaldo e bleu super-jahtin në vitin 2020 për 5.5 milionë paund, një shumë që nuk është asgjë për yllin portugez që tani fiton 173 milionë pund në vit duke luajtur për skuadrën saudite Al-Nassr.
Më parë, ai merrte me qira jahtin Africa I nga një kompani charter përpara se të blinte të tijën.