zoom

Day ArchiveEkspertët: Kënaqësia e ulët seksuale sjell humbje të kujtesës

A e kishit menduar se jeta juaj seksuale mund të ndikojë në shëndetin e trurit?

Kënaqësia e ulët seksuale në moshën e mesme mund të jetë një shenjë paralajmëruese e rënies së aftësive njohëse, sipas një studimi të kryer te meshkujt nga studiuesit e Penn State.

Studimi ndoqi marrëdhëniet midis funksionit erektil, kënaqësisë seksuale dhe aftësive njohëse tek meshkujt. Studiuesit zbuluan se humbjet në kënaqësinë seksuale dhe performancën erektile ishin të lidhura me humbjen e kujtesës në të ardhmen.

Të dhënat u morën nga 818 meshkuj. Të dhënat e pjesëmarrësve u vlerësuan për një periudhë 12-vjeçare, nga mosha 56 deri në 68 vjeç. Studiuesit studiuan ndryshimet njohëse të pjesëmarrësve gjatë këtyre viteve. Studiuesit ekzaminuan se si kujtesa dhe funksioni seksual i njerëzve ndryshoi me kalimin e kohës.

Martin Sliwinski, profesor i zhvillimit njerëzor dhe studimeve familjare në Penn State dhe bashkëautor i studimit, tha, “Ajo që ishte unike në lidhje me qasjen tonë është se ne matëm funksionin e kujtesës dhe funksionin seksual në çdo pikë të studimit gjatësor, kështu që ne mund të shihnim se si ata ndryshuan së bashku me kalimin e kohës. Ajo që gjetëm lidhet me atë që shkencëtarët kanë filluar të kuptojnë për lidhjen midis kënaqësisë nga jeta dhe performancës njohëse.”

Studiuesit hulumtuan lidhjen midis ndryshimeve fizike si ndryshimet mikrovaskulare që ndikojnë në funksionin e penisit dhe ndryshimeve psikologjike si kënaqësia më e dobët seksuale, për të parë se si ato lidhen me njohjen (veprimi mendor i përvetësimit të njohurive dhe të kuptuarit përmes mendimit, përvojës dhe shqisave).

Kurti udhëton drejt Brukselit/ A do të takohet me Vuçiç-in për zgjidhjen e krizës?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se të enjten, më 22 qershor, do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

“Nesër do të udhëtoj nga Roma për në Bruksel, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në dialogun e nivelit të lartë të thirrur nga përfaqësuesi i lartë Borrell. Do të insistoj në lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve [të Kosovës] që po mbahen peng nga Serbia, shtensionimin e situatës dhe normalizimin e raporteve”, shkroi Kurti në Twitter.

Më herët gjatë 21 qershorit, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se pret që Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për takim.

Burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë kanë përmendur mundësinë që Kurti dhe Vuçiç të mos kenë takim direkt, por vetëm takime bilaterale me Borrellin.

Më herët, Vuçiç, ka thënë se nuk do të takohet me Kurtin në Bruksel. Megjithatë, ai ka deklaruar se do të vendosë nëse “teknikisht do të paraqitem në atë takim”, duke shtuar se ky do të jetë një vendim i tij strategjik për të cilin do ta informojë opinionin.

Që nga fundi i majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën pasi pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve nga serbët lokalë.

Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët që u zgjodhën më 23 prill – zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Më 29 maj, protestat u përshkallëzuan në dhunë, me serbët që u përleshën në Zveçan me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Më 14 qershor, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u përkeqësuan edhe më tej, pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës. Serbia tha se ata u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj, por Kosova tha se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tri kërkesa sa i përket tensioneve: qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve.

Kurti, ndërkaq, ka paraqitur një plan prej pesë pikash, që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhje. Megjithatë, ai ka thënë se për t’u mbajtur zgjedhje të lira në veri, nevojitet shtet ligjor./ REL

Jo vetëm Luizi dhe Olta! Dy emra të tjerë të njohur, pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të kenë rolet kryesore në filmin “Në kuadër të dashurisë” që po xhirohet, ky dyshen do ta shohim si një çift të martuar, në prag divorci.

Por veç tyre, janë zbuluar edhe dy emra të tjerë të njohur që i janë bashkuar trupës së aktorëve.

Aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa do të jetë gjithashtu pjesë e filmit. Me një karrierë të gjatë kinematografike, Xhepa vjen tashmë në këtë komedi romantike, duke na shtuar edhe më shumë kureshtjen mbi filmin.

Edhe Sara Hoxha, fituese e “Dancing with the stars” ka vendosur të sfidojë veten në aktrim, duke qenë po ashtu pjesë e filmit. Ky është roli i saj i parë në një projekt kinematografik.

EMRI/ Kush është 35-vjeçari që humbi jetën në fasoneri

35-vjeçari që u godit për vdekje nga tranxha teksa punonte në një fasoneri në Thumanë është identifikuar si Taulant Lika.

Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta, pasi tranxha është një mjet prerës i rëndë dhe ka dyshime se 35-vjeçari mund të jetë goditur për vdekje teksa po e transportonte atë.

Ndërkohë, në komunikatën për mediat, policia nuk njoftonte që 35-vjeçari të ishte transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se fasoneria ku ndodhi ngjarja është në pronësi të shtetasit Alfred Kalesha dhe është është hapur si biznes kohët e fundit.

Ndërsa 35-vjeçari Taulant Lika që humbi jetën aty, banonte vetëm pak metra larg fasonerisë.

EMRAT+FOTO/ Shqiptari në SHBA vret gruan dhe më pas veten

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Arben Gllafce, 49 vjeç, që jetonte bashkë me familjen e tij në Huntertoën të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vrau bashkëshorten e tij dhe më pas veten.

Mediat e huaja kanë konfirmuar edhe identitetin e gruas të vrarë, Arjana Gllafce 48 vjeç, e cila është kjo që shikoni në foto.

Arbeni, siç përshkruajnë mediat, qëlloi disa herë me armë gruan e tij dhe më pas kreu vetëvrasje.

Ata ishin prindër të dy fëmijëve, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

WhatsApp ndalon telefonatat e padëshiruara, si duhet të veproni për ta aktivizuar

WhatsApp ka shtuar sërish opsionet e privatësisë. Në menunë e aplikacionit, kjo kategori ka tashmë të shtuar Privacy Check-Up e cila shërben për të përzgjedhur sipas preferencave tuaja se kush mund t’ju shkruajë, telefonojë si dhe të vendosni fjalëkalime për biseda të caktuara apo të bllokoni screenshots për fotot.

Të gjitha opsionet ndodhen tashmë në një kategori kryesore që shërben për “të shtresëzuar mbrojtjen e privatësisë”, telefonatave dhe sigurisë së informacionit personal.

Në të do të gjeni edhe opsionin e ri “Silence Unknown Callers”. Kjo do të ndalojë telefonatat nga numrat e panjohur.

Celulari juaj nuk do të bjerë, por gjithsesi numri do të shfaqet në listën e telefonatave.

Për të parë këto risi në celularin tuaj, përditësoni versionin e aplikacionit.

EMRI+FOTO/ 22-vjeçarja përplaset për vdekje nga makina

Një 22-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor.

Referuar njoftimit të policisë, e reja, e identifikuar si Elisa Aliaj, ishte përplasur nga një makinë një ditë më parë në lagjen nr.17 në Durrës, teksa ecte në rrugë.

Pas aksidentit, ajo u dërgua në spital, ku edhe ndërroi jetë këtë të mërkurë.

Ndërkohë, policia ka arrestuar 24 vjeçarin Indrit Ukra i cili drejtonte makinën që përplasi të renë.

Çmenduri amerikane, biletat shkojnë në stratosferë për të parë debutimin e Leo Messit

Lnionel Messi do të debutojë me skuadrën e tij të re, Inter Miami, pas një muaji, por biletat kanë “avulluar”, që tani.

Lojtari argjentinas do të zbresë në fushë më 21 korrik kundër skuadrës meksikane Cruz Azul.

Do të jetë një duel në kuadër të Kupës së Ligës, një kompeticion i ri që vë përballë njëra-tjetrës skuadrat nga MLS dhe Liga MX.

Ndikimi i transferimit të Messit në MLS ka qenë i menjëhershëm.

Biletat e këtij takimi tashmë janë shitur dhe flitet se në treg të zi çmimet kanë shkuar në qiell: nga 1319 dollarë deri në 6000 dollarë.

Në mungesë të zyrtarizimit dhe saktësimit të detajeve përfundimtare të kontratës, synimi i Inter Miamit është që lojtari nga Rosario të debutojë më 21 korrik në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër meksikanit Cruz Azul.

Këtë e ka konfirmuar Jorge Mas, aksionari kryesor i klubit amerikan.

“Mendoj se do të ketë gjithmonë një epokë para dhe një pas Messit kur flasim për sportin në Shtetet e Bashkuara… Unë kam një besim shumë, shumë të fortë se ne mund të krijojmë në Amerikën e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara, nëse jo ligën më të mirë, dy ligat më të mira në botë”.

Pronari i Inter Miami beson se transferimi i yllit argjentinas në Amerikë do të jetë një nxitje e madhe për MLS:

“Messi do të jetë ambasadori dhe “magneti” më i fuqishëm në historinë e Major League Soccer. Thjesht prania e tij në këtë ligë do të tërheqë talente të të gjitha moshave dhe të gjitha niveleve. Mendoj se është një mundësi e jashtëzakonshme dhe e paprecedentë përpara nesh”, tha David Beckham. /zoom.al/

Komentuesi e quan prostitutë/ “Shpërthen” Arjola Demiri: Baxhellë mund të jenë nënat tuaja

Ish-banorja e “Big Brother Vip 1”, Arjola Demiri është përplasur me komentuesit në “Instagram”.

Shkak për këtë është bërë një video e postuar nga aktorja Demiri, ku shfaqet në një kishë duke bërë lëvizje sensuale.

Këto lëvizje, për komentuesit, janë të papranueshme dhe të papërshtatashmë në një ambient të tillë si kisha.

“Kulti nuk është vend ku prostitutat bëjnë gjeste të tilla”, i shkruan një komentues.

Edhe përgjigja e Arjolës është e ashpër dhe ofenduese: “Unë jam një artiste në vendin e gabuar, ndërsa baxhellë mund të jenë nënat tuaja, që ju kanë dhënë këtë lloj formimi. Vizat, alkooli dhe imoraliteti janë veç të tuat.”

“Ndër 10 mijë diskoteka, në kishë e gjete të bësh si seksi? Niveli i artistëve shqiptarë është nën zero. Injorante”, i shkruan një qytetare tjetër.

Arjola Demiri i shpjegon se ky kërcim ishte sepse brenda në kishë ishte një festë.

“Edhe jua shpjego budallicave, edhe s’marrin vesh. O gomar, o lopaaa, në kishë u bë festa o muuu. Njerëzit hëngrën, pinë e kërcyen”, përgjigjet ajo.

Ndërsa një komentuese tjetër e quan femër rrugësh, që bën gjeste që sipas saj, nuk i kanë hije një nëne.

Më poshtë videoja e kërcimit sensual të Arjola Demirit në kishë:

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Ishte duke punuar në fasoneri/ 35-vjeçari goditet për vdekje nga tranxha

Një 35-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në ambientin e punës.

Sipas njoftimit të policisë, 35-vjeçari punonte në një fasoneri në Thumanë, kur u godit nga një tranxhë.

Ai ndërroi jetë prej plagëve të marra, ndërsa autoritetet po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.