zoom

Day ArchiveAta me pamje të papërshtatshme s’pranohen, “rregullat” e koncertit të Enrique Iglesias në Tiranë

Këngëtari i famshëm i muzikës latine, Enrique Iglesias, i njohur për hitet e tij të shumta do të mbajë për herë të parë një koncert në Tiranë, në Sheshin Skënderbej më 30 qershor.

Ndërkohë që na ndajnë edhe pak ditë nga koncerti, biletat vijojnë të shiten si online, po ashtu edhe fizikisht te Teatri i Operës dhe Baletit në Tiranë. Blerja e biletës shoqërohet edhe me një rregullore, me disa pika që duhet të kihen parasysh nga personat që do të marrin pjesë në koncert.

Njëra pikë e rregullores thotë që organizatorët kanë të drejtë të mos pranojnë në shfaqje persona që u duken atyre të papërshtatshëm, një masë që deri më tani nuk është marrë në ndonjë koncert të mbajtur në Shqipëri.

Gazetarja Kozeta Kurti, që ka blerë biletën për në koncertin e 30 qershorit, ka reaguar lidhur me këtë pikë të rregullores, duke e cilësuar si të pakuptimtë.

“Bleva një biletë për koncertin e Enrique Iglezias në Shqipëri, por nuk e dua më! Kush e do, të më thotë. Do ta fal në rastin më të parë. Këtë rregullore e lexova pak më vonë: Organizatorët paskan të drejtë të mos pranojnë persona që u duken atyre të papërshtatshëm. Çfarë konsiderohet e papërshtatshme? Kush do ma vlerësojë surratin? Rojet te dera? Me gjithë respektin për profesionin fisnik të rojes, ata nuk mund t’i bëjnë check fytyrës sime, sikurse të jenë çanta dhe xhepa”, shkruan Kozeta Kurti në rrjetet sociale. “Në fakt, unë e di çfarë është e papërshtatshme… këta të papërshtatshëm vetëm të vendosin të vijnë nëpër koncerte, se po vendosën, është e sigurt që do të hyjnë të parët; madje nga vip zona”, thotë Kurti.

Bora Zemani largohet nga Përputhen dhe e zëvendëson…Efi!

“Përputhen” ishte një nga emisionet që u komentua më së shumti nga banorët brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Madje u përfol se pas daljes nga shtëpia, Kiara Tito mund të ishte një nga pretendentet për ta moderuar, duke i zënë vendin Bora Zemanit. Por Kiara është bërë tashmë moderatore e “Kepit të Vip-ave”.

Ajo që po përflitet e që konfirmohet nga ‘Kryefjala’ nuk është vetë ish-konkurrentja, Efi Dhedhes.

Kujtojmë se Bora do moderojë ‘Dancing with the Stars’, ndaj do duhet gjetur një zëvendësuese. Por, na mbetet të presim deri në shtator për të zbuluar se kush do e moderojë!

Çfarë mbrëmje për Shqipërinë, mposht Ishujt Faroe dhe merr vendin e dytë pas humbjes së Polonisë

Shqipëria mposhti me rezultatin 3-1 Ishujt Faroe në një ndeshje emocionuese dhe ngjitet në vendin e dytë në Grupin E.

Kuqezinjtë dominuan në transfertë duke zhvilluar një futboll sulmues, duke e tundur tre herë rrjetën ndërsa humbën dhe një penallti.

Bajrami zhbllokoi shifrat në minutën e 20’. Rikuperim i Taulant Seferit, asist i bukur i Jasir Asanit, finalizim i saktë i Nedim Bajramit.

Cikalleshi, humbi një shans të artë nga penalltia. Dhe më pas vendasit vendosën baraspeshën në fund të pjesës së parë me Faero.
Në fillim të pjesës së dytë Asllani, shënoi një gol të jashtëzakonshëm për 2-1.
Për të mbyllur llogaritë mendoi Muçi, që shënoi një gol të bukur pak minuta pasi hyri në fushë.
Kjo fitore e Shqipërisë merr vlera të dyfishta, pasi Moldavia shokoi Poloninë duke fituar me përmbysje 3-2.
Pas tri ndeshjesh Shqipëria ka 6 pikë dhe mban vendin e dytë, një pikë më pak se Çekia në krye të Grupit E, ndërsa Polonia është e parafundit me vetëm tri pikë. /zoom.al/
Kur duhet të falni një partner jobesnik?

Shumë partnerë zgjedhin të falin tradhëtinë. Kjo ndodh me partnerët  të cilët janë të befasuar nga zbulimi, si dhe ata që panë sinjalet (red flags). Megjithatë, në çdo rast, brenda marrëdhënieve, pabesia është tradhti. Mund të jetë shkatërruese për familjen, miqtë dhe komunitetin. Por nuk është mëkat i pafalshëm. Mes partnerëve, ekzistojnë metoda efektive për të falur tradhtinë

Në shumë raste, sidomos kur një çift vendos të qëndrojë i bashkuar, partneri i pabesë është ai që shpreh pendim dhe betohet se nuk do ta bëjë më. Megjithatë, edhe në mungesë të pendimit të duhur, një palë e pakënaqur nuk duhet të përvetësojë automatikisht një mentalitet ndëshkues “fal, por kurrë mos harro”, sepse falja i sjell dobi falësit.

Benefitet e faljes

Falja është njohur prej kohësh si një përgjigje pozitive, proaktive, e ndjeshme ndaj pakujdesisë – për të gjithë të përfshirët. Megjithatë, falja e tradhtisë është një sfidë unike. Ndoshta nuk është për t’u habitur, studiuesit pranojnë se falja e tradhtisë në marrëdhënie përfshin investime të konsiderueshme nga të dyja palët.

Falja nuk do të thotë të pranosh të vazhdosh lidhjen. Në disa raste, ajo madje siguron mbyllje për një partner që ishte i pavendosur ose i pasigurt për stabilitetin e marrëdhënies në radhë të parë. Në raste të tjera, falja është një komponent i shëndetshëm i shpërbërjes së marrëdhënieve, duke e bërë më të lehtë zgjidhjen e ndarjes për të dyja palët, si dhe miqtë e prekur dhe anëtarët e familjes. Pyetja më praktike në shumë raste është se nuk duhet të falësh, por si ta bësh? Hulumtimi ka disa përgjigje.

Falja si Proaktive dhe Reaktive

Falja e një partneri jobesnik është një zgjedhje, por varet edhe nga perceptimi i partnerit fajtor. Peilian Chi (2019) hetoi faktorët që lehtësojnë faljen e një bashkëshorti jobesnik nga një perspektivë stresi dhe përballimi. Ata vënë në dukje se nga ana njohëse, falja përfshin vendosjen për të hequr hidhërimin dhe mendimet e hakmarrjes, gjë që nxit rikthimin e emocioneve pozitive. Duke ekzaminuar lehtësuesit intrapersonalë dhe ndërpersonalë të faljes në një kontekst martesor kinez, ata zbuluan, ndër të tjera, se “personaliteti i orientuar nga solidariteti” dhe perceptimi i motivimit të partnerit për pajtim lehtësuan ndjeshmërinë dhe nivele më të larta të faljes vendimmarrëse, të cilat nga ana tjetër promovuan emocionale falje. Në lidhje me vetë martesën, Peilian zbuloi se forca e lidhjes martesore të një çifti para tradhtisë parashikonte më shumë falje emocionale.

Hulumtime të tjera pranojnë se falja nxitet nga më shumë se vendimmarrja proaktive nga bashkëshorti i pafajshëm. Kjo nxitet edhe nga bindshmëria e palës fajtore.

Menelaos Apostolou dhe Nikolaos Pediaditakis (2022) shqyrtuan procesin e faljes së tradhtisë, duke u fokusuar në taktikat e bindjes së përdorur nga partneri i humbur. , të cilën ata e klasifikuan në gjashtë taktika bindjeje, të cilat përfshinin këmbënguljen që nuk do të ndodhte më kurrë, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënies, duke fajësuar partnerin që i shtyu ata të mos ishin besnikë dhe duke nënvlerësuar rëndësinë e lidhjes së tyre. Sa i përket efektivitetit, ata zbuluan se mbi 40% e pjesëmarrësve treguan se të paktën një nga taktikat do t’i shtynte ata të falnin partnerin e tyre.

Por falja nuk do të thotë të qëndrojmë gjithmonë bashkë.

Falja ndërsa ndahesh

Disa akte tradhtie janë më të vështira për t’u falur se të tjerat, veçanërisht kur partneri nuk shpreh keqardhjen e duhur, e minimizon incidentin ose nuk është i përkushtuar të parandalojë mosmarrëveshjet e ardhshme. Megjithatë, edhe në këto raste, të cilat zakonisht nxisin shpërbërjen e marrëdhënieve, mosgatishmëria për të shfrytëzuar një shans që historia mund të përsëritet, nuk përbën mosfalje. Falja ka gjithashtu përfitime emocionale për palën që fal, ndërsa partneri fajtor duhet të jetojë me pasojat e veprimeve të tij. Për palën e pafajshme, falja është emocionalisht çliruese, pasi ata vazhdojnë të zgjedhin një partner të ri që është besnik, i besueshëm dhe i besueshëm.

 

Kush janë miliarderët e zhdukur në bordin e nëndetëses që po eksploronte Titanikun?

Ekipet e kërkimit-shpëtimit janë në luftë me kohën për të shpëtuar personat që ndodhen në nëndetësen e zhdukur gjatë eksplorimit të rrënojave të Titanikut.

Ekipet amerikane dhe kanadeze, po vijojnë punën për të bërë të mundur shpëtimin e 5 personave që ndodheshin në bordin e nëndetëses.

Mbetjet e Titanikut ndodhen rreth 435 milje (700 km) në jug të St John’s, Newfoundland dhe misioni i kërkim shpëtimit po vlerësohet tepër i vështirë.

Kush janë personat që ndodhen në bordin e nëndetëses?

Hamish Harding, një eksplorues dhe biznesmen britanik 58-vjeçar i cili është kryetar i firmës së avionëve Action Aviation,
Biznesmeni miliarder pakistanez Shahzada Dawood, dhe djali i tij, Suleman.

Është raportuar gjerësisht se Stockton Rush, CEO i OceanGate – kompania që organizoi misionin – është në bord gjithashtu.

Eksploruesi francez 73-vjeçar Paul-Henry Nargeolet mendohet të jetë gjithashtu në bord, sipas një postimi në Facebook nga Harding para fillimit të zhytjes.

Sipas ekspertëve nëndetësja ka 70-96 orë oksigjen të mbetur, duke nisur nga ora 17:00 me orën lokale të së hënës.

Nga të dhënat paraprake duket se nëndetësja ka pësuar një defekt dhe ka përfunduar në fund të oqeanit.

Perla e Asllanit kalon Shqipërinë në avantazh në Ishujt Faroe

Shqipëria ka kaluar përsëri në avantazh kundër Ishujve Faroe.

Bajrami zhbllokoi shifrat në minutën e 20’. Rikuperim i Taulant Seferit, asist i bukur i Jasir Asanit, finalizim i saktë i Nedim Bajramit.

Cikalleshi, humbi një shans të artë nga penalltia. Dhe më pas vendasit vendosën baraspeshën në fund të pjesës së parë me Faero.
Në fillim të pjesës së dytë Asllani, shënoi një gol të jashtëzakonshëm për 2-1. /zoom.al/
Lulzim Basha dorëzon kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike

Lulzim Basha do të jetë kandidati i dytë përballë Gjergj Hanit për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Basha ka dorëzuar kandidaturën e tij nëpërmjet një emaili vetëm pak orë para mbylljes së afatit të përcaktuar.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike do të mbahen në datë 29 Korrik, ndërkohë që pritet që në javët në vijim të nisë edhe fushata brenda partisë.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të së martës organizuar nga PD-ja zyrtare të pranishëm nga grupi parlamentar ishin vetëm 7 deputetë.

17 të tjerë nuk morën pjesë duke e paralajmëruar mungesën përmes një njoftimi zyrtar ndërsa pjesa tjetër i është bashkuar grupit “Berisha”.

Shqipëria në avantazh kundër Ishujve Faroe, Cikalleshi humbet shansin e artë

Shqipëria ka kaluar në avantazh kundër Ishujve Faroe. Bajrami zhbllokoi shifrat në minutën e 20’.

Rikuperim i Taulant Seferit, asist i bukur i Jasir Asanit, finalizim i saktë i Nedim Bajramit.

Ky ishte goli i dytë radhazi për 24-vjeçarin nga Tetova për kuqezinjtë. /zoom.al/

Çmimi i energjisë për furrat e bukës! ERE: Kush nuk bën vetëm bukë, çmimin dyfish

Furrat që prodhojnë produkte të tjera përveç bukës kanë marrë kërkesë nga OSHEE dhe Enti Rregullator i Energjisë që të paguajnë tarifa energjisë si çdo biznes tjetër.

Institucionet po diskutojnë liberalizimin e çmimit për këto njësi, që aktualisht energjinë e marrin të subvencionuar nga shteti me çmimin 7.6 lekë kW/h, për tu furnizuar si bizneset e tjera në tension të mesëm me 18 lekë kW/h.

Nëse kjo ndodhi çmimi për këto njësi biznesi gati mund të dyfishohet. Kreu i ERRE në raportimin për deputetët pohoi se kanë propozuar që subvencion të behet vetëm për furrat që prodhojnë bukë masive.

“Jemi në diskutim me shoqatën e furrave të bukës. Ideja është që ka biznese të kësaj kategorie që shesin edhe ëmbëlsira, përveç kësaj kanë vendosur edhe banakë frigoriferike që shitet bulmet, ndërsa një dyqan që është nga ana tjetër e murit e paguan energjinë me tjetër shifër. Edhe në bisedimet që kemi zhvilluar me përfaqësuesit e furrave të bukës, ua kemi bërë të qartë që çmimi i favorizuar është vetëm për prodhimin e bukës.”– tha kreu i ERE Petrit Ahmeti.

Diskutimet tashmë janë fokusuar në ndarjen fizike të ambienteve në këto njësi duke instaluar kështu dy matësa të ndryshëm energjie, por kjo praktikë sipas ERRE është e kundërligjshme dhe do të sillte precedentë të rrezikshëm.

Shoqata gjithashtu ka kërkuar për një tarifë të mesme midis kufirit 7.6 lekë/ kë/h dhe 14 lekë kW/h.

Zhaklin Lekatari flet për videon e Gjicit: Vajza ka ushtruar dhunë…

Gazetarja Zhaklin Lakatari ka komentuar video-skandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë me një grua, duke thënë se ka qenë kjo e fundit që ka dhunuar Gjicin.

Në një intervistë për një emision televiziv ajo theksoi se nuk kishte abuzim në videon intime të Gjicit, ndërsa tregoi se kush do të konsiderohej dhunë.

Më tej ajo nënvizoi se Gjici theu etikën dhe se duhet të largohej nga puna.

“Mua nuk më intereson fare shoqëria shqiptare, është apo jo gati. Gjërat ndodhin pa i pyetur shqiptarët nëse duhet të ndodh një gjë ose një tjetër. Shqiptarët të përveshin mëngët dhe të shohin ku është bota dhe ku janë vetë. Ai bëri shumë mirë që dha dorëheqjen sepse theu etikën. Nëse merret vesh që kjo zonjë e ka filmuar Gjicin pa dijeninë e tij , quhet dhunë”- tha ajo.