Aplikacion
Safet Gjici dyshohet se ishte paralajmëruar se ditët e tij në zyrën e Bashkisë së Kukësit ishin të numëruara.
Gazetarja Glidona Daci, së bashku me Artan Hoxhën, pohuan në një studio televizive se Gjici kishte debatuar me një anëtar të Këshillit Bashkiak dhe pas këtij momenti, ai ishte vënë në alert.
Pjesë nga biseda në studio:
Glidona Daci: Po ka pasur dijeni sepse një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak në mbledhje i ka thënë “Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar bashkie se do shikosh çfarë do të të bëj!” Dhe kjo gjë e ka vënë Safet Gjicin në alert dhe ka filluar të dyshojë. Ka lajmëruar dhe zyrtarë të tjerë
Artan Hoxha: Janë konfliktuar me këtë anëtar të Këshillit, ka pasur debate të mëhershme, është i një partie tjetër. Shiko, kur Gjici ka shkuar në Kukës ky personi ka qenë i Partisë Socialiste dhe në momentin që Gjici e ka marrë Kukësin në administrim ai personi ka ikur. Ka patur debat dhe gjatë fushatës elektorale, por debati në mbledhjen e 9 Qershorit ka pasur debat se ky anëtari i Këshillit Bashkiak ka fituar mes 4 anëtarëve të këshillit për të qenë në Këshillin e Qarkut dhe zoti Gjici nuk e ka pranuar. Në gjaknxehtësi e sipër, kanë bërë debat verbal. Në Kukës flitej dhe para zgjedhjeve që kishte diçka.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njoftoi se lëvizja e autobusëve dhe kamionëve nga Kosova për në Serbi është ndaluar, konkretisht në pikëkalimet Jarinjë dhe Merdare.
Bllokadat, sipas ministrisë, janë shkaktuar si pasojë e protestave që janë duke u mbajtur në territorin serb.
“Ju njoftojmë se në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Protestuesit kanë bllokuar gjithashtu pikën kufitare në Bërnjak. Nuk është i sigurtë për momentin as kalimi i veturave.
🚗Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.
🚗Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë”, bëri me dije ministria në një reagim zyrtar në “Facebook”.
Në disa grupe në rrjetin social, Telegram, serbët kanë thënë se rrugët janë bllokuar nga drejtues të kamionëve me mallra serbe, si shenjë revolte ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar hyrjen e kamionëve me targa dhe mallra serbe në territorin e Kosovës, prej javës së kaluar.
Qeveria e Kosovës mori më 14 qershor, për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.
Seks në “Kepin e Vipave”/ Olsa Muhameti flet hapur: Jam e bindur që ka ndodhur“Kepi i Vipave” është programi më i ri televiziv që pritet të nisë së shpejti.
Regjisorja Olsa Muhameti tregoi më shumë detaje nga ky format, duke dhënë përgjigje edhe për pyetjen “A do të ketë seks?”.
Olsa rrëfeu gjatë një interviste se marrëdhënie intime mes protagonistëve janë regjistruar, por nuk do të transmetohen për publikun.
Pjesë nga intervista:
Erjola Doci: A do kemi dashuri?
Olsa Muahmeti: Ka pasur copëza, do të ketë. E quaj ka pasur sepse kanë përfunduar xhirimet.
Ronaldo Sharka: Por nuk janë pjesë e formulës ëë?
Olsa Muhameti: Jo nuk është pjesë e formulës. “Kepi i VIP-ave”, është formua shumë e thjeshtë me një fjali: Të rinj të cilët pushojnë pa rregulla në një resort luksoz dhe të gjitha këto elementë dhe kushtet në të cilat jetojnë, është shumë e bukur të shohësh se çfarë situatash do të gjenerojnë. Pra çfarë miksi do të sjellë ky miks personazhesh që jetojnë bashkë në katër vileta të ndara, por që janë ngjitur me njëri-tjetrin dhe i bashkon pishina.
Ronaldo Sharka: Një pyetje e drejtpërdrejtë që vjen nga publiku, a do të ketë seks në “Kepin e Tundimeve”?
Olsa Muhameti: Seks mund të ketë pasur, por ne nuk kemi xhiruar gjë sepse nuk kemi qenë të fokusuar të ruajmë ata që bënin seks.
Ronaldo Sharka: Mund të ketë pasur?
Olsa Muhameti: Po besoj që edhe mundet, jam e bindur për këtë që ka pasur.
Një tjetër kryebashkiak në skandal seksual? Denoncimi i fortë: Ka audio-përgjim në zyrë si GjiciJo vetëm Safet Gjici, por akuza për përfshirje në skandal seksual ka edhe për kryebashkikaun e Kuçovës. Fjala është për kryebashkiakun socialist të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, që sipas deputetit të opozitës, është regjistruar po ashtu në momente intime në zyrën e bashkisë.
Por, ndryshe nga Gjici, shtoi Maliqi gjatë një interviste televizive, për Kreshnik Hajdarin ka vetëm audio-përgjim dhe jo pamje me figurë.
“Di që kjo po ndodh. Kur ndodh në qeveri ndodh në të gjitha institucionet edhe të pushtetit lokal. Edhe rasti i Kuçovës është me audio. Nuk është me figurë. Është shpërndarë në të gjitha rrjetet. Nuk mund të duket ndonjë habi e madhe. Ka audio përgjim në zyrë si Safet Gjici. Por nuk e ka me figurë. E di gjithë Kuçova këtë histori. Ka kohë që bëhet jo vetëm një muaj para zgjedhjeve. Këta tallen me taksat e qytetarëve. Kuçova është bashki e madhe por janë tallur”, deklaroi Lefter Maliqi.
I doli fotoja me Alma Koçin/ Reagon Sazan Guri: Isha në restorant me nusen, kjo erdhi dhe…Sazan Guri është një nga personazhet publikë me të cilin 40-vjeçarja Alma Koçi, vajza në video-skandalin seksual me Safet Gjicin, kishte foto.
Zoom.al publikoi këtë të hënë foto të 40-vjeçares me politikanë të ndryshëm si ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-deputeti Ben Blushi, moderatori Arjan Çani, por deri më tani reagim pas pasur vetëm nga aktivisti Sazan Guri.
Gjatë një interviste televizive, ai pranoi se është takuar me Alma Koçin, por sipas tij, kjo ka ndodhur vetëm një herë dhe gjatë atij takimi i ka dhuruar 40-vjeçares një libër.
“Nuk kisha ndërmend të flisja për këtë çështje, por pashë sot se si një gazetar, meqë pyeti dhe unë i thashë që po i kam dhënë një libër që ka ide, por ai e ka shkruar sikur i kam dhënë një projekt të falur. Atë vajzën e kam takuar vetëm një herë, më ka ardhur me një kushëririn tim që kishte një tokë në Durrës. Ai libër, “Psikologjia e qenit” ka tre vjet që kur nisën problemet në Bashkinë e Pogradecit me qentë e rrugës, dhe aty thuhet se si hyhet në diskutim me kryetarët e bashkive në Shqipëri. Kjo erdhi dhe mori librin, ndërsa isha në një restorant në Durrës me nusen time dhe nuk e kam parë më. Unë sugjeroja që ushqimet që mbeteshin nga njerëzit në kompleksin turistik, t’u jepeshin qenve të rrugës”, tha Sazan Guri.

Këngëtarja Bebe Rexha u godit me celular gjatë një koncerti në The Rooftop në Pier 17.
Pas sulmit, vetë Bebe postoi foto në rrjetet sociale, ku duket syri i nxirë për shkak të goditjes, ndërsa ka edhe 3 qepje në pjesën e vetullës.
Ajo njoftoi ndjekësit se gjendja e saj është e mirë, ndërsa autori i sulmit, i identifikuar si Nicolas Malvagna, 27 vjeç, u arrestua. Malvagna ndodhet në paraburgim nga policia dhe pritet të dalë të hënën në gjyq.


“Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth”, kështu shkruante Safet Gjici në ditën kur kushdo pa dhe komentoi skandalin e tij seksual në zyrën e Bashkisë së Kukësit.
Pra, Gjici u justifikua se nuk me vajzën në video kishte marrëdhënie intime prej kohësh dhe nuk bëhej fjalë për një kënaqësi të çastit.
Por pjesa e dytë e videos e publikuar sot nxjerr në pah gënjeshtrën e Safet Gjicit.
“Ti je me shtëpi në Durrës apo Mëzez?”, e pyet Gjicin vajzën në video.
“Në Kashar”, i përgjigjet ajo.
Kjo do të thotë se Gjici dhe vajza nuk njiheshin prej kohëah, ashtu siç pretendon ish-kryebashkiaku. Nëse do të ishte vërtet kështu, vendbanimi do të ishte një informacion për të cilin Gjici nuk do të kishte nevojë të pyeste edhe në ditën e skandalit seksual.
Për të parë videon, klikoni në linkhttps://youtu.be/M30zU798RoI (biseda për vendbanimin në minutën e 6).
“Në kuadër të dashurisë”/ Detajet nga filmi që bëri çift Luizin dhe OltënFilmi që bëri bashkë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin (të konfirmuar) do të quhet “Në kuadër të dashurisë”.
Nga dy kundërshtarë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Luizin dhe Oltën këtë herë do t’i shohim në një romancë romantike, në kuadër të filmit, kuptohet.
Ata janë çift i martuar prej vitesh, por kohët e fundit kanë nisur mosmarrëveshjet dhe po bëjnë gati letrat e ndarjes. Por një telefonatë e papritur nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje.
Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lërë Tiranën, e të nisen në Korçë. Ky udhëtim do t’i bëjë ata të mendojnë edhe një herë gjithçka.
Pse qeveria nuk flet për Eurobondin dhe dyshimet e investitorëve tek shifrat zyrtare të ShqipërisëQeveria shqiptare pak ditë më parë emetoi në tregjet ndërkombëtare Eurobondin e gjashtë, me një vlerë 600 mln euro dhe me shumë ndryshime nga ato të mëparshmit. Ministria e Financave është munduar shumë që emetimi i këtij borxhi të mos bëhet publik. Fillimisht, pyetur nga gazetarët, ministrja Delina Ibrahimaj nuk dha asnjë detaj për procesin, por paralajmëroi një konferencë që nuk u bë kurrë. E pyetur për së dyti Ibrahimaj tha vetëm: “interesi nga investitorët ka qenë i lartë”.
Ishte Bursa e Londrës ajo që na njoftoi për një zhvillim kaq të rëndësishëm në financat e shtetit shqiptar.
Eurobondi më i shtrenjtë në një dekadë
Eurobondi 600 milion eurosh do të emetohet me një kupon 5.9% dhe yield mesatar 6.13%. Hera e fundit që një i tillë ka qenë mbi këto nivele ishte viti 2010, pak kohë pas krizës financiare botërore të 2008-s. Kjo do të thotë, që kur qeveria të paguajë ata që do të blenë këtë borxh, do të humbasë miliona të tjera, pikërisht nga norma e interesit. Borxhi i ri maturohet më 9 qershor të vitit 2028, pra pas 5 vitesh dhe interesi do të paguhet çdo vit më datën 9 qershor.
Norma e lartë e Eurobondit nuk është faji i qeverisë, sigurisht lidhet me normën e lartë të interesit të bankave qendrore që ndikon drejtëpërdrejtë tek interesat (yield-et) e titujve të borxhit, si Bono Thesari, Obligacione dhe Eurobond. Por faji i qeverisë është tek dalja në tregjet e jashtme në një periudhë kaq delikate, thënë kjo nga ekspertët ndërkombëtarë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, që në dhjetor 2022, lajmëruan Shqipërinë të mos emetojë Eurobondin përgjatë vitit 2023, pikërisht për shkak të normave të larta sepse do të kërcënonte stabilitetin financiar të vendit. Rekomandimi tjetër i autoriteteve ndërkombëtare ishte i mosnxjerrjes së Eurobondit me afat të shkurtër, ashtu siç ka bërë Shqipëria. Norma e lartë e kthimit dhe afat i shkurtër maturimi ushtron presion mbi financat e Shqipërisë, pasi për pak kohë duhet të nxjerrë nga buxheti miliona euro.
Investitorët ndërkombëtarë nuk besojnë tek statistikat zyrtare të Shqipërisë
Është kjo një ndër pikat kryesore të qarkores së Eurobondit, një dokument prej 200 faqesh, ku listohen risqet e tregjeve në Shqipëri, për t’i ofruar investitorëve të interesuar një panoramë të qartë nëse vendosin të blenë borxhin shqiptar. Qarkorja e punuar nga Bursa e Londrës, i tregon të interesuarëve se statistikat publike të Shqipërisë janë jo të sakta, të kufizura, jo të besueshme dhe jo me frekuencën e duhur të publikimeve dhe përditësimeve, sidomos krahasuar me vendet e tjera, përfshirë ato të Bashkimit Europian
Për këtë arsye, në qarkore këshillohen investitorët që statistikat që janë pjesë e raportit t`i marrin me rezerva dhe po ashtu riskun që buron nga pasaktësia e tyre. Asnjë prej statistikave në raport nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, thuhet më tej. Edhe për vetë llogaritë e Prodhimit të brendshëm Bruto ka pikëpyetje, ndërkohë që si një ndër arsyet e kësaj situate, pra të statistikave publike të pasakta dhe jo shumë të besueshme vlerësohet edhe koordinimi mes vetë institucioneve shqiptare.
Rreziqet e blerjes së borxhit shqiptar
Në të njëjtin dokument, investitorët e huaj paralajmërohen se Shqipëria është ndër ato vende me më shumë rreziqe se sa përfitime, duke hedhur poshtë konstatimin e ministres Ibrahimaj, se për këtë Eurobond ka patur interes të lartë, sidomos kur mungojnë të dhënat.
Fillimisht përmendet inflacioni si faktor që nëse zgjat më shumë, mund të shkaktojë stanjacion ekonomik.
Demografia është një tjetër pikë ku Shqipëria vlerësohet si e rrezikuar, për shkak të emigracionit të lartë, kryesisht të profesionistëve si dhe të plakjes. Këto dy fenomene mund të dëmtojnë skemën e pensioneve dhe defiçitin e skemës, thuhet në raport.
Në raport përmendet si problem edhe varësia e vendit tonë nga kushtet atmosferike për prodhimin e energjisë, në një kohë që një përkeqësim i tyre mund të rëndojë prodhimin energjetik e për rrjedhojë edhe financat e vendit. E njëjta gjë vlen për risqet që burojnë nga fatkeqësitë natyrore, pasi evenimente të tilla padiskutim që mund të sjellin pasoja afat-gjata në financat publike.
Situata financiare e Shqiprisë dhe të gjithë Europës është ndoshta në momentin më të pasigurtë të saj, përballë zhvillimeve dhe krizave të papërjetuara më herët. Por gjithsesi qeveria zgjodhi të përballet përveç se me kritikat, me rrezikun real të normave të interesit dhe (si zakonisht) kundërshtoi ekspertët ndërkombëtarë. Një vendim i tillë tregon se qeveria ka nevojë për para dhe likuiditet dhe askush përveç të huajve nuk do të mund të blinte borxhin e saj. Gjasat që një shtet, në këtë rast Shqipëria, të falimentojë janë pothuajse inekzistente, por gjasat që ajo mund të goditet fort, janë më të larta se norma e Eurobondit./Shkruar nga G.T për Zoom.al
Video nr. 2 e skandalit të Gjicit/ Pasi e puth në ballë, Alma i kërkon një tender dhe një punë
Një tjetër video e dyshes Alma-Safet është publikuar së fundmi, por këtë herë duke biseduar. Në pamje, duket Alma K. që puth në ballë Gjicin, me të cilin prej disa muajsh kishte marrëdhënie intime dhe më pas i kërkon një tender.
Sipas bisedës, bëhet fjalë për tenderin e sterelizimit të qenve dhe ish-kryebashkiaku i Kukësit e pranon direkt.
Video është e së njëjtës ditë, por sipas orës në kamera, ka ndodhur pak momente pas aktit seksual.
Biseda:
A.K.: Do më ndihmosh të bëj një rrethim për qentë apo jo?!
Eeee na sajo ndonjë pune këtu re, të vi të marr një shtëpi me qira këtu.
Kam dy shkolla.
Shteti do më paguaj, s’do më paguash ti…
Safet Gjici: Për qentë?!
A.K.:Hë?
Safet Gjici: Tani.
Do shkosh, do ta thërrasim këtë që merret me këto punët e qenve.
Do t’ia lesh ato…
A.K.:Letrat, po.
Safet Gjici:Se si i ke, se duhet kalu me vendim këshilli kjo e para.
A.K.:Se kam gjetur gjithë atë tokë. 400 mijë lekë të vjetra shkonte thurja me të perdorura.
Safet Gjici: Po mirë se nuk është problemi aty, problemi eshte qe, ne si do ta kryejme proceduren, qe gjithe qente e rruges qe marrim ketu t’i sjellim atje dhe si shkon, sa shkon situacioni, preventivi, njeren tjetren…
A.K.: I kam me projekt te tera.
Safet Gjici: Me projekt??!! Tani ta therras une kete edhe shko ti aty te…
A.K.: Eshte ketu te bashkia??
View this post on Instagram