Aplikacion
Gastronomia tradicionale shqiptare është një tjetër “justifikim” për të vizituar një nga vendet më të bukura dhe më të panjohura të Mesdheut. Një trashëgimi që tregon shumë për të kaluarën e saj të afërt.
Po ecja mes ndërtesave shumëngjyrëshe sovjetike në Tiranë kur Gjergji më fton në shtëpinë e tij për drekë. Gruaja e tij e kishte shtruar tryezën. Shpejt e gjej veten përballë një tavoline me djathra mali, kastraveca, mish qengji me rozmarinë dhe shegë.
Me gjithë këto 100 vite vështirësi, shqiptarët ende i përmbahen besës, kodit të lashtë të nderit kur ftojnë të panjohur në tryezën e tyre. Pasi Musolini pushtoi vendin, fshatarët myslimanë dhe katolikë, si babai i Gjergjit, fshehën hebrenjtë në male.
“Nuk humbëm njeri”, thotë Gjergji në italisht ku gjuha e tij tani është një lëmsh fjalësh latine, greke dhe turke.
Për krimin e të qenit katolik, Gjergji u burgos gjatë regjimit të Enver Hoxhës. Në vitin 1997 shpërtheu lufta civile dhe shqiptarët u larguan si refugjatë të rinj nga Europa. Ajo e kaluara është pas nesh, por ata nuk e harrojnë: pas çdo buzëqeshje ka një histori dhe një ftesë për ta dëgjuar me ushqime shtëpie dhe raki, një pije alkoolike që përfaqëson atë bujari pa paragjykime.
Në atë mozaik të pjatave mesdhetare, shqiptarët po rindërtojnë identitetin e tyre kombëtar, duke ‘marinuar’ një krenari të re për vendin tani që aq afër anëtarësimit në BE.
“Ne jemi si italianët. Ushqimi është një pjesë qendrore e psikikës sonë, por askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë për kuzhinën shqiptare apo Shqipërinë”, qesh Tani Duka, arkitekt, i cili më udhëzon në Bllok që dikur ishte lagje elitare e tani është kthyer në një perlë gastronomike.

Ata fëmijë që ikën nga Shqipëria dhe punuan në kuzhinat europiane u është dashur të njohin potencialin e tyre në një luftë për mbijetesë. Në tregun e Pazarit të Ri, gratë që kanë ngjitur male për të siguruar produktet, ulen në tezga duke shitur mjaltë, çajra dhe fruta. Përtej malit të Dajtit të Tiranës shtrihet pjesa tjetër e Shqipërisë.
Pas rënies së komunizmit, tokat e konfiskuar u ndanë në parcela dhe familjet filluan të prodhojnë vetë produkte të ndryshme.
“Pas çdo përbërësi ka një familje dhe unë i njoh të gjithë me emër”, thotë Bledar Kola, një ish-student i Le Gavroche, Faviken dhe Noma, duke u sjellë verë atyre që qëndrojnë në radhë jashtë Mullixhiut, restorantit të tij në Parkun e Madh.
Kola u largua nga Shqipëria në moshën 15-vjeçare, fillimisht me varkë në Itali dhe më pas duke u kapur në mënyrë të rrezikshme pas shasisë së një kamioni për në Angli.
“Në Londër më duhej të thosha se isha italian që të gjeja një punë”, thotë ai, “sepse nëse jo, do të më thoshin “a nuk jeni ju shqiptarët ata që vidhni makina?”
“U ndjeva si tradhtar i vendit tim por nuk kisha çfarë të bëja”.
Tani ai jep mësime për historinë gastronomike në tetë kurse.
Me Kolën provova trahana, jufka dhe bozë. Në fund Kola më qerasi edhe me verë të bërë nga vreshtaritë shqiptare.

Koka ime ishte çuditërisht e kthjellët ndërsa largohem për në krahinën e Lezhës, epiqendrën e një lëvizjeje të re kulinarie, me Kreshnik Topollaj, bektashi. Rrugës shihen fushat e mbjella dhe pemët me fruta.
Kalojmë përmes Fishtës drejt Mrizit të Zanave, kushtuar Gjergj Fishtës, fratit dhe poetit kombëtar të shekullit të 20-të. Pronarët e tij, vëllezërit Altin dhe Anton Prenga, filluan një lëvizje në Shqipëri për të mbrojtur përbërësit e rrezikuar, si djathi mishavinë, i cili atëherë prodhohej vetëm nga tre familje. Vëllezërit punuan në kuzhina në Itali për 11 vjet përpara se të ktheheshin në vitin 2006 në vendin nga ikën si fëmijë.
Në restorant ata kanë krijuar një tempull të produktit tradicional që mban më shumë se 400 familje, me erën e druve të zjarrit dhe rozmarinës nga furra e jashtme.
“Ushqimi më i mirë vjen nga njerëzit që kujdesen për tre lopë dhe dhjetë pemë frutore”, shpjegon Altini. Në vitin 2016, vëllezërit restauruan shtëpinë e tyre të lindjes rurale.
“Ishte si të rindërtonim identitetin tonë”.
Vëllezërit na tregojnë dhomën ku kanë vendosur mishin e vicit. Në një hambar tjetër ka djathëra të organizuar me aq kujdes sikur të ishin në muze. Të nesërmen në mëngjes, nisemi drejt Lagunës së Patokut, ku peshkatarët peshkojnë në të gdhirë.
Atje ne konsumuam fli (krepa me krem të gatuar mbi qymyr).
Diella Shoshi me mbesat e saj.
“Sa më shumë kushton përgatitja e një pjate, aq më shumë mikpritje përçon”, shpjegon Diella Loshi, një 60 vjeçare që ka ndërtuar një një shtëpi dhe ka hapur një restorant në dhomën e saj të ndenjes. Ajo nxjerr pjata me levrek dhe male me karkaleca deti.
“Zyrtarët kinezë çmendeshin kur vinin këtu”, thotë ajo duke qeshur.
Në ‘Rapsodia’, në Shëngjinin bregdetar, Alfred Marku bën mezet gati dhe historitë e tij janë po aq të shijshme sa edhe pjatat e tij. Ai kaloi kufirin grek në këmbë në moshën 14-vjeçare, duke ikur nga lufta civile, për ta gjetur veten me armën e policit dhe një natë në burg. Oktapodi dhe kopra ishin aromat e udhëtimit të tij të rrezikshëm gjatë natës me varkë në Trentino, ku ai qëndroi në shtëpi të braktisura.
Të nesërmen shoh Barin nga Kepi i Rodonit, me shkumën që mbulon blunë e Adriatikut. Ne ndjekim vijën bregdetare drejt Vorio Epirit që është thjeshtë një kartolinë me frutore, ullinj dhe dafina. Këtu Adriatiku ia lëshon vendin Jonit dhe Riviera Shqiptare fillon ngjitjen e saj drejt Korfuzit, një vijë bregdetare me pisha.
Ditën e kalojmë në plazhin e Dhërmiut deri në perëndim të diellit dhe më pas eksplorojmë mes pishave, shafranit të egër dhe kokrrave të kuqe të luleshtrydheve.
*Stephanie Rafanelli është shkrimtare, redaktore dhe gazetare
Paralajmëron deputeti i PD-së: Qeveria fitoi zgjedhjet, tani do të rrisë çmimin e bukësDeputeti i PD, Dashnor Sula me anë të një postimi në Facebook thotë se qeveria po kërkon të rrisë çmimin e bukës. Sipas tij, prej disa muajsh furrave që pjekin bukë, nga ERE u është kërkuar ndarja e ambienteve në dy aktivitete, por kjo sipas tij rritet kostot.
Sula me ironi thotë se zgjedhjet kaluan dhe ‘tani ta rrisim edhe çmimin e bukës për shqiptarët!’
“Kjo qeveri nuk zhgënjen. Menjëherë sapo përfunduan zgjedhjet lokale dhe u gënjyen me rritje pagash e 5 mijë leksha për pensione, qeveria nis lëvizjet për ti marrë shumëfishin qytetarëve”, shkruan Sula.
Postimi i Dashnor Sulës
🔴Zgjedhjet kaluan, tani ta rrisim edhe çmimin e bukës për shqiptarët!
📍Kjo qeveri nuk zhgënjen. Menjëherë sapo përfunduan zgjedhjet lokale dhe u gënjyen me rritje pagash e 5 mijë leksha për pensione, qeveria nis lëvizjet për ti marrë shumëfishin qytetarëve.
Pashpirtësia ndaj qytetareve tregohet duke i goditur aty ku prek më shumë.
🔴Po kërkojnë të rrisin çmimin e bukës. Duan ti heqin kafshatën e bukës këtyre pak që kanë rezistuar deri më tani.
-Prej disa muajsh furrave që pjekin bukë, nga ERE u është kërkuar ndarja e ambienteve në dy aktivitete, pra aty ku ata kanë shërbimin e tregtisë të pastiçerisë, produkteve të tjera, byrek etj të ketë tarifë shërbimi me 14 lekë në tension të ulët. Për zonat ku ka prodhim të bukës masive, ku janë furrat e pjekjes apo dhe brumatriçet do të aplikohet çmimi i subvencionuar prej 7.6 lekë.
🔴Kjo është praktikisht e pamundur dhe nëse realizohet. Por edhe nëse do bëhej një gjë e tillë atëherë këto ndryshime do të kërkonin investime dhe kosto ekstra. Të gjitha këto shpenzime sigurisht që do shkarkohen te qytetarët. Me pak fjalë, kjo qeveri më parë po rrit çmimin e bukës së qindra mijëra qytetarëve sesa po rrit pagat që i premtoi në fushatë dhe i zvarrit pas zgjedhjeve.
📍Çmimi i bukës masive prej muajit Mars 2022 vijon të jetë 100 lekë. Për periudhën 2021-2022 çmimi i bukës u rrit 3 herë radhazi me një rritje totale prej 30 lekesh.
Shtrenjtimi i parë nisi në muajin Shtator të 2021 ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Rritja e çmimit u ndikua nga shtrenjtimi i miellit të bukës nga 50 lekë në 55 lekë në muajin Gusht. Në mesin e muajit Mars 2022 çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë për copë, për shkak të shtrenjtimit të miellit.
🔴Si e thotë edhe shprehja e urtë popullore:”Mos luani me bukën se ju zë sytë”
Si koncertet e Beyonce rritën inflacionin në Suedi
Fillimi i turneut botëror të këngëtares Beyonce në Suedi muajin e kaluar ndezi një furi të tillë kërkesash për hotele dhe ushqime në restorante, saqë është shfaqur në statistikat ekonomike të vendit.
Suedia raportoi inflacion më të lartë se sa pritej prej 9.7% në maj.
Rritja e çmimeve për hotelet dhe restorantet qëndronte pas surprizës.
Michael Grahn, ekonomist në Danske Bank, tha se mendonte se Beyoncé ndihmoi në rritjen e tarifave të hoteleve. Ajo gjithashtu mund të ketë qenë forca pas rritjes së papritur të fortë në çmimet e rekreacionit dhe kulturës, tha ai.
“Unë nuk do ta fajësoja Beyoncé-n për inflacionin e lartë, por performanca e saj dhe kërkesa globale për ta parë të performojë në Suedi me sa duket i shtuan pak”, shkroi ai në një email për BBC.
Nuk ka dyshim se turneu i parë solo i këngëtares në shtatë vjet shënon një moment të madh ekonomik. Të paktën një vlerësim sugjeron se ecuria mund të arrijë pothuajse 2 miliardë paund deri në kohën kur përfundon në shtator.
Kërkimet për akomodime në qytete në turne u rritën pasi u njoftua, raportoi Airbnb. Biletat për shumë koncerte u shitën brenda disa ditësh dhe çmimet u rritën në tregun e rishitjes.
Në MB, 60,000 njerëz zbritën në Cardiff, duke përfshirë tifozë nga Libani, SHBA dhe Australia. Kërkesa për dhoma hoteli të lidhura me koncertin e saj në Londër ishte aq e fortë sa në një rast, disa familje të pastrehë që strehoheshin në një hotel nga këshilli lokal u raportuan për t’u hapur rrugë fansave të saj.
Koncertet e Stokholmit, ku Beyonce luajti para një turme prej 46,000 për dy netë, thuhet se tërhoqën fansa nga e gjithë bota – veçanërisht SHBA, ku një dollar i fortë kundrejt koronës ndihmoi që biletat në vendin nordik të dukeshin një vjedhje relative.
Në një email për Washington Post muajin e kaluar, Visit Stockholm e përshkroi bumin e turizmit në qytet si “efekti Beyonce”.
Inflacioni në Suedi arriti kulmin në 12.3% në dhjetor. Shkalla prej 9.7% muajin e kaluar ishte më e ulët nga 10.5% në prill, tregojnë shifrat zyrtare. Tregjet financiare kishin pritur rreth 9.4%.
Që një yll të ketë një ndikim të tillë është “shumë e rrallë”, tha zoti Grahn për BBC, duke shtuar se turnetë e mëdhenj të futbollit mund të kenë një efekt të ngjashëm.
Ai ka shkruar në rrjetet sociale se priste që trendet të kthehen në normalitet në qershor.
Ish-banorja e Big Brother Vip, bëhet nuse!Ditën e sotme Beniada Nishani ka ndarë me publikun një foto ku shihet e veshur me fustanin e bardhë dhe duket e mrekullueshme. Megjithatë veshja duket se është pjesë e punës së saj për reklamimin e fustaneve të nusërisë.
Kujtojmë se Beniada ka rrëfyer se është e dashuruar, e mbase nuk do jetë e largët dita kur ta shohim me fustan të bardhë në altar.
Përflitet se ajo është në lidhje me Blerti Hajdarin, vëllain e Arbër Hajdarit. Edhe pse çifti nuk e ka konfirmuar, fotot e tyre i kanë tradhtuar, pasi janë kapur në vende të njëjta.
Ndaj jemi në pritje të dasmës së vërtetë të Benit!!

Pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë hyrjen në territorin e shtetit të automjeteve me targa të Serbisë.
Lajmin për Radion Europa e Lirë e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se pas ngjarjes që ndodhi të mërkurën në vijën kufitare me Serbinë, institucionet e Kosovës kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare.
“Për arsye të sigurisë, institucionet kanë vendosur që rrisin nivelin e kontrolleve kufitare. Andaj, si hap i menjëhershëm është vendosur që të ndalohet hyrja e automjeteve me targa të Serbisë në Republikën e Kosovës, teksa vazhdon analizimi i situatës nga institucionet e sigurisë. Veprimet e radhës do të merren bazë të rekomandimeve institucioneve të rendit”, tha Kryeziu.
Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur zyrtarët policorë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.
Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.
Në Beograd, zyrtarët thanë se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.
Krerët shtetërorë në Kosovë e kanë dënuar këtë veprim, të cilin e kanë cilësuar si “akt agresioni”, duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të dënojë Serbinë dhe zyrtarët policorë të lirohen menjëherë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit.
“Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën Tresava-Batnjik pa miratimin e KFOR-it, sidomos me tyta të gjata”, tha Vuçiç në Radio televizionin e Serbisë (RTS). Kjo ngjarje po ndodh në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur.
Fotot/ Nuk ka folur kurrë për lidhje, por këngëtarja shqiptare kapet mat me biznesmenin në Dubai
Këngëtarja Kida ndonëse e përfolur disa herë për lidhje, ajo nuk ka pranuar kurrë një të tillë. Por këtë herë mesa duket do të detyrohet ta bëjë.
Mediat kosovare kanë publikuardisa foto ku këngëtarja shihet në shoqërinë e një djali. Bashkë me këngëtaren në pushime në Dubai ka qenë i pranishëm edhe biznesmeni në fjalë për të cilin flitet që është me origjinë shqiptare,m por jeton në Dubai.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se do të presë fjalën e KFOR-it për rrëmbimin e 3 policëve kosovarë nga policia serbe, mesditën e sotme (14 qershor). Në reagimin e tij të parë për këtë çështje, kreu i qeverisë shqiptare thotë se kush deklaron se ai po hesht, nuk e bën për Kosovën, por për luftë politike.
“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë. Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!” shkruan Rama.
Në dokumenta Kosovën e quan Serbi, televizionit më të madh në Kosovë i hiqet licensaDrejtoria e Përgjithshme për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë ka pezulluar certifikatën e biznesit të kompanisë Klan Kosova të datës 29.05.2020 me arsyetimin se tek ndërrimi i pronarëve figuron vendbanimi Pejë-Serbia dhe Gjakovë-Serbia, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Sipas vendimit, në bazë të këtij dokumentacioni vërtetohet që qyteti i Pejës dhe Gjakovës është nën administrimin e Serbisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ish-kreu i Partisë Socialiste Fatos Nano ka marrë pjesë në festën e themelimit të PS-së, ndonëse nuk u shfaq në asnjë pamje.
Ai që e ka treguar prezencën e tij ishte kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.
Balla ka postuar një foto me Nanon e Gramoz Ruçin.
“Gëzuar ditëlindjen, PS”, shkruan Balla në foton e publikuar në Facebook.

Qeveria e Kosovës vazhdon të “respektojë” reciprocitetin me qeverinë serbe. Pasditen e të mërkurës së 14 qershorit, Kosova ka marrë vendim që ta ndalojë hyrjen e të gjitha mallrave serbe në tregun e saj.
Mediat në Kosovë raportojnë se të gjitha pikat doganore në Kosovë, kanë pranuar urdhrin se nga sot, të gjitha mallrat serbe duhet të kthehen prapa, deri në një urdhër të dytë.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, thënë se të gjithë kamionët me targa të Serbisë deri në një vendim tjetër nuk mund të futen në Republikën e Kosovës.
Ai ka thënë se kamionët me targa tjera të cilët nuk kanë mallra serbe, mund të hyjnë në Kosovë.
Ky vendim i Qeverisë së Kosovës vjen pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë kufitarë të Kosovës në veri nga njësite serbe brenda territorit të Kosovës.