zoom

Day ArchiveEmri/ E trishtë në Itali, 18-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në krevat

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur  në Pistoia të Italisë, ku  Daniel Reçin u gjet i pajetë në shtrat.  Në vendin e ngjarjes arritën mjekët dhe karabinierët, por nuk mund të bënin asgjë. Trupi i pajetë i Danielit është dërguar në spital ku pritet që të kryhet një autopsi për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Daniel Reçi e kishte lënë atdheun për një të ardhme më të mirë. Ai kishte shkuar në Itali majin e vitit të kaluar kur ishte vetëm 17 vjeç. Për këtë arsye ishte bërë pjesë në disa projekte në San Domenico për integrimin shoqëror të emigrantëve.

Pasi kishte mbushur moshën madhore në tetor të 2022-shit, atij iu bashkuan anëtarët e tjerë të familjes. Për këtë arsye prej dhjetorit jetonte në një shtëpi në Pistoia bashkë me mamanë dhe vëllanë e vogël.

Borën apo Kiarën? Kë zgjedh Olsa Muhameti si moderatore më të mirë

Olsa Muhameti, ka folur ditën e sotme për bashkëpunimin me Kiara Titon në programin “Kepi i Vipave”.
Ajo u pyet në lidhje me të dhe Bora Zemanin se me cilën prej moderatorëve ndihet më mirë. Olsa tha se është herët për të bërë krahasime mes dy vajzave.

Gjithashtu tregoi edhe disa mesazhe që kishte marrë nga Bora pak ditë më parë në lidhje me programin e saj të ri.

“Është herë për ta thënë. Di të them që tani që ma kujtuat Borën më ka marrë malli shumë për Borën. Më ka shkruar para tre ditësh. Më tha që si po ndihesh, si po shkon. Më ka marrë malli shumë për Borën”, tha ajo.

E pyetur për bashkëpunimin me Kiarën si moderatore, Olsa tha se me atë nuk njihen shumë mirëpo tha se deri tani bashkëpunimi po ecën mirë.

“Unë me Kiarën njihshim shumë pak, nuk kemi punuar kurrë bashkë, kemi 5 ditë që qëndrojmë bashkë, më pëlqen se është profesionaliste, nuk e reflekton as tek ne as tek stafi famën, është modeste, është e para që vjen në setin e xhirimit. Është korrekte, është pjesëmarrëse në të gjitha hallkat e programit, është një fillim bashkëpunimi i mirë”, tha Olsa.

Emri/ Ofronte para për të blerë vota, SPAK arreston një person në Kavajë

SPAK ka arrestuar mbrëmjen e sotme Klodian Kapedani, pasi dyshohet se ky i fundit ka ofruar për blerë vota në qytetin e Kavajës.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme thuhet se ka dyshime se Kapedani u ka ofruar disa personave shuma monetare me qëllimin për të marrë pjesë në votime si dhe për të siguruar pjesëmarrje për persona të tjerë.

Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar hetime në lidhje me proçedimin penal nr.88 viti 2023 që bën fjalë për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë proçedim penal, janë krijuar dyshime se shtetasi K.K, me banim në Kavajë, në datën 14.05.2023, datë në të cilën janë zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme vendore për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.58, datë 09.06.2023 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

– Caktimi i masës së sigurimit “Arresti në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim K.K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Aksident i rëndë/ Makina përplas dy të miturit dhe më pas largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Rrogozhinës. Makinë ka përplasur dy të mitur dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Dy të miturit ndodhet në spital ku aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit që ka shkaktuar aksidentin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.06.2023, rreth orës 19:40, në qendër të Rrogozhinës, një mjet tip “Ford”, me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë të miturit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dorëzohet Alcaraz, Djokovic fiton dhe arrin në finalen e Roland Garros

Novak Djokovic mundi Carlos Alcaraz të dëmtuar 6-2, 5-7, 6-1, 6-1 të premten për t’u bërë finalisti i dytë më i vjetër në tenis për meshkuj në historinë e Roland Garros dhe kërkon titullin rekord të 23-të të Grand Slam.

Djokovic, i cili e ka fituar dy herë Roland Garros, do të thyejë rekordin që e ndan me Rafael Nadal për më shumë tituj në Grand Slam për meshkuj nëse mund Casper Ruud ose Alexander Zverev në finalen e së dielës.

Serbi 36-vjeçar gjithashtu mund të eklipsojë Rafa Nadal si fituesin më të vjetër të turneut dhe të rimarr numërin një në botë nga Alcaraz, i cili ishte shumë i kufizuar nga ngërç në dy setet e fundit. /zoom.al/

Kreu s*ksuale në Big Brother VIP, ish banorja e BBVIP bëhet mësuese në “Onlyfans”

Pasi bëri bujë të madh në “Big Brother VIP Brazil” këtë vit, volejbollistja e njohur Kej Alves është gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Volejbollistja theu të gjitha barrierat në një nga programet më të ndjekura në Brazil, duke kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë dhe gjithashtu duke u zhveshur disa herë nudo përpara kamerave pa asnjë problem.

Së fundmi, ajo duket se do të marrë një kthesë tjetër në jetën e saj.

23-vjeçarja është shprehur në rrjetet sociale se është gati që të bëhet mësuese në platformën për të rritur “Onlyfans”.

Alvesh tha së do të jetë e gatshme që të mësojë modelet e reja që janë gati të bashkohen në këtë platformë se si ta përdorin atë në kundrejt një pagese.

 

Drama e gjakmarrjes/ Rrëfimi tronditës i gruas: Burri ruante djemtë me kallash kur punonin në arë

Gjakmarrja vijon të mbetet një nga problemet më të mëdha sociale të vendit tonë. Shumë familje detyrohen që të ngunjohen për shkak të hasmërisë.
Në emisionin “Shqipëria Live” është shpalosur historia e një familjeje të ngujuar, ku vetëm gruaja ndodhej në shtëpi, pasi burri, djemtë e saj dhe nipat janë larguar sepse kanë frikë nga hasmi.

58-vjeçarja e cila jeton e fshehur në një vend të thellë në veri, ka treguar se kunati i saj ka vrarë dikë para 10 vitesh dhe për këtë arsye janë në gjak.

“Prej 10 vitesh kemi rënë në gjak, kunati im ka vrarë një njeri. Ai ka qenë në një lokal dhe kanë pirë bashkë kafe me personin dhe kanë filluar konfliktet. E ka sharë siç thotë kunati im, i ka sharë fenë, nënën, motrën dhe aty për aty e ka falur.

Pastaj ka ikur tek shtëpia, i tha t’i kërkonte falje për ofendimet që i kishte thënë më parë. I ka thënë jo dhe do të të jap ofendime të tjera. I kishte dhënë ulu në gjunjë dhe kërko falje sepse nuk e kishte në plan për ta vrarë. Në ditën e tretë e morën vesh që ishte vrarë”, tregon 58-vjeçarja.

58-vjeçarja tregon se ndërkohë që djemtë e saj po punonin në arë, burri i saj i ruante nga dritarja me kallash me frikën se mos i qëllon dikush.

Pasi u larguan në vendi ku jetonin, 58-vjeçarja tregon se jeta e tyre nuk ka qenë aspak e lehtë, por me shumë vuajtje. Ajo jeton në kushte shumë të vështira ekonomike, ku shpesh herë nuk ka as bukë të hajë. Edhe pse ajo është bërë gjyshe, nuk ka arritur të shijojë nipërit e saj nga frika e hasmit. Ajo shprehet se ‘digjet’ nga malli për ta dhe është shumë e frikësuar për jetën e tyre.

Gjithashtu 58-vjeçarja tregon se dëshiron shumë që kjo hasmëri të marrë fund, por askush nuk është futur në mes për të shuar këtë konflikt mes dy familjeve.

“Kemi shumë dëshirë të pajtohemi, është gjëja më e bukur pajtimi. Në kohët që janë sot nuk të pajton njeri. Nuk ka ndërhyrë kush dhe as nuk kemi besim se ndërhyn kush. Sepse nëse ndërhyn kush dhe i rregullon kush këto gjëra, do jetë gjëja më e bukur”, u shpreh ajo.

 

Në fund, 58-vjeçarja i kërkon të gjithëve që kanë mundësi, ta ndihmojnë me ushqimet sepse ka shumë nevojë për to. Edhe pse jeton në kushte të vështira dhe në një ambient të papërshtatshëm, ajo zgjodhi të kërkojë ndihmë për gjëra bazike, siç është ushqimi./TCH

E zbulon vetë Luizi: Ja çfarë thonë për mua dhe Kiarën kur jemi në koncert bashkë

Fituesi i Big Brother VIP 2 Luiz Ejlli ishte i ftuar gjatë ditës së sotme në rolin e opinionistit në Për’puthen. Ai tha se sa herë shfaqet në koncert për Kiarën, merr kritikat nga fansat dhe nisin aludime për ndarjen mes tyre.

“Njerëzit nuk do pushojnë kurrë së foluri. Fjalët do jenë gjithmonë. E rëndësishme është të harroni kamerat kur shikoni njëri tjetrin në sy. Do jetë shumë vështirë por përfundimi do ia vlejë.

Unë nuk është se jam fort njeri i rrjeteve sociale dhe nuk ndikohem shumë. Dola në koncert më thanë pse nuk e ke marrë Kiarën me vete kur e mora Kiarën më thanë e mori pse i thamë ne. Nuk mund t’ia bësh qejfin të gjithë njerëzve”, u shpreh ai.

Më tej ai sqaroi edhe komentet ndaj vajzave që kanë qenë pjesëmarrëse në edicionet e shkuara të “Për’puthen”.

“Unë deri dje jam mbajtur mend si Luizi i Etheve, Sot mbahem mend si Luizi i Big Brother. Do të thotë që mos mbaro me aq. Unë në kuptim e kisha mos ngec aty. Kjo është si tip trampoline. Iku ajo mbaroi u mbyll”, deklaroi Luizi.

“Lëpin aty ku pështynë”/ Pasi foli keq për Për’puthen, çfarë tha Luizi sot në emision

Fituesi i BBV 2, Luiz Ejlli mori pjesë si opinionist i emisionit Për’Puthen, emision ky për të cilin shpesh herë brenda shtëpisë ka sulmuar konkurrentet e Big Brother për pjesëmarrjen e tyre.

Edhe moderatoja Bora Zemani, ka reaguar në një story në Instagram ku tha se përse duhet t’i përmendet vajzave se kanë qenë në një format si Për’ Puthen dhe jo Kristit, i cili ka qenë pjesëmarrës në një emision me të njëjtën temë.

“Nuk e mbaj mend që ka qenë në një format të tillë Kristi. E dëgjoja nëpër shtëpi që i thoshin ke puth dikë. Po nuk e imagjinjoja dot Kristin të puthej. Nuk i shava gocat e Për’Puthen isha duke i ngacmuar. Kristin nuk e fus se e du fort”, tha Luizi.

Çfarë këshille do ti jepje protagonistëve?

“Njerëzit nuk do pushojnë kurrë së foluri, fjalet do jenë gjithmonë. Nëse doni diçka merreni, mos u tërhiqni, përfundimi do ia vlejë. Nuk jam njeri i rrjeteve sociale, dola koncert më thanë pse se ke marrë Kiarën me vete, e mora më thanë pse e ke marrë”, u shpreh ai.

Edhe moderatoja Bora Zemani, ka reaguar në një story në Instagram ku tha se përse duhet t’i përmendet vajzave se kanë qenë në një format si Për’ Puthen dhe jo Kristit, i cili ka qenë pjesëmarrës në një emision me të njëjtën temë.

“Nuk e mbaj mend që ka qenë në një format të tillë Kristi. E dëgjoja nëpër shtëpi që i thoshin ke puth dikë. Po nuk e imagjinjoja dot Kristin të puthej. Nuk i shava gocat e Për’Puthen isha duke i ngacmuar. Kristin nuk e fus se e du fort”, tha Luizi.

Çfarë këshille do ti jepje protagonistëve?

“Njerëzit nuk do pushojnë kurrë së foluri, fjalet do jenë gjithmonë. Nëse doni diçka merreni, mos u tërhiqni, përfundimi do ia vlejë. Nuk jam njeri i rrjeteve sociale, dola koncert më thanë pse se ke marrë Kiarën me vete, e mora më thanë pse e ke marrë”, u shpreh ai.

Këngëtari i pyetur nëse ka pirë kafe me Efin tha që nuk ka pasur kohë por do e pijë.

Në një nga mesazhet e ndjekësve të Për’Puthen thuhej: “Burri që është burrë nuk lëpin aty ku pështynë”

Luizi u përgjigj: “Që kur kam shkelur në atë shtëpi kam thënë do luaj, dhe kam luajtur shumë. Nuk jam krenar për shumë gjëra aty brenda, kam mërzitur edhe familjarë të konkurrentëve, dhe për këtë koment unë prap e them po të futem në Big Brother dhe të kem Brikendën aty konkurrente nëse mua më leverdis prap do ia përmend, për ta vënë në vështirësi.”

Vazhdojnë lëvizjet në One Albania. Një tjetër drejtues i lartë pushohet nga puna

Sacha Dudler, Drejtuesi i Lartë i Transformimit është pushuar nga 4iG Group dhe është përjashtuar nga strukturat e One Albania. Menaxheri i lartë me origjinë zvicerane, përgjegjës për procesin e transformimit të One Albania erdhi në kompani vjeshtën e kaluar, së bashku me hungarezin Robert Budafoki, Zëvendëspresident i 4iG Group.

Shkarkimi i Sacha Dudler erdhi papritur, por është një tregues se One Albania është duke pastruar strukturat e tyre nga burime të padobishme, deri te drejtuesit e dëmshëm.

Siç dihet edhe ish-zëvendëspresidenti Robert Budafoki pati të njëjtin fat me shkarkim të menjëhershëm nga detyra, duke qëndruar vetëm 8 muaj në detyrë.

Sipas thashethemeve në treg, largimi i tij erdhi si pasojë e disa krizave dhe problemeve serioze, si çështjet e tranzicionit që lidhen me Sistemin Operativ Indian (B.O.S.S) dhe sfida të tjera financiare dhe politike.

Të dy bashkë, Sacha Dudler dhe Robert Budafoki ishin përgjegjës për transformimin e kompanisë pas bashkimit të Albtelecom dhe One Telecommunications; kaq i madh ishte dështimi i tyre kolosal.

Mesa duket kjo detyrë e rëndësishme ka shfaqur mungesën e theksuar të aftësive dhe përvojës së dy miqve të vjetër, të cilët më herët kanë punuar së bashku edhe në Telekomin Saudit dhe në më pak se një vit të dy u shtypën nën barrën e sfidës dhe duke u kushtuar përfundimisht të dyve vendin e punës.

Prania e vazhdueshme e Drejtuesëve më të lartë të 4iG Group në One Albania tregon se kompania shqiptare është nën një lupë të vazhdueshme, me rëndësi të veçantë, madje duke u vizituar edhe nga vetë Presidentja e Hungarisë Katlin Novak javën e shkuar. Që prej blerjes së One Albania, Grupi Hungarez ka ndërmarrë transformime rrënjësore, por mesa duket “transformimi” duhej të kishte kurbanë fillestarë menaxherët e tyre më të lartë./ Zoom.al